Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 15
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    13-05-2013
    Postime
    215

    Prostitucioni, 5 shqiptarë në pranga në Itali

    Pesë shqiptarë përfunduan në pranga në dy operacione të ndryshme të policisë italiane në luftën kundër prostitucionit.

    Sipas mediave italiane, në Genova përfunduan në pranga shtetasit Bukurosh Çela, Rigers Lula dhe Arbër Maçellari, që të tre 28 vjeç, ndërsa në zonat periferike të Milanos u prangos Ilir Rinxhi, 35 vjeç dhe në Kozenca Arjan Zenuni 33 vjeç.

    Në Xhenova, banda e tre shqiptarëve kontrollonte prostitucionin në një nga lagjet rezidenciale të qytetit. Sipas autoriteteve italiane kreu i bandës mendohet të jetë Bukurosh Çela. Ata shfrytëzonin një grup vajzash të reja nga Shqipëria dhe Rumania.

    Vajzat detyroheshin të prostituonin çdo natë nga ora 22 deri në orën 4 të mëngjesit dhe nëse nuk dorëzonin sasinë e parave të caktuar nga tutorët e tyre, rriheshin apo izoloheshin për ditë me radhë në dhoma.

    Në Milano, po për të njëjtat akuza u prangos Ilir Rinxhi, vjeçe 35 ndërsa në Kozenca Arjan Zenuni 33 vjeç.

    / Top Channel

    http://top-channel.tv/artikull.php?id=261874

  2. #2
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816

    Për: Prostitucioni, 5 shqiptarë në pranga në Itali

    Ilir Rinxh bashke me nje tjeter Hysen Loka dhe dy shqiptare te tjere
    kane vjedhur makina ne zonen e Akuilas ne Itali afer Milanos.
    Kane vjedhur makina modele te reja Benz,BMW dhe Audi Q5
    Keto makina u vodhen por vjedhja u shoqerua me sinjalizim te
    menjehershem te policis pasi makinat jane te pajisura
    me sensore elektronike kunder vjedhjes qe japin sinjal policise qe makina u
    vodh.Policia I gjeti te gjitha makinat e vjedhura I kapi edhe Ilir Rinxin
    Hysen Loken dhe te tjeret.Keto jane ne burg per vjedhje makinash dhe jo prostitucion.
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Për: Prostitucioni, 5 shqiptarë në pranga në Itali

    Citim Postuar më parë nga benseven11 Lexo Postimin
    Ilir Rinxh bashke me nje tjeter Hysen Loka dhe dy shqiptare te tjere
    kane vjedhur makina ne zonen e Akuilas ne Itali afer Milanos.
    Kane vjedhur makina modele te reja Benz,BMW dhe Audi Q5
    Keto makina u vodhen por vjedhja u shoqerua me sinjalizim te
    menjehershem te policis pasi makinat jane te pajisura
    me sensore elektronike kunder vjedhjes qe japin sinjal policise qe makina u
    vodh.Policia I gjeti te gjitha makinat e vjedhura I kapi edhe Ilir Rinxin
    Hysen Loken dhe te tjeret.Keto jane ne burg per vjedhje makinash dhe jo prostitucion.
    Beno,

    Aquila eshte ne abruzzo, qe ka kryeqender pescaren.

    Eshte ne kufi ne lazion.
    Ndryshuar për herë të fundit nga benseven11 : 09-08-2013 më 16:44
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  4. #4
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816

    Për: Prostitucioni, 5 shqiptarë në pranga në Itali

    Ok,ke te drejte ne Aquila-Abruzo kane ndodhur vjedhjet.

    Aquila qenka fshat i vogel ne Itali aty nje vjedhje te besh e
    merr vesh gjithe fshati.
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  5. #5
    1.2.3...I
    Anëtarësuar
    10-09-2005
    Postime
    1,967

    Për: Prostitucioni, 5 shqiptarë në pranga në Itali

    Sinqerisht me vjen shume keq kur degjoj raste te tilla.Kur them me vjen keq e kam llafin jo vetem per ato qe shfrytezohen por edhe per ata te cilet krijojn banda te tilla.Sidomos kur jan dhe te rinje me moshen,pothuajse te gjithe i konsideroj viktima te kohes...!

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e C.Jack Sparrow
    Anëtarësuar
    07-12-2012
    Vendndodhja
    Everywhere
    Postime
    199

    Për: Prostitucioni, 5 shqiptarë në pranga në Itali

    OBOBOOO na felliqen fare , gjynah gjynah per vajzat e gjora, nuk di cte them TURP
    “Who’s to say I won’t live forever?”

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Për: Prostitucioni, 5 shqiptarë në pranga në Itali

    Si quhen kta?

    Menaxhere tebprofesionit me te vjeter?

    I Kane shkarkuar, dhe Kane emeruar menaxhere te rinj?
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  8. #8
    1.2.3...I
    Anëtarësuar
    10-09-2005
    Postime
    1,967

    Për: Prostitucioni, 5 shqiptarë në pranga në Itali

    Ok...tani keta quhen ashtu sic quhen...
    Une i quaj shumicen viktima te kohes,sidomos kur behet fjale per nje moshe te re,kur them viktima te kohes e kam llafin,sikur te ishin mundesit me te mira dhe me te medhaja per formimin e secilit ne radh te pare pastaj dhe per zgjedhjet e tyre profesionale nuk do ishte nje numer kaq i madh trafikantesh a ku di une,sma do mendja sinqerisht se endrra e nje te riu te jete "te behem nje dite trafikant i zoti".... shume gjera ndikohen nga koha...ose une i mendoj gjerat shume thelle

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Elian70
    Anëtarësuar
    30-07-2006
    Vendndodhja
    Vlorë
    Postime
    1,938

    Për: Prostitucioni, 5 shqiptarë në pranga në Itali

    keta vetem plumbin meritojne se s'jane burra por qelbesira. nje burre nuk mbahet nga gruaja dhe aq me keq nga dhuna qe ushtron te ajo. si gjithmone e njejta kenge, behen "burra" kur behen pese....
    Te Dish, te Besh, te Dish te Besh, Bej te Ditur!

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    13-05-2013
    Postime
    215

    Për: Prostitucioni, 5 shqiptarë në pranga në Itali

    Fatkeqsisht me sa kam degjuar ka shum Shqiptare ne evrope qe kan fame te keqe per sa i perket prostitucionit dhe kontrollin e tij, sidomos ne vende si Italia, Anglia, Ollanda... Duke shfrytezuar vajza minorene akoma, nga vendet e evropes lindore por dhe vendet me popullsi shqiptare si shqiperia dhe kosova.

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •