ITALI – Policia italiane ka vënë në pranga një 32-vjeçare rumune, e cila kërcënonte një prift në Torino me publikimin e videos, ku ata shfaqeshin duke kryer marrëdhënie seksuale.
Mësohet se vajza kishte kryer marrëdhënie seksuale me pagesë me priftin e moshuar, të cilit i kishte marrë brenda dy viteve 350 mijë euro, duke e kërcënuar me publikimin e pamjeve.
Mediat italiane bëjnë të ditur se prifti e ka denoncuar gruan në polici, duke deklaruar se ajo i kishte marrë gjithçka kishte përmes kërcënimeve. Mësohet se kërcënimet e gruas kishin nisur në tetor të vitit 2011, kur prifti kishte vendosur të ndërpriste marrëdhëniet me pagesë me rumunen.
Pas arrestimit të 32-vjeçares, policia zbuloi se realisht ajo nuk kishte asnjë material filmik, që mund të implikonte priftin në raporte intime me të.
(er.nu/BalkanWeb
Krijoni Kontakt