Close
Faqja 0 prej 14 FillimFillim 1210 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 136
  1. #1

    Smile Gjykata e Apelit rrëzon akuzat për shpërdorim detyre nga Bollano

    Gjykata e Vlores e shpalli fajtor kryebashkiaun e Himares pas akuzimit qe i beri prokuroria se Bollano hoqi tabelat shqip në rrugën Qeparo-Llogara. Bollano u denua me 6 muaj burg, 5 milionë lekë gjobë si dhe i hiqet për 3 vjet e drejta e funksioneve publike

    VLORE-Gjykata e Shkallës së Parë në Vlorë e ka shpallur fajtor Kryetarin e Bashkisë së Himarës për veprën penale të shpërdormit të detyrës.
    I akuzuar se hoqi tabelat shqip në rrugën Qeparo-Llogara, gjyqtari Shkëlzen Selimi lexoi vendimin në të cilin veprimi i Bollanos konsiderohet i rëndë. Gjykata e dënoi Bollanon me 6 muaj burg, 5 milionë lekë gjobë si dhe i hoqi për 3 vjet të drejtën e funksioneve publike.
    Sipas vendimit të Gjykatës për 3 vjet, Bollano nuk mund të ushtrojë asnjë funksion administrativ që deri më tani ja ka lejuar funksioni i tij si Kryebashkiak i Himarës. Sic ka munguar gjate gjithe seancave, edhe ne seancen perfundimtare Bollano nuk ishte i pranishem. Ne seancen vendimtare mungoi edhe avokati i tij, Petraq Suri.
    Shkak për hetimin dhe më pas gjykimin në Gjykatën e rrethit të Vlorës është bërë një urdhër, që është lëshuar prej kryetarit të Bashkisë, Vasil Bollano në muajin tetor të vitit 2007 për heqjen e tabelave në gjuhën shqipe në aksin rrugor Qeparo-Llogara, gjë që, sipas Prokurorisë, ka sjellë një dëm prej rreth 2.1 milionë lekësh.
    Këto tabela ishin vendosur në kuadrin e një projekti për zhvillimin e turizmit i shtrirë përgjatë gjithë bregdetit nga Vlora në Sarandë, i financuar nga Ministria e Transportit, Punëve Publike dhe Telekomunikacionit dhe Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë e Sporteve.
    Përmes këtyre tabelave evidentoheshin objektet me vlerë historike, arkeologjike e turistike të zonës, mes të cilave plazhi i Dhërmiut, kalaja e Himarës, kalaja e Porto Palermos etj.
    Gjatë fazës së hetimit, Bollano ka pranuar se ka dhënë një urdhër për heqjen e tabelave në gjuhën shqipe, por ai ka pretenduar se për vendosjen e tyre nuk ishte marrë leje nga bashkia.

    (d.b/BalkanWeb)
    ABCÇDDhEËFGGjHIJKLLlMNNjOPQRRrSShTThUVXXhYZZh (Alfabeti Shqip, 36 gërma)

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e skampin
    Anëtarësuar
    12-01-2003
    Vendndodhja
    Spanjë
    Postime
    947
    ja çdo te thote te jesh ne NATO,te pakten zbaton ligjet e shtetit pa pasur frike nga kushtezimet nga jashte,se na u be ky boljano sekur ishte i pa prekshem.
    mendoni pak kur te hyme dhe ne BE se si do ti shkoje halli minoriteteve me tkurrjen qe do pesojne.
    Kujdes nga shkjau
    Kujdes nga greku
    Kujdes nga ata qe harruan ATDHEUN
    AT GJERGJ FISHTA

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e saura
    Anëtarësuar
    07-09-2008
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    3,498
    E kur u bene dhe keto katunaret ,keto duhen varur nga .....,s'po e them, e mirrni me mend vete ju ,ashtu si i thone Gjirokastrites kokrres se vezes ....
    Ka per te vazhduar ndyresira gjygjet dhe ne shkallet e tjera ,po ne fund aty do perfundoi ,dua te bej ca dite gardiane vullnetare ne burg ..A lejohet ?
    L'invidia e la forma piu sincera di ammmmirazione.

  4. #4
    Canna-log Maska e Artson
    Anëtarësuar
    24-07-2007
    Vendndodhja
    Loading...
    Postime
    416
    Uroj te futet brenda. Uroj qe shteti te tregoje qe ekziston.
    Kur jam rrethuar nga njerëz të vegjël s'ndjej madhështi, por mjerim! M.Roçi

  5. #5
    I love god
    Anëtarësuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043
    hajdeni se qeras une sot per ****..anon

  6. #6
    2010 Triplete Maska e oliinter
    Anëtarësuar
    14-11-2004
    Postime
    2,806
    nuk besoj se do futet ne burg pasi ka te drejten e apelimit ne gjykaten e larte.
    une besoj se do e kaloj me gjobe dhe me nje kercenim te forte qe nese perseritet do burgoset me ne fund.

    ky eshte mendimi im pasi ne duam akoma te integrohemi ne BE.

    ka akoma fuqi greku mbi shqiptaret
    vari leshte

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676
    Shyqyr qe reagoi shteti me ne fund.
    Feelings change - memories don't.

  8. #8
    back to origin Maska e ☆Angie☆
    Anëtarësuar
    02-11-2007
    Vendndodhja
    Skyline
    Postime
    2,559
    Unë do të dëshiroja ta shihja në burg.
    Elegance is an attitude.

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676
    Nuk ka rendesi ben apo s'ben burg. Rendesi ka te marrin nje mesim te mire ata ''Shqiptar'' qe e mbajne veten per ''greke'' dhe e mohojne haptazi atdheun e tyre.
    Feelings change - memories don't.

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007
    une deshiroj ta shof te 5-sa i thojme na ne shkoder
    ku te gerset huni e se din prej kuj
    JO SEKS PARA MARTESE

Faqja 0 prej 14 FillimFillim 1210 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 17-06-2009, 07:18
  2. Rritja ekonomike në Shqipëri më e larta në Evropë
    Nga ClaY_MorE në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 22
    Postimi i Fundit: 27-05-2009, 21:14
  3. Skandali i rradhes, Bollano: Himara është minoritet grek
    Nga Cimo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 37
    Postimi i Fundit: 08-02-2007, 18:00
  4. Si i goditi Enveri kolonelët që s'pranuan heqjen e gradave.
    Nga BlueBaron në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 09-11-2004, 10:32
  5. Arome gruaje...ne policine rrugore
    Nga angeldust në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 07-08-2003, 16:02

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •