MISIONARĖT NĖ KOSOVĖ DHE ARSYET E KONVERTIMIT TE MUSLIMANĖVE KOSOVARĖ
Pėrgatiti: Fehim Dragusha
“T’i marrim fėmijet e muslimanėve dhe t’i sjellim nė vendet tona, kėshtu t’i ushqejmė me kulturėn tonė, e pastaj t’i kthejmė nė vendin e vet” (Nikson)([1])
Shkaqet e konvertimit te disa muslimanėve kosovarė
Pas luftės se fundit, gjendja ekonomike ėshtė shkatėrruar dhe keqėsuar nė mėnyrė drastike. Me mbarimin e luftės, te gjithė e dimė se Kosovės iu kishin mesye shumė organizata misionare krishtere. Ky ėshtė njė fat qė pret ēdo vend te dalur nga lufta. Kėshtu kishte ndodhur edhe nė Shqipėri pas rėnies se komunizmit, po ashtu edhe nė Bosnjė, Ruanda, e nė shumė vende te tjera te botes.
Nuk ka dyshim se skamja e tepėrt te shpie nė mosbesim. Njeriu doemos duhet kerkuar furnizimin (rizkun) qė Allahu ka caktuar pėr te.
Pėr te arsyetuar realitetin e hidhur nė Kosovė, nė vazhdim po sjell rastin e konvertimit te njė familje kosovare: rastin e fundit, i cili ndodhi nė fshatin Dobrevė te Fushkosovės, se si njė familje me pėrkatėsi islame, pas incidentit tė ndodhur, ku vajza e tyre ishte lėnduar nė kokė dhe si rezultat kėrkohej qė sa me parė te operohej pas atij incidenti te vetshkaktuar, si rrjedhoj,familja nuk kishte pasur mundėsi te shėroj vajzen, me pas kanė kėrkuar ndihmė nga te gjitha shoqatat islame dhe nuk kanė gjetur asnjė pėrkrahje, ajo qė te bėnė te pikėllohesh ėshtė se, familja nė fjalė ka kėrkuar ndihmė nga kishat dhe me tutje kisha ka ndihmuar familjen nė fjalė, mirėpo rezultatet qenė te tmerrshme, familja ėshtė konvertuar nė krishetrizėm. Nuk dyshoj aspak se pėr te marrė diē nga te krishterėt apo pasuesit e feve tjera, padyshim se do te vėnė disa kushte, e unė mendoj se prindi i kėsaj vajze, si duket ėshtė lodhur nga kėrkesat dhe ka vėrejtur se si jomyslimanėt u janė pėrgjegjė kėrkesės se tij, prandaj, ėshtė pikėlluese kur pėr shkak te ndihmės financiare, ėshtė detyruar te konvertohet, prandaj, kriza ekonomike ka bėrė qė shumė familje te konvertohen edhe pėr arsye te ndryshme, si f.v. marrjes se bursave apo dhėnies se nėnshtetėsive, ofrim pune jasht vendlindjes, etj.
Jam thellėsisht i bindur se raste te tilla ka edhe ne vende tjera te Kosovės, siē ėshtė rasti i ndertimit te shtėpive familjeve te prekura nga lufta, jetimėve, skamnorėve, pra, kėtu kemi nje rrezik te madh qė i kanoset vėllezerve dhe motrave kosovare.
Te ndalemi pak nė rastin e sipėrpėrmendur. A mos vallė kosovarėt nuk kanė mundėsi te ndihmojnė rastet e tilla? Apo thjesht, nuk dėshirojnė te degjojnė pėr raste te tilla. Te gjithė e dimė se nė Kosovė ka njerėz te pasur, mirėpo faji kthehet tek ne, po, tek ne liderėt, prijesit fetarė, imamet, qė shumė pak punojmė nė kete drejtim, nga ne kerkohet qe t’i therrasim ne Islam, ngase njerezit e fort ne kete rast, padyshim qe sjellin ndihme dhe prosperitet per fene e Allahut. A nuk lutej Pejgamberi alejhisselam qe Omeri ta pranonte Islamin? Ai ishte njeri qe te gjithe i kishin frigen. Ne mesin e shokeve te Pejgamberit alejhisselam, kishte edhe njerez shume te pasur, te cilet ndihmonin fene e Allahut pa nderprere. Dikush mund te thote se a ky qenka qellimi i islamit; t’i ftojme njerezit dhe me pas nga ta te perfitojme? Jo, nuk eshte ashtu, mirepo Allahu xh.sh ka porosit qe thirrja te mos vecohet vetem ndaj atyre qe rregullisht falen ne xhami, pasi qe ata vec kane kuptuar fene dhe nuk duhet te kemi aq frige rreth islamit te tyre. Me kete dua te them qe kornizat thirrjes (dawetit) duhet te marrin permasa edhe me te gjera; te mos perkufizohemi vetem brenda mureve te xhamis, te dalim edhe ne dhe te vizitojme familjet te cilat nuk kane fare njohuri se nga hyhet ne xhami. Mos te mjaftojme vetem me nje ligjerate te se premtes, por te punojme ashtu sic punojne edhe misionaret e krishtere dite e nate. Mos te arsyetohemi se fondet e tyra jane te majme, ndersa ne nuk kemi buke per te ngrene. Edhe ne Kosove u derdhen shume fonde, por shume shpejt u keqmenaxhuan dhe si rrjedhoj, sot ne vendin tone shoqatat islame mund t’i numerosh ne gishta. Me vone do te permendim numrin e shoqatave krishtere dhe atyre protestante.
A ka ndonje rrezik per kosovaret nga shoqatat krishtero protestante ne Kosove?
Kam degjuar shume vellezer besimtare kosovare, duke thene se nga keto shoqata nuk ka fare rrezik, ata mendimin e tyre e mbeshtesin ne ate se, jane numer i vogel, nuk kane pasues te shumte. Ndersa per sa i perket mendimit tim si hulumtues i ketij punimi, mund te them se, rreziqet jane shume te medha, kete e them duke u bazuar ne fakte se, shume nga keto shoqata mesojne femijet kosovare, ushqejne ata me ide dhe trillime te ndryshme. Kush mund te zbuloj kete, kur prinderit e tyre nuk kane njohuri te mjaftueshme ndaj islamit apo feve tjera, apo thene me mire, nuk posedojne fare njohuri. Ata duke pare se femiu i tyre po meson gjuhen angleze ne kurset e tyre, eshte avacuar ne perdorimin e kompjuterit, merre pjese ne shume gara dhe ekskurzione, me kete ata edhe krenohen, andaj, Misionaret, te nderuar lexues dhe dashamire te dijes, ata nuk mendojne sikur ne. Eshte e vertete se nuk kane asnje te vertete mbi ate qe therrasin, mirepo, si gjithhere me metodat e tyre profesionale, menyren e te vepruarit me masen, punen dhe aktivitetet e tyre te panderprera, ka bere qe vellezerit dhe motrat tona muslimane t’i ulin pran tyre, t’u spjegojne rreth besimit te tyre te kote, e sa per fillim, kjo eshte e mjaftueshme per misionin e tyre. Mos te harrojme se ata nuk kane te ndalur.
Per ta vertetuar kete, po rrefej rastin ne vazhdim; gjate takimit tim me nje koleg ne Prishtine, bisedonim rreth problemeve dhe veshtiresite qe muslimanet po ballafaqohen koheve te fundit; rreth punes se imameve, se sa jane duke punuar ne drejtim te thirrjes (da’wetit), ai me rrefeu se nje numer i kosovareve tashme ka pranuar edhe budizmin, si ndodhi kjo? Nuk ka dyshim se nderkombetaret nuk kryejne vetem detyrat e tyre administrative, ata gezohen kur dikush t’i kushtoj vemendje normave dhe mesimeve te Budes. Ky eshte nje rast, ndersa rasti tjeter ka te beje me aktivitetet e “Shtepia e Popullit te Zotit”, betohem ne Allahun se sa shume kishin ndikuar keta misionare ne mendjet e te rinjeve kosovare. Qe ftuar per nje sillė nė lagjen “Bregu i Diellit”, ndersa po bisedoja me nje te aferme, pėr te cilen nuk kisha dyshuar se ajo ndjek mesimet te shtepia e popullit te zotit, kur e pyeta se perse shkon atje, ajo u pergjegj; “..Ata na spjegojne fenė bukur mirė, na mesojne gjuhen angleze, perdorimin e kompjutereve, kemi sallen ku ne te shikojme filmin e jezuit dhe ngjarje te ndryshme, po ashtu organizohen ekskurzione per ne vende te ndryshme te Kosoves, aty nuk na ndajne fare, defrehemi, pim c’te dojme, na japin dhurata...”
Degjuat per kete rast, pra, separi largim total nga feja jone e paster, pastaj disa njohuri mbi krishterimin, e me pas fillojne defrimet, emancipimet, shkatrrimet e te rinjeve, lirija e tepruar. A mos valle keto jane plane pa plane sic thone edhe anglezet “no plan good plan” qe me se miri do te kishte dal ne gjuhen shqipe; plan pa plan, po ata ftojne vellezerit tane ne krishterim apo fe tjera, mirepo, nuk kane ndonje plane te shkruar per t’i treguar Kosovareve se ne nuk kemi fe, ne kemi ardh ketu vetem t’u largojme nga feja dhe traditat e juaj, kemi ardh qe t’u nxjerrim nga Islami. Po, keshtu eshte se si mund te ftoj dikush ne nje fe qe nuk ka baze, per ta argumentuar kete, do te permendim mesazhin e kryetarit te organizatave misionare krishtere “Samuel Cimeri”. Ja se c’thote zt. Samueli:
“Detyra e juaj kryesore eshte qe muslimanin ta nxirrni prej Islamit, keshtu qe ai te behet krijese pa kurrfare lidhje me Allahun, e me kete njekohesisht edhe pa kurrfare lidhje me ahlakun (moralin). Me kete veprim tuajin, ju do te jeni paraprijes te kolonializmit ne vendet islame. Ju e keni pergatitur tere intelektin ne ato vende qe ta pranoje ecurine drejt rruges qe ekeni hartuar, e ajo eshte nxjerrja e muslimaneve prej Islamit. Ju e keni edukuar rinine e cila nuk e njeh lidhjen me Allahun dhe as qe deshiron ta njohe. Ne kete menyre ka ardhur gjenerata islame ashtu sic e deshiron kolonializmi, te cilen nuk e interesojne gjerat me te rendesishme. Gjenerate e cila deshiron rehatine dhe pertacine dhe qe orvatet ne cdo menyre t’i kenaqe pasionet e veta, keshtu qe pasionet e liga jane bere qellim i jetes se tyre. Po qe se meson, meson qe t’i kenaq pasionet, po qe se grumbullon pasuri, e grumbullon per shkak te pasioneve, po qe se themelon qendra te rendesishme, i themelon per shkak te pasioneve. Ajo cdo gje e flijon ne rrugen e realizimit te pasioneve” ([2]) .
Si veprojne misionaret e krishtere neper vende te ndryshme te botes?
Dijetari Ahmed Didat (Allahu e meshiroft), kur flet rreth misionareve, e vecmas mbi Deshmitaret e Jehoves (The Jehovah’s Witnesses). Duke spjeguar realitetin dhe ecurine e themelimit dhe zhvillimit te tyre, thote: “Deshmitaret e Jehoves, nje frakcion prej frakcioneve te krishterimit, e cila qe themeluar ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes para 100 viteve, kane arritur qe kete frakcion te tyre ta zgjerojne me se shumti jasht vendit te tyre. Ky grup tashme hyne ne rendin e dyte te levizjeve me te medha krishtere ne vendin e Nigerise, vend ky Islam ([3]).
Ai vazhdon se pershkruari gjendjen e vendeve tjera islame, ja se c’thote rreth misionareve ne Indonezi, vend me i madh ne bote per nga numri i muslimaneve: “...Ne Indonezi, vend ky me popullsine me te madhe muslimane ne bote, hasim ne nje numer jashzakonisht te madhe te misionareve, ata numerojne me shume se 6000 mije misionare, te cilet therrasin njerezit ne besimin e tyre; punojne rregullisht (full-time), dhe ajo qe te mahnit eshte se, keta nuk jane fare prifterinje apo pastore e as sherbyes te lidhur me kishen, ne fakt ata jane thirres te cilet perhapin fene e tyre....vertete keta thirres, komunikues te krishtere, posedojne aeroporte te veqanta per aeroplanet e tyre special, vlen te ceket se numri i ketyre aeroplaneve kalon edhe numrin e aeroplaneve qe Qeveria Indoneziane ka ne pronesine e saj. Ata gjithashtu posedojne anije te tyre, ne menyre qe te arrijne edhe ne ishujt e tjere te Indonezise, pasi qe Indonezia ka me shume se 2000 ishujt dhe veshtire eshte per te arritur ne ato treva...([4]).
Keto ishin disa te dhena mbi suksesin dhe guximin e misionareve krishtere, te cilet jane mesyre vendeve islame, e cfare te themi per vendet tona, vecmas Kosove, Shqiperi dhe Maqedoni? A mund te krahasohemi me Nigerine apo Indonezine, ku numri i shkollave Islame, universiteteve dhe dijetareve eshte jashtzakonisht i madh ne krahasim me vendet tona. Edhe ne keto vende, ka shume te varfer, prandaj, ata kane gjetur vendet e volitshme per t’i konvertuar muslimanet ne fene e tyre. Ja se c’thote kolegu im nga Indonezia: “Ne Indonezi ka shume ndarje dhe percarje ne mes myslimaneve. Kemi dy Bashkesi Islame, kur te vie ramazani, disa fillojne agjerimin me heret, e disa me vone, keshtu ndodhe edhe me bajramin. Indonezine e ka kapluar korrupcioni dhe varferia e skajshme. Kemi vetem dy shtresa te njerezve; shume te pasur dhe jashtzakonisht te varfer. Misionaret u jane drejtuar te varfereve. Ata asnjehere nuk ankohen ne misionin e tyre; ndertojne spitale, shtepi, mjekojne te semurit, shkollojne femijet muslimane duke u ofruar bursa, ndersa muslimanet ende merren me gjera te kota ([5]).
Te kthehemi perseri ne Kosove. Shume nga keto shoqata jo qe jane mbyllur, ato veq jane avancuar edhe me shume, dhe kane fituar nje eksperience qe vlen per t’u theksuar. Kane studiuar popullin tone bukur mire, mentalitetin dhe semundjet e tyre. Vertete se keto jane disa nga elemnetet baze per nje thirres te suksesshem? Ata nuk jane duke luftuar se si te mbarojme fakultetin apo magjistraturen per nje zyre, apo per nje page mujore, sic ndodhe me imamet tone, te cilet mendojne se Islami duhet studiuar ne menyre qe te jetojme nga ai, veretete ky eshte nje gabim shume i madhe dhe nuk ka dyshim se te per kete do te japim pergjegjesi para Allahut te Madherishem.
SA ESHTE PUNUAR NE NDERTIMIN E OBJEKTEVE FETARE NE KOSOVE?
Bazuar ne te dhenat e Bashkesise Islame te Kosoves, Kosoves gjate luftes se fundit i jane shkaterruar me shume se 200 xhami, duke mos kursyer ketu as Keshillin e bashkesise Islame, arhiven e saj te qmueshme dhe librarite. Po, keto ishin demet qe i shkaktuan popullit tone, jo vetem BIK-ut, por te gjithe kosovareve te cilet veten e quajne muslimane. A t’i hedhim nje shiqim se sa prej kishave jane rindertuar e ndertuar ne Kosoven e pas luftes. Perderisa ne Kosove kemi nevoje te madhe per ndertimin e xhamive, per t’i dal ne ndihme nevojave te muslimaneve t’i kryejne obligimet dhe aktivitetet fetare, aty shohim nje klahje te kundert te ndertimit te objektev joislame, statujave, shpenzimit te parave pa mase, vetem per t’i dhene nje pamje krishtere dhe per ta zhveshur nga islami. Ne Kosoven tone eshte ndertuar nje numer shume i madh i statujave, sic eshte permendorja e Gjergj Kastriot Skenderbeut, ku ne vend qe te ndertohej xhami e cila u rrenua gjat sistemit komunist, aty u soll dic qe kurr nuk kishte ekzistuar. Sa se si menojne largpamesit, te sjellin permendoren e Gjergjit, qe poqese pas shume viteve te flitet rreth xhamis se Junus Efendi, te thone; si mund te kete qene xhami atypari, pran permendores se Skenderbeut? Me posht do te sjellim edhe fotografine e xhamis, e cila ishte afer postes, apo thene me mire mu ne vendodhjen e Teatrit Kombtar.
Xhamia “Junus Efendi” e njohur edhe me emrin xhami e Llokaēit, e ndertuar ne vitin 1551 dhe e rrenuar nga regjimi komunist ne vitin 1954
Te ndalemi ne kete pike, perse vetem ne ato vende qe ka frymuar Islami, te sillet diqka qe nuk ka ekzistuar kurre, a nuk eshte ky nje trillim per gjeneratat e ardhshme. Mendojme se historia thuret me genjeshtra dhe armiqesi.
Shperdorim te parave kemi edhe ne ndertimin e ca permendoreve te “Nene Terezes” si ne Kosove, Shqiperi , qe besa, tash deshirojne qe kete figure ta vejne edhe ne karten e identitetit. Kjo tregon shume mire se ne trojet shqiptare, tashme dominon vetem misionarizmi. Nese edhe me kete nuk bindemi, atehere cfare mendoni per ndertimin e Katedrales ne Prishtine; te rrenohet shkolla e te ndertohet katedralja.. . a nuk eshte ky nje akt qe deshmon rivazhdimin e kryqezatave, por disi jane duke e bere ne menyre paqesore, kinse paqesore. Cfare do te kishte ndodhur sikur te prishej Gjimnazi afer xhamis se madhe dhe aty te ndertohej nje qender islame? A do te kishte ndonje reagim nga lideret, dhe populli yne i ngrate qe nuk sheh aspak se cfare po bene me zgjedhjen e liderve? Kur ishte koha e ndertimit te xhamive, degjoja shume te flitej se perse gjithe keto xhamija? Perse nuk ndertojne shkolla e me pas xhamija? Ku jane keta ngaterrestar, perse nuk flasin? Perse nuk ngrehin zerat e tyre, e te thone, se pari shkolla, spitale, e me pas katedrale???
Te nderuar lexues, ketu nuk vjen ne shprehje te flasim se nga buxheti i Kosoves eshte ndertuar ndonje xhami apo eshte blere ndonje poēe elektrike per xhamite e ketij populli. Perse na duhet ndertimi i statujave, permendoreve, kishave, katedraleve? Kush fshihet pas ketyre iniciativave? A nuk eshte kjo nje prekje e parise sone nga dora e misionareve, apo mos ndoshta dhe nga mesi i tyre kemi misionare por te fshehur me emra te tjere? Vertete se ne kete nuk ka fare dyshim? Misionaret nuk jane te paedukuar, ata posedojne njohuri te shumta mbi religjionet, vendet, historine e popujve te ndryshem; prej tyre kemi ushtar, gazetar, lider, administrator, qe kohen e tyre te lire nuk e kalojne kot, por japin mundin e tyre maksimal drejt thirrjes ne besimin e tyre.
Krijoni Kontakt