E gjithe kjo qe ndodhi ne Gerdec, me duket nje loje mafioze e qelbur, asgje me shume. Mjere populli, dy here i mjere dhe jetim.
Ne emer te njerezillekut, ndaloni te shkretoni ate vend zoterinj fajtore!
E gjithe kjo qe ndodhi ne Gerdec, me duket nje loje mafioze e qelbur, asgje me shume. Mjere populli, dy here i mjere dhe jetim.
Ne emer te njerezillekut, ndaloni te shkretoni ate vend zoterinj fajtore!
Interesante rrymat e debatit...Asnjanesit dolen si te puna e sherrit fetar mes shqiptareve...Une jam ateist,po ti mos me shaj fene,se ta bej gropen...dmth ti myslyman moj me shaj ortodoksine apo katolicizmin apo ti kristian mos me shaj myslymanizmin....Te keqen e ateistit..Po sikur te ishte besimtar i vertete ky 'ateisti'?!
Ne radhe te pare asgjesimi i municionit sic e kishte thene Mediu,eshte me se shumti rezultat i mungeses se fondeve per tu perkujdesur per te e jo sic thuhet rendom- Ishte i skaduar...Gjithsesi...
Kur shqiperia paska pasur gjithe kete fond ne prag te 'skadimit',perse nuk u be shitja e tij,nga 1992-2008 por u prit te 'skadonte' per tu asgjesuar?
Ne vend qe te nxirreshin miliarda dollare nga shitja u parapelqye te pritej sa te 'skadonte' qe te shpenzoheshin edhe 50 milione dollare per asgjesimin...
Kjo tregon nje 'largpamesi' te theksuar te Berishaqit 1 dhe 2 dhe te 8 vjecarit te Nanoidhit,ne mbrojtjen e pasurise e interesave kombetare ne pergjithesi....
Shkaterrimi i ushtrise shqiptare ishte ne axhenden e Berishaqit 1 dhe me punen e tij heroike per shpetimin e Shqiperise nga ushtria e saj ,i ndihmuar dhe nga ministri me zhulaq apo zhulalaq qe mund te ekzistonte,arriti ta katandise brenda 5 vjetesh ushtrine e fuqishme shqiptare ne nje kufome te pakallur ne varr...Ne 1992 ti afroheshe nje reparti ushtarak i shtyre nga kurioziteti,nenkuptonte te lozje me jeten tende,kurse ne 1997 popull i thjeshte e bandite bashke,kryen nje bastisje shembullore duke ndjekur ato vargjet e famshme te Nenes Shqiperi:
Ne mos kini arme gjeni
ja rrembeni atij qeni !
Ndokujt mund ti jete dukur vetja si partizani i vogel Velo...
Po mos mbaroi me kaq,puna e grekut ne Shqiperi...U hidheruan ca se i doli me efekte anesore 1997,sepse shume armatime perfunduan ne duart e luftetareve te UCK-se,si pasoje e dobesise serbe,qe nuk e mendonin,por e moren veten shpejt me Nanoidhin...
8 vjet Nonoidhistike dhe aviacioni perfundoi jeten e vet mese te lavdishme e aeroportet per fatin e keq ,kishin kosto te larte per tu kthyer ne - 'fushat e gjera me lule,ju kam ndermend dite e nate' keshtu te respektohej deshira e te madhit Naim,deshire qe i rrinte shume per zemer Nanoidhit dhe ishte lajtmotivi i Nanoidhistikes... Nga 200 avione prej te cileve 5 skuadrilje (60 cope) ishin me mig 19 dhe 1 skuadrilje ne Gjader me mig 21,parashikohej te mbijetonin 0 avione ,cka u arrit me mandatin e 2 Berishaqis...Te shitej ndonje ishte krim moral se shqiptaret nuk shesin arme qe te gjakosen popujt e tjere...Sa njerez te mire e punetore i kemi ata lart,u del koha te mendojne edhe per kanibalet e kongos...(kanibalizmin ne kongo ma ka vertetuar nje italian qe ka jetuar 15 vjet atje )
Brigadat e tankeve ndodheshin ne cdo rreth...2000 tanke e mjete te blinduara...vertet shumica ishin tanke te vjeter,po nje pjese e mire me nje upgrade beheshin te pershtatshem,pastaj tanku ka nje veti te cuditshme,ka nje top ne balle,keshtu qe mund te perdoret si artileri fushore e levizshme,po ta mbash me graso ne tunel,per rast lufte...
Ncuq,thane njezeri Berishaq e Nanoidh -cuditerisht pervec korrupsionit,carmatimi ishte pika tjeter e perbashket- ne jemi vend paqesor keshtu qe sic tha Jezu Krishti 'ka ardhur koha ti kthejme shpatat ne lopata' ,prandaj tanket ti kthejme ne hekur e me hekurin te prodhojme gozhde demokratike,per ndertimin e pallateve demokratike(te tille se ka tipa si aleksander meksi qe jane ndertues te famshem)...
Epo mire ngushellohemi me armet kimike,ne rast lufte askush nuk na perdor dot kunder arme te tilla,se i kemi edhe ne e sdo t'ja mbaje...
Fap,Berishaqis shpalosi moralin e Berishaqistikes :
Shqiperia i vetmi vend ne bote qe heq dore nga armet kimike!Gjithe bota le ta dije se ne jemi popull paqesor e kurrsesi nuk duam lufte(nuk duam te mbrohemi,duket me e sakta)
Vdesim te jemi i vetmi vend ne bote,si ne kohen e xhaxhit,kur ishim i vetmi vend ne bote pa fe dhe i vetmi vend ne bote qe zhvillohej me forcat e veta,i vetmi vend ne bote qe u clirua nga gjermanet me forcat e veta e i vetmi vend ne bote qe zbatonte me perpikmeri Marksizem-Leninizmin....
Pasi u bitis edhe kjo pune,i erdhi radha municioneve te artilerise sidomos...Kemi (kishim) gati 3 mije gryka artilerie e municon pafund per to...
Pse mos ta asgjesojme edhe artilerine? A nuk eshte me e ndershme te mos kemi arme qe shkaktojne shume viktima me nje te shtene?
Te kujtohet filmi samuraji i fundit,kur samurajte, topat e armet e zjarrit i shihnin si te pandershme...
Perpara Berishaqis,se po ja nxjerr fundin ushtrise shqiptare..edhe pak duhet,pastaj greku e serbi do na shikojne ashtu sic ishim deri ne 1912, Nje tufe shqiptaresh qe kishin zemren sa nje shtepi,po vecse porta ishte e hapur,mungonin brinjet qe mbrojne zemren,kishim vec pushke te vjetra me municion te kufizuar e gjokse per t'ju bllokuar gryken topave te armikut...
Ja ta gezojme Naton dhe Naten ushtarake ku jetojme...Mjere banoret e Gerdecit...Fati i tyre i keq mund ti binte kujtdo e me cpo shihet e ardhmja ate mund te na rezervoje te gjitheve...Ka ardhur koha ta zbrasim shqiperine nga shqiptaret..ne fund te fundit jetohet me mire jashte saj,pyesni ata qe jetojne jashte e qe sdo kthehen me se c'mendojne....
Shqiptari e ka care rrugen e historise me Palle ne dore!
mediu dorehiqet???!!!
e perse?!
cfare faji ka ministri i Mbrojtjes per predhat e hales enver hoxha?????
te vjen keq per tragjedine por para se te shajm mediun duhet te kthehemi prapa ne kohe dhe te nxjerrim fajtorin e vertete qe eshte Enver Hoxha.
ishte ne zone banimi??????
po sa mire i ndertojn shtepite keta njerez afer bazave ushtarake sepse toka nuk ka pronar dhe pothuaj se te gjitha ndertimet jane pa leje.
te mos bejn tani si gjynafqare te gjithe.
ne rast lufte dihet qe bazat ushtarake bombardohen te parat, kjo nuk ishte lufte por banoret te mendohen mire para se te ndertojn afer bazave te ushtrise shqiptare.
vari leshte
ka faje mediu o oliinter..
nuk mund te cfajesohet me askush me enverin.. mbas 20 vjetesh..
gerdecet ..pra keto mbetjet e depot me municion.. duheshin trajtuar ushtarakisht e jo katundarisht..
mediu u be minister i mbrojtjes e ditet e para te punes ne se do i ndodhte nje "gerdec" edhe sdo ta fajesonim.. por mbas 2-3 vjetesh ai eshte plotesisht pergjegjes per cka ndodh ne sferen ushtarake..dhe gerdeci me cka kish brenda ishte ceshtje ushtarake.. sepse aty nuk kishim qepe e konserva e kepuce..por predha luftarake..
gerdeci ngre shum probleme tani.. dhe nje nga ato eshte se u demaskua nje metod pune nder qeveritaret tane.. socialist e demokrate.. pra tender-xhillyku.. pra te berit e punve me metodat tashme te mirnjohura si metoda hajdutlleku e grabitjeje.. metodat qe.. cdo pune.. qe ke si minister tja "rrasesh" privatit.. e vet si qeveritar.. hidh firma e vula ujdis kollaret e thaset me para e ec para.. e ci ki temen e semes se cbehet..
e keqja tjeter e madhe tani eshte se.. kanibalet jan ne feste.. gerdeci u ngjalli nepsin per pushtetin te cilin keta kanibale e perdoren per vjedhje e krime..
selia roze.. shpella e vampireve po levrin nga cakenjte qe po behen gati te bejne 97-te te rrufeshme.. e pastaj te rivendosin diktaturen e gjysherve e baballareve te tyre kanibale..
e pastaj te na festojne trimfalisht 100 vjetorin e perendise se tyre..enverit..
Përveç të mirave që mund ti vinë këtij shteti e kombi nga dorëheqja e Berishës asgjë të keqe nuk ka .
Berisha e Nano janë tumor , po e gërryejne pak nga pak Shqipërinë , se kuptoj si ka akoma njerëz që mendojnë se dorëheqja e Berishës mund të ndikojë për keq . Berisha duhet të ishte larguar nga politika shqiptare 10 vjet më parë , është fatkeqsia e këtij kombi së bashku me binjakun e tij Nano. Shqiptarët duhet të bashkohen dhe punojnë përditë për largimin një orë e më parë të Sali Berishës nga drejtimi i shtetit , çdo minutë që ai kalon në krye të qeverisë janë shumë hapa prapa për ne .
Si është e mundur që të tilla katastrofa pa preçedent ndodhin vetëm gjatë qeverisjes së tij , a mos vallë duhet djegur dhe një herë Shqipëria që ky përbindësh të largohet apo është misioni i tij të kthejë dhe një herë 97-ën ?
Ngjarja e Gërdecit ka shumë gjëra që duhen sqaruar , pavarësisht se e vërteta vështirë se do dali .
Ja se si shkojne punet ne Shqiperine tone te dashur.. lexojeni kete
Drejtori i fabrikës së armëve, vëllai i trafikantit të drogës
• Vëllai i superbosit, i emëruar si drejtor i ri i objektit më të madh të industrisë ushtarake në vend, është njëkohësisht dhe kreu i PR-se në qytetin e Beratit Version multimedial i ketij lajmi
Qysh nga dhjetori i vitit të kaluar në detyrën e drejtorit të Kombinatit Ushtarak të Poliçanit, u emërua Kasëm Mahmutaj, vëllai i Gazmend Mahmutaj, i arrestuar në Itali në nëntor të vitit 1998 ndërsa ishte në shoqërinë e ish-Ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu. Gazmend Mahmutaj është dënuar me 10 vjet burg nga një gjykatë italiane për trafik prostitutash dhe i inkriminuar në Milano si kreu i një organizate ndërkombëtare trafiku heroine. Vëllai i superbosit, i emëruar si drejtor i ri i objektit më të madh të industrisë ushtarake në vend, është njëkohësisht dhe kreu i Partisë Republikane në qytetin e Beratit, madje ka qenë dhe kandidat i kësaj force politike në zgjedhjet për pushtetin vendor në shkurt 2007.
Tani mund të ndodhë që pas këtij emërimi në krye të një fabrike të rëndësishme ushtarake, vëllai i një trafikanti droge të përfaqësojë Shqipërinë në takimet me përfaqësues të NATO-s në sektorin e armëve.
Emërimi i një agronomi në drejtimin e Kombinatit Ushtarak shkaktoi reagime të forta në pushtetin vendor të Poliçanit, por ish-Ministri i Mbrojtjes Mediu, as që e vuri ujin në zjarr për shqetësimet e këtyre të fundit. “I jam drejtuar edhe kryeministrit Berisha në lidhje me emërimet e bëra gjatë kohëve të fundit në kombinat’’ deklaron dje kryetari i Bashkisë së Poliçanit, Adriatik Zotka (Pbdnj).
Por njohja e Mediut me Mahmutajn nuk vjen vetëm për faktin se ai ka qenë drejtues i lartë i degës së PR-së në Berat, por dhe për shkak të një miqësie më të hershme me vëllain e tij Gazmendin, e bërë publike nga autoritetet policore italiane në nëntor 1998.
Incidenti
Më 18 nëntor 1998, Gazmend Mahmutaj, një personazh i njohur i botës së krimit në Berat, ishte duke kaluar tranzit në aeroportin “Malpensa” në Milano, sëbashku me një grup parlamentarësh shqiptarë. Deputetët nga Shqipëria shkonin në Parlamentin Europian për një mbledhje për krimin e organizuar. Mahmutaj, e dinte që ishte në kërkim nga autoritetet italiane, prandaj duke përfituar nga miqësia me kryetarin e Partisë Republikane Fatmir Mediu, kishte siguruar dokumenta të falsifikuara me emrin Raqi Gjoni. Pavarsisht dokumentave të falsifikuara dhe faktit që ishte pjestarë i një delegacioni parlamentarësh shqiptarë që shkonin në Francë, Mahmutaj nuk mundi ti shpëtonte policisë.
Mahmutaj
Gazmend Mahmutaj është një nga personazhet më të njohur në qytetin e Beratit. Në mesin e viteve ’90 ai u skedua si i dyshuar për trafik prostitucioni në vendin fqinj Itali. Gjatë hetimit u siguruan prova që dëshmonin se Mahmutaj ishte fajtor për këtë vepër penale dhe gjykata e Milanos e dënoi atë me 10 vjet e 8 muaj burg. Në tetor të vitit 2000, ndërsa Mahmutaj ishte duke vuajtur dënimin e parë, prokuroria antimafie e Milanos lëshoi një urdhër të dytë arresti për të. Këtë radhë, Mahmutaj akuzohej se ishte kapo i një organizate ndërkombëtare të trafikut të drogës. Gjatë zbardhjes së 60 mijë faqeve me biseda të rregjistruara të anëtarëve të organizatës së Mahmutajt, u siguruan të dhëna që provonin aktivitetin e tij. Nisur nga këto informacione autoritetet italiane organizuan një operacion, duke arrestuar 45 anëtarë të organizatës, një pjesë e mirë e të cilëve ishin shqiptarë nga Berati, si dhe kapi 100 kilogram heroinë e kokainë. Sipas autoriteteve italiane, organizata e drejtuar nga Gaz Mahmutaj kishte lidhje që nisnin nga Turqia ku siguronte heroinën dhe deri në Amerikën Latine ku merrnin kokainën, të cilën më pas e shisnin në qytetet kryesore të Italisë me një rrjet shpërndarësish të përhapur në gjithë territorin e Gadishullit Apenin dhe në disa vende të tjera të Evropës.
BW
Lumi ka ujin e paster ne burim
Kombi mbi te gjitha
PARA KOMBIT DHE KOMBESISE. VE NJERIUN;
Ku i ke informatat e rreme! Apo tani edhe 1997 nuk ka ndodhur! Cfare nje shtetas shqiptar nuk ka te drejte te kerkoj doreheqjen e nje qeverije te papergjegjshme si ne kohen e enverit se e fusin ne burg per agjitacion e propagande! Po harroni qe me shpifjet e Berishes u mbush tete vjete parlamenti e me kerkesa per doreheqje nga mengjesi ne darke per dyshime vjedhjesh si komisioni per hetimin e Rames!
Po nuk ju vjen nje cike turp! Po cipe s`keni fare! Nga vini ju ore, ku keni lindur ku jeni rritur me c`fryme, kush ju ka edukuar e ema e Hitleri apo e Stalinit.
Lerini keto pallavra!
Tani sipas Brarit zjarrin ja vuri Erion Bracja fabrikes! Vetem se opozita kerkoi doreheqjen qeverise!
Salamandra po kerkon komplotin e rradhes!
Turp e faqja e zeze
Berisha Mashtroi Per Gerdecin
Publikohen të gjitha detajet e kontratave që sollën procesin e çmontimit të predhave me më shumë se 300 viktima
MEICO dhe SAC lidhin marrëveshjen por ajo shkelet haptazi duke shkaktuar edhe tragjedinë
TIRANË- Kontratat e tragjedisë së Gërdecit janë dëshmia më e fundit e abuzimeve të kryera në procesin e çmontimit të municioneve të rënda ushtarake. Në dukje dy kontrata tepër të rregullta por që asnjë prej tyre nuk është zbatuar në praktikë. Ministria e Mbrojtjes ka bërë dje publikimin e tyre pas tre ditësh zvarritje por ato kanë zbuluar edhe abuzimet e shumta që kanë ndodhur. Duke nisur nga mënyra e çmontimit të predhave e deri tek siguria tepër e ulët, janë vetëm disa arsyet e tragjedisë që ka shkaktuar deri tani 16 të vdekur dhe 300 të plagosur. Publikimi më në fund i kontratave ka "nxjerrë zbuluar" edhe kryeministrin Berisha, i cili është fshehur për ditë me radhë pas faktit që çmontimi i predhave bëhej nga një kompani amerikane. Në kontratë është përcaktuar tepër qartë se firma amerikane do të marrë një nënkontraktor për të kryer punën e saj. Për këtë nënkontraktor qeveria shqiptare nuk ka asnjë të dhënë, nuk ka asnjë kontratë të lidhur dhe nuk di se çfarë personash punonin në këtë proces të rrezikshëm.
Dy kontrata me vlerë rreth 2.2 milionë dollarë amerikanë dhe një listë e gjatë shkeljesh që i shoqëron. Kontratat janë firmosur nga drejtori i MEICO, Ylli Pinari dhe personi i deleguar i Southern Ammunitions Company, Patrick. C. Henry III. Kontrata e parë është lidhur më gjashtë qershor të vitit të kaluar dhe ka si qëllim shitjen e municioneve që do të kalojnë përmes procesit të demilitarizimit. Kontrata është për shitjen e 50 milionë e 100 mijë fishekë nga kalibri 12.7 mm deri tek ai 54 mm dhe vlera totale e saj është 1.611 milionë dollarë amerikanë. Ndërkohë kontrata e dytë është lidhur më 28 dhjetor 2007. Ajo ka një vlerë prej 582 mijë dollarësh amerikanë dhe parashikon demolimin e predhave me kalibër nga 20 deri 152 mm.
Kontratat parashikojnë ngritjen e fabrikës së çmontimit në Gërdec të Vorës dhe një pjesë e territorit do të jetë nën kontrollin e forcave të përbashkëta. Ndërkohë i gjithë territori do të jetë në përdorim të firmës amerikane deri në përfundim të kontratës. Kjo pjesë e kontratës nuk është zbatuar asnjë herë pasi në vendin ku bëhej çmontimi nuk ka pasur asnjë roje ushtarake. Ka qenë një kompani private sigurie e paguar nga SAC dhe askush tjetër nuk ka pasur dijeni se çfarë ndodhte aty. Më pas në kontratë saktësohet se MEICO duhet të marrë përsipër transportin e municioneve deri në fabrikën që ndodhet në Gërdec. Më pas municionet merren në dorëzim nga firma amerikane dhe ajo mban përgjegjësi të plotë për to. Të gjitha shpenzimet që kanë të bëjnë me demolimin, transportimin e armatimeve si dhe kostot e tjera si qiraja e tokës e faturat e ujit dhe energjisë elektrike merren përsipër nga SAC.
Municionet luftarake duhet të dorëzohen në Gërdec çdo ditë nga MEICO. Dorëzimi i tyre bëhet në prani të dëshmitarëve, të cilët verifikojnë edhe dokumentacionin përkatës. Një tjetër detyrë e MEICO është sigurimi i lejeve të punës për firmën amerikane si dhe punëtorët e saj. Por përveç dorëzimit të municionit çdo ditë nga ana e MEICO, SAC duhet të kujdeset që çdo ditë të hiqet baruti dhe tritoli. Predhat e çmontuara përmbajnë hekurishte për skrap, bronc, barut dhe tritol. Këto dy të fundit janë elementë tepër të rrezikshëm dhe për pasojë duhet të largohen çdo 24 orë nga vendi i demolimit. Sipas kontratës, eksplozivët duhet të dërgohen në magazina të veçanta, ruajtja e të cilave do të bëhet nën masa tepër të rrepta.
Kushtet e sigurisë
Një pikë e kontratave është ajo ku shpjegohen masat "tepër të larta të sigurisë". "Demolimi i municionit do të bëhet në kushte tepër të larta sigurie, sipas specifikimeve teknike që kërkon ky proces",- thuhet në kontratë. Por në realitet masat e larta të sigurisë përfunduan në një territor të rrethuar me llamarina, brenda të cilit punonin disa fshatarë të gjorë që nuk kishin asnjë dijeni për rrezikshmërinë e predhave luftarake. Këta janë edhe viktimat e tragjedisë. Sigurisht që dikush, ose më saktë shumë zyrtarë shtetërorë, duhet të mbajnë përgjegjësi për këtë fakt.
Specialistët amerikanë
Kontrata parashikon edhe ndërtimin dhe instalimin e të paktën dhjetë vijave demilitarizimi dhe sigurimin e nga katër deri në dhjetë teknikëve që kanë si detyrë instalimin, supervizimin dhe mirëmbajtjen e pajisjeve. Në realitet punëtorët panë vetëm një herë ca "specialistë" që u dhanë këshillën e vlefshme: Mos pini duhan mbi barut!.
Baruti dhe tritoli
"Baruti dhe eksplozivë të tjerë nga çmontimi duhet të transportohen jashtë qendrës së çmontimit drejt magazinës së barutit ose eksplozivit sipas të gjitha rregullave teknikë të këtij procesi. Transportimi i barutit duhet të kryhet jo më pas se një herë në 24-orë",- thuhet në kontratat e nënshkruara nga MEICO dhe SAC. Por punëtorët e mbijetuar të tragjedisë kanë deklaruar se baruti e tritoli që shpërthyen mesditën e së shtunës kishin ditë që ndodheshin aty, pa ndonjë magazinim të veçantë.
Kompania amerikane mohon kontratën e dytë. Dyshohet se ajo është falsifikuar gjatë ditëve të fundit
SAC: Nuk kemi lidhje me demolimin e predhave
Përfaqësuesit e firmës amerikane "Southern Ammunition Company", thanë dje se ata nuk kanë qenë të përfshirë në operacionin e fundit në fshatin Gërdec për çmontimin e municioneve. Të kontaktuar nga Zëri i Amerikës, përfaqësues të kësaj kompanie me qendër në Karolinën e Jugut, shpjeguan se kontrata me Ministrinë e Mbrojtjes të Shqipërisë ishte lidhur në prill të vitit 2007, për të çmontuar municione të kalibrit të vogël dhe kishte përfunduar në dhjetor të 2007. Kontrata, sipas tyre, përfshinte vetëm dhënien e pajisjeve dhe jo transport, ose personel, dhe vetëm për çaktivizimin e municionit të kalibrit të vogël. Zyrtarët e firmës thonë se aktiviteti i tyre është zhvilluar në fshatin Gërdec, aty ku ndodhi shpërthimi i të shtunës. Sipas zyrtarëve të kësaj firme, një operacion i dytë, filloi në janar të vitit 2008, për çmontimin e municioneve me kalibër të madh, por ky operacion nuk përfshinte kompaninë Southern Ammunition. Kompania, thonë zyrtarët e saj, nuk ofroi njerëz, teknologji apo pajisje për operacionin e dytë. Sipas zëdhënësit të saj, kjo firmë ka punuar me kompaninë lokale shqiptare, por vetëm për municionet me kalibër të vogël dhe jo për ato me kalibër të madh që filluan të çmontohen pas janarit. Ndërkohë kryeministri Berisha është justifikuar dje duke thënë se me këtë çështje është marrë vetëm Ministria e Mbrojtjes. "Kompania ka paraqitur një kërkesë me shkrim dhe se disponojmë kërkesën me shkrim të kompanisë për një kontratë të re për çmontim municionesh. Përveç kësaj kërkesë, Ministria e Mbrojtjes disponon dokumentin apo kontratën e firmosur, siç thotë drejtoria përkatëse e marrëdhënie tregtare, me kompaninë në fjalë. Të themi tani që këto të jenë falsifikuar të tëra unë më duket një gjë jashtë të gjitha... megjithatë, ka një hetim nga prokuroria e vendit, e cila po punon dhe do të punojë për zbardhjen e plotë të të gjitha përgjegjësive. Ministria e Mbrojtjes ka afruar dhe do të ofrojë çdo dokument që nevojitet, dhe jo vetëm prokurorisë, por edhe medieve",- tha kryeministri Berisha. Ai ia ka hedhur të gjitha fajet Ministrisë së Mbrojtjes dhe firmës MEICO. "Nuk kam pasur asnjë dijeni për nënkontraktimin dhe kryeministri nuk ka dijeni për asnjë nga kontraktorët. Nëse i referohemi ligjit të ri të prokurimit publik, ligj i ri i prokurimeve publike i ka hequr çdo të drejtë Këshillit të Ministrave që të sillet si autoritet kontraktues kolektiv. Në asnjë rast kryeministri dhe KM nuk ka dijeni për nënkontraktorët, ka një rrethanë në të cilën kryeministri mund të ketë dijeni dhe kjo është kur vijnë ankesat, pasi atëherë kemi një departament të antikorrupsionit, kryeministri nuk ka dijeni për firmën kontraktuese",- tha Berisha.
Dyshimi për falsifikimin e kontratës së dytë
Pikërisht kjo kontratë e dytë e lidhur me kompanisë shqiptare MEICO dhe "Southern Ammunition Company Inc"është tepër e dyshimtë. Ajo është firmosur nga Ylli Pinari dhe Patrick. C. Henry III, ashtu si dhe kontrata e parë. Por përveç faktit që kjo kontratë është mohuar nga pala amerikane, edhe firmat që ndodhen në të janë disi të dyshimta. Firma e Ylli Pinarit është e njëjtë në të dyja faqet ndërsa ajo e Patrick. C. Henry III është krejtësisht e ndryshme. Edhe me sy të lirë mund të dallohet shumë lehtë ndryshimi mes dy firmave. E nënshkruar më 28 dhjetor të vitit të kaluar, kjo kontratë nuk tregon vendin se ku është bërë firmosja.
Liberté, égalité, fraternité
Prokuroria tani ka nje rast per te provuar pavaresine aq shume te perfolur gjate gjithe pas-90 ne Shqiperi por e gjitha kjo eshte nje pikepyetje e madhe. Pronari i kioske-fabrikes (me precedent ligjor) Delijorgji ka mundesine qe te ftilloje kete lemsh qe ka dale ne siperfaqe pas tragjedise. Une jam skeptik sepse ne keto 17 vjet nuk ka dal ndonje hetim qe te nxjerre ne drite bashkepunetore me pushtet.
Kerkesa per doreheqja te Berishes ne kete mesele nuk me duket e arsyeshme, po mbase e shoh une me syze tifozi. Nga ana morale, me duket se doreheqja e Mediut dhe me vone dhe heqja e imunitetit, ishte/eshte e detyrueshme dhe e mjaftueshme per zbardhjen e ngjarjes. Berisha si kryetar qeverie, merr persiper kostot e cdo deshtimi gjate qeverisjes se tij, kushdo qofte sektori i vecante, sikurse merr meriten per arritjet. Keto kosto jane politike dhe shfaqen ne zgjedhjet e rradhes. Nga nje gjykim me praktik, doreheqja e Berishes praktikisht do te thote zgjedhje te parakohshme, sepse tek e djathta nuk ka asnje figure (sidomos me punesimin aktual te Topallit dhe Topit) me personalitet per te drejtu vendin. Nderkoh qe ne prag te fteses per ne NATO (uroj qe ta marrim, mgjths pas kesaj qe ndodhi eshte nje pikepyetje tjeter e madhe) nje krize e tille politike eshte e barabarte me harakiri. Akoma me teper, te besh zgjedhje ne amulline e tanishme, pa reforme zgjedhore, pa infrastrukturen e nevojshme (regjistri elektronik, kartat e identitetit etj) kur Evropa u ngjirr duke na thene beni zgjedhje te pakontestueshme vetem sa do pillte nje shumice qeverisese qe ne cdo komunikim me Evropen per kater vjetet e ardhshem do kishte njollen e standarteve te munguara.
Mesimi qe duhet te nxjerrim ne si shoqeri e shtet nga kjo tragjedia eshte qe te vleresojme jeten ne menyre proaktive jo thjesht reaktive. Lajtmotivi i reagimeve te ketyre diteve ka qene nje: ne Shqiperi jeta eshte shume e lire. Deri tani shenjat kan qen aty, kur njerezit vdesin ne Bulqize, ne Farke, ne aksidente automobilistike. Por asnje nuk ishte aq masiv dhe tragjikisht spektakolar sa shperthimi i Gerdecit, ndaj dhe ky i fundit terhoqi me teper vemendje e beri me teper buje. A jane te shmagshem keto tragjedi? Jo, asnjhere nuk jane 100% te shmangshem. Cdo situate ne vetvete permban rrezikun. Detyra e shtetit eshte te beje kontrollet e duhura (qe me fjale, letra, rregullore e ligje i kryen) qe te minimizoje sa te jete e mundur kete rrezik. E kjo ne rastin ne fjale te Gerdecit behej duke e zhvendos fabriken ne nje zone te pabanuar, me masat e duhura te sigurise dhe duke kontraktuar kompani te specializuara per cilesine e punes qe po behej. Ne rastin e Bulqizes behej duke detyruar pronarin e huaj te rrise kushtet e sigurise duke bere investimet e duhura. Ne rastin e aksidenteve rrugore, behej duke marre masat te rrepta ndaj shkelesve te rregullores, ndaj policeve qe mbyllin syte para ryshfetit. Por smbaron me kaq. Fatos Lubonja e kishte permendur shume sakte ne nje shkrim (te djeshem me duket). Jane dhe shume situata te tjera te rrezikshme ku shteti ben te kunderten e asaj qe duhet te beje: shton probabilitetin e tragjedise. Rruget e ngushta ku nuk hyn dot zjarrefiksja ne rast zjarri ne Tirane per shkak te babezise per te fituar cdo meter katror te mundshem, suvate e tavaneve te shkollave qe bien mbi koke te femijeve per shkak te punes se dobet, cilesia e ajrit te Tiranes qe pa buje behet shkak per mbase qindra raste kanceri mushkerie apo semundjesh te tjera. Mbase duket pa lidhje me temen, po per mendimin tim, te gjitha jane pasqyrime te te njejtes mendesi te semure te te berit shtet ne Shqiperine tone: varja ligjeve, shif te maksimizosh perfitimin duke i mbyllur gojen me para perfaqsuesve te shtetit, prokurorise, gjykates e me keshtu me rradhe. Vetem se flaka dhe trandja e tokes nga shperthimi i Gerdecit eshte shume me i dukshem sesa ajri i ngarkuar me elemente te ngurte i Tiranes.
Lulet edhe mund ti shkelin por Pranveren nuk mund ta ndalin dot.
Krijoni Kontakt