Close
Faqja 15 prej 17 FillimFillim ... 51314151617 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 141 deri 150 prej 161
  1. #141
    i/e regjistruar Maska e Taulant_it
    Anëtarësuar
    20-08-2007
    Postime
    31
    nuk eshte e mundur qe te kete kaq urrejtje kunder vlonjateve
    dhe ve re qe shumica eshte nga veriu
    atehere eshte e kuptueshme sepse veriu (flas ne pergjithesi,natyrisht ,per fat nuk jane te gjithe njesoj)se ka dashur kurre jugun sidomos vloren
    ne nje pjese e mire e shqiptareve qe jemi ne mergim,po luftojme kunder racizmit ne vend te huaj ,por ne fillim duhet te zgjidhim racizmin ne vendin tone
    vlora eshte perle e shqiperise ,ne vend te luftojme per te zhvilluar turizmin,po luftohet qysh ta permbysim idene e turizmit duke ndertuar tec-in dhe petroliferin
    o njerez ,ceshtja e vlores duhet ti interesoje te gjitheve ,jo vetem vlonjateve
    vlora eshte jo vetem e vlonjateve por e gjithe shqiperise
    eshte nje cmenduri ajo qe po behet kunder vlores
    nuk mund te beni vlonjatet te gjithe njesoj sepse disa persona sillen si rrugaçe
    dhe ju lutem ,mos permendeni me vitin 1997 sepse doni apo s'doni shkaktaret e shkaterrimit te shqiperise ne 1997 nuk ishte populli por ishin politikanet e shqiperise ,te majtet dhe te djathtet
    populli eshte si bagetia ,e shtyn majtas dhe shkon majtas dmth shkon nga i thua ti te shkoje
    ne cdo vend te botes,nqs armatos adoleshentet ,do kete pasoja te renda sepse adoleshentet nuk i mendojne pasojat e veprimeve qe bejne ,sidomos kur kane ne krye kriminela si zani caushi &co
    kjo ndodhi ne vlore dhe ne pjesen me te madhe te shqiperise ne vitin 1997
    boll e sulmuat vloren
    nuk ju detyron njeri qe ta doni
    por ju lutem ,mos e shani
    se asnje nuk e ka te drejten

  2. #142
    i/e regjistruar Maska e Taulant_it
    Anëtarësuar
    20-08-2007
    Postime
    31
    Citim Postuar më parë nga Hermes_Pellasgu Lexo Postimin
    Degjoj ketu plot mllefe anti-shqiptare ( pasi quaj anti-shqiptar kedo qe vjell ndaj nje shqiptari).
    Por ajo qe bie me teper ne sy eshte se askush nuk di gje si jane gjerat dhe pse kane ardhur ketu, por mjaftohen me fjalet e atyre qe kane shitur dhe po vazhdojne te shesin cdo cope te ketij vendi per nje fundjave ne kazino apo per ego te tyre te semure.

    Te mendosh qe gjithe vlonjatet jane rrugace,skafiste etj eshte utopi.
    Ne momentet me te veshtira te ketij Kombi , Vlora i ka dale zot dhe i ka vendosur gjoksin rrezikun kur te tjeret lepinin kembet e grekut , serbit apo bajraktareve te tyre.
    Nqs dikush i referohet 97' gabohet rende , pasi dihet qe ajo nuk filloi ne Vlore dhe aq me teper qe nuk shkuan vlonjatet ne Kukes, Tropoje,Tirane.
    97' eshte nje faqe e zeze e historise tone, por eshte teper feminore te mendosh se e ben 100.000 apo 10 vlonjate.

    Persa i perket ceshtjes se Parkut Energjitik, shqiptaret duhet dine se i jane shitur Italise etj per vetem 1 Euro gjithsej , 560 Ha toke bregdetare ne te vetmin gji detar qe ka Atdheu.

    Ne shitjen e kesaj pasurie kombetare nuk u pyet asnje shqiptar,edhe pse cdo qeveri kishte detyrimin kushtetues dhe ligjor per te informuar popullin dhe per t'i dhene mundesine atij per te marre pjese ne vendimarrje. Gjithashtu eshte shkelur plani rregullues i qytetit, dhe Parku Energjitik eshte vetem 300 m larg qytetit dhe 2 km nga sheshi i Flamurit.( ka b... njeri ta kete shtepine kaq afer, po nje qytet i tere?)

    Qytetaret e Vlores , ne menyre shume demokratike dhe te mencur kane 3 vjet qe po protesojne dhe po bejne apel per spostimin e ketij parku Energjitik ne nje vend me te pershtatshem ( vetem 5 km nga vendi qe eshte caktuar).

    Per here te pare ne historine e pseudo-demokracise shqiptare nje grupim qytetar merr persiper nje levizje Qytetare dhe Ambjetaliste dhe per here te pare Vlora eshte e para nje kerkon demokraci popullore ( te njohur ne Kushtetute) nepermjet Referendumit.

    KQZ si organ me demek i pavarur, ndaj 14.000 firmave te kekuara nga ligji, kishte vetem detyrimin ligjor te shihte nqs keto firma ishin te sakta ose jo.
    KQZ duhet te vendoste : PO ose JO ndaj Referendumit. PO nuk thoshte dot se nuk donin eproret e huaj. Po as JO nuk thoshte dot se duhej ta arsyetonte perse jo ( dhe firmat ishin te gjitha ok). Si u zgjidh ?
    A e dini ju shqiptare se kur per here te pare ne demokraci , qytetaret kerkuan Referendum, anetaret e KQZ shkonin per trajnime profesionale jashte shtetit???
    KQZ voti 3 me 3. Absurde. ne kete menyre ata shmangen edhe PO-ne edhe JO-ne dhe e lane pezull.

    Megjithate qytetaria vlonjate vazhdoi, ne respekt te shtetit ligjor. U fituan 2 gjyqe nderkombetare ne Aahus, te cilat vertetuan shkeljet dhe Qeveeria e Ndritur e Baces dhe Thios nuk e vuri ujin ne zjarr.

    Keshilli i Bashkise kerkoi prape Referendum, dhe KQZ prape me avazin e saj.

    Kush mund t'u flase vlonjateve ne emer te shtetit ligjor dhe zhvillimit kur nuk u njihen te drejtat me elementare ne demokraci????

    Per sa i per ket idese se Tec-i i Vlores do u jap drita shqipetareve, eshte idiotesia me e madhe qe eshte degjuar ndonjehere.
    Duhet te dime se Ambo 300 m larg Vlores do ndertoje nje stacion gjigand pompimi ( si terminal) ne nje sip.220 Ha. Ku do ta gjej energjine ky ky super-stacion pompimi ??? apo do presi te mbushet Fierza dhe Komani??? I duhet gjeneratori vellezer.....i duhen Tec-et, dhe jo nje, por 3. Keshtu qe flijeni mendjen. Aq me teper Ministri i Nderuar Bode e tha troc qe Tec-i Vlores eshte projekt i deshtuar se ka kosto 3 here me te larte se importi. Kur u projektua Tec-i fucia e naftes ishte 20 $ ndersa tani eshte 5-fishuar dhe prite ku do veje. Nuk dua te zgjatem shume, por nje qe ka 2 lek llogjike i ben vete llogarite. Te tjeret te bejne gam gam.
    Ka shume per te thene dhe per 15 veprat e tjera por nuk ka kohe.

    Ne lidhje me studentet e Vlores dhe protesta, duhet te dini se ata jo vetem nuk e ftuan Petroliferen, por nuk ishin informuar per takimin.Cdo gje eshte bere e ditur ne menyre indirekte vetem 1 ore para takimit. Per sa i perket laffeve qe nxjerrin mediat, sidomos gazetat, te gjithe e dime se ka shqiptare, qe per 5 aspra shesin motren e tyre , dhe jo me te spekullojne me veprimet e disa studenteve.
    Petrolifera dhe projektet e tjera s'kane permbushur detyrimin kushtetues te informimit dhe transparences ndaj publikut.
    Ideja dhe plani djallezor i saj :
    NE 19 Nentor, ne oren 13:00 dikush mendoi te fuste ne salle 3 grupe seminari studentesh ne momentin e fundit (teresisht te painformuar, aq me teper jo vlonjate) dhe kishin paguar 3-4 prej tyre qe te flisnin ne favor te projektit. Kjo gje u zbulua nga Keshilla studentore e universitetit, dhe ne nje kohe rekord u be i mundur organizimi i studenteve.
    Ne media ne kemi pare vetem 3-4 minuta lajm, por ajo ngjarje u zhvillua per rreth 10 minuta, ne fillim studentet i bene thirrje Zoterise te dilte por ai bente rolin e zotit te shtepise ne shtepine e botes,(te gjithe studentet ne salle mbanin parrulla ne duar benin thirrje "Jashte nga Vlora"
    Pas 4 minutash , kokefortesia e Zoterise beri qe te fillonte simfonia e vezeve, por ky perseri me gangsterllekun e vet. Fundin e pame te gjithe ( naften dhe goditjet me mikrofona ndaj studenteve dhe shkelmat ndaj studenteve).

    Pa u zgjatur shume, nqs vlonjatet me te vertete e kane gabim per levizjen e tyre, nuk do te thote qe Baca me Thion bejne cdo gje ok. Puna eshte se shumica jane mesuar te poshterohen dhe te shkelen me kembe sa here u teket atyre, dhe kur vin puna dhe shikojne se dikush ka ngrit koken, u duket utopi dhe nxitojne tu presin krahet se i merzitet Baca me Thion. Ata me te moderuarit dhe me te shkolluarit, e shprehin kete ne formen e Forumeve ne Internet, dhe kurrsesi nuk gjeje dot forcen per t'i shpetuar perdhunimit te perditshem te arbitraritetit politik
    jam shume dakort me ty shoku
    por shumica flasin ne baze te atyre pak gjerave qe thone ne televizor,pa iditur gjerat si jane me te vertete

  3. #143
    i/e regjistruar Maska e derjansi
    Anëtarësuar
    14-04-2005
    Postime
    6,730
    Citim Postuar më parë nga Taulant_it Lexo Postimin
    nuk eshte e mundur qe te kete kaq urrejtje kunder vlonjateve
    dhe ve re qe shumica eshte nga veriu
    atehere eshte e kuptueshme sepse veriu (flas ne pergjithesi,natyrisht ,per fat nuk jane te gjithe njesoj)se ka dashur kurre jugun sidomos vloren

    ne nje pjese e mire e shqiptareve qe jemi ne mergim,po luftojme kunder racizmit ne vend te huaj ,por ne fillim duhet te zgjidhim racizmin ne vendin tone
    vlora eshte perle e shqiperise ,ne vend te luftojme per te zhvilluar turizmin,po luftohet qysh ta permbysim idene e turizmit duke ndertuar tec-in dhe petroliferin
    o njerez ,ceshtja e vlores duhet ti interesoje te gjitheve ,jo vetem vlonjateve
    vlora eshte jo vetem e vlonjateve por e gjithe shqiperise
    eshte nje cmenduri ajo qe po behet kunder vlores
    nuk mund te beni vlonjatet te gjithe njesoj sepse disa persona sillen si rrugaçe
    dhe ju lutem ,mos permendeni me vitin 1997 sepse doni apo s'doni shkaktaret e shkaterrimit te shqiperise ne 1997 nuk ishte populli por ishin politikanet e shqiperise ,te majtet dhe te djathtet
    populli eshte si bagetia ,e shtyn majtas dhe shkon majtas dmth shkon nga i thua ti te shkoje
    ne cdo vend te botes,nqs armatos adoleshentet ,do kete pasoja te renda sepse adoleshentet nuk i mendojne pasojat e veprimeve qe bejne ,sidomos kur kane ne krye kriminela si zani caushi &co
    kjo ndodhi ne vlore dhe ne pjesen me te madhe te shqiperise ne vitin 1997
    boll e sulmuat vloren
    nuk ju detyron njeri qe ta doni
    por ju lutem ,mos e shani
    se asnje nuk e ka te drejten

    kam frik se asht e kunderta o ti shkou taulant
    JO NEGOCIATA VETËVENDOSJE

  4. #144
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,065
    Postimet në Bllog
    22
    Aq me teper Ministri i Nderuar Bode e tha troc qe Tec-i Vlores eshte projekt i deshtuar se ka kosto 3 here me te larte se importi. Kur u projektua Tec-i fucia e naftes ishte 20 $ ndersa tani eshte 5-fishuar dhe prite ku do veje.
    Po, eshte e vertete qe ministri i financave beson qe kostoja e energjise qe ai TEC do te prodhoje do te jete 3 here me i larte se kostoja qe i kushton SOT shtetit per ta importuar te njejten sasi energjie. Dhe eshte normale qe nje minister finance ne cdo qeveri qe te beje nje oponence te tille ne kabinet pasi ai eshte i interesuar te menaxhoje shpenzimet qeveritare dhe te balancoje buxhetin e shtetit.

    Por ajo qe ministri i financave nuk shikon e kupton, pasi nuk eshte detyra e tij ta beje nje gje te tille por eshte detyra e ministrit te ekonomise dhe vete kryeministrit, eshte kriza energjitike qe ka mberthyer gjithe globin dhe kostoja e energjise qe po rritet nga viti ne vit. Ashtu sic nuk eshte shqetesim aspak per ministrin e financave qe ka per detyre vetem te firmose ceqet e shpenzimeve qeveritare, sigurimi i energjise me ane te importit. Dhe ketu eshte thelbi i problemit, qe Shqiperia dhe mbare rajoni nuk perballen vetem me nje krize energjitike te brendshme, por perballen me nje krize energjitike rajonale qe e ben te veshtire edhe sigurimin e energjise se importit. Prandaj qeveria po investon ne diversifikimin e burimeve energjitike ne vend.

    Dhe ajo qe une do ti thosha ministrit te financave eshte: kostoja e trefishte e prodhimit te energjise ne vend me ane te TEC eshte hic asgje perballe humbjes ne miliona turisteve pushues ne vend. Kete vit qe kaloi 1.7 milion turiste te huaj vizituan Shqiperine dhe objektivat e qeverise shqiptare jane qe ne 5 vjetet e ardhshem vetem qyteti i Sarandes te shohi ne vit aq pushues ne vit. Dhe nese ai ministri i financave i bie lapsit se sa $ e euro shpenzon cdo pushues mesatarisht ne ekonomine lokale, do te kuptoje qe ai investimi per ate TEC e Vlores eshte hic asgje perballe te ardhurave nga turizmi. Asnje turist nuk ka per tu kthyer ne Rivieren shqiptare nese Shqiperia nuk siguron ujin dhe energjine elektrike pa nderprerje te pakten ne zonen turistike.

    Nese duhet te ankohet njeri ne Shqiperi duhet te jene ata qytetaret e qyteteve jo-bregdetare qe do te vazhdojne te kene probleme me furnizimin me energjine elektrike edhe kur Vlora e Saranda te kene uje e drita 24/7. Qeveria po u jep prioritet zonave turistike ne kurriz te zonave te tjera te vendit qe kane po te njejtat nevoja jetike. Dhe TEC nuk perben nje zgjidhje afatgjate por nje zgjidhje afatshkurter pasi plani i perfundimit te TEC eshte viti 2009 kurse plani i perfundimit te disa projekteve te tjera me te medha sic jane ai i hidrocentralit te Skavices apo Semanit do te kerkojne me shume kohe qe te perfundojne e vihen ne veprim. Dhe nese 5-10 vjet si sot Shqiperia prodhon energji te mjaftueshme nga hidrocentralet e rinj, TEC mund te mbyllet kollaj, sic u mbyll edhe TEC i Fierit disa vite me pare.

    Albo
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 27-11-2007 më 02:29

  5. #145
    i/e regjistruar Maska e njemik
    Anëtarësuar
    31-01-2006
    Postime
    403
    po ne sthemi te mos e bejne TECI-n oj ti shoqu Albo
    Ne themi ta bejne po jo me nafte sepse jane ndaluar ne gjith vendet e qyteteruara
    dhe e dyta mos ta bej ne vlore se eshte vend turistik ta bejm diku tjeter se ka vende boll shqiperiia per tece

  6. #146
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    11-04-2003
    Postime
    1,348
    TEC-et me nafte nuk jane te ndaluar ne boten e qyteteruar. Perkundrazi ne Amerike i bejne me qymyr qe eshte me ndotes se nafta. Ndotja e naftes ne Vlore do jete minimale dhe eshte llogaritur te jete sa 600 makina me nafte me fuqi motorike 2.5 kubik.

    Ne Vlore mjafton te ndalohen makinat per perdorim vetiak me nafte dhe problemi zgjidhet. Ne Vlore nuk bie as debore dhe nuk ka as ngrica, keshtu qe makinat me nafte nuk duhet te lejohen, ose mund te lejohen nqs paguajne nje talse ekstra.

    Me tej TEC-i mund te ndryshohet ne te ardhmen dhe te behet me gaz.

    Me duket mua se ambientalistet tane jetojne ne "Boten e cudirave:. Shume prej tyre jane te rehatuar ekonomikisht dhe enderrojne per pyje me pisha dhe lendina te gjelberuara me bar, nderkohe qe Shqiperia nuk ben dot perpara sepse s'ka energji.

    Vlora eshte vendi me perfekt per tu ngritur vepra te tilla, pasi porti i Vlores eshte perfekt per kete lloj industrie, duke marre parasysh se eshte nje gji i mbyllur e i mbrojtur nga stuhite. pra ku aniet mund te ankorohen pa problem, si dhe eshte det i thelle.

    Nqs Shqiperise i mohoet nje resurs kaq i madh Shqiperia do vuaj ekonomikisht, pikerisht per enderrat jeshile te ca rrumpalleve ambientaliste.

    Me tej une kurre nuk kam pare nje studim serioz te ndermarre prej aleances me rezultate reale te impaktit qe ky TEc do kete mbi turizmin. Keta vetem llapin dhe harxhojne para per propaganden e "tymit te zi" por kurre nuk flasin me fakte konkrete.

  7. #147
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    07-03-2006
    Postime
    48
    Me duket do ta haj edhe berisha nje kove nafte se me sa duket nuk e paska mesuar leksionin e 97

    Aleanca, ultimatum qeverisë dhe firmave ndërtuese


    A. P
    27-11-2007


    shekulli.com.al




    Vlorë, Aleanca për Mbrojtjen e Gjirit të Vlorës ka kërkuar pezullimin e punimeve të TEC-it deri në kryerjen e referendumit


    VLORË- Aleanca për Mbrojtjen e Gjirit të Vlorës i ka dërguar dje një ultimatum qeverisë dhe firmave ndërtuese të TEC-it duke i lënë afat deri në fund të muajit për të pezulluar të gjitha punimet. Gjatë takimit të djeshëm përfaqësuesit e Aleancës kanë pohuar se TEC−i dhe Petrolifera, me mbështetjen e Qeverisë Shqiptare, kanë filluar punimet ndërtimore pa lejen e qytetarëve të Vlorës pavarësisht faktit se këto vepra ndikojnë direkt në cilësinë e jetës dhe shëndetit të qytetarëve vlonjatë. "Megjithëse kemi dorëzuar kërkesën për referendum, kjo kërkesë në mënyrë antiligjore, antikushtetuese dhe në kundërshtim me të drejtat themelore të njeriut na është mohuar. Në këto kushte ne kërkojmë të pezullohen menjëherë dhe me çdo kusht punimet ndërtimore deri në organizimin e referendumit ku populli i Vlorës dhe rrethinave të vendosë nëpërmjet votës së lirë për të ardhmen e tij; Të përfshihet në protokollin e ceremonisë së festimeve zyrtare të 28 Nëntorit e drejta e fjalës së një përfaqësuesi të Aleancës. Në rast të kundërt, përfaqësuesit zyrtarë të cilët kanë ndikuar që qytetarëve vlonjatë t'iu mohohet e drejta që nëpërmjet referendumit të vendosin për jetën e tyre, do të jenë objekt i reagimit civil qytetar",- thanë dje përfaqësuesit e Aleancës. Sipas tyre, të gjitha firmat shqiptare që punojnë për ndërtimin e TEC−it dhe Petroliferës kanë afat deri në datë 30.11.2007 për të ndaluar punimet dhe për të kryer largimin e menjëhershëm të mjeteve dhe punonjësve nga kantieret, në të kundërt do të jenë objekt i reagimit civil qytetar. "Të gjithë personat që punojnë për TEC−in dhe Petroliferën duhet të largohen nga objektet në fjalë brenda datës 30.11.2007 në rast të kundërt do të jenë objekt i reagimit civil qytetar",- thuhet në njoftimin e përfaqësuesve të Aleancës.

  8. #148
    i/e larguar Maska e Homza
    Anëtarësuar
    24-02-2006
    Vendndodhja
    Ne kat te siperm!
    Postime
    3,092
    Citim Postuar më parë nga Lioness Lexo Postimin
    Homza une qe jam gjys andej e gjys ketej e s'bej dot dallime.

    Por kur thote PRI-LTN:



    Do flasim per ceshtjen ne fjale apo hajde te shajme vlonjatet se eshte me kollaj.

    Nga ana politike, kemi premtimet elektorale te kryeministrit kur erdhi per voten ne Vlore dhe qe e mori. (Bile nuk harroj gezimin personal te fitores se PD ne 2005.) Per ata/ato qe s'jane ne dijeni mjaftojne te lexojne kete teme nga fillimi dhe premtimet qe u bene. Vlora turistike, Vlora me aeroport, asgje pa referendum e me the te thashe. Keto premtime nuk u mbajten.

    Nga ana e ligjit, kontratat psh ajo e TEC-it nder te tjerash thote qe punimet do te behen me marreveshje me qeverine e shtetit shqiptar dhe ate lokal. Ai lokal votoi jo, pra s'ka marreveshje, pse do behen punimet?

    Nga ana e ekonomise. Perse nuk privatizohet KESH? Perse nuk investohet ne rrjetin shperndares qe eshte katastrofik dhe origjina e problemit? Perse te mos investohet ne energji te rinovueshme? Perse duhet te helmojme ambientin dhe ato pak mundesi per zhvillim turistik?
    Marrim rastin e Greqise, vendit fqinj. Ka naftesjellesin e Gazprom nga Rusia, dhe firmosi nje naftesjelles te ri me Turqine. Te dyja ne Aleksandropoli, ne lindje, kufi me Turqine. Nderkohe, ishujt dhe zonat e tjera turistike mbeten te pacenuara. Greqia eshte e 10 ne bote per nga vija bregdetare, keshtu qe ka vend per projekte te tilla. Ne Naxos apo Santorini qe isha mund te notoje dhe ne port, uji qe qelibar.

    Pa te vesh ne portin e Vlores dhe ne zonen perreth? Bregdeti dhe tani deri ne uje te ftohte eshte ndotur jashte mase. Kishte mengjese kur cohesha dhe deti ishte i kuq nga nje Zot e di cfare ishte hedhur. Dhe te vinte keq kur shikoje sidomos femije te notonin ne ate zone. Ne vend te merren masa te pastrohet, te levizet porti drejt plazhit te vjeter, sic kane qene planet e hershme, po i hedhim me shume "nafte zjarrit."

    Po pyetet pse protestohet ne Vlore per kete e jo per mungese dritash? Perse nuk protestohet ne qytete te tjera per mungese dritash? Perse nuk protestohet per korrupsionin apo 1001 probleme qe ka vendi? Nuk po flas per vandalizem por per proteste civile, qe ne fund te fundit eshte e drejta e cdo nenshtetasi. A jam dakort me menyren se si u protestua, ndoshta jo ne ate shkalle. Por duhet marre parasysh qe qytetaret vlonjate kane disa vjete qe po mundohen ndermjet ligjit (psh referendum etj) dhe zeri i tyre ra ne vesh te shurdher.
    Lioness une e dij qe ti je nje goce e mencur dhe me taban, dhe din ti llogjikosh gjerat ashtu sic jane ato, pikerisht se ke nje gem nga ne prandaj

    Si e quan ti kete reagim te Vlonjateve, nje reagim pa pike llogjike, arsyetimi apo kulture. E pat ate personin qe i mbushen syte vaj, e shikove? Kur ai thjesht po zbaton ligje te ndermarrura nga shteti shqiptar, te mira apo te kqinja qofshin ato, eshte ligj qe e ka vendos deputeti i zones sime me ate te zones sate.

    Edhe a e pave ate top show, me te paret e Vlores, qe perpiqeshin te arystonin pikp[amjet e tyre dhe te 14 mije vlonjateve tjere, e pave sa emision arushe doli apo jo? Prandaj ju them qe Vlora e ka humb arsyetimin, nqs kjo nuk te mjafotn shif deputet kundershtare te Vlores si bejne ne parlament, nqs kjo nuk te mjfaton shif Ponin ke cani----o cani po pse nuk me bon te bukur ti mua? sikur me e pas bo Cani ate e jo nena e saj.....


    Tani shiko hidrocentralin e Fierzes, qe permbyti me qindra vite egzistence ne ato fushlumenjesh, qe permbyti varre njerzish, por ama u be me arsyetmin qe ishte ne te mire te Shqiperise, dhe megjithse me dhimbje Kuksjanet u detyruan ti leshonin ato toka per te miren e shuimices, megjithse hidrocentrali u zhduki gjurmet e te pareve te tyre me gjith rrenje, nuk kishin ku te qanin te paret e tyre. Kjo nuk poi ndodh aspak Vlores, biles kto projekte po e bejne Vloren me te forte ekonomikisht dhe gjith Shqiperia do p[erfitoje gjithashtu.

    Ja ktu me rreh mua, tek llogjika qe i behet gjerave.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Homza : 27-11-2007 më 12:34

  9. #149

    Shteti ulet ne tavoline me Aleancen

    Mesa duket , vezet e studenteve te Vlores kane patur efektin e deshiruar.
    Per here te pare ne historine e demokracise shqiptare ata treguan se dine te bejne me teper se te ulin koken apo te poshterohen nga vendimet & veprimet e politikes.
    Ultimatumi i Aleances ka bere qe sot mbasdite, Presidenti Topi t'i telefonoje Aleances dhe t'i kerkoje qe mos t'ia fusin me veze kur te vije ne Vlore, se gjerat mund te diskutohen dhe zgjidhen ne tavoline.

    E moret vesh, po po e degjuat mire, TE QELLOSH ME VEZE I BEN POLITIKANET TE NDERGJEGJSHEM.
    ATEHERE CFARE PRISNI O SHQIPTARE ???????????????
    TE SHTYPENI AKOMA????????????
    HAJDE POPULL TRIM DHE I PATREMBUR HAJDE!!!!
    NEJSE , VLORA E BERI DHE NJEHERE HISTORINE.
    E FALENDEROJME!
    FALEMINDERIT STUDENTEVE TE VLORES.

  10. #150
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,065
    Postimet në Bllog
    22
    Ultimatumi i Aleances ka bere qe sot mbasdite, Presidenti Topi t'i telefonoje Aleances dhe t'i kerkoje qe mos t'ia fusin me veze kur te vije ne Vlore, se gjerat mund te diskutohen dhe zgjidhen ne tavoline.
    O trim nga Vlora, presidenti i vendit i ka bere telefon qe tu beje te ditur studentave veze-hedhes, se kush i hedh veze e domate presidentit nuk e pret "lavdia" por e presin njerezit e Gardes se Republikes qe e shoqerojne presidentin kudo ku shkel. Dhe pastaj i shohim se sa "trima" jane studentet domate-hedhes.

    Dhe presidenti nuk do te krijoje incident ne nje dite feste kombetare.

    Ok o lumemadh?!

    Albo

Faqja 15 prej 17 FillimFillim ... 51314151617 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Ndotje katastrofale e ambientit ne Durres
    Nga Redi në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 25-11-2011, 08:43
  2. Familjet e nderuara shqiptare
    Nga alumni në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 70
    Postimi i Fundit: 22-03-2010, 16:46
  3. Raporti i OSBE: Zgjedhjet e qershorit, nje permiresim i ndjeshem
    Nga juanito02 në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 16
    Postimi i Fundit: 16-09-2009, 08:08
  4. Kongresi: Mbeshtetesit e Metes ngelen jashte KPD socialiste
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 263
    Postimi i Fundit: 20-12-2003, 22:24
  5. Vlore ..dizet e di ..dizet e tre.
    Nga Brari në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 09-12-2002, 09:56

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •