24 Gusht 2013 - 09:22 | LAJME
TRANSLATE Perktheje lajmin ne gjuhe te tjera
Televizioni rus ndėrpret intervistėn me gazetarin amerikan
Televizioni rus ndėrpret intervistėn me gazetarin amerikanMOSKE-Gazetari amerikan, James Kirchick, ėshtė tėrhequr me shpejtėsi nga transmetimi nga rrjeti televiziv Russia Today (RT), qė financohet nga Qeveria e Rusisė, pasi kishte filluar tė fliste kundėr Ligjit anti-homoseksual, tė cilin mė herėt e ka nėnshkruar presidenti rus, Vladimir Putin.
Kjo dramė ndodhi derisa gazetari homoseksual Kirchick, i cili gjendej nė Stokholm tė Suedisė, intervistohej nga ky televizion pėr rastin e ushtarit amerikan, Bradley Manning.
James Kirchick, pos tjerash, ka punuar pėr "New Republic" dhe "Washington Post".
Kur moderatorja e emisionit tė televizionit Russia Today, e pyeti gazetarin Kirchick pėr mendimin e tij, ai tregoi njė palė ēorape me ngjyra tė ylberit dhe e citoi shkrimtarin dhe aktorin amerikan, Harvey Fierstein, duke thėnė “tė jesh i heshtur para fytyrės sė djallit ėshtė diēka qė ne nuk mund ta bėjmė”.
“E dini, duke qenė kėtu nė rrjetin propagandues tė financuar nga Kremlini, unė do t’i mbath ēorapet e mia nga parada e krenarisė dhe unė do tė flas kundėr legjislacionit tė tmerrshėm kundėr-homoseksual, qė Vlladimir Putini e ka nėnshkruar duke e shndėrruar nė ligj, dhe i cili ka kaluar unanimisht nga Duma ruse. Ky legjislacion e kriminalizon propagandėn homoseksuale, qė efektivisht e bėn ilegale pėr njerėzit qė tė bisedojnė publikisht pėr homoseksualitetin”, tha Kirchick.
E befasuar, moderatorja e televizionit RT u pėrgjigj me “Yessssss”? dhe Kirchick vazhdoi duke thėnė se “ne kemi parė njė valė tė sulmeve tė dhunshme kundėr njerėzve homoseksualė...” dhe nė kėtė moment moderatorja ndėrhyri pėrsėri dhe sugjeroi kthim nė diskutimin lidhur me ushtarin amerikan Bradley Manning.
Por, reagimi i gazetarit ishte kėmbėngulės:
“Me tė vėrtetė nuk jam i interesuar pėr tė folur pėr Bradley Manningun. Jam i interesuar tė flas pėr ambientin e tmerrshėm homofobik aktual nė Rusi. Me kėtė dėshiroj qė homoseksualėt nė Rusi ta kuptojnė se kanė miq, aleatė dhe solidaritet nga njerėzit nė gjithė botėn dhe se ne nuk do tė heshtim nė fytyrė tė kėtij represioni tė tmerrshėm, qė po kryhet nga ata qė ju paguajnė, nga Vlladimir Putin. Unė jam kėtu pėr tė folur pėr kėtė ēėshtje”, theksoi Kirchick, i cili dominoi pėr mė tepėr se dy minuta nė transmetimin direkt.
Nė njė moment ai i tha moderatores, e cila belbėzonte se “ju i keni 24 orė pėr tė gėnjyer pėr Amerikėn, ndėrsa unė do ta them tė vėrtetėn pėr mė tepėr se dy minutat e mi”.
Ai i dha goditje edhe ambientit armiqėsor medial nė Rusi, duke thėnė se ai nuk e di se si punonjėsit e televizionit Russia Today mund tė flenė tė qetė gjatė natės, “duke e ditur se si gazetarėt nė Rusi keqtrajtohen nė mėnyrė rutinore, torturohen, dhe nė disa raste, vriten nga Qeveria e Rusisė”.
Mė vonė, Radio Evropa e Lirė e ka kontaktuar gazetarin James Kirchick nė aeroportin e Stokholmit, me ē’rast Kirchick tha se ai nė kushte normale nuk do tė pranonte tė paraqitej nė televizionet si Russia Today, pėr tė cilin ai thotė se ėshtė “kanal propagandues i qeverisė diktatoriale”.
Mė tutje, gazetari amerikan shpjegoi:
“Por mendova, duke pasur parasysh atė qė po ndodh aktualisht nė Rusi, se kjo do tė jetė me tė vėrtetė mėnyrė e mirė pėr ta tėrhequr vėmendjen lidhur me kėtė ēėshtje”.
James Kirchick, i cili mė parė ka shkruar edhe pėr Radion Evropa e Lirė, tha se pasi producentėt e RT nė Moskė me tė shpejtė e kanė prerė audion me zė tė tij, ai ishte nisur pėr nė aeroport me njė taksi tė rezervuar paraprakisht, tė cilin televizioni RT ishte pajtuar ta paguajė, pjesėrisht pėr shkak tė paraqitjes sė tij nė programin e kėtij rrjeti televiziv.
Por, Kirchick tha se ngjarja u zhvillua shumė shpejt.
“Pasi e kaluam gjysmėn e rrugės pėr nė aeroport, shoferin e taksisė e thirri shefi i tij, duke thėnė se rezervimi ėshtė anuluar dhe se ai duhet tė mė hedhė nė rrugė. Unė i thashė se vetė e paguaj shpenzimin. Por, pėrfundimisht, shoferi mė tha se udhėtimi ishte gratis, prandaj mund tė ndodhė qė ne kemi ndonjė aktivist kundėr Putinit nė kompaninė e taksive nė Suedi”, shpjegoi Kirchick.
Ai tha se televizioni RT nuk e ka shpjeguar aksionin e tij, por e ka thirrur atė pėr t’i treguar pėr anulimin e pagesės pėr taksi.
Kirchick tregon se ka pėrdorė “gjuhė tė tė rriturve dhe u ka thėnė atyre ku ta vendosin atė”.
Zyrat e rrjetit RT nė Moskė dhe Uashington nuk i janė pėrgjigjur kėrkesės sė Radios Evropa e Lirė me e-mail, por pasi e kanė lexuar kronikėn tonė, e kanė dėrguar deklaratėn zyrtare, nė tė cilėn thuhet:
“Zoti Kirchick ishte ftuar pėr t'u paraqitur nė RT si autor i artikullit - Bradley Manning shpėtoi lehtė – me qėllim qė t’i kontribuojė diskutimit pėr vendimin gjyqėsor pėr Bradley Manning, qė qartas ishte ngjarje madhore ndėrkombėtare. Zoti Kirchick vendosi qė nė vend tė kėsaj ta shfrytėzojė kohėn e tij pėr tė shprehur mendimin e tij pėr tė drejtat e komunitetit LGBT, ēėshtje, e cila me gjithė rėndėsinė, nuk ishte e lidhur me temėn e panelit. Fatkeqėsisht, RT nuk kishte tjetėr burim, por e vazhdoi diskutimin pa tė”.
Kirchick tha se planifikon tė flasė kundėr ligjit anti-homoseksual tė Rusisė dhe shtoi se ai do ta “inkurajoj ēdokėnd qė paraqitet nė RT, qė ta rrėmbejė forumin” dhe tė veprojė nė mėnyrė tė njėjtė si ai.
(d.b/REL/BalkanWeb)
http://www.balkanweb.com/bota/2706/t...an-145872.html
Krijoni Kontakt