Close
Faqja 5 prej 15 FillimFillim ... 34567 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 50 prej 145
  1. #41
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Fatos Lubonja i cilëson shqiptarët skizofrenikë dhe numëron “krimet” e Haradinaj

    Citim Postuar më parë nga Akili-A Lexo Postimin
    keto jane teori konspiracioni.

    me keto qe shkruan ti, kerkon te terheqesh vemendjen thjesht te zgjedhjet lokale dhe demi qe haradinaj mund te kete ne kosove, thuajse e gjithe bota po rrotullohet rreth Haradinajt.
    dhe gjithca qe shkruhet dhe thuhet behen per te sabotuar Spartakun e kohes moderne Haradinaj. this is too much.

    meqe ra fjala "who the f@ck is Haradinaj??"
    Per mua nuk ka rendesi personaliteti i luftes dhe historik Haradinaj, por vetem roli i tij ne politiken aktuale ne Kosove...

    Tjerat jane shpekulime te pabazuara nga ti.

  2. #42
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-09-2010
    Postime
    778

    Të jetë Lajthitje e F.Lubonjës?

    Skandali i rradhës së analistit F.Lubonja ka të bëjë me akuzën ndaj Ramush Haradinajt si vrasës i sërbve (por dhe i shqiptarëve tradhtarë) i botuar në shkurt të 2013 (4 muaj përpara), e jep jehonën tani nëpërmjet Revistës `SÜDOST EUROPA Mitteilungen` me artikullin e tij: `The Acquittal of Ramush Haradinaj and its perception in the Albanosphere` 02/2013, në faqen 80, të Revistes`SÜDOST EUROPA Mitteilungen` muaji 02 viti 2013, Nr. revistes 53. Jahrgang.
    Ky skandal pason komentet e tij jo-normale të disa muajve më parë për Skënderbeun në përkrahje të të studiuesit Schmid, dhe në përgjithësi duke deformuar dhe kritikuar figurat kombëtare edhe duke i cvlerësuar qoftë për atdhedashrinë e tyre ashtu dhe për nga ana morale. Kjo është e palejueshme për një analist plot mllef të trashëguar nga diktatura nga i cili u burgos pikërisht për agjitacion dhe propagandë kunër rregjimit. Por kjo nuk mund ta lejojë atë të përdhosë disa figura kombëtare dhe të tanishme si ajo e fundit për Ramush Haradinajn.
    Në konceptin e z. Fatos ngre krye që cdo vrasës është i keq dhe se duhet dënuar ligjërisht. Ai hedh dyshimin se akuzat e Hagës ndaj Ramushit janë të drejta se..` në vitet 1998–1999, dhe veçanërisht pas bombardimeve të NATO-s, njerëzit e UÇK-së, që Haradinaj ka drejtuar, kanë rrëmbyer serbë, romë, shqiptarë, ndër ta edhe gra, të cilët janë mbajtur në kushte çnjerëzore robërie në burgje të improvizuara, janë torturuar, përdhunuar, vrarë; se ka një numër jo të vogël të zhdukurish, ndër të cilët edhe shumë shqiptarë kosovarë, që janë ndër ata që UÇK i konsideronte tradhtarë apo jo mbështetës të saj; dhe se Haradinaj është çliruar nga këto akuza ngase ai apo njerëzit e tij kanë frikësuar dhe vrarë dëshmitarë`.
    Atëhere le të provojmë të nisemi nga llogjika e thjeshtë se përse ndodhën këto gjëra që akuza e Hagës deklaron me emfazë? Duhet t`i kujtoj z. analist se gjatë asaj periudhe, ushtria serbe pushtoi ushtarakisht Kosoven dhe vrau rreth 30.000 vetë, deportoi në Shqipëri 840.000 vetë, përdhunoi rreth 2000 gra e vajza, dogji dhe shkatërroi fshatra dhe lagje të tëra qytetesh për ta mbajtur Kosovën si territor të sajin. Kjo bëri aq bujë sa edhe SHBA dhe NATO u detyrua të ndërhyjë ushtarakisht duke larguar pas tre muajsh forcat serbe dhe duke cliruar Kosovën së bashku me UCK, nga një zgjedhë e padrejtë që prej vitit 1878, zgjedhë e cila ndau trojet shqiptare, deportoi në Turqi brënda 100 e ca viteve rreth 1 milion shqiptarë të trojeve kosovare. Atëhere mund të kërkojmë tek Fatos Lubonja këto elemente baze të së drejtës njerëzore dhe të drejtës për tu mbrojtur, dhe për të luftuar për liri:
    Kë quani ju Fatos Lubonja Luftë Për liri dhe kë quani Luftë pushtuese?
    Sipas definicioneve ndërkombëtare, lufta për liri bëhet edhe gandiste, edhe me armë në dorë. Bëhet për të larguar pushtuesit të cilët kanë limituar liritë dhe të drejtat e popullsisë vëndase, duke vrarë, plackitur, dhunuar dhe përdhunuar. Kjo quhet luftë për liri. Personat që luftojnë me armë në dorë quhen luftëtarë të lirisë dhe heronj.
    Por Këta luftëtarë sipas konceptit Lubonja, janë vrasës dhe duhen dënuar. Gabim i nderuar Lubonja; Këta luftëtarë që vrasin pushtuesit dhe tradhëtarët që kanë pushtuar vëndin –vrasin por quhen heronj në cdo vend të botës.
    Kurse pushtuesit që vrasin vëndalinjtë dhe ushtrojnë dhunë duke shkelur liritë dhe të drejtat e njeriut në vëndin pushtues quhen vrasës.
    Pra dallimi midis një vrasësi dhe heroi nuk është vrasja, se të dy palët bëjnë vrasje por tek Motivi -i nderuar Lubonja: njeri vret ushtaret armiq dhe tradhëtarët për të shpëtuar vëndin e quhet Hero, tjetri vret njerëz të pafajshëm dhe dhe clirimtarët dhe quhet- Vrasës.
    Ky është koncepti i nderuar Lubonja. Nëse ju mendoni gjithashtu se luftrat e Skënderbeut, lufta nacional-clirimtare dhe aleanca me fuqitë e mëdha SHBA, UK, BRSS, në luftën e dytë botërore nuk ishte luftë clirimtare dhe të vrarët u quajtën heronj e dëshmorë, kursë të vrarët armiq u quajtën vrasës, atëhere- i nderuar Lubonja, këtu kemi të bëjmë më një problem në vetëdijen tuaj dhe me personalitetin tuaj i cili vuan nga sindroma e negativizmit dhe e nihilizmit social e cila duhet mjekuar.
    Argumentet e z. Lubonja në këtë artikull janë skandaloze . Ai përmënd: “Kjo hipokrizi kaq kurajoze mund të shpjegohet me faktin se ky qëndrim ka të bëjë me mbisundimin e ideologjisë nacionaliste me të cilën vazhdojnë të punojnë në Shqipëri dhe Kosovë sistematikisht elitat politike dhe kulturore për t’u shpëlarë trurin njerëzve. Ashtu si në kohën e komunizmit, shqiptarët vazhdojnë të ushqehen me idenë se ata janë asgjë, si qenie individuale, përpara interesave të kombit, se ata duhet të sakrifikojnë veten për atdheun dhe të mbyllin sytë ndaj çdo krimi të kryer në emër të tij. Në sajë të kësaj shpëlarjeje trush ata vazhdojnë të jetojnë në mënyrë skizofrenike midis glorifikimit të heronjve të lavdishëm që sakrifikojnë veten për kombin dhe mjerimit të maskarenjve që i vjedhin, madje edhe i vrasin ata – gjithë duke qenë po ata heronj të glorifikuar”. Kjo frazë është frazë thjesht sofiste për tu dukur inteligjent përpara botuesve të revistës për të thenë që…`une Fatos Lubonja jam ndryshe nga shqiptarët e tjerë sepse e ve gishtin mbi plagën e shqiptarëve….`.
    Gabim i nderuar Lubonja, nuk shtrohet kështu problemI që kanë shqiptarët me pushtuesit dhe dëshira që kanë shqiptarët për të patur një mbështetje të fortë ndërkombëtare, me qëllim për të shmangur fatkeqësi të tjera kombetare. Kurse ju afrimin e quani Hipokrizi???
    Nuk është e vërtetë që ka klane që punokërkan në Kosovë për të mbajtur pushtetin ashtu si në kohën e Turqisë me sinore dhe pashallëqe. Sot në Kosovë madje dhe në Shqipëri integrimi është duke zbutur qëndrimet ekstremiste të shqiptarëve dhe urrejtjen shekullore të tyre ndaj fqinjëve dhe pushtuesve që i kanë shaktuar kaq gjakderdhje, fatkeqësi, emigrim të detyruar, dhunë, etj, etj.
    Atëhere si mendoni ju Lubonja, si pjesë e këtij populli të vuajtur, dhe meqënëse Ramush Haradinaj na paska vrarë serbët, na paska vrarë disa tradhëtarë , paska dhunuar sipas teje femra serbe (kjo është për tu verifikuar), duhet dënuar nga gjykata e Hagës?
    Pjesa ku ju shkruani-: …`Pra, se Ata e dinë se raporti i Këshillit të Europës i vitit 2010 e ka cilësuar gjendjen e mbrojtjes së dëshmitarëve në Kosovë si më të keqen në Ballkan edhe për shkak se vendimi i vitit 2008 i iCTY, që e nxori të pafajshëm Haradinajn herën e parë, nënvizonte vështirësitë për t’i bindur dëshmitarët nga Kosova të shkonin në Hagë dhe të dëshmonin. Ata e dinë se në gjyqin e fundit dhe përfundimtar dëshmitarët refuzuan të flasin ose ndryshuan versionin e tyre të ngjarjeve. Ata e dinë, po ashtu, se e njëjta gjë ka ndodhur edhe në gjyqin e një heroi tjetër të UÇK-së, Fatmir Limajt” “Ironia është se të gjithë politikanët e lartë që celebruan të shfajësuarin kanë informacion të mjaftueshëm, në mos për të qenë të bindur, për të pasur dyshime serioze se akuzat e Hagës ndaj Haradinajt janë të vërteta?!!!. Sipas tij, është e pabesueshme se si shqiptarët i glorifikojnë këto personazhe. Kjo ndodh, sipas tij, sepse jemi një komb skizofrenikësh`.
    -është një argument bajat dhe fyes, i cili dëmton rëndë moralin e shqiptarëve, familjet e tyre, dhe procedurat gjyqësore të huaja, dhe tregon edhe njëherë se sa larg mund të sahkojë një personalitet për të ruajtur Famën e tij apo Nami-n e tij, sepse nuk ka asgjë reale në këto pasazhe të shëmtuara
    Atëhere, përse gjykata e Hagës nuk fut në burg gjithë ushtrinë serbe e cila ushtroi genocide nda Kosovës?
    Përse Gjykata e Hagës nuk i kërkon qeverisë dhe shtetit serb – të kërkojë falje ndaj Kosovës për genocidin e ushtruar sistematikisht për 10 e ca vite?
    Përse gjykata e Hagës, nuk merret me vrasësit por merret me heronjtë?
    Ta them unë përse. Sepse ka njerëz si puna jote që nuk janë atdhetarë dhe koherentë në idetë dhe pikpamjet se komvbi shqiptar duhet të mbijetojë dhe të integrohet sa më parë në BE, që të mos ndodhin më gjera të tilla të turpshme si ky artikull që keni shkruar në këtë revistë presitgjioze.
    Ae dini ju i nderuar Lubonja se serbët qeshin me ato që thoni ju, duke përmëndur se.. `ja dhe një shqiptar idiot që flet kundër vëndit të tij, dhe rrofshin këta tipa shqiptarësh që shajnë vehten e tyre…`.
    Së fundmi mund t`ju them se edhe Konti Ciano kur erdhi në Shqipëri gjatë luftës së dytë botërore, u habit kur gjatë bisedës me të ashtuquajturin Kryeministër shqiptar, erdhi një shqiptar tjetër dhe i tregoi kryeministrit se… filani i kishte thënë kështu e kështu filanit për ju… Konti u habit nga serioziteti i Kryeministrit shqiptar dhe e pyeti: cfare tha zotëria? Jo, jo, hic gje, më tha se cfarë kishte thënë filani. –Po e kishit ngarkuar ju me këtë punë?- pyeti Konti Ciano.
    - Jo u përgjegj Kryeministri, erdhi vete e më tha.
    - Cudi – u habit Konti Ciano, vetëm ketu në Shqipëri po gjej spiune falas (që s`kërkojnë shpërblim).
    Kjo është pasqyra e këtij shkrimi ofendues e bërë nga një analist anormal.

  3. #43
    i/e regjistruar Maska e Ceni-1
    Anëtarësuar
    18-10-2012
    Vendndodhja
    Kosove
    Postime
    832

    Për: Fatos Lubonja i cilëson shqiptarët skizofrenikë dhe numëron “krimet” e Haradinaj

    Citim Postuar më parë nga zANë Lexo Postimin
    Sinqerisht qe heren e pare qe me citove nuk ishe fare ne teme,ca po thosha une,e tjeter per tjeter me citove ti,nuk doja ta thosha por e shof qe prap nuk je fare te esenca e temes!
    Haga nuk mirret me individ,vete themelimi i Hages eshte bere per krime ndaj luftes,si thu ti Millosheviqi erdhi vete luftoj ne Kosove prandaj ishte ne Hage?
    Jo pra,Haga mirret me vijen komanduese.
    Nese ti je dakort me mendimin e Lubonjes,dhe hudhni poshte ngje gjykat nderkombetare e cila u mbajt dy here per te njejten qeshtje,dhe dy here u shpall pafajsia e UCK-se,eshte zgjedhja jote,por me kte zgjedhje ti ke guxuar ta ofendosh luften per liri,(cfare kupton ti me luften per liri,pune e jote tani )

    Aq fajtore ishin ish pjestaret e UCK sa qe sa u shpall aktakuza,mos te harroj se Ramushi ishte kryeminister,dha dorheqje dhe u dorzua vullnetarisht,gje qe nuk e ben te tjeter.Serbet p.sh cfare nuk bene ne Kroaci,Bosnje,Kosove,por asnjeher nuk u dorzuan,dhe me interesantja se u ndihmoheshin nga te gjithe qe te fshiheshin.

    Populli i Kosoves reagoj,ne menyren me te mundeshme demokratike,sepse vet dorzimi i Haradinaj dhe apelet qe bente ai kohe pas kohe therriste per qetesi dhe gjithmone duke ju dhen perparsi hetuesve qe ta kryejn punen e vete te lire!
    Edhe tani do reagoj pa merak

    Ti mund te kesh antipati per Ramushin,apo Thacin apo ku di une,po ky nuk eshte rasti i duhur qe ta shprehesh kte gje.Ti mund te flasesh per korrupsionin por jo te kjo tema,kuptoje pak thelbim edhe ndaj gjerat!
    Te paren here qe te citova , kete e bera per avoatin qe po e bene ndaj Ramushit ! Kam deshur te them me tjera fjale , se njihe mire pastaj merr guximin te ja besh avokatin ! Ndoshta si dihet mund te paguhesh per kete , ose ke ndonje arsye tjeter pse e bene kete . Njerezit te cilet bejne krime vendin e kane ne burgje , ke bere krim , ja vendin ku e ke ! Jo kriminlet ti ngrisim , e ti shperblejm per krimet e tyre , ti bejem Kryeministra , Profesora , Komandata etj etj ....

    Haga individet i denon , ata te cilet kane kryer krime , edhe ne qoftese keta individ kane qene ne hierarkin me te larte . Qellimi im pse e ndava individin prej Uck-se , si organizat , eshte se edhe po te ishte denuar Ramushi , Uck-ja nuk do ishte denuar , por Ramushi e nderuar ! Lermi filozofite juridike ti ......Se Ramushi ne kete rast se kish perfaqesuar UCK-ne , por vetveten e tij .

    Aty me te kuqe njehere e bene si fakte-argumentues Gjykaten e Hages qe Rmushi eshte i pafajshem , kurse me poshte permend qe kriminelt serrb per krimet ne Kosove , Kroaci ,Bosnje , asnjehere nuk u denuan ! Kush ti denoj Gjykata Nderkomtare e Hages per Drejtesi ? Jo , kete se bene , sepse eshte Gjyjate e paanshme dhe e drjete ! Ne vendimet e Gjykatave te cilat i kane krijuar njerezit , dhe ekzistojne dhe funksionojn me ligje te njerezve mos u bazo kurr .Sepse njeriu eshte i manget edhe ligjet do ti kete te mangeta ! Sepse sot njerezit qe duhet vujatur denimin , sillen ne liri , kurse ata qe nuk duhet denuar apo qe jane te varfer dhe te pafuqishem denohen ! Nuk ka drejtesi sot ne Bote e nderuar . Keshtu eshte realiteti i shoqerive tona . Sot leku eshte mbi te gjitha , edhe Kryeminister behesh sot , vetem a ke leke , edhe Gjykatat i ke te tuat , vetem a ke leke dhe pushtet ....!

    Fjalet e Lubonjes jane shume te guximshme , dhe shume te ashpra , qe une me permbajtjen e fjaleve nuk pajtona , e me guximin e tij pajtohem pjeserishte ! Nje njeri qe sot njihet si ''Rambo'' per te gjitha bizniset e Kosoves eshte e pamundur , te mos ceket ne fjalet e Lubonjes , sepse Lubonja kete Rambon e 2013-se po e akuzon ! E tani a ka nderlidhje akuza e Lubonjes , dhe elementeve te tjera te personalitetit te Rambos vendos ti tashme vete ...
    “Fe e vetme (e pranuar) tek Allahu është Islami” (Ali Imran, 19).

  4. #44
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-01-2004
    Vendndodhja
    diku
    Postime
    1,545

    Për: Fatos Lubonja i cilëson shqiptarët skizofrenikë dhe numëron “krimet” e Haradinaj


  5. #45
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Për: Fatos Lubonja i cilëson shqiptarët skizofrenikë dhe numëron “krimet” e Haradinaj

    Mbi luftën, Ramushin, drejtësinë dhe Europën!
    192 tweet
    Opinion e Enjte, 18 Korrik, 2013 | 12:41 pm
    ILIR KULLA

    Në vend të replikës me Fatos Lubonjën
    E kam ndier veten të zhgënjyer si qytetar, si intelektual dhe si shqiptar me shkrimin e botuar dje në gazetën “Panorama” nga një intelektual shumë i çmuar i Shqipërisë së sotme si Fatos Lubonja. Që në adoleshencë jemi rritur me intelektualin Lubonja, i cili ka qenë emblemë sakrifice, vuajtjeje, opozitarizmi, persekutimi, qëndrestarie dhe rreshtimi për nga vërtetësia dhe e drejta. Pikërisht duke lexuar dje një qëndrim komplet të kundërt në raport me këto shtylla përbërëse të historisë së Lubonjës, është e domosdoshme t’i analizojmë të gjitha, një e nga një, në raport me ngjarjet, historitë, personazhet dhe realitetin e sotshëm.
    * * *
    Lufta popullit të Kosovës iu imponua nga makina shtetërore e dhunshme e Serbisë së atyre viteve, e cila ishte komplet e kundërta e shtetit të së drejtës, të tipit europian. Në një lloj mënyre, Serbisë dhe Milosheviçit i takon “merita” e krijimit të UÇK-së. Ajo lindi nga njerëzit e thjeshtë të Kosovës, nëpër fshatra, nëpër familje të persekutuara nga komunizmi jugosllav e më tej serbomadh që nga koha e Shaban Polluzhës e ndoshta dhe më parë. Nëse sot mund të themi që a ka pasur themelues ideator UÇK-ja, patjetër, e shumë madje, por në krye të tyre qëndron Adem Demaçi, i cili po ashtu si zoti Lubonja e kaloi rininë dhe jetën nëpër burgje, i ndrydhur pas hekurave si i burgosur i ndërgjegjes, asaj ndërgjegjeje kombëtare qytetare shqiptare, e cila kërkonte të drejtën e shkollimit në gjuhën e vet, të përfaqësimit, të të shprehurit, të lirisë dhe jo në emër të ultranacionalizmit, njëlloj si z. Lubonja. Adem Demaçi dhe shokët e tij të lëvizjes së ’68-s në Kosovë, ashtu si në të gjithë Europën, mbajtën në Kosovë flakën e lirisë të ndezur për brezat e mëvonshëm, ata që luftuan dhe e fituan lirinë.
    * * *
    Jugosllavia e pas Dejtonit ishte një Jugosllavi e cunguar, ishte Jugosllavia e Milosheviçit, ku kishte katër lloj qytetarësh, niveli i parë serbët “të përzgjedhurit” e Zotit që kishin lindur për të sunduar të tjerët. Malazezët, të cilët e dinin shumë mirë se një shkëputje me luftë nga Serbia do të thoshte shkatërrim dhe rrënim si në Bosnjë dhe ata ishin shumë të vegjël, kështu që ia vlente të vazhdonin të jetonin nën Serbi për shkak të detit dhe të 45% të popullsisë serbe, dhe jo për shkak të dashurisë mes tyre. Hungarezët e Vojvodinës, të cilët për shkak të pozitës gjeografike dhe industrive jugosllave kishin pozita të avantazhuara nga pikëpamja ekonomike dhe politike në krahasim me të tjerët, pavarësisht se ishin vetëm një krahinë autonome. Shqiptarët e Kosovës, të cilët pavarësisht se me numër qytetarësh ishin me shume se Mali i Zi e Vojvodina, bashkë ishin të dënuar të jetonin, nën aparteid të papërfaqësuar, nën dhunë të vazhdueshme të makinës ushtarake shtetërore. Mjafton të përmendim që armata më e madhe e Jugosllavisë të mbetur ishte e tëra e vendosur me trupa dhe mjete të rënda në mënyrë permanente në Kosovë, nën mungesën e drejtësisë që nga ajo e pronësisë e deri tek ajo e të folurit. Qëndresës historike paqësore të Rugovës dhe LDK-së iu përgjigjën me indiferencë të plotë dhe me dhunë sistematike shtetërore.
    * * *
    Në vitin 1997, ditën e protestave të studentëve, të udhëhequr nga Albin Kurti, Muhamet Mavraj, Driton Lajçi, Bujar Dugolli etj., ishte në krye me studentët dhe një intelektual i shquar i asaj kohe, profesor Ejup Statovci, që u masakrua live nga forcat speciale të policisë serbe para kamerave të mbarë botës. E pra, Statovci e studentët të cilët një vit më pas do ishin të tërë në UÇK, ishin më paqësorë se vetë gandistët vetëm pak muaj para luftës. Më 28 nëntor të atij viti, në Drenicë tre njerëz dolën para kamerave me uniformën e UÇK-së, një ndër ta ishte nxënës 17-vjeçar, i cili paradite kishte qenë në shkollë. Emri i tij ishte Daut Haradinaj, vëllai i vogël i Luanit, që ishte vrarë atë vit në kufirin Shqipëri-Kosovë nga ushtria serbe, i Ramushit që kishte lënë Perëndimin e ishte kthyer të mbronte shtëpinë e vet, i Shkëlzenit që dy javë para se të përfundonte lufta u vra po ashtu nga ushtria serbe. Në mars të 1998-s ushtria serbe nuk masakroi vetëm familjen Jasharaj në Prekaz, por edhe familjen Haradinaj në Deçan. Të gjithë ata që u vranë ishin civilë, femra dhe fëmijë, kështu u krijua UÇK-ja, fshat më fshat e shtëpi më shtëpi. Një luftë që të imponohet është një luftë e drejtë, sepse me atë ruhet dinjiteti, identiteti, qytetaria, origjina, prona gjuha dhe liria; ky nuk është nacionalizëm, por patriotizëm.
    * * *
    Rusvelti e dinte shumë mirë se kur të hidhej bomba bërthamore në Hiroshima dhe Nagasaki, nuk do të vritej Perandori japonez apo as komandantët e ushtrisë, por do të vriteshin shumë civilë, dhe një pjesë e madhe e tyre të pafajshëm. Por në emër të asaj bombe do t’i jepej fund një lufte, e cila mund të vazhdonte në Paqësor edhe për 20 vjet. Natyrisht, nuk mund të mendosh që lufta e Kosovës mund të ketë qenë një luftë ku janë zbatuar të gjitha konventat e të drejtat e njeriut, pasi çdo luftë është e pisët, por luftërat ku ushtria e shtetit lufton kundër qytetarëve të vet, pra lufta civile, është 10 herë më e pisët dhe e vështirë. Megjithatë, nën qiellin e Europës për shumë vite kjo u lejua në ish-Jugosllavi, deri kur “Pëllumbi i Paqes” së Dejtonit, Milosheviçi, nuk i theu hundët pikërisht nga ata fëmijët e katundarëve të Kosovës, bijtë e thjeshtë të popullit fukara, të cilët krijuan ushtrinë që na riktheu krenarinë qytetare e kombëtare: UÇK-në. Një ditë të bukur, në burgun e Shevingenit në Hagë, teksa Sllobodani ishte në ashensor, u gjend me Ramushin vetëm për vetëm dhe uli kokën teksa Ramushi i tha: “Eh zoti President, a ta merrte mendja ndonjëherë se një ditë do gjendeshe me mua këtu?”…. E pra, njëri u largua me arkivol nga aty, e tjetri u kthye dy herë i lirë dhe hero te njerëzit e vet. Por jo sepse gjoja ishin zhdukur dëshmitarët, por sepse në atë luftë kishte një humbës dhe një fitues, humbësit qëndruan me humbësit dhe fituesit me fituesit.
    * * *
    Kenedi i madh ka thënë: “Mos pyet ç’ka bërë atdheu yt për ty, por ç’ke bërë ti për atdheun tënd”. E pra, Kenedi nuk ishte nacionalist e ultranacionalist, ishte patriot, jetoi e vdiq si i tillë. Nëse një burokrate e shpifur dhe e dështuar si zonja Del Ponte, që në vend të shkruante libra duhej të bënte punën e vet si prokurore, për shumë vite kërkoi të na mbushte mendjen se Ramushi, Fatmir Limaj, Rustem Mustafa dhe e gjithë UÇK ishin kriminelë, për ta dhe për ata që mendojnë si Del Ponte ka vetëm një përgjigje: një popull i tërë nuk mund të jetë kriminel, liria nuk fitohet me pallavra, por me gjak e sakrifica.

    http://www.panorama.com.al/2013/07/1...e-dhe-europen/

    Lexoni Gazeta Panorama ne formatin PDF »»KLIKO KETU
    5 Komente per “Mbi luftën, Ramushin, drejtësinë dhe Europën!”

    ermiri
    18 Korrik, 2013 - 13:14

    Zoti Kulla duhet dhe ju te vetpermbahuni sepse sot ne shekullin e 21 dhunes nuk duhet ti pergjigjesh me dhune,asnje lloj dhune nuk e perligj fitoren,Permend meritat e Adem Demacit por nuk permend deklaratat e tij ne sheshin Skenerbej ne 96(kush nuk voto Sali berishen nuk don kombin esht tradhetare)pra dhe keto deklarata nuk jane me pak se ato qe ka shkruar zoti lubonja.Marr shkas nga nje dokumentare i trasmetuar para disa vitesh nga RAI Tre per Ramushin dhe te gjithe deshmitaret qe flisnin kundra tije ishin shqiptare te Kosoves,tregonin aventura qe dhe kur ka qene kryeminister zoteria ne fjale u shkonte me pistolete ne dore te dera e shtepise atyre qe e kishin denoncuar per dhune,po te interesoje mund ta kerkosh ne arkivat e rai dhe ta shikoni.Asnje njeri nuk mund tja hedhe poshte meritat qe mund te kete per luften ne Kosove,por nuk eshte pak si teper per ta bere kete nje ceshtje kombetare,pastaj mos harroni jemi dy shtete te ndare megjithate jo pak here politikanet kosovare fusin hundet ne politiken shqiptare.Besoj se do ishte me mire te merreshim me hallet tona qe per momentin nuk jane pak.
    Përgjigjjuni
    Burim BARDHDRINI
    18 Korrik, 2013 - 13:44

    Z.Kulla,me ato fjalë e shprehje si tulla, mund të ndërtosh pallate,por jo dhe të vërteta.Ku ke qenë ti,që po ditke aq mirë situatën në Kosovë gjatë tërë asaj periudhe të monizmit titist,ishe i ngujuar,si të gjithë qytetarët e Shqipërisë.Ne që jetonim aty,e dinim se ç’po ndodhte dhe çka do të vinte.Ndërgjegjen kombëtare nuk e ngritën ato grupe ilegale,por një plejadë intelektualesh,historianë e shkrimtarë,në mesin e të cilëve edhe shumë gazetarë patriotë,që përherë me shkrimet e tyre denonconin para botës atë që po ndodhte dhe pritej më keq,kundërshtonin fuqishëm me shkrimet e tyre vendimet dhe tërhiqnin vëmendjen e opinionit botëror.Për një kalim ilegal zë kufirit Kosovë-Shqipëri,shumë të rinj kanë marrë plumbin në kokë,ose kur janë vendosur në “Tokën e premtuar” kanë vuajtur nëpër kampe,janë deportuar mbrapa në Kosovë,ose kanë qenë të detyruar të bëhen spiunë.Një rast, nga shumë të tjerë, i përfolur:adoleshentin Haradinaj,vëllain e Ramushit,kur dy luftëtarë/të thjeshtë, e lajmërojnë për vrasjen e njërit nga vëllezërit,ai u kishte thënëo ku ishit ju,dhe revolja i kishte shtrirë për tokë/.Kështu bën “axhamillëku”,po,z.Ilir.Kishte vullnetar nga diaspora,që merrnin rrugën për Kosvë,që t’u bashkohen radhëve të luftëtarëve të lirë duke lënë familjet e tyre dhe punën,dhe,kur shkonin në front,sipas pohime të tyre,nëse nuk e kryen urdhrin e komandantit analfabet,ishe i kërcënuar me vrasje.Kishte të tillë,pas një kohe,kanë lënë luftën,që mos t’u ndodh që nga “luftëtarët e lirisë” do të marrin plumb në kokë dhe fëmijët e tyre do të mbesin jetimë.Për këto tash askush nuk flet,nuk guxon,frika ka depërtuar deri në palcë,e varfëria është bërë epidemia me e rrezikshme.Sipas logjikës së komandantëve të Hagës e të tjerëve nuk e patën atë fat,ata që nuk kanë marrë pjesë në UÇK,sa të jenë gjallë duhet të paguajnë haraç.A është kjo liri,z.Kulla.E kam lexuar atë ka shkruar Lubonja,jam pajtuar,sado që në shumtën e rasteve,kam qenë i zhgënjyerë me këtë publicist.
    Përgjigjjuni
    Drini
    18 Korrik, 2013 - 13:56

    ….një intelektual shumë i çmuar i Shqipërisë së sotme si Fatos Lubonja, i cili ka qenë emblemë sakrifice, vuajtjeje, opozitarizmi, persekutimi, qëndrestarie dhe rreshtimi për nga vërtetësia dhe e drejta. ?
    Nga na i nxjer keto perfundime te tilla more z. Kulla?!Sa jane perfitimet e atij zoterise qe ka bere jeten e bllokut krahasuar me vuajtjet dhe sakrificat qe e detyroi po blloku i tij te beje? Sot po na e nxirni te sakrifikuar te medh , kaq lehte kalohet e kaluara e tij e perkedhelur?! Po embleme nga na doli, kur si ai jane me mijra shqiptare qe kaluan ne burgjet e diktatures?! Opozitar i kujt??I demikracise qe e mallkon cdo dite e cdo nate? I persekutuar nga kush?! Nga ata qe i kerkon sot me qiri neper Shqiperi dhe i ka akoma miq?
    Bjeruni drejt ne koke ketyre njerezve, ca si ky asgje nuk duan, pervec asaj kohe qe ishin te lumtur duke shkelur mbi te tjeret! Dhe ata qe i marrin ne mbrojtje kete kategori (duke i shenuar gjithe keto atribute si me siper), jane puthadoret e tyre, asgje me shume e asgje me pak!
    Përgjigjjuni
    Genti
    18 Korrik, 2013 - 14:27

    Kan qen shume shpesh ne Shqiperi prej vitit 92.Per pushime verore,per te kalua Rugen e Kombit,bile edhe per Tunelin e Elbasanit.Kam kontaktua me shume njerez dhe me keqardje konstatova se shumeca nuk e duan Shqiperine dhe kete urrejtje disa e shprehin me nje pasion te shfrenuar pa kurfare frike per pasoja.Fatos Lubonja kete e bene neper mediat me prestigjioze sepse eshte e kjarte si drita e diellit se nuk e ndjene veten Shqiptar dhe per ate nuk eshte Ai fajtor por mediat qe i japin hapsire te etikon vlerat me te shenjta te Kombit dhe Shtetit.
    Përgjigjjuni
    Zapbone
    18 Korrik, 2013 - 15:12

    Arsyetimi i Fatos Lubonjes nuk ndikohet nga tifozeria apo nga ndjekesit neper blog-et e internetit, as nga ngjyrat politike, Ai ka nje profil e indititet te spikatur, te gdhendur dhe, ndikohet nga perceptimi i se vertetes si Ai e percepton. Ai udhehiqet dhe trajton ne shkrimet e tij argumentin moral, argumentin etik, argumentin ideologjik, argumentin intelektual e te injorances, argumentin e heshtjesh, argumentin e akuzes, argumentin e cmendurise kolektive te trushplarjes, argumentin e hipotezes e plote plot argumente te tjera sa hipotetike aq dhe realiste e shkencore ne baze te fakteve. Edhe une kam kete ndjenjesi sikur shqiptaret kudo qe jane jetojme ne mesjete, dhe te gjithe centrifugohen e jane te mberthyer ne nje inkuzicion skllaverues te se vertetes. Po ajo ne te cilen i ka rreshqitur Lubonjes eshte: Serbet, Maqedonasit, Malazezet, Grekerit,Turqit, pra i gjithe Ballkani, ka nje mentalitet nacionalist pervelues. [ Nuk po dale ne europe qe ka filluar imperializmi hegjemonist] Shqiptaret apo cdo popull i ballkanit, kujtojne, ashtu si ne mesjete qe cdo gje rrotullohet rreth tokes dhe jo rreth diellit. Per serbet cdo gje rrotullohet rreth Serbise, per Grekun apo Turkun e keshtu me rradhe te cdo shtet ballkanas; cdo gje rrotullohet rreth tyre, duke mos u pajtuar me realitetin e te verteten. Eshte nje centrifuge nacionaliste nga e cila nuk mund te dale e vetme Shqiperia edhe pse ne jemi me tolerantet dhe me te hallakatur per sa i perket nacionalizmit. Te Shqiptaret cdo gje rrotullohet rreth unit si individ dhe cdo gje tjeter nuk ka vlere. Ky eshte ndryshimi me ballkanesit.( Tolerancat e shqiptareve jane uleritese: Varrezat, tjetersimi i indititetit/emrave, ndryshim kufijsh, deti e plot te tjera qe me shume na demtojne)Shkrimi i Lubonjes shikon te rrumbullaket vetem problemet e shqiptareve ku i gjithe ballkani eshte nje tepsi i sheshte. Argumentet e tij hipotetike, morale, etike, intelektuale do te kishin vlere e dimensionin te Giordano Bruno-s ne perceptimin e se vertetes, po keshtu jane te njeanshme e gjysme te verteta. Dhe aq me teper kur shkruan “nen qiellin e Europes“ Nen qiellin e Europes nuk shkon; po shkon “Nen qiellin e Shqiperise“.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  6. #46
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: Fatos Lubonja i cilëson shqiptarët skizofrenikë dhe numëron “krimet” e Haradinaj


  7. #47
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425

    Për: Fatos Lubonja i cilëson shqiptarët skizofrenikë dhe numëron “krimet” e Haradinaj

    baballaret e tipit fatos ljubonja e formuan partine komuniste, e vendos 1 mysliman ne krye te kesaj partie dhe me doren e tij vrane dhe prene te gjithe intelektualet shqiptare per 40 vjet rresht.
    nuk behet shqiperia ne qofte se shqiptaret nuk ndergjegjesohen per rrezikun qe mund te sjellin anti-shqiptaret me pashaporte shqipetare.

  8. #48
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816

    Për: Fatos Lubonja i cilëson shqiptarët skizofrenikë dhe numëron “krimet” e Haradinaj

    Tos Lubonja u denua per agjitacion dhe propagande qe do te thote foli
    keq per usheheqesit e shtetit te asaj kohe dhe komplet regjimin.
    Regjimi i asaj kohe u perpoq ti jepte nje mesim,mesim nga jeta;
    Kujdes me ligjeratat se kur flet dhe e kalon kufirin regjimi ta ven kufirin
    te burgu.

    Me sa duket Tos Lubonja nuk ka nxjerre asnje mesim nga e kaluara
    dhe vazhdon me te njejtin stil del kundra udheheqesve te shtetit,rebelon
    dhe hedh akuza pa fakte...
    Kjo mund ta coje perseri ne burg dhe a e dini pse?
    Sepse dikush mund te shkoje ne gjykate dhe padise Lubonjen per shpifje dhe
    defamacion.
    Eshte ne karakterin e tij te sulmoje udheheqes te Kosoves apo te Shqiperise.
    Eshte personalitet kontra dhe ai personalitet mund ta coje perseri ne burg.
    Tos Lubonja duhet te jete me i pergjegjshem kur shkruan dhe rebelizmi i tij
    mund ta coje back ne burg.
    Konkluzioni im eshte qe ky eshte i paafte te mesoje nga gabimet e tij.
    Ai ka mesuar xhek shit nga traumat e tij ne jete nga e kaluara.
    Pse ndodhen ato? Ato ndodhen per te vetmen arsye qe ai te mesonte per gabimet e tij.
    Ne fakt ai nuk mesoi asgje.Nothing.
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  9. #49
    i/e regjistruar Maska e semiku
    Anëtarësuar
    11-04-2010
    Postime
    1,202

    Për: Fatos Lubonja i cilëson shqiptarët skizofrenikë dhe numëron “krimet” e Haradinaj

    Citim Postuar më parë nga Antiproanti Lexo Postimin
    Sipas te gjitha gjasave eshte vetem nje fushate e pushtetit kusling dhe banditesk te Thaci&Co per ta terhequr vemendjen e publikut ndaj problemeve shume te medha te Kosoves dhe temave negative qe nuk i pershtaten ketij regjimi primitiv antishqipetar..
    Munde lehte te provohet a eshte keshtu sic thua ti - deklarimet e Lubonjes te paguara nga Thaci - Nese kryeministri kosovar nuk del ne mbrojtje te Haradinajt dhe Limajt dhe nuk e shpall Lubonjen menjehere "persona non grata" ne Kosove ~ atehere pa fije dyshime qe keto deklarata jane te orkestruara.

    * Ndersa Lubonja kesaj here ka kaluar cdo cak dhe ka arritur piken e pisllekut.Duke akuzuar pa fakte palen shqiptare ( fitues te gjyqit edhe ate ne nivel nderkombetar) ,amniston palen tjeter ate serbe !!
    Deklarate puro kunder interesave shqiptare,nuk duhet cuditur aspak, ne Shqiperi nje kategori e njerezve qe krijojne opinion e kane per detyre te shuajne edhe ate pak Kombtarizem qe eshte atje.
    Ky Vlleh ka manine e burgut (perdhunimit) dhe vuan te thote gjera te medha dhe senzacionale...por ,harron qe burgu nuk i lane te gjitha mekatet !

  10. #50
    i/e regjistruar Maska e Akili-A
    Anëtarësuar
    06-11-2006
    Postime
    2,962

    Për: Fatos Lubonja i cilëson shqiptarët skizofrenikë dhe numëron “krimet” e Haradinaj

    Fatos Lubonja ka dhënë një intervistë për emisionin “InfoMagazina” të televizionit Klan Kosova. Intervista është realizuar përmes linjës telefonike, kurse në studion e moderatorit Kushtrim Sadiku ka qenë i pranishëm edhe Ernest Luma, anëtar i Kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës. Gazeta Express sjell përgjigjet e publicistit të njohur shqiptar, Fatos Lubonja dhe sigurisht ndërhyrjet që i bënte atij nga Prishtina Ernest Luma i partisë së Ramush Haradinajt.



    A jeni në dijeni për debatin që po zhvillohet në Kosovë rreth shkrimit tuaj?

    Jam pjesërisht në dijeni sepse kam qenë i zënë me punë tjera, jam në dijeni që shkrimi është botuar në “Panorama” fillimisht, por pastaj – siç veprojnë gazetarët në përgjithësi – jo vetëm që e marrin pa leje dhe pa kërkuar asnjë të drejtë të autorit, por edhe titujt i vënë si ia ka qejfi e të bëjnë debat si i ka qejfi shqiptarëve.

    Titulli që kam vënë unë është “Nën qiellin e Europës”, ndërsa titulli që kanë vënë autorët sepse shkrimi është botuar në gjermani në një revistë gjermane me një titull të gjatë, diçka si “Shfajësimi i Haradinajt”…

    Ndërsa titujt që i vënë shqiptarët i vënë sipas oreksit, sepse unë nuk jam gazetar investigativ e para e punës dhe unë nuk mund të vë tituj ‘ky është vrasës’. Unë kam bërë një analizë atje dhe jo një akt të gazetarisë investigative.

    Por, është drejtë e secilit që shkruan të kuptojë dhe interpretojë atë si të dojë.



    Pra po thoni se ju kanë keqcituar mediat?

    Tani juve po përsëritni të njëjtën gjë që unë thashë, do të thotë që nuk e lexoni me kujdes artikullin dhe kam bindjen që ju as vetë nuk e keni lexuar sepse gazetarët shumicën e rasteve nuk i lexojnë artikujt. Atëherë në artikull thuhet shprehimisht që shqetësimi kryesor i artikullit është që si është e mundur që politikanët shqiptarë, intelektualët shqiptarë, bota gazetareske shqiptare pret në mënyrë triumfale një njëri që gjithsesi ka qenë i akuzuar për krime lufte dhe e pret në mënyrë triumfale ndërkohë që ka bajagi të dhëna, nëse jo për të qenë i bindur, për të pas dyshime se mjaft nga ato akuza qëndrojnë. Ky është thelbi që kam thënë unë dhe ka të bëjë me dobësinë e gjendjes shqiptarëve, e politikës shqiptare e shoqërisë civile shqiptare për të qëndruar kritikues ndaj të vërtetës…

    Në këtë rast ndërhyn Ernest Luma, anëtar i Kryesisë së AAK-së. Ai i thotë Lubonjës se nuk ka të drejtë t’i akuzojë heronjtë e luftës dhe luftën e pastër çlirimtare të Kosovës. Njëherësh, sipas Lumës, Lubonja ka fyer shqiptarët duke i quajtur “popull skizofrenik”.

    Kurse Lubonja përgjigjet: “Ajo që unë kam thënë skizofreni shqiptare është një skizofreni që ne e kemi vuajtur në kurriz gjatë i them zotërisë, prandaj është një skizofreni midis botës virtuale dhe përrallave dhe ëndrrave të një pushteti dhe mjerimi që shkakton ky pushtet dhe këtë e kemi provuar në kohën e Enver Hoxhës ku njerëzit që përdorin mitin e luftës goxha mirëmjeruan popullin për 80 vjet.

    Skizofrenia ka kuptim që të jetosh midis këtij virtualiteti dhe mjerimit real të realitetit dhe për t’u çliruar pra nga kjo pikërisht duhet të çlirohemi nga të ashtuquajturit mite dhe heronj dhe duhet të shikojmë të vërtetën në sy ky është një nga ato që vë në pah artikulli. Për sa i përket asaj që quhet shpifje, unë kam cituar dhe nuk kam thënë diçka nga mendja ime, kam cituar libra që kam lexuar veçoj librin e Carla Del Ponte, veçoj edhe librin që u botua nga dy gazetarë italianë për Kosovën, “Kosova midis mafias dhe SHBA’së”, pra kam cituar nuk kam shpifur, por kam cituar dhe aty ku është për të hedhur dyshim, hidhet dyshim dhe aty ku thuhet qëndron diçka që është e vërtetë, thuhet që është e vërtetë, por ka edhe të vërteta dramatike me të cilat Kosova duhet të ballafaqohet mendoj unë ashtu si edhe shumë shqiptarë që janë të vërtetat e të zhdukurve që s’mund të mohohen dhe për të cilët nuk ka as fajtorë dhe as nuk është vënë gishti diku dhe mendoj që në qoftë se flasim, sepse përmendëm më parë Fulen që ka ardhur në Kosovë, dhe në qoftë se flasim për një Kosovë dhe një Shqipëri që bëhet e denjë për të hyrë në popujt me vlera evropiane atëherë ajo është një Kosovë që nuk mund të jetojë ku në njërën anë flitet për vlera evropiane dhe një tjetër i fryhet urrejtjes ndaj miqve dhe ndaj fqinjëve dhe urrejtje ndaj çdo kujt që ka mendim të kundërt nga pushtetarët. Pra kjo lloj shoqëria nuk mund të jetë demokratike pra thelbi i artikullit tim nuk ka të bëjë vetëm me të kaluarën por ka të bëjë edhe me atë se sa mund të ndërtohet një shoqëri demokratike në një vend ku ka aq shumë dhunë, ka aq shumë akuza për vrasje, ka aq shumë dhunë që e prodhon edhe qëndrimi i kundër që dëshmon kjo se si kanë reaguar ndaj artikullit tim”.

    Ndërhyn Luma sërish: “Ju po tentoni me linçuar personalitetet e luftës dhe liderë politik që janë dëshmuar në të gjitha periudhat…z. Haradinaj përveç që s’ka bënë krime ka mbrojtur pengjet dhe civil…Projekti i UÇK-së është krenari mbarëkombëtare dhe ka dalë fituese”.

    Fatos Lubonja ripërsërit prapë argumentet që sipas tij, shtrojnë nevojën për një debat rreth mitizimit të figurave dominuese në jetën e shqiptarëve.

    “Tani, unë e përsëris edhe njëherë që nuk mundet kurrsesi që në merr të një lufte, që padyshim që ka pjesën e vetë të rëndësishme për çlirimin e Kosovës, të krijohen heronj dhe këta heronj të mund të abuzojnë me pushtetin e tyre. Këtë e kemi provuar në kurriz e përsërit në kohën e Enver hoxhës dhe jo vetëm ne dhe nuk duhet të përsëritet pra shoqëria duhet gjithmonë të mos maskoetohet me heronj. Fakti është që, përveç akuzave për luftën për të cilat flitet, flitet edhe për dëshmitarë të zhdukur, pra procesi më shumë është mbyllur për shkak të mungesës së provave përveç kësaj fakti është që po të ndjekësh edhe shtypin kosovar por jo vetëm shtypin kosovar ka shumë akuza për një klasë politike që po të ishte aq patriote siç pretendon nuk do të ishte pasuruar në mënyrë megalofante në kurriz të popullit me korrupsion dhe ne një situatë që nuk është aspak e denjë dhe këta heronj duhet ta tregojnë dashurinë e tyre jo vetëm në një moment, por gjithë që është dashuri e vërtetë ndërkohë që siç shikojmë dhe lexojmë, akuzat për korrupsion që i vihen një klase politike, e që janë aq të mëdha thotë se këtu kanë lidhje me njëra me tjetrën sepse ai miti i ndërtuar mund të përdorët dhe të abuzohet me të, kaq kisha”.
    Te gjithe ankohen se s`kane para....por asnje nuk ankohet se nuk ka tru

Faqja 5 prej 15 FillimFillim ... 34567 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •