Close
Faqja 16 prej 17 FillimFillim ... 614151617 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 151 deri 160 prej 161
  1. #151
    kill your idol Maska e Pedro
    Anëtarësuar
    15-01-2003
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    410
    Po kjo kontrate a nuk ishte ajo qe nenshkroi Fatos Nano me 2004?

    Per me teper lexoni shkrimin e pare te kesaj teme, qe te bindeni edhe njehere tjeter se cfare fytyre ka militantizmi partiak.
    Lista nr5

    6 kanatjere
    6 mbathje
    6 shami

    prej kohesh ka vene studjuesit ne mendime,per arsye te mungeses totale te corapeve

  2. #152
    .... ...
    Anëtarësuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049
    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    O trim nga Vlora, presidenti i vendit i ka bere telefon qe tu beje te ditur studentave veze-hedhes, se kush i hedh veze e domate presidentit nuk e pret "lavdia" por e presin njerezit e Gardes se Republikes qe e shoqerojne presidentin kudo ku shkel. Dhe pastaj i shohim se sa "trima" jane studentet domate-hedhes.

    Dhe presidenti nuk do te krijoje incident ne nje dite feste kombetare.

    Ok o lumemadh?!

    Albo
    Po mire mo Albo, aq lumvogel eshte presidenti, dmth ne ate fare pike do e ul veten apo autoritetin si figure shteterore qe te marre personalisht studentat ne telefon t'i kercenoje apo t'i paralajmeroje?! A nuk jane autoritetet ligjvenese/mbajtese qe merren me ate pune, dmth punen e vezeve?!

    S'besoj se presidenti u ka folur studentave me kete ton qe flet ti. Per me teper, 28 Nentori eshte feste kombetare, dhe sheshi i Flamurit eshte ne Vlore. Te siguroj qe qytetaret vlonjate dine t'i bejne nderin Flamurit e mos ta ngaterrojne me veze.

    Gezuar!

  3. #153
    .... ...
    Anëtarësuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049
    Kolonia mjedisore

    (Ardian Klosi)

    Për çudi Shqipëria nuk është quajtur asnjëherë koloni. Edhe pse ka qenë e tillë, ndoshta më gjatë se çdo vend tjetër i Evropës, mbi 500 vjet nën Perandorinë osmane. Por me sa duket nocionet "koloni", "kolonializëm", "neokolonializëm" lindën bashkë me lindjen e fuqive të mëdha moderne perëndimore si Spanja, Britania e Madhe, Holanda, Franca etj., pas zbulimit të Amerikës dhe revolucionit industrial, dhe nuk zunë dot vend në Orientin evropian.

    Që nuk është quajtur "koloni", por "pjesë e perandorive" etj., kjo nuk do të thotë se shqiptarët nuk janë të mësuar me mentalitetin e njerëzve të pushtuar, të shfrytëzuar dhe poshtëruar nga të tjerët. Ata në përgjithësi nuk durojnë shtypjen e drejtpërdrejtë, nuk durojnë si të thuash çizmen dhe uniformën e ushtarit të huaj kur e shohin këtë me sy, por në qoftë se nuk e shohin, s'ka problem, e durojnë, mjafton që në oborrin dhe nën hundën personale të mos i vijë një i huaj.

    Vetëm kjo mendësi e njerëzve që historikisht kanë qenë shumë më gjatë të kolonizuar nga ç'kanë qenë të pavarur në shtetin e tyre, shpjegon flashkjen e sotme të qytetarëve shqiptarë, dorën e lirë që u kanë lënë qeveritarëve të tyre-shitësa, indiferencën dhe kokulësinë e tyre para faktit që Shqipëria po bëhet dalëngadalë kolonia mjedisore e kontinentit.

    Shenjat kishin filluar të dukeshin qysh para vitit 1990-të. Qeveria komuniste e fundviteve 80-të pranoi që në Bajzë të Shkodrës të depozitoheshin sasi të mëdha pesticidesh që vinin nga Gjermania, paçka se qeveria e këtij vendi më vonë e pranoi krimin mjedisor dhe i tërhoqi ato helme.

    Në atë kohë filloi edhe grabitja e rërës së bregut tonë të Jonit nga anije pirate greke, deri dhe me nënshkrime ministrash si Ruka ose Xhuveli. Nuk po rreshtojmë grabitje më të vogla ose më pak të njohura, si prerje arrash shekullore, gjueti masive gjahtarësh të Apenineve në pyjet e Korçës e të Kolonjës, por po vijmë tek akti lapidar i kolonializmit mjedisor në 2004, që ishte nënshkrimi i Fatos Nanos dhe i tre ministrave të tij për importimin masiv të plehrave italiane dhe djegien e tyre në dyert e Tiranës, Fierit, Elbasanit.

    Këto plane u shembën përkohësisht, e theksojmë përkohësisht, sepse rreziku nuk është zhdukur, nga vetëdijësimi i qytetarëve tiranas dhe protestat e tyre publike. Ishte hera e parë që qytetarët e këtij vendi dilnin në rrugë për një çështje që kishte të bënte me mjedisin dhe shëndetin e tyre. Vetëm se, për të rënë sërish në gjumë. Emri plehra, kutërbimi i keq që lëshon kjo fjalë, arriti t'i shpojë me sa duket hundët e qytetarëve të këtij vendi, të cilët veç indiferencës për çështje publike, shquhen edhe për mungesë largpamësie dhe sikur e thamë më lart, duan ta shohin (uniformat), ta dëgjojnë (zinxhirët e tankut) ose ta nuhasin diçka (qepët, vezët e prishura) fare konkretisht që ta kundërshtojnë. Sepse pas projektit të plehrave, projekte edhe më të mëdha, gjigande, filluan të enden pezull mbi këtë vend dhe të zbresin dalëngadalë, sikurse parashutistët e një kolonizimi masiv, që nuk duket, ose më saktë që duket vetëm tek hyn e del nëpër zyra qeveritarësh. Mirëpo këto projekte kanë mbetur deri më sot pa kundërshtim, ose me pak kundërshtim vetëm në Vlorë.

    Koloni, kolonizim, neokolonializëm i shkon fare mirë procesit që po ndodh aktualisht me ose mbi Shqipërinë. Ndryshe nga gjendja nën Tyrqinë, kur "ishim rehat", "bënim qejf", kur vetë luanim pashanë e vetë nizamin, vetë aganë e vetë rajanë, vetë bimbashin e vetë Çerçizin, këtë herë kemi të bëjmë me fuqi të mëdha moderne që janë të interesuara thjesht për tokën, ujët dhe ajrin e këtij vendi, dhe aspak për banorët e tij. Veçse nuk janë të interesuar për t'i blerë e ndoshta për t'i zbukuruar, sikundër po ndodh bie fjala me rripa të tërë bregdetarë në Mal të Zi që po u shiten milionerëve të rinj rusë etj., por janë të interesuar t'i marrin me qira (ose dhe pa qira, 1 euro, 0 euro) për t'i përdorur siç ua do puna dhe qejfi, për t'i shëmtuar vendet e virgjëra bregdetare, duke lënë këtu mbetje fosile, sepse janë projekte që kanë të bëjnë me naftën, me qymyrin e me plutonin, duke hedhur në ajër CO2 dhe gazra të tjerë furane, sepse janë të gjitha me djegie, duke shkaktuar në tokën, ujët dhe ajrin shqiptar një ndotje shumë të madhe reale dhe në potencë, (p.sh. në rastin e avarisë së një cisterne nafte në Gjirin e Vlorës), sepse janë të gjitha mbetje të tilla që natyra e hapur nuk i pranon, sikurse është pika e naftës në ujë ose elementet e djegura të centraleve bërthamore në nëntokë.

    Një sërë TEC-esh me naftë në Gjirin e Vlorës, depozitat dhe rafineritë e Petroliferës po këtu, një terminal AMBO me kapacitet 300.000 tonë naftë në ditë, TEC-e gjigande me gaz në Seman, TEC-e me qymyrgur në Elbasan, centrale bërthamore në afërsi të Durrësit. 5 fabrika të stërmëdha çimentoje në Fushë-Krujë. Dhe tani së fundi na del një TEC, përsëri gjigand, me kapacitet 1200 MW për t'u ndërtuar nga Eneli në bregdetin shqiptar, mundësisht në Vlorë.

    E gjitha mund të duket pasuri, begati, Shqipëria e varfër, në krizë të përhershme energjitike, që papritur prodhon sasi të mëdha energjie, shumë herë më të mëdha nga sa i ka nevojat vendi. E pranoj që kështu u duket shumicës së miopëve, kokulurve, indiferentëve, rajave që na rrethojnë e na zënë frymën dita-ditës. Por në qoftë se dinë të paktën të lexojnë shkronjat e alfabetit shqiptar, ja ku po ua shkruajmë hapur: vendet e pasura Itali etj., duan t'i ngrenë gjithë këto vepra në vendin e varfër Shqipëri, sepse në brigjet e tyre nuk mund t'i ngrenë më. Nuk i ngrenë dot, sepse kanë nënshkruar protokolle për mbrotjen e klimës dhe të mjedisit, dhe sepse duan të pakësojnë emetimet e CO2 dhe gazrave të tjera në vendet e tyre. Nuk i ngrenë dot, sepse në vendet e tyre kanë komunitete të ndërgjegjësuara qytetare që ua hedhin poshtë veprat me ndikim negativ mbi mjedisin dhe shëndetin e njerëzve. Kurse në Shqipëri gjejnë pikërisht tufat e deleve për të cilat kanë nevojë.

    Pa gjejnë edhe barinjtë dhe pojakët e duhur, të cilët, si i kanë mbyllur mirë e mirë tufat në vathë, ua shesin arat si e sa të kenë qejf.

    I gjithë shtypi e të gjitha mediat shqiptare, me ndonjë përjashtim të vogël, u treguan të ngazëllyera nga vizita e kryeministrit Prodi – po ato media që bënin më 2004 rekalamat e fabrikave të plehrave. Dhe vërtet ai është i mirë, baballëk, si një Babbo Natale, na tha fjalë të mira, u habit me zhvillimin tonë në pak vjet (me sa duket erdhi nga Rinasi nëpër ditë dhe jo nëpër natën e errët), kishte lexuar madje edhe literaturën tonë të zgjedhur, po pastaj e nxori asin nga mënga! Sapo iku të nesërmen, morëm vesh katastrofën e re që po i kanoset bregdetit shqiptar pas TEC-eve dhe Petroliferës së Vlorës, një MegaTEC në bregdet, këtë herë me qymyrguri nga Afrika e Jugut.

    Lexuesi që e do imazhin njerëzor dhe iluminist të Prodit nuk duhet të zhgënjehet nga këto radhë. Kryeministri i një vendi, sado të zhvilluar, është njëkohësisht përfaqësues i industrialistëve dhe biznesmenëve më të mëdhenj të tij. Vlera e vizitave të një kryeministri të tillë zakonisht matet me sasinë e kontratave që ai bën të nënshkruhen në të mirë të ekonomisë së tij. Dhe ekonomia italiane, sikurse ajo e BE-së sot thotë: sa më pak energji prej djegiesh fosile sot në vendet tona, sa më shumë në vendet e botës së tretë. Pa le të jetë kjo botë e tretë edhe Shqipëria në dyert e Italisë, energjia që do vijë prej andej me kabëll, sipas legjislacionit italian dhe "Enelit" do të quhet "e pastër". Nuk besoj se ka cinizëm më të madh. Por të mos harrojmë se kështu është kolonializmi dhe neokolonializmi: cinik.

    Ndërsa fjalët që tha për integrimin e Shqipërisë në BE janë natyrisht retorikë boshe. Me drejtimin e ri që po i jep Evropa Shqipërisë, si abort i energjisë së vet "të pastër", si place d'oil – krijuar në analogji me place d'armes – përballë Barit e Brindisit, hyrja në Bashkimin mjedisor Evropian, pavarësisht se togat e Mediut mund të hyjnë së shpejti në NATO, është aq e largët saç është i largët vetëdijësimi i shqiptarëve. Të bën përshtypje analogjia me Perandorinë osmane: edhe atëherë na deshnin për spahinj e nizamë, por jo për të ruajtur në këtë tokë ndonjë qytetërim e kulturë siç i ruanin në vilajete të tjera të asaj Perandorie.

    Shpëtimi i vendit prej kësaj gangrene megandotëse, prej këtij kolonializimi të fshehur mjedisor është vetëm një: krijimi i një Aleance të madhe të qytetarëve të vërtetë të këtij vendi për t'u ndalur dorën qeveritarëve shitësa të Shqipërisë, të cilët prej kohësh nuk i shohim më si përfaqësuesit tanë.

  4. #154
    I love god
    Anëtarësuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043
    O L uaneshe ai ardian klosi e di shume mire se 50% e tec-ve ne gjermani jane me qymyr.a se harrova ai e ka dhe gruan gjermane.

  5. #155
    .... ...
    Anëtarësuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049
    Citim Postuar më parë nga drague Lexo Postimin
    O L uaneshe ai ardian klosi e di shume mire se 50% e tec-ve ne gjermani jane me qymyr.a se harrova ai e ka dhe gruan gjermane.
    Une s'e njoh fare Klosin apo te shoqen lol. Por nqs Klosi e di qe 50% e tec-eve ne Gjermani jane 50% me qymyr e di gabim.

    Gjermania e ka ulur prodhimin e energjise me qymyr ne 39%. Por s'duhet harruar se ekzistenca e kesaj energjie vjen sepse Gjermania ka burime natyrore te qymyrit nga me te medhate (per kapita.) Gjithashtu eshte ekonomia e trete ne bote. Me nje industri teper te zhvilluar, rrjedhimisht nevojat per energji jane shume me te medha per kapita se nevojat e vendeve ne zhvillim. Per me teper, ditet e fundit u dha vendimi qe qeveria ne nje zhvillim fazor, do eleminoje "subsidies" per minierat e qymyrit ne zero deri ne 2018.

    Ne rastin e Shqiperise, apo TEC-it me qymyr, qymyri do importohet nga Afrika e Jugut per energji qe do eksportohet ne Itali. Pervec ndotjeve, apo lemoshave, cfare perfitimi ka Shqiperia? Plus qe ne Shqiperi mesa di une s'po flasim per zhvillim te industrise se rende qe te kete nje ngritje te madhe te nevojave per energji. Planet, apo llafet e politikaneve kane qene gjithmone drejt zhvillimit te industrise se lehte, dhe asaj te turizmit. Keto te fundit zgjidhen fare mire me permiresime, investime ne rrjetin e shperndarjes (na zuri goja lesh duke e permendur) apo investime ne energji te rinovueshme.

    Se mos harroj, ne te njejten kohe, te pakten ne Europe, Gjermania eshte prodhuesja me e madhe e energjise me ere, dhe ne rritje e siper eshte ajo e energjise diellore. Vetem ne 2006 te ardhurat nga energjia diellore ishin 800 milion euro.

  6. #156
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-08-2004
    Postime
    298

    Berisha nuk mendon per te tjeret!!!

    Eshte shume e thjeshte.
    Interesi i Berishes eshte vetem thjesht personal.
    Sala nuk ka parime. Sala ka vetem intuite maloku. Inatci me pjesen tjeter te botes qe nuk kane lindur ne malesi si puna e tij por kane lindur dhe jetuar neper qytete.
    Ai, Sali Ram Berisha eshte psikollogjikisht i deformuar qysh ne femijerin e tij qe ka kaluar (sic e thote edhe vete ) tek shpella e ujqerve. Dhe tek ajo shpelle kane lindur fantazite e para te atij njeriu qe ne e kemi pasur president dhe tani e kemi kryeminister.
    F.U.C.K. me qe nuk bej asnje gje per ta largu ate nga pushteti dhe ...ju qe i besoni atij.

  7. #157
    Konservatore Maska e Dita
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Po shquaj dy postime ne kete teme:


    nga Pedro

    Po kjo kontrate a nuk ishte ajo qe nenshkroi Fatos Nano me 2004?

    Per me teper lexoni shkrimin e pare te kesaj teme, qe te bindeni edhe njehere tjeter se cfare fytyre ka militantizmi partiak.

    nga Dr Rieux

    Nje linje tjeter diskutimi. Vlonjatet qe jetojne 4 km larg, sa te drejte me teper kane per te pretenduar pronesine e ketij projekti nga shkodrani apo tiransi 200 e kusur km me larg? A jane ata te vetmit qe duhen pyetur per kete ceshtje, te vetmit qe kane te drejte te vendosin? Ne qofte keshtu, atehere Vlores i eshte bere nje padrejtesi me moslejimin e referendumit lokal. Por kjo i hap rruge idese se lokalizmit. Sepse ne castin qe ti i jep vlonjateve te drejten e vendosjes ne duhet ndertuar TEC-i dhe Petrolifera apo jo, atehere ne te njejten linje mund te ngrihen dhe kuksianet e ta quajne Fierzen si prone te tyre lokale ne rradhe te pare para se te jete prone e gjithe shqiptareve.

    Per ta permbledhur pyetja eshte: a eshte TEC-i dhe Petrolifera nje ceshtje lokale vetem e vlonjateve dhe si e tille i perket vetem vlonjateve per ta vendosur apo eshte nje ceshtje kombetare? Mendimi im: vlonjatet preken ne menytre me te drejtperdrejte se kusdho tjeter, keshtu qe i takon/te statusi i te preferuarit ne marrjen e mendimit. Por ne total nuk mendoj se eshte nje ceshtje te cilen mund dhe duhet ta zgjidhe ne menyre lokale vetem Vlora.

    Ne linjen e diskutimit qe ka propozuar Dr Rieux:
    Energjia qe do te sigurohej nga TEC-i ne Vlore do te shfrytezohej ne gjithe Shqiperine. Pra mosndertimi i shkakton humbje gjithe Shqiperise. Meqe e shohin veten me te drejte te posacme brenda Shqiperise, te ndare nga pjesa tjeter, atehere poashtu duhet ta shohin dhe zona te tjera te Shqiperise, ku prodhohet energji elektrike (psh me hidrocentrale). Aty njerezit me referendum le te vendosin qe energjia qe prodhohet ne keto zona te ndalohet te shfrytezohet per te ndricuar Vloren.


    Tani jashte ketyre me lart:

    A eshte ne gjendje njeri ta sjelle ketu me shifra:

    A ka ndryshim ky projekt nga fillestari qe eshte nenshkruar qe ne kohe te qeverise Nano? Cfare ndryshimi?
    Sa energji do mund te prodhohet nga ky TEC?
    Sa prej kesaj energjie do te shfrytezohet ne Shqiperi, sa do te eksportohet (sidomos ne Itali). Sa te ardhura do t'i sjelle shitja e energjise shtetit Shqiperi?
    Cilat jane projektet alternative? Si eshte puna me diskutimet gjeostrategjike, nafta nga ky drejtim, apo nga ai drejtim, etj.

    Po te lexosh temen nga fillimi deri ne fund vetem se perfundon i coroditur e thua c'i bera vetes.

  8. #158
    TEC-i na fjale ka kapacitet sa per te mbajtur Petroliferen, s'ka pune as me eksport as me KESH. Ceshtja eshte e thjeshte, po te degjoni militantet e dy partive komuniste dhe t'i merrni per reale ato qe thone... s'jua ka njeri fajin.

  9. #159
    .... ...
    Anëtarësuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049
    Kthen Berisha: Nafta i bën TEC-et, të shtrenjtë

    (Nga Shekulli)

    TEC-i i Vlorës i cili ka filluar të ndërtohet pas shumë debatesh e kontestimesh do të ketë një kosto shumë të lartë të energjisë elektrike.

    Këtë e ka deklaruar edhe vetë kryeministri, Sali Berisha në një konferencë për shtyp të mbajtur sot pas mbylljes së 7 mujorit, ku edhe prezantoi arritjet e qeverisë. Sipas tij vendi është furnizuar me energji për 24 orë përvec rasteve kur ka pasur riparime për shkak të remonteve që bëhen në rrjet gjatë muajve të verës.

    Ndërkohë situata mbetet problematike në dimër kur importi i energjisë është i vështirë për shkak të kufizimeve që ekzistojnë në linjat e interkonjeksionit.

    Sa i përket zgjidhjeve, Berisha u shpreh se: “Unë e kam deklaruar se ne do importojmë energji pavarësisht nga çmimi, por importet kanë kufizime në ballkan. Po përpiqemi të përshpejtojmë punimet në TEC-in e Vlorës, dhe ndërtimin e linjës me Malin e Zi. Cilën do preferoje para? Unë do preferoja linjën e interkonjeksionit pasi nafta ka kapur çmime shumë të larta dhe energjia që do të dalë nga TEC-i mesa duket do të jetë e lartë”- tha Berisha.
    S'kam shume fjale. Hapu dhe te FUTEN.

  10. #160
    Italia aprovon ndërtimin e një lidhje me kapacitet 400-kilovolt me Shqipërine për të rritur importin e energjisë elektrike.

    http://www.guardian.co.uk/business/feedarticle/7734108

Faqja 16 prej 17 FillimFillim ... 614151617 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Ndotje katastrofale e ambientit ne Durres
    Nga Redi në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 25-11-2011, 08:43
  2. Familjet e nderuara shqiptare
    Nga alumni në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 70
    Postimi i Fundit: 22-03-2010, 16:46
  3. Raporti i OSBE: Zgjedhjet e qershorit, nje permiresim i ndjeshem
    Nga juanito02 në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 16
    Postimi i Fundit: 16-09-2009, 08:08
  4. Kongresi: Mbeshtetesit e Metes ngelen jashte KPD socialiste
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 263
    Postimi i Fundit: 20-12-2003, 22:24
  5. Vlore ..dizet e di ..dizet e tre.
    Nga Brari në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 09-12-2002, 09:56

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •