Foto nga tubimi
Foto nga tubimi
Zemra eshte e vetmja pasuri qe nuk blihet e as shitet por vetem dhurohet!!!
Foto nga tubimi paqesor
Zemra eshte e vetmja pasuri qe nuk blihet e as shitet por vetem dhurohet!!!
...................................
Zemra eshte e vetmja pasuri qe nuk blihet e as shitet por vetem dhurohet!!!
....................
Zemra eshte e vetmja pasuri qe nuk blihet e as shitet por vetem dhurohet!!!
................
Zemra eshte e vetmja pasuri qe nuk blihet e as shitet por vetem dhurohet!!!
TEC-i i Vlorës do të ndërtohet pa ndikuar në mjedisin e zonës
Vlore- Gjatë gjithë kësaj periudhe zhurmash mediatike, me qëllime të pastra politike dhe përfitimesh ekonomike nga professor dhe akademit të "ashtuquajtur" dashamirës të Vlorës, por që në fakt asgjë nuk i lidh me Vlorën, të cilëve u dhëmbka shpirti dhe zemra për turizmin e qytetit tonë dhe, që për fat të keq dhe të mirë edhe pushimet verore nuk denjojnë t'i kalojnë në Vlorë por plazheve të Europës, unë, jo vetëm me atributin e Kryetarit të Bashkisë por mbi të gjitha si qytetar vlonjat, i lidhur jo për shkaktë detyrës me qytetin tim, kam medituar me qetësi dhe kam analizuar me gjakftohtësi situatën e krijuar si dhe, kam kërkuar nga të gjitha institucionet e angazhuara në këtë process transparence dhe informacioni. Qysh në fillim i kam dhënë përgjigje me bindje pyetjes, e cila aq shumë ka gjetur vend dhe është lakuar në opinionin vlonjat: "Vlora qytet turistik apo industrial?". Eshtë për të ardhur keq që, shumë intelektualë, studiues, shkencëtar, mjedisarë, manipulojnë opinionin e painformuar, duke i ndar me thikë këto dy prioritete. Vlora nuk mund të zhvillohet vetëm me industrinë energjitike. E aq më pak, vetëm me atë turistike. Turizmi është e qartë që mbetet prioritet, për shkaqe më së shumti të resurseve natyrore të qytetit dhe jo të operatorëve fjalaman, të cilët me këto biznese pasurojnë vetëm veten dhe familjet e tyre dhe, nuk arrijnë të paguajnë as taksat vendore nga ky biznes. Vlora, për shkak të dëshirës së tyre apo të lobingjeve të caktuara politike dhe ekonomike, brenda dhe jashtë vendit, nuk mund dhe nuk duhet të mbetet një vend i pa zhvilluar e spontan, krejtësisht i virgjër e i egër, ku pushuesve vendas apo turistëve të huaj tu jepet mundësia jo vetëm të "pushojnë " të qet por edhe të provojnë e të vërtetojnë se origjina e njerëzve rrjedh nga majmuni. Kjo është një fantazi e mbrapsht. Eshtë urrejtje për komunitetin vlonjat dhe është mungesë totale njohurish për nivelin e sotëm të zhvillimit të teknologjive bashkëkohore dhe të zhvillimit të integruar, të shërbimeve që i shërbejnë edhe tregut të turizmit edhe skeletit industrial energjitik dhe infrastrukturor të vendeve dhe të tregjeve ku zhvillohet turizmi. Nuk mund të konceptohet zhvillimi turistik pa forcuar skeletin dhe infrastrukturën energjitike. Eshtë e pamundur që, zhvillimi industrial dhe energjitik të mos mbështesë dhe të mos shkoi krah për krah me zhvillimin e turizmit dhe infrastrukturës që mbulon të gjithë spektrin dhe tregun e shërbimeve për të cilat ka nevojë turizmi, edhe në qytetin tonë. Mbetem dhe rikonsfirmoi bindjen time se, në këtë aspekt, ndërtimi i TEC-it jo vetëm që nuk dëmton jetën dhe shëndetin e qytetarëve por, përkundrazi, është një mundësi për përmirësimin e standarteve të zhvillimit të tyre. Duke vlerësuar dhe respektuar shqetësimin e qytetarëve vlonjat, të shoqatave mjedisore si dhe tuajën, të nderuar këshilltar, më lejoni të shpreh argumentimin tim teknik, ekonomik dhe mjedisor përse u vendos që TEC-i të ndërtohej në Vlorë. Sistemi ynë elektrik është në gjendje të prodhojë mesatarisht vetëm 4.186 TWh/vit ndërsa kërkesa për vitin 2003 ka qenë 6.6 TWh dhe do të rritet vazhdimisht në vitet që vijnë për të arritur 9.6 TWh/vit në vitin 2015. Për të përballuar këto nevoja, siç është theksuar në Strategjinë Kombëtare të Energjisë do të duhet të ndërtojmë TEC-e për të bërë balancimin e sistemit HEC-e dhe burimeve të tjera të rinovueshme. Të ndodhur përball kësaj situate Qeveria Shqiptare së bashku me donatorët që në Nëntor 2001 ranë dakord të kryejnë një studim leverditshmërie ekonomike për ndërtimin e një TEC-i të ri, me tre faza (3x135 MW) dhe instalimi i fazës së parë është rënë dakort që të financohet prej BB, BE, EBRD me një vlerë 140 milion USD.
TEC-i te punoje duhet te konsumoje materiale fosile (qymyr guri, nafte, gaz ...).
Materialet fosile kur digjen prodhojne CO2 (dioksid karboni).
Kaq me mjafton per te nuhatur genjshtren dhe cinicizmin e artikullit te
Zerit te Mafjes.
Ka menduar ndonjehere ky kryetar bashkie te shfrytezoje energjine diellore,
energjine e eres, te popullarizoje shfrytezimin e gazit per perdorim shtepiak?
Sigurisht qe keto rruge si interesojne mafjes se kuqe sepse nuk u futin shume
te holla ne xhepat e tyre te pangopur!!
Usa eshte ndotesi me i madh ne bote. Njeriu qe ne kohet e lashta duke u zhvilluar, ka qene ne lufte me ambientin.
Pra zhvillimi sjell edhe ndotje.E kam thene edhe nje here tjeter. Qytete ne pika nevralgjike si Vlora, Stambolli, Malmoe etj nuk mund t`i shpetojne industrializimit.
Vlora eshte destinuar per t`u kthyer ne nje metropol, dhe nuk ka asnje metropol ne bote pa TEC.
Korridori i 8 do ta kete fundin e tij pikerisht ne Vlore kur te ndertohet e shumepritura ure midis Gadishullit Ballkanik dhe atij Apenin.
N.q.s duam akoma nje Vlore fshatare ,atehere e leme sic eshte. N.q.s e duam nje metropol , tip Barcelona, Stambolli etj atehere TEC-i eshte i pari qe duhet ndertuar.
Edhe sikur vete vlonjatet te jene kundra(gje per te cilen dyshoj,me perjashtim te pronareve te hoteleve dhe peshkatareve), duhet qe ne nga qytete te tjera te kembengulim, pasi ky TEC eshte ne te mire te Shqiperise.
-----------------------------------------------
Idenë e ka hedhur dje gjatë vizitës në Vlorë kryeministri Berisha, duke qetësuar qytetarët, të alarmuar për dëmtimin ekologjik të zonës së parashikuar. Ai ka zbritur dje për herë të parë në qytetin bregdetar, pas emërimit të tij në drejtim të qeverisë së re të shpallur pas zgjedhjeve. Berisha shoqërohej nga ministri i Mbrojtjes, Mediu, këshilltari i tij, Imami, kryetari i Dhomës së Tregtisë, Luan Bregasi si dhe nga deputetë të zonës. Për ta pritur kryeministrin e ri, kishin dalë rreth 100 biznesmenë vlonjatë, duke krijuar një moment mjaft emocionues për Berishën. “Do të shikohet mundësia e spostimit të tij në zonën e Kripës, Akërrnisë, në qytetin e Gjirokastrës ose të Korçës, sipas leverdisë së të gjitha palëve, në bashkëpunim me Bankën Botërore”, ka deklaruar kreu i qeverisë. Kryeministri ka pohuar se dhe depozitat e gazit mund të ndërtohen në Korçë, pasi prej Greqisë, e përkatësisht prej qyteteve të Follorinës e Janinës mund të merret gaz më lehtë, për shkak të afërsisë. Debati për ngritjen e TEC-it në zonën e Pyllit të Sodës në Vlorë ka qëndruar për shumë muaj i ndezur mes ambientalistëve, analistëve, qytetarëve dhe përfaqësuesve të shtetit. Po dje, Berisha u ka premtuar vlonjatëve se qeveria e tij do të ketë një projekt të detajuar për t’i dhënë qytetit bregdetar furnizim 24 orë drita dhe ujë, pasi sipas tij, “Vlora do të ketë emrin Park Kombëtar Turistik”. Gjithashtu ka deklaruar se për banorët e Vlorës në të ardhmen do të ketë më shumë projekte për punësim, më shumë rikonstruksione institucionesh shtetërore, arsimore dhe shëndetësore. “Lehtësira të shumta do të ketë për biznesin dhe investitorët, duke i kategorizuar sipas kapitaleve të mëdha që do të futin në lojë”. Kryeministri ka vizituar dhe panairin Ekspo-Vlora-2005, i organizuar prej Dhomës së Tregtisë, duke takuar thuajse të gjithë përfaqësuesit e firmave të pranishme dhe premtuar atyre mbështetje në të ardhmen. Një nga pikat e premtimeve të Berishës ka qenë se së shpejti do të pritet shiriti për fillimet e autostradës Lushnje-Fier, ndërsa do të vazhdojnë përpjekjet për të gjetur donatorë për autostradën Fier-Vlorë.
-----------------------------------------------
Në botë ka 10 lloje njerëzish: ata që kuptojnë sistemin binar, dhe ata që nuk e kuptojnë!
Po, vertet lajm i mire per qytetin e Vlores qe kjo qeveri ka revokuar vendimin e qeverise se meparshme per ndertimin e Tec-eve dhe parkut industrial ne qytetin bregdetar. Sikur vetem per kete vendim, vlejten votat e qytetareve te Vlores per forcen politike qe perfaqeson kjo qeveri..
Well done, qeveria Berisha!
Ndertojne shume poshte ata qe ndertojne nen yje...
Krijoni Kontakt