Close
Faqja 25 prej 37 FillimFillim ... 15232425262735 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 241 deri 250 prej 366
  1. #241
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Kuvendi i Kosoves ratifikon marrëveshjen Kosovë-Serbi

    Thaçi: Fletëvotimet me një logo të pranueshme për të gjithë

    Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka paralajmëruar arritjen e kompromisit me Beogradin për logon që do të përdoret në fletëvotimet për zgjedhjet lokale të 3 nëntorit.

    Ai ka thënë se fletëvotimet do të kenë një logo, e cila, sipas tij, mund të mos jetë atraktive dhe së cilës nuk do t’i duartrokitet, por “me rëndësi është që ajo të jetë e ligjshme dhe e pranueshme për të gjithë”.

    ...

    Dokumentet zgjedhore, në kuadër të tyre edhe logoja, do të jenë të ligjshme. Ndoshta nuk do të jenë shumë atraktive dhe të duartrokitura politikisht, por do të jenë të pranueshme për të gjithë. Ne duhet të mendojmë për rëndësinë historike të organizimit të zgjedhjeve në gjithë territorin dhe pjesëmarrjen e të gjithë qytetarëve”, është shprehur Thaçi.

    Kryeministri serb, Ivica Daçiq, dhe delegacioni që ai kryeson kanë insistuar që fletëvotimet e zgjedhjeve lokale të mos përmbajnë ndonjë simbol të shtetit të Kosovës, pasi që marrëveshja e 19 prillit, sipas palës serbe, është neutrale në raport me statusin e Kosovës.

    Heqja e simboleve shtetërore të Kosovës nga fletëvotimet ishte një kusht shtesë i palës serbe në bisedime për pjesëmarrjen e komunitetit serb nga veriu në zgjedhjet lokale të 3 nëntorit.
    ...
    http://www.zeri.info/artikulli/13650...votime-pa-logo


    Kush jane "te gjithe"!?

    Per shumica absolute e shqipetareve, pavaresisht a jane perkrahes te Thacit, te VV, te LDK, te AAK apo nuk perkrahin askend, heqja e logos dhe shenjave tjera shteterore eshte absolutisht e papranueshme.
    Ceshtje tjeter eshte se shumicen nuk e pyet kush, por vendosin ata qe e kane pushtetin dhe i kane kap gati te gjitha insttitucionet, perfshi edhe KQZ-ne, RTK-ne etj. dhe mundohen ta mashtrojne popullin me propaganda te tilla qesharake per kinse pajtimin e shumices (se shqipetareve) me veprime dhe vendime te tilla.

  2. #242
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: Kuvendi i Kosoves ratifikon marrëveshjen Kosovë-Serbi

    Citim Postuar më parë nga Antiproanti Lexo Postimin
    Propagade udbasho-shikiso-dacico-thaciste, per ta pergatitur opinionin per lista dhe fletevotime te verteta(reale) te cilat nuk do te permbajne asbolutisht asnje shenje te shtetesise se Kosoves...
    ti si gjithmon paragjykon
    e per fat te mier kurr nuk ja qellon
    ti nji te mier e kie per shneten tane
    qe shan e shfryhesh se perndryshe do
    te ishe smur keq nga urrejtja qe kie per çlirimtaret

  3. #243
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Kuvendi i Kosoves ratifikon marrëveshjen Kosovë-Serbi

    Ramushi servil i disa diplomatëve



    Zgjedhjet dhe fletëvotimet do të jenë në bazë të ligjeve të Kosovës, pasi që ato pritet që të ndryshohen për t’iu akomoduar marrëveshjes së 19 prillit. Kjo është përgjigja e Lëvizjes Vetëvendosje, pas deklaratës së kryeministrit të vendit, se fletëvotimet do të jenë të ligjshme, edhe pse ndoshta nuk do të jenë të mirëpritura politikisht. Sipas zyrtarëve të këtij subjekti politik, deklarimet publike, të Ramush Haradinajt, për marrëveshjet me Serbinë dhe zgjedhjet lokale janë servilizëm ndaj disa diplomatëve ndërkombëtar.
    Nganjëherë liderët e atyre partive që po e quajnë vetën opozitare, po nguten të jenë më shumë pranues apo dorëshlirë sesa vet kryeministri, siç e pamë Ramush Haradinajn para dy dite. Kjo garë për të cilën është më servil karshi disa diplomatëve të huaj dhe përgjithësisht që të duket një person i pranueshëm për shtet është një garë që vërtet nuk po e përmirëson ligjërimin edhe aktivitetin politik në Kosovë, por po e sjellë atë për tokë. Dhe kjo është shumë e dëmshme për Kosovën. Unë mendoj që Lëvizja Vetëvendosje është i vetmi subjekt kundërshtues dhe kjo na bënë në fakt të vetmin subjekt politik në Kosovë, sepse këto partitë tjera që e quajnë veten subjekte politike janë më shumë grupe interesi sesa që janë parti politike”, ka theksuar shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri.

    http://www.botasot.info/kosova/23910...a-diplomateve/

  4. #244
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Kuvendi i Kosoves ratifikon marrëveshjen Kosovë-Serbi

    Nuk ka shtet në veri



    Shteti i Kosovës nuk do të shtrihet në veri! Kjo është dhembja e kompromisit të fundit që e ka bërë Kryeministri Hashim Thaçi në bisedimet me kryeministrin e Serbisë, Ivica Dacic.


    Fakti që në zgjedhjet e nëntorit në veri do të dalin institucionet, të cilat do të konsiderohen të paktën për vet ata, si jo të Republikës së Kosovës, kjo i bie që gjatë mandatit të tyre ata do të kenë mandat, që ta përmbushin këtë vizion të tyre, mosnjohjen e shtetit të Kosovës dhe të asnjë akti juridik, që e implikon njohjen.

    Kjo do të thotë se serbët në veri do të kenë institucione të pavarura, nga institucionet qendrore të Republikës së Kosovës, dhe se statusi i tij, do të jetë i ndërmjetme, edhe me Kosovë edhe me Serbi, aplikim i sovranitetit të dyfishtë, shkruan “Bota Sot”.

    Së fundi edhe Presidenca është implikuar në këtë gërshetim të polisovranitetit serb.

    Zëdhënësi i Presidentes së Kosovës, Arbër Vllahiu, ka deklaruar se mënyra se si do të jenë fletëvotimet në zgjedhjet lokale të 3 nëntorit janë kompetenca të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. /Telegrafi/
    http://www.telegrafi.com/lajme/nuk-k...i-2-35587.html

  5. #245
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Kuvendi i Kosoves ratifikon marrëveshjen Kosovë-Serbi

    Marrëveshja Thaçi-Daçiq, nuk është as historike e as juridike ndërkombëtare!

    Prof.Dr.Mehdi HYSENI

    Hashim Thaçi: “Marrëveshja e nënshkruar midis dy shteteve, do të thotë se Serbia de jure e ka njohur Kosovën.


    Kjo deklaratë zyrtare e kryeministrit Hashim Thaçi nuk ka asnjë mbështetje as de fakto e as de jure, sepse një gjë e tillë ende nuk ka ndodhur në marrëdhëniet ndërshtetërore Kosovë-Serbi, pikërisht pse Beogradi, Moska dhe Pekini e kanë bllokuar njohjen e Kosovës në Kombet e Bashkuara, duke marrë për bazë Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, e cila, pas pavarësimit të Kosovës nuk ka kurrfarë vlere juridike kombëtare e as ndërkombëtare, mirëpo, ajo ende nuk është shfuqizuar nga KS i Kombeve të Bashkuara. Kjo është pengesa kryesore, pse Kosova deri më sot nuk është njohur nga Organizata e Kombeve të Bashkuara. Vetëm shfuqizimi i kësaj Rezolute nga ana e miratuesit të saj-KS të Kombeve të Bashkuara, do të krijonte mundësinë reale juridike të përshpejtimit të aderimit të Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

    Pavarësisht nga dëshira e kryeministrit Thaçi, Serbia ende nuk e ka njohur Kosovën as de fakto, e as de jure sipas së drejtës ndërkombëtare. Ndërkaq, nëse ai bazohet në Marrëveshjen e Brukselit, të përfunduar me homologun e tij Ivica Daçiq (kryeministër i qeverisë së Serbisë), atëherë, dy herë bie në gabim, sepse ajo marrëveshje nuk ka kurrfarë vlere juridike ndërkombëtare, e as historike siç është shprehur ai dhe disa partizanë të tjerë të saj në Kosovë dhe më gjerë.
    Pra, me gjithë mashtrimet dhe improvizimet e ndryshme të fjalorit politiko-propagandistik dhe diplomatik të iniciuesve dhe të mbështetësve të Marrëveshjes Thaçi-Daçiq, të përfunduar në Bruksel, më 19 prill 2013, ajo nuk ka kurrfarë vlere juridike sipas së drejtës ndërkombëtare, pavarësisht se si e interpretojnë nënshkruesit dhe miratuesit e saj qoftë të palës serbe të Beogradit, qoftë të palës shqiptare të Prishtinës, apo qoftë të palës ndërmjetësuese të BE-së.
    Marrëveshja Thaçi-Daçiq, nuk është kurrfarë traktati ndërshtetëror, sepse nuk përbën kurrfarë baze të aktit juridik ndërkombëtar!


    Pavarësisht nga dëshira dhe interesi i qeverisë së Kosovës, si dhe nga diktati dhe nga interesat heterogjene të faktorëve të jashtëm ndërkombëtarë, që t’i detyrojnë Serbinë dhe Kosovën për të lidhur marrëveshje a traktate dypalëshe për hir të bashkëpunimit dhe të normalizimit të marrëdhënieve të tyre ndërshtetërore, e drejta ndërkombëtare nuk i jep kurrfarë të drejte kryeministrit Hashim Thaçi, as kryeparlamentarit Jakup Krasniqi e as presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga, që të lidhin ndonjë marrëveshje apo traktat shtetëror dypalësh me Beogradin zyrtar, për shkak se Serbia ende nuk e ka njohur de fakto dhe de jure Republikën e Kosovës.
    Prandaj, lidhja dhe ratifikimi i Marrëveshjes Thaçi – Daçiq, e arritur në Bruksel, më 19 prill 2013, sipas së drejtës ndërkombëtare, është vetëm NJË ZERO E MADHE në letër, sepse nuk ka kurrfarë vlere, as garance juridike ndërkombëtare derisa Beogradi zyrtar, të mos e njohë Republikën e Kosovës.
    Në rastin konkret as qeveria e Serbisë e as qeveria e Kosovës, juridikisht sipas së drejtës ndërkombëtare, nuk janë të obligueshme që ta zbatojnë Marrëveshjen Thaçi-Daçiq mbase Serbia si anëtare e Kombeve të Bashkuara dhe, si subjekt juridik ndërkombëtar, në asnjë formë nuk e ka njohur Republikën e Kosovës. E njëjta gjë vlen edhe për Kosovën, e cila nuk ka kurrfarë obligimi dhe përgjegjësie juridike ndërkombëtare ngase ende nuk është anëtare e OKB-së, që do të thotë subjekt i së drejtës ndërkombëtare.

    Prandaj, zbatimi i Marrëveshjes së ashtuquajtur “historike”- Thaçi-Daçiq varet vetëm nga vullneti politik i Beogradit dhe i Prishtinës, edhe pse Kuvendi i Kosovës dhe Kuvendi i Serbisë, e kanë miratuar dhe ratifikuar atë Marrëveshje politike në kundërshtim me parimet dhe me normat e së drejtës ndërkombëtare, ajo nuk përbën kurrfarë përgjegjësie dhe detyrimi juridik ndërkombëtar, sepse ka vetëm karakter të brendshëm, që favorizon interesat politike shtetërore të Serbisë në krijimin e një shteti autonom serb në Veriun e Republikës së Kosovës.
    Ky është qëllimi dhe shkaku kryesor pse qeveria e Serbisë me në krye Ivica Daçiqin e ka pranuar një marrëveshje të tillë kinse për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.
    Mirëpo, në kuptimin e së drejtës ndërkombëtare, një marrëveshje e tillë është inekzistente, sepse bie ndesh me përkufizimin e nocionit të traktatit ndërkombëtar, që konsiderohet si burim kryesor i së drejtës së sotme ndërkombëtare, si dhe është në shpërputhje të plotë me Konventën e Vjenës mbi të drejtën e traktateve, të miratuar më 23 maj 1969, e cila ka hyrë në fuqi në janar të vitit 1980.
    Sa më sipër, traktate ndërkombëtare dypalëshe a shumëpalëshe, mund të lidhin vetëm ato shtete apo ato organizata ndërkombëtare me status të njohur të subjektit të së drejtës ndërkombëtare, gjë që në këtë rast, Kosova nuk e ka cilësinë e subjektit juridik ndërkombëtar ngase ende nuk është njohur nga Kombet e Bashkuara, ndërkaq Serbia është subjekt i së drejtës ndërkombëtare. Mirëpo, kjo nuk nënkupton se Serbia ka të drejtë të lidhë ndonjë marrëveshje a traktat dypalësh a shumëpalësh me Kosovën derisa ta njohë Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran, ashtu siç e kanë njohur rreth njëqind shtete të bashkësisë ndërkombëtare.
    http://www.botasot.info/opinione/239...nderkombetare/

  6. #246
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Kuvendi i Kosoves ratifikon marrëveshjen Kosovë-Serbi

    KQZ-ja heq logot



    Me shumicë të thjeshtë anëtarët e KQZ-së pas një mbledhje maratonike dhe me përplasje kanë vendosur që të hiqet logot nga dokumentet e saj për zgjedhjet e nëntorit duke pëfshirë edhe fletëvotimet.

    Kjo kërkesë ka ardhur nga anëtari i SLS-së në KQZ, Goran Zdravkoviç.

    Këtë kërkesë e ka kundërshtuar ashpër anëtari i VV-së në KQZ, Adnan Rrustemi i cili ka thënë se kjo kërkesë madje në gjuhën serbe ka ardhur drejtpërdrejtë nga kryeministri serb Ivica Daqiç.

    Është absurde që materiali të na vie në gjuhën serbe dhe t’u sillet anëtarëve të KQZ-së drejtpërdrejtë pa u verifikuar dhe pa u përkthyer në gjuhën shqipe. Kjo është e papranueshme për Lëvizjen Vetëvendosje”, ka thënë Rrustemi duke e lëshuar mbledhjen.


    Amerikanët i gëzohen vendimit të KQZ-së

    Vendimit të KQZ-së për heqjen e logove me simbole të shtetit të Kosovës dhe vetëm me ato të KQZ-së, iu kanë gëzuar amerikanët.

    Ambasada Amerikanë në Prishtinë përmes një komunikate për media e ka përshëndetur këtë vendim.

    Përshëndesim vendimin e sotëm të KQZ-së, lidhur me procesin zgjedhor, e cila paraqet një hap të rëndësishëm përpara. Qasja e KQZ-së shërben si bazament për zgjedhje gjithëpërfshirëse të cilat reflektojnë pjesëmarrjen e komuniteteve të cilat jetojnë në tërë territorin e Republikës së Kosovës. Përkrahja e udhëheqjes politike të Kosovës ilustron mirëkuptimin që ata ndajnë, që zgjedhjet janë një mundësi historike për të unifikuar të gjitha komunitetet të cilat jetojnë në Kosovë. Inkurajojmë udhëheqësit Kosovarë të vazhdojnë të punojnë së bashku për të siguruar që zgjedhjet përmbushin standardet ndërkombëtare dhe janë gjithëpërfshirëse për të gjitha komunitetet”, thuhet në komunikatën e Ambasadës Amerikanë në Prishtinë.
    http://www.zeri.info/artikulli/13938/kqz-ja-heq-logot

  7. #247
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Kuvendi i Kosoves ratifikon marrëveshjen Kosovë-Serbi

    Fletëvotimet pa simbolet e Kosovës, vetëm me logon e KQZ-së

    Prishtinë, 2 shtator – (E plotësuar) Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka vendosur që në fletëvotimet për zgjedhjet lokale të 3 nëntorit të jetë logoja e KQZ-së. Përfaqësuesi i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi ka lëshuar mbledhjen e KQZ-së ne shenjë pakënaqësie të propozimit për heqjen e stemës dhe simboleve shtetërore nga fletëvotimet.
    Ai në emisionin e Klan Kosovës Infomagazin tha se sot KQZ ka shkelur ligjin, kushtetutën dhe ka mohuar sovranitetin e Republikës së Kosovës me miratimin e fletëvotimeve pa stemën e Kosovës dhe pa simbolet e shtetit, përkatësisht vetëm me logon e KQZ-së.

    Ne do ta verifikojmë dhe do ta vlerësojmë me profesionalizëm këtë vendim të KQZ-së. Duke qenë të sigurt se ky vendim është i paligjshëm dhe antikushtetues, do ta adresojmë shumë shpejt në instancat gjyqësore, natyrisht duke mos përjashtuar edhe Gjykatën Kushtetuese për ta kundërshtuar një vendim të tillë”, ka thënë Adnan Rrustemi për Radion Evropa e Lirë.

    Sipas Rrustemit, KQZ ka votuar për heqjen e stemës së Republikës së Kosovës nga fletëvotimet për zgjedhjet e 3 nëntorit. Sipas tij, tashmë totalisht është përmbushur kërkesa e kryeministrit serb Ivica Daçiq...

    Heqjen e simboleve të Kosovës nga fletëvotimet e ka pohuar edhe ish-anëtari i KQZ-së Fadil Maloku, nëpërmjet facebookut. "Të nderuar miq, një pjesë e KQZ-së, para pak çastesh...në një takim AD HOC edhe formalisht e përmbushi kërkesën e shtetit serb që në zgjedhjet e 3 nëntorit të mos figurojë LOGOJA e shtetit të Kosovës!", ka shkruar ish - anëtari i KQZ-së, Fadil Maloku në facebook.

    Ndërkohë, për Radio Evropa e Lirë, anëtari i KQZ-së, Bajram Latifi ka thënë se
    KQZ-ja ka rënë dakord për dukjen e fletëvotimeve në përputhje me ligjin. Do të jetë logoja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, e cila po ashtu mban logon e shtetit” Autoritetet në Beograd kanë kërkuar që në fletëvotimet e 3 nëntorit të mos ketë shenja të shtetësisë së Kosovës, sepse, në të kundërtën, nuk do t’iu bëjnë thirrje serbëve të Kosovës që të marrin pjesë në këtë proces zgjedhor.

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në orët e mbrëmjes ka lëshuar një komunikatë ka njofton se ka vendosur që në fletëvotimet për zgjedhjet lokale të 3 nëntorit të jetë vetëm logoja e KQZ-së.
    Përmes komunikates për shtyp Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, njofton se në mbledhjen e sotme u diskutua për afatin shtesë për votuesit jashtë vendit, kërkesa e për ndryshimin e formularëve për certifikim të subjekteve dhe kandidatëve si dhe kërkesa që kishte të bënte me miratimin e përmbajtjes (formës – dizajnit) të fletëvotimit.

    Në mbledhjen e sotme të KQZ-së fillimisht u miratua kërkesa e Ministrisë së Diasporës për afat shtesë për votuesit jashtë vendit, ku me me 2/3 e votave u bë ndryshimi i afatit për regjistrimin e votuesve jashtë Kosove. Afati u ndryshua nga 4 shtator në 10 shtator.

    Kërkesa thuhet se është bazuar në pushimet që kanë pasur bashkatdhetarët tonë dhe në numrin e vogël të aplikantëve të vetëregjistruar deri me tani.
    Kështu që gjithë votuesit jashtë vendit do të kenë mundësinë që të regjistrohen për të votuar përmes programit për votim jashtë vendit deri me 10 shtator. Ky afat do të vlejë vetëm për këto zgjedhje dhe do të vlejë për të gjithë votuesit jashtë vendit”, thuhet në komunikatë.
    Pika dytë e takimit të sotëm të KQZ-së kishte të bënte me kërkesën e përfaqësuesit të Komunitetit serb në KQZ për ndryshimin e formularëve për certifikim të subjekteve dhe kandidatëve.
    Në të gjithë formularët në faqet e para të tyre do të jetë logoja e Republikës së Kosovës dhe logoja e KQZ-së (ashtu siç edhe kanë qenë). Ndryshimet do të jenë vetëm brenda tyre. Ndryshimi për këta formularë që janë pjesë e rregullores 2013/08 u arsyetua që t’iu lehtësohet procedura dhe t’iu ofrohen kushte më të mira subjekteve për t’u regjistruar. Kjo kërkesë mori 2/3 e votave të kërkuara me Ligjin për zgjedhje. Këto ndryshime do të vlejnë vetëm për këto zgjedhje. Subjektet që kanë marrë formularët e mëhershme nuk kanë nevojë që t’i ndryshojnë (pasi që edhe formularët e vjetër do të jenë valid). Këta formularë janë të njëjtë për territorin e Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatë.
    Edhe pika e tretë e takimit po ashtu ishte bazuar në kërkesën e anëtarit serb në KQZ dhe kishte të bënte me miratimin e përmbajtjes (formës – dizajnit) të fletëvotimit për zgjedhjet lokale 2013.
    Përmbajtja e fletëvotimit u miratua konform nenit 87, përkatësisht 87.5 të Ligjit për Zgjedhjet e përgjithshme. Fletëvotimi përmbanë të gjitha elementet që kërkon Ligji për Zgjedhjet e përgjithshme. Fletëvotimi do të këtë logon e Komisionit Qendror Zgjedhor dhe do të jetë unik për territorin e Kosovës”, thekson KQZ.
    Më tej në komunikatë thuhet se Komisioni Qendror Zgjedhor është i përkushtuar që të ofrojë kushte të barabarta për gjithë votuesit e Republikës së Kosovës.
    KQZ është e përkushtuar të përmbush obligimet kushtetuese, të organizojë zgjedhje në gjithë territorin e Republikës së Kosovës. Të gjitha vendimet e saj janë konform ligjit dhe janë të njëjta për territorin e Republikës së Kosovës. Të gjitha vendimet janë në interes të integritetit të vendit dhe kontribuojnë në krijimin e institucioneve legjitime në të gjitha 38 komunat e Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatë.
    Mbledhja e KQZsë është mbajtur në orët e pasditës, në vend të mbledhjes së paraditës, e cila nuk u mbajt për shkak të prezencës së mediave në ambientet e KQZ-së.


    Vetëvendosje: KQZ shtyn mbledhjen për t’iu shmangur medieve


    Prishtinë, 2 shtator - Sot, KQZ kishte thirrur mbledhje të anëtarëve të saj për orën 11:00, por sërish duke mos i njoftuar mediet për këtë, ka njoftuar Vetëvendosje nëpërmjet një komunikate. Duke e parë prezencën e medieve, kryetarja e KQZ-së Valdete Daka e shtyri mbledhjen fillimisht për orën 12:00 e pastaj e anuloi fare, për ta ricaktuar këtë pasdite për orën 16:15. Duke e pare tendencën e saj që mbledhja e KQZ-së të mbahet fshehur nga opinioni, përfaqësuesi i VV-së, Adnan Rrustemi deklaroi për mediat se “ kjo mbledhje është thirrur jashtë praktikës dhe procedurave, duke dërguar njoftimin dhe rendin e ditës mbrëmë rreth orës 23, si mbledhje urgjente dhe e jashtëzakonshme, me një pikë të vetme të rendit të ditës, një pikë komplet teknike dhe aspak e jashtëzakonshme, që ka të bëj me kërkesën e Ministrisë së Diasporës për zgjatjen e periudhës së regjistrimit të votuesve jashtë vendit”. Sipas Rrustemit, një kërkesë të tillë KQZ-ja e ka pranuar me datë 20.08.2013, ndërsa javën e kaluar është shqyrtuar në këshillin e procedurave që përbëhet nga anëtarë të KQZ-së. Këshilli i ka rekomanduar KQZ-së që të refuzojë këtë kërkesë për arsye që nuk ka mundësi objektive të zgjatet afati, ngase është e përcaktuar me rregulla të KQZ-së dhe bie ndesh me planin operacional të zgjedhjeve, dhe me periudhat zgjedhore, që pritet të fillojnë e që rezultojnë nga kjo fazë. Por, kjo mbledhje nuk e kishte për qëllim zgjatjen e periudhës së regjistrimit të votuesve në diasporë, por shfrytëzimin e kësaj kërkese për t’ia zgjatur periudhën dhe për t’i rritur mundësitë OSBE-së që të realizojë operacione zgjedhore që kanë të bëjnë me regjistrimin e votuesve në Serbi dhe Mal të Zi.

    Rrustemi ka deklaruar se shtyrja e mbledhjes po e dëmton procesin zgjedhor dhe çështjet e përgatitjeve në përgjithësi, ngase sot kemi përgatitur edhe ngritjen e dy çështjeve shumë të rëndësishme për procesin zgjedhor: e para ka te bëj me listën e votuesve në komunën e Mitrovicës, respektivisht të mospërfshirjes së shqiptarëve të shpërngulur dhunshëm nga pjesa veriore e qytetit në pjesën jugore, e që për zgjedhje dëshirojnë dhe kanë të drejtë të votojnë dhe të kandidohen atje ku i kanë edhe vendbanimet e tyre. Lëvizja Vetëvendosje! ka dashur t’i shtrojë për diskutim dhe t’i paraqesë rekomandimet lidhur me tejkalimin e kësaj problematike, duke ua mundësuar që këta votues të përcaktohen se a dëshirojnë të votojnë në pjesën jugore apo veriore te Mitrovicës.

    Një çështje tjetër shumë e rëndësishme ka të bëj me numrin e mandateve të anëtarëve të Kuvendeve Komunale. KQZ-ja ka pranuar një shkresë nga zëvendës kryeministri dhe ministri i pushtetit lokal, lidhur me numrin e anëtarëve të kuvendeve komunale, në radhë të parë Ministria e Pushtetit Lokal nuk është përgjegjëse për këtë çështje, ngase formula është e qartë dhe vetëm është dashur të kërkojë numrin e banorëve nga agjencia e statistikave të Kosovës, si institucioni përgjegjës në bazë të ligjit për statistika zyrtare, dhe në bazë të këtyre të dhënave të vendos vet KQZ-ja se cili është numri i anëtarëve të kuvendeve komunale.

    Përmes kësaj shkrese ministri ka manipuluar qëllimshëm dhe politikisht me të dhëna, duke dëmtuar komunat me shumicë shqiptare dhe duke favorizuar komunat me shumicë serbe. Si rrjedhojë u është zvogëluar pa të drejtë numri i anëtarëve të kuvendeve komunale në komunat me shumicë shqiptare dhe u është rritur jashtëligjshëm numri i anëtarëve në komunat me shumicë serbe, ka përfunduar Rrsutemi.
    http://www.koha.net/?page=1,13,157449

  8. #248
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Kuvendi i Kosoves ratifikon marrëveshjen Kosovë-Serbi

    Rezistenca ka mbetur tek LDK-ja dhe Vetëvendosje



    Urdhri politik: “KQZ-ja ti gëlltisë simbolet”

    Nuk ka më simbole në zgjedhje, në listat votuese dhe në materialet zgjedhore. Gjithçka që simbolizon shtetin e Kosovës, në veri do ta përpijë. Po dalin fjalët e Ramush Haradinajt, të cilat ne i patëm konsideruar se bëheshin me hatër të kryeministri Hashim Thaçi, po duket se do të behn së shpejti realitet. Të hënën presidentja Atifetet Jahjaga, pavarësisht që deri më sot sikurse qeveria shpreheshin për mos përzierje në institucionin e pavarur të Qeverisë, i ka bërë thirrje për kompromis. Thirrja është e qartë, serbët nuk duan asnjë shenjë të simboleve shtetërore në listat votuese apo në materialin zgjedhor dhe me këtë as në tërë veriun, ku prania e fushatës politike të partive shqiptare është minimale. Pra, tashmë KQZ-ja duhet ti gëlltisë simbolet, sipas paralajmërimit të Haradinajt për ‘gëlltitje’ për hir të proceseve.
    Ndërkohë, KQZ-ja e ka shtyrë takimin e sotëm për të shmangur presionin medial, për vendimin e padrejtë që pritet të merret në kurriz të Kosovës dhe të shqiptarëve.
    Edhe Partia Demokratike ka kërkuar kompromise. Tashmë rezistenca ka mbetur tek LDK-ja nëse ajo nuk është thyer dhe tek Vetëvendosje. ...
    http://www.botasot.info/lajme/239560...-vetevendosje/

  9. #249
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: Kuvendi i Kosoves ratifikon marrëveshjen Kosovë-Serbi



    SHBA përshëndet vendimin e KQZ për fletëvotimet

    Bota Sot | 02.09.2013 21:44
    Share on facebook Share on twitter Share on email Share on print More Sharing Services 0
    SHBA përshëndet vendimin e KQZ për fletëvotimet

    Ambasada e SHBA-së në Kosovë ka përshëndetur vendimin e sotëm të KQZ-së lidhur me heqjen e stemës së Republikës së Kosovës nga fletëvotimet për zgjedhjet lokale të 3 nëntorit.

    “Përshëndesim vendimin e sotëm të KQZ-së, lidhur me procesin zgjedhor, e cila paraqet një hap të rëndësishëm përpara. Qasja e KQZ-së shërben si bazament për zgjedhje gjithëpërfshirëse të cilat reflektojnë pjesëmarrjen e komuniteteve të cilat jetojnë në tërë territorin e Republikës së Kosovës.

    Përkrahja e udhëheqjes politike të Kosovës ilustron mirëkuptimin që ata ndajnë, që zgjedhjet janë një mundësi historike për të unifikuar të gjitha komunitetet të cilat jetojnë në Kosovë. Inkurajojmë udhëheqësit Kosovarë të vazhdojnë të punojnë së bashku për të siguruar që zgjedhjet përmbushin standardet ndërkombëtare dhe janë gjithëpërfshirëse për të gjitha komunitetet”, thuhet në kumetesën e Amasadës së SHBA-së dërguar mediave.

  10. #250
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Kuvendi i Kosoves ratifikon marrëveshjen Kosovë-Serbi

    Vendimin për heqjen e simboleve e morën pakicat



    Agjendat zhvillimore të shtetit të Kosovës s’mund, s’duhet dhe s’bënë të na i caktojë më Serbia...”, thotë Maloku.

    Porositë e Serbisë, për heqjen e logos së Republikës së Kosovës nga fletëvotimet u quan në vend. Tani në këto fletëvotime nuk do të figuroj stema e shtetit të Kosovës.
    Ishin katër anëtarët e KQZ-së nga radhët e minoriteteve që vendosën për këtë ndryshim, të propozuar nga minoriteti serb. Shteti multietnik tashmë po vepron me tërë fuqinë e tij. Shqiptarët të nënshtruar nga pakicat
    Lëvizja Vetëvendosje dhe përfaqësuesi i braktisur nga Aleanca Kosova e Re, ishin kundër heqjes së logos nga fletëvotimet, Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës votuan pro, përderisa Lidhja Demokratike e Kosovës dhe kryetarja e KQZ-së Valdete Daka abstenuan. Mirëpo, vendimmarrjen e mundësuan katër përfaqësuesit e minoriteteve që së bashku me AAK-në e PDK-në votuan pro këtij vendimi. ...

    http://www.botasot.info/kosova/23971...moren-pakicat/

    Anetaret qe votuan pro heqjes se logos:

    PDK:
    Betim Gjoshi
    Ilir Gashi

    AAK:
    Binak Vishaj

    Pakicat:
    Goran Zdravkoviq (serb)
    Bajram Ljatifi (boshnjak)
    Ercan Spat (turk)
    Blerim Ibrahimi (Rom)


    Abstenuan:
    Florian Dushi (LDK)
    Valdete Daka (Kryetare e KQZ)

    Kunder:
    Adnan Rrustemi (Vetevendosje)
    Fadil Maloku (AKR) ?

    Ne nje vend ku rreth 90% e popullsise jane shqipetar, KQZ-ja perbehet mbi 36% nga perfaqesues te pakicave.
    Ne po te njejtin vend per heqjen e logos dhe emrit "Republika e Kosoves" etj. nga fletet e votimit votojne pro 4 perfaqesues te pakicave apo 100% dhe 3 perfaqesues te shumices absolute apo 27%. Ose ndryshe: 57% e votave pro ishin te anetareve te KQZ-se qe perfaqesojne pakicat kombetare, te cilat ne Kosove perbejne rreth 10-12%.
    Dicka e tille ndodh vetem ne Kosove ose ne ndonje vend te pushtuar nga shtete te huaja!
    Ndryshuar për herë të fundit nga Antiproanti : 04-09-2013 më 09:56

Faqja 25 prej 37 FillimFillim ... 15232425262735 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •