Close
Faqja 17 prej 67 FillimFillim ... 7151617181927 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 161 deri 170 prej 665
  1. #161
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Nëpër udhët e dhimbjes jetoj

    Nëpër udhët e gjata pa mbarim,
    Atje ku jeta ecën shumë shpejt,
    Çdo udhë më ngjall një kujtim,
    Çdo rrugicë më zbulon një shpresë.

    Shpresa bashkë me dhembjen jeton,
    Shtegëton si në vjeshtë dallandyshet,
    Gjatë gjithë kohës me mua filtron,
    Niset e shkon e larg ajo degdiset.

    Udhët e dhimbjes-pjesë e jetës sime,
    Me to jam rritur e po jetoj,
    Janë udhët e mplakjes sime,
    Rrudhat e ballit lodhjen më kujtojnë.

    Në udhët e vështira eci i vetmuar
    Me shpres se rrugës njerëz do të gjëj
    Njerëz që forcë do të më japin mua
    Dhe vetminë do ma hedhin në hendek.

    Udhë të vështira,plot rreziqe
    Kuptim jetës sërisht i japin;
    Rehati ndjej në brigjet e dhimbjes,
    Bashkë me rreziqet ndaj inatin.

  2. #162
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Mos ngacmo

    Varret ngjajnë kodra pa shkurre,
    me baltë të zezë,pa kore toke.
    Kur u shkon afër,dalin dy gurë,
    ca gërma shkruar afër koke.

    Në vite varret dhe humbasin
    dhe ti,pa ditur,shkel mbi të.
    Nga pesha prapë ata s'bërtasin,
    të urtë janë e s'bëjnë zë.

    Të urtë janë për aq sa duhet,
    por dhe të rreptë në vetmohim.
    Kushdo që prish varrin e tjetrit,
    te varri i vet do ketë mmallkim.

  3. #163
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Gryka e Këlcyrës

    Tejmatanë,Goliku i bardhë
    Si ari polar, më sheh me zili.
    Mbi çuka,maja,Dielli sa ka ardhë,
    Këtë mëngjes...s'e vuri re njeri.

    I vetëm çaj rrugën drejt kafenesë,
    Të takoj miqtë,të ndez duhanin,
    Por pykëzohem në mes të xhadesë,
    Hëna mbi Vjosë ka ngritur fustanin.

    Varur mbi grykën e Këlcyrës
    Si medalioni mbi gjirët e një vajze,
    Ibënte tualet fytyrës,
    Me Diellin bebe lozte me naze.

    Me male e yje dashuruar...
    Si s'e kishte ngopur kjo natë e gjatë!
    Më ndezi një mall që qe shuar,
    Te bishti i urës seç më kapi mat....

  4. #164
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Rinia ime

    Rinia ime s'di ku është degdisur,
    nën' ca rrapishte që s'jetoin më.
    I vetëm mendohem dhe i vetëm ngrysur
    Si moj mu largove pa zhurmë e pa zë?!

    Pse njeri s'kujtohet, për djalërinë time,
    Ta kujtojë një herë,vetëm një natë dimri.
    Moj po ti e dashur,spaske hiç kujtime?
    Qoftë vetëm njëherë të jepje sqarime!

    Më e keqja është se dhe un' lajthita,
    Për asgjë s'kujtohem,si kurrë ndonjëherë.
    Rend në për tallaze,pa ujë e pa drita
    Dhe për ty rini ësht' mbyllur çdo derë.

    Po do ta kërkoj, pa e zgjatur shumë,
    Që nuk është e lehtë,jam menduar mirë.
    Do gërmoj në mal,do skalit mbi gurë,
    Një portret njeriu,me shikim të ngrirë.

    Të të them rini,je kujtesa ime,
    Ndërthurur me endërra që shpirtin tundon.
    Po të më vish prap,më ngjall shum kujtime,
    Sot mendohem kot as gjë nuk ndryshon.

  5. #165
    Gjithcka e mire ka Fund!! Maska e Warning
    Anëtarësuar
    21-09-2008
    Vendndodhja
    Prishtine!!
    Postime
    504
    Erresira sonte me shoqeron
    Kjo vetmi,me mundon
    Me turturon, me dashje
    Me shkaterron

    Sonte vetem nje gje
    Me shoqeron
    Nje qiri
    Me flaken e tij

    Nen driten e qiriut
    Une shkruaj
    Sa do kete shpirt ky qiri
    Un nuk do jem ne vetmi

    Hija e qiriut me bie tek shkronjat
    Dhe per cudi,kjo hije
    Formoi nje fjali
    Ti nuk je vetem
    Un jam me ty.

  6. #166
    Gjithcka e mire ka Fund!! Maska e Warning
    Anëtarësuar
    21-09-2008
    Vendndodhja
    Prishtine!!
    Postime
    504

    :)

    Citim Postuar më parë nga riza2008 Lexo Postimin
    Rinia ime s'di ku është degdisur,
    nën' ca rrapishte që s'jetoin më.
    I vetëm mendohem dhe i vetëm ngrysur
    Si moj mu largove pa zhurmë e pa zë?!

    Pse njeri s'kujtohet, për djalërinë time,
    Ta kujtojë një herë,vetëm një natë dimri.
    Moj po ti e dashur,spaske hiç kujtime?
    Qoftë vetëm njëherë të jepje sqarime!

    Më e keqja është se dhe un' lajthita,
    Për asgjë s'kujtohem,si kurrë ndonjëherë.
    Rend në për tallaze,pa ujë e pa drita
    Dhe për ty rini ësht' mbyllur çdo derë.

    Po do ta kërkoj, pa e zgjatur shumë,
    Që nuk është e lehtë,jam menduar mirë.
    Do gërmoj në mal,do skalit mbi gurë,
    Një portret njeriu,me shikim të ngrirë.

    Të të them rini,je kujtesa ime,
    Ndërthurur me endërra që shpirtin tundon.
    Po të më vish prap,më ngjall shum kujtime,
    Sot mendohem kot as gjë nuk ndryshon.


    Riza te deshiroj shum suksese dhe gjitha te mirat ne jete.Poezit e tua i lexoj me shum deshire,duke i lexuar me percillin shum emocione e kujtime te bukura...Shume repekt per ju gjitha te mirat

  7. #167
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105
    Citim Postuar më parë nga Warning Lexo Postimin
    Riza te deshiroj shum suksese dhe gjitha te mirat ne jete.Poezit e tua i lexoj me shum deshire,duke i lexuar me percillin shum emocione e kujtime te bukura...Shume repekt per ju gjitha te mirat
    Faleminderit Warning per gjithçka shkruan per mua si dhe per poezine shum te bukur qe ke hedhur ne faqen time.Jeni e nderuar dhe e mirpritur ne vargezimet e mia.Me respekt Rizai.

  8. #168
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Lisi i plakur

    U plak së fundi dhe ky lis,
    degët ju thanë pak nga pak;
    pjergulla që i varej mbi kurriz,
    u rrëzua e gjora për mbi baltë.

    U plak së fundi dhe ky lis,
    u kalb dhe u bë si eshkë,
    Lisi im më i vjetër në fis,
    nuk dotë njohë pranverë edhe vjeshtë.

    U plak së fundi dhe ky lis,
    nuk ka më gjethe,trung e rrënjë,
    Era aty varrin po nis?
    Apo ndoshta po i thur një këngë?!

  9. #169
    Gjithcka e mire ka Fund!! Maska e Warning
    Anëtarësuar
    21-09-2008
    Vendndodhja
    Prishtine!!
    Postime
    504
    Fillim i mabar
    Por ne fund i vrare
    Dashuri e papar
    Po prap te ndare!!!

    Duhemi keshtu se paku mendojm
    Me gjelozi a thua valle ku do shkojme
    N'pole tkunderta jetojme
    Por smund te jemi te qete ku njeri-tjetrit i mungojm

    Kur te kam pran perlahëmi
    Puthëmi,ledhatohëmi por ne fund shamhëmi
    Vrapon nga dera ik me lot
    Provon tme harrosh por lodhesh kot

    Harron se per ty ska tjeter
    Dashuria e pare kurr s'behet e vjeter

  10. #170
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Ti

    Eh...Ti...Ti!
    Edhe kur hesht
    Më trondit,porsi stuhi!

Faqja 17 prej 67 FillimFillim ... 7151617181927 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Poezi për DASHURINË!!!!!
    Nga Beni_Sh në forumin Tema shoqërore
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 15-06-2003, 16:39

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •