Close
Faqja 0 prej 7 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 63
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-03-2005
    Postime
    926

    Sondazhi per zgjedhjet parlamentare 2009

    http://www.kohajone.com/html/artikull_37365.html

    E Marte, 10 Shkurt 2009
    Denis Dedej


    Partia Demokratike rezulton fituese me 48% te votave, ne zgjedhjet parlamentare te 28 qershorit. Keto te dhena jane paraqitur nga sondazhi paraprak, i realizuar ne dhjetor te vitit te kaluara nga fondacioni "Gani Bobi". Por nga te dhenat e publikuar rezulton se asnje nga dy partite kryesore nuk mund te krijojne nje qeveri pa aleate. Drejtori i qendres, Shkelzen Maliqi, deklaroi dje se marzhi i gabimit, llogaritet ne kufijte 2-4% dhe eshte me i larte per partite e vogla. Sondazhi paraprak i realizuar ne dhjetor te vitit paraardhes, bazohet ne 747 anketimet e kryera ne te gjithe Shqiperine dhe ofron nje panorame te qarte te predispozicionit te elektoratit, per voten drejtuar partive politike. Qendra e studimeve humanistike, "Gani Bobi", me seli ne Prishtine dhe e mbeshtetur nga nje agjenci amerikane e specializuar ne fushen e sondazheve (Asociacionin Penn, Schoen dhe Berland nga Uashingtoni), jep perqindjen pasi i ka perseritur tre here te njejten pyetje, nese zgjedhjet do te mbaheshin te dielen e ardhshme, per ke do te votonin. Behet fjale per muajin dhjetor 2008. Puna ne terren eshte kryer nga nje ekip i studenteve, qe i ka perzgjedhur Qeveria Studentore e Shqiperise. Trajnimi i anketuesve eshte bere nge ekspertet e Qendres per Studime Humanitare "Gani Bobi". Keshtu sipas ketij sondazhi rezulton se e djathta do te fitonte nje mandat te dyte te qeverisjes, me 48% te votave, nderkohe qe Partia Socialiste do te merrte vetem 37% te votave te qytetareve dhe LSI arrin te marre vetem 6.1%. "Si edhe per partite, te kesh simpati per nje personalitet nuk do te thote se voton per te. Me i popullarizuari ne kete pikepamje eshte Bamir Topi", beri te ditur Maliqi. Sipas tij, ne pyetjen se cili prej personaliteteve do te ishte kryeministri me i mire per Shqiperine, dallimi midis Edi Rames dhe Sali Berishes eshte shume i vogel, ne favor te liderit socialist. "Ne kete grafik ndoshta me shume pasqyrohen votuesit me besnik, qe te partia cmojne liderin", sqaroi drejtori i qendres "Gani Bobi". Vlen te permendet se ne zgjedhjet parlamentare te vitit 2005 dhe ne zgjedhjet lokale te zhvilluar ne vitin 2007, sondazhet paraprake te fondacionit "Gani Bobi", kane nxjerre rezultate pothuajse identike me ato te zgjedhjeve, me nje mase shume te vogel gabimi.



  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-03-2005
    Postime
    926
    Me poshte jane shenuar se sa deputet nxjerr sejcili nga 12 Qarqet e Shqiperise si dhe sa perqind e votave tė tė gjithė qarkut duhen per te marre nje deputet.



    Tirana 32 deputetė 3,13%
    Fieri 16 deputetė 6,25%
    Elbasani 14 deputetė 7,14%
    Durrėsi 13 deputetė 7,69%
    Korēa 12 deputetė 8,33%
    Vlora 12 deputetė 8,33%
    Shkodra 11 deputetė 9,09%
    Lezha 7 deputetė 14,29%
    Kukėsi 7 deputetė 14,29%
    Dibra 6 deputetė 16,67%
    Berati 8 deputetė 12,50%
    Gjirokastra 5 deputetė 20,00%



    Sipas kesaj skeme dhe duke patur parasysh sondazhin: "Gani Bobi"-" Klan"

    del qe LSI mund te nxjerr maximumi 5 deputete (2 ne Tirane dhe nga 1 ne Fier, Elbasan, Durres).

    Le ti leme PBDNJ 3 deputetet e vet.

    Kusurin e ndan PD me PS respektivisht:

    PD 72 deputet

    PS 60 deputet




  3. #3
    i/e regjistruar Maska e altruisti_ek84
    Anėtarėsuar
    18-07-2007
    Vendndodhja
    Prizren
    Postime
    1,151
    Do ishte mir te ia qellonte edhe kesaj here, e mos ti shoh horrat socialist me ne pushtet.
    _____________________________________
    ™I mencur eshte ai, i cili kujton vdekjen e tij..!

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Nice_Boy
    Anėtarėsuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    Larg vendlindjes i pa shpi..
    Postime
    4,220
    Ishalla do zoti e te fitojn prap Demokratet se sic e tha bashkbiseduesi me lart.. nuk shihen dot horrat socialist ne pushtet !!!

    Por kam besim te madh tek Salihu.. se do te ja arrij edhe kete here fitores se madhe te Shqiperis edhe per 4 vjet!!

    niemand
    Mė gėnjeu pasuria, jeta vrap mė iku shpejt dhe u thinja u dergja u plaka nė dhe tė huaj do tė vdes..

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anėtarėsuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Boll se u ngopem me sondazhe. Sondazhet jane per tu ngopur me lugen bosh.

  6. #6
    :::))))((((::: Maska e ai_shoku
    Anėtarėsuar
    03-08-2007
    Vendndodhja
    United States Of Albania
    Postime
    247
    Ceshte ky Gani Bobi, hera e pare qe e digjoj.

    Pastaj Koha Jone dhe Klan qe e kane bere publike kete sondazh jane media te djathta dhe normale qe do nxjerrin PD fituse.
    Une si besoj.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga ai_shoku : 10-02-2009 mė 08:39

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anėtarėsuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Sondazhet kane vlere per demokracite e zhvilluara. Te ne lufta politike eshte kaq bastarde sa llogarite i ben sa do te vjedhe.
    Keshtuqe as sondazhet asgje tjeter nuk jane serioze te ne derisa te mesojme si komb te bejme zgjedhje vertet te ndershme.

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-03-2005
    Postime
    926
    Citim Postuar mė parė nga ai_shoku Lexo Postimin
    Ceshte ky Gani Bobi, hera e pare qe e digjoj?.


    Google Google Google Google Google Google ....


    http://ganibobi.com/gani_bobi_presentation.pdf


    http://ganibobi.com/index.html



  9. #9
    Citim Postuar mė parė nga ai_shoku Lexo Postimin

    Pastaj Koha Jone dhe Klan qe e kane bere publike kete sondazh jane media te djathta dhe normale qe do nxjerrin PD fituse.
    Une si besoj.
    Pash zotin, vetem Koha Jone qe nuk eshte e djathte. Ata skane krah fare. E kthejne nga fryn era dhe si e do xhepi i Lesit. Shqiperia sot ka median me destruktive qe mund te kete nje vend demokratik. Nje perqindje e larte e fajit per rremujen dhe amulline si politike dhe sociale ne Shqiperi e ka jo profesionalizmi dhe putanizmi i mediave.

  10. #10
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anėtarėsuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Darius,

    une i konsideroj me shume vend ato qe thua me siper.

    Per ngjarje makabre te atilla si Gerdeci, media (sipas eres "stinore") eshte mare aspak me profesionalizem dhe kod te mirefillte etik; perveē kesaj, kjo medie as nuk e cek problemin se si mund ti dilet perpara e te shmangen keto fatkeqesi, a jane marre masa, pra a eshte vene mend, a jane nxjerre mesime, qysh e tek ...

    Ajo qe shkruan ti, Darius, me ben qe ta zgjeroj apo ta "cys" me tej konstatimin tend:

    po partite politike, a kane krah?

    Pa paragjykuar, une i pergjigjem kesaj pyetje jo ne menyre afirmative.

    Flmnd

Faqja 0 prej 7 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Fatos Nano: PS ka per ti humbur zgjedhjet e qershorit
    Nga juanito02 nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 100
    Postimi i Fundit: 21-06-2009, 07:02
  2. Godo: Zgjedhjet, pėrgjegjėsi e Berishės
    Nga Albmaster nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 13-11-2008, 15:55
  3. Kėrcėnime me armė nė qėndrat e votimit nė zgjedhjet e 1921
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 28-07-2005, 20:27
  4. Sondazhi i NDI: Opozita i fiton zgjedhjet e korrikut
    Nga Qerim nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 19-05-2005, 07:42
  5. Strategjia e opozitės nė zgjedhjet lokale
    Nga Albo nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 08-08-2003, 11:12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •