Lista “Serbia”, ofendim për shtetin e Kosovës
Sadri Ferati
Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së, Sadri Ferati është ofenduar shumë nga lista e përbashkët e serbëve me emrin “Serbia”, duke e cilësuar këtë si një shantazh klasik, që shkon në kundërshti me integrimin e serbëve në Kosovë.
“Nuk duhet të lejohet që të përdoret emri i një shteti fqinj. Kjo është ndërhyrje dhe ofendim për shtetin. Ose respektoni ligjet e Republikës së Kosovës dhe merrni pjesë në zgjedhje, ose tregoni se ky është një shantazh i radhës i shtetësisë së Kosovës. Kjo është e rrezikshme, sepse me këtë po dëshirohet të mbahet pezull situata, dhe të thuhet se veriu është tokë serbe, ose një ‘pokrainë’”, theksoi Ferati.
Deputeti i LDK-së, duke folur në "Info Magazine" të Klan Kosova, e mori edhe një shembull se si serbët do ta shihnin një emërtim të shqiptarëve.
“Edhe ne nëse e formojmë një parti, dhe po e zëmë e quajmë Shqipëria e Madhe, a do të kishin lejuar ata. Po e them se nuk do të kishin lejuar”, përfundoi ai.
KQZ ende nuk është deklaruar nëse do të pranojë listën me emërtimin Serbia. /Telegrafi/
http://www.telegrafi.com/lajme/lista...s-2-35800.html
Krijoni Kontakt