Close
Faqja 14 prej 17 FillimFillim ... 41213141516 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 131 deri 140 prej 161
  1. #131
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398
    Ore qe ka **** ne Vlore kjo dihet, kudo ka te tille.
    Por te jene kaq te shumuar sa nuk dine se c`flasin e c`kerkojne kjo nuk do te thote me se jane te tille vetem
    Jane bijte e atyre qe instruktuan studentet e urise ne vlore ne 97, jane vellezerit e tyre qe nuk e honepsin dot demokracine dhe shtetin ligjor.
    Qe nuk jetojne dot me pune te ndershme dhe u jane bllokuar skafet.
    Vetem nje djale rugac dhe i paedukuar nuk mund te shprehi mendimin e Vlores dhe as te vlonjateve.Vlores ne rradhe te pare i duhet energjia per te zhvilluar turizmin sepse nuk ka turist te shkoje ne nje vend pa drita.
    Kjo eshte A - ja e turizmit.
    Te gjithe atyre qe u dhimset turizmi kerkojne energjine ne rradhe te pare
    Po nga do ju vije kjo energji?
    VLONJATET E DINE MIRE SE RRUGE ME TE MIRE E TE SIGURT PER MOS MUNGESEN E ENERGJISE ESHTE TEC i NE QYTETIN E TYRE
    Unë jam njeri i thjeshtë.
    Kënaqem me pak.
    Më mjafton më e mira.

  2. #132
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,131
    Postimet në Bllog
    22
    E ka votuar "jo" duke mos i dhene lejen e ndertimit, por meqe parate i kane marre ata te pushtetit qendror, atje vazhdon te ndertohet pa frike.
    Lexo postimin 81 ne kete teme qe te mesosh qe qarku Vlore ka votuar unanimisht PRO ndertimit te projektit dhe ne asnje moment pushteti lokal nuk ka qene kunder ndertimit te TEC. Nuk e di se nga ju ka lindur ideja se pushteti lokal ka qene kunder ketij projekti.

    Plus votoi per referendum. KQZ nuk e mori parasysh, rrjedhimisht bie ndesh me vendimin e Bashkise se Vlores.
    Nuk eshte kompetence e asnje bashkie ne vend qe te "mbaje referendume" pasi zgjedhjet ne vend jane kombetare qofshin ato parlamentare apo lokale dhe pushteti lokal vetem mund te shtoje nje pyetje ne formularin e zgjedhjeve lokale apo parlamentare. Vendimi i Keshillit Bashkiak Vlore ishte nje truk mediatik per te luajtur me dy porta:

    - Nga nje ane bashkepunojme per kompletimin e dokumentacionit ligjor e fillimit te punes per ndertimin e projektit dhe nga ana tjeter "lajme duart" sikur gjoja nuk eshte faji yne qe ky projekt po ndertohet ne Vlore por eshte faji i Tiranes e kryeministrit.

    Prandaj ata studentet vlonjate qe hedhin veze e domate ndaj krereve te projektit, ato veze e domate bejne mire tua hedhin krereve te pushtetit te tyre lokal qe e kane aprovuar kete projekt unanimisht. Nese Keshilli Bashkiak Vlore do te ishte kunder ketij projekti ai nuk do te ishte ndertuar ne Vlore.

    Projekti sponsorizohet nga Banka Boterore dhe BERZH dhe nese jeni kunder ketij projekti, jeni kunder nje studimi te bere nga vete Banka Boterore, jeni kunder investimeve te levruara nga kjo Banke, po vini ne dyshim edhe garancite qe vete kjo Banke po jep se ndotja e ambientit do te jete brenda parametrave evropiane qe hyjne ne fuqi ne BE ne janar 2008.

    Dhe nese nuk e dini, e njejta Banke Boterore sponsorizon nje tjeter projekt te saj per ndertimin e impianteve perpunuese te ujrave te zeza ne kater qytetet bregdetare shqiptare, Shen Gjin, Durres, Vlore, Sarande si nje menyre per te mbrojtur ambientin, shendetin e pushuesve dhe promovimin e turizmit ne keto zona.

    Dhe ironia e gjithe kesaj ceshtje eshte se vete ju thoni qe bregdeti i Vlores eshte i qelbur dhe le shume per te deshiruar, dhe nga ana tjeter, na cudisni me "protesta ne mbrojtje te mjedisit". Eshte njesoj si nje kasap te dali e te protestoje si nje aktivist i mbrojtjes se jetes se kafsheve!

    Albo
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 21-11-2007 më 15:51

  3. #133
    .... ...
    Anëtarësuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049
    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Lexo postimin 81 ne kete teme qe te mesosh qe qarku Vlore ka votuar unanimisht PRO ndertimit te projektit dhe ne asnje moment pushteti lokal nuk ka qene kunder ndertimit te TEC. Nuk e di se nga ju ka lindur ideja se pushteti lokal ka qene kunder ketij projekti.

    Dhe nese nuk e dini, e njejta Banke Boterore sponsorizon nje tjeter projekt te saj per ndertimin e impianteve perpunuese te ujrave te zeza ne kater qytetet bregdetare shqiptare, Shen Gjin, Durres, Vlore, Sarande si nje menyre per te mbrojtur ambientin, shendetin e pushuesve dhe promovimin e turizmit ne keto zona.

    Albo
    Lexo postimin 86 dhe e ke aty. Lexo pastaj premtimet e bera nga kryeministri ne fillim te kesaj teme. U premtoi vlonjateve referendum, zhvillim turizmi, aeroport etj. Do thuash ti qe politikanet kudo ne bote e sidomos tanet s'mbajne premtime elektorale. Epo c'tu besh vlonjateve qe kerkojne t'u mbahet vetem nje premtim te pakten.
    Sa per projektet e impianteve per ujrat e zeza e di shume mire, sepse ime moter eshte inxhiniere mjedisi ne impiantin ne Vlore.

    Citim Postuar më parë nga Albo
    Dhe ironia e gjithe kesaj ceshtje eshte se vete ju thoni qe bregdeti i Vlores eshte i qelbur dhe le shume per te deshiruar, dhe nga ana tjeter, na cudisni me "protesta ne mbrojtje te mjedisit". Eshte njesoj si nje kasap te dali e te protestoje si nje aktivist i mbrojtjes se jetes se kafsheve!
    Si je nga goja more Albo, bilbil. M'i zgjedh analogjite zoologjike me merak. Kur ke qene ndonjehere ne Vlore? Hera e fundit po them. Bregdeti deri ne Uje te Ftohte eshte i ndotur dhe ndotja eshte kryesisht nga porti. Ka qene qe ne kohen e xhaxhit projekti per ta levizur portin ne plazhin e vjeter, tek pylli i sodes. Mgjth po flas ne hava une se kam pershtypjen qe s'e di mire gjeografine e Vlores.
    Ndersa pjesa tjeter nga Tuneli e tutje eshte qelibar.
    Gjiri i Vlores rrezikohet nga ndotje te tilla pikerisht se eshte gji, keshtu qe "vete-pastrimi" natyral nga levizja e ujit eshte shume i ngadalshem. Per me teper projekte te tilla si keto qe po diskutohen ketu, e rrezikojne me shume. Ne US, kompanite e naftes si BP, Exxon etj s'po i bejne dot te marrin pergjegjesine totale per derdhjen e naftes ne Alaska apo Brooklyn. Mendo te ndodhe nje incident i tille ne Shqiperi.

  4. #134

    Question

    Kushdo shtet i zhvilluar ne bote ka marre shume risqe per te ndertuar nje objekt te caktuar ne emer te se mires se perbashket. Vetem Franca, sikurse shume shtete te tjera, perdor centralet e saj berthamore duke siguruar 80% te nevojave energjitike. Sa e sa shtete te tjera e kane perqendruar industrine e tyre energjitike tek gazet e nafta dhe qe jo vetem po demtojne mjedisin e tyre, por po shkaktojne dhe ate qe quhet Global Warming ne te gjithe boten. I gjithe ky risk merret ne konsiderate nga keto vende, por ama behet ne emer te zhvillimit dhe ecjes perpara. Shqiperia po "fiket" dita dites si shtet e si komb per pasoje te mungeses se energjise elektrike dhe nje risk sado i madh apo i vogel qofte nuk guxohet te merret. Por si mundet te ecim perpara me keto kushte ekonomike qe ka vendi yne, kur edhe ato pak opsione qe kemi per te shpetuar nga kriza e rende ku jemi injorohen dhe pengohen nga populli?!! A mos valle e ardhmja e 3.5 milione shqiptareve duhet te varet patjeter se cfare mendojne nje pjese e popullsise?!! Po depozitat e naftes greke kane vite qe perbejne rrezik te madhe per portin kryesor shqiptar dhe teper strategjik per ekonomine, sic eshte ai i Durresit, nderkohe askush nga durrsaket nuk doli e te protestoje kundra tyre. Po sic e tha njeri me lart, Kukesi i vjeter u mbyt dhe kuksianet u zhvendosen te gjithe me shtepi dhe lane edhe varret e te pareve qe te permbyteshin nga uji i hidrocentralit te Fierzes i cili ndertohej per gjithe Shqiperine. Elbasani u shkaterrua e shkaterohet perdita si pasoje e Metalurgjikut qe kane, por askush s'doli ne protesta. C'eshte ky lloj egoizmi i vlonjateve qe mbajne peng nje vend te tere?!!!
    ABCÇDDhEËFGGjHIJKLLlMNNjOPQRRrSShTThUVXXhYZZh (Alfabeti Shqip, 36 gërma)

  5. #135
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    04-02-2003
    Postime
    444

    Arrow Per hir te se vertetes

    Keta vlonjatet a perdorin nafte? http://www.albanien.ch/albinfo/bilder/vlore.jpg
    A perdorin frigorifera,te cilet thuhet se zmadhojne vrimen e ozonit ne atmosfere.Po kompjutera,telefona,celular a perdorin.
    Perdorin.Kur te shnderrohen te gjithe vlonjatet ne pjesetar te sektit fetar amish te cilet rrefuzojne kategorikisht tekniken dhe produktet e saj
    atehere me thoni dhe mua se do kisha deshire t'i shihja,por sa kohe qe keta studentet dhe frymezuesit e tyre,bredhin poshte e larte me makina qe punojne me nafte nuk kane te drejte te luajne rolin e ekologjisteve te flaket sepse ekologjia eshte dicka shume serioze qe nuk duhet te shperdorohet per ekolokalizem.Kur te shihni Ardian Klosin,Edi Ramen dhe Eneid Hamzain te bredhin vetem me gomar ne Shqiperi ju lutem sillni nje foto ne forum.
    Nga ana tjeter me bene pershtypje si nxitoni ti quani Ardian Klosin e keta studentet protestues agjente te grekut e te serbit.Para se te dilni jashte kufijve te Shqiperise per te gjetur sponsoret e kesaj rrezistence si nuk i shkon nderment njeriu se ky Eneid Hamzai dhe banda e tij mund te jene njerrez me crregullime mendore qe mbase kane nevoje urgjente per t'u shtruar ne spitalin e Vlores,kur udheheqesi i tyre Ardian Klosi eshte me kartel psikiatrie te pakten qe ne vitin 1979 dhe asnjeri nuk e thote kete gje edhe pse kjo dihet nga gjithe brezi i tij ne Tirane,dhe besoj edhe nga mjeket e njerrez te tjere ne Austri ku eshte kuruar per vite me rradhe.Ky njeri ne Tirane nuk eshte shtruar asnje here ne psikiatri vetem sepse ish i nipi i Ramiz Alise,dhe i shkonte gjithmone psikiatri ne shtepi.Pra po t'i shohim me kete sy duhet te na vije keq per keta njerrez dhe mos i klasifikojme menjehere agjente te armiqve tane.E pare ne kete kendveshtrim eshte fare e kuptueshme qe Ardian Klosi te reagoje me ndjeshmerine e larte te nje neriu depresiv kur sheh ne krahinen e babait te tij te vdekur te behen ndryshime radikale.Une madje nuk e kuptoj se si ky Klosi nuk ka frike se mund qe t'a fusin me zorr ne phorensic psychiatry per keto mbrojtje publike qe i bene aktit vandal te atyre studenteve qe me dashje rrezuan publikisht portretin e Ismail Qemalit,kur ai duhet t'a dije se njerrezit qe bejne ligjin sot ne Shqiperi e dine se ai eshte me kartel psikiatrie.Nuk duhet te jeshe Lombroso per te te shkuar nderment keto gjera.Po me kete sy duhet te shohim edhe Edi Ramen.
    E keni pare kur therriti ne mitingun e Tiranes tek tribuna e ish pallatit te kultures:"Doktor o doktoooooooooooooooooooooooor".Mua me erdhi shume keq kur e degjova.Kush e ka pare ne mediat ose ne realitet ate skene nuk e ka te veshtire te marre me mend se sa i tmerrshem duhet te kete qene per te ai akt dhune.Me ate rrahje gati per vdekje qe i kane bere ketij njeriu kuptohet qe ai do te mbetet nje i traumatizuar per te gjithe jeten e tij.Nuk mund te presesh nga ky njeri te beje nje opozite normale kundrejt Berishes,kur ai mendon(te pakten sic thot shtypi i se majtes) qe Berisha te kete qene njeriu qe ka derguar gangsteret qe e rrahen pothuajse per vdekje.Si njeri qe mendon se oponenti i tij politik eshte dora e fshehte qe e ka rrahur per vdekje nga Edi Rama nuk mund te presesh nje vendimmarrje objektive politike.Ne se ai deklaron publikisht ne nje deklarate te sinqerte se ai perjashton Berishen dhe partine demokratike si autor te mundshem i atij akti dhune kundra tij,atehere mendoj se Edi Rama mund te merret seriozisht si nje drejtues i opozites.
    Pra nje nga problemet e forumeve publike politike ne Shqiperi sot eshte qe ne kemi perballe njerrez te semure rende psiqikisht,te cilet i harrojme ose nuk e dime se jane te tille.

    -----------------------------------------------------

    Mental health problems do not affect three or four out of every five persons,but one out of one.
    -William Menninger,American psychiatrist
    Ndryshuar për herë të fundit nga wittstar : 22-11-2007 më 19:42

  6. #136
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,131
    Postimet në Bllog
    22
    Citim Postuar më parë nga Lioness Lexo Postimin
    Lexo postimin 86 dhe e ke aty. Lexo pastaj premtimet e bera nga kryeministri ne fillim te kesaj teme. U premtoi vlonjateve referendum, zhvillim turizmi, aeroport etj. Do thuash ti qe politikanet kudo ne bote e sidomos tanet s'mbajne premtime elektorale. Epo c'tu besh vlonjateve qe kerkojne t'u mbahet vetem nje premtim te pakten.
    Postimi 86 qe ti ke sjelle vetem sa verteton ate qe te shpjegova me lart, qe si kofini pas te vjelit, pasi qarku Vlore ka aprovuar unanimisht projektin, i ben edhe nje kerkese KQZ ne Tirane qe te mbahet nje referendum ne Vlore, kur e dine shume mire qe asnje referendum nuk mund te mbahet jashte kuadrit te zgjedhjeve parlamentare apo lokale ne vend. Kjo eshte menyra e Bashkise Vlore per te te vrare naten e per te te qare diten: naten nenshkruajne lejen e ndertimit e diten kerkojne referendum, qe te te bejne qejfin pak edhe ty edhe atyre vlonjateve qe nuk duan te ndertohet ky projekt ne Vlore.

    Perse nuk thane: "nuk e miratojme projektin pa u mbajtur referendumi ne Vlore"?

    Sa per projektet e impianteve per ujrat e zeza e di shume mire, sepse ime moter eshte inxhiniere mjedisi ne impiantin ne Vlore.
    Ca me keq akoma kur motra tende punoka ne kete projekt! Ti nuk ke besim kur BB jep garanci se impianti do te jete i parametrave bashkekohore dhe ndotja e ambientit eshte minimale edhe kur motra jote eshte nje inxhiniere ne nje projekt qe do ti japi fund njehere e pergjithmone derdhjes se ujrave te zeza te gjithe qytetit ne det.

    Nese Banka Boterore nuk e vinte ujin ne zjarr per ambientin e Vlores, perse duhet te ndermerte nje projekt te tille?! Dhe ajo qe eshte me e bukur eshte kur lexoj "ne vlonjateve na dhimbset Vlora me shume se qeverise, italianeve dhe BB" edhe pse keta te fundit jane ata qe po ia ndryshojne fytyren per mire ambientit ne Vlore me projekte konkrete.

    Gjiri i Vlores rrezikohet nga ndotje te tilla pikerisht se eshte gji, keshtu qe "vete-pastrimi" natyral nga levizja e ujit eshte shume i ngadalshem. Per me teper projekte te tilla si keto qe po diskutohen ketu, e rrezikojne me shume. Ne US, kompanite e naftes si BP, Exxon etj s'po i bejne dot te marrin pergjegjesine totale per derdhjen e naftes ne Alaska apo Brooklyn. Mendo te ndodhe nje incident i tille ne Shqiperi.
    100 milje larg nga ku ti jeton, ushtria amerikane shkarkoi ne bredetin e NJ jugor qindra tonelata armatime te vjeteruara nga municioni i luftes se II Boterore. Me miliona pushues pushojne ne vere ne plazhin e NJ. Vetem 20 milje larg nga ku une jetoj, eshte nje qender shkaterrimi i armeve kimike i firmes DuPont mbi lumin Delaware uji i te cilit te vjen edhe ty ne NY. Nuk kam pare te dali e protestoje njeri por te gjithe banoret e qytetit jane mirenjohes firmes DuPont qe puneson nje numer te madh njerezish ne ekonomine lokale, ashtu sic jam i sigurt qe bashkia e Philadelphias dhe shteti i Pennsylvanias i jane mirenjohes kesaj kompanie per ato taksat dhe tatimet qe i vjelin pervit.

    Prandaj boll me keto parrullat "une e dua Vloren me shume se ju te tjeret" se te gjithe e duam Vloren dhe bregdetin e saj dhe ky investim eshte nje arritje madheshtore per Vloren dhe gjithe zonen turistike te jugut, pasi do ti japi fund njehere e pergjithmone problemit te furnizimit me energji elektrike dhe uje te pijshem. Dhe jo vetem kaq, por eshte nje investim qe do te zgjeroje aktivitetin e portit te Vlores qe ka ngelur i pazhvilluar krahasimisht me portin e Durresit, portin me te madh ne vend.

    Dhe ne mos gaboj, kryeministri aktual kishte plan B per projektin, zhvendosjen e tij ne grykederdhjen e Vjoses ne Seman, Fier, por ishin vete kreret e pushtetit lokal Vlore dhe firma italiane qe insistuan ne ndertimin ne gjirin e Vlores. Firma italiane ka lehtesine e portit per anijet e saj, kurse pushteti lokal mezi pret ato taksat dhe tatimet mbi fitimin qe do te mbushin buxhetin e bashkise Vlore.

    Mos u cudit kur ne 2009 kur projekti te kete perfunduar plotesisht dhe Vlora te kete uje e drita pa nderprerje, te njejtet njerez te pushtetit lokal te dalin e te marrin kredite per projektin qe po kundershtojne sot. Dhe ketu do te jemi kur kjo te ndodhi.

    Albo
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 23-11-2007 më 05:02

  7. #137
    i/e regjistruar Maska e njemik
    Anëtarësuar
    31-01-2006
    Postime
    403
    boll mashtrove o albo si nuk u lodhe xhanem

    Po pse o budallenj jemi ne te kujtojme se ketu flitet per te na zgjidhur ceshtjen energjitike ne moment qe vet ministri i financave ridvan bode tha se energjia qe do prodhoj teci ka kosto me te larte se cmimi i improtit!

    pastaj pak zona ka shqiperia qe jan miratuar per zona nafte duhet tju shtojme dhe vloren pse si bejn keto gjera ne durres, shengjin a seman se ne bari si bejne dot se italianet sjan me budallenj si para 2o vjetesh ku shkatruan zona te tera turistike per hir te ketyre investimve shikoni shembullin e ravenes e pastaj flasim.

    po nuk eshte turp meo qe ne 200-300 km bregdet qe kemi te miratojme depozita nafte ne sarand seman dures porto romano shengjin e tanime edhe ne vlore. turp per ata qe i miratojne dhe jazek ju qofte e ju ngecte buka ne fyt juve qe megjithse keni dy para mend ne koke perpiqeni ti justifikoni dhe te na mashtroni.
    ne 20 km bregdet kemi miratuar

  8. #138
    ssdwcdcee Maska e SENSUALI_TR
    Anëtarësuar
    01-02-2007
    Vendndodhja
    Ne vendin ku Extremet i kalojne kufijte e imagjinates
    Postime
    277
    Mesa shoh une ketu disa flasin si militante te PD dhe nxjerrin ne pah projektet e lena pergjysme nga PS dhe i nxjerrin si gjera te jashtezakonshme kur nuk po shoh anen e erret e kesaj qeverie dike qe ta kritikoje sic duhet pervec disa kokrrave .
    * Jeta është Mundësi, Përfito nga Ajo*

  9. #139
    ssdwcdcee Maska e SENSUALI_TR
    Anëtarësuar
    01-02-2007
    Vendndodhja
    Ne vendin ku Extremet i kalojne kufijte e imagjinates
    Postime
    277
    Citim Postuar më parë nga njemik Lexo Postimin
    boll mashtrove o albo si nuk u lodhe xhanem

    Po pse o budallenj jemi ne te kujtojme se ketu flitet per te na zgjidhur ceshtjen energjitike ne moment qe vet ministri i financave ridvan bode tha se energjia qe do prodhoj teci ka kosto me te larte se cmimi i improtit!

    pastaj pak zona ka shqiperia qe jan miratuar per zona nafte duhet tju shtojme dhe vloren pse si bejn keto gjera ne durres, shengjin a seman se ne bari si bejne dot se italianet sjan me budallenj si para 2o vjetesh ku shkatruan zona te tera turistike per hir te ketyre investimve shikoni shembullin e ravenes e pastaj flasim.

    po nuk eshte turp meo qe ne 200-300 km bregdet qe kemi te miratojme depozita nafte ne sarand seman dures porto romano shengjin e tanime edhe ne vlore. turp per ata qe i miratojne dhe jazek ju qofte e ju ngecte buka ne fyt juve qe megjithse keni dy para mend ne koke perpiqeni ti justifikoni dhe te na mashtroni.
    ne 20 km bregdet kemi miratuar
    Persa i perket kesaj jam dakort me ty.
    * Jeta është Mundësi, Përfito nga Ajo*

  10. #140
    Degjoj ketu plot mllefe anti-shqiptare ( pasi quaj anti-shqiptar kedo qe vjell ndaj nje shqiptari).
    Por ajo qe bie me teper ne sy eshte se askush nuk di gje si jane gjerat dhe pse kane ardhur ketu, por mjaftohen me fjalet e atyre qe kane shitur dhe po vazhdojne te shesin cdo cope te ketij vendi per nje fundjave ne kazino apo per ego te tyre te semure.

    Te mendosh qe gjithe vlonjatet jane rrugace,skafiste etj eshte utopi.
    Ne momentet me te veshtira te ketij Kombi , Vlora i ka dale zot dhe i ka vendosur gjoksin rrezikun kur te tjeret lepinin kembet e grekut , serbit apo bajraktareve te tyre.
    Nqs dikush i referohet 97' gabohet rende , pasi dihet qe ajo nuk filloi ne Vlore dhe aq me teper qe nuk shkuan vlonjatet ne Kukes, Tropoje,Tirane.
    97' eshte nje faqe e zeze e historise tone, por eshte teper feminore te mendosh se e ben 100.000 apo 10 vlonjate.

    Persa i perket ceshtjes se Parkut Energjitik, shqiptaret duhet dine se i jane shitur Italise etj per vetem 1 Euro gjithsej , 560 Ha toke bregdetare ne te vetmin gji detar qe ka Atdheu.

    Ne shitjen e kesaj pasurie kombetare nuk u pyet asnje shqiptar,edhe pse cdo qeveri kishte detyrimin kushtetues dhe ligjor per te informuar popullin dhe per t'i dhene mundesine atij per te marre pjese ne vendimarrje. Gjithashtu eshte shkelur plani rregullues i qytetit, dhe Parku Energjitik eshte vetem 300 m larg qytetit dhe 2 km nga sheshi i Flamurit.( ka b... njeri ta kete shtepine kaq afer, po nje qytet i tere?)

    Qytetaret e Vlores , ne menyre shume demokratike dhe te mencur kane 3 vjet qe po protesojne dhe po bejne apel per spostimin e ketij parku Energjitik ne nje vend me te pershtatshem ( vetem 5 km nga vendi qe eshte caktuar).

    Per here te pare ne historine e pseudo-demokracise shqiptare nje grupim qytetar merr persiper nje levizje Qytetare dhe Ambjetaliste dhe per here te pare Vlora eshte e para nje kerkon demokraci popullore ( te njohur ne Kushtetute) nepermjet Referendumit.

    KQZ si organ me demek i pavarur, ndaj 14.000 firmave te kekuara nga ligji, kishte vetem detyrimin ligjor te shihte nqs keto firma ishin te sakta ose jo.
    KQZ duhet te vendoste : PO ose JO ndaj Referendumit. PO nuk thoshte dot se nuk donin eproret e huaj. Po as JO nuk thoshte dot se duhej ta arsyetonte perse jo ( dhe firmat ishin te gjitha ok). Si u zgjidh ?
    A e dini ju shqiptare se kur per here te pare ne demokraci , qytetaret kerkuan Referendum, anetaret e KQZ shkonin per trajnime profesionale jashte shtetit???
    KQZ voti 3 me 3. Absurde. ne kete menyre ata shmangen edhe PO-ne edhe JO-ne dhe e lane pezull.

    Megjithate qytetaria vlonjate vazhdoi, ne respekt te shtetit ligjor. U fituan 2 gjyqe nderkombetare ne Aahus, te cilat vertetuan shkeljet dhe Qeveeria e Ndritur e Baces dhe Thios nuk e vuri ujin ne zjarr.

    Keshilli i Bashkise kerkoi prape Referendum, dhe KQZ prape me avazin e saj.

    Kush mund t'u flase vlonjateve ne emer te shtetit ligjor dhe zhvillimit kur nuk u njihen te drejtat me elementare ne demokraci????

    Per sa i per ket idese se Tec-i i Vlores do u jap drita shqipetareve, eshte idiotesia me e madhe qe eshte degjuar ndonjehere.
    Duhet te dime se Ambo 300 m larg Vlores do ndertoje nje stacion gjigand pompimi ( si terminal) ne nje sip.220 Ha. Ku do ta gjej energjine ky ky super-stacion pompimi ??? apo do presi te mbushet Fierza dhe Komani??? I duhet gjeneratori vellezer.....i duhen Tec-et, dhe jo nje, por 3. Keshtu qe flijeni mendjen. Aq me teper Ministri i Nderuar Bode e tha troc qe Tec-i Vlores eshte projekt i deshtuar se ka kosto 3 here me te larte se importi. Kur u projektua Tec-i fucia e naftes ishte 20 $ ndersa tani eshte 5-fishuar dhe prite ku do veje. Nuk dua te zgjatem shume, por nje qe ka 2 lek llogjike i ben vete llogarite. Te tjeret te bejne gam gam.
    Ka shume per te thene dhe per 15 veprat e tjera por nuk ka kohe.

    Ne lidhje me studentet e Vlores dhe protesta, duhet te dini se ata jo vetem nuk e ftuan Petroliferen, por nuk ishin informuar per takimin.Cdo gje eshte bere e ditur ne menyre indirekte vetem 1 ore para takimit. Per sa i perket laffeve qe nxjerrin mediat, sidomos gazetat, te gjithe e dime se ka shqiptare, qe per 5 aspra shesin motren e tyre , dhe jo me te spekullojne me veprimet e disa studenteve.
    Petrolifera dhe projektet e tjera s'kane permbushur detyrimin kushtetues te informimit dhe transparences ndaj publikut.
    Ideja dhe plani djallezor i saj :
    NE 19 Nentor, ne oren 13:00 dikush mendoi te fuste ne salle 3 grupe seminari studentesh ne momentin e fundit (teresisht te painformuar, aq me teper jo vlonjate) dhe kishin paguar 3-4 prej tyre qe te flisnin ne favor te projektit. Kjo gje u zbulua nga Keshilla studentore e universitetit, dhe ne nje kohe rekord u be i mundur organizimi i studenteve.
    Ne media ne kemi pare vetem 3-4 minuta lajm, por ajo ngjarje u zhvillua per rreth 10 minuta, ne fillim studentet i bene thirrje Zoterise te dilte por ai bente rolin e zotit te shtepise ne shtepine e botes,(te gjithe studentet ne salle mbanin parrulla ne duar benin thirrje "Jashte nga Vlora"
    Pas 4 minutash , kokefortesia e Zoterise beri qe te fillonte simfonia e vezeve, por ky perseri me gangsterllekun e vet. Fundin e pame te gjithe ( naften dhe goditjet me mikrofona ndaj studenteve dhe shkelmat ndaj studenteve).

    Pa u zgjatur shume, nqs vlonjatet me te vertete e kane gabim per levizjen e tyre, nuk do te thote qe Baca me Thion bejne cdo gje ok. Puna eshte se shumica jane mesuar te poshterohen dhe te shkelen me kembe sa here u teket atyre, dhe kur vin puna dhe shikojne se dikush ka ngrit koken, u duket utopi dhe nxitojne tu presin krahet se i merzitet Baca me Thion. Ata me te moderuarit dhe me te shkolluarit, e shprehin kete ne formen e Forumeve ne Internet, dhe kurrsesi nuk gjeje dot forcen per t'i shpetuar perdhunimit te perditshem te arbitraritetit politik

Faqja 14 prej 17 FillimFillim ... 41213141516 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Ndotje katastrofale e ambientit ne Durres
    Nga Redi në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 25-11-2011, 08:43
  2. Familjet e nderuara shqiptare
    Nga alumni në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 70
    Postimi i Fundit: 22-03-2010, 16:46
  3. Raporti i OSBE: Zgjedhjet e qershorit, nje permiresim i ndjeshem
    Nga juanito02 në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 16
    Postimi i Fundit: 16-09-2009, 08:08
  4. Kongresi: Mbeshtetesit e Metes ngelen jashte KPD socialiste
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 263
    Postimi i Fundit: 20-12-2003, 22:24
  5. Vlore ..dizet e di ..dizet e tre.
    Nga Brari në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 09-12-2002, 09:56

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •