Close
Faqja 23 prej 37 FillimFillim ... 13212223242533 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 221 deri 230 prej 368
  1. #221
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Shqiperise nuk i duhen doreheqje , pasiguri politike tani kur jemi vetem nje hap larg NATO-s. Per mua ato politikane tip ngjela dhe ato palaco gazetare dhe pacavure gazetash qe po punojne per te sabotuar futjen ne NATO jane TRADHETARE dhe brezat qe do vine nuk do ti falin. Emrat e tyre do mbahen ne goje per keq dhe per turp. Ketyre palacove u shtohen edhe ato komunista qe levrojne ketu ne kete forum.
    rrofte servilo-kracia zvarranike lake-inkuizicioniste!

    rrofte shpresa e fundit e arkeo-, kripto-, e neo-komuniste, shoku sali berisha, shpirtdhenesi i hajduteve e zhvatesve qe nga 1944 deri 2008!

  2. #222
    .:: Garda e VjeTeR ::. Maska e engjulli_peje^
    Anëtarësuar
    15-11-2002
    Vendndodhja
    Jetoj ne Hen Ne Boten E Dashuris ,Larg Fierit Tim Te Dashur Larg Miqeve TE Mi Edhe Shqiperis.
    Postime
    430
    Citim Postuar më parë nga Xhuxhumaku Lexo Postimin
    O engjell,

    jane bere 16 te vdekurit deri ne 5pm.
    Eshte nr i te Humburve!!
    Sa per te vdekur . nga ato qen djek live. Thuhen te jen rreth 50 viktima te shkumbuar.
    Akoma nuk eshte Gjet Skavatoristi, Ushtria nguron te shkoj ne vend ngjarje se ka frike, ishte fut nje banor i fshatit sic tha live ne Tv ne emisionin Shqip
    QEkamgjet 4 kufoma ne 4 minuta.
    Mos te harrojm Se ne ate Fabrik kanqen 128 puntor ne momentin e Shperthimit.
    Kurse shteti thon qe jan 60 Ku jan keta 68 persona te tjere??
    FieRaK

  3. #223
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    11-04-2003
    Postime
    1,348
    Citim Postuar më parë nga Lioness Lexo Postimin
    Zarathustra, te bien te gjitha argumentat e tjera poshte (qe shume prej tyre mund te jene me vend), kur ben jystifikime per Nanon apo i del ne mbrojtje. Mos ta prishim gojen, por si njeri, si tjetri ....
    Argumentat e mia nuk bien poshte sepse njerezit jane te percipte. Mqs Berisha nuk na qenka duke kercyer ne Buzuk gjate tragjedise, ai s'ka pergjegjesi per te. Kjo eshte llogjika qe mbizoteron ne kete debat. E keshtu, me siguri ia ka ber ndonjeri me puc Brishes, se ky njeri kaq i mire, qe me lot ne sy shkon tek vendi ku paaftesia e tij sheshoi 4 fshatra, nuk ka sesi ti pelcasin 6,000 ton armatim. Me fal po me thuaj ti, nqs nje shtet nuk ruan dot depot e armeve (e perseritur kjo), a mos pret ti qe te te ruaj ty, apo qe te ruaj normalitetin e jetes ne ate vend?

    Mesiguri ka ndonje sabotim, ndonje armik i jashtem, ..... ose ndonje i brendshem. Hmmm cili te jete valle? Kjo eshte pyetja e dites, kujt po i kercet se askush ne ate vend nuk mban pergjegjesi. Udheheqje pa pergjegjesi vetem nder shqiptare gjen.

    Le te plasin depot sa te duan, per aq kohe sa kemi prokurorine qe gjen arsyen e plasjes, problemi u zgjidh, cfare do me ti tani, edhe arsyen e gjetem, dhe cdo gje eshte ne rregull.....

  4. #224
    Citim Postuar më parë nga Zarathustra. Lexo Postimin
    Darius, ti po perpiqesh te jesh komik ketu apo si? Mua me vishen syte me urrejtje per Berishen e ty te ndricon mendja nga arsyeja dhe paanesia? Wow.
    Ne fakt po te isha shume serioz do katandisesha akoma dhe me komik. Dhe po, fakti qe mua sme behet vone as per Nano e as per Berishe me ben me te qarte ne arsyetim dhe kjo nuk duhet marre per fyerje.

    Nje lider nen pushtetin e te cilit vdesin 2,000 shqiptare, dhe vendi kalon thuajse ne lufte civile, ku shteti i teri, dezerton per 48 ore - dhe sot nen pushtetin dhe drejtimin e po ketij njeriu, shteti shqiptar eshte aq inkopetent saqe bazat e tij ushtarake hidhen ne ere si te jene shashka, dhe tragjedite masive behen rutine nga mungesa e kopetences se shtetit qe po ky rrumpalle drejton, ..... ky lider na qenka normal per ty?
    Kush tha qe vdiqen 2000 shqiptare nen pushtetin e tij? E thua ti apo militantet e kuq? Deri ne momentin qe ka lene pushtetin Berisha (dmth kur u krijua qeveria e pajtimit) ne vend ka patur vetem 23 te vrare. Madje kjo shifer ishte deri ne maj. Me pas kur e moren ustallaret e krimit dhe te dhunes vajten numrat si vajten. Tani se te pelqen ty te ngarkosh cdo gje ne kurriz te Berishes e te PD-se ajo eshte tjeter ceshtje qe nuk e ndikon dhe as e ben te verteten. Ne kete pike ska vend per replika pasi cdo pale ka argumente dhe kunderargumente dhe eshte nje debat qe ska patur fund dhe ska per te patur fund sic e ka treguar dhe retorika e bere ne gjithe keto vjet per 97-en. Qe te behemi realiste dhe me te moderuar si brez i ri qe jemi, le te themi: te dyja palet kane faj.


    A ka valle rendesi per Berishen, nese ky aksident ishte nje gabim njerezor, apo sabotim, apo sulm Marsian ..... me fal po mender kujt po i rruhet? 6,000 mije ton municion hidhen ne ere kur shteti drejtohet prej tij, dhe ti kerkon te gjesh arsyet? 6,000 tone nuk duhet te hidhen ne ere dhe pike, asnje arsye nuk justifikon dot shperthimin e nje sasie te tille municioni. Shteti i drejtuar nga Berisha nuk eshte aty per te dhene arsyet e tragjedive por per ti parandaluar ato ngado qe te vijne, sidomos kur flitet per ruajtjen e depove me municion, qe jane qendra te sigurise se larte shteterore. Ka nje zakon te konsoliduar tashme indiference apo ineficence te aktivizimit nga ana e shtetit per te ruajtur normalitetin ne vend. Kur 6,000 ton municion shperthejne, askujt nuk duhet ti interesoje praktikisht se cfare do sjellin hetimet.
    6,000 ton municion nuk ka pse te jene objekt hetimi mbas shperthimit por ruajtje perpara tij.
    Me fal po kush e mohoi pergjegjesine e qeverise dhe peshen qe bie mbi kryeministrin? Eshte miopi te thuash qe qeveria ska piken e fajit. Ose me sakte ka, ska faj qeveria, indirekt ajo eshte fajtore pasi ngjarja ndodhi nen kete qeverisje. Por kjo s'do te thote se duhet te japi doreheqje kryeministri pse nje minister mbrojtje ka bere nje shkelje ne procedura te caktuara. A ke ligje per kete pune? Le te merret ligji dhe nese Mediu eshte fajtori atehere ai te marri ate qe meriton. Pastaj cfare kerkon ti? Te japi doreheqje Berisha? Apo te shperbeje qeverine dhe te krijoje nje tjeter? Apo mos pretendon zgjedhje te parakoheshme?



    Tani o asnjeanes, mos u trego me firaun nga c'je. C'lidhje ka goditja e atij individit nga Nano (qe kurre nuk eshte vertetuar) me aftesine e Nanos per te mirembajtur dhe konsoliduar shtetin shqiptar? Nqs Nano akuzohet si shofer i paafte, le ta vertetojne vrasjen aty e kane. Si na qenka pergjegjesia e Nanos angazhimi total i 30 veteve ne nje akt e udhetim ilegal, i ndermarre totalisht ilegalisht. Me sa di une Italianet deklaronin disa here qe gomonet ishin zhdukur nga deti ne ate kohe, c'ka tregon se Nano po e bente detyren e vet per ta luftuar ate fenomen.
    Hehehehehe tani ti po perpiqesh te behesh shakator? Vrasja e Nanos nuk u provua kurre. Me siguri familjaret kane qene te shtyre nga maloket qe te hidhnin balte mbi figuren e kryetarit...
    Apo meqe e deklaronin italianet atehere duhet te ishte e vertete. Ata qe mbyteshin ne kohen e Nanos me siguri ishin te klanit te Berishes. Pash zotin mos ler nam me kete argument. Ai ishte nje shembull retorik per katastrofat qe ndodhin, packa sesa rendesi ka nese eshte nga poshtersia apo pakujdesia apo mbase dhe nga keqkontrolli. E justifikon kjo njerin ndaj tjetrit? Aspak.

    Ah po edhe bisedat e pergjuara, ato na shkane, ato perfaqesojne TRARIN ne Sy. Ato ne fakt edhe pse te pavertetuara kurre, jane indikator i nje shteti Rrumpalle, kurse shperthimi i depove te armatimit, vdekja e dhjetrave, zhdukja e 4 fshatrave me nje kosto 20 milione dollare, ah keto jane .... sic e thua ti "cifla ne sy".
    Ti spaske kuptuar asgje nga ajo qe kam shkruar. Une nuk ve ne peshore se kush rendon me shume e kush me pak. Cdo gje qe shkakton humbje jetesh eshte e rende. Tani une sdo ti hyj sesa e vertetuar eshte vrasja qe beri me makine apo bisedat e aferave korruptive, apo vrasja e Miriam Bubsit me urdher te tij, etj etj si keto... se per syte tuaj ai do mbetet Shen Fatosi. Dhe te them te drejten sme behet vone se cfare do e gjeje ate. E kam tek pertypja qe i beni fakteve dhe moralizimi i njeanshem i nje ngjarje. Gjerat nese pranohen sic jane pranohen me te gjitha dhe jo me dubel standart.

    Nqs "NE" vrame e vodhem per 50 vjet, ti ku ishe? Nqs nuk ke qene ne Spac per 30 vjet, ke qene atje duke vrare e vjedhur me "NE". Tani mbas te vjelave jemi engjell te gjithe apo jo? S'kemi pare e s'kemi bere gje, per koke te mamase! "Ata" vrane e prene, "ne" jo, ne jetuam ne Mars per 50 vjet. Te betohem nuk jam hipokrit.

    Hej medet.
    Pash zotin po mundohesh te me impresionosh apo intimidosh me kete menyre te shkruari? Ku kam qene une? Epo ne mos ne Spac e Burrel kam qene me koken ulur si 2 milion e ca te tjere. Crendesi ka. Mund te kem qene dhe i privilegjuar dhe pjese e asaj klase qe nuk i pa syri keq dhe prinderit i kishte me shume jashte sesa brenda Shqiperise. Cfare ndryshon kjo? Ti po flet Zarathustra me Darius apo parimisht? Jo ti nuk je hipokrit. Perkundrazi je perfaqesues i denje i atij mentaliteti qe krijon ate qerthull qe ka qene dhe eshte sot ne Shqiperi. Dhe perseri nuk je hipokrit, 'Je' thjesht pashpirt dhe zemergur. Nuk jane varrosur ende kufomat e kesaj fatkeqesie kombetare dhe me vrap nxorret koken nga zhgualli duke kerkuar prerje kokash. Ndaluni mer zoteri se vdekja qendron mbi cdo politike e politikan. Mundohuni te beheni njerezor per njehere te vetme ne historine tuaj. Lereni njerezine te qaje dhimbjen qe ka, pastaj kerkoni koken e Berishes (qe meqe ra fjala as me behet vone fare) apo te qeverise se tij. Se sot eshte ai e neser mund te vije ne pushtet favoritet e tu, po lotet dhe dhimbjen e familjareve te atyre qe humben jeten pardje nuk ka per ti thare dhe zbutur dot njeri. Kete mendo njehere se mbase te ben te ndihesh me human...

  5. #225
    AdIdAs Maska e DoLpHiN
    Anëtarësuar
    28-12-2005
    Vendndodhja
    Hono Lulu
    Postime
    1,453
    Citim Postuar më parë nga Zarathustra. Lexo Postimin
    Nje lider nen pushtetin e te cilit vdesin 2,000 shqiptare, dhe vendi kalon thuajse ne lufte civile, ku shteti i teri, dezerton per 48 ore - dhe sot nen pushtetin dhe drejtimin e po ketij njeriu, shteti shqiptar eshte aq inkopetent saqe bazat e tij ushtarake hidhen ne ere si te jene shashka, dhe tragjedite masive behen rutine nga mungesa e kopetences se shtetit qe po ky rrumpalle drejton, ..... ky lider na qenka normal per ty?
    Ne '97-en dezertoi ushtria jo shteti. Dezertoi ushtria dhe si pasoje mbeten tere depot pa roje. Eshte e vertete qe vdiqen rreth 2000 vete. Por pa mendohu pak kush doli me kallash ne dore? Une mbaj mend qe aty ne fshatin tim te vogel dolen vetem rrugacet me kallash duke bertitur "posht sala , posht sala" , pavaresisht se te gjithe kishin arme ne shtepi ( per vetmbrojtje ). Une mbaj mend qe asnje nga bandat kriminale apo ndonje anetar i tyre nuk kishin humbur lek neper firma. Mbaj mend qe te gjithe ish te burgosurit apo ata qe ishin ordinere moren kallashin dhe dolen ne qafe te llogarase duke bere prita per te grabitur e vrare njerez.
    Ne kete rast nuk mund te quhet sala shkaktar. Mbrapa skenes se '97-es fshihet nje maskara qe quhet "grek". I njejti maskara qe pak kohe perpara trazirave dergoi ne jug nje avion qe shperndante ca fletushka te verdha qe i kerkonin popullit te bashkohej per te cliruar jugun e per ta bashkuar me greqine.
    Pra Greqia e gatoi '97-en dhe jo saliu.
    Nejse , ti kthehem citimit qe kam bere , si ka mundesi qe deri ne '97-en nuk kishte opozite? Perse erdhen te gjithe pak kohe para trazirave nga jashte shtetit (shumica e deputeteve te PS) ? Perse Fatos Nanon e shoqeronte nje autokolone kudo qe shkonte ne '97-en , autokolone e cila leshonte me mijra plumba ne ajer? C'ne Tosin e shoqeronin pikerisht ata qe naten dilnin me maska e benin prita?
    Sali Berisha qe na qenka pergjegjes perse nuk doli perpara drejtesise per 8 vite qe nuk ishte ne pushtet? Perse nuk u arratis , por pati guximin dhe ndenji ne Shqiperi dhe madje rifitoi besimin e popullit?
    Le te them dhe dicka ne lidhje me "shashken" : Nje kryeminister nuk mund te behet "superman" , qe te beje edhe ministrin e mbrojtjes , edhe te drejtesise , edhe te ekonomise , edhe te shendetit etj. Ai cakton ministrat dhe nese keta te fundit nuk punojne si duhet , zbythen per ti lene vendin nje me te miri. Nje kryeminister nuk ka aftesi te shtije falle se si do te punoje nje X minister.
    `That` is good and `that` is funny...but it costs a lot of money...

  6. #226
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    mjerisht me duhet tu drejtohem vemjeve salamandriste, qe per hir te lekures se shitur dhe interesit imediat, jane gati te shesin sapunin per djathe edhe ne keto dite menxyre te paimagjinuar, diell nxiruar, jete perveluar, shpirta perveluar ...

    po kush eshte vijues i vepres se enverit, une apo sali nomenklaturist berisha, mjek personal i hysni kapos dhe i udheheqjes se larte puniste:

    kush eshte vijues i komunizmit me antinjerezor, une apo sali teser parti puniste ne vitin '68, kur tanket sovietike shtypnin pranveren e lirise ne Prage?

    kush eshte enverist, une apo sali salamander berisha, qe kishte si qender pol miliezin ne pariz me lilianen e enverit, doren e hysniut, kofshet e vitos?

    kush eshte antinjerezor si sali barishta, qe e degdisi popullin Shqiptar ne trotuare e "lulishte" te Europes?

    kush eshte antishqiptar si sali brisha qe i furnizonte serbet me karburant per te shfarosur shqiptaret pertej kufirit?

    kush eshte me mashtrues se sali kafsha, qe fatos nanon here e quan kriminel ordiner, dhe pastaj e konsideron bashkepunetor?

    kush eshte nxites dhe instigues i menxyres se '97, kur ai merr ne kabinetin e sotem ata qe ishin protagoniste te revoltes "komuniste"?

    kush eshte me hajdut tip stalin-enver-caushesk kur ai me ligj 7501 e te tjera normativa ia ndalon pronen pronarit te ligjshem, e nuk do tia ktheje?

    kush eshte me xhelat e kasap se saliu, kur i ve bomba me tonelata perreth kryeqytetit te vendit?

    kush eshte person me kallp se sali berishta qe per hir te karriges nuk e ka problem te vishen nenat me te zeza, pa le pastaj te humbasin te ardhurat pa nam e nishan?

    a ka zyrtar me te ulet e me te poshter se sali berisha, i cili per hir te mbajtjes me çdo kusht te postit te uzurpuar zyrtar, pranon qe zyrtaret e tjere te bejne nje mije e nje te zeza, veçse ti binden autoritetit te tij me çdo çmim?

    a ka me klloun se sali bisha qe e shpreh se e ka per kenaqesi te marre pjese ne ceremoni mortore?

    a ka me poshtersi qe te gjitha keto jane te verteta, dhe disa vemje, trare e harare ketu duan te ruajne pushtetin e berishes, tek i cili kane mbeshtetur qorrazi fatin e tyre te mjere?

  7. #227
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Nese ftesa ne NATO humbet kete vit sa eshte Bushi akoma ne krye dhe Sarkozy+Merkel dhe sa eshte Italia pa qeveri, Berisha eshte fajtori numer nje per kete dhe ska burre nene ta mbroj me. Jan kaq shume faktore ne favorin tone saqe po nuk u pranuam keto tragjedite qe po ndodhin bien ere komplloti dhe ere te nje autogoli skandaloz meqe Berisha kohet e fundit eshte dhe ekspert i futbollit. Ska lene fushe pa futur hundet, dmth qe te fusi njerezit e vet sic beri me Eagle Mobile qe e kontrollon cuni vet me cunin e Erdoganit.

    Hajdute, hajdute hajdute e populli hidhet ne ere. Skandal
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  8. #228
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Raste te tilla kane ndodhur ne shume vende te botes, duke perfshire edhe vende te Nato-s. Dmth. kjo nuk besoj te kete ndonje efekt negativ ne ftesen per anetaresim ne Nato. Mirepo, kjo nuk dtth. qe pergjegjesit per kete tragjedi te kalojne pa u lagur. Ministri i Mbrojtjes vec dha doreheqjen e keshtu duhet te ndeshkohen te gjithe te involvuarit duke perfshire edhe pronarin e kompanise, si nje nga fajtoret kryesore te kesaj tragjedie. Por, bazuar ne faktet e deritashme, kjo tragjedi nuk justifikon renien e qeverise dhe zgjedhjet e parakohshme.

    Edhe qeverite e kaluara socialiste nuk kane qene me te kujdesshme se kjo e sotshmja per keto probleme, duke pasur parasysh faktin qe edhe e njejta kompani i ka bere keto pune (pronari i saj miqesi me shume kryesocialiste), edhe ne ato kohe, kompani qe per te kursyer leke ka punesuar njerez te pakualifikuar per te kryer pune kaq delikate dhe te rendesishme. Poashtu, edhe opozita bashke me mediat e shoqerine civile eshte dashur ta ngrej zerin kunder kryerjes se ketyre punimeve te rrezikshme ne zona te banuara me njerez para se te ndodhte tragjedia. Dmth. edhe keta mbajne nje pjese te fajit dhe pergjegjesise ne lidhje me kete tragjedi.

    Sidoqofte, kjo tragjedi do i bej me te kujdesshme qeverine e sotshme dhe qeverite e ardhshme (dhe gjithe shoqerine shqiptare) ne ballafaqimet me probleme te tilla, duke bere nje asesim dhe menaxhim te duhur te riskut.
    Ndryshuar për herë të fundit nga dodoni : 18-03-2008 më 00:44
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  9. #229
    Perjashtuar Maska e _SheJtaNia_
    Anëtarësuar
    02-04-2007
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    105
    Mesiguri ka ndonje sabotim, ndonje armik i jashtem, ..... ose ndonje i brendshem. Hmmm cili te jete valle? Kjo eshte pyetja e dites, kujt po i kercet se askush ne ate vend nuk mban pergjegjesi. Udheheqje pa pergjegjesi vetem nder shqiptare gjen.
    Mund ta ve gishtin pa droje edhe ke Nano per kete.

  10. #230
    i/e regjistruar Maska e alpost
    Anëtarësuar
    27-10-2007
    Vendndodhja
    sarande
    Postime
    73
    Turp të fërkosh duart me tragjedinë


    Bledi KASMI


    Disa kryetarë të partive opozitare deklaruan dje se do të shfrytëzojnë tragjedinë e Gërdecit për të nxjerrë përfimet e tyre politike kur, përmes konferencave për shtyp, paralajmëruan përdorimin e kësaj katrahure si armën më të mirë të tyre politike. Në një kohë kur ende nuk është bërë bilanci i viktimave dhe të dëmtuarve, në një kohë që ende trupat e pajetë nuk kanë janë varrosur, në një kohë kur ende forcat speciale po punojnë me përkushtimin më të madh njerëzor në operacionet e shpëtimit, në ekranet mediatike shfaqet fytyra e kënaqur e kryetarit të disa forcave opozitare, të cilët dje dolën publikisht, duke fërkuar duart me tragjedinë dhe duke premtuar se është në pritje të nxjerrjes së përfitimeve të tij politike.

    Ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, dha dje dorëheqjen duke marrë përgjegjësinë morale që i takon në këtë tragjedi, pasi për gjithçka tjetër janë organet e drejtësisë ato që pritet të japin verdiktin. Po dje përfunduan në prangat e policisë drejtuesit e firmave që punonin repartin e çmontimit të municionit ushtarak, ndërkohë që Prokuroria ka ngritur grupet e posaçme hetimore që vazhdojnë hetimin për të gjetur shkaktarët e asaj tragjedie. Të ndërhysh në këto momente në punën e autoriteteve të drejtësisë, duke tentuar që ta veshësh tragjedinë me ngjyra politike, e dëmton jo pak punën e atyre institucioneve dhe ndoshta synon edhe tjetërsimin e pistave reale të hetimit.

    Ishte e turpshme të shikoje dje kryetarin e PS të Vorës që në varrimin e disa prej viktimave të tragjedisë, u bënte thirrje familjarëve që të mos qanin njerëzit e tyre të humbur, por të thërrisnin kundër qeverisë. Ishte e turpshme të shikoje se si thërriteshin media të caktuara në shërbim të opozitës për ta kthyer këtë mort në show politik, sikurse ishte e turpshme që ngjarja ndodhi vetëm pak minuta pasi kreu i PS përfundoi fjalimin e tij politik aspak mallëngjyes, por paralajmërues të ngritjes së një platforme të re politike mbi fatkeqësinë dhe vdekjen.

    Vendi po përballet me një tragjedi të shkaktuar në Gërdec, por duket se do të përballet edhe me një tragjedi morale kur sheh kreun e PS-së që të dalë i lumturuar në konferenca shtypi, duke i parë kufomat jo si një fatkeqësi, por si mjeti i vetëm që, duke shkelur mbi trupat e tyre, të fitojë pushtetin, të cilin nuk e merr dot nga të gjallët, por kërkon ta marrë nga të vdekurit. Si mund t'i lejohet një kryetari të opozitës që të flasë në emër të viktimave dhe në emër të këtyre fatkeqëve të mbetur pa shtëpi, në një kohë kur nuk kërkoi në konferencën e djeshme për shtyp ndërtimin e shtëpive të prishura, nuk kërkoi sistemimin dhe sigurimin e plotë të tyre me nevojat më elementare, por kërkoi në emër të këtyre viktimave pushtetin e tij personal. Pushtet përmes vdekjes, kjo ka ndodhur një herë në '97-ën dhe prodhoi qeverisjen më të korruptuar, banditë e mafiozë të veshur me pushtet, ndaj nuk mund të përsëritet më një skenar i tillë, sepse është i dështuar.

    Askush nuk e ka mohuar se kjo tragjedi nuk do të ketë përgjegjësit e saj, por ata nuk mund të dalin nga prokurorë politikë, të cilët nuk kërkojnë aspak zbardhjen e të vërtetës, me qëllim nxjerrjen e mësimeve që ajo të mos përsëritet, por kërkojnë mbulimin e saj, duke parë në horizont vetëm pushtetin e tyre politik. Përse në emër të atyre banorëve dhe mijëra të tjerëve Rama dhe ushtarët e tij në Parlament nuk kanë ngritur zërin qoftë dhe një herë të vetme dhe të kujtoheshin për ato "llamarinat e Gërdecit"? E kanë ngritur zërin vërtet dhe shumë në Kuvend, por asnjëherë për hallet e njerëzve, por për hallet e xhepave të tyre të korruptuar. E ngrenë zërin në Kuvend vetëm kur iu shkelen interesat personale tek firmat e ndërtimit që, kur nuk e marrin tenderin me allishverishe, nisin e bëjnë politikën e zhurmuesit apo "politikën e re".

    A mund të thotë Rama sot se sa herë e ka ngritur zërin, ose qoftë edhe një herë të vetme, për probleme të tilla madhore që nuk janë thjesht probleme të qeverisë por të të gjithë shtetit, edhe të opozitës?! Asnjëherë. Ka ngritur problemin vetëm të klientëve të ndërtimit dhe ka qarë me të madhe para mediave dhe politikës, se për një kohë jo të vogël iu hoq shumica nga KRRT, institucioni i lejeve të ndërtimit me të cilin ka ngritur edhe pushtetin në atë parti që, sipas anëtarëve të saj, është "një pallat, një votë". Ky ka qenë standardi i vetëm i politikës që ka ofruar kjo opozitë deri më sot, ai i politikës së interesit të xhepit të tyre dhe jo interesit të qytetarëve. Shfaqja para kamerave vetëm 36 orë pas tragjedisë, duke mos thënë asnjë fjalë për viktimat, por duke kërkuar pushtet me konferenca shtypi, është e turpshme dhe mizore, po aq sa dhe tragjedia e Gërdecit.

    Rama është njeri i dy standardeve të neveritshme jo vetëm politike, por dhe njerëzore dhe morale. Ai kërkon përgjegjësi dhe bën mirë që kërkon përgjegjësi, dhe ato do të dalin, por jo nga goja e prokurorëve politikë, por nga goja e drejtësisë. Po si ka mundësi që sot ky njeri që bën qaramanin politik nuk reagoi me të njëjtën mënyrë sikurse kërkon të veprojnë ministra të caktuar sot edhe kur ai përmbyti gjysmën e Tiranës? Kushdo e kujton se si telendisej sa nga zyra e Nanos tek zyrat e njerëzve të tjerë të pushtetit të asaj kohe vetëm që të fshihte përgjegjësitë e veta dhe, ç'është më mizorja për këtë njeri, nuk arriti për asnjë moment dhe asnjëherë, as edhe sot e kësaj dite, që atyre mijëra familjeve të Tiranës që u përmbyti shtëpitë, u përmbyti bizneset, t'u ofrojë qoftë dhe shpërblimin më minimal të mundshëm. I mashtroi ata duke u ofruar disa batanije "gabi" dhe u zhduk e u fsheh pas perdes së atij pushteti të djeshëm, duke qenë në borxh material dhe moral ndaj atyre njerëzve.

    Është po ky njeri që sot guxon dhe flet, madje edhe në emër të standardeve perëndimore, dhe kërkon që ta përdorë këtë tragjedi si kartën më të mirë të tij që vendi të mos anëtarësohet në NATO. Sipas tij, nëse nuk plotësohen nga dje kushtet e tij, atëherë ai do të nisë fushatën kundër anëtarësimit në NATO. Kjo është fytyra e vërtetë e këtij njeriu, ajo e bllokuesit, por harron se mesazhet që vijnë sot nga Perëndimi, janë krejt të ndryshme nga ato që shpreson ai, sikurse harron se nuk do të mundet kurrsesi që t'u imponohet qëndrimeve politike të këtyre aleatëve.

    Politika e ngritur mbi fatkeqësi është treguar në shumë raste se ka efekte të kundërta tek opinioni, nga ajo që mund të mendojnë sot drejtuesit e opozitës. Është e provuar edhe gjatë vitit të kaluar në vendet fqinje, se tragjedi të tilla kur keqpërdoren për qëllime politike, sikurse po bën opozita jonë sot, diskretitojnë akoma më shumë ata individë që i ngrenë politikat e tyre mbi vdekjen dhe shkatërrimin. Asnjëherë tragjedi të tilla nuk mund të jenë alibi që proceset mortore të manipulohen dhe të kthehen në protesta të mirëfillta politike, sikurse ndodhi dje.

Faqja 23 prej 37 FillimFillim ... 13212223242533 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Balliu i "55" u pergjigjet akuzave per implikim ne aferat e Gerdecit
    Nga Brari në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 76
    Postimi i Fundit: 22-06-2009, 12:23
  2. Shqiptari shmang tragjedine
    Nga AjSi në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 12-04-2009, 22:36
  3. Sot 1 vit nga tragjedia e Gërdecit
    Nga RaPSouL në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 96
    Postimi i Fundit: 24-03-2009, 19:53
  4. Tragjedia e Gerdecit dhe politizimi i tij
    Nga AVataj në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 24-01-2009, 09:02
  5. Kush ka pergjegjesi per tragjedine e Gostivarit?
    Nga pacifist në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 60
    Postimi i Fundit: 13-01-2009, 12:18

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •