gazetat e bollinos po gerrmojne kunder balliut..
ja cthote rezultati i gerrmimeve..
---
"Keshilltari" i Berishes ortak me Delijorgjin
» Dėrguar mė: 08/04/2009 - 14:01
Lajme te ngjashme
Balliu, njė ndėr njerėzit e Berishės
• Datė: Apr 08, 2009
Fahri Balliu, botuesi i sė pėrditshmes “55”, gazetės mė tė afėrt tė kryeministrit Berisha, rezulton bashkėpronar nė njė firmė ndėrtimi me ish-pronarin e kompanisė “Albademil”, Mihal Delijorgji, i akuzuar si pėrgjegjėsi kryesor i tragjedisė sė Gėrdecit, i cili prej njė viti ndodhet nėn masėn e arrestit me burg. Balliu pėrfaqėsohet nė kėtė kompani, qė mban emrin “Trans Digging Construction sh.p.k”, nėpėrmjet sė bijės, Henris. Nė momentin e themelimit tė kompanisė, nė vitin 2006, vajza e tij ka qenė 20 vjeēe, ēka nėnkupton qartė se emri i saj ėshtė regjistruar si ortake nė akt-themelimi prej tė atit tė saj. E bija e Balliut zotėron 20 pėr qind tė aksioneve tė kompanisė “Trans Digging Construction sh.p.k”. Kompania ku Delijorgji dhe Balliu janė bashkėpronarė ėshtė ende aktive, ēka do tė thotė se prej mė se njė viti ajo i ka shpėtuar sekuestros sė Prokurorisė. Dokumenti qė po boton sot “Gazeta Shqiptare” implikon rėndė vetė kryeministrin Berisha pėr lidhjet e tij me Delijorgjin, nėpėrmjet njerėzve tė tij qė kanė biznese tė pėrbashkėta me tė, sikundėr ėshtė Fahri Balliu, botuesi i sė pėrditshmes “55”.
Sulmet
Me kėtė dokument tė bashkėpronėsisė nė firmėn e ndėrtimit mes Delijorgjit dhe Balliut, hidhet dritė mbi lidhjet e njerėzve afėr kryeministrit Berisha me Delijorgjin. Madje, i konsideruar si “kėshilltari” i kryeministrit, Fahri Balliu ndėrton me njeriun qė akuzohet pėr tragjedinė e Gėrdecit. Fill pas tragjedisė sė “Gėrdecit”, gazeta “55” pronė e Balliuti rriti ndjeshėm sulmet ndaj organit tė akuzės, e nė veēanti ndaj kryeprokurores Ina Rama. Fakti qė Balliu ėshtė bashkėpronar me Delijorgjin, duket se “pėrligj” sulmet e tij ndaj Prokurorisė sė Pėrgjithshme.
Delijorgji
Ėshtė cilėsuar si nga biznesmenėt mė tė mėdhenj tė hekurit nė Shqipėri. Ai ka punuar me importim hekuri, por edhe me shitje tė skrapit, kryesisht duke pėrfituar nga kontrata shtetėrore. Pėr herė tė parė ai ėshtė arrestuar nė muajin prill tė vitit 2004. Nė atė kohė, Delijorgji ishte nė kulmin e pushtetit tė tij, pasi pėrveē tregtisė fitimprurėse, ishte edhe presidenti i klubit sportiv ‘Dinamo’, pjesė e Ministrisė sė Rendit Publik tė asaj kohe. Arrestimi i tij u krye pėr llogari tė Prokurorisė sė Durrėsit, me akuzėn pėr shmangie tė detyrimeve doganore, evazionit fiskal dhe falsifikimit tė dokumenteve. Nė atė kohė ai ishte president i firmės “Pėrparimi” dhe u akuzua se u ėshtė shmangur detyrimeve pėr importimin e hekurit, duke i shkaktuar shtetit njė dėm prej 1.2 milionė dollarėsh. Pak mė vonė ai u lirua nga burgu, por edhe nga akuzat. Arrestimi i dytė i tij me masėn e sigurisė arrest me burg, ndodhi tre ditė pas tragjedisė sė Gėrdecit. Sipas Prokurorisė sė Pėrgjithshme, ai akuzohet pėr veprėn penale tė “vrasjes nė rrethana tė tjera cilėsuese, kundėr dy ose mė shumė personave” dhe “shkatėrrim prone” nė bashkėpunim. Nėse deklarohet fajtor pėr kėto akuza, ai do dėnohet me burgim jo mė pak se 20 vjet ose me burgim tė pėrjetshėm.
---------------
te shohim si do pergjigjet balliu..
---
ja cthote 55-sa e balliut..
--
POLITIKĖ
Balliu: Edi dhe Ina Rama po sulmojnė politikisht
08-04-2009 / Gazeta 55
Botuesi i gazetės "55",Fahri Balliu i ftuar nė Ora News ka akuzur kreun e PS-sė Edi Rama dhe Prokuroren e Pėrgjithshme Ina Rama se po e sulmojnė atė, duke iu referuar lajmit se vajza e tij ėshtė ortake me Mihal Delijorgjin. Sipas tij, Prokurorja Ina Rama ka qenė nė dijeni tė kėsaj ēėshtje dhe duhet tė ishte treguar e sinqertė. "Prokuroja u tregua e pasigurtė kur u pyet nga gazetarėt pėr kėtė ēėshtje.Ajo duhet tė thoshte se Fahri Balliu nuk ka asnjė lidhje me kėtė ēėshtje. Si Ina dhe Edi Rama janė tė angazhuar nė kėtė sulm, sepse kriza me afrimin e zgjedhjeve ėshtė bėrė me e madhe", u shpreh Balliu. Sipas tij, ky sulm po vjen pėr shkak tė pozitės sė tij si botues i njė gazete. Ai e krahasoi Prokurorinė me Komunitetin e Partisė sė Punės sė Shqipėrisė. Botuesi i gazetės "55" shpjegoi se vajza e tij ka firmosur nė krijimin e njė firme biznesi ku janė 5 vetė, firma ėshtė pėr gėrmim dherash, dhe nga ky moment nuk ka pasur asnjė lidhje me kėtė firmė sepse ėshtė tėrhequr pasi nuk kishe fitime. "Vajza ime nuk ka asnjė lidhje financiare me kėtė firmė dhe kjo mund tė provohet",saktėsoi ai.
...
Komente
z.Fahriu e dija se Ramat jane duke pregatite sulme ndaj teje dhe kjo dihet, por askush nuk i beson. Ketu fshihet presidenti Topi ne ket loje te ndyre. Por esht i deshtuar si ne te tjera qe do deshtoje. Fjala e juej ne gazete esht nje kontribut i Madh i demokracise, qe frike e kane shume. Zija e NATO-s i ka terbar tmerresisht taborin rama e Topin.
Postuar nga besim ne daten 09-04-2009
--
--
LUNDRIMI
Faqe e parė
Politikė
Aktualitet
Editorial
Opinione
Kulturė
Kontakt
GAZETA PDF
ARKIVĖ
Dy zonjat Rama duan tė bėjnė miellin e bukės sė zgjedhjeve me akuza kundėr meje
08-04-2009 / Gazeta 55
Deklarata e plotė dhėnė sot nga botuesi i "Gazeta 55" si reagim ndaj akuza tė ngrituar ndaj tij nė disa media
Nė kėtė konferencė pėr mediat, dua tė jap sqarimet e duhura pėr akuzėn nė gotė qė kanė ngritur segmente dhe qarqe tė caktuara qė pėr interesa tė mirėfillta politike, kanė keqintepretuar dhe mashtruar opinionin publik, lidhur me njė tė ashtuquajtuar aferė timen me Delijorgin. Ju bėj me dije se nė shkurt tė 2006, vajza ime ka firmosur njė marrėveshje si 1/5 e njė firme qė po hapte Delijorgi pėr gėrmim dherash. Qė nga momenti i krijimit tė kėsaj firme, as vajza ime dhe as unė, nuk ka asnjė lidhje me kėtė firmė e cila vdiq sa lindi. Unė posedoj tė gjithė dokumentat e lėvrimit financiar dhe nė kėto dokumenta, emri i vajzės sime, e aq mė shumė unė, nuk figurojnė. Tė bėsh biznes, dhe jemi nė 2006 nė rastin nė fjalė, nuk ėshtė njė gjė e ndaluar me ligj. Por, ky biznes, sipas mediave dhe sipas qarqeve politike, u dashka bėrė me njerėz me biografi tė mirė ose tė keqe. Unė mendoj se ky sulm, ėshtė i denjė thjesht pėr shfaqje tė huaja dhe dokumentat e krijimit tė kėsaj ndėrmarrje kanė qenė me kohė nė prokurori: ėshtė studiuar, analizuar dhe ėshtė parė qė nuk ka asnjė gjė nė ngarkim timin apo tė familjes sime. Nė kėto kushte, duke qenė se janė tė dėshtuar nė kėtė pikė, ia dhanė kėtė dokument drakulės sė medias, i cili e pėrtypi me nofullat e tij tė gjakut, pėr t’ua dhėnė kolegėve tanė, ne dhe opinionit publik, si njė aferė ku do tė goditeshin Balliu, apo ata qė janė prapa Fahri Balliut. Sigurisht se nė kėtė dokumet dhe nė dhėnien e tij, ėshtė pėrfshirė padyshim prokuroria, sepse kjo ka qenė legale nė websitin e QKR-sė dhe qė mua as mė ka shqetėsuar dhe as mė shqetėson. Atė mund ta merrte ēdo njeri. Kurse e dhėnė nė kėtė formė, ėshtė pėr t’i shėrbyer sadopak strategjisė dhe politikės tė dy zonjave Rama, njė e bashkisė dhe njė e Prokurorisė, dhe ėshtė e lidhur drepėrdrejt me luftėn qė bėn gazeta dhe media bashkė me shtėpinė botuese qė unė drejtoj, kundėr segmenteve tė genjeshtrės, mashtrimit dhe implikimit nė krime tė vjetra dhe tė reja. Unė jam thjesht njė botues gazete. Unė nuk kam kėrkuar kurrė as nė opozitė dhe as sot, asnjė lėshim dhe asnjė nder nga qeveria. Nuk jam paraqitur nė njė tender, siē ėshtė paraqitur drakula pėr tė marrė tendera dhe pėr tė bėrė presion. Unė, gjithashtu nuk e kam shitur gazetėn 500 mijė euro dhe mė pas ta blej 1000 euro, qė ėshtė simbol dhe emblemė e pastrimit tė parave dhe kurrė ndonjėherė - as nė kėtė biēim dhe biēimsėz firme - as nė ndonjė tjetėr, nuk kam kėrkuar para publike; nuk kam asnjė tendencė qė mė shtyn drejt sfrytėzimit tė taksapaguesve, siē ndodh me tė tjerėt. Natyrisht se nė kėtė terren politike qė luajmė ne gazetarėt, do tė kemi sulme tė dukshme e tė padushme; do tė kemi siē ėshtė bota e vjetėr e skutės nga vijnė kėto sulme qė tė anatemojnė vlerat reale tė botės intelektuale, botės sė medias tė vendit dhe t’i zėvendėsojnė ato me bastardė dhe hajdutė qė u vjedhin edhe shokėve 20 mijė euro dhe tė bėjnė sa tė munden qė njerėzit qė janė nė radhėt e para tė luftės pėr tė vėrtetėn, tė jenė tė dyshuar. Por sigurisht se kjo nuk zgjat dhe nuk nxjerr miell pėr tė bėrė bukėn e zgjedhjeve Edi Rama dhe shėrbėtorėt e tij tė rekrutuar, herėt apo vonė.
Pyetje dhe pėrgjigje
Zoti Balliu, ju nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė akuzoni prokuriorinė pėr dhėnien e kėtij dokumenti? Unė mendoj se prokuroria ėshtė angazhuar pėr dhėnien e kėtij materiali, pasi vetė prokurorja ka thėnė sot se: “Unė e dija kėtė. Kam pasur dijeni pėr atė dokument”. Kuptohet qė ky material nuk pėrbėn asgjė dhe nuk ka asnjė gjė. Nuk ka asnjė lidhje me kėto veshjet qė dėshiron tė bėjė ky “Gėrdeci i Medias”. Duke qenė se ėshtė siē po ju them, ky u pėrpoq ta faktorizojė pėr interesa tė atyre qė u shėrben tani. Ju i keni parė. Ne jemi kolegė dhe nuk mund tė bėjmė sikur nuk i dimė gjėrat. Ai ėshtė i renditur nė njė luftė pėr jetė a vdekje kundėr raporteve tė suksesit qė ka kjo qeveri dhe kjo maxhorancė. Ai pėrpiqet qė tė errėsojė sa tė mundet.
Zoti Balliu a mund ta sqaroni edhe njė herė pozicionin e vajzės suaj nė kėtė shoqėri?
Kur ėshtė krijuar kjo shoqėri, vajza ime ka marrė pjesė me 20% aksione nė fitim. Kjo firmė do tė mblidhte dhčra. Nė momentin qė ajo ka firmosur, qė i bie tė ketė qenė shkurti i 2006-tės, pra nga ky moment dhe deri mė tani qė ne po flasim, ajo ka aq dijeni - bashkė me mua - pėr kėtė firmė, sa keni dijeni edhe ju, apo ndonjė qytetar qė kalon nė rrugė, dhe pėr kėtė, jo vetėm prokuroria, por edhe gjithkush qė ka hetuar kėtė pėr ta bėrė pikė goditje, e ka shumė tė qartė, dhe unė vė nė dispozicion tė kujt tė dojė, tė gjithė dokumentat dhe ėshtė fiks kėshtu siē po e them unė. Qė kurrė asnjė lek, as ka fituar dhe as ka luajtur rol, as ka pasur marrėdhėnie ajo, apo unė, apo edhe familja jonė, me kėtė firmė. Firma krijohet pėr tė pėrfituar, apo jo?. Por nga momenti qė nuk ke pėrfituar, nė tė je thjesht, formalisht me emėr. Zoti
Balliu, vajza juaj u largua nga kjo firmė se nuk kishte fitime, apo pėr arsye tė tjera?
Po. Firma s’ ka pasur aktivitet pėr dijeninė tonė. Ka qenė e mbyllur. Dhe unė as qė e kam vrarė mendjen se ēfarė ndodhte me tė pas tri vjetėsh. Nuk kam pasur dhe nuk kam asnjė dijeni, dhe nuk kam as mė tė voglėn qindarkė tė vjedhur prej saj.
Nė shkurt tė 2009, kjo shoqėri, me letra rezulton akoma aktive. Kam parasysh kėta dy ortakėt e tjerė qė janė tėrhequr nga shoqėria...
Ata bėjnė punėn e tyre. Se ēfarė bėjnė ata, ėshtė tjetėr ēėshtje. Unė po flas pėr pjesėn time, e cila ėshtė e vdekur. Nuk ka aktivitet. Kjo ėshtė lehtėsisht e provueshme, sepse janė dokumentat e bankės. Por, pikėrisht kėto dokumenta kanė frikė.
Zoti Balliu, ju po thoni se aksionet janė tė vajzės dhe tuajat?
Nuk ka lidhje kjo si tė jetė e vajzės, si tė jetė e imja; nga unė do kalojnė tek ato tė vajzės, nga vajza do kalojnė tek unė. Ajo ka firmosur pėr tė marrė pjesė nė aksione dhe pastaj qė nga ai moment, nuk ka marrė pjesė. Marrja pjesė nė firmė ka qenė njė vendim i saj, jo imi.
Nė momentin qė ajo ka firmosur, ka derdhur siguracion?
Jo. Pasi kjo bėhet me 100 mijė lekė tė vjetra. Realisht, e gjithė kjo ėshtė njė furtunė nė gotė.
Pse vajza juaj, sapo hyri nė njė biznes, u tėrhoq?
Motivet e saj mund tė jenė tė shumta. Por, shoqėria ka vazhduar pa kėtė. Pėr dijeninė time dhe tė vajzės, ėshtė e mbyllur sepse ne e mbyllėm atė punė dhe nuk jemi marrė mė me atė gjė. Kjo gjė ėshtė e vdekur. Pėr t’u bindur pėr kėtė, duhet tė shikosh dokumentat financiarė. Ato e provojnė tė vėrtetė kėtė qė po them.
Kryeprokurorja u shpreh sot se “Do tė vėrtetohet nga prokuroria” - ju ēfarė deklarate do tė bėni pėrsa i takon pjesės nė tė cilėn vajza juaj ka qenė nė 2006?
Prokurores i them tė vazhdojė. “Pushka top” le t’i bėhet. Kjo nuk ka lidhje as me Fahri Balliun, as me vajzėn e Fahri Balliut. Ky ėshtė njė formalitet. Kjo ėshtė njė mendėsi komuniste. Le tė marrim anėn e kundėrt. Firma mund tė kishte zhvillim dhe mund tė kishte marrė tė ardhura. Nė ēfarė ligji hyn kjo qė nuk duhet tė marrėsh. Pse i ndodhi kėtij Gėrdeci. Atėherė po largohemi tė gjithė se nuk dihet se ēfarė i ndodh atyre qė drejtues tė tjerė mediash bashkėpunojnė me ta. Atėherė ēfarė do tė bėjmė. Kėto janė thjeshtė agjitacion e propagandė. Ai po mundohet tė ndėshkojė autoritetin tim me nenin “55”. Janė dėshira dhe pasione pėr tė nxjerrė vaj politik nė zgjedhje.
...
Komente
te lumt Fahri Balliu, Me argumente mbyllju gojen komunistave qe ende ka shume ne Shqiperi per fat te keq.
Postuar nga Bajram Bajraj ne daten 08-04-2009
-----------
ju tjeret po gjetet gje nga gsh -te e bollinos sillini ketu.. e ansjelltas..
Krijoni Kontakt