Djalosh, shko e pyet një ish-kryeministër të Shqipërisë, kushdo qoftë ai, dhe pyete se cila ka qënë eksperienca juaj e bashkëpunimit me krerët e pushtetit lokal, dhe të gjithë do të të thonë që ata janë "qeveri më vete". Nuk është vetëm Bollano që nuk respekton qëndrimet e Tiranës zyrtare, Tiranën zyrtare nuk e dëgjon as kreu i bashkisë Tiranë që e ka pak hapa larg nga Kryeministria.Nuk eshte ceshtja e dygjuhesise qe te irriton me teper, por veprimi cinik i nje palo kryetari bashkie i cili i ben gjerat fakt te kryer pa marre mundimin qe te negocioje me pare me qeverine qendrore ne Tirane. "Gjerat do behen sic them une dhe pike", kjo lloj mendesie eshte e papranueshme.
Prandaj kjo ideja se "Bollano po bën kokëfortin se është minoritar" kur të gjithë kryetarët e bashkive në Shqipëri janë të tillë, është paksa qesharake. Ajo që mua më bën përshtypje se sa qejf e keni Bollanon ju, mjafton edhe një por... ai të bëjë dhe ju nuk lini tu shpëtojë rasti nga duart për të shprehur "patriotizmin" tuaj.
Jo në xhungël, je në territorin e Bashkisë Himarë dhe ai kryetari i bashkisë Himarë i ul dhe i ngre tabelat sa herë që i do qejfi pasi është brenda kompetencave të tij të pushtetit lokal. Ashtu si kryetari i bashkise Tiranë i ul e i ngre tabelat sa herë që i do qejfi, prish shtëpi private dhe ndërton pallate mbi to. Nuk kam parë të dalë ndonjë nga ju të revoltohet për këto "abuzime kompetencash"Ore Albo, ke vajtur ndonjehere ne Vlore, apo nga Llogaraja e poshte? Qysh ore heqin tabelat e shtetit nga Llogaraja e deri ne Borsh e ti thua mire bene, t'i vene si ua ka qejfi, pa pyetur a pa u marre vesh me njeri? Ku dreqin jemi, ne xhungel?
Dhe sa për dijeni, kam kaluar në rrugën e llogarasë edhe në kohën e komunizmit, dhe nuk kam parë ndonjë tabelë shqip, vetëm parulla greqisht nëpër mure lyer me gëlqere të bardhë.
C'lidhje kanë tabelat prej alumini dhe një vendim mediokër i një kryetari bashkie me vendimin e Kuvendin e Kosovës për të shpallur turqishten gjuhe zyrtare?! Apo fluturon...fluturon gomari!S'e mban mend temen e Prizrenit ku thoshe me mburrje se Shqiperia nje gjuhe zyrtare ka, ndersa Prizreni/Kosova ka dy e tre. Tani e ktheve? Se mos kujto se do ndalohet kjo pune me kaq, sot tabelat, neser gjuha, pasneser ....
Himara ka më shumë minoritarë grekë se sa lebër shqiptarë, pasi nuk ka se si të shpjegohet ndryshe që një minoritar si Bollano është zgjedhur dy herë kryetar bashkie. Prandaj rri shtrembër e fol drejt, e jo anasjelltas. Tabelat bëhen edhe në 100 gjuhë, nëse atë vend e shkelin turistë nga 100 vende të botës. Dhe nuk ka asgjë të keqe për këtë.Dhe per dy-tre "minoritare" e 200 greke-foles qe ka Himara, nuk do behen tabelat ne 10 gjuhe. Eshte paturpesi. Mire celularet qe te thone nga Llogoraja e poshte "Welcome to Greece", e nga Vau i Dejes e lart "Welcome to Montenegro" por te pakten konkretisht te kemi sa per sy e faqe nje shtet.
Tabelat nuk i shërbejnë as pushuesve shqiptarë e as pushuesve minoritarë himariotë që janë vendas, tabelat u shërbejnë turistëve të huaj. U bënë tabelat prej alumini anës rrugës sikur të ishin flori.
Sikur të harxhonit kaq kohë dhe energji për probleme konkrete që has shoqëria, aq kohë sa po harxhoni për tabelat prej alumini anës rrugëve të Llogarasë, mirë do të ishte.
Albo
Krijoni Kontakt