Close
Faqja 24 prej 37 FillimFillim ... 14222324252634 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 231 deri 240 prej 366
  1. #231
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: Kuvendi i Kosoves ratifikon marrëveshjen Kosovë-Serbi



    Policia dhe doganierët, qarkullojnë lirshëm në veri

    Publikuar: 23.08.2013 - 21:00


    Është ora 5 e mëngjesit. Pjesëtarët e policisë dhe të doganës po udhëtojnë përmes magjistrales Mitrovicë-Zveçan-Rudnicë për t`i ndërruar kolegët e tyre në pikën kufitare të njohur si Jarinje. Eskorta e policisë po kalon afër lokacioneve ku mbrojtja civile bën ende rojë, duke përcjellë kështu çdo lëvizje që bëhet përmes kësaj rruge.

    Në Leposaviq shihen ende barrikadat e së ashtuquajturës Mbrojtje Civile. Por, është zhbllokuar rruga që u mbajt për tri ditë rresht e bllokuar nga serbët e Leposaviqit, siç kanë thënë protestuesit, për shkak se Qeveria e Serbisë ua ka ndërprerë pagat, raporton RTK.

    Përfaqësues të Policisë së Kosovës në pikën kufitare Rudnicë, thonë se pavarësisht bllokimeve të serbëve të veriut ata nuk janë penguar të kalojnë për të bërë ndërrimet në pikën kufitare.

    “Ka qenë një protestë e serbëve kryesisht me motive ekonomike, protesta nuk ka pasur qëllim bllokimin e policëve kufitarë të Kosovës. Dua t’ju informoj se Policia e Kosovës po kryen detyrat e sajë në bazë të rregulloreve të brendshme të saj dhe ligjeve të përcaktuara me Kushtetutën e Kosovës”, theksoi Hilmi Mehmeti, shef për Mbikëqyrje dhe Kontroll të Kufirit.

    Autoritetet doganore të Kosovës po bëjnë kontrollin e mallrave që hyjnë dhe dalin nga Kosova.

    Përfaqësues të Doganës së Kosovës konfirmojnë se zbatimi i reciprocitetit me palën serbe, po sjell punë efektive.

    “Fillimisht pala serbe ka pretenduar se nuk njeh dokumentin unik të Doganës së Kosovës, por pas konsultimit me drejtorinë e Doganës së Kosovës dhe Ministrinë e Financave të Qeverisë së Kosovës është vendos që reciprokisht të bllokohen edhe kamionët që hyjnë nga Serbia ndërsa kjo ka bërë që pala serbe të tërhiqet nga ky veprim dhe tani çdo gjë është normalizuar”, theksoi për RTK , Bekim Gashi, shef i ndërrimit të doganierëve kosovarë në pikën kufitare në Rudnicë, transmeton RTK.

    Ndryshe nga herët e tjera, në magjistralen Mitrovicë-Leposaviq-Rudnicë janë shtuar patrullimet nga KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës.

    Por, ende problematike mbetet lëvizja e policëve dhe doganierëve në pikën kufitare në Bërnjakë. Në këtë vend policët dhe doganieret kosovarë janë të detyruar që ende të lëvizin vetëm me helikopterë të EULEX-it. Doganierët në Jarinje qëndrojnë 24 orë, në tri ndërrime të rregullta tetëorëshe. Ndërkaq, në Bërnjakë, ku udhëtimi bëhet me helikopterë, doganierët atje qëndrojnë plot 72 orë pa i ndërruar ndokush.

    SHBA-ja dhe BE-ja po i bëjnë trysni Serbisë që sa më parë ta zbatojë marrëveshjen e arritur për t’u normalizuar jeta në këtë pjesë të Kosovës.

    http://www.zeri.info/artikulli/12997...irshem-ne-veri

  2. #232
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Kuvendi i Kosoves ratifikon marrëveshjen Kosovë-Serbi

    Qeveria po e shtrinë kontrollin mbi KQZ-në



    Prishtinë, 25 gusht - Ndikimi i politikës në Komision Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), po e pengon funksionimin normal të këtij institucioni, duke e kthyer këtë institucion nën kontroll të qeverisë së Kosovës. Kështu ka vlerësuar për Telegrafin ish përfaqësuesi i Lëvizjes Vetëvendosje (VV) në KQZ, Alban Krasniqi.

    Ndërsa, analisti Ardian Arifaj, ndikimin e partive politike në KQZ e konsideron si diçka normale, përderisa ky institucion është i përbërë nga përfaqësuesit e partive politike.

    Largimin e përfaqësuesit të Aleancës për Kosovë të Re (AKR), Fadil Malokut, nga KQZ-ja, e arsyeton me atë se “secila parti do ta kishte bërë një gjë të tillë”.

    Të dyja palët kanë të drejtë. Përfaqësuesi i AKR-së i cili pretendon se i ka mbrojtur interesat nacionale duke mbrojtur idenë që fletëvotimet të jenë me logon e Republikës së Kosovës. AKR-ja, në anën tjetër, e ka larguar përfaqësuesin e saj nga KQZ-ja, sepse ai nuk e ka përfaqësuar qëndrimin e partisë”, tha Arifaj për Telegrafin.

    Adnan Rrustemi, nga VV-ja, ka theksuar se implikimi i këtij institucioni në dialogun me Serbinë, si dhe hapja e temave që janë përgjegjësi ekskluzive e KQZ-së, janë hapat e parë “që tregojnë se Qeveria po e shtrinë kontrollin mbi KQZ-në”.

    Qeveria e ka shtyrë kryesuesen dhe disa anëtarë të KQZ-së që të krijojnë një strukturë paralele dhe të marrin vendime arbitrare për t’i hapur rrugë rolit ekzekutiv të OSBE-së në organizmin e zgjedhjeve”, ka thënë Rrustemi.

    Sipas tij, KQZ-ja duhet të përmbush përgjegjësit e saja kushtetuese dhe të bëjë të mundur organizimin e zgjedhjeve të lira e të drejta në përputhje me ligjet e vendit, rregullat e KQZ-së.

    Sipas Rrustemit, KQZ-ja është institucion i pavarur, i cili gjatë përmbushjes së përgjegjësive duhet të bazohet në Kushtetutën e Republikës së Kosovës, në ligjin mbi zgjedhjet e përgjithshme dhe ato lokale.

    Anëtarët e KQZ-së nuk duhet dhe nuk mund t’i nënshtrohen vendimeve dhe kërkesave të qeverisë. Presioni ndaj anëtarëve të KQZ-së për të mbështetur vendime që nuk bazohen në Kushtetutë dhe ligjet e vendit, janë në dëm të organizimit të zgjedhjeve të lira dhe të interesave shtetërore”, tha ai, duke shtuar se KQZ-ja, duke e mbivendosur agjendën politike dhe qeveritare mbi përgjegjësitë kushtetuese, ç’do ditë e më tepër po heq dorë nga përgjegjësit institucionale dhe po shkel Kushtetutën.

    Sipas tij, mospërdorimi i logos dhe stemës së Republikës së Kosovës në fletëvotime nuk është i vetmi problem.

    Problem tjetër janë përpjekjet për të përfshirë në listën e votuesve persona nga regjistri civil i Serbisë, të cilët në bazë të ligjeve të Kosovës duhet të regjistrohen si shtetas të Republikës së Kosovës, në Regjistrin Qendror Civil, me qëllim që të fitojnë të drejtën e votës”, ka thënë Rrustemi.

    http://www.koha.net/?page=1,13,156614

  3. #233
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Kuvendi i Kosoves ratifikon marrëveshjen Kosovë-Serbi

    Mediat serbe: Temë kryesore e bisedimeve, dukja e fletëvotimeve



    Në takimin e nesërm të kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe atij të Serbisë, Ivica Daçiq, tema kryesore dhe mbase e vetme do të jetë pamja e fletëvotimeve për zgjedhjet lokale të 3 nëntorit në Kosovë, raportojnë mediat serbe.

    Të dy liderët do të bëjnë përpjekje për pamjen e fletëvotimeve, nga të cilat do të varet shumë se a do t’i thërras Qeveria e Serbisë serbët e Kosovës që të dalin në këto zgjedhje, transmeton B92.

    Rundi i ri i bisedimeve do të fillojë nesër në takimet ndaras të secilit kryeministër me baroneshën Catherine Ashton.

    Zëdhënsja e baroneshës Ashton, Maja Kocijançiq, i ka thënë agjencisë serbe Beta, se pas takimeve ndaras, do të pasojë takimi i përbashkët Thaçi-Daçiq-Ashton.

    Kryetema e bisedimeve të nesërme, siç ia kanë konfirmuar burime diplomatike agjencisë serbe të lajmeve, Beta, do të jenë zgjedhjet lokale të 3 nëntorit në Kosovë, dhe çështje e mbetura hapur në telekomunikacion dhe në energjetikë.

    ...
    http://www.zeri.info/artikulli/13247...urme-per-logon


    Fillimisht fusnota, tani edhe heqja e cdo simboli te shtetesise nga cdo dokument relevant zyrtar qe perdrort brenda dhe jashte Kosoves dhe qe e kundershtojne serbet ose Serbia...

    Shtetesia ne fund po mbetet vetem ne "zemrat", mendjet dhe pasaportat e shqipetareve resp. e atyre (qytetareve) qe deshirojne ta pranojne Kosoven si shtet. Natyrish, perjashtuar propaganden dhe deklaratat 24/7 te grupit te tradhetareve te kombit qe ne bashkepunim me Serbine dhe armiqte tjere te shqipetareve kane kapur cdo institucion relavant te shtetit, shoqerise dhe kombit.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Antiproanti : 26-08-2013 më 18:26

  4. #234
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: Kuvendi i Kosoves ratifikon marrëveshjen Kosovë-Serbi



    KQZ-ja vendos për fletëvotimet
    27.08.2013 | 09:06
    Vendimi për dizajnin e fletëvotimeve për zgjedhjet lokale të 3 nëntorit do të jetë i KQZ-së, ka thënë kryetarja e këtij institucioni, Valdete Daka. Ajo ka deklaruar se ky vendim do të merret me shumicë votash nga anëtarët e KQZ-së, pasi të hidhet shorti për renditjen e subjekteve politike.
    Sipas saj, fletëvotimet do të jenë në përputhje me ligjet e Republikës së Kosovës. “Nuk kam çka premtoj vetëm se do t’i zbatoj ligjin dhe Kushtetutën. Unë e kam një votë, po ashtu edhe anëtarët e tjerë duhet ta zbatojnë ligjin. Gjithçka do të jetë në rregull. Unë e zbatoj vetëm ligjin, jo agjendën apo urdhrat e të tjerëve”, ka thënë Daka në intervistën për “Epokën e re”.

  5. #235
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: Kuvendi i Kosoves ratifikon marrëveshjen Kosovë-Serbi



    Thaçi: Fletëvotimet në dorë të KQZ-së
    Publikuar: 27.08.2013 - 12:19

    Thaçi ka përsëritur se çështja e përmbajtjes, përkatësisht nëse në fletëvotime do të jetë logoja e Kosovës, është kompetencë e KQZ-së dhe se rreth kësaj nuk do të diskutoj në Bruksel.

    Ka nisur në Bruksel rundi i ri i bisedimeve midis kryeministrit të Kosovës, Hashm Thaçi, dhe atij të Serbisë, Ivica Daçiq. Mediet njoftojnë se Thaçi kishte mbërri i pari, kurse Daçiq disa minuta pas tij.

    Tema të paralajmëruara për këtë rund bisedimesh, i caktuar të fillonte në orën dhjetë të ditës së sotshme, janë pamja e fletëvotimeve si dhe çështje që kanë të bëjnë me energjetikën dhe telekomunikacionin, raportojnë nga Brukseli mediet.

    Edhe rundi i sotshëm ka filluar me takime të ndara të kryeministrave me përfaqësuesen e lartë të BE, Catherine Ashton, e cila raportohet t’i ketë njoftuar ata se kanë në dispozicion për bisedime tërë ditën e sotshme.

    Thaçi, siç merr vesh “Koha”, i cili kishte mbërri i pari në ambientet ku do të zhvillohet rundi i sotshëm i bisedimeve, nuk ka preferuar të prononcohet se si do të duken fletëvotimet.

    Ai ka përsëritur se çështja e përmbajtjes, përkatësisht nëse në fletëvotime do të jetë logoja e Kosovës, është kompetencë e KQZ-së dhe se rreth kësaj nuk do të diskutoj në Bruksel.

    “Zgjedhjet do të jenë historike, meqë do të zhvillohen në gjithë territorin e Kosovës, pra edhe në pjesën veriore të vendit ku serbët përbëjnë shumicën”, u ka thënë Thaçi gazetarëve në Bruksel, duke shtuar se ato do të zhvillohen sipas ligjeve të Kosovës dhe se në to do të marrin pjesë sa më shumë serbë.

    Ashton javën e kaluar ka biseduar përmes telefonit me të dy kryeministrat, të cilët i ka ftuar të takohen në Bruksel. /koha/

  6. #236
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: Kuvendi i Kosoves ratifikon marrëveshjen Kosovë-Serbi



    Haradinaj:Ta heqim logon në Veri

    Nga Express | 28 Gusht 2013 12:25


    (E plotësuar) Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka deklaruar se vendimi për logon e fletëvotimeve është kompetencë e KQZ-së, mirëpo ka implikime politike.

    Haradinaj ka thënë se mbajtja e zgjedhjeve në Veri është shumë e rëndësishme dhe për këtë mund të gëlltitën edhe kompromiset, siç është anashkalimi i çështjes së logos në fletëvotime në Veri.

    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka deklaruar se vendimi për logo në fletëvotimet në zgjedhjet në veri është kompetencë e KQZ-së, mirëpo, sipas tij, ka edhe implikime politike. Haradinaj, ka thënë se mbajtja e zgjedhjeve në veri është shumë e rëndësishme dhe për këtë mund të “gëlltitën” edhe kompromiset, siç është anashkalimi i çështjes së logos në fletëvotime.

    Lideri i AAK-së, këto komente i ka bërë gjatë një konference për media, ku ka vlerësuar se nëse arrihet të mbahen zgjedhjet në veri, Kosova do të fitojë shumë dhe për këtë ka thënë se duhet të angazhohen të gjithë dhe të bëhen edhe kompromise.

    “Ndjeshmëria është e lartë dhe politike. Ne e dimë se vendimi është i KQZ-së, por prapë është çështje politike. Mendojnë se në një situatë të tillë duhet të jemi më të kujdesshëm. Po bëhet fjalë për integrimin e veriut dhe për disa “gëlltitje” të disa gjërave. Por, nuk duhet të nxitojmë dhe të ulemi shumë. Shpresojmë që ta gjejmë një formë t’i mbajmë zgjedhjet. Kosova do të fitojë nëse arrijmë t’i mbajmë zgjedhjet në veri. Për këtë çështje mund edhe të bëjmë kompromis, sa i përket çështjes së logos”, ka pohuar ai.

    Ndryshe, edhe në takimin që është duke u mbajtur në Bruksel mes Kryeministrit të Kosovës dhe atij të Serbisë, nuk është arritur marrëveshje sa i përket përdorimit të simboleve shtetërore në fletëvotimet e KQZ-së në katër komunat në veri. /kosovapress/

  7. #237
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Kuvendi i Kosoves ratifikon marrëveshjen Kosovë-Serbi

    Vllasi e quan përzierje në punët e brendshme kërkesën serbe për logon



    Prishtinë, 29 gusht - Analisti politik Azem Vllasi ka thënë se dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë mund të dështojë në rast se Beogradi vazhdon të parashtrojë kërkesa të reja sikurse ajo e fletëvotimeve në veri për zgjedhjet lokale të 3 nëntorit.

    Ka rrezik të dështojnë bisedimet. Përndryshe, këto bisedime kanë rrëshqitur në një proces të pafund”, ka deklaruar Vllasi, duke shtuar se pretendimet e Ivica Daçiqit për dizajnimin e këtyre fletëvotimeve paraqesin ndërhyrje flagrante në punët e brendshme të Kosovës. Vllasi ka thënë se është interes i Kosovës dhe i Serbisë që serbët e veriut të dalin në zgjedhje. “Serbia daljen në zgjedhje nuk mund ta kushtëzojë e as Kosovën ta shantazhojë me kërkesa të papranueshme”, ka thënë Vllasi në një intervistë për “Epokën e re”.

    Vllasi ka thënë se në rast se do të dështojë dialogu Kosovë-Serbi, përgjegjësinë duhet ta marrin të dyja shtetet. “Pala e Kosovës ka përgjegjësi sepse nuk i ka respektuar vijat e kuqe, pra ka lejuar Serbinë nëpërmjet këtyre bisedimeve të ndërhyjë në punët e brendshme të Kosovës, ndërsa Serbia ka përgjegjësi sepse asnjëherë nuk e ka pasur me sinqeritet këtë proces”, ka theksuar Vllasi.

    Ai ka thënë se vitet e fundit Kosova më shumë është duke u marrë me Serbinë sesa në kohën kur vendi ynë ishte nën regjimin e këtij shteti. “Që dy vjet më shumë jemi duke u marrë me Serbinë sesa në kohën kur ishim në një shtet me Serbinë, në Jugosllavi. Ky proces duhet të ketë një fund dhe duhet ta vlerësojmë rezultatin e tij”, ka thënë Vllasi. Sipas tij, nga procesi i dialogut politik me Kosovën Serbia ka fituar më shumë sesa ka pritur. “Si duket, pala serbe në çdo aspekt po eskalon me kërkesa të reja ngase është e trimëruar me koncesione të mëdha që po i bën pala e Kosovës. Tani Serbia është kthyer në ofensivë, duke shtruar gjithnjë kushte të reja”, ka thënë Vllasi.
    http://www.koha.net/?page=1,13,157010

  8. #238
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Kuvendi i Kosoves ratifikon marrëveshjen Kosovë-Serbi

    Komplikohet çështja e zgjedhjeve të 3 nëntorit




    Insistimi i Serbisë që i gjithë materiali zgjedhor të pasqyrojë neutralitet ndaj statusit të Kosovës e ka komplikuar procesin zgjedhor.

    Burime të gazetës Tribuna kanë shpjeguar se pika e mosmarrëveshjes në Bruksel mes kryeministrit të Kosovës Hashim Thaçi dhe atij të Serbisë Ivica Dacic, nuk ka qenë dukja e fletëvotimeve pasi për këtë ka ujdi, por ka qenë lista ku do të regjistrohen votuesit pjesëmarrës.

    Pala serbe ka kërkuar që edhe në këtë listë të mos rezultojë fjala “republikë” dhe kjo ka shkaktuar mospajtim. Ky detaj ka bërë që i gjithë procesi zgjedhor të vihet në pikëpyetje, përfshirë këtu edhe kredibilitetin e të zgjedhurve të mundshëm në veri të Kosovës.

    Problemi ka ngritur shqetësimet se mungesa e një fushate në veri nga Qeveria e Serbisë që do t`i bindte subjektet serbe të regjistrohen për pjesëmarrje në zgjedhje, do ta ulë legjitimitetin e të zgjedhurve të mundshëm. /Tribuna/Telegrafi/
    http://www.telegrafi.com/lajme/kompl...t-2-35524.html

  9. #239
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: Kuvendi i Kosoves ratifikon marrëveshjen Kosovë-Serbi



    Veriorët i marrin aplikacionet me simbole të shtetit

    08:06 / E premte, 30 Gusht 2013

    Nga: Valmir Klaiqi

    Zyra për Regjistrimin e Partive Politike dhe Certifikim në KQZ ka konfirmuar se shumë subjekte politike, iniciativa qytetare dhe kandidatë të pavarur kanë tërhequr dokumentacion për të aplikuar për certifikim për pjesëmarrje në zgjedhjet e 3 nëntorit. Edhe serbët nga komunat e veriut të Kosovës kanë tërhequr dokumentacionin e nevojshëm për ta plotësuar për aplikim për pjesëmarrje në zgjedhje.

    Por, Miradije Mavriqi, udhëheqëse e Zyrës për Regjistrimin e Partive Politike dhe Certifikim në KQZ, ka treguar të enjten për Tribunën se numri i atyre që i kanë sjellë të plotësuara dokumentet për certifikim është ende shumë i vogël dhe se nga veriu ende nuk ka asnjë.

    “Jo, deri tani nuk ka aplikuar asnjë kandidat i pavarur, asnjë iniciativë qytetare dhe asnjë subjekt politik nga veriu. Dokumentacionin për certifikim e kanë marrë shumë edhe nga veriu i vendit. Nuk mund ta themi shifrën e saktë pasi që dokumentacioni për regjistrim dhe certifikim merret edhe në versionin online që e kemi në uebfaqe”, ka thënë Mavriqi... (më gjerësisht në gazetën Tribuna).

  10. #240
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Kuvendi i Kosoves ratifikon marrëveshjen Kosovë-Serbi

    Citim Postuar më parë nga selman-kadria Lexo Postimin
    ...

    Veriorët i marrin aplikacionet me simbole të shtetit

    08:06 / E premte, 30 Gusht 2013

    ...
    Propagade udbasho-shikiso-dacico-thaciste, per ta pergatitur opinionin per lista dhe fletevotime te verteta(reale) te cilat nuk do te permbajne asbolutisht asnje shenje te shtetesise se Kosoves...

Faqja 24 prej 37 FillimFillim ... 14222324252634 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •