Close
Faqja 2 prej 15 FillimFillim 123412 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 145
  1. #11
    i/e regjistruar Maska e Elian70
    Anëtarësuar
    30-07-2006
    Vendndodhja
    Vlorë
    Postime
    1,938

    Për: Fatos Lubonja i cilëson shqiptarët skizofrenikë dhe numëron “krimet” e Haradinaj

    Citim Postuar më parë nga Archon Lexo Postimin
    Cfare flet o,
    jo po mos eshte bullgar
    ke te drejte, eshte coban

  2. #12
    i/e regjistruar Maska e Akili-A
    Anëtarësuar
    06-11-2006
    Postime
    2,962

    Për: Fatos Lubonja i cilëson shqiptarët skizofrenikë dhe numëron “krimet” e Haradinaj

    Citim Postuar më parë nga mesia4ever Lexo Postimin
    Se pari Fatos Lubonja duhet ta dije se ne nje lufte ndodhin shume pa drejtesi, nuk mund te kontrrollohet se cka ben nje individ.
    Spiunet ne secilin lufte burgosen dhe izolohen. Ata qe i japin informata armiqeve burgosen, a mund ta gjykojme p.sh. nje ushtar qe nxen nje spiun qe per shkak te spiunimit te tij eshte djegur nje fshat i tere dhe jane masakruar 60 persona.
    Fatos Lubonja mund t'i respektoje edhe spiunet, ketu mund te deklarojme cfare te duam por realiteti eshte se ne lufte ka rregulla tjera. Ushtri te ndryshme kane rregulla te ndryshme, disa shume te rrepta e disa me humane.
    Edhe USA vret civile ne lufte, por jo me qellim. USA nuk e ka ne doktrinen ushtarake te vrase e te terrorizoje civilet. UCK ka pasur kete doktrine, secili ushtar eshte e pa mundur te kontrollohet, nuk mund ta kontrolloje cdo ushtar Amerika qe eshte superfuqi, e le me qe UCK ka qene ushtri guerile.
    Nuk jemi asgje perpara interesave te kombit, jeta jone nuk vlen aspak, pa atdheun nuk jemi asgje, pa familjen prane pa njerezit qe te duan nuk jemi asgje. Behemi si romet pa komb e shtet qe enden neper rruget e botes. Andaj per mos me ra ne kete gjendje patriotet luftojne, ky Fatos Lubonja me pas qene shqiptar i mire dhe me ia pas dashte te miren shqiptareve do te vishte rrobat e UCK dhe do te vinte te luftonte per atdheun e tij, per vellezerit e tij qe po vriteshin e po masakroheshin. Rri burre mos fol palidhje se ti nuk je as analist e asgje hiq me keto mendime ekstreme qe as ne Serbi nuk gjenden.
    Ushtria Serbe po masakronte dhe po terrorizonte tere Kosoven, madje kishin plan makaber, (e tradhetari bashkepunon me Serbine), per kete ishin deshmitare edhe te huajte, pra vezhguesit amerikane e evropiane, andaj secili qe ka bashkepunuar me te kete shtet eshte shume e justifikuar qe te burgoset, madje ne raste te vecanta te vritet, po them ne lufte. Edhe vellau im me qen por edhe babai ky ligj vlen. Por kjo do te duhej te shqiptohej nga gjykatat ushtarake me fakte dhe jo nga individe per hakmarrje personale.

    Pershendetje
    nuk ishte ky qellimi dhe shqetesimi i lubonjes ne shkrim.

    lubonja quan te semure psiqik ata qe duan te ngrejne heronj pa kritere. heronj qe mund te demtojne te ardhmen.
    ashtu sic ndodhi me luften nacional-clirimtare. ku per hir te meritave te luftes ata njerez instaluan diktaturen me te eger ne europe.
    nese kosovaret dhe shqiptaret i bejne heronj keta njerez si haradinaj, ata do fitojne kredo politike per te ardhmen, gje e demshme per ndertimin e demokracise ne kosove. pasi te ndertosh demokracine ka kritere te tjera per tu gjykuar.
    prandaj heronjte dhe gradat duhet te jepen pas vdekjes.

    pervec kesaj ai argumenton se si elitat ushqejne nacionalizmin ne popull me qellim justifikimin e ketyre meritave per marrjen dhe ruajtjen e pushtetit.
    sepse ne nje sistem me te hapur dhe te integruar me boten qe te rrethon, keto elita nuk do mund te mashtrojne dot popullaten.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Akili-A : 17-07-2013 më 16:23
    Te gjithe ankohen se s`kane para....por asnje nuk ankohet se nuk ka tru

  3. #13
    i/e regjistruar Maska e Gentian_gr
    Anëtarësuar
    30-08-2007
    Postime
    2,520

    Për: Fatos Lubonja i cilëson shqiptarët skizofrenikë dhe numëron “krimet” e Haradinaj

    S'me habit aspak opinioni i atij!

    Sinqerisht do qe te beje buje me llafollogjine e tij,te shohe reagimet e popullit,por ai mendon qe eshte i shendoshe,e pse vete e di qe s'vlen.

    Tha qe s'me emocionon himni,akuzon heroin kombetar Skenderbe,e del e thote popull skizofren.

    Po ai c'kurven kerkon ne ate vend?

    Miopi!!

  4. #14
    Antar i PDK-s Fitimtar. Maska e Boy_XL
    Anëtarësuar
    24-10-2010
    Vendndodhja
    n'PDK
    Postime
    678

    Për: Fatos Lubonja i cilëson shqiptarët skizofrenikë dhe numëron “krimet” e Haradinaj

    Fatos Lubonja, në një shkrim për revistën “Sudosteuropa Mitteilungen”, e ka cilësuar Ramush Haradinajn një vrasës, që u lirua nga Haga pas zhdukjes dhe ekzekutimit të dëshmitarëve. Për këtë arsye, ai ka kritikuar politikanët shqiptarë, duke nisur nga Berisha dhe Rama, pse kanë dalë në mbrojtje dhe kanë përgëzuar Haradinajn për lirimin e tij.

    - po i zure ne goj ti serbet qe kan bere krime apo vetem shqiptaret ?!!!
    - tphuuu po Rrac derri qe qenke .....kanalizim i ndyt !
    Vv - Palaço+LISBA :D

  5. #15
    i/e regjistruar Maska e Elian70
    Anëtarësuar
    30-07-2006
    Vendndodhja
    Vlorë
    Postime
    1,938

    Për: Fatos Lubonja i cilëson shqiptarët skizofrenikë dhe numëron “krimet” e Haradinaj

    Citim Postuar më parë nga Gentian_gr Lexo Postimin
    S'me habit aspak opinioni i atij!

    Sinqerisht do qe te beje buje me llafollogjine e tij,te shohe reagimet e popullit,por ai mendon qe eshte i shendoshe,e pse vete e di qe s'vlen.

    Tha qe s'me emocionon himni,akuzon heroin kombetar Skenderbe,e del e thote popull skizofren.

    Po ai c'kurven kerkon ne ate vend?

    Miopi!!
    nje big LIKE se me kurseve te shkruaja te njejten gje...

  6. #16
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: Fatos Lubonja i cilëson shqiptarët skizofrenikë dhe numëron “krimet” e Haradinaj


    Fatos Lubonja i quan vrasës Haradinajn e Limajn, reagon AAK-ja


    Publikuar: 17.07.2013 - 22:09

    Prishtinë, 17 korrik - Zëdhënësi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ernest Luma ka shkruar kundër analistit të njohur shqiptar, Fatos Lubonja, i cili kishte publikuar një opinion në revistën “Sudosteuropa Mittelungen”, në muajin shkurt të këtij viti, e ku e kritikonte kryetarin e AAK-së Ramush Haradinaj.

    “1) Njerëzit (analistët) si Fatos Lubonja ne k’nej i quajmë “Nona e viçit”, andej i quajnë “bir kurve”;

    2) Unë kam “argumente” (ekuivalente më të Fatosit) se ai në pikë të natës e në pikë të ditës, atëherë kur nuk ishte autostrada e, edhe tash kur ajo është, e vë maskën në krye dhe del me “kallash” në Rrugën e Kombit – i plaçkitë turistët kosovarë;

    3) Fatos Lubonja - ka mbiemrin që i aliteron (dhe bukurtingëllon) saktë me mbiemër shkau, dhe mos u çuditni sa çkë pjellë mendja e tij e çka pjerdhë goja e tij. Nën atë mjekërr qirilicë fshihet një shka që flet shqyp…”, ka shkruar Luma në rrjetin social Facebook.

    Kundër këtij qëndrimi ka reaguar edhe deputeti i AAK-së Burim Ramadani.

    “Gjyqi pa gjykatë është krim. Por, gjyqi pas shpalljes dy herë të pafajësisë nga Gjykata është krim me paramendim”, ka shkruar Ramadani. .

    Publicisti Lubonja, ndërkaq, në shkrimin e publikuar me titullin “Rasti i Haradinajt dhe perceptimi i tij në sferën albanofone”, e ka cilësuar Ramush Haradinajn si një vrasës, i cili u lirua nga Tribunal i Hagës pasi arriti të zhdukë dhe ekzekutojë dëshmitarët.

    “Haradinaj është çliruar nga këto akuza ngase ai apo njerëzit e tij kanë frikësuar dhe vrarë dëshmitarë. Ata e dinë se raporti i Këshillit të Europës i vitit 2010 e ka cilësuar gjendjen e mbrojtjes së dëshmitarëve në Kosovë si më të keqen në Ballkan edhe për shkak se vendimi i vitit 2008 i ICTY, që e nxori të pafajshëm Haradinajn herën e parë, nënvizonte vështirësitë për t’i bindur dëshmitarët nga Kosova të shkonin në Hagë dhe të dëshmonin”, vazhdon më tej publicist shqiptar.

    Sipas tij, ata e dinë se në gjyqin e fundit dhe përfundimtar dëshmitarët refuzuan të flasin ose ndryshuan versionin e tyre të ngjarjeve.

    “Ata e dinë, po ashtu, se e njëjta gjë ka ndodhur edhe në gjyqin e një heroi tjetër të UÇK-së, Fatmir Limaj”, la shkruar Lubonja.

    Sipas tij, është e pabesueshme se si shqiptarët i glorifikojnë këto personazhe. Kjo ndodh, sipas tij, sepse jemi një komb skizofrenikësh.

    “Ashtu si në kohën e komunizmit, shqiptarët vazhdojnë të ushqehen me idenë se ata janë asgjë, si qenie individuale, përpara interesave të kombit, se ata duhet të sakrifikojnë veten për atdheun dhe të mbyllin sytë ndaj çdo krimi të kryer në emër të tij”.

  7. #17
    1.2.3...I
    Anëtarësuar
    10-09-2005
    Postime
    1,967

    Për: Fatos Lubonja i cilëson shqiptarët skizofrenikë dhe numëron “krimet” e Haradinaj

    Citim Postuar më parë nga xfiles Lexo Postimin
    qetesohu vajze,
    vetem se lubonja thote ca gjera te ekzagjeruara nuk do te thote se duhet te mohojme ca te verteta qe thuhen ne ate shkrim. Si psh paragrafi i fundit. Pastaj a thua se shqiptaret ne pergjithesi jane te shendetshem psiqikisht? Sidomos brezi i djegur si i thone ketej.
    Ok...Ateher e verteta dhe realiteti nuk jan e njejta gje...ai perdor disa te verteta per te kamuflluar gjithe kete qe po thote,sikur ai paragrafi te mos i referohet ketij shkrimi do ishte tjeter gje,ateher fare mire dhe ne mund te them se Lubonja me ate paragraf donte te na shperlante dhe ne trurin...Ne pastaj mund te kemi nje milion probleme,po per keto gjera qe po flet ai,jemi deshmitar te gjithe,nuk po na flet per kohen e Hoxhes a ku di une,por per dicka qe eshte mund te themi akoma aktuale

    Une nuk mund te them me siguri asgje per krimet e luftes, nuk kam informacion, por gjera te tilla ne lufte ndodhin dhe nuk eshte ndonje çudi. Nje gje eshte e sigurte ne lufte, ose vdes hero ose jeton gjate per t'u bere kriminel
    Nuk duhet shume filozofi per ta kuptuar luften e Kosoves
    A ka shqiptare qe se di cfare ndodhi ne Kosove?
    A mund te akuzoj ndonje UCK-ne se beri lufte per pushtim?
    Cilet njerez nuk do e mbronin shtepin e vete?
    Me shume pytje te thjeshta del dhe konkluzioni
    Duke njohur mentalitetin shqiptar nuk eshte aspak çudi qe deshmimtaret kane patur frike se mos u iken koka.
    Dhe ne raste te tilla delikate mire eshte te mbahet nje nivel spekticizmi i shendetshem mbi mundesine qe ramushi te mos jete aq i pafajshem, ai i pafajshem dhe i paster qofte, por ku i dihet. Thjesht sepse eshte shqiptar dhe ka luftuar ne UCK nuk duhet hyjnizuar me patjeter.
    Kjo me habit mua!
    Me eshte duku shume interesante kur Haga pasi e shpalli te pafajshem e ktheu prapa vendimin,gje qe ska ndodh ndonjeher,prandaj dhe kam ndjek gjykimin edhe pse jo ne tersi.
    U than lloj lloj deshmitarsh,te cilet dolet qe as nuk kan egzistuar ndonjeher,pastaj u tha se ishte vra nje deshmitar edhe ai rezultonte i gjall,e gjera te tilla,dhe sikur mos te ishin fare keto,a thua ti se pa bere nje kontroll te mire Haga do merrte vendim?

    Pastaj Ramushi nuk ishte i akuzuar si person kriminel,por si zingjir komandues,qe dmth Lubonja me kete shkrim se prek vetem Ramushin si personalitet po gjithe UCK!Dhe une spo kapem te ky drejt perdrejt apo te UCK se flasin veprat e tyre vete,me irriton fakti,se kush di fare pak nga politika e di shume mire se gjykimi i hages ishte politik,se haga gjithmone i ben balancet kesht,keshtu veproj edhe me Bosnjen,pastaj ja mohoj edhe gjenocidin,vetem per te bere bilanc me Serbin.
    Gjith ato viktimi qe ka Kosova,E mos te flasim per krime te tjera debimi nga vendi e me radh e me radh,nuk dalin te kerkojn denimin e krimineleve Serb,por mirren me shqiptar e shkret se ne fund te fundit nga shpija e tyre ku do shkonin,e pastaj lufta eshte lufte,e si mos te jete ky fakt irritues amon!

    Po filluam te lexojm shkrime te tilla si te Lubonjes ateher pas disa vitetev nuk do me vinte cudi sikur te kerkonin nga Kosova qe ti kerkoj falje Serbis per luften qe ka ndodh!

    P.S.Tani jam e qete

  8. #18
    i/e regjistruar Maska e Ceni-1
    Anëtarësuar
    18-10-2012
    Vendndodhja
    Kosove
    Postime
    832

    Për: Fatos Lubonja i cilëson shqiptarët skizofrenikë dhe numëron “krimet” e Haradinaj

    Citim Postuar më parë nga zANë Lexo Postimin
    Ok...Ateher e verteta dhe realiteti nuk jan e njejta gje...ai perdor disa te verteta per te kamuflluar gjithe kete qe po thote,sikur ai paragrafi te mos i referohet ketij shkrimi do ishte tjeter gje,ateher fare mire dhe ne mund te them se Lubonja me ate paragraf donte te na shperlante dhe ne trurin...Ne pastaj mund te kemi nje milion probleme,po per keto gjera qe po flet ai,jemi deshmitar te gjithe,nuk po na flet per kohen e Hoxhes a ku di une,por per dicka qe eshte mund te themi akoma aktuale


    Nuk duhet shume filozofi per ta kuptuar luften e Kosoves
    A ka shqiptare qe se di cfare ndodhi ne Kosove?
    A mund te akuzoj ndonje UCK-ne se beri lufte per pushtim?
    Cilet njerez nuk do e mbronin shtepin e vete?
    Me shume pytje te thjeshta del dhe konkluzioni

    Kjo me habit mua!
    Me eshte duku shume interesante kur Haga pasi e shpalli te pafajshem e ktheu prapa vendimin,gje qe ska ndodh ndonjeher,prandaj dhe kam ndjek gjykimin edhe pse jo ne tersi.
    U than lloj lloj deshmitarsh,te cilet dolet qe as nuk kan egzistuar ndonjeher,pastaj u tha se ishte vra nje deshmitar edhe ai rezultonte i gjall,e gjera te tilla,dhe sikur mos te ishin fare keto,a thua ti se pa bere nje kontroll te mire Haga do merrte vendim?

    Pastaj Ramushi nuk ishte i akuzuar si person kriminel,por si zingjir komandues,qe dmth Lubonja me kete shkrim se prek vetem Ramushin si personalitet po gjithe UCK!Dhe une spo kapem te ky drejt perdrejt apo te UCK se flasin veprat e tyre vete,me irriton fakti,se kush di fare pak nga politika e di shume mire se gjykimi i hages ishte politik,se haga gjithmone i ben balancet kesht,keshtu veproj edhe me Bosnjen,pastaj ja mohoj edhe gjenocidin,vetem per te bere bilanc me Serbin.
    Gjith ato viktimi qe ka Kosova,E mos te flasim per krime te tjera debimi nga vendi e me radh e me radh,nuk dalin te kerkojn denimin e krimineleve Serb,por mirren me shqiptar e shkret se ne fund te fundit nga shpija e tyre ku do shkonin,e pastaj lufta eshte lufte,e si mos te jete ky fakt irritues amon!

    Po filluam te lexojm shkrime te tilla si te Lubonjes ateher pas disa vitetev nuk do me vinte cudi sikur te kerkonin nga Kosova qe ti kerkoj falje Serbis per luften qe ka ndodh!

    P.S.Tani jam e qete
    Nuk po e njifeshe Ramushin (Rambon) aspak ! Shko pyeti bizismenat e Kosoves te tregojn kush eshre RAMBO ! Ata te cilat i kane meritat per lirin qe e gezojm sot , kane vdekur kur u kane koha .
    “Fe e vetme (e pranuar) tek Allahu është Islami” (Ali Imran, 19).

  9. #19
    1.2.3...I
    Anëtarësuar
    10-09-2005
    Postime
    1,967

    Për: Fatos Lubonja i cilëson shqiptarët skizofrenikë dhe numëron “krimet” e Haradinaj

    Citim Postuar më parë nga Ceni-1 Lexo Postimin
    Nuk po e njifeshe Ramushin (Rambon) aspak ! Shko pyeti bizismenat e Kosoves te tregojn kush eshre RAMBO ! Ata te cilat i kane meritat per lirin qe e gezojm sot , kane vdekur kur u kane koha .
    Nuk me intereson aspak kush eshte ai sot,dhe spo mirrna me te fare une...Ata qe vdiqen "fatmirsisht" nuk jan gjall sot,prandaj se perjetuan Hagen
    Ne Hage po gjykohej lufta e UCK-se,jo Ramushi per biznes!

  10. #20
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816

    Për: Fatos Lubonja i cilëson shqiptarët skizofrenikë dhe numëron “krimet” e Haradinaj

    Fatos Lubonja, në një shkrim për revistën “Sudosteuropa Mitteilungen”, e ka cilësuar Ramush Haradinajn një vrasës, që u lirua nga Haga pas zhdukjes dhe ekzekutimit të dëshmitarëve. Për këtë arsye, ai ka kritikuar politikanët shqiptarë, duke nisur nga Berisha dhe Rama, pse kanë dalë në mbrojtje dhe kanë përgëzuar Haradinajn për lirimin e tij.
    ---
    Z.Fatos Lubonja
    Ku eshte fakti qe ai eshte vrases? Shkrimet ne gazeta?Lajmet ne tv/internet?Nqs thuhet vrases,cilin ka vrare, ka vrare jep emra ,pasi eshte e lehte shume te akuzosh cilin te duash.
    ======
    Artikulli vazhdon
    ..._njerëzit e UÇK-së, që Haradinaj ka drejtuar, kanë rrëmbyer serbë, romë, shqiptarë, ndër ta edhe gra, të cilët janë mbajtur në kushte çnjerëzore robërie në burgje të improvizuara, janë torturuar, përdhunuar, vrarë; se ka një numër jo të vogël të zhdukurish, ndër të cilët edhe shumë shqiptarë kosovarë, që janë ndër ata që UÇK i konsideronte tradhtarë apo jo mbështetës të saj;

    ===
    Njerezit e Hajredinit kane vrare rrembyer etj por nuk thuhet qe vete Hajredini personalisht ka vrare rrembyer.
    Nqs Hajredini personalisht nuk ka vrare asnjeri as rrembyer as torturuar,nuk ka dhene urdher per vrasje keqtrajtime grabitje,por keto jane bere nga individe te vecante ne ushtri qe kane marre vendime ne koke te vet te vet,pa marre urdher dhe pa pyetur njeri, atehere Hajredini eshte i pafajshem.
    Le te gjejne njerezit e tij, autoret e ketyre krimeve dhe ti denojne
    ----
    Ne qofte se ka deshmitare qe kane pare dhe degjuar dhe kane perjetuar ngjarje,
    ku vete Hajredini personalisht ka vrare me doren e tij torturuar grabitur etj atehere Hajredini eshte fajtor.
    ====
    Artikulli i Lubonjes nuk ka kredibilitet eshte tendencioz per ti ul reputacionin Hajredinit dhe eshte sulm personal,ndaj Hajredinit.
    Hajredini nuk ka pergjegjsi nqs ndonje ushtar lunatik/oficer ne ushtrine e tij prej 10 mije vetesh kryen akte lunatikesh vret e pret majtas e djathtas si i cmendur te fajshem e pafajshem...
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

Faqja 2 prej 15 FillimFillim 123412 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •