Mua me duket se keni bere pyetje te gabuar....
Pyetja e drejte, per mendimin tim, do duhej te ishte : A do i mbaje mend betimet Berisha?
Mua me duket se keni bere pyetje te gabuar....
Pyetja e drejte, per mendimin tim, do duhej te ishte : A do i mbaje mend betimet Berisha?
"NE 100 DITET E PARA TE QEVERISE DO NISE ULJA E TAKSAVE"
Debatet mbi ceshtjet ekonomike po mbizoterojne serish skenen politike shqiptare. Ministri socialist i Financave, Arben Malaj, tha ne konferencen e tij te fundit per shtyp se objektivat ekonomike per periudhen janar-korrik 2005 jane realizuar. Ai tha se qeveria e re e Partise Demokratike do t"i duhet te vazhdoje punen me dokumente afatmesme tashme te miratuara.
"Vendosja ne kohe e kontakteve, nenshkrimi ne kohe i marreveshjeve qe kane ciklin e tyre normal me Fondin Monetar Nderkombetar dhe Banken Boterore, miratimi ne parlament i marreveshjeve te ndryshme te kredise qe kane ardhur ne mbeshtetje te projekteve per ekonomine shqiptare, shpejtesia me te cilen do te veprohet dhe sidomos cilesia me te cilen do te negociohet mbeten si sfide, e patjeter edhe si nje ambicje per te asistuar edhe ne ne funksionet tona te opozites"- tha zoti Malaj.
Por specialiste te ekonomise jane skeptike per treguesit e ekonomise shqiptare gjate 2005, dhe sipas tyre nevojiten nderhyrje energjike per ndryshimin e situates. Menaxheri i kerkimeve ne Institutin e Studimeve Bashkekohore, Selami Xhepa, thote se shifrat e vitit 2005 jane realizuar sepse planifikimi ekonomik eshte bere me rezerva. Ndersa si hap te pare ai permend nje reforme te thelle qe duhet ndermarre ne sistemin e taksave. "Duke pasur parasysh qe gjate gjithe kesaj periudhe ekonomia jone ka qene karakterizuar nga nje evazion mjaft i larte i evazionit fiskal "llogaritjet dhe institucionet nderkombetare kane provuar qe shkalla e evazionit fiskal eshte ne permasa te medha, qe mund te arrije mbi 11% te Prodhimit te Brendshem Kombetar GDP), si nivelet e larta te taksave por sidomos dobesite ne sistemin e administrimit tatimor kane qene dy hallkat me kritike qe kane krijuar kete evazion fiskal" - tha ai.
Zoti Xhepa thote se ne programin 100 ditor te qeverise se re do te fillohet me uljen e taksave per biznesin e vogel dhe rishikimin e taksave ne fusha te tjera, duke u koordinuar gjithcka per vitin e ardhshem me buxhetin afatmesem. "Mendoj qe programi i reformave teresore do te harmonizohet me nje fryme te caktuar kohore dhe besoj qe do te ruhet ekuilibri fiskal. Reformimi i taksa-tatimeve, sipas perllogaritjeve ne programin elektoral te Partise Demokratike, mendoj qe do te krijoje edhe nje shendoshje te financave publike, duke krijuar efekte multiplikatore per zhvillimin e sektorit privat. Dihet qe nje ulje e barres se taksave konsiderohet si alternativa baze per te krijuar punesim ne sektorin privat" - tha zoti Xhepa. Premtimet e Partise Demokratike per uljen e taksave dhe tatimeve nxiten debate te ndezura ne radhet e zyrtareve dhe politikaneve shqiptare. Por debatet e deritanishme jane mbizoteruar nga emocionet politike te fushates zgjedhore, ndersa pritet qe diskutimet mbi taksat dhe zhvillimin ekonomik te vendit te jene me teknike e profesionale me fillimin nga puna te qeverise se re.
Ilirian Agolli "VOA)
BERISHA RREFEN 100 DITET E PARA
Presidenti shqiptar Alfred Moisiu ka emeruar ish-presidentin Sali Berisha si kryeministrin e ri te vendit dhe i ka kerkuar atij te formoje qeverine pas fitores se koalicionit te qendres se djathte te udhehequr prej tij ne zgjedhjet parlamentare te 3 korrikut.
60-vjecari, Berisha, presidenti i pare post-komunist i Shqiperise i cili sherbeu ne vitet 1992-97, ka tani dhjete dite kohe per te paraqitur perberjen e kabinetit te tij per aprovim ne parlamentin e ri shqiptar.
Zoti Berisha ka bere te ditur tashme se do te zvogeloje ndjeshem numrin e ministrave ne 14, nga 19 qe kishte qeveria e meparshme e majte e ish-kryeministri Fatos Nano.
Si e vleresoni qendrimin politik te adoptuar nga PS-ja se zgjedhjet jane politikisht te papranueshme dhe jo mjaftueshem te ndershme ?
Une e marr ate si nje te momentit dhe shpresoj se PS do te luaje nje rol shume te rendesishem ne opozite. Per mua nuk kane shume rendesi deklaratat e nervozizmit, por ato ne te cilat kane deklaruar se do te votojne te gjitha reformat per integrimin, se kane deklaruar se do te angazhohen ne nje kontroll intensiv te qeverisjes. Une i garantoj se do te kene cdo hapesire te nevojshme per kontroll ne cdo qelize te qeverisjes. Ata kane deklaruar se do te mbeshtesin luften kunder terrorizmit, krimit te organizuar dhe korrupsionit. Keto jane linjat te cilat me interesojne shume.
Zoti Berisha! Kur erdhet ne pushtet 13 vjet me pare i filluat marredheniet me opoziten me parullen " miremengjes opozite". Tani po thoni se opozita do te kete kontroll te gjere mbi shtetin. Cfare ndryshimi ka midis dy momenteve ?
Padiskutim ka nje ndryshim shume te madh. Shqiperia per here te pare ne histori, keto 8 vjet ka pasur nje opozite reale, e cila u konsolidua, luajti rolin e vet, permbushi misionin e saj. Kjo pervoje eshte shume e cmuar per ne per te njohur vleren e pazevendesueshme te opozites ne nje shoqeri demokratike, vleren e pazevendesueshme te kontrollit opozitar ndaj qeverisjes, per shoqerine ne teresi. Ajo qe une kam deklaruar sot eshte nje realitet i trasheguar, sepse ne e krijuam traditen e opozites dhe mbi kete baze, opozita do te kete te gjitha mundesite per rolin e vet.
Zoti Berisha, pas pak ditesh do te jeni ne zyren e kryeministrit. Cilat do te jene perparesite imediate te qeverise ?
Perparesite imediate do te jene ato te 100 diteve te para, pra programi i 100 diteve. Ato jane te drejtuara nga lufta kunder korrupsionit, amendimi i ligjeve te konfliktit te interesave, te prokurimeve publike, vendosja e nje sistemi transparence ne te gjitha dikasteret. Instalimi i tij kerkon nj- kohe te caktuar, nje-dy muaj, ndoshta edhe me shume. Perparesi do te jete pergjysmimi i taksave per biznesin e vogel, te cilin e kam premtuar dhe do t'i permbahem. Organizimi i luftes kunder korrupsionit ne teresi, organizimi i nje Task Force, organizimi i Ombudsman nga shoqeria civile dhe media per prokurimet publike, hartimi i buxhetit dhe shume probleme te tjera.
Qeveria qe ka ikur ju ka lene ne tavoline nje problem per te zgjidhur. Studentet jane duke pritur dhe nuk e dine a do te studiojne te gjithe apo jo? Cfare do te beje qeveria?
Qeveria qe iku, per mendimin tim, beri nje veprim te papergjegjshem, ne sensin se vendimi qe mori per liberalizimin e universiteteve, vendim ky, pike e programit te PD-se, duhet ta shoqeronte me fondet e nevojshme per universitetet dhe lokalet e nevojshme. Nuk mund t'i trajtosh kurre universitetet jashte autonomise se tyre. Keta i trajtuan keto sikur te ishin kurse dy mujore. Ne kete kontekst, ne do te trajtojme, do te ulemi me rektore dhe dekane, do shohim te gjitha mundesite. Nje gje. Une jam ne favor te liberalizimit te universiteteve. Nuk kam ndryshuar. Do te kisha marre masat per te krijuar kushtet, nese qeveria do te instalohej ne korrik, por tani qeveria me 15 shtator ka shume pak kohe. Me duhet te degjoj rektoret, dekanet se ata kane autonomine e tyre. Qe t'u imponohesh atyre, nuk eshte normale.
Zoti Berisha, nje premtim elektoral ishte ecja ne rrugen e legalizimit te zonave informale ne Shqiperi. A ka nje kalendar? Kur do te filloje dhe kur do te mbaroje ky proces qe te gjithe e dime se eshte i veshtire?
Brenda 100 ditesh do te amendohet ligji dhe do te ngrihet e tere infrastruktura. Ky proces eshte nje nga proceset me jetike per Shqiperine per te nxjerre Shqiperine nga informaliteti dhe per te vendosur me ligj, per te cliruar pasuri enorme qe eshte investim 15 vjecar i shqiptareve, por qe mbetet i ngrire per shkak te ekstralegalitetit te tij. Une jam i sigurt se me shpejt se nje vit ne do ta kompletojme kete proces ne gjithe vendin, ne te gjitha fshatrat dhe qytetet.
Si do te jete bashkejetesa me kryetarin e bashkise se Tiranes. Kam parasysh edhe nje marredhenie personale politike jo te thjesht midis jush?
Une mendoj se kimizmi personal eshte nje gje. Ligji eshte nje detyrim. Marredheniet e mija me te gjithe te zgjedhurit e partise socialiste apo cdo partie tjeter do te jete marredhenie qe i detyron ligji. Une vec do te shtoj fondet per te gjitha bashkite e Shqiperise. Do te ece me shpejtesi drejt decentralizimit dhe rritjes se kompetencave te tyre ne menyre qe Bashkia e Tiranes dhe te gjitha bashkite dhe komunat e Shqiperise t'u sherbejne qytetareve me shume. Qellimi im eshte te behem promotor i nje qeverisje ne sherbim te qytetareve.
Marre nga BBC
Keto 100 ditet e para te Qeverise Berisha duken si fillimi i nje muaji mjalti ku kandidati per dhender u mburret shokeve se si do te "ashtuse" nusen. Si gjithmone ky teater vazhdon me vite ku roli i protagonistit - dhendrit ndryshohet dhe ngelet i njejte roli i nuses dhe ne kete rast nusja eshte populli i thjeshte po te doni ua paraqes me iniciale P.I.TH (popull i thjeshte)
Me vjen gjithmone cudi qe keto programet qeveritare jane ne pergjithesi deklarata te pakuptueshme nga P.I.TH por permbajne fjale qe mund te gudulisin lehte hunden, duart apo me shume barkun e tyre. Shume paraqesin programe qe do te ndjeke kryeministri i ri dhe une jam krejtesisht i sigurte se ai apo kushdo qofte tjeter nuk do te realizoje as te pakten 50% te atyre qe thote. Kete mund ta kuptoje dikush lehte nese merr nje fshatar nga myzeqeja (pasi e ke siguruar se nuk kane per tia vjedhur lopen per sa kohe ai do rrije ne p.c duke lexuar) dhe e ve te kuptoje programin qeveritar te hartuar nga ajka apo kremi i politikes shqiptare. Jam i sigurte se ai do ta kuptonte pak a shume keshtu:
Programi i qeverise 100 ditet e para
bla bla bla bla, para bla bla bla pensionet dyfishohen, bla bla bla fshati si qyteti bla bra bra bra bra taksat ulen bla bla bla hyjme ne Evrope bla bla bla... Pas kesaj vijon mendimi se lopa e tij eshte e privuar nga inteligjenca njerzore dhe e pafat se po te lexonte programin e qeverise do te bente me shume qumesht, qumeshti, do nxirrte me shume kos dhe kosi me shume dhalle... ...
Shume mire une do ta krahasoja lopen e fshatarit me shtetin (rrofte Spencer dhe pershendetje per ata qe e njohin). Keshtu fshatari i thjeshte (F.I.TH) pjese e P.I.TH shume mire mund te simbolizonte nje kryeminister te ardhshem i cili ndodhet poshte gjendrave qe nxjerrin qumesht te lopes dhe ndodhet ne procesin e mjeljes <---sapo ka marre pushtetin. Procesi eshte i thjeshte leviz duart poshte e larte dhe nxjerr qumesht, keshtu F.I.TH i veshur me simbolin e kryeministrit pi qumesht me gjithe anetaret e partise familje te tij, ate qe mbetet i hedh uje dhe e ben kos, dhe pjesen tjeter i hedh uje dhe e ben dhalle...
Ezekiel 25-17.
BERISHA duhet te jape doreheqjen !!!![]()
Duhen bere zgjedhje te reja ! E duhet te fitoj PS-ja patjeter ....![]()
Nuk gjykohet askush pa filluar punen .....Kete e dime te gjithe ....POR ...miliarderet e opozites , qe po rregullojne llogarite bankare (se i kane shperndare ne shume banka ) filluan duke vjelle vrer ....
Ja dhe opozita jone e dashur PS tregon me fakte se ka ndryshuar .... Akoma pa marre celsat e pushtetit Berisha , filloi propaganda anti-PD e udhehequr nga ZP....
Pashe nje artikull te ish-pushtetareve .....Nje llogjike ''super'' qe te ben te qeshesh e te qash per kriptokomunistet e etur per pushtet e per asgje tjeter.......
Sipas artikullit zgjedhja e Besnik Mustafaraj ne postin e Min. te Jashtem tregon pozicionin ANTI-AMERIKAN te Berishes!! Arsyetimi !!!! Sepse Mustafaraj di frengjisht dhe eshte FRANKOFON....E meqenese nuk di anglisht , por di frengjisht , patjeter eshte afer FRANCES ne politike ...nje politike asnjeanese e anti - amerikane ...duke harruar clirimin e Kosoves etj......hajde artikull hajde ....
Nuk e imagjinoj dot se cdo shkruhet pas disa muajve...
Io non rubo il campionato e in serie B non sono mai stato..C'E SOLO L'InternAcionale !
Po cfare premtimesh do mbaje ai tuafi ore derebardhe? Sala eshte ne rastin me te mire nje aparatcik i mire partie qe merret me organizimin ne nivelet e ulta por ai NUK eshte fare politikan. Flas politikan i kalibrit perendimor. Tip qe rrembehet shpejt por qe i mungon vizioni. Ka vullnet por i mungojne idete. Flet shume dhe me nje cilesi te dobet elokuence. Ngazellehet si femije por ambicjen e ka me te madhe se aftesite qe i ka falur zoti. Se si e zgjodhen prape k.minister eshte nje cudi e madhe. Ai duhet te ikte bashke me Tosin. Duhet te vijne te rinj edhe ne PD si Topi ose Pollo.
Faqja 7 e Gazetes Shqipetare ka nje artikull mjaft te bukur mbi premtimet e Berishes te titulluar"Premtimet e Berishes,qe mbeten vetem premtime".Mekat qe s'munda ti beja copy paste ketu![]()
Kam vetem nje limit: qiellin!
pse jo, le ti mbaje
me kane thene se e ka bere proven ne nje loje ne te tipit empire earth dhe ka fituar.
Faktkeqeshit qe ne mundesine e pare qe pati per te treguar se ishte vertet "koha per ndryshim", dmth ne diskutimin ne parlament mbi qeverine, tregoi se i mungonte tersisht ideja e trasparences dhe se arroganca e tipit "nano" do te vazhdoje te jete ne rend te dites e kane ndryshuar vetem aktoret.
Vjeshta po hyn ne Shqiperi e bashke me te nisin dhe problemet e perhershme te qytetareve shqiptar.
Probleme qe ende nuk kane marre drejtim e qe ndoshta do te jene nje prove shume e veshtire per 100 ditet e qeverise Berisha.
Nisin shirat e bashke me te nisin problemet e permbytjeve ne zona te ndryshme te vendit. Ne fushat u premtua se vendimi i pare do te jete shpetimi njehere e mire nga permbytja!
Krahas permbytjes jane dhe energjia elektrike, cmimet e karburanteve, liberalizimi i universiteteve qe ngjan shume me garen e ethshme te regjimit komunist per krijimin e kooperativave bujqesore etj.
Gjeja e pare pozitive qe ra ne ishte deklarimi i Ministrit te Puneve te Jashtme se Shqiperia eshte per statusin e pavaresise se Kosoves dhe ndryshimi i mentalitetit te punes se kesaj ministrie.
Ka shume shume per te bere!
Krijoni Kontakt