Gërdeci, akt i shërbimeve sekrete për të minuar anëtarësimin në NATO
• Një diplomat perendimor në Shkup deklaroi për agjencinë e lajmeve INA se shpërthimi i depos së armëve në Gërdec të Shqipërisë ishte një akt i realizuar nga shërbime sekrete të rajonit për të minuar anëtarësimin e vendeve të Kartës së Adriatikut në NATO.
“Kjo është një vepër e qartë e përgaditur nga shërbime sekrete të rajonit të njohura si anti-NATO për të bllokuar anëtarësimin e vendeve të Kartës së Adriatikut dhe sidomos Shqipërisë në NATO, për të penguar proceset e pas pavarësisë në Kosovë dhe për të krijuar kaos në Ballkan”,
deklaroi ekskluzivisht për agjencinë e lajmeve INA, diplomati i një vendi prestigjioz.
Sipas tij, kjo është një vepër e dobët e reagimit të strukturave të sigurimit shtetëror të Shqipërisë, të cilat nuk kanë qenë vigjilent në ndjekjen e situatës dhe parandalimin e masave të tilla që krijuan siç theksoi ai një katastrofë të rëndë në Shqipëri.
“Tendencat për të krijuar kaos dhe pasiguri në Tiranë po vazhdojnë dhe po ndjekim disa politikanë që po shfrytëzojnë situatën për të krijuar tensione dhe jo humanizëm”, theksoi diplomati perendimor për agjencinë e lajmeve INA.
Detektimi i parë i municionit masiv në Gërdec ishte bërë nga marinsat amerikanë para vizitës së presidentit amerikan Xhoxh Bush në qershorin e vitit të kaluar në Shqipëri.
Shërbimi sekret dhe Prokuroria shqiptare ende nuk kanë dhënë asnjë detaj lidhur me ngjarjen tragjike të Gërdecit. Prokurorja shqiptare Ina Rama deklaroi se po grumbullohen të gjitha dokumentacionet dhe të dhënat e nevojshme për të zbardhur fatkeqësinë e Gërdecit.(INA)
http://www.ina-online.net/index.php?id=5264
Krijoni Kontakt