Bojaxhi: TEC- i i Vlorës fillon punë në qershor
VLORË - Drejtori i KESH, Gjergj Bojaxhi, ka deklaruar sot nga Vlora se TEC-i i ri është në fazën e testimit dhe në fillim të muajit qershor vihet në funksionim. Ai gjithashtu ka garantuar se nuk do të ketë asnjë lloj impakti mjedisor.
Vizitën e parë Bojaxhi e zhvilloi në zonën e fshatit Bishan, ku janë mbjellë nga ana e KESH reth 5 mijë pemë, të cilat janë pjesë e projektit për zëvendësimin e pishave të prera në pyllin e Sodës, në sipërfaqen ku po ndërtohet TEC-i.
Pasi u njoh me ecurinë e punimeve, Bojaxhi nga TEC-I u shpreh se "ecuria e projektit në nivel teknik është në ritmin e parashikuar në skedul. Projekti është në fazën e kolaudimeve të fundit teknike, dhe turbina e TEC parashikohet të vihet ne punë në javët e para të qershorit". Në aspektin mjedisor, sipas tij vlen të theksohet fakti se direktiva e re LCP (Large Combustion Plants) e Bashkimit Europian, që është në rrugë implementimi në vendet anëtare deri në vitin 2017, nxjerr ne pah 2 fakte. Se pari që kapaciteti 97 MegaËat i TEC-it klasifikohet sërish tek impiantet e vogla. Dhe së dyti, faktin që në raport edhe me normat që do të aplikohen në BE deri në 2017, TEC-i i Vlorës është në një nivel shumë të ulët të emetimeve teë tij. Ky fakt jep siguri absolute se TEC-i me kapacitetin e vet të reduktuar në 97 MË, nuk përbën asnjë problem mjedisor.
Bojaxhi ka theksuar se impianti i TEC-it është modern dhe i nivelit të përparuar ndërkombetar. Pas fillimit të punës, KESH do të bashkëpunojë edhe me komunën Qendër, për ruajtjen e plazhit të Zvërnecit, në afërsi të TEC-it, që ai të mbahet i pastër dhe të jetë lehtësisht i frekuentueshëm nga pushuesit.
Prova e parë e TEC-it të Vlorës, i cili aktualisht, gjatë fazës së ndërtimit, ka angazhuar rreth 400 punonjës, do të kryehet në muajin qershor, pas kësaj numri i punëtorëve të përhershëm të tij do të shkojë në rreth 50. Ndërsa prova ishte parashikuar në muajin maj, Bojaxhi tha se kjo do të kryehet në muajin qershor, ndërsa për këtë vonesë kanë ndikuar edhe bllokimet e rrugëve nga protestat që ka patur.
ANILA PECI
07/05/2009
Shekulli
Krijoni Kontakt