Close
Faqja 26 prej 37 FillimFillim ... 16242526272836 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 251 deri 260 prej 366
  1. #251
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: Kuvendi i Kosoves ratifikon marrëveshjen Kosovë-Serbi

    Citim Postuar më parë nga Antiproanti Lexo Postimin
    Vendimin për heqjen e simboleve e morën pakicat



    Kunder:
    Adnan Rrustemi (Vetevendosje)
    Fadil Maloku (AKR) ?
    hahahaha
    po qysh more po kan ftyr keta te vetfundosjes me rrejt pa nderpre non stop
    po keta vet nuk i njofin simbolet as kushtetuten as shtetin ton e kha kinse tash po e mbroim hahaha
    qka i thoni kesaj te nderuar forumista.

    ndera ky Fadil Maloku nuk e perfaqson askend as familjen e vet
    te gjith e dim qe koh me par AKR-ne nuk e perfaqson ma tutje ky antar.

  2. #252
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Kuvendi i Kosoves ratifikon marrëveshjen Kosovë-Serbi

    Citim Postuar më parë nga selman-kadria Lexo Postimin
    hahahaha
    po qysh more po kan ftyr keta te vetfundosjes me rrejt pa nderpre non stop
    po keta vet nuk i njofin simbolet as kushtetuten as shtetin ton e kha kinse tash po e mbroim hahaha
    qka i thoni kesaj te nderuar forumista.

    ndera ky Fadil Maloku nuk e perfaqson askend as familjen e vet
    te gjith e dim qe koh me par AKR-ne nuk e perfaqson ma tutje ky antar.

    Po ty, cili nga ate te pakicave t'perfaqeson...?

    Sipas gjases Blerim Ibrahimi.

  3. #253
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: Kuvendi i Kosoves ratifikon marrëveshjen Kosovë-Serbi

    Citim Postuar më parë nga Antiproanti Lexo Postimin
    Po ty, cili nga ate te pakicave t'perfaqeson...?

    Sipas gjases Blerim Ibrahimi.
    jo ky sigurisht se te perfaqson ty
    e mua me perfaqson KQZ-ja

  4. #254
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Kuvendi i Kosoves ratifikon marrëveshjen Kosovë-Serbi

    81 subjekte kërkojnë certifikim, asnjë subjekt serb nga veriu



    Prishtinë, 4 shtator - Deri në këto qaste, në Komisionin Qendror Zgjedhor janë dorëzuar 81 kërkesa për certifikim të subjekteve pjesëmarrëse në zgjedhjet lokale të 3 nëntorit.Lajmi i është konfirmuar Radios Evropa e Lirë nga Miradije Mavriqi, drejtoreshë ekzekutive i Zyrës për Regjistrimin e Partive Politike në KQZ.

    Zonja Mavriqi ka thënë se asnjë subjekt serb nga veriu i Kosovës nuk ka dorëzuar kërkesë për certifikim deri në këto çaste.

    “Prej këtyre 81 subjekteve që e kanë dorëzuar kërkesën për certifikim, 23 janë parti politike, 2 koalicione, 11 kandidat të pavarur dhe 45 nisma qytetare. Prej tyre ka subjekte serbe prej pjesëve të tjera të Kosovës, por jo prej Mitrovicës, Zveçanit, Zubin Potokut apo Leposaviqit”, ka thënë përmes telefonit Mavriqi.

    Zyra që udhëhiqet nga Miradije Mavriqi do të vazhdojë të pranojë kërkesa për certifikim deri në mesnatë, kur skadon afati për këtë gjë.
    http://www.koha.net/?page=1,13,157683



    Beogradi provokon, dorëzon në KQZ Listën “Srbija

    Listën në KQZ e ka dorëzuar për certifikim Vladeta Kostic, i cili mban postin e të ashtuquajturit kryesues i Rrethit për Kosovën, duke thënë se emërtimi i listës mund të sjellë probleme në KQZ-së. Sipas tij, kjo nuk do të duhej të kuptohej si cenim dhe ofendim për askënd, raporton Tanjug.

    Ai ka thënë se njeh edhe shqiptarë që kanë emrin “Alban” dhe nuk ndihet i fyer me këtë fakt, kështu që ka pretenduar se KQZ nuk do ta shohë si problem certifikimin e kësaj liste me emrin “Srbija”.

    Kjo listë ka mbështetjen direkte nga Beogradi zyrtar si dhe është përpiluar në bazë të preferencave të qeverisë serbe. Përmes saj, Beogradi synon të ketë nën kontroll komunat serbe në veri dhe Asociacionin/Bashkësinë e Komunave Serbe, organ ky që sipas Marrëveshjes së 19 prillit do të formohet pas zgjedhjeve lokale, transmeton orainfo.

    Megjithatë, kjo listë do të jetë garuesja e vetme për mandatet e kryetarëve dhe këshilltarëve komunalë të Mitrovicës veriore, Leposaviqit, Zubin Potokut e Zveçanit, kurse në komunat tjera poshtë Ibrit, do të ketë edhe subjekte tjera politike që do të garojnë, përfshirë edhe ato që sot janë pjesë e qeverisë dhe Kuvendit të Kosovës. Kjo listë garon për kryetar të Mitrovicës veriore me Krstimir Panticin. Për kryetar të Zubin Potokut me Stevan Vulovicin.

    Ndërkaq për Leposaviqin do të garojë me Dragan Jablanovicin, kurse për kryetarin e Zveçanit me Ivan Teodosijeviqin.

    Duke dashur që të mos lejojë më subjekte politike serbe që pranojnë shtetin e Kosovës, Beogradi ka përgatitur kandidatura edhe për komunat tjera. Sipas listës së dorëzuar, për kryetar të Graçanicës, Beogradi përmes kësaj liste mbështet Branimir Stojanovicin i cili ka qenë shef i byrosë së qeverisë së Serbisë për Kosovë. Për Shtërpcën ka kandiduar Ivan Rexhicin. Për kryetar të Kllokotit Srecko Spasicin, të Parteshit Dragan Nikolic, për Novobërdën, Svetislav Ivanovicin dhe për Ranillugun, Gradimir Mikicin. /Telegrafi/
    http://www.telegrafi.com/lajme/beogr...a-2-35772.html


  5. #255
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Kuvendi i Kosoves ratifikon marrëveshjen Kosovë-Serbi

    Heqja e logos - Akt vullnetar antishtetëror dhe vetëmohues!



    Po, Beogradi, a do të pranonte heqjen e logos së Serbisë në Preshevë, në Bujanoc dhe në Medvegjë?

    Simbolet shtetërore ka të drejtë t’i ndryshojë vetëm sovrani-populli në mënyrë plebishitare ose me referendum, askush tjetër. Ndryshe, çdo përpjekje për modifikimin dhe abuzimin e tyre, është akt i dënueshëm antishtetëror, shkelje e ligjit dhe e Kushtetutës.
    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) nuk është me kompetencë ligjore, as kushtetuese, që t’i modifikojë, as t’i pezullojë simbolet shtetërore (flamurin, stemën, himnin) mbase ato janë shprehje e identitetit të pavarësisë dhe të sovranitetit shtetëror të Republikës së Kosovës.
    Një vendimi tillë i gabueshëm dhe i patolerueshëm i KQZ-së, që nga fletëvotimet e zgjedhjeve lokale të 3 nëntorit të vitit 2013, të hiqet logoja e Republikës së Kosovës, duhet t’i dërgohet për shqyrtim jo vetëm Gjykatës Kushtetuese, por edhe Gjykatës Penale të Republikës së Kosovës, sepse është vepër e rëndë penale-akt antishtetëror, që bie ndesh me ligjet dhe me Kushtetutën e Republikës së Kosovës (15.06.2008). ...
    http://www.botasot.info/kosova/23989...he-vetemohues/

  6. #256
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: Kuvendi i Kosoves ratifikon marrëveshjen Kosovë-Serbi

    Logoja e KQZ-se

  7. #257
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Kuvendi i Kosoves ratifikon marrëveshjen Kosovë-Serbi

    Citim Postuar më parë nga selman-kadria Lexo Postimin
    Logoja e KQZ-se



    Harten Kosoves nuk e kundershtojne as Serbia (as Kushtetuta e Serbise) dhe as serbet...
    Keta te dy vetem pohojne se ky territor me kete harte i takon Serbise, d.m.th nuk eshte shtet apo Republike. Kerkese e cila praktikisht dhe simbolikisht pranohet edhe nga Thaci&Co permes heqjes se logos dhe emrit te Republikes (shtetit).
    Dhe ketu nuk behet fjale as per paraqitjen e Republikes se kosoves jashte kufijve te saj territorial, por ekskluzivisht per paraqitjen brenda territorit te Kosoves.
    Mosparaqitja si shtet jashte Kosoves eshte realizuar permes fusnotes se famshme, kurse tani eshte ne radhe edhe fshirja e Republikes dhe logove perkatese ne cdo dokument relevant dhe reprezentativ edhe brenda territorit te Kosoves. D.m.th. edhe vete shqipetareve ju mohohet e drjeta te kene simbolet e shtetit ne dokumente reprezentative dhe zyrtare.

    Edhe sipas Serbise (Kushtetutes se Serbise) ekziston Kosova si territor autonom brenda Serbise, me kufijte qe shihen ne kete logo.
    Rrjedhimisht cdo institucion dhe organ i Kosoves ka te drejte te krijoje logo me harte te Kosoves.
    Me rendesi eshte qe nuk guxon te paraqitet logo e Republikes se kosoves (e shtetit) dhe mbishkrimi "Republika e Kosoves", sic ishte ne cdo zgjedhje te deritanishme dhe sic eshte praktike e gati te gjitha vendeve, ne vecanti atyre ne Ballkan.
    Sidomos per shtete te vogla, ne vecanti per ato sovraniteti dhe integritete i te cilave eshte i cenuar dhe nuk jane te njohura nderkombetarisht, simbolet e tilla jane te pazevendesushem dhe gati e vetmja menyre per tu paraqitur dhe per te vepruar si shtet. Sepse shtetve qe i nje e gjithe bote, perfshi p.sh. edhe Shqiperine, nuk ju duhen domosdoshmerisht keso logosh dhe mbishkrimesh. megjithate asnjra nuk heqe dore nga to ne shumicen absolute te rasteve. Bile krijohen edhe konflikte te renda diplomatike nese nuk respektohen ne menyre te duhur...
    Ndryshuar për herë të fundit nga Antiproanti : 04-09-2013 më 19:52

  8. #258
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Kuvendi i Kosoves ratifikon marrëveshjen Kosovë-Serbi

    Në KQZ janë paraqitur 105 subjekte politike

    Prishtinë, 5 shtator - 11:39 - (E plotësuar) Në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve të Kosovës, deri mbrëmë në mesnatë, kur ishte afati i fundit, janë paraqitur 105 subjekte politike, përfshirë 33 parti politike, dy koalicione, 53 inciativa qytetare dhe 15 kandidatë të pavarur.

    Nga këto, sipas “Danas” të Beogradit, 28 janë subjekte ose individë serbë.
    Prej subjekteve serbe, është paraqitur lista e përbashkët me emrin “Iniciativa Qytetare Serbija”, në të cilën janë të përfshirë kandidatët për kryetarë të 24 komunave në pjesën jugore dhe veriore të Kosovës, pastaj lista “Serbia, Demokracia, Drejtësia – Oliver Ivanoviq”, Iniciative demokratike dhe iniciativat qytetare nga Leposaviqi, ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë, Miradije Marviqi, drejtoreshë ekzekutive e Zyrës së KQZ-së për regjistrimin e partive.

    Megjithqë Beogradi i ka ftuar serbët që të marrin pjesë në zgjedhjet lokale të Kosovës më 3 nëntor, në pjesën veriore ka të atillë që edhe më tutje e kundërshtojnë daljen në zgjedhje.

    Raportohet se në pjesën veriore të Kosovës janë paraqitur mbishkrime në të cilat shkruan "JO zgedhjeve".

    Serbët aplikuan me listë unike qytetare “Serbija”
    Prishtinë, 5 shtator - 08:49 - Serbët aplikuan në KQZ ashtu siç iu kishte kërkuar Beogradi – me listë të përbashkët “Serbija”. Atë e dorëzoi mbrëmë brenda afatit ligjor kryetari i të ashtuquajturit qark i Kosovës, Vlladeta Kostiq. Lista qytetare unike serbe në zgjedhjet lokale të 3 nëntorit, do të përfaqësojë serbët në 24 komuna të Kosovës.

    Pas aplikimit të serbëve, tani në KQZ numri i subjekteve që kanë aplikuar për të garuar në këto zgjedhje ka arritur në 102, nga të cilat 18 janë serbe, 33 parti politike, 2 koalicione, 53 nisma qytetare dhe 15 kandidatë të pavarur.

    Nuk ka konfirmime në KQZ nëse të gjithë do të certifikohen.

    Zyra për regjistrimin e partive politike ka 15 ditë afat për kontrollimin e dokumentacionit, ndërsa më 19 shtator hedhet shorti për renditjen e subjekteve në fletëvotim.

    http://www.koha.net/?page=1,13,157721


    Per voten e maksimalisht 600.000-700.000 votuesve resp. maks. 1 milione votuesve potencial garojne 105 subjekte politike!
    Kjo sipas shume gjasave eshte rekord europian, nese jo boteror dhe madje edhe per Liber te Gunessit!?
    Qe i bie se per 5000 der maksimalisht 10.000 vota nje subjekt apo parti politike.

    18 apo me shume subjekte ose parti politike jane serbe, dhe garojne per voten e maksimalisht 20.000 votuesve ose maks. 50.000 votuesve potencial.
    Qe do te thote se per gati cdo 1000 votues garon nje subjekt apo parti politike!

    Sa per krahasim:
    Ne Gjermani, nje shtet me rreth 82 milione dhe rreth 62 milione me te drejte vote prej te cileve minimalisht 60-65% votojne (d.m.th. 35-40 milione votues), garojne ne pergjithesi 34 parti politike. D.m.th. ne Gjermani per cdo rreth 2 milione votues potencial ose per cdo reth 1,2 milione votues garon nje parti politike.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Antiproanti : 05-09-2013 më 12:43

  9. #259
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Kuvendi i Kosoves ratifikon marrëveshjen Kosovë-Serbi

    Partia e Fortë nuk do të marrë pjesë në zgjedhje pa logon e shtetit



    Prishtinë, 5 shtator - Partia e Fortë ka vendosur që të kushtëzojë pjesëmarrjen në zgjedhjet e 3 nëntorit me ndryshim brenda 48 orëve të ardhshme të vendimit për dizajn të fletëvotimeve. Reagimi vjen pas largimit të stemës së Republikës së Kosovës nga fletëvotimet e 3 nëntorit si rezultat i kushtëzimit nga ana e kryeministrit serb Dacic në negociatat e Brukselit.

    Për këtë shkak Kryesia e Nënkryetarëve të Partisë së Fortë ka vendosur të tërhiqet nga gara për zgjedhjet komunale të 3 nëntorit përveç nëse simbolet e shtetit të Kosovës rikthehen në fletëvotime. Sipas kryetarit të këtij subjekti, tërheqja do të ishte akti më normal në një situatë të tillë kur shtetësia ende në formim goditet përmes kushtëzimeve të tilla të paprecedent.

    Do të ishte e udhëz që të tërhiqeshim nga këto zgjedhje për shkak të largimit të stemës nga fletëvotimet. Për momentin vendosëm që pjesëmarrjen në zgjedhjet ta kushtëzojmë me rikthim të simboleve të shtetit brenda 48 orëve të ardhshme”, ka thënë kryetari Arifaj.

    Shtetet si Gjermania, Franca, SHBA e kanë të njohur dhe të fuqishëm shtetin e tyre. Në një shtet të tillë fletëvotimet nuk kanë nevojë për stemë të shtetit. Por vendet që sapo janë formuar dhe që ende luftojnë për njohje të reja kanë shumë nevojë ta kenë logon në çdo dokument, letër, flamur, produkt...” ka thënë kryetari Visar Arifaj në takimin e fundit. Sipas tij “simbolet janë shtylla të rëndësishme të një shteti, pa të cilat ai shtet nuk do të kishte kuptim”.

    Partia e Fortë është parti politike e regjistruar në Kosovë që grumbullon bashkëmendimtarë të cilët kanë për qëllim fitimin e pushtetit në Kosovë. Sikur të gjitha partitë tjera Partia e Fortë ka për qëllim ardhjen në pushtet për kontrollin e parasë publike në interes të bashkëmendimtarëve dhe përkrahësve të vet, thuhet në kumtesën e lëshuar nga Zyra për Media dhe Propagandë, Partia e Fortë.

    http://www.koha.net/?page=1,13,157802

  10. #260
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Kuvendi i Kosoves ratifikon marrëveshjen Kosovë-Serbi

    Deda: Beogradi po i dikton proceset në Kosovë

    Drejtori i Institutit KIPRED, Ilir Deda thotë se rezultatet e dialogut në mes Prishtinës dhe Beogradit për normalizimin e marrëdhënieve në mes dy vendeve, po krijojnë një bindje te qytetarët se shteti i Kosovës po dobësohet çdo ditë e më shumë.

    Në një prononcim për Telegrafin, Deda ka theksuar se kjo bindje e qytetarëve ka filluar prej momentit kur nga ana e palës kosovare është pranuar fusnota, e cila është neutrale ndaj statusit të Kosovës.

    Është krijuar një përshtypje në mesin e qytetarëve të Kosovës, se shteti i ri ende nuk është pavarësuar nga Serbia dhe se Beogradi po i dikton dhe po i kontrollon proceset e brendshme në Kosovë”, tha Deda për Telegrafin.

    Drejtori i KIPRED, ka vlerësuar se vendet e Quintit duhet t’iu kundërpërgjigjen deklaratave të zyrtarëve serbë, të cilët kanë thënë se zgjedhjet lokale do të jenë neutrale ndaj statusit të Kosovës; dhe se pas zgjedhjeve do të krijohen institucione serbe, të cilat do të jenë neutrale ndaj shtetit të Kosovës.

    Në qoftë se vendet e Quintit reagojnë për çdo ligj, qoftë edhe për probleme të cilat janë shumë teknike, është e udhës qe të reagojnë edhe ndaj deklaratave të zyrtarëve serbë. Duhet të sqarojnë se a do të ketë institucione dhe bashkësi të komunave serbe dhe a do të jenë ato neutrale ndaj pavarësisë së Kosovës”, tha ai për Telegrafin.

    Deda tha se Qeveria e Kosovës,e udhëhequr nga PDK-ja, nuk mund t’i sanojë pasojat e krijuara nga dialogu me Serbinë, duke shtuar se “fajtore për gjendjen në të cilën ndodhet aktualisht Kosova, është edhe një pjesë e opozitës”./Telegrafi/
    http://www.telegrafi.com/lajme/deda-...e-2-35801.html

Faqja 26 prej 37 FillimFillim ... 16242526272836 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •