Close
Faqja 30 prej 67 FillimFillim ... 20282930313240 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 291 deri 300 prej 665
  1. #291
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105
    I thashë…..

    I thashë largohu një ditë trishtimit
    Provova veten sa i zoti jam.
    Mëndia më shkoi ku pikon burimi,
    Poshtë gurit të bardhë, ku vëndlindjen kam.

    Dhe dëgjova tingujt,erën e zabelit
    Më dehu koria,rrushi si gjerdan,
    Ç’bukuri mes shokësh,era e sherbelit,
    Hapur në dërrasë, si bulëzat mbi xham.

    Dhe mu arratisën ëndërrat në për shpella,
    Në për begurima nisa të kërkoj.
    Me tallaze vinte era e pranverës
    Dhe i thashë rinisë: eja ku je moj.

  2. #292
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105
    Baladë për tim atë

    Shkoj tek varri i tim ati,
    Çdo vit në pranverë.
    Mbi pllakën e gurtë,
    Lotët grryejnë dhenë.

    Laget guri i varrit
    Dhe ndriçon mermeri.
    Shkronjat më shikojnë
    Si në shi ylberi.

    Fshij fotografinë
    Dhe e puth në buzë.
    Biro më thot-babi,
    Qënke bërë burrë.

    Bisedoj me tim atë
    Të dy pimë cigare.
    Biro më ankohet,
    Hapëm një dritare.

    Dhe vazhdon biseda,
    Me atin tim të vdekur.
    Biro sa të rriteni
    Nuk jam për tu tretur.

    Nata po afrohet
    Kam rrugë shumë të gjatë.
    Si thua baba
    Të rri këtë natë?

    Jo,më lër të vetëm
    Tha me shpirt të etur
    Dhe i fshiva djersët
    Atit tim të tretur.

  3. #293
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Një natë

    Ç'nanuris moj vajzë e bukur,
    Ç'të ka tretur,ç'të ka tharë?......
    -Malli e shpresa që kam humbur,
    s'mbahet mënd sa vjet më parë!

    -Merr një sy...se po vjen dita!...
    S'e dëgjon?...Këndon këndesi...
    -Jo,s'ka se ç'më duhet drita!
    Ç'është para teje mëngjesi?

    Kisha kohë...Më qe tharë shpirti,
    Bulëzova këtë natë...
    Miku në rrugë më vërtiti,
    Sonte jetë ju më dhatë...

    Në u ktheftë ndonjëherë,
    Do ti them:"Për hir të Zotit.
    Ik rrëfehu,or i mjerë,
    Ku ja dijnë vlerën lotit..."

    Në lëntë eshtrat kurbetit,
    Për një grusht para të shkreta,
    Do pështyj në brag të detit...
    Dhe do vij tek ti si bleta...

    Të shëroj plagët e tua....
    Me lëng lulesh,ujë kroi,
    Në si bëfsha dot si dua...
    Dheu le të më mbulojë!

  4. #294
    not exist Maska e skender76
    Anëtarësuar
    10-06-2003
    Vendndodhja
    Sa me larg Shqiperise...
    Postime
    4,790
    Riza, sot do rrefehem...... hahahaha....
    Qe prej shkolle s'kam pas lexu ma poezi. Qe kur fillova me frukentu faqet tuja dhe "kolegve" tuj, nuk mund t'rri pa ju njek postimet hap mas hapi. Duke lexu shkrimet tuja, un harrohem krejt, m'duket sikur per momentin jetoj n'harmoni me rreshtat e poezive t'shkrujtme prej jush. Asht privilegj per mu qe arrita me ju njoft.
    skenderi
    paqen, e sjell vetem drejtsia

  5. #295
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105
    Citim Postuar më parë nga skender76 Lexo Postimin
    Riza, sot do rrefehem...... hahahaha....
    Qe prej shkolle s'kam pas lexu ma poezi. Qe kur fillova me frukentu faqet tuja dhe "kolegve" tuj, nuk mund t'rri pa ju njek postimet hap mas hapi. Duke lexu shkrimet tuja, un harrohem krejt, m'duket sikur per momentin jetoj n'harmoni me rreshtat e poezive t'shkrujtme prej jush. Asht privilegj per mu qe arrita me ju njoft.
    skenderi
    Pershendetje Skender!Shum faleminderit qe ishit vizitori i pare per vitin 2009 ne faqen time letrare.Jam i kenqur qe ju lexoni poezite e mia dhe ju pelqejne ato.Ne permjet forumit do ta kemi mundesine qe do komunikojme bashke dhe ky eshte nje respekt i dyanshem.Rizai

  6. #296
    Voleur du coeur.. Maska e Roi
    Anëtarësuar
    10-06-2004
    Vendndodhja
    Ne vendin tim....
    Postime
    2,303
    Citim Postuar më parë nga riza2008 Lexo Postimin
    Baladë për tim atë

    Shkoj tek varri i tim ati,
    Çdo vit në pranverë.
    Mbi pllakën e gurtë,
    Lotët grryejnë dhenë.

    Laget guri i varrit
    Dhe ndriçon mermeri.
    Shkronjat më shikojnë
    Si në shi ylberi.

    Fshij fotografinë
    Dhe e puth në buzë.
    Biro më thot-babi,
    Qënke bërë burrë.

    Bisedoj me tim atë
    Të dy pimë cigare.
    Biro më ankohet,
    Hapëm një dritare.

    Dhe vazhdon biseda,
    Me atin tim të vdekur.
    Biro sa të rriteni
    Nuk jam për tu tretur.

    Nata po afrohet
    Kam rrugë shumë të gjatë.
    Si thua baba
    Të rri këtë natë?

    Jo,më lër të vetëm
    Tha me shpirt të etur
    Dhe i fshiva djersët
    Atit tim të tretur.

    Riza miku im,
    Me mallengjeve shume...
    Jeni nje poet me plot shpirt...
    Roi
    Fal po munde, mos ndrysho por ruaje tenden...

  7. #297
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105
    Citim Postuar më parë nga Roi Lexo Postimin
    Riza miku im,
    Me mallengjeve shume...
    Jeni nje poet me plot shpirt...
    Roi
    Pershendetje Roi!Faleminderit per pjesmarrjen,panvarsisht se te preka sado pak,por eshte pjese e jetes dhe kjo qe kam shkruar une,s'i shmangemi dot.Deshiroj gjith te mirat per kete vit qe filluam.Me respekt Rizai

  8. #298
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105
    S’qënkam më i ri.

    E kuptoj që s’qënkam më i ri.
    Kë të gjë s’dua të ma thoni ju.
    Ndjej të ftohtin brënda në shtëpi,
    Nga të nxehtit zhurmë ndjej në tru.

    Dhe pa pirë dehem nga gëzimi.
    Inatosem ,kur zë llafos ti.
    Kur buzqesh një vajzë,më humbet shikimi,
    Më kujtohet gruaja që kam në shtëpi.

  9. #299
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Breshka, Kali dhe Nallbani (fabulë)

    Kur trokonte vrap një kalë,
    para breshka i ka dalë:
    -Nga thundrat nxjerrke shkëndia!
    Pse s'nxjerrin këmbët e mia?

    -Eh,moj breshkë,-ia ktheu kali,
    ato këmbë fati të fali....
    Ndaj zvarritesh për mbi thonj,
    që s'kanë gozhdë edhe patkoj.

    -Mos u mburr,more zotni,
    po shkoj të mbathem si ti!
    Do të më shohësh pastaj,
    kudo dritë do të shpërndaj....

    Me vrap shkoi tek nallbani
    si të qe atë kapedani....
    -Mbathëm si kalin dhe mua,
    vëmë gozhdë dhe patkua!

    -Ç'thua moj,-ia ktheu ustai,
    -Ti s'ke këmbë për patkoj!
    -Hajt..... Ngul gozhdën!Mos bëj fjalë!
    A jam breshkë,a jam kalë.

    Pa ç'pa nallbani i gjorë,
    mori çekiçin në dorë,
    dhe një gozhdë si gjilpërë,
    në këmbë ja nguli të tërë....

    -Ç'bëre kështu ,mor i marrë!
    Isha zonjë...Më bëre çalë...
    -Mos u qaj,o moj lanete!
    Ç'far kërkove, atë gjete!...

  10. #300
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Le të kesh një barrë me mënd(Satirë)

    Le të kesh një barrë me mënd,
    Dhe në qiell të bësh vënd,
    Sot,or mik je i pa vlerë,
    Ta peshon kokën një plehrë.

    Le të kesh një barrë me mënd,
    Dhe në qiell të bësh vënd,
    Sot,or mik të jesh i ndershëm,
    kall më tmerr se një i tmerrshëm.

    Le të kesh një barrë me mënd,
    Dhe në qiell të bësh vënd,
    Sot,or mik,u fundos truri,
    kafka mbin mbi maja huri.

    Le të kesh një barrë me mënd,
    Dhe në qiell të bësh vënd,
    Sot,or mik,je i përdalë,
    Duhen vithe,gjoks e shalë.

Faqja 30 prej 67 FillimFillim ... 20282930313240 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Poezi për DASHURINË!!!!!
    Nga Beni_Sh në forumin Tema shoqërore
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 15-06-2003, 16:39

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •