Po tė ishte njė lider normal nė njė vend demokratik, Nano duhet te thote: Fitoi Shqiperia, demokracia dhe e ardhmja! Suksese te djathtes per perparimin e vendit e zbatimin e reformave . . Pas kėsaj, Nano duhet tė japė dorėheqjen nga PS-ja dhe tė mbetet pjesė e historisė sė keqe tė politikės shqiptare. Nese nuk e ben kete, atehere duhet te jete PS-ja qe duhet te cliroje veten nga Nano. Te gjithe e dime se kolltuket e qeverise mezi arrihen, por boll mė. Nano beri tete vjet mjalti, duke jetuar ne perralle sa edhe Enveri do ta kishte zili po te ishte gjalle, sepse Nano diti te beje udhetime turistike te veshura me petkun e puneve zyrtare. Mbase eshte koicidence periudha e zgjedhjeve parlamentare me pushimet afatgjata te Nanos ne sezonin e veres dhe Nano mbase nuk eshte "informuar " vertet per humbjen totale. Nano- ky humbes i madh- here mbahej si Mandela i politikes shqiptare, here si lider popullor qe beson me shume te baza sesa te Komiteti Drejtues, here si luftetar i papepur kunder terrorizmit dhe here si lojtar i madh bizhozi. Nuk meritonte me shume. Jo sepse Ilir Meta i doli kunder, jo sepse Edi Rama po e linte ne hije me suksesin e tij, jo se armiku i tij, Berisha, eshte edhe i te gjithe popullit, sic deklaronte ne fushate, por Nano e harroi bazen e partise per te cimentuar monopolet. Nano u kerkoi te falur kolegeve te vet qe i akuzoi para shqiptareve si te korruptuar e hajdute te pasurise se shqiptareve dhe i ftoi te ndanin se bashku edhe ate pasuri kombetare qe kishte mbetur ne mandatin e dyte qeverises 2001-2005. Nano nuk beri dot me qeverine e tij nje regjister te sakte te popullsise dhe nuk mundi tu jepte shqiptareve nje karte identiteti te leviznin lirisht ne Shqiperi dhe jo mė te priste shiritin e hyrjes se Shqiperise ne familjen evropiane. Nano ka heshtur para televizioneve qe i mbushte perdite me prerje shiritash jahtesh e me projekte kazinosh si ne Las Vegas. . . Nano vlen te dije se Shqiperia e kohes se tij qe e kercenuar nga korrupsioni total, varferia, papunesia dhe niveli i larte i krimit . . . Zgjohu dhe thuaji popullit faleminderit qe me rizgjodhe ne Kuvend dhe kerkoji te falur per punet e pabera si burri-burrit. Prano humbjen, te mbetesh i qete ne shoqerine tende qe te fundosi per te mos e mbajtur peng me krijimin e fillimin nga puna te qeverise se re. . . Kambanat e humbjes kane rene me kohe. . . Tani eshte ora e dorezimit te celėsave te zyres dhe te inventarit. . .
(JO-ORIGJINALE)
Krijoni Kontakt