Close
Faqja 4 prej 15 FillimFillim ... 2345614 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 145
  1. #31
    i/e regjistruar Maska e Archon
    Anëtarësuar
    05-12-2012
    Postime
    2,280

    Për: Fatos Lubonja i cilëson shqiptarët skizofrenikë dhe numëron “krimet” e Haradinaj

    Shënim: pse flasin të gjithë kundër Lubonjës (që s’ka vrarë) e nuk flasin për Ramushin?

    Pas shkrimit të djeshëm të Fatos Lubonjës ku fliste për krimet e paprovuar të luftës së Ramush Haradinajt – krime të paprovuara sepse të gjithë dëshmitarët o janë vrarë, o tërhequr – vënë përballë me glorifikimin e tij për nevoja populiste nga ana e liderëve të përkëtej kufirit (këtu: http://www.respublica.al/artikuj/201...e-ne-lidhje-me ) kanë nisur reagimet kundër.

    Ilir Kulla shkruan sot tek Panorama që është ndjerë “i zhgënjyer si qytetar, si intelektual dhe si shqiptar” me shkrimin e botuar dje te Panorama të “intelektualit shumë të çmuar të Shqipërisë së sotme”, Lubonjës.

    Zhgënjimin, Kulla e shtron me argumente. Ai flet gjerë e gjatë për luftën e Kosovës, për represionin serb, për protestat e studentëve më 1997 udhëhequr nga Albin Kurti, për Millosheviçin, për qëndresën e Rugovës e të LDK, për Adem Jasharin... Por, në asnjë moment nuk flet për Ramushin, edhe pse shkrimi titullohet “Mbi Luftën, Ramushin, drejtësinë dhe Europën”. Për Ramushin flitet vetëm në një paragraf në fund:

    “Nëse një burokrate e shpifur dhe e dështuar si znj Del Ponte, që në vend se të shkruante libra duhej të bënte punën e vet si prokurore, për shumë vite kërkoi të na mbushte mendjen se Ramushi, Fatmir Limaj, Rustem Mustafa dhe e gjithë UÇK ishin kriminelë, për ta dhe vetëm për ata që e mendojnë si del Ponte ka vetëm një përgjigje: një popull i tërë nuk mund të jetë kriminel, liria nuk fitohet me pallavra por me gjak e sakrifica”

    Ky paragraf, i vetmi për Ramushin, duket se i jep të drejtë Lubonjës për mënyrën sesi e perceptojmë ne nacionalizmin në raport me heronjtë e rremë.

    k.cukali

    shkrimi i Ilir Kullës:

    http://www.panorama.com.al/2013/07/1...en-ramushin-dr...

  2. #32

    Për: Fatos Lubonja i cilëson shqiptarët skizofrenikë dhe numëron “krimet” e Haradinaj

    Citim Postuar më parë nga zANë Lexo Postimin
    Ok...Ateher e verteta dhe realiteti nuk jan e njejta gje...ai perdor disa te verteta per te kamuflluar gjithe kete qe po thote,sikur ai paragrafi te mos i referohet ketij shkrimi do ishte tjeter gje,ateher fare mire dhe ne mund te them se Lubonja me ate paragraf donte te na shperlante dhe ne trurin...Ne pastaj mund te kemi nje milion probleme,po per keto gjera qe po flet ai,jemi deshmitar te gjithe,nuk po na flet per kohen e Hoxhes a ku di une,por per dicka qe eshte mund te themi akoma aktuale

    Nuk duhet shume filozofi per ta kuptuar luften e Kosoves
    A ka shqiptare qe se di cfare ndodhi ne Kosove?
    A mund te akuzoj ndonje UCK-ne se beri lufte per pushtim?
    Cilet njerez nuk do e mbronin shtepin e vete?
    Me shume pytje te thjeshta del dhe konkluzioni

    Kjo me habit mua!
    Me eshte duku shume interesante kur Haga pasi e shpalli te pafajshem e ktheu prapa vendimin,gje qe ska ndodh ndonjeher,prandaj dhe kam ndjek gjykimin edhe pse jo ne tersi.
    U than lloj lloj deshmitarsh,te cilet dolet qe as nuk kan egzistuar ndonjeher,pastaj u tha se ishte vra nje deshmitar edhe ai rezultonte i gjall,e gjera te tilla,dhe sikur mos te ishin fare keto,a thua ti se pa bere nje kontroll te mire Haga do merrte vendim?

    Pastaj Ramushi nuk ishte i akuzuar si person kriminel,por si zingjir komandues,qe dmth Lubonja me kete shkrim se prek vetem Ramushin si personalitet po gjithe UCK!Dhe une spo kapem te ky drejt perdrejt apo te UCK se flasin veprat e tyre vete,me irriton fakti,se kush di fare pak nga politika e di shume mire se gjykimi i hages ishte politik,se haga gjithmone i ben balancet kesht,keshtu veproj edhe me Bosnjen,pastaj ja mohoj edhe gjenocidin,vetem per te bere bilanc me Serbin.
    Gjith ato viktimi qe ka Kosova,E mos te flasim per krime te tjera debimi nga vendi e me radh e me radh,nuk dalin te kerkojn denimin e krimineleve Serb,por mirren me shqiptar e shkret se ne fund te fundit nga shpija e tyre ku do shkonin,e pastaj lufta eshte lufte,e si mos te jete ky fakt irritues amon!

    Po filluam te lexojm shkrime te tilla si te Lubonjes ateher pas disa vitetev nuk do me vinte cudi sikur te kerkonin nga Kosova qe ti kerkoj falje Serbis per luften qe ka ndodh!

    P.S.Tani jam e qete
    Te merresh me cirrjet e Fatos Lubonjes eshte si te humbasesh kohe me tellallin qe i eshte care daullja dhe vetem ai e degjon. Lubonja ka kohe qe flet percart. E shoh pothuajse ne cdo opinion te Fevziut dhe me ben pershtypje sesi nje njeri qe pretendon te jete intelektual, te kete nje kulture debati aq skandaloze. Jo vetem qe nuk di te respektoje fjalen e tjetrit por ofendon dhe injoron te tjeret me nje megalomani te pajustifikueshme. Dhe me e forta eshte qe vazhdon te konsiderohet si nje analist dhe opinionist i pashoq. Sidoqofte, per mendimin tim, ne shkrimin e tij ka disa gjera te verteta. Ato jane glorifikimi qe i ben shqiptari te keqes dhe elementit halabak ne shoqerine tone. Gje qe e ve re shpesh dhe ne shkrime ketu ne forum ku shfaqet haptazi admirimi per nje narkotrafikant, kodosh, trafikant femrash, vrases profesionist dhe nga ata te fortet e dikurshem qe ju ka mbetur thjesht emri. Ky lloj glorifikimi qe i behet ketyre elementave nga shqiptaret eshte me te vertete dicka qe tregon jo deficence masive mendore por nje lloj mentaliteti tribal dhe kacakesh ku i dhunshmi fiton admirimin, ku negativja konsiderohet si vlere dhe antiligjorja si nje sfide ndaj dovletit. Une nuk merrem fare me ate cfare ka bere Haradinaj. Ate e vendosi nje gjykate nderkombetare si ajo e Hages dhe justifikime mbi mosparaqitje deshmitaresh apo presioni per mos deshmuar etj, jane pallavra qe Lubonja i perdor si themel ku bazon gjithe kundershtine e tij. Por shqiptaret ne te gjitha trevat (ky eshte tipar i shqiptareve kudo) duhet te rreshtin se ngrituri ne qiell te keqen brenda tyre dhe te mesohen qe institucionalizimi i paligjshmerise eshte shprehi e shoqerive privimitive dhe te pacivilizuara. Kudo ku takohem me shqiptare dhe vjen biseda tek njeri apo tjetri, degjon per aktivitete te paligjshme, madje dhe kriminale. Kushdo ben zgjedhjen personale ne jete dhe vendos se cfare rruge do marre dhe une apo tjetri skemi ne dore asgje qe te ndryshojme mendjen e dikujt. Ajo qe kemi ne dore eshte qe mos pajtohemi me ate zgjedhje e sidomos mos e admirojme ate.

  3. #33
    i/e regjistruar Maska e Fehmikaciu
    Anëtarësuar
    11-01-2013
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    1,006

    Për: Fatos Lubonja i cilëson shqiptarët skizofrenikë dhe numëron “krimet” e Haradinaj

    Mua mu duk shkrimi si tepër i pistë. Pra, për Ramushin nuk them që e ka keq por nuk e ka krejt mirë, por, për popullin shqiptar se si shprehet këtë nuk mund ta kapja, por pasi që e lexova njërin prej komenteve rreth vajzës së tij mua mu ndërlidhën!
    VENI,VIDI,VICI

  4. #34
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Fatos Lubonja i cilëson shqiptarët skizofrenikë dhe numëron “krimet” e Haradinaj

    Haradinaj do ta padisë Lubonjën

    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar ndaj shkrimit të Fatos Lubonjës të publikuar në revistën “Sudosteuropa Mittelungen”, në të cilin Lubonja e ka cilësuar Ramush Haradinajn një vrasës, që u lirua nga Haga pas zhdukjes dhe ekzekutimit të dëshmitarëve.

    Haradinaj është shprehur i befasuar me komentet e Lubonjës duke i quajtur ato shpifje. Ai ka paralajmëruar se do t’i përdorë të gjitha mjetet ligjore për të mbrojtur imazhin e tij dhe të Kosovës.

    Haradinaj ka vlerësuar se qëllimi kryesor i deklaratave të Fatos Lubonjës ka qenë dëmtimi i imazhit të Kosovës./Rtk/
    http://www.zeri.info/artikulli/10024...adise-lubonjen

    Ne vend qe te merreni me Lubonjen dhe ne shkrim te para 5 muajve, merruni me Thacin& klanine tij mafioz, te cilet qendrojne prapa kesaj fushate (paraelektorale) per denigrimin tuaj politik...
    Sa per imazhin e Kosoves mos baj dert, sepse nuk ka kurrfare imazhi pozitiv qe mundet te demtohet.

    Perndryshe, secili njeri ne bote ka te drejte te quaj ty dhe secilin qe ka luftuar vrases. Prandaj, hiqu "mjeteve ligjore".

    Thaci eshte armiku yt, jo Lubonja.

  5. #35
    1.2.3...I
    Anëtarësuar
    10-09-2005
    Postime
    1,967

    Për: Fatos Lubonja i cilëson shqiptarët skizofrenikë dhe numëron “krimet” e Haradinaj

    Citim Postuar më parë nga Ceni-1 Lexo Postimin
    Je gabim ! Ne Hage jane akuzuar individet e caktuar , e jo UCK-ja . Se po te ishte ashtu , i tere populli do te ishte ngritur ne kembe . Por , njeriu kur eshte i drejte , si ne lufte si mbas lufte , ai njifet per drejtesi , dhe jo e kunderta sic po ndodhe me ''ish-pjestaret e Uck-se'' qe po akuzohen per krime ! E keta qe po i thone vetes se kush jemi ne , aspask nuk kane merite , te thash merita kush ka pas , kane shkuar ata ..... Zoti i shperbleft ne ate Bote me Xhennet .
    Sinqerisht qe heren e pare qe me citove nuk ishe fare ne teme,ca po thosha une,e tjeter per tjeter me citove ti,nuk doja ta thosha por e shof qe prap nuk je fare te esenca e temes!
    Haga nuk mirret me individ,vete themelimi i Hages eshte bere per krime ndaj luftes,si thu ti Millosheviqi erdhi vete luftoj ne Kosove prandaj ishte ne Hage?
    Jo pra,Haga mirret me vijen komanduese.
    Nese ti je dakort me mendimin e Lubonjes,dhe hudhni poshte ngje gjykat nderkombetare e cila u mbajt dy here per te njejten qeshtje,dhe dy here u shpall pafajsia e UCK-se,eshte zgjedhja jote,por me kte zgjedhje ti ke guxuar ta ofendosh luften per liri,(cfare kupton ti me luften per liri,pune e jote tani )

    Aq fajtore ishin ish pjestaret e UCK sa qe sa u shpall aktakuza,mos te harroj se Ramushi ishte kryeminister,dha dorheqje dhe u dorzua vullnetarisht,gje qe nuk e ben te tjeter.Serbet p.sh cfare nuk bene ne Kroaci,Bosnje,Kosove,por asnjeher nuk u dorzuan,dhe me interesantja se u ndihmoheshin nga te gjithe qe te fshiheshin.

    Populli i Kosoves reagoj,ne menyren me te mundeshme demokratike,sepse vet dorzimi i Haradinaj dhe apelet qe bente ai kohe pas kohe therriste per qetesi dhe gjithmone duke ju dhen perparsi hetuesve qe ta kryejn punen e vete te lire!
    Edhe tani do reagoj pa merak

    Ti mund te kesh antipati per Ramushin,apo Thacin apo ku di une,po ky nuk eshte rasti i duhur qe ta shprehesh kte gje.Ti mund te flasesh per korrupsionin por jo te kjo tema,kuptoje pak thelbim edhe ndaj gjerat!

  6. #36
    1.2.3...I
    Anëtarësuar
    10-09-2005
    Postime
    1,967

    Për: Fatos Lubonja i cilëson shqiptarët skizofrenikë dhe numëron “krimet” e Haradinaj

    Citim Postuar më parë nga Darius Lexo Postimin
    Te merresh me cirrjet e Fatos Lubonjes eshte si te humbasesh kohe me tellallin qe i eshte care daullja dhe vetem ai e degjon. Lubonja ka kohe qe flet percart. E shoh pothuajse ne cdo opinion te Fevziut dhe me ben pershtypje sesi nje njeri qe pretendon te jete intelektual, te kete nje kulture debati aq skandaloze. Jo vetem qe nuk di te respektoje fjalen e tjetrit por ofendon dhe injoron te tjeret me nje megalomani te pajustifikueshme. Dhe me e forta eshte qe vazhdon te konsiderohet si nje analist dhe opinionist i pashoq. Sidoqofte, per mendimin tim, ne shkrimin e tij ka disa gjera te verteta. Ato jane glorifikimi qe i ben shqiptari te keqes dhe elementit halabak ne shoqerine tone. Gje qe e ve re shpesh dhe ne shkrime ketu ne forum ku shfaqet haptazi admirimi per nje narkotrafikant, kodosh, trafikant femrash, vrases profesionist dhe nga ata te fortet e dikurshem qe ju ka mbetur thjesht emri. Ky lloj glorifikimi qe i behet ketyre elementave nga shqiptaret eshte me te vertete dicka qe tregon jo deficence masive mendore por nje lloj mentaliteti tribal dhe kacakesh ku i dhunshmi fiton admirimin, ku negativja konsiderohet si vlere dhe antiligjorja si nje sfide ndaj dovletit. Une nuk merrem fare me ate cfare ka bere Haradinaj. Ate e vendosi nje gjykate nderkombetare si ajo e Hages dhe justifikime mbi mosparaqitje deshmitaresh apo presioni per mos deshmuar etj, jane pallavra qe Lubonja i perdor si themel ku bazon gjithe kundershtine e tij. Por shqiptaret ne te gjitha trevat (ky eshte tipar i shqiptareve kudo) duhet te rreshtin se ngrituri ne qiell te keqen brenda tyre dhe te mesohen qe institucionalizimi i paligjshmerise eshte shprehi e shoqerive privimitive dhe te pacivilizuara. Kudo ku takohem me shqiptare dhe vjen biseda tek njeri apo tjetri, degjon per aktivitete te paligjshme, madje dhe kriminale. Kushdo ben zgjedhjen personale ne jete dhe vendos se cfare rruge do marre dhe une apo tjetri skemi ne dore asgje qe te ndryshojme mendjen e dikujt. Ajo qe kemi ne dore eshte qe mos pajtohemi me ate zgjedhje e sidomos mos e admirojme ate.
    E kuptoj Darius,ate qe po thua
    Por disa te vereteta qe ka permend ai te ky shkrim,nuk mund ti japim te drejt shkrimit ne tersi,ne fund te fundit nuk do linte ai pa perdor disa te verteta nuk do binte bllof ne tersi.
    Une e shof se ti i ke nda gjerat te shkrimi i tije,po jo te gjithe e bejn kte gje,qe prap deri diku eshte normale,se kte qe ka bere Lubonja vetem analiz qe smund te quhet,me shume shte prapagand dhe sa ndikon prapaganda te populli dihet kjo gje,kur hyn ne analiz duhet ti kesh gjerat e bazuara,duhet te thirresh ne gjerat e verteta e me radh,gje qe vetem fakti qe kundershton dicka qe ligjerisht eshte komplet ndryshe tregon qart se sa analiz ben ai.

    Puna e Hages...eshte nje qeshtje qe do i perket Historis,dhe te gjithe popujt e botes modifikojn historin aty ku mundem jo vetem shqiptaret,por dallimi eshte se te gjithe perpiqen qe para Botes te dalin sa me mire,kurse shqiptaret bejn te kunderten,kjo eshte irrituese sinqerisht!

  7. #37
    i/e regjistruar Maska e Akili-A
    Anëtarësuar
    06-11-2006
    Postime
    2,962

    Për: Fatos Lubonja i cilëson shqiptarët skizofrenikë dhe numëron “krimet” e Haradinaj

    Citim Postuar më parë nga zANë Lexo Postimin
    E kuptoj Darius,ate qe po thua
    Por disa te vereteta qe ka permend ai te ky shkrim,nuk mund ti japim te drejt shkrimit ne tersi,ne fund te fundit nuk do linte ai pa perdor disa te verteta nuk do binte bllof ne tersi.
    Une e shof se ti i ke nda gjerat te shkrimi i tije,po jo te gjithe e bejn kte gje,qe prap deri diku eshte normale,se kte qe ka bere Lubonja vetem analiz qe smund te quhet,me shume shte prapagand dhe sa ndikon prapaganda te populli dihet kjo gje,kur hyn ne analiz duhet ti kesh gjerat e bazuara,duhet te thirresh ne gjerat e verteta e me radh,gje qe vetem fakti qe kundershton dicka qe ligjerisht eshte komplet ndryshe tregon qart se sa analiz ben ai.

    Puna e Hages...eshte nje qeshtje qe do i perket Historis,dhe te gjithe popujt e botes modifikojn historin aty ku mundem jo vetem shqiptaret,por dallimi eshte se te gjithe perpiqen qe para Botes te dalin sa me mire,kurse shqiptaret bejn te kunderten,kjo eshte irrituese sinqerisht!
    Bota te njeh shume mire, dhe nuk ka nevoje per propagande....sepse kriteret qe bota gjykon nje komb jane mireqenja,demokracia,shteti ligjor,shkenca,arti pra i gjithe civilizimi i nje shoqerie.

    dhe propaganda se gjoja do bindesh boten se sa i mire je, i leverdis vetem klases politike qe duan te kurojne imazhin e tyre te keq perballe botes.

    me kete merret lubonja ne thelb, e jo me haradinaj te cilin e ka marre thjesht si shembull per te analizuar mentalitetin e pergjithshem shqiptar.
    Te gjithe ankohen se s`kane para....por asnje nuk ankohet se nuk ka tru

  8. #38
    1.2.3...I
    Anëtarësuar
    10-09-2005
    Postime
    1,967

    Për: Fatos Lubonja i cilëson shqiptarët skizofrenikë dhe numëron “krimet” e Haradinaj

    Citim Postuar më parë nga Akili-A Lexo Postimin

    Nuk do shume mend se ne cfare bazohet bota,nuk shqetesohem shume se kjo gje do kete ndikim te bota,esenca eshte te ajo se si ne perpiqemi te dukemi para te tjereve dhe vetes tone pastaj.
    Se si ne cfare ben Bota per veten e vete ne e bejm te kunderteten,kjo sna le qe Bota te na rrespektoj,sepse nuk rrespektojm veten tone,e deri sa te mos ndodhi kjo ta harrojm se do na rrespektojn te tjeret.

    Thjesht shembull e ka Lubonja?!Come on

    Nejse,dhe sa i perket prapagandes,mos e bej asgje se luan nje rol shume te rendesishem!

  9. #39
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Fatos Lubonja i cilëson shqiptarët skizofrenikë dhe numëron “krimet” e Haradinaj

    Citim Postuar më parë nga Akili-A Lexo Postimin
    Bota te njeh shume mire, dhe nuk ka nevoje per propagande....sepse kriteret qe bota gjykon nje komb jane mireqenja,demokracia,shteti ligjor,shkenca,arti pra i gjithe civilizimi i nje shoqerie.

    dhe propaganda se gjoja do bindesh boten se sa i mire je, i leverdis vetem klases politike qe duan te kurojne imazhin e tyre te keq perballe botes.

    me kete merret lubonja ne thelb, e jo me haradinaj te cilin e ka marre thjesht si shembull per te analizuar mentalitetin e pergjithshem shqiptar.
    "Bota" nuk eshte grup homogjen...
    Dhe "bota" shpesh ka paragjykime te ndryshme dhe te parsyeshme.

    Ne kohen tone nuk ka me "kombe" ne kuptimin klasik -sidomos ne Evrope jo.
    Dhe koncentrimi i mireqenjes socio-ekonomike, me kete edhe i pothuajse cdo favori tjeter, ne disa rajone te caktuara te botes, kryesisht ne pjesen veriore te globit dhe ne te ashtuquajturen "bote perendimore" eshte edhe nje tregues i qarte per ndikimin shume te vogel te "kombit" ne keto zhvillime.

    Perndryshe, Lubonja ka te drejte te thote cfare te deshiron, por si shqipetar dhe analist i njohur nuk duhet te perdore pikerisht argumente te Serbise antishqipetare dhe te prokurorise (pjeserisht antishqipetare) se Hages per te "analizuar mentalitetin e pergjithshem shqiptar."

    Sidoqofte, Haradinaj dhe secili duhet qe kritikat e tyre ti drejtojne ndaj atyre qe kane hapur tani kete teme, Thacit, SHIK-ut, UDB-es serbe, "miqve" perendimor dhe antishqipetareve te tjere, per diskreditimin personal te Haradinaj para zgjedhjeve lokale dhe per terheqjen e vemendjes se publikut ndaj temave te papershtatshme per regjimin koloniale te banditeve, hajduteve primitiv dhe udheheqesve te krimit te organizuar ne krye te pushtetit te Kosoves.

  10. #40
    i/e regjistruar Maska e Akili-A
    Anëtarësuar
    06-11-2006
    Postime
    2,962

    Për: Fatos Lubonja i cilëson shqiptarët skizofrenikë dhe numëron “krimet” e Haradinaj

    Citim Postuar më parë nga Antiproanti Lexo Postimin
    "Bota" nuk eshte grup homogjen...
    Dhe "bota" shpesh ka paragjykime te ndryshme dhe te parsyeshme.

    Ne kohen tone nuk ka me "kombe" ne kuptimin klasik -sidomos ne Evrope jo.
    Dhe koncentrimi i mireqenjes socio-ekonomike, me kete edhe i pothuajse cdo favori tjeter, ne disa rajone te caktuara te botes, kryesisht ne pjesen veriore te globit dhe ne te ashtuquajturen "bote perendimore" eshte edhe nje tregues i qarte per ndikimin shume te vogel te "kombit" ne keto zhvillime.

    Perndryshe, Lubonja ka te drejte te thote cfare te deshiron, por si shqipetar dhe analist i njohur nuk duhet te perdore pikerisht argumente te Serbise antishqipetare dhe te prokurorise (pjeserisht antishqipetare) se Hages per te "analizuar mentalitetin e pergjithshem shqiptar."

    Sidoqofte, Haradinaj dhe secili duhet qe kritikat e tyre ti drejtojne ndaj atyre qe kane hapur tani kete teme, Thacit, SHIK-ut, UDB-es serbe, "miqve" perendimor dhe antishqipetareve te tjere, per diskreditimin personal te Haradinaj para zgjedhjeve lokale dhe per terheqjen e vemendjes se publikut ndaj temave te papershtatshme per regjimin koloniale te banditeve, hajduteve primitiv dhe udheheqesve te krimit te organizuar ne krye te pushtetit te Kosoves.
    keto jane teori konspiracioni.

    me keto qe shkruan ti, kerkon te terheqesh vemendjen thjesht te zgjedhjet lokale dhe demi qe haradinaj mund te kete ne kosove, thuajse e gjithe bota po rrotullohet rreth Haradinajt.
    dhe gjithca qe shkruhet dhe thuhet behen per te sabotuar Spartakun e kohes moderne Haradinaj. this is too much.

    meqe ra fjala "who the f@ck is this Haradinaj??"
    Ndryshuar për herë të fundit nga Akili-A : 18-07-2013 më 11:48
    Te gjithe ankohen se s`kane para....por asnje nuk ankohet se nuk ka tru

Faqja 4 prej 15 FillimFillim ... 2345614 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •