Ermelinda Hoxhaj
Varfėria po shtohet ēdo ditė e mė shumė jo vetėm nė kryeqytet, por nė tė gjithė vendin. Kjo gjė duket shumė qartė qė nga fakti se njerėzit duhet tė konsumojnė mė pak ushqime. Tavolinat e shqiptarėve ēdo ditė e mė tepėr po varfėrohen. Rritja e varfėrisė nė kryeqytet tregohet mė sė mirė me shtimin e emrave tė familjeve qė blejnė me lista nėpėr dyqanet e lagjeve. Sipas pronarit tė njė dyqani pranė rrugės "Jordan Misja", varfėria po shtohet ēdo ditė mė shumė, gjė qė duket dhe te numri i madh i familjeve qė marrin me listė. Edhe pse vera po troket, fasulet janė ende produkti ushqimor mė i kėrkuar i familjeve shqiptare. Varfėria qė ka ngėrthyer gjithė vendin ka bėrė qė fasulet tė jenė ende njė ndėr pjatat mė tė shpeshta qė konsumohet.
Listat
Nė ēdo pikė shitjesh nė kryeqytet, janė shtuar emrat e familjeve qė blejnė me listė. Kjo gjė konfirmohet nga vet shitėsit, tė cilėt thonė se dy muajt e fundit janė shtuar shumė emrat e personave qė bėjnė blerje pa paguar lekėt, por lėnė emrat shėnim dhe i paguajnė mė vonė paratė qė u detyrohen shitėsve. Ndėrkohė, vet familjarėt tregojnė se tė ardhurat e tyre mujore nuk u mjaftojnė pėr tė blerė ushqimet qė mund t'i duhen njė familje pėr njė muaj. "Ēmimet e ushqimeve po rriten pėrditė, ndėrsa rrogat tona nė vend numėro. Marrim si unė dhe burri sė bashku 50 mijė lekė, sepse punojmė nė shtet. Nuk kemi ēfarė tė bėjmė mė parė me kėto lekė. Kemi fėmijėt nė shkollė, duhet tė paguajmė taksat, ujė e drita ēdo muaj, dhe normalisht detyrohemi qė tė blejmė dhe ushqimet duke ju thėnė shitėsve qė do tua japim lekėt pesėmbėdhjetėditėshin tjetėr ose muajin tjetėr. Na vjen dhe turp kur e bėjmė kėtė gjė, por nuk kemi ēfarė tė bėjmė, vetėm tė vdesim", - tregon Jetmira, nėna e tre fėmijėve. Ēdo ditė e mė shumė po shtrenjtohen ēmimet e produkteve ushqimore. Njė kilogram oriz ka shkuar 170 lekė, fasule 200 lekė, vaj 270 lekė, miell 100 lekė. Gjithashtu, ēmime tė larta kanė edhe frutat e perimet, tė cilat janė edhe produktet mė tė kėrkuara kėtė periudhė. Shitėsit tregojnė se nuk ėshtė faji i tyre pėr kėto ēmime, pasi dhe ata vet nga pikat e shumicės po i marrin mė tė shtrenjta.
Krijoni Kontakt