Close
Faqja 0 prej 22 FillimFillim 1210 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 212
  1. #1
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708

    Lajmi mė i fundit nga zgjedhjet e 3 korrikut

    Fillojne zhurmat e para per rezultatin e Zgjedhjeve:

    Te dhenat e para: PD fiton ne Tirane dhe Durres

    Televizioni KLAN ka dhene rezultatet e para te kryera nga instituti Gani Bobi. Sipas ketyre te dhenave te kryera e ne Tirane dhe Durres, PD fiton ne 15 zona ndersa PS fiton ne nje zone, kurse LSI fiton vetem ne nje zone.
    Sipas KLAN te dhenat nuk jane perfundimtare. (Lajme.Net)
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Era1
    Anėtarėsuar
    19-12-2004
    Postime
    1,307
    BEJTJA: KLASA POLITIKE, ENDE E PAPJEKUR
    'Klasa politike shqiptare tregoi edhe nje here papjekurine, duke dhene rezultate finale ne nje ore kur eshte e pamundur qe te jepen rezultate te tilla". Keshtu shprehet drejtori i Informacionit ne Top Channel Andi Bejtja, pas prononcimit te dy kampeve politike per fitore te sigurt. Nderkohe duke folur per Exit Polls, Bejtja theksoi se kultura jone eshte e dyshimte ne lidhje me pergjigjet qe japim pas votimeve. Nga ana tjeter sipas tij edhe edhe klasa politike nuk eshte e pjekur per te perballuar sondazhe te tilla.

    Top Channel
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 03-07-2005 mė 18:08
    Firma ime eshte : SHQIPTARE

  3. #3
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Alba, eshte mbyllur fushata elektorale.

    Nuk e di sa te besueshme jane keto rezultatet kaq te parakohshme.

    MOISIU-STROHAL: REZULTATET E PARAKOHSHME, TE DEMSHME

    Presidenti i Republikes Alfred Moisiu, zhvilloi sot, po ne kuader te zgjedhjeve, nje takim me drejtorin e zyres se ODIHR-it Kristian Strohal dhe kreun e vezhguesve te kesaj njesie diplomatike, Jurgen Grunet. Gjate takimit kreu i shtetit u shpreh se jane marre masa per te vene perpara drejtesise personat qe do te shkelin ligjet e procesit zgjedhor. Ndersa Strohal, nga ana e tij vuri ne dukje interesin per nje proces zgjedhor te lire nga ana e nderkombetareve dhe ritheksoi pranine e vezhguesve te huaj ne qendrat e votimit. Nder te tjera, bashkebiseduesit u shprehen te te njejtit mendim, se shpallja e parakohshme e rezultateve demton integritetin e numerimit te votave. (Top-Channel)
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Era1
    Anėtarėsuar
    19-12-2004
    Postime
    1,307
    TIRANE, NE DISA ZONA MBERRIJNE KUTITE E VOTIMIT
    Ne disa komisione zonale te kryeqytetit kane filluar te mberrijne kutite e votimit. Ne zonen 36, ne shkollen Andon Zako Cajupi, nen masa te larta sigurie kane mberritur kutite e votimit te zones 37. Procesi zgjedhor ne zonen 36 ka qene i qete, me perjashtim te atij mes kandidatit te PS-se Shpetim Idrizi dhe atij te PD-se Edi Paloka. Nderkaq, kutite e votimit jane nisur edhe drejt shkolles Bajram Curri.

    Top Channel
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 03-07-2005 mė 18:09
    Firma ime eshte : SHQIPTARE

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Era1
    Anėtarėsuar
    19-12-2004
    Postime
    1,307
    PD, KEQARDHJE PER VDEKJEN E VEZHGUESIT TE PR-se
    Ne seline blu, perfaqesuesit e Partise Demokratike jane informuar ne lidhje me vdekjen e vezhguesit te Partise Republikane Learton Vathi. Ata kane shprehur keqardhjen e tyre per humbjen e vellait te nje kandidati te PR-se. Autori i vrasjes dyshohet te jete i vellai i kryetarit te njesise numer 3, Ilir Kokona. Aktualisht, as drejtuesit e PD-se e as anetare te tjere te saj nuk bejne te ditur rezultate paraprake, por kane premtuar se ato do te jene korrekte.
    Firma ime eshte : SHQIPTARE

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Era1
    Anėtarėsuar
    19-12-2004
    Postime
    1,307
    BEJTJA: NDERKOMBETARET DO TE VENE VULEN PER ZGJEDHJET
    Drejtori i Informacionit ne Top Channel Andi Bejtja shprehet se vleresimi per mbarevajtjen e ketyre zgjedhjeve, do te jepet nga nderkombetaret. 'Si rrallehere dy kampet politike kane pranuar se zgjedhjet ishin korrekte dhe te ndershme", u shpreh Bejtja. Sipas tij, Shqiperise me e rendesishme se fitorja e njeres apo tjetres pale, i nevojitet vleresimi i ketij procesi si i drejte dhe korrekt.
    Firma ime eshte : SHQIPTARE

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Nice_Boy
    Anėtarėsuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    Larg vendlindjes i pa shpi..
    Postime
    4,220
    BERISHA: KUJDES ME TRANSPORTIN E KUTIVE

    "Forcat e rendit te respektojne ligjin, pasi se bashku me kutite e votimit tranportojne ndryshimin dhe te ardhmen e Shqiperise". Keshtu u shpreh Berisha ne nje prononcim per mediat pak caste me pare. Sipas tij shqiptaret tashme e kane marre nje vendim dhe fitorja e Partise Demokratike eshte e thelle. "Modestia do te jete triumfator i kesaj fitoreje", u shpreh Berisha, ndersa u beri thirrje militanteve qe te ruajne qetesine.

    By Top/Channel
    Mė gėnjeu pasuria, jeta vrap mė iku shpejt dhe u thinja u dergja u plaka nė dhe tė huaj do tė vdes..

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Era1
    Anėtarėsuar
    19-12-2004
    Postime
    1,307
    BERISHA: PARTIA DEMOKRATIKE, FITORE HISTORIKE
    Lideri i Partise Demokratike Sali Berisha, shpalli nga selia blu, perpara simpatizanteve te saj, fitoren e Partise Demokratike. "Kjo eshte nje fitore historike e juaja dhe e Shqiperise, per nje qellim qe une e kam shpallur bashke me ju, ate qe te bashkoj te gjithe shqiptaret", deklaroi Berisha. Nderkaq, burime nga kjo seli bejne te ditur se ne zonen numer 25 ne kryeqytet ka fituar kanidati i PD-se Sami Gjergji.
    Firma ime eshte : SHQIPTARE

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Era1
    Anėtarėsuar
    19-12-2004
    Postime
    1,307
    RUCI: REZULTATET E SONDAZHEVE, TE PAVERTETA
    Sekretari i pergjithshem i Partise Socialiste ka hedhur poshte rezultatet e nje sondazhi mbi zgjedhjet qe po transmetohet ne nje tjeter televizion, duke thene se partia qe ai perfaqeson zoteron te dhena te tjera shume te ndryshme. Ruci nga ana tjeter u shpreh se Berisha po vepron ashtu sikurse ne zgjedhjet e kaluara duke e quajtur veten fitimtar para kohe. "Ne baze te te dhenave tona vetem ne Shkoder jane fituar 5 zona elektorale, sikurse edhe rezultatet e tjera jane ne favorin tone", u shpreh Ruci.
    Firma ime eshte : SHQIPTARE

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Era1
    Anėtarėsuar
    19-12-2004
    Postime
    1,307
    KRYEMADHI: TOSKA, TE HEQE DORE NGA PRESIONET
    Monika Kryemadhi, kandidate e levizjes Socialiste per Integrim ne zonen 34 ne Kombinat ka akuzuar ministrin Toska qe te heqe dore nga presionet qe po bejne njerezit e tij ne qendrat e votimit. Sipas Kryemadhit deri tani kane votuar 37 perqind e votuesve, ndersa vazhdon ende votimi ne nje qender. Duke folur per sondazhet dhe rezultatet paraprake nga dy kampet e medha, Kryemadhi u shpreh se keto sherbejne vetem per te krijuar ilaritet

    Top Channel
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 03-07-2005 mė 18:10
    Firma ime eshte : SHQIPTARE

Faqja 0 prej 22 FillimFillim 1210 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Dr. Ibrahim Rugova - Presidenti i parė i Republikės sė Kosovės
    Nga Albanino nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 2055
    Postimi i Fundit: 27-11-2014, 11:11
  2. Bibla Kur'ani Dhe Shkenca
    Nga Florim07 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 15-04-2009, 21:26
  3. Godo: Zgjedhjet, pėrgjegjėsi e Berishės
    Nga Albmaster nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 13-11-2008, 15:55
  4. Komentet tuaja pėr zgjedhjet e 3 korrikut
    Nga Albo nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 105
    Postimi i Fundit: 07-08-2005, 02:47
  5. Permbysja e rregjimit ne 97, Revolucion komunist?
    Nga Seminarist nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 66
    Postimi i Fundit: 28-05-2003, 23:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •