Mire pra, filloni revolucionet, shkaterroni Shqiperine, se ju ate trimerine e juaj me bateria e tregoni vetem per veteshkaterrim ose shqiptar vs. shqiptar, se perndryshe nuk do t'u kishte hyre greku deri ne gjysme te Shqiperise.
Keshtu, zoteri misionar i krishterizmit.
pergjegjes per kete ishte qeveria e sali berishes dhe shume te tjere qe po e akuzojne enver hoxhen pse kishte mbledhur armatim per ta mbrojtur vendin e vet
Desidenca nuk eshte revolucion, por qytetari e ndergjegjshme, dhe patriotizem, eshte burimi kryesor i mireqeverisjes. Lopet dhe delet nuk bejne desidence dhe ndjekin barine e tyre edhe ne humnere. Nqs ti ia ke privuar vetvetes te drejten e te kerkuarit llogari atyre qe u jep voten dhe privilegjin e qytetarit aktiv kjo ka te bej me botekuptimin dhe nivelin e njohjes qe ke, qe shpresoj te mos jete ai alla-arab.
Por nuk besoj se eshte e veshtire te kuptosh sesa e njeh realitetin shqiptar, dhe se nga cfare njohje burojne mendimet e tua, qekurse si kosovare, ty te intereson me shume ngjyrat e pallateve te Tiranes sesa kontrabanda e jashteligjshme me Serbine, apo debimi me force prej Shqiperise i figurave qendrore te shtetit Kosovar te sotem, keq-qeverisja deri ne krize e Dr Rrumpalles etj etj. Gjitashtu duken qarte njohurite e tua per funksionimin e shtetit modern, qekurse pergjegjesine, kopetencen, urtesine dhe mencurine e kerkon nga turma e qytatareve te vjedhur, te vrare, te mashtruar te irrituar dhe te pashprese, dhe jo nga qeveria shqiptare qe si intitucion udheheqes i nje kombi duhet ti reflektoje e para keto vecori dhe te evitoje me cdo kusht acarimin e situates edhe sikur ti kushtoje pushtetin. A nuk ndodhi kjo ne 97, kur Dr Rrumpalla nuk dha doreheqjen prej postit te presidentit deri sa u vrane mijera, u shkaterrua cdo gje dhe Shqiperia u kthye ne epoken e gurit? Mendohu pak dhe pyet veten , cfare do kishte ndodhur sikur Ram Berisha ta kishte dhene doreheqjen pak muaj me pare shperthimit te depove ne 97, pasi u mor vesh fare qarte se ekonomia shqiptare ishte zhytur ne krize dhe 70% e shqiptareve ishin vjedhur ne mes te dites, nen qeverisjen e tij!
Ndryshuar për herë të fundit nga Zarathustra. : 23-03-2008 më 20:50
Ju socialistet te pakten te vdekurit mos i permendeni , lerini t'ju bin kockat rehat aty ku jane baballareve. Nje dicka nuk kuptoj , se si ka mundesi qe nga 3 korriku 2005 e deri me sot , te majtet nuk kan qene dakort dhe nuk jane ne asnje mendim apo insiative te te djathteve ???
A Tregon kjo se te majtet jane te etur per pushtet ? Si ka mundesi qe te gjithe akuzoni kur në një vend normal janë organet e drejtësisë që përcaktojnë përgjegjësitë, mbi bazën e hetimeve ? Si ka mundesi qe te majtet behen te gjithe hetuesa ? Mendoni ju se sa aksidente te tilla mund te ndodhin ne Amerike apo ne cdo vend te botes , kryeministri do te jape dorheqje ? , Mos keni dëgjuar të ketë kërkuar ndonjeri dorëheqjen e Bushit, të Blerit, të Aznarit, të Mubarakut apo të ndonjë tjetri , ne te gjitha sulmet e atentateve të tmerrshme të Al Kaedas ??
Sigurisht qe përgjegjësia e parë e shtetit kudo është mbrojtja e jetës së qytetarëve . Por ne se cdo shtet edhe ai me i varferi ne bote do ta dinte se do ndodhte nje katastrofe e tille mendoj se nuk do te rrinte indiferent . Te them te drejte nuk menoj fare qe te mbroj ketu kryeministrin , por eshte nje gje absurde qe ju te majtet te c'rytezoni nje katasrof te tille , dhe i leni te vdekurit e katastrofes akoma pa varros duke u ngritur neper konferenca shtypi per dorheqjen e Kryeministrit . Ne nje vend demokratik nuk eshte e pranueshme akuzat qe Brace Rama Meta apo Ngjela te bejne rolin e Hetuesit , ku asnjeri nuk ka nje profesion te tille . Ne prag te panvarsise se Kosoves reagimi dhe akuzat e opozites kundra qeverise , do jete një dëm i madh i çështjes shqiptare .Prandaj und mendoj qe duhen dënuar qëllimet politike të opozitës shqiptare e cila nxjerr skenarë për të kërkuar pushtet sipas avazit të moçëm tashmë të saj d.m.th nga gryka e pushkës apo ngjarjet tragjike që mund të kalojë vendi .
Ndryshuar për herë të fundit nga Darius : 25-03-2008 më 10:37
Opozita nuk kane qene asnjehere dakort sepse idete dhe programet e Berishes sjellin Gerdece te tjere e 97-ta te tjera duke pasuruar kriminele e gjakpires! Cfare do te thote "opozita ne nje vend demokratik nuk mund te beje akuza" opozita ne vendet demokratike i ben akuzat vetem ne diktature nuk lejohet te behen akuza ndaj pushtetit!
Ore po ju i lexoni ato qe shkruani apo ia ngopni si kau peles!
Miliona euro fitim nga baruti e tunxhi
22 Mars 2008 @ 11:27 pm · në Shtypi
skrap-predhash.jpgSkrap predhash/ Doganat thone se perfitimi nga baruti dhe skrapi i nxjerre ne gerdec eshte rreth 20 milion euro ne 1 vit
Teuta Shamku
Standard
22 Mars 2008
Miliona euro fitim rezultojnë në arkën e firmës “Alba Demil” vetëm nga eksporti i barutit, dinamitit dhe skrapit të hekurit e tunxhit. Përllogaritje të përafërta nga të dhënat zyrtare të eksporteve (të cilat gazeta i disponon), nxjerrin një shifër prej rreth 20 milionë eurosh fitime vetëm nga zhdoganimet e barutit dhe skrapit të tunxhit prej gëzhojave.
Të dhënat zyrtare të eksporteve flasin për përfitimet kolosale që firma “Alba Demil”, nën pronësi të Mihal Delijorgjit, ka përfituar nga eksportet e vetëm një viti. Vetëm të ardhurat nga eksporti të barutit shkojnë në rreth 9 milionë euro, diçka më shumë se kjo vlerë mendohet të jetë fitimi nga eksporti i skrapit dhe shumë më shumë nga eksporti i dinamitit. “Alba Demil” nga dhënat doganore, rezulton se vetëm gjatë vitit 2007 deri dy ditë më parë ka eksportuar disa mallra, duke nisur nga baruti, skrap hekuri dhe skrap tunxhi. Nga 1 janari i vitit 2007 deri më 20 mars 2008, nga të dhënat doganore rezulton se janë eksportuar rreth 604 ton barut dhe dinamit, ku një pjesë të madhe të kësaj sasie e ka eksportuar firma “Alba Demil” dhe pjesën tjetër kompania shtetërore “Meico”. Në ketë periudhë rreth 14-mujore firma “Alba Demil” ka eksportuar rreth 240.000 kilogram barut, ndërsa kompania “Meico” 112.000 kilogram barut. Nëse do të t’i referohemi bursave ndërkombëtare një kilogram barut është 35 deri në 45 euro. Nëse niveleve të eksporteve të bëra nga firma “Alba-Demil” do t’u bëjmë kalkulimin duke marrë si vlerë të tregut 35 euro për kilogram të barutit 8.4 milionë euro. Kështu të ardhurat e firmës “Alba-Demil” vetëm nga eksporti i barutit në këtë periudhë 14-mujore janë 8.4 milionë euro. Akoma më të larta mund të jenë këto fitime, nëse eksporti është kryer me një vlerë shitjeje prej 45 eurosh për kg barut. Ndërkaq, firma “Meico” ka eksportuar rreth 112.000 kg barut. Nëse dhe kjo sasi do të jetë shitur me vlerën minimale të tregut për kg/barut, prej 35 euro, fitimi i “Meico”-s rezulton rreth 3.9 milionë euro.
Ndërkaq, eksporti i skrapit i ka sjellë kësaj firme rreth 9 apo 10 milionë euro fitim. Kjo firmë private në një kohë të shkurtët prej rreth 1 viti ka arritur të fitojë rreth 20 milionë dollarë vetëm nga eksporti i barutit dhe skrapit të hekurit, tunxhit, apo dhe skrapit të bakrit. Nga të dhënat doganore rezulton se nga 1 janari i vitit 2007 deri më 20 mars 2008, firma “Alba-Demil” ka eksportuar rreth 1782 ton skrape, nga këto skrap hekuri, skrap tunxhi dhe skrap mbetje bakri. Nga të dhënat në bursë skrapi i thjeshtë ka një vlerë prej 250 apo 300 dollarë për ton. Por nga dhënat e eksporteve të firmës “Alba Demil”, ajo ka eksportuar skrap braki dhe tunxhi, vlera e të cilit në bursë është disa herë me lartë. Nëse ne do të kalkulonin me një mesatare gjithë sasinë e eksportuar të skrapit me një vlerë mesatare rreth 5 euro na rezulton se fitimi i kësaj firma shkon në rreth 9 milionë euro. Nëse i referohemi niveleve të eksporteve të bëra për skrapin nga firma “Alba-Demil”, dhe t’u bëjmë kalkulimin duke marrë si vlerë të tregut 5 euro për kilogram të fitimit, që shkon në 8.9 milionë euro.
Të dhëna mbi eksportin e skrapit (1 janar 2007 - 20 mars 2008)
Firma “Alba Demil” eksport gjithsej skrap 1.782.779 kg
“Alba Demil”, skrap tunxhi 398.680 kg
“Alba Demil”, skrap tunxh prej gëzhoje 189.710 kg
“Alba Demil”, skrap metali 1.194.389 kg
Përllogaritja
Nëse iu referohemi niveleve të eksporteve të bëra për skrapin nga firma “Alba-Demil”, dhe t’u bëjmë kalkulimin duke marrë si vlerë të tregut 5 euro për kilogram të fitimi shkon në 8.9 milionë euro ((1.782.000/kg x 5 euro = 8.991.895 euro)
Të dhënë mbi eksportin e barutit e dinamitit:
(1 janar 2007-20 mars-2008)
Eksport gjithsej dinamit barut 604 ton
“Alba-Demil” barut 240 ton
“Meico” barut 112 ton
Eksport gjithsej dinamit 252 ton
“Meico” barut-dinamit 362 ton
Përllogaritja
Nëse iu referohemi niveleve të eksporteve të bëra nga firma “Alba-Demil”, dhe t’u bëjmë kalkulimin duke marrë si vlerë të tregut 35 euro për kilogram të barutit (240.000 kg X 35 euro/kg =8.4 milionë euro).
Në Gërdec koha ka ndaluar
gerdec1.jpg
Vladimir Karaj
Gazeta standard
Është e vështirë që të gjesh në Gërdec njerëzit, që ke takuar një javë më parë ndërsa ende qielli ishte i nxirë nga retë tymit të barutit dhe gjëmonte nga shpërthimet e predhave. Rrallë e dinë aty, ku banon filani, e ku ka futur kokën fisheku. Një javë më vonë jo shumë gjëra kanë ndryshuar në fshatin e rrafshuar me tokën. Ka ende predha nëpër cepa gardhesh, thonë që ka ende shpërthime të rralla djegoresh të mbetura nën dhe ende pritet të dalin prej andej trupa të pajetë viktimash të shpërthimit të para 7 ditëve. Tani paniku është fashitur, për t’ia lënë vendin një trishtim të pandashëm që shkaktohet prej rrënojave…
Sidoqoftë diku e gjetëm nënë Mine Aliun, 74 vjeç, të ulur në shkallët prej betoni të ndërtesës dykatëshe që duke qenë me soletë i ka shpëtuar pjesës më të madhe të shpërthimit. “O lum nona”, përsërit në vazhdim e moshuara ndërsa përqafon nipin, një ushtar komando që ka lënë për ca kohë shërbimin për t’i ardhur në ndihmë familjes dhe që na shoqëron deri aty. “Atë ditë deshi fati që të isha në shtëpi dhe i mora njerëzit e i nxora deri në kodër”, tregon ai ndërsa e moshuara përsërit se i ka të gjithë mirë, se Zoti ja ka shpëtuar të gjithë. Nuk ka më atë fytyrën e vrenjtur që kishte ditën kur nga autostrada shihte si rrënohej vendi ku kishte kaluar vitet më të shumta të saj dhe arrin të qeshë ndërsa rregullon mbi kokë shaminë e bardhë, por ndër rrudha mund t’i shohësh sërish shenjat e lotëve të 15 marsit…
Larg prej këtej njerëzit kanë gjetur kohën të merren edhe me gjëra të tjera, por në Gërdec koha ka ndalur. Këtu gjithçka është shpërthim, kujtim ciflash predhash, flakësh, dyersh të shqyera dhe më keq akoma njerëzish të humbur e të lënduar. Askush nuk bisedon atje për diçka tjetër. Askush nuk kthehet aty për të folur për diçka tjetër…
Në fshat futemi më lehtë se më parë. Postblloku i policisë ushtarake nuk është më aq i ashpër sa ditët kur ende pjesa më e madhe e tokës ishte e minuar. Ecim drejt në rrugën kryesore deri në një godinë gjysmë të shkatërruar ku banorët janë mbledhur ashtu siç thonë për të krijuar një grup që do të përfaqësojë ata pranë qeverisë dhe pushtetit lokal në bërjen e vlerësimit të dëmeve.
Dikush ka një megafon, dikush mban një fjalim, por fjalët i ngatërrohen dhe ai u rikthehet thirrjeve për t’u bashkuar, për të qenë të përfaqësuar, atje ku vendosej dhe vendoset fati i tyre. “Ne nuk kemi mend për politikën e madhe, atë ta bëjnë në Tiranë ne duam të na zgjidhen hallet”, thotë burri me megafon në dorë. Ai na shpjegon se do mbledhin firmat për të krijuar një përfaqësi që do të jetë në të gjitha vendimet që do të merren për ta në qeveri a pushtetin lokal.
“Deri tani nuk kemi marrë asgjë, nesër do marrim nga 500 euro në bashki, sa për të mbajtur frymën gjallë”, thotë Gëzimi ndërsa qëndron i mbështetur në portën e jashtme të asaj që ka qenë shtëpia e tij. Ai ka lënë në prag numrin e celularit, ka shkruar se ajo është pronë e tij dhe tashmë është vendosur në Durrës së bashku me familjen, ndërsa në Gërdec kthehet vetëm për të parë si shkojnë punët, edhe pse vendi nuk duket se do të bëjë shumë shpejt përpara.
Në turmën e atyre që janë mbledhur pranë njeriut me megafon, janë të mbijetuarit me kokë të fashuar, ka gra flasin nën zë për të vdekurit e këtij dhe atij apo për ata që ndodhen në spitale ende pa e ditur se çfarë do të behet me ta. Këtu marrim vesh se ende ka familje që nuk e kanë hapur mortin ndërsa presin që tu vijnë në shtëpi trupat e pajetë të të afërmve për të cilët tani i kanë humbur shpresat…
Gërdeci tani është në një vend që duket si i pushtuar prej ushtarësh që në vend të armëve kanë kazma e lopata dhe që prej ditësh vazhdojnë të gërmojnë tokën e fshatit për të nxjerrë prej aty predhat…
Kur kemi arritur thuajse fare pranë kraterit, një tjetër postbllok ushtarësh na ndalon. Këtej e tutje nuk është e mundur të shkohet. Ne mund të shohim vetëm mbetjet e ndryshkura të predhave që shtrihen gjerë e gjatë në fushë. Veshjet e jashtme prej teneqeje “të punishtes së vdekjes” të fluturuar dhjetra metra prej andej nga shpërthimi dhe buldozerët që vazhdojnë të shtyjnë dhe në buzë të kraterit përmasat e të cilit ende janë të papërcaktuara. Kthehemi pas. Koha vazhdon të jetë e vrenjtur në një qiell që “qan” prej ditësh, për të humburit e tragjedisë. Tabelat ushtarake, “Zonë e infektuar”, duket se do të pengojnë edhe disa ditë të tjera qarkullimin e lirë të njerëzve në këto anë, të shkrumbuara nga baruti…
Mine Aliu 74 vjeç… Ne shtepine e saj
gerdecmine.jpg“Oj lum nona”, thotë Minja dhe na shtrëngon dorën. Nuk na mban mend, jemi një nga ato fytyrat e shumta të njerëzve të panjohur që atë ditë të zezë i pa për herë të parë. “Ajo nuk pranon të ikë nga fshati dhe të shkojë në Durrës dhe rri këtu”, na thotë i biri të cilin e gjejmë duke mbledhur ciflat e predhave në oborrin e shtëpisë që ka mbetur pa dyer e dritare. “Kam qëndruar një ditë në Tiranë”, replikon gruaja me nipin që këmbëngul ta marrë me vete. “Nuk ikën nona që këtu, nuk rri nona atje”, thotë sërish ajo e ndërsa ndahemi ulet në shkallët e shtëpisë me sytë nga rruga ku vazhdojnë të lëvizin makina ushtarake dhe bekon sërish të nipin. Gërdeci mbetet pas, përpara është Tirana prej nga Gërdeci pret drejtësi…
Fotot nga “Krasta Krau”
Paraqet,Sabri Selmani
Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, ka pasur dijeni të plotë për procesin e demontimit të municioneve që kryheshin në Gërdec. Këtë e vërteton urdhri Nr. 550 i tij, i lëshuar në datën 25 prill të vitit 2007, me anë të të cilit Mediu autorizonte MEICO-n për të kontraktuar firmën amerikane, “Southern Ammunition Company” (SAC) dhe të monitoronte zbatimin e kontratës për demontimin e municioneve në ish-repartin e tankeve në Gërdec. Pikërisht Gërdeci ishte përzgjedhur kohë më parë nga pronari i kompanisë “Albademil”, Mihal Delijorgji.
Ky urdhër automatikisht mënjanonte nga procesi i monitorimit Shtabin e Përgjithshëm, pasi tashmë procesi kishte kaluar në duar të subjekteve civile: një gjë të tillë të paktën pretendon shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Luan Hoxha gjatë marrjes në pyetje nga prokurorët që po hetojnë për zbardhjen e tragjedisë së Gërdecit. Sikundër shihet nga ky urdhër, ka qenë pra vetë personalisht ish-ministri i Mbrojtjes, Mediu ai që ka “bekuar” kompaninë amerikane SAC, që si aktivitet kryesor ka shitjen me pakicë të biçikletave e artikujve sportive, që të kryejë procesin e çmontimit dhe demilitarizimit të municioneve luftarake në ish-repartin e tankeve në Gërdec.
Urdhër për të ndërtuar
kapanonin e
vdekjes
Në pikën “B” të urdhrit, ministri Mediu urdhëron komandën e Forcave të Armatosura të autorizojë SAC të ndërtojë në truallin e bazës së Gërdecit, “një strukturë të përkohshme industriale për çmontim dhe çmilitarizim, sipas grafikut kohor dhe planimetrisë përkatëse të miratuar”. Por një strukturë industriale provizore, a e ka forcën të garantojë sigurinë e duhur në rast shpërthimi? Një nga shkaqet e shpërthimit tragjik të njëpasnjëshëm të 15 marsit, është pikërisht se kapanoni nuk ishte ndërtuar sipas standardeve të sigurisë, që parashikojnë dhoma të ndara nga njëra-tjetra, për të shmangur që një shpërthim të përhapet në gjithë depon.
Masat e Sigurisë
Një tjetër pikë e urdhrit që ngarkon me përgjegjësi Ministrinë e Mbrojtjes, është ajo në të cilën thuhet se komanda e Forcave të Bashkuara “duhet të marrë masat organizative për lejimin e punonjësve të kontraktorit për kryerjen e punimeve dhe regjimin e hyrje-daljeve në repart”: pra, personeli ushtarak dhe Ministria e Mbrojtjes duhet të ishin në dijeninë për fëmijët, të rinjtë dhe gratë që punonin në demontim. Në urdhrin e Mediut thuhet edhe se “procesi i çmontimit dhe çmilitarizimit të municioneve të bëhet në ambientet e reparteve të FA në kushte të rrepta vëzhgimi e sigurie”. Gjithashtu, një tjetër pikë e këtij urdhri bën fjalë pikërisht dhe me ruajtjen e territorit ushtarak të Gërdecit: aty thuhet se kjo ruajtje duhet bërë “sipas rregullave për ruajtjen e depove të municioneve”. Por ndërkohë, sikundër dihet tashmë, fabrika e vdekjes në Gërdec ruhej me roje private dhe jo me forca të ushtrisë.
Kryeministri Berisha ka deklaruar kohë më parë, se i vetmi rol i Ministrisë së Mbrojtjes në këtë proces ka qenë transportimi, ndërkohë siç del nga ky urdhër, ushtria ka pasur për detyrë jo vetëm të vëzhgonte rreptësishtë procesin e çmontimit dhe demilitarizimit, por edhe të merrej me sigurinë e jashtme të kësaj fabrike ku zhvillohej veprimtaria në fjalë.
DREJTORIA E MENAXHIMIT TË INSTALIMEVE DHE BURIMEVE TË MBROJTJES
MEMO
Drejtuar: Z.Fatmir MEDIU, Ministër i Mbrojtjes
Nëpërmjet: Kabinetit të Ministrit, Sekretarit të Përgjithshëm, Drejtorit të DHLMK
Nga: z.Shkëlzen MADANI, Drejtor i MIBM
Datë: 13.04.2007
Subjekti: Për një projekt urdhër të Ministrit
Zoti Ministër,
Bashkëlidhur po ju dërgojmë për nënshkrim projekt urdhrin: “Për zbatimin e vendimit nr. 138, datë 14.03.2007 të Këshillit të Ministrave, “Për procedurën e trajtimit të armëve, teknikës dhe pajisjeve të forcave të armatosura, të hequra nga armatimi dhe përdorimi”, për sa i përket shitjes për çmontim dhe çmilitarizim të një sasie municioni”.
Lutemi nënshkrimin për vijimin e procedurave.
Ju faleminderit.
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
MINISTRIA E MBROJTJES
MINISTRI
URDHËR
NR. 550, datë 25/4/2007
PËR ZBATIMIN E VENDIMIT NR. 138, DATË 14.3.2007 TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR PROCEDURËN E TRAJTIMIT TË ARMËVE, TEKNIKËS DHE PAJISJEVE TË FORCAVE TË ARMATOSURA, TË HEQURA NGA ARMATIMI DHE PËRDORIMI”, PËR SA I PËRKET SHITJES PËR ÇMONTIM DHE ÇMILITARIZIM TË NJË SASIE MUNICIONI
Mbështetur në nenin 102, pika 4 e Kushtetutës, në nenin 19, pika 2 të ligjit nr. 8671, datë 26.10.2000, “Për pushtetet dhe autoritetet e komandimit e të drejtimit strategjik të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar dhe në pikën e Vendimit Nr. 138, datë 14.3.2007 të Këshillit të Ministrave, “Për procedurën e trajtimit të armëve, teknikës dhe pajisjeve të Forcave të Armatosura, të hequra nga armatimi dhe përdorimi”.
Duke u bazuar në ofertat e bëra në Ministrinë e Mbrojtjes nga subjekte të ndryshme për shitje, për çmontim dhe çmilitarizim, dhe në vendimin nr.1, datë 10.04.2007 të Komisionit të miratimit të çmimeve të armëve, teknikës, pajisjeve, municioneve dhe lëndëve eksplozive të hequra nga armatimi e përdorimi në FA”.
Duke marrë në konsideratë analizën e kostos dhe vlerën e materialeve të dala nga çmontimi dhe çmilitarizimi i municioneve, të bëra nga ndërmarrjet ushtarake të vendit dhe vënë në dispozicion të Komisionit të Miratimit të Çmimeve.
Duke vlerësuar ofertat e ndërmarrjeve ushtarake të vendit dhe të ofertuesve të tjerë në fushën e armatim-municioneve, kapacitetet e tyre teknike, teknologjinë e përdorur në procesin e çmilitarizimit e çmontimit, afatet, ndikimi në mjedis të procesit teknik etj.
URDHËROJ:
1. T’i kalohen ndërmarrjes MEICO, për realizimin e procedurës së shitjes së municionit për çmontim dhe çmilitarizim brenda vendit, me shoqërinë “Southern Ammunition Company Inc”, që këtu e më poshtë do të quhet kontraktori, municionet e mëposhtme:
a) Fishekë kalibër 7.62 x 54 mm gëzhojë tunxhi, deri në sasinë copë 100 milionë
b) Fishekë kalibër 12.7 mm gëzhojë tunxhi, deri në sasinë copë 20 milionë
c) Fishekë kalibër 14.5 mm gëzhojë tunxhi, deri në sasinë copë 20 milionë
2. Ndërmarrja MEICO të lidhë kontratë me kontraktorin në bazë të kërkesave të përgjithshme të Kodit Civil dhe të përcaktimeve të pikës IV të Vendimit nr. 138, datë 14.3.2007 të Këshillit të Ministrave, “Për procedurën e trajtimit të armëve, teknikës dhe pajisjeve të Forcave të Armatosura, të hequra nga armatimi dhe përdorimi”.
3. Çmimet e kontratës së shitjes për çmontim dhe çmilitarizim me kontraktorin, të jenë çmimet e shitjes të përcaktuara nga Komisioni i çmimeve të ngritur në Ministrinë e Mbrojtjes.
4. Procesi i çmontimit dhe çmilitarizimit të municioneve të bëhet në ambientet e reparteve të FA, në kushte të rrepta vëzhgimi e sigurie.
Për këtë qëllim:
a) Komanda e Forcës së Bashkuar ngarkohet të vërë në dispozicion të këtij procesi një sipërfaqe terren në administrim të Ministrisë së Mbrojtjes të ndodhur në Gërdec (Vorë).
b) KFB të hartojë kontratë për dhënien me qira sipas procedurave të parashikuar në VKM, nr. 162, datë 7.3.2007, “Për dhënien me qira ose enfiteozë të pasurive të ndërmarrjeve shoqërive dhe institucioneve shtetërore”, me kontraktorin dhe të lejojë ndërtimin në këtë terren, strukturën e përkohshme industriale për çmontim dhe çmilitarizim. (Sipas grafikut kohor dhe planimetrisë përkatëse të miratuar).
c) Detyrimet e të gjitha natyrave që mund të lindin (ujë, drita, shfrytëzim trualli etj), do të jenë të gjitha në ngarkim të kontraktorit dhe nuk prekin në asnjë rast çmimin e kontratave me të.
d) Transporti i municioneve të përcaktuara në pikën 1, nga depot në vende për në Gërdec (Vorë), të realizohet sipas grafikut të hartuar nga KM me Ndërmarrjen MEICO.
e) Shkarkimi i municioneve nga mjetet e transportit është për llogari të firmës dhe ndërmarrjes MEICO
f) Ruajtja e territorit ushtarak të Gërdecit, të bëhet sipas rregullave për ruajtjen e depove të municioneve
g) Dorëzimi municioneve kontraktuesit nga MEICO, të bëhet kundrejt dokumentacioneve të rregullta kontabël e në prani të dëshmitarëve, në mënyrë të vazhdueshme, sipas kapaciteteve përpunuese ditore të kontraktorit.
5. Komanda FB të marrë masat organizative për lejimin e punonjësve të kontraktorit për kryerjen e punimeve dhe regjimin e hyrje-daljeve në ambientet e repartit.
6. Sekretari i Përgjithshëm MM lëshon lejet e eksportit (nëse kërkohen) të materialeve që rezultojnë nga procesi i demontimit.
7. Ngarkohen me zbatimin e këtij urdhri Shtabi i Përgjithshëm, Komanda e FB, Komanda Mbështetjes, Drejtoria e Logjistikës dhe Ndërmarrja MEICO.
8. Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë.
MINISTRI
FATMIR MEDIU
Liberté, égalité, fraternité
Oh dhe ky na qenka shkrimi yt plot brum, apo llogjike. Duhet te jesh studente e Filo qylit ti me siguri.
Te majtet nuk kane qene dakort me asnje ndermarrje te se djathtes?? Si psh ajo e pushtimit te cdo intitucioni kushtetues nga e djathta, duke perfshire Presidentin, kryeprokurorin, gjykaten e larte, madje edhe FSHFne duan ta zaptojne, duke shkaterruar keshtu cdo balance pushteti dhe kontrolli qe kerkon nje demokraci moderne?
Apo si ato iniciativat e prishjes se investimeve dhe projekteve te miratuara nga te majtet me pare duke filluar qe prej mbikalimit, Trenit Durres Tirane, projekteve te korridoreve ne Jug, TEC-it ne Vlore (te vonuar) etj etj?
Te majtet na qenkan te etur per pushtet sepse kerkojne mireqeverisje dhe pergjegjesi nga ata qe nuk ruajne dot as depot me municione, kurse te djathtet qe shkaktuan kete menxyre me paaftesine e tyre dhe prap kerkojne te manaxhojne sigurine kombetare qenkan - te paetur per pushtet?C'na the moj lule?! Ku i meson keto ti me qafsh.
Sulmet terroriste tani na i barazon me cfare ndodhi ne Shqiperi? Vertet? Njesoj eshte per ty detyrimi qe ka nje shtet per ruajtjen e objekteve te sigurise kombetare, sic jane depot e armeve me ate te ruajtjes te ndertesave private, qe qeveria i mbron por nuk mund ti ruaj dhe mirembaje nga sulme surprize dhe te qellimshme, ndryshe pra nga c'ben apo duhet te bej me depot e armeve!
Hmm se na flet edhe per hetuesine. Kush eshte ai gomar qe beson se hetimi i ketij incidenti do jete i paanshem, qekurse kryeprokurorja shqiptare nuk ishte gje tjeter vecse nje emerim dhe triumf i vullnetit politik te se djathteve, pa konsensus me te majtet. Eshte per te qeshur kur kerkoni ta shisni sapunin per djath, dhe ligjeroni ketu plot normalitet per drejtesi, sikur shteti i Rrumpallave te mos kete asnje problem me menyren sesi eshte strukturuar, ekuilibruar, dhe sesi funskionon. 6000 ton municion qe shpertheu nuk ishte mjaftueshem qe ta vertetonte kete per ty? Per ty me siguri nuk ka asnje problem me ate shtet? Epo e ke ngaqe je plot mend me siguri, sic thua edhe vet.
Ndryshuar për herë të fundit nga Zarathustra. : 24-03-2008 më 13:58
Krijoni Kontakt