Krasniqi: Nëse keqqeverisja është arsyetim, të privatizohet dhe Qeveria
Prishtinë, 16 shtator - Kryetari i Kuvendit Jakup Krasniqi nuk e ka parë të nevojshme raportimin e kryeministrit, Hashim Thaçi lidhur me procesin e bisedimeve me Serbinë. Pas mbledhjes së kryesisë së Kuvendit, kryeparlamentari Krasniqi ka folur edhe për shitjen e PTK-së. Ai ka thënë se nëse shitja është bërë për shkak të keqmenaxhimit, atëherë duhet që edhe Qeveria të dalë në shitje, raporton RTK..
Nëse keqpërdorimi dhe keqqeverisja, janë arsye për të privatizuar pasurinë e vendit, atëherë deputetët kanë të drejtë që ta bëjnë një kërkesë edhe për shitjen dhe privatizimin e PTK-së. Kështu mendon kryetari i Kuvendit Jakup Krasniqi.
“Atë kërkesë duhet ta bëjë dikush por deri më tash nuk e ka bërë askush. Unë nuk pagëzoj asgjë por nëse dikush në kuvend apo grupet parlamentare nuk janë të kënaqur me funksionimin e Qeverisë, ata mund at parashtrojnë një kërkesë. Por një kërkesë të tillë nuk e ka bërë askush”, th ai.
E, sa i përket raportimit para Kuvendit të kryeministrit Hashim Thaçi, lidhur me procesin e bisedimeve me Serbinë, Krasniqi nuk e sheh të nevojshme që shefi i ekzekutivit të dalë para deputetëve.
“Kuvendi e ka miratuar me mbi 80 vota marrëveshjen si tërësi dhe për mua nuk është më e domosdoshme që të raportohet në Kuvend. Edhe pse rezoluta e Kuvendit e obligon kryeministrin që të raportojë në Kuvend”, tha ai.
http://www.koha.net/?page=1,13,158944
Krijoni Kontakt