Close
Faqja 4 prej 7 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 67
  1. #31
    Citim Postuar më parë nga IL__SANTO Lexo Postimin
    Ore ca Ligji flisni juve.Ne Shqiperi tabela ne gjuhe te huaja se duan Himarjotet?????????????????????

    Pse ore ata komandojne Shqiperine?????

    Po ata duan qe tu besh pashaport me Vize per te hyre ne Vlore qe ta marrin vesh ca behet se shume jane zgjeruar.Por skane faj me kete qeveri qe kemi neve mos te duket cudi kur te shpallen Autonom!
    Un thjesht po kerkoj te marr vesh se si eshte ligji ne lidhje me kete pune se Gjirokastra e Saranda jane te mbushura me tabela ne greqisht.

    Une e thashe dhe me lart qe Shqip dhe anglisht mjafton per vendet turistike, shqip vetem ne vendet e tjera.

  2. #32
    Emathia Maska e MaDaBeR
    Anëtarësuar
    20-05-2003
    Vendndodhja
    Në çdo vend ku ka jetë
    Postime
    5,321
    Ore po le te jete sado kokforte Bollano-ja, qe vetem kokforte nuk eshte, ato tabela do ngulen serish dhe do jene vetem Shqip. Nuk do plotesojme tekat e 3 vetave duke thyer rregullat e 3 milione te tjereve. Ça u be ketu? U lirua? Shpresoj qe qeveria te mare masa per kete akt te papergjegjshem te nje personi qe ka nxitur gjithmone vetem sherr dhe asnjehere nuk eshte bere pjese e bashkepunimit ne te mire te komunitetit.

    Dhe, ato tabelat do te behen ne te dyja gjuhet vetem kur Greqia te ktheje tokat çameve dhe ne kufirin grek tabelta te jene ne te dyja gjuhet. Çdo gje eshte reciproke. Apo jo?
    Për inad të Djallit dhe Shqyptarëvet, Zoti ka me mbajtë Shqypninë më kambë me nder e me lumni

  3. #33
    SupremacY Maska e IL__SANTO
    Anëtarësuar
    23-08-2004
    Vendndodhja
    Larg
    Postime
    4,248
    Citim Postuar më parë nga Qyfyre Lexo Postimin
    Un thjesht po kerkoj te marr vesh se si eshte ligji ne lidhje me kete pune se Gjirokastra e Saranda jane te mbushura me tabela ne greqisht.

    Une e thashe dhe me lart qe Shqip dhe anglisht mjafton per vendet turistike, shqip vetem ne vendet e tjera.
    O lale jo per te ofenduar por ne Shqiperi ska Qeveri qe ndodhin gjera te tilla jo me Ligje per tu Zbatuar.Jetoj ne Itali ne Rimini nder zonat me turistike edhe tabelat jane vetem ITALISHT edhe jo dygjuheshe.
    Hapu Shoqe Se Skom Frenaaa.

  4. #34
    .:: Garda e VjeTeR ::. Maska e engjulli_peje^
    Anëtarësuar
    15-11-2002
    Vendndodhja
    Jetoj ne Hen Ne Boten E Dashuris ,Larg Fierit Tim Te Dashur Larg Miqeve TE Mi Edhe Shqiperis.
    Postime
    430
    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Nëse tabelat u hoqën se ishin vetëm në shqip, le të bejnë tabela të reja dhe ti vënë edhe shqip edhe greqisht dhe le ti ngrejnë tabelat përsëri. Dhe problemi u zgjidh si për lebërit si për minoritarët e Himarës.

    Nuk do shumë mend, apo jo?
    Albo
    Per cfare tabele e ke fjalen ti Albo .
    Ato Sinjale Mikroskopike . Apo ato tabela te lyera me Dore ?

    Ka nja 70 vjet qe ne shqiperi nuk nderrohen sinjalet rrugore.
    + ne shqiperi nuk njeht e drejta e precidences. ( e drejta kalimit)
    ne Reth hyne kush eshte me i forti.
    Me Pak fjal skan heq gje ata po atje ska pat tabela fare.
    FieRaK

  5. #35
    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Nëse tabelat u hoqën se ishin vetëm në shqip, le të bejnë tabela të reja dhe ti vënë edhe shqip edhe greqisht dhe le ti ngrejnë tabelat përsëri. Dhe problemi u zgjidh si për lebërit si për minoritarët e Himarës.

    Nuk do shumë mend, apo jo?
    Albo
    Jo, pse ti vene dhe ne greqisht? Per ti bere qejfin Bollanos? Ne cfare shteti te botes ke pare ti qe nje kryetar rrembythje i nje bashkie me 2000 fryme te sfidoje nje shtet dhe ligj te tere? Pse u dashkan bere perjashtime dhe trajtuar ky rast me kujdes sepse behet fjala per te shkruaren ne greqisht? A ka, a ska zot ai vend xhanem? Kush guxon ti dali kunder nje shteti te tere dhe te beje sipas qejfit? Pastaj pse u dashkan vendosur tabelat ne greqisht? Per 300 shpirt qe mund te jete minoritare? Atehere i bie qe Greqia nga cepi ne cep te kete tabela rrugore, reklama dyqanesh, te shkruara bankare kompjuterike neper ATM dhe cash machines ne shqip meqe jane pothuajse 1 milione aty. Po ska faj Bollano. Fatkeqesisht kerma te tilla nuk na kane munguar gjate gjithe historise. Fajin e kane ata qe jane ne krye qe skane kellqe tja fusin kembet te dyja ne nje kepuce kesaj vemje qe nga halabak mirdite na perfundoi ne minoritar te thekur. Te isha une shtet ne rradhe te pare do ja ngarkoja financiarisht kete dem Bollanos ne kurriz dhe pastaj do e trajtoja ne aspektin penal. Dhe te guxonte Bollano apo ndonje tjeter te bente prape gjera te tilla. Po kush e ka mendjen ta beje kete gje? I le rehat lufta midis sojit? E kane mendjen ti hane koken njeri tjetrit, te fryjne xhepat dhe te fitojne sa me shume per aq sa jane ne pushtet. Keshtu eshte dhe kur ndergjegja qytetare dhe atdhedashese ne ate vend ka vajtur kaq poshte dhe nuk ngrihen ti tundin dhembet qeverise qe lejon palacolliqe te tilla. Bravo i qofte Bollanos. Madje edhe te kerkoje qe tabelat te jene vetem ne greqisht se rrezik nuk i thote gje njeri po e lene ne heshtje sic i kane lene shume gjera te tjera. Ah o fare e keqe dhe gjak i shprishur...

  6. #36
    Citim Postuar më parë nga IL__SANTO Lexo Postimin
    O lale jo per te ofenduar por ne Shqiperi ska Qeveri qe ndodhin gjera te tilla jo me Ligje per tu Zbatuar.Jetoj ne Itali ne Rimini nder zonat me turistike edhe tabelat jane vetem ITALISHT edhe jo dygjuheshe.
    s'me ke thene asnji ofendim.

    Un lexova nga fillimi temes qe thuhej "sipas ligjit" pranej po cuditem. Nese eshte ligji i tille, atere duhet ti futen gjithe Shqiperise e ti heqin tabelat qe kane gjuhe tjeter pervec shqipes

  7. #37
    Veritas liberatis Vos
    Anëtarësuar
    07-10-2006
    Postime
    2,204
    te shkruara bankare kompjuterike neper ATM dhe cash machines ne shqip meqe jane pothuajse 1 milione aty
    kjo ekziston.....pune marketingu....madje dhe ne vodafon po te maresh dhe nuk di greqisht (fillon e u flet anglisht si puna ime), te pyesin se cfare etnie je dhe te japin ne telefon shqiptar (ne rastin tim).

    Sa per tabelat, cka ketu per tu cuditur?! Bollano po thote Himara dhe Kosova ceshtje te njejta , ju po u djeg tek tabellat? Rruges per ne Erseke shikon tabella greqisht, rruges per ne Kapshtice shikon tabella greqisht (Sarande e gjirokaster nuk kam qene).
    Shqiperia ka rreshtur se ekzistuari qe kur jevgjit i thane vetes "shqiptar".
    xfiles

  8. #38
    .... ...
    Anëtarësuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049
    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Djalosh, shko e pyet një ish-kryeministër të Shqipërisë, kushdo qoftë ai, dhe pyete se cila ka qënë eksperienca juaj e bashkëpunimit me krerët e pushtetit lokal, dhe të gjithë do të të thonë që ata janë "qeveri më vete". Nuk është vetëm Bollano që nuk respekton qëndrimet e Tiranës zyrtare, Tiranën zyrtare nuk e dëgjon as kreu i bashkisë Tiranë që e ka pak hapa larg nga Kryeministria.
    Prandaj kjo ideja se "Bollano po bën kokëfortin se është minoritar" kur të gjithë kryetarët e bashkive në Shqipëri janë të tillë, është paksa qesharake. Ajo që mua më bën përshtypje se sa qejf e keni Bollanon ju, mjafton edhe një por... ai të bëjë dhe ju nuk lini tu shpëtojë rasti nga duart për të shprehur "patriotizmin" tuaj.
    Jo në xhungël, je në territorin e Bashkisë Himarë dhe ai kryetari i bashkisë Himarë i ul dhe i ngre tabelat sa herë që i do qejfi pasi është brenda kompetencave të tij të pushtetit lokal. Ashtu si kryetari i bashkise Tiranë i ul e i ngre tabelat sa herë që i do qejfi, prish shtëpi private dhe ndërton pallate mbi to. Nuk kam parë të dalë ndonjë nga ju të revoltohet për këto "abuzime kompetencash"
    Dhe sa për dijeni, kam kaluar në rrugën e llogarasë edhe në kohën e komunizmit, dhe nuk kam parë ndonjë tabelë shqip, vetëm parulla greqisht nëpër mure lyer me gëlqere të bardhë.
    C'lidhje kanë tabelat prej alumini dhe një vendim mediokër i një kryetari bashkie me vendimin e Kuvendin e Kosovës për të shpallur turqishten gjuhe zyrtare?! Apo fluturon...fluturon gomari!
    Himara ka më shumë minoritarë grekë se sa lebër shqiptarë, pasi nuk ka se si të shpjegohet ndryshe që një minoritar si Bollano është zgjedhur dy herë kryetar bashkie. Prandaj rri shtrembër e fol drejt, e jo anasjelltas. Tabelat bëhen edhe në 100 gjuhë, nëse atë vend e shkelin turistë nga 100 vende të botës. Dhe nuk ka asgjë të keqe për këtë.
    Tabelat nuk i shërbejnë as pushuesve shqiptarë e as pushuesve minoritarë himariotë që janë vendas, tabelat u shërbejnë turistëve të huaj. U bënë tabelat prej alumini anës rrugës sikur të ishin flori.
    Sikur të harxhonit kaq kohë dhe energji për probleme konkrete që has shoqëria, aq kohë sa po harxhoni për tabelat prej alumini anës rrugëve të Llogarasë, mirë do të ishte.
    Albo
    Mbase historine e Permetit e qan me lot, por historise se Himares e te Laberise mos ia mesho me "fluturon fluturon gomari." Ka disa tema ketu ne forum ku diskutohet Himara, ose bashkojme kete teme me te tjerat, ose sqarohemi andej. Por duke lene menjane historine e Himares, kjo eshte ceshtje ligji ne radhe te pare. E para e punes c'u be Himara? Shtet me vete? Cfare eshte Shqiperia? Han me 10 porta? Rruga kombetare, Parku kombetar i Llogarase e me poshte jane prona te Bollanos?!

    Me fal Albo, por nuk e kuptoj, ose nuk dua te kuptoj nje individ te kapacitetit tend te mbaj nje qendrim te tille. Mos me trego mua turizmin dhe 100 gjuhet, se mjafton anglishtja per ate pune (ashtu sic jane tabelat dhe ne Greqi.) Plus qe hic mos te te zere meraku per 2 turiste greke qe mund te vijne ne Himare a Dhermi, se ka si merren vesh. Keto jystifikime jane te kota. Nuk kam kohe te shkruaj me gjate, per te tjerat debatojme me vone. Kjo ceshtje nuk eshte thjesht per teneqe e alumin. Ta thjeshtosh kaq shume eshte naivitet.

    PS: Per shkrimet ne greqisht ne kohen e xhaxhit, ia ke futur kot. Gelqere te bardhe kishte nga te gjitha anet, po shkrime e grafite neper mure nuk ekzistonin. Veja ne Dhermi cdo vere dhe as qe nuk degjoje greqisht-foles. Cfare nuk ben njeriu i shkrete per nje pale dokumenta, apo per buken e gojes (tjeter teme kjo.)

  9. #39
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22
    Mbase historine e Permetit e qan me lot, por historise se Himares e te Laberise mos ia mesho me "fluturon fluturon gomari." Ka disa tema ketu ne forum ku diskutohet Himara, ose bashkojme kete teme me te tjerat, ose sqarohemi andej. Por duke lene menjane historine e Himares, kjo eshte ceshtje ligji ne radhe te pare. E para e punes c'u be Himara? Shtet me vete? Cfare eshte Shqiperia? Han me 10 porta? Rruga kombetare, Parku kombetar i Llogarase e me poshte jane prona te Bollanos?!
    Shqipëria është han me 150 porta, aqsa ka shtete në botë. Pasi Shqipëria është vendi që po promovon veten si destinacion turistik për gjithë popujt e botës. Dhe nëse tabelat e rrugës janë në 150+ gjuhët e botës mua nuk më shqetëson fare ky fakt. Nëse këtë vit vijnë 100,000 kinezë të pushojnë në Rivierën Shqiptare, ti vënë edhe në kinezce që neser.

    Dhe kjo ideja se tabelat e rrugës duhet të jenë "vetëm në shqip", më kujton kohën e xhaxhit Enver që ndërtonte bunkerë edhe anës detit e në rivierën shqiptare për tu mbrojtur nga armiku (imagjinar) i popullit.

    Sikur e keqja ti vinte Shqipërisë nga tabelat shumëgjuhëshe të rrugës, hallet e shqiptarëve do të kishin marrë fund me kohë.

    Albo
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 03-03-2008 më 19:07

  10. #40
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22
    Jo, pse ti vene dhe ne greqisht? Per ti bere qejfin Bollanos? Ne cfare shteti te botes ke pare ti qe nje kryetar rrembythje i nje bashkie me 2000 fryme te sfidoje nje shtet dhe ligj te tere? Pse u dashkan bere perjashtime dhe trajtuar ky rast me kujdes sepse behet fjala per te shkruaren ne greqisht? A ka, a ska zot ai vend xhanem? Kush guxon ti dali kunder nje shteti te tere dhe te beje sipas qejfit? Pastaj pse u dashkan vendosur tabelat ne greqisht?
    Ti thua "përse nuk më pyetën mua se në cfarë gjuhe duhet ti ngrinte tabelat Bashkia e Himarës?". E ka emrin ndarje pushtetesh, dhe kur bëhet fjalë për rrugët e Himarës, nuk pyetet ai qytetari i Tiranës apo Vlorës, por pyetet ai qytetari i Himarës që ka votuar për atë kryetar bashkie.

    Albo

Faqja 4 prej 7 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Gjykata e Apelit rrëzon akuzat për shpërdorim detyre nga Bollano
    Nga brooklyn2007 në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 135
    Postimi i Fundit: 28-06-2010, 10:58
  2. Akademia e filmit Marubi sfidon qeverine mbi pronesine e sheshit
    Nga Pratolini në forumin Kinematografia dhe televizioni
    Përgjigje: 40
    Postimi i Fundit: 23-05-2009, 17:07
  3. Gjilani
    Nga cod3r në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 10-05-2009, 13:18
  4. Emrat e ministrave të PDSH në qeverinë maqedonase
    Nga babadimri në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 43
    Postimi i Fundit: 29-11-2008, 22:12
  5. Bllokohet rruga nacionale në Himarë në formë proteste
    Nga Kryeplaku në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 15-09-2004, 05:20

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •