Pershëndetje Roi,Warning,Xheladin,ju faleminderit per pjesmarrjen tuaj,jeni te mbrekullueshem,jo si keta politikanet qe po ushkruaj une kete poezi.
Politikanët veshshurdhër:
Nuk e di se sa i turpëruar jam,
Që me ju jam bashkëkohës...
A kini sy e veshë,zotrinj politikanë?!
Atdheu rënkon si zogu në mes të llohës!
Çirreni e ulërini për kolltukë,
Mbi mishrat e popullit të gjakosur...
Mjaft!Mjaft!Kockat na i ndukët,
Si qënie të pa ngopura,
Me gjuhë të farmakosur!
..Edhe në xhungël ka më shumë qetësi,
Më shumë mirëkuptim mes egërsirash...
Me gjakun tonë po bëni tregëti,
Dhe zanat i nxorrët në pazar rrospirash.
As gjak,as nder s'na latë në faqe,
Si oktapodët po hamë vëllai-vëllanë..
Na lodhët!Na vodhët!...Duam paqe!
Po na qesh bota..Zotërinj Politikanë!
Po e vazhdoj me nje Miku im Riza....
DJALI I DELEGATIT
Jam student nje djal i ri,
Ne Hotel Grand pi raki.
Hy ne hotel si vetetima,
I baj gotat cop e grima.
Shaj bertas ne kup te qjellit
I drejtohem kamarjetit.
Mos shiko po ik andej,
Se jam student e hunt ti thej!!
E kam baben ne parlament,
Ndesh me euro ti qes ment!!
E ka femren si sorkadhe,
Prandaj spi qfr do cigare!!
Kam veturen BMW,
Me te shkoj ne Kaffene.
Me te shkoj ne Fakulltet,
Edhe pse nuk kam patent.!!
Per polic hiq sma nin,
I kujt jam ata e din!!!
Ne gjdo pune e gjdo kuvend,
Do te nihet veq zani jem.!!
Po nganje her un po frigoj,
Babin po ma suspendojn (KU KU)!!
E qa me ba une i shkreti,
Qe askush me sma vnon veshin!!!
As ne tendera nuk mundem mi shti hunt,
E per pare jam shume i unte!!
Ishalla populli e voton edhe ni mandat
Dej sa te baj edhe naj Milion Dollar.!!!!
Fal po munde, mos ndrysho por ruaje tenden...
Nuk jam nga ata
që frikë kanë nga jeta,
sa do e plumbtë ajo të jetë.
Gjithmonë kam pasur
frikë nga gënjeshtra,
nga njerzit që lavdet
i çojnë te retë.
S'jam nga ata
Që tallen me jetën,
ndaj e dua dhe
si kalë punoj për të.
Kam dashur dhe dua
ngaherë të vërtetën.
Kush e ka shkelur,
për të kam ngritur zë.
Dëgjoj,
për mua,
ters të thuhet:
"Ai ashtu,ai kështu!"
Sot,
kur mua,
bahçen krejt për të thurur,
më duhet edhe një
Hu!
U zhveshën këngët nga mitet dhe heronjtë,
U mbushën plot lesh edhe fustanë,
Me mishrat jashtë,këpuckat dhe thonjtë,
"Lulet e Verës"petalet seç i thanë.
Ankthet,psherëtimat e lotët
Vërshuan te këngët si lumë...
Qajnë çirakët,ulërijnë të zotët,
Të dashuruarit vajtojnë më shumë.
Burimet s'gurgullojnë,i mbytën rrëketë,
Këngët notojnë në lotët e vakët,
Hëna dhe yejt humbën,i përpinë retë,
Pyjet u përzhitën nga flakët....
Ika....
S"e përballova dot dhimbjen që kishe,
Për ëndrrat që Ti thurje miturisht.
Si sëpata e druvarit në ahishte,
shikimi yt mbi mua binte ëmbëlsisht.
Ika.....
Të mos dëgjoja nga moçali kukritje zhabazh,
që mbytnin këngën e mëllënjës.
Me dhimbje i përcolla ato ditë avash- avash,
si në agim perëndimin e Hënës.
Isha duke e humbur çdo shpresë,
Si zogu i lodhur i pa ngopur me qiellin...
Ti krahët shkunde,të nisje fluturimin
Ma preve rrugën sikur takove diellin!
Gropëzat e faqeve të mbushura me lotë,
U derdhën, sa më hape derën.
Megjithëse vonë,s'paskam trokitur kot!
Më paske pritur si manushaqja pranverën....
Hymë në legjendë duke qeshur,
As unë s'qahem,as ti s'ankohesh.
S'pamë ç'hëngrëm,ç'kishim veshur...
Unë u ringjalla,ti u rrite para kohe...
Krijoni Kontakt