
Postuar mė parė nga
Albo
Nuk ekziston dhe nuk ka ekzistuar ndonjehere ndonje "konvente" e tille. Bile nuk ekziston as edhe nje ligj qe u njeh njerezve te drejten te martohen, mes nje burri dhe nje gruaje, pasi kjo nuk ishte e nevojshme. Per gjithe brezat e njerezimit deri ne kohen e sotme, martesa ishte pjese esenciale e natyres njerezore, po aq esenciale sa fryma qe marrim. Dhe kjo eshte arsyeja perse nuk ka patur nje ligj te shkruar apo konvente as per martesen mes nje burri e nje gruaje.
Ashtu sic nuk ekziston nje "liri per orientimin seksual". Orientimi seksual nuk eshte liri themelore e njeriut, homoseksualet, transvestitet, ata qe ndryshojne gjini, ata qe partner kane nje kafshe, keta i degjon sot te flasin per "liri te orientimit seksual".
Pak me lart sikur na the se na ekzistoka "liria e orientimit seksual per cdo njeri", tani na thua se pedofilet nuk e gezojne kete liri? Edhe ata kane nje orientim seksual karshi femijeve. A nuk duhet te gezojne edhe ata kete "liri" universale? Dhe perse duhet ti fusim ne burg pedofilet kur bejne akte te tilla? Cfare ju ndal ju njerezve qe e merrni moralin tuaj nga "ligjet e shteteve" dhe nga "konventat nderkombetare", qe t'iu mohoni pedofileve kete te drejte te tyre? Cfare ju meson morali i liberaleve per pedofilet?
Mbrojtja e vetme ligjore qe gezon nje shtetas kur vjen fjala tek "orientimi seksual", eshte e drejta e privatesise, e drejta per ta lene ate njeri te qete ne qetesine e shtepise se tij dhe mendimeve te tij. Dhe kjo nuk eshte liri vetem e homoseksualeve, por e gjithe njerezve te botes. Homoseksualet nuk kerkojne mbrojtjen ligjore per "t'u lene te qete" ne jeten e tyre. As vetem per te marre privilegjet ligjore qe ka nje cift i martuar karshi ligjit. Ata kerkojne me insistimin e tyre per ta quajtur lidhjen e tyre "martese", qe te prishin privatesine dhe qetesine e miliarda njerezve ne bote qe jane martuar dhe gjithe brezave te njerezimit te ardhur para nesh qe e kane njohur dhe praktikuar kete martese mes nje burri dhe nje gruaje. Kjo eshte arsyeja perse homoseksualet nuk insistojne ne barazine ligjore, por mundohen ta kthejne e shesin ceshtjen e tyre ne "te drejta civile".
Gjeja tjeter qe duhet te mesosh eshte qe jo te gjithe homoseksualet jane dakord e mbeshtesin kete qasje ndaj problemit kur vjen fjala tek portretizimi i ceshtjes se tyre si "te drejta civile" ne nje shoqeri. Ka plot organizata prej tyre qe kane punuar vetem per te arritur barazine ligjore te nje cifti homoseksual, duke kerkuar vetem njohjen dhe priviligjet ligjore qe i njihet nje cifti te martuar. Keta nuk jane aspak te interesuar per t'i quajtur keto lidhje "martesa" por perdorin togefjaleshin "bashkim ligjor". Dhe nuk jane as edhe te interesuar per vemendjen e tepruar te mediave dhe fushatat propagandistike qe behen ne media dhe Hollywood per te avancuar "kauzen e homoseksualeve".
Homoseksualizmi nuk eshte trend? Asnje femije nuk lind "homoseksual", ata behen te tille ne jete. Ata qe jane homoseksuale sot zgjedhin te jene te tille. Ka plot homoseksuale qe e pranojne nje gje te tille me plot goje, ka edhe te tjere qe nuk e dine as vete se cfare jane pasi i kane provuar te gjitha. Ka edhe organizata te ngritura nga vete homoseksualet e krishtere qe mundohen ti ndihmojne keta njerez qe te kontrollojne pasionet e trupit te tyre.
E kam te qarte qe ti nuk e njeh natyren njerezore edhe pse i thua vetes njeri. Per ty shthurrja qenka e tille vetem kur "preken lirite themeltar te njerezve te tjere", apo jo?!
Mbase duhet te legalizojme edhe vetevrasjen pasi tek e fundit, ai qe vret veten nuk prek lirite themelore te njerezve te tjere apo jo?
Po nuk e le degjuar ne televizor apo ne gazete, apo po nuk nxorren ligj poiitikanet, ti nuk e beson apo jo, dhe cdo gje te duket absurde? AIDS u perhap ne Amerike nga homoseksualet ne vitet 80 ku u be edhe problem i madh. Presidenti i atehershem amerikan, Ronal Reagan do te citohej te kish thene: "AIDS-s ishte ndeshkimi i Zotit per homoseksualizmin." Shumica e pacienteve me AIDS ne Amerike dhe ne bote ne ato vite kane qene homoseksuale.
Shko kerko ne Google tani qe te mesosh per keto qe Albo te shkruan ne forum.
Albo
Krijoni Kontakt