Close
Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 44
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e babadimri
    Anëtarësuar
    07-07-2003
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    704

    Emrat e ministrave të PDSH në qeverinë maqedonase

    Ja kush ishin dhe janë ministrant e PDSH-së

    Xhaferi dhe Thaçi e kanë më së rëndi sepse këtë herë opzoita shqipatre është shume fortë

    Arsim Sinani

    28 Gusht,Shkup-Arbër Xhaferi dhe Menduh Thaçi do ta kenë më së rëndi që nga themelimi I kësaj partie sepse u futën në qeverinë e Maqedonisë me shumë zhurmë e pakënaqësi nga ana e BDI-së. të gjitha hapat që do ti marrin tani do të ndiqen me shumë kujdes nga opozita e fortë BDI PPD. Por ata kanë ditur të tejaklojnë momente edhe më të rënda, ta shohim si do ti përballojnë këro sfida të reja. Partia Demokratike Shqiptare më në fund u bë pjesë e qeverisë së Mmaqedonisë. Në qeverinë e re PDSH-ja do të drejtojë resorin e shëndetësisë, kulturës, arsimit dxhe atë të ekologjisë. Poashtu nga rradhët e PDSH-së k edhe njëzëvendëskryeministër I cili do të jetë ekskluzivishjt për çështjet e jetësimit të marrëveshjës së Ohrit. Por të bëjmë një retrospektivë cilët ishin ministrant nga rrdhët e PDSH-së në qeverinë e kaluar me VMRO DPMNE .


    Ibrahimi Nën hijen e zëvendëskryetarit Menduh Thaçit

    Bedredin Ibrahimi ka qenë ministër I punës dhe politikës sociale poashtu e ka luajtur edhe rolin e zëvendëskryeministrit të Maqednisë. Në këtë post në qeverinë georgievski 1 e 2 e ka luajtur rolin e VIP-it shqiptar në qeverinë e Maqedonisë dmth njeriut të parë të zgjedhur nga shqiptarët. I njohur si sekretar I përgjithsëhm I PDSH-së po para kësaj edhe si sekretar I Partisë Demokratike Popullore. Me profesion jurist Bedredin Ibrahimi realisht ka qenë një prej zëvendëskryeminitrave shqiptar që ka gëzuar kompetenca në qeverisjet pluraliste në Maqedoni edhe pse duhet të thuhet se gjithnjë nën hijen e zëvendës kryetarit të PDSH-së Menduh Thaçi


    Mirije Rushani ministresha e parë shqiptare

    Mirije Rushani ka qenë ministresha e parë shqipatre e shkencës dhe tekonologjisë e zgjedhur nga rrdhët e PDSH-së në qeverinë Georgiveski 1. Mirije Rushani është ngjitur në pozitën e ministrit pa pasur ndonjë post partiak, por duke u llogaritur si shumë e afërt me Arbër Xhaferin, ajo zuri vend në qeverisjen e kaluar ndërsa pastaj kaloi në diplomci ku ka qenë një kohë të gjatë ambasadore e maqedonisë në Itali. Edhepse njihet si shumë e zonja dhe një mendimtare e vërtetë këtë nuk e ka treguar në kohë kur ka qenë minisrtreshë. Nuk mabhet mend për thuajse sgjë vetëm për lukune saj, pedantërinë dhe për imazhin perëndimor. Në


    Nasufi ka treguar mjaft aftësi

    Xhevdet nasufi ka qenë ministër I pushtetit lokal në qeverinë Gerogiveski. Nasufi ka qenë një ish I burgodsur dhe një patriot nga Struga I cili u kyç në politikë si një biznesmen shumë I sukseshëm. Poashtu me elokuencën e tij ak tregur se është një kudër I fortë. Duhet të thuhet se përparësi e tij k qenë se është shkollur dhe vepruar në Kosovë kështuqë këtë frymë është munduar ta mbjellë edhe në politikën në maqedone. Mëpastaj nasufi ka qenë edhe ministër I drehtësiësë dhe mbahet mend si ministry I cili nuk e ekstradoi asokohe Fazli Veliun I cili kërkoheshte për tu arrestuar nga Maqedonia për rastet e shpërthimeve nëpër sta cionet policore në maqedone, me pasta ka qenë edhe deputet. Mbetet enigmë se pse ky njeri më nuk është në ndonjë post të rëndësishëm në qeverinë e re duke e ditur se është dribler I mirë I topit edhe në momente të rënda.


    Fejzullahu mbetet jashtë qeverisë
    Ernad Fejzullahu ka qenë ministër pa karrike (pa resor) në qeverinë e Maqedonisë Georgivevski 1, në këtë pozicion ka ardhur nga posti I zëdhënësit të partisë që e ka mbajtur një kohë të gjatë në PDSH-së. Ernad Fejzullahu njihet si njeri shumë I afërt me zëvendëskryetarin e PDSH-së Menduh Thaçin pozicione të cilat edhe sot e kësaj dite I ruan në parti. Përveç kësaj në qeverisjen e kaluar VMRO-PDSH Fejzullahu ka qenë edhe drejtor I Aeroportit të Shkupit post që e ka drejtuar një kohë të gjatë. Në qeverinë e re mbetet pa ndonjë post të rëndësishëm edhepse në parti mban pozita të forta.

    Zllatku nuk arriti të adaptohet në qeveri
    Rexhep Zllatku ka qenë ministër I informative në qeverinë e kaluar VMRO-PDSH . ka ardhur në këtë pozitë si një intelektusl I pavarur dhe si gazetar I gazetës ditore “Flaka e Vëllazërimit” ku ka kryer detyra të rëndësishme. Zllatku në pozitën që k pasur nuk arriti të tregojë ndonjë rezultat të rëndësishëm prandaj edhe në rikonstruimin e parë që pati qeveria u zëvendësua nga prof. Vebi bexheti.

    Fetahu i iku me sukses dënimit me burg
    Besnik fetahu ka qenë ministër i ekonomisë në qeverinë e kaluar VMRO-PDSH. Në këtë post ka ardhur pasi ka qenë drejtor në Agjensionin e sanimit të bankave të maqedonisë. Besnik fetahu mbahet mend në opinionin në maqedoni si njeri që u gjykua në skandalin për sheqerin deh shitjen e objektit të shtëpisë botuse Nova Makedonija por në fund nga gjykat e morri pafëjësinë. Tani punon si profesor në Universitetin e evropës juglindore në tetovë.


    Ministrat e rinj shqiptar kanë kohë edhe 98 ditë për të punuar

    Ymer Selmani, që nga e diel është ministri ri i hëndetësisëtë i lindur në Shkup më 20 shkurt të vitit 1968. Jeton në fshatin Shishevë. elmani nga viti 2003 është nënkryetar i PDSH-së. Në këtë vend vije pasi që nga në vitet 2001-2003 ishte kryetar i degës partiake për Sarajin. a diplomuar në Fakultetin e Mjekësisë pranë Universitetit Shën Cirili dhe Metodi në Shkup. Selmani nga viti 1993 merret me biznes me vaj motorash dhe autopjesë. Në vitin 2000 u zgjodh kryetar i Komunës së Sarajit, ndërsa në zgjedhjet vendore në vitin 2005 është rizgjedhur në këtë pozicion. Selmani nga viti 2002 deri në vitin 2005 ishte nënkryetar i Bashkësisë së Njësiteve të Pushtetit Vendor.


    Sulejman Rushiti, ministër i Arsimit dhe Shkencës
    Sulejman Rushiti, është tanimë ministër i Arsimit dhe Shhkencës, ka lindur më 22 janar të vitit 1972 në Gostivar. Ka diplomuar regjinë në fakultetin e arteve dramatike në Tiranë, në vitin 1997. Nga viti 1998-2001 ishte i angazhuar si regjisor në radio-televizionin e Maqedonisë, ndërsa në vitin 2001 dhe 2002 ishte drejtor i Teatrit të kombësive në Shkup.
    Ishte themelues dhe drejtor i teatrit "Alternativa" të Shkupit në periudhën e viteteve 1998-2002.
    Në vitin 2002 ishte njëri nga themeluesit e revistës kulturore "Alternativa", nëdra gjatl viteve 2002-2003 ishte anëtar i bodit të Pro Helvitisë. ka ndjekur më shumë strvitje nga fusha e menaxhimit të institucioneve nga kultura në institucione arsimore të huaja. Rushiti flet anglisht, gjemanisht, serbisht dhe italisht.

    Ilirjan Beqiri, ministri i Kulturës
    Ilirjan Beqiri, është Ministër i Kulturës, është i lindur më 5 mars të vitit 1968 në Tetovë. Ka diplomuar në Fakultetin e Artit, dega pikturë në Universitetin e Tetovës në vitin 1998, ndërsa ka magjistruar në vitin 2002 në Universitetin e Prishtinës. Në vitet 1998-2002 ishte asistent në Fakultetin e Artit, ndërsa nga viti 2002-2005 edhe profesor në fakultetin e njëjtë. Beqiri ka realizuar më shumë ekspozita individuale dhe në grupe në Maqedoni dhe në fqinjësi, ndërsa ka marrë pjesë edhe në disa koloni të artit. Beqiri flet serbisht, turqisht dhe anglisht. Është nga lagja më e fuqishme qytetit të tetovës që njihet si një lagje që gjithnjë ka ditur t'i çmojë figurat e rëndësishme si politike kulturore të shqiptarët.

    Imer Ali, ministër i Mjedisit të Jetesës dhe Planifikimit Hapësiror

    Imer Aliu, është ministër i Mjedisit të Jetesës dhe Planifikimit Hapësiror, ka lindur më 26 mars 1977 në fshatin Sllatinë. Ka diplomuar në Fakultetin Jurudik pranë Universitetit të Evropës Juglindore të Tetovës.
    Në vitin 2004 dhe 2005 ishte koordinator i Qendrës informative në komunën Tearcë. Nga viti 2005 është zëdhënës i PDSH-së dhe anëtar i Kryesisë qendrore të partisë. Aliu flet anglishten.



    Cilët mbeten ministritë e ndalura për shqiptarët


    Ministria e punëve të brendshme, Ministria e mbrojtjes, Ministria e punëve të jashtme dhe ndonjë ministri tjetër janë disa nga institucionet që shqiptarët kurrë nuk i kanë drejtuar. Duke i konsideruar si vende kyçe për një shtet partitë politike maqedone e kanë shumë rëndë që ta pranojnë që këto ministri ti drejtojë ndonjë kuadër shqiptar. Në këto ministri shqiptari që e ka pas postin më të lartë e që ka mundur deri më tash ta ketë është ai i zëvendësit por duke e pasur parasysh se ka disa zëvendës kjo medoemos që e relativizon pozitën e një shqiptari në pozita dytësore në një ministri. Postet e shqiptarëve kanë qenë shumë simbolike, sa për të thënë se shqiptarët përfaqësohet në këto dikastere. Ndërsa kur bëhet fjalë për institucionet që kanë të bëjnë me sigurinë e Maqedonisë shqiptarët janë thuajse jashtë këtyre zhvillimeve dhe shumë pak janë të pranishëm në pozita drejtuese. Edhe nëse janë shumë pak kanë kompetenca dhe informohen shumë vonë për ndonjë ngjarje të rëndësishme të sigurisë. Mbetet që në të ardhmen PDSH ndoshta edhe BDI a ndonjë prtie re që do të krijohet t'i sfidojë këto pozita që mbeten tesha të bukura që mund t'i shikojë një fëmijë në vitrinë e që nuk mund t'i ketë.

  2. #2
    keta ishin ato ministrat e PDSH-se cka ua thenin hundet shkive per ceshtjen shqiptare,keta ishin ato ministra cka ne luften e kosoves pranonin mbi 1miljon refugat,keta jane ato ministre qe personalisht mernin pjes ne lufte kundes Serbis.

  3. #3
    roft PDSH-ja

  4. #4
    ...beyond Maska e Alienated
    Anëtarësuar
    19-09-2005
    Vendndodhja
    Cassiopeia Constellation
    Postime
    3,139
    Citim Postuar më parë nga bsjan ibrahimi Lexo Postimin
    keta ishin ato ministrat e PDSH-se cka ua thenin hundet shkive per ceshtjen shqiptare,keta ishin ato ministra cka ne luften e kosoves pranonin mbi 1miljon refugat,keta jane ato ministre qe personalisht mernin pjes ne lufte kundes Serbis.

    Wow ... nga i morre ato informacione mo??? Nga Marsi apo nga Merkuri?

    Keta ministra kane hapur dyqane neper kampet e refugjateve dhe kane shitur buke e cigare me cmime katerfish me te larta nga normalet. Keta ministra kane ndertuar shtepite e tyre me parate qe kane ardhur per te ndihmuar te zhvendosurit nga lufta e Kosoves.

    Ik tregoja keto peralla ndonje femije se i duken interesant.

    Nese ke harruar, Bedredin Ibrahimi i cili eshte permendur me siper ishte personi qe Ushtrine Clirimtare Kombetare e quajti hajdute, mafioze, narkomane. Te gjithe e dine frazen e tij QENI I KEQ TE SJELL UJKUN KE DERA, me te cilen pershkroi kryengritesit shqiptare. I kishte ardhur atij ujku ke dera sepse po ia hiqte karrigen e ministrit.

    Ik se po bohesh qesharak...
    Koha është e maskarenjëve
    Por atdheu i Shqiptarëve

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    kush na sqaron.. se si dolen zgedhjet e fundit..

    sa deputet ka ne parlamentin maqedon.?
    sa prej tyre jan shqiptar?
    sa jan te pdsh-se?
    sa te bdi-se?

    me ke po e formon qeverine gruevski?

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Renea
    Anëtarësuar
    12-08-2007
    Vendndodhja
    andej-këndej
    Postime
    3,131
    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin
    kush na sqaron.. se si dolen zgedhjet e fundit..

    sa deputet ka ne parlamentin maqedon.?
    sa prej tyre jan shqiptar?
    sa jan te pdsh-se?
    sa te bdi-se?

    me ke po e formon qeverine gruevski?
    Parlamenti numron 120 deputet , prej te cileve 29 jan shqiptar ( 18 i ka BDI-ja e Ali Ahmetit dhe 11 i ka PDSH-ja e Menduh Thacit , rezultatet jan me te rejat , qe u konfirmuan pas rivotimit)
    63 i ka koalicioni i perber nga 20 parti politike , ne krye me Vmro-Dpmne-ne nacionaliste sllave , mirpo ne keto 63 deputet ka edhe turq , serb , vlleh , magjup ... prej krejt pakicave.
    Koalicioni tjeter sllavo-minoritar i ka 27 deputet.

    - Shqiptaret i kan 29 deputet
    Shqiperi eshte edhe Cameria

  7. #7
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin
    kush na sqaron.. se si dolen zgedhjet e fundit..

    sa deputet ka ne parlamentin maqedon.?
    sa prej tyre jan shqiptar?
    sa jan te pdsh-se?
    sa te bdi-se?

    me ke po e formon qeverine gruevski?

    Ende sdihet, jane ne bisedime, duhet te presim...
    Sui generis

  8. #8
    USAlbania
    Anëtarësuar
    27-05-2008
    Vendndodhja
    With money you can buy a bed, but not sleep.
    Postime
    524
    Citim Postuar më parë nga RaPSouL Lexo Postimin
    Ende sdihet, jane ne bisedime, duhet te presim...
    A sos ajo pune vetem pritet zyrtarizimi i koalicionit te vjeter- te ri

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Renea
    Anëtarësuar
    12-08-2007
    Vendndodhja
    andej-këndej
    Postime
    3,131
    Citim Postuar më parë nga Coca-Cola Lexo Postimin
    A sos ajo pune vetem pritet zyrtarizimi i koalicionit te vjeter- te ri
    Fjalt e kujt jan kto te Thacit ose Ymer Aliut ?
    Te cilit do qofshin , ta dish se te kan rrejt , te dyt e kan diplomen e genjeshtarve , edhe at ne lul te ballit .
    Nuk dot ket rivotime ne njesin e 6 zgjedhore , nuk dot ket aksione spektakulare ....
    Shqiperi eshte edhe Cameria

  10. #10
    ...beyond Maska e Alienated
    Anëtarësuar
    19-09-2005
    Vendndodhja
    Cassiopeia Constellation
    Postime
    3,139
    Citim Postuar më parë nga Renea Lexo Postimin
    Fjalt e kujt jan kto te Thacit ose Ymer Aliut ?
    Te cilit do qofshin , ta dish se te kan rrejt , te dyt e kan diplomen e genjeshtarve , edhe at ne lul te ballit .
    Nuk dot ket rivotime ne njesin e 6 zgjedhore , nuk dot ket aksione spektakulare ....
    Po te perseritet gabimi i 2006 Maqedonia duhet te prese fundin.
    E shkeli Gruevski njehere vullnetin e shqiptareve dhe ndodhi kjo qe ndodhi. Ra qeveria per 18 muaj, duke mos bere ASGJE per shqiptaret. Po te perseritet e njejta do jete nje skenar shume i zi per Maqedonine.
    Koha është e maskarenjëve
    Por atdheu i Shqiptarëve

Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Hetimi mbi rrugën Durrës-Morinë, ministri Basha dëshmon në Prokurori
    Nga hermes22 në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 208
    Postimi i Fundit: 29-06-2008, 13:57
  2. Berisha bën publike ndryshimet në kabinetin e tij qeverisës
    Nga Xhuxhumaku në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 110
    Postimi i Fundit: 27-04-2007, 16:53
  3. Boliviani zotëron fjalëkalimet e 7 ministrave
    Nga PORTI_05 në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 07-03-2006, 22:33
  4. Plani i Metës për të votuar qeverinë e PD
    Nga Irfan në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 23
    Postimi i Fundit: 06-06-2005, 17:19
  5. Ofertat me te reja per pune
    Nga ganoid në forumin Ekonomi & biznes
    Përgjigje: 27
    Postimi i Fundit: 21-01-2005, 13:30

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •