Më dil në ëndërr sa më rrallë,
se në varreza takohemi shpesh.
Vij e lotoj,me ty nxjerr mallin,
ti nuk më flet,veç buzëqesh.
Ndodh që vonohem ndonjëherë,
jo nga harresa,nga largësia.
Pa kuptuar tretet aty vesa,
mendoj si po të tret aty vetmia.
Kujtomë,kujtomë sa më pak
dhe mos e mbaj mëndjen tek unë
Mendo si do të flësh në darkë,
kur jashtë bie e bën furtunë.
Mundohu të qeshësh pa zë,
se zëri yt më trishton shumë
Gjumin kurrë të qetë s'ma lë,
zëri yt më fundos në lumë.
Vdekjen aty poshtë e përball vetë,
në jetë askush s'të kthekërka dot,
lëre tokën e ngjitu tek retë,
bëhu këngë e bëhu zog.
Krijoni Kontakt