Close
Faqja 9 prej 11 FillimFillim ... 7891011 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 81 deri 90 prej 106
  1. #81
    Warranted Maska e Qerim
    Anėtarėsuar
    06-12-2003
    Vendndodhja
    Home
    Postime
    1,641
    Citim Postuar mė parė nga vioxx
    Po cfare premtimesh do mbaje ai tuafi ore derebardhe? Sala eshte ne rastin me te mire nje aparatcik i mire partie qe merret me organizimin ne nivelet e ulta por ai NUK eshte fare politikan. Flas politikan i kalibrit perendimor. Tip qe rrembehet shpejt por qe i mungon vizioni. Ka vullnet por i mungojne idete. Flet shume dhe me nje cilesi te dobet elokuence. Ngazellehet si femije por ambicjen e ka me te madhe se aftesite qe i ka falur zoti. Se si e zgjodhen prape k.minister eshte nje cudi e madhe. Ai duhet te ikte bashke me Tosin. Duhet te vijne te rinj edhe ne PD si Topi ose Pollo.
    Shume pershkrim te mire i ke bere pamjes se jashtme te Z.Sali Berisha... Ai e luan shume bukur rolin e budallait politik, qe gabon padashje. Por ne te vertete ai eshte shume dinak dhe i zgjuar ne qellimin e tij antishqiptar. Ai mundohet shume ti realizoje me perpikmeri udhezimet dhe direktivat ,qe i kane ngarkuar agjenturat e huaja antishqiptare.
    Ai eshte Juda i politikes shqiptare..
    Eshte kolona e 7 e Hitlerit
    Eshte Esat Toptani i Shqiperise moderne ..
    Gjate kesaj qeverisje ai do te mundohet me gjithe shpirt ti zbatoje qellimet e njohura antishqiptare,qe finalizohen me perseritjen e 97.
    Por per kete i duhet kohe dhe harmonizim i forcave antikombetare.
    Prandaj si fillim do mundohet te krijoje nje tymnaje ne mendjen e njerezve dhe iluzione te rremta ,qe gjithshka po shkon mire. Dhe pastaj do vije goditja finale.

    check mate

  2. #82
    Me ka marre malli per gafat e Berishes. Ka filluar te thote "Jam i gzum qe morr pjes ne hidhrrimin tuaj!"? Apo ka mesuar? Idioti as shqipen zyrtare nuk e flet dot.

  3. #83
    BB:SIGURONI IMPORTIN E ENERGJISE PER DIMER

    Teuta Shamku

    Sigurimi i energjise per dimrin e sivjetshem dhe garantimi i importit per vitin qe vjen eshte porosia kryesore qe ka dhene Banka Boterore per qeverine e re. Kjo u be e ditur dje ne takimin zyrtar qe zhvilloi Ministri i Ekonomise, Tregtise dhe Energjetikes, z. Genc Ruli, me Misionin Monitorues te Bankes Boterore, te kryesuar nga z.Iftikhar Khalil, Drejtor Teknik i Energjise ne Banken Boterore per rajonin. Ministri Ruli i beri me dije perfaqesuesve te Misionit te BB-se se ai personalisht eshte njohur me situaten aktuale qe po perballon vendi persa i perket furnizimit me energji elektrike dhe se qeveria Berisha po merr te gjitha masat per te perballuar furnizimin normal me energji gjate dimrit. Vec kesaj ne takim u diskutuan edhe zhvillimet e projekteve ne Sektorin Elektroenergjetik Shqiptar. Z. Khalil e njohu Ministrin Ruli me raportin e hartuar nga Misioni per monitorimin e gjendjes dhe rekomandimet e Bankes per problemet e ndryshme e njeheresh, e falenderoi Ministrin Ruli per mbeshtetjen e dhene ne zhvillimin me sukses te ketij Misioni. Objektivi i Misionit te Bankes Boterore ishte se pari, mbikqyrja e realizimit te projekteve te Bankes Boterore ne sektorin elektroenergjetik, si te "Projektit te Rehabilitimit dhe Ristrukturimit", "Projektit te Ristrukturimit dhe Gjenerimit", projektit te rehabilitimit te nenstacioneve te sistemit te transmetimit; se dyti, diskutimi me Qeverine Shqiptare dhe KESH-in per realizimin e Planit te Aksioneve, zbatimin e reformave ne sektor, gjendjen e furnizimit me energji per vitin 2005 e 2006 dhe monitorimin e situates financiare te KESH -it.

    Ne lidhje me situaten e deritanishme e ne vijimesi te vitit 2005, ne kete takim u vu ne dukje se nivelet e arketimeve dhe humbjeve nuk jane realizuar dhe eshte i domosdoshem, permiresimi i ketyre treguesve, sidomos ne zonen e Veriut. Ne menyre te vecante, theksuan masat qe duhet te merren per perballimin e situates se furnizimit me energji elektrike per tremujorin e katert te vitit 2005 dhe fillimin e vitit 2006. Ministri theksoi se nga ana e tij njihej shume mire situata e krijuar dhe Qeveria Shqiptare po ndermerr masa urgjente per zgjidhjen e situates per periudhen e dimrit.

  4. #84
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    sot ruli mblodhi Kesho-istet.. dhe i tha.. per ne nu ka pushim.. pun pun nat e dit qe te marri mileti drite..
    sukseserulit!

    Tema shkruan:

    ----

    Shija e pelinit

    Nga Prof. Dr. Apollon Baēe

    Qeveritė e reja korrin tė mbjellat e qeverive tė
    mėparshme, dmth., korrin kallinjtė e qeverive qė
    rrėzuan. Qofshin kėta kallinj me bukė, pa bukė, a me
    bukė tė hidhur si pelini. Edhe korrja-pelin e hidhur e
    “Marrėveshjes sė Ripranimit tė Personave Ilegalė”
    Shqipėri-BE u mboll dhe u kultivua bukurmirė nga
    qeveria e PS-sė. Edhe nja dy, e shumta tre muaj, fill
    pas ratifikimit tė saj nga Kuvendi, marrėveshja hyn nė
    jetė me pasoja tė paparashikuara pėr Shqipėrinė.
    “Nėse njė vend anėtar i BE-sė i kėrkon Shqipėrisė tė
    pranojė shqiptarėt ose qytetarėt nga vende tė treta,
    qė kanė vizė shqiptare, pala shqiptare ėshtė e
    detyruar t’i pranojė ata. Dmth., se mund tė kthehen
    edhe ata qė nuk janė qytetarė shqiptarė, por kanė vizė
    shqiptare” spjegon Koordinatorja e Komisionit pėr
    Ēėshtjet e Sigurisė tė Parlamentit Europian Ewa Klamt.
    Pas qytet-shteteve Hong Kong, Makao dhe Singapur
    (qytetarėt e tė cilėve si qytetarė tė Commonwealth-it
    lėvizin dhe punojnė lirshėm nga Anglia nė Australi pa
    treguar pikė interesi pėr BE-nė) Shqipėria ėshtė vendi
    i katėrt nė botė qė nėnshkroi njė marrėveshje tė
    tillė.
    Para Shqipėrisė firmosja e njė marrėveshjeje tė tillė
    iu kėrkua Algjerisė dhe Marokut, emigrantėt e tė
    cilėve pėr BE-nė janė mė tė bezdisur se emigrantėt
    shqiptarė. Por Algjeria dhe Maroku thanė se papunėsia
    nė vendet e tyre ėshtė mjaft e lartė (rreth 19%,
    dmth., dy herė mė pak se Shqipėria qė e ka 42%) dhe se
    emigracioni klandestin ėshtė valvola qė i lejon tė
    mbijetojnė. Si pasojė BE-ja akoma sot e kėsaj dite po
    sprovon qė t’u mbushė atyre mendjen qė tė firmosin
    Marrėveshjen e Ripranimit, por, ndonėse u ka ofruar
    pekule ekonomike nga mė tė lakmueshmet, ato s’pranojnė
    qė s’pranojnė ta firmosin kėtė marrėveshje.
    Nė tė vėrtetė Marrėveshja e Ripranimit ėshtė njė
    marrėveshje tip, e cila nuk ndryshon pėr asnjė shtet,
    Marok a Shqipėri qoftė. Vlerė nė tė ka vetėm
    Protokolli shoqėrues Ekzekutiv, tė cilin ēdo shtet e
    tregton dhe negocion pėr t’u krijuar sa mė shumė
    lehtėsira dhe favore shtetasve tė tij. Duke shmangur
    me tėrė mėnyrat “handicap-et“ qė sjell zbatimi i tij.
    Vėrtet pala rumune pranoi qė ta firmoste Marrėveshjen
    e Ripranimit tė emigrantėve romė me palėn polake, por
    ajo kėrkoi qė nė Protokollin Ekzekutiv tė shėnohej se
    pėr punėsimin, banimin dhe integrimin pala polake do
    paguante pėr ēdo tė riatdhesuar 40.000 euro. Dhe, pėr
    shkak tė kostos sė lartė, Marrėveshja e Ripranimit dhe
    Protokolli Ekzekutiv nuk u zbatuan kurrė.
    Por pala socialiste shqiptare as negocjoi dhe as
    tregtoi gjė me BE-nė. Si pasojė ajo po e kthen nė
    imunodefiēente industrinė e emigracionit tė
    Shqipėrisė, GDP e sė cilės mbėshtetet sė pari nė
    paranė e bardhė, tė hirtė dhe tė zezė tė emigracionit.
    Duke u hequr nė kėtė mėnyrė shpresėn e integrimit
    emigrantėve, tė cilėt mund tė pėrzihen pėr 48 orė me
    rrobat e trupit. Duke i hapur vendit njė thes me
    telashe dhe pa i sjellė asnjė pėrfitim atij. As si
    Rumania, as si Algjeria, as si Maroku. Tashmė Greqia,
    e cila nuk e firmosi kurrė marrėveshjen dypalėshe tė
    tipit rumuno-polak, tashti mund tė fshijė me fshesė
    elektrike me dhjetėramijė emigrantė pa i thėnė askush
    asgjė: Akti i riatdhesimit u nėnshkrua nga Parlamenti
    Europian ku Greqia ėshtė anėtare.
    “Besoj se Shqipėria duhet ndihmuar… Ndihmė reciproke
    do tė thotė qė Shqipėria tė pranojė qytetarėt qė
    qėndrojnė ilegalisht nė Europė dhe si shpėrblim do tė
    ketė lehtėsira nė sistemin e vizave,” thotė Klamt. Dhe
    kjo ėshtė e gjitha. Lehtėsira nė sistemin e vizave ka
    kuptimin edhe nėse viza qė nxirrej pėr 14 ditė tė
    nxiret nė 10 ditė, ose nė se viza qė paguhej 45 euro
    tė paguhet 35 euro. Me njė fjalė do tė thotė asgjė.
    Pasi pėr tė pasur gjė duhen klauzolat detyruese se
    ēfarė duhet bėrė, kur duhet bėrė dhe, si duhet bėrė.
    Si nė Protokollin Ekzekutiv tė Marrėveshjes sė
    Ripranimit Rumani- Poloni.
    “Unė s’kam tė bėj fare me kėtė marrėveshje. Unė s’di
    asgjė pėr tė,“ tha ish Ministri i Punėve tė Jashtme
    Paskal Milo (i cili e di mirė sesa mirė pėrvėlon
    “patatja pėrvėluese“ e Marrėveshjes sė Ripranimit).
    “Unė? Kurrsesi unė,“ tha edhe ish Ministri tjetėr i
    Punėve tė Jashtme Ilir Meta. “Kjo marrėveshje s‘mė
    pėrket mua,“ tha edhe pararendėsi Sokol Nako i
    Ministres sė Integrimit Ermelinda Meksi.
    Por vetė Meksi, tepėr e lodhur nga puna e madhe,
    shprehet “Negociuam pėr njė kohė tė gjatė, pasi
    marrėveshja ishte shumė voluminoze”. Pėr tė mirėn e
    popullit. Pastė bashkė me kolegėt e tjerė ish
    qeveritarė socialistė, tėrė mirėnjohjen shqiptare,
    veēanėrisht tė emigrantėve dhe familjeve tė
    emigrantėve qė do kthehen me plaēkat e trupit!
    “Unė i pata vėnė BE-sė si kusht pėr firmosjen e
    Marrėveshjes sė Ripranimit, firmosjen e Marrėveshjes
    sė Asocim-Stabilizimit,“ thotė Sokol Nako. Ndėrkohė qė
    Ermelinda Meksi e firmosi kėtė marrėveshje pa asnjė
    kusht dhe Marrėveshja e Asocim-Stabilizimit u shty nga
    shtatori i sivjetėm, pėr nė kalendat greke tė vitit tė
    ardhshėm. Ndėrkohė qė shtyrja e Marrėveshjes sė
    Asocim- Stabilizimit ėshtė njė tjetėr e keqe e madhe,
    pasi qė nga viti 2006, ndihmat e BE-sė i pėrfitojnė
    vetėm kandidatėt pėr nė BE dhe ata qė kanė firmosur me
    BE-nė Marrėveshjen e Asocim- Stabilizimit.
    Veē shqiptarėve nė Shqipėri do “kthehen edhe ata qė
    nuk janė qytetarė shqiptarė, por kanė vizė shqiptare,”
    sqaron koordinatorja Klamt. Ēka do tė thotė se
    kinezėt, kurdėt, afganėt dhe irakenėt, tė cilėt u
    kontrabanduan drejt BE-sė nga skafet e
    kontrabandistėve shqiptarė, do ripėrplasen nė
    Shqipėri.
    “Unė i pata kėrkuar BE-sė qė klauzola pėr pranimin e
    azilantėve joshqiptarė tė zbatohet pas 5 vjetėve pėr
    derisa tė ngrihen kapacitetet pėrkatės,“ thotė Nako.
    Ēka nėnkupton se, si pala socialiste shqiptare, ashtu
    edhe BE-ja, e dinė bukurmirė se kėta mijėra dhe mijėra
    azilantė joshqiptarė, do mbeten pėr jetė tė jetėve nė
    Shqipėri, pasi Shqipėria nuk ka Marrėveshje Ripranimi
    as me Kinėn, as me Turqinė, as me Afganistanin, as me
    Irakun a ndonjė Irak tjetėr. Dhe kjo do tė thotė se nė
    Shqipėri do tė ngrihen kampe-geto gjigante pėr mijėra
    e mijėra kinezėr- kurdėr- afganėr- irakenėr. Duke
    montuar njė bombė tepėr tė rrezikshme humano-
    ekologjike. E cila do tė shpėrthejė nė grindje, rrahje
    dhe vrasje- presje tė azilantėve me vendasit. Pėr
    shkak tė mungesės sė punės, pėr shkak tė pranimit tė
    pagave tė ulėta nga azilantėt dhe marrjes edhe tė asaj
    pune tė pakėt nė rajon, pėr shkak tė diferencave nė
    botėkuptim dhe pėr 101 shkaqe tė tjerė tė ushqyera nga
    skamja.
    Dhe kjo i hap Kuvendit tė ri dhe qeverisė sė re njė
    qerre me telashe. I kėrkon ēaktivizimin dhe ēmontimin
    e njė bombe me sahat, sahati i sė cilės ka filluar
    count-down-in e tij. Rinegocimin dhe pajisjen e
    Marrėveshjes sė Ripranimit me Protokollin Ekzekutiv
    pėrkatės. Pėr t’i shpėtuar shqiptarėt nga pelini i
    hidhur qė mbolli PS-ja.

  5. #85
    Perjashtuar Maska e Lunesta
    Anėtarėsuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Dove la..Vittoria.....
    Postime
    1,660
    Citim Postuar mė parė nga Fortis Viatorus
    Me ka marre malli per gafat e Berishes. Ka filluar te thote "Jam i gzum qe morr pjes ne hidhrrimin tuaj!"? Apo ka mesuar? Idioti as shqipen zyrtare nuk e flet dot.

    E tha prape kur takoi Bushin ne OKB per ta ngulleshuar per uraganin Katrina.

  6. #86
    Prape?

    Mua me vjen keq per Berishen se ja hodhen ne 1997 dhe morren vendin ne qafe. Por do me vije mire te ju tregoje vendin atij Skender Gjinushit, Arben Malaj, Gramoz Rucit me shoke qe visheshin me uniforma greke dhe ngrinin tre gishtat serbe ne Vlore. Per 1997 nuk i ve faj Nanos sepse ishte ne burg ai ka te tjera gjynahe per te lare.

  7. #87
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    12-02-2005
    Postime
    12
    Berisha eshte zotni burre! jo si ai krimineli tjeter, nano.
    ma merr mendja qe berisha do perpiqet ti mbaj ato qe ka premtuar.
    Kuq e Zi

  8. #88
    i/e c'regjistruar
    Anėtarėsuar
    26-01-2005
    Postime
    170
    Ambasadori i Komisionit Evropian nė Tiranė, komenton uljen e taksave

    Saltzman: Qeveria e re po mban premtimet, ulja e taksave e suksesshme nė vende tė tjera


    A.Rama

    TIRANĖ- Ambasadori i prezencės sė Komisionit Evropian nė Tiranė, Lutz Saltzman, ka vlerėsuar vendimin e qeverisė sė re pėr pėrgjysmimin e taksave tė biznesit tė vogėl. Gjatė vizitės nė pėrurimin e ambienteve tė reja tė Drejtorisė sė Pėrgjithshme tė Auditimit tė Brendshėm, ambasadori Saltzaman, tha se qeveria po mban premtimet e bėra gjatė fushatės elektorale. Ai ka nėnvizuar faktin se vendime tė tilla pėr uljen e taksave kanė rezultuar tė suksesshme nė vende tė tjera europiane, duke shpresuar qė tė ishin tė tilla edhe nė vendin tonė. “Qeveria po mban premtimet qė ka bėrė gjatė fushatės elektorale dhe besoj se, nisma e saj pėr uljen e taksave do tė stimulojė mjaftueshėm zhvillimin e biznesit. Nė vendet e tjera evropiane qė ėshtė marrė kjo nismė ka rezultuar e suksesshme. Shpresoj qė qeveria shqiptare do t’i arrijė premtimet e bėra para zgjedhjeve dhe mesa duket, ajo tashmė e ka nisur zbatimin tyre. Bashkimi Evropian ka theksuar se ėshtė e nevojshme tė merren masa konkrete pėr tė luftuar krimin e organizuar dhe kontrabandėn dhe mesa duket, qeveria ka nisur tė vėrė nė zbatim kėto rekomandime”, - tha Salzman. Ndėrkaq i pyetur nga gazetarėt lidhur me kohėn e nėnshkrimit tė Marrėveshjes sė Stabilizim-Asociimit, zyrtari i BE-sė, ėshtė shprehur skeptik duke pohuar se nuk mund tė thuhet asgjė konkrete pėr momentin. “Lidhur me nėnshkrimin e marrėveshjes sė stabilizim-asociimit nuk mund tė them asgjė konkrete. Ne do tė zhvillojmė njė takim nė fund tė kėtij muaji, por ky do jetė njė takim njohės mes palėve, ndėrkohė qė ka shumė gjėra qė duhet tė negociohen dhe tė finalizohen. Nuk ėshtė e rėndėsishme tė thuhet qė do tė nėnshkruhet njė javė para ose njė jave mė pas, por qė kjo marrėveshje tė finalizohet”,- vijoi Saltzman. Takimi i parė mes palės sė re negociatore dhe ekipit “Taske Force” tė BE-sė, drejtuar nga Rienhard Priebe nė fund tė shtatorit, do tė shėrbejė pėr prezantimin e palėve dhe pėr tė diskutuar vazhdimin e negociatave nė atė pikė ku ato kanė mbetur nga grupi i mėparshėm negociator. Kryesuesja e grupit negociator tė qeverisė shqiptare do tė jetė ministrja e Integrimit Arenca Troshani, e cila zėvendėson nė kėtė detyrė ish ministren Ermelinda Meksi, e cila ka drejtuar pėr gati dy vjet negociatat pėr nėnshkrimin e MSA-sė. Nė janar bėhen plot 3 vjet nga koha, kur BE zyrtarizoi hapjen e bisedimeve me BE-nė pėr nėnshkrimin e MSA-sė, dhe ende nuk ka njė afat pėrfundimtar pėr mbylljen e tyre. Deri tani janė mbyllur negociatat pėr pjesėn mė tė madhe tė neneve tė marrėveshjes. Por ende BE nuk ka dhėnė njė afat pėrfundimtar pėr mbylljen e negociatave, pėr shkak tė procesit zgjedhor tė 3 korrikut, qė u shoqėrua edhe me rrotacion tė pushtetit. Ecuria e negociatave do tė varet tashmė nga prezantimi qė do t’i bėhet negociatve dhe ēėshtjeve tė mbetura pezull nga ekipi i ri negociator i qeverisė sė re, por edhe nga vlerėsimi qė ndėrkombėtarėt dhe BE do t’i bėjnė zgjedhjeve parlamenttare tė 3 korrikut.


    24/09/2005
    KATEGORIA: Politike
    shekulli.com.al

  9. #89
    i/e c'regjistruar
    Anėtarėsuar
    26-01-2005
    Postime
    170
    Po punohet mbi draftin e lėnies sė imunitetit


    Drejtuesja e legjislativit shqiptar, Jozefina Topalli, paralajmėroi dje se sė shpejti do tė vihet nė jetė edhe njė premtim tjetėr i Partisė Demokratike, pėr heqjen e imunitetit pėr deputetėt. Ajo tha se po punohet mbi kėtė draft dhe pritet qė ai tė jetė i pėrfunduar nė fillim tė javės sė ardhshme. Sipas Topallit, ky draft do t`i japė fund njėherė e mirė mundėsisė sė abuzimit nga ana e politikanėve tė lartė, duke shfrytėzuar imunitetin apo pushtetin politik. "Me sa di unė po punohet dhe tė hėnėn mund tė kemi nė tryezė ndoshta pėr tė diskutuar mbi natyrat pėr ligjin pėr lėnien e imunitetit, gjė qė do tė thotė se janė tė gjithė tė barabartė pėrpara ligjit, dhe asnjė njeri nuk mund tė mendojė se mund tė abuzojė pėrmes trafiqeve, influencave apo pushtetit politik", theksoi Topalli. Ajo theksoi se ky ėshtė njė projektligj qė do tė vėjė nė provė tė gjithė ligjvėnėsit, qoftė tė mazhorancės, qoftė tė opozitės. "Ėshtė njė projektligj nė tė cilin do tė vihen nė provė tė gjithė deputetėt me vullnetin e tyre. Natyrisht qė mazhoranca ka premtuar se do ta votojė, por ėshtė njė provė e madhe edhe pėr opozitėn, e cila, pavarėsisht se ka qenė e ēoroditur kėto kohė, uroj qė tė tregojė maturinė dhe pėrgjegjėsinė politike pėr tė votuar lėnien e imunitetit", shpjegoi kryeparlamentarja Topalli. Ajo shtoi mė tej se ky veprim do t`u tregojė tė gjithė shqiptarėve se politikanėt nuk do ta shohin veten ekstra tė tjerėve, nė favorin e tė paatakueshmėve, kur ata i dėnon ligji pėr problemet e korrupsionit, tė trafiqeve, interesave apo pėr probleme tė tjera tė shfrytėzimit tė postit publik politik nė interes tė klaneve. Kjo, tha mė tej Topalli, nuk ka lidhje fare me jetėn dhe sigurinė e deputetėve, por ka tė bėjė vetėm me trajtimin e luftės kundėr korrupsionit dhe me akuzat, dyshimet dhe tė dhėnat qė kanė tė bėjnė me korrupsionin nė raport me figurat politike. "E rėndėsishme ėshtė vendosja e shtetit ligjor dhe vendosja e shtetit ligjor ėshtė njė filozofi qė e drejton nė tė njėjtėn mėnyrė si deputetin e mazhorancės, si deputetin e opozitės, si ēdo qytetar tjetėr", vėrejti nėnkryetarja e Partisė Demokratike. Ajo tha se kjo i shėrben njė qeverisjeje shėrbese nė shėrbim tė qytetarit. (RD)

  10. #90
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    30-11-2004
    Postime
    1,506
    Me pelqen shume kjo ideja e "lenies se imunitetit" per deputetet. Sepse, me sa di une, ne fushen politike, ne nuk kemi akoma kulturen e modestise. Menjehere pas nje posti, sidomos ai i deputetit, ne kthehemi te tjere njerez. Ndryshon e ecura, te folurit, gjestet dhe levizjet e duarve, ndryshon gjithēka. Arsyeja : nje nivel i ulet i kultures. Fjala kulture duhet marre ketu jo ne kuptimin e perqafimit te asaj ēka eshte me e re (avant-gardisme), se per keshtu nuk na e kalon kush, por ajo duhet marre ne kuptimin e kultivimit te vlerave me te mira te popullit tone, qe nuk na mungojne aspak.

    Me pelqen ideja qe askush te mos ndihet i gjithepushtetshem. Ndoshta nuk do te behemi si ne Holande ku kryeministri shkon ne pune me biēiklete, por ama le te jete ky nje hap i pare ne ngulitjen ne koke te kesaj gjeje : I ZGJEDHURI ESHTE AI PERSON QE KA PRANUAR ME VETEDIJEN E TIJ TE PLOTE PER TE MARRE PERSIPER DETYREN E LEHTESIMIT SA ME TE MADH TE JETES SE ZGJEDHESVE TE TIJ.

    I zgjedhuri nuk eshte zgjedhur per rehatimin e vetes por per ate te zgjedhesve. Perndryshe, zgjedhesit kane te drejte qe ne ēdo kater vjet te mos e votojne me ate. Dhe kjo lidhet dhe me subjektin politik qe ai perfaqeson. Keshtu qe, mendoj se zbritja pak me shume me kembe ne toke e deputeteve do te jete nje kembane e re per ata qe duan te degjojne. Per te tjeret, ekziston diēka qe do te thote VOTE E LIRE dhe SHTET I SE DREJTES.

Faqja 9 prej 11 FillimFillim ... 7891011 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Fushata e PD-sė, Berisha: Mė 28 qershor tė rikthejmė lavdinė e vitit 92
    Nga juanito02 nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 144
    Postimi i Fundit: 26-06-2009, 15:52
  2. Mocioni, Berisha flet pėr gjithēka, por jo pėr Fazlliē
    Nga njemik nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 19-12-2008, 10:44
  3. 10 premtimet e pėrmbysura tė Berishės
    Nga Humdinger nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 22-10-2006, 18:11
  4. Lajmi mė i fundit nga zgjedhjet e 3 korrikut
    Nga Hyllien nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 211
    Postimi i Fundit: 01-09-2005, 06:04
  5. Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 04-10-2002, 11:55

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •