Permasat e ngjarjes qe ndodhi ne fshatin Gerdec pak kilometra larg kryeqytetit, Tirana, natyrshem ishte nje tragjedi. Pas asaj qe u kthye ne realitet rrenqethes, qartazi shohim teksa shfaqet ana e pasme e shtetit ne pergjithesi dhe strukturave te mbrojtjes ne veēanti. Solidariteti i popullates per ta perjetuar kete tragjedi me dhimbje dhe per te ofruar sejcili dicka nga vetja e tij ne mbeshtetje per te mbijetuarit e kesaj ngjarje te rende duket se u zbeh dite pas dite me mobilizimin e politikes per te marre nen zoterim vijen e pare te frontit te debatit, konfliktualitetit, zhurmes dhe ligjerimet e pafundme, e tam-tames e oponences.
Rendom si dhe ne ngjarje te tjera, ndoshta jo te permasave te tilla, e pse jo dhe me me shume viktima, kujtojme Otranton, klasa politike pernjehere turret te zere foltoret dhe podet e shesheve per te derdhur tere vrerin dhe helmin politik te mbledhur.
Tendenca per te shfrytezuar per kapital politik, apo epersi ne garen e veshtire te kreut, duke u kthyer ne nje mjet ne duart e politikes shqiptare sjell nje dem te zbardhjes se ngjarjes, shkaktaret qe finalizuan tragjedine, e me pas venien para drejtesise te te gjithe pergjegjesve.
Ndersa politika eshte gjithnje ne krye, per te thene ajo fjalen e pare e te fundit, kompetentet mbeten te eklipsuar. Sakaq pergjegjesit qe duhet te pergjigjen para drejtesise, se sben duhet te jene te nje ngjyre politike, pavaresisht se mund te kene edhe larushi ngjyrimesh ne kete katrahure te abuzimit me pushtetin dhe perfshirjes ne afera te pista. Drejtesia mbetet ne miniature dhe politika kerkon dhe ngulmon te zbardh gjithcka me tam-tame politike
Krijoni Kontakt