Close
Faqja 18 prej 31 FillimFillim ... 8161718192028 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 171 deri 180 prej 304
  1. #171
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: Arrihet marrëveshja Kosovë-Serbi. Thaçi: Na njohu Serbia

    Citim Postuar më parë nga Antiproanti Lexo Postimin
    VV i vë flakën marrëveshjes me Serbinë








    Thaçi: Nëse digjet një letër me emrin marrëveshje, nuk digjet ardhmëria

    Bota Sot | 19.06.2013 14:49

    Thaçi: Nëse digjet një letër me emrin marrëveshje, nuk digjet ardhmëria

    Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi deklaroi se marrëveshja me Serbinë do të zbatohet dhe për këtë nuk ka alternativë. “Ndonëse dikush mund të djeg ndonjë letër me emrin marrëveshje, ardhmërinë evropiane të popullit të Kosovës nuk mund ta djeg askush”. Sipas tij, tani Serbia e pranon hapur se e njeh realitetin në Kosovë. Deklarata e Thaçit vjen në kohën kur ditën e djeshme zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje kanë organizuar aktivitete në qendra të Kosovës dhe para qeverisë kanë djegur një letër me emrin marrëveshje.
    http://www.botasot.info/kosova/22829...jet-ardhmeria/

  2. #172
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Arrihet marrëveshja Kosovë-Serbi. Thaçi: Na njohu Serbia

    Lulzim Peci jep dorëheqje të parevokueshme





    Prishtinë, 19 qershor - Ka dhënë dorëheqje nga të parevokueshme nga Shërbimi Diplomatik i Republikës së Kosovës në Beograd Lulzim Peci. Në letër-dorëheqjen që ia ka dërguar presidentes Jahjaga ai thotë se arsye e dorëheqjes së tij është mospajtimi dhe kritika që i është bërë nga kryeministri Hashim Thaçi, në lidhje me deklaratën në media se normalizimi i plotë i marrëdhënieve në mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë do të bëhet atëherë kur kjo e fundit do të njeh pavarësinë e vendit tonë, transmeton KTV.


    Kam qenë i bindur se politika shtetërore e vendit tone në lidhje me normalizimin e plotë të marrëdhënieve me Beogradin ka qenë pikërisht njohja nga Republika e Serbisë, por si po duket kjo politikë nuk është e tillë. Prandaj, në rrethana të tilla nuk pranoj të vazhdoj punën time brenda Shërbimit Diplomatik të Republikës së Kosovës” shkruan Peci.

    Ish-ambasadori i Kosovës në Suedi të hënën kishte qëndruar në Beograd për të nis zyrtarisht punën në misionin e posaçëm diplomatik të Kosovës në Serbi. Ai kishte deklaruar se është i vetëdijshëm për të gjitha por ishte shprehur i gatshëm për të punuar.

    http://www.koha.net/?page=1,13,149594


    Rreth Serbise ne dy dite.

  3. #173
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: Arrihet marrëveshja Kosovë-Serbi. Thaçi: Na njohu Serbia



    Peci bëri takime sekrete me inteligjencën serbe !

    Menjëherë pas daljes së lajmit se Lulzim Peci ka dhënë dorëheqje nga posti i Zyrtarit Ndërlidhës të Kosovës në Beograd, një zyrtar i lartë i Qeverisë së Kosovës ka treguar arsyet të vërteta të këtij akti të Pecit.
    “Ambasadori Peci është kritikuar rreptë dhe është qortuar me masa paralajmëruese për shkarkim që pritej të ndodhte shpejt, për shkak të “takimeve të tij sekrete” me pjesëtarët e shërbimit të inteligjencës së Serbisë. Takime dhe biseda këto që bien ndesh me politikat dhe sigurinë shtetërore të Republikës së Kosovës”, ka thënë për Gazetën Express zyrtari i lartë qeveritar.

  4. #174
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: Arrihet marrëveshja Kosovë-Serbi. Thaçi: Na njohu Serbia

    MPJ: Peci bëri lëshime
    19.06.2013 | 20:21
    Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës, nëpërmjet një komunikate për medie ka bërë të ditur se Lulzim Peci nuk e ka kryer me profesionalizëm detyrën e përfaqësuesit diplomatik të Republikës së Kosovës.
    MPJ ka konfirmuar disa nga lëshimet që Peci i ka bërë në ditën e parë të punës së tij si zyrtar ndërlidhës i Kosovës në Beograd
    Sipas MPJ-së qëndrimi i tij njëditor dhe kthimi i menjëhershëm në Prishtinë, adresimi në konferencë për medie në gjuhën serbe, takimet e paautorizuara me përfaqësues të shtetit të Serbisë dhe pretendimi i tij për qëndrime politike personale, kanë tejkaluar kompetencat.

    “Qëndrimi i tij njëditor dhe kthimi i menjëhershëm në Prishtinë, adresimi në konferencë për medie në gjuhën e vendit ku ka shkuar dhe jo të vendit që përfaqëson, takimet e paautorizuara me përfaqësues të shtetit të Serbisë dhe pretendimi i tij për qëndrime politike personale kanë tejkaluar kompetencat, si dhe çështjet tjera që kanë të bëjnë me sjelljen e tij e që lidhen me sigurinë shtetërore, të cilat ende nuk janë për opinion publik, nuk kanë paraqitur përfaqësuesin e denjë të Republikës së Kosovës. Z. Peci ka qenë i propozuar për shkarkim dhe këtë ai e ka pasur të qartë, andaj edhe dorëheqja është hap i paraprirë prej tij”, është thënë në komunikatën e MPJ-së.

    MPJ ka vlerësuar se dorëheqja është akt personal i secilit individ në këtë rast edhe i ish-ambasadorit Peci.

    “Ai është emëruar zyrtar ndërlidhës në Beograd si përfaqësues i Republikës së Kosovës me propozim të MPJ-së dhe kryeministrit Thaçi. Prandaj, është pritur që ai të kryejë detyrën që kërkohet me profesionalizëm, moral të lartë, përgjegjësi, dinjitet shtetëror dhe nacional, prezantim të plotë të qëndrimeve shtetërore dhe në rastin konkret guxim qytetar, që në momente të caktuara i kanë munguar”, është thënë në komunikatën MPJ-së. Në këtë komunikatë bëhet e ditur se Peci ka pasur lëshime edhe në kohën sa ishte ambasador në Suedi.

    “I kemi kuptuar lëshimet e tij për disa vite si ish-ambasador në Suedi, por veprimet e tij në raport me përfaqësimin në Serbi, kanë ndikim të madh në zhvillimin politik të raporteve në mes të dy shteteve, popujve tanë dhe më gjerë.

    Peci jep dorëheqje

    Lulzim Peci ka dhënë dorëheqje nga shërbimi diplomatik i Kosovës. Këtë e ka bërë publike përmes një letre që i është dërguar në e-mail të redaksive të mediumeve që Peci thotë se dorëheqjen ia dorëzon Jahjagës.Shkak i dorëheqjes, sipas tij janë mospajtimet me kryeministrin Thaçi.

    Në letër thuhet se “Arsye e dorëheqjes time është mospajtimi dhe kritika që më është bërë nga z. Hashim Thaçi, Kryeministër i Republikës së Kosovës në lidhje me deklaratën time në media se normalizimi i plotë i marrëdhënieve në mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë do të bëhet atëherë kur kjo e fundit do të njeh pavarësinë e vendit tonë”.

    Në vijim letra e plotë e Pecit:

    E nderuara Shkëlqesia e Juaj, znj. Presidente,
    Më lejoni të ju njoftoj se po jap dorëheqje të parevokueshme nga Shërbimi Diplomatik i Republikës së Kosovës.
    Arsye e dorëheqjes time është mospajtimi dhe kritika që më është bërë nga z. Hashim Thaçi, Kryeministër i Republikës së Kosovës në lidhje me deklaratën time në media se normalizimi i plotë i marrëdhënieve në mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë do të bëhet atëherë kur kjo e fundit do të njeh pavarësinë e vendit tonë.
    Kam qenë i bindur se politika shtetërore e vendit tone në lidhje me normalizimin e plotë të marrëdhënieve me Beogradin ka qenë pikërisht njohja nga Republika e Serbisë, por si po duket kjo politikë nuk është e tillë. Prandaj, në rrethana të tilla nuk pranoj të vazhdoj punën time brenda Shërbimit Diplomatik të Republikës së Kosovës.
    Me këtë rast ju falënderoj Juve, znj. Presidente dhe ish-Presidentin z. Fatmir Sejdiu për besimin që ma keni dhënë për udhëheqjen e misioneve diplomatike të shtetit tone në Stockholm dhe Beograd.

    Ju lutem pranoni, Shkëlqesi, konsideratat më të larta për personalitetin e Juaj.
    Sinqerisht,
    Lulzim Pec
    Ndryshuar për herë të fundit nga Llapi : 19-06-2013 më 17:49

  5. #175
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: Arrihet marrëveshja Kosovë-Serbi. Thaçi: Na njohu Serbia



    Valdet Sadiku në vend të Pecit
    19.06.2013 | 20:51
    Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj, të mërkurën ka propozuar ambasadorin aktual në Zagreb, Valdet Sadiku, në detyrën e zyrtarit ndërlidhës të Republikës së Kosovës në Beograd.
    Propozimi për këtë emërim i ministrit të Jashtëm, Enver Hoxhaj, i bërë në emër të Qeverisë së Kosovës, i është dërguar presidentes së Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, e cila do të vendosë për dekretimin e ambasadorit Valdet Sadiku, shef të Misionit të Posaçëm të Kosovës në Beograd.

    “Hapja e Misionit të Posaçëm diplomatik të Republikës së Kosovës në Republikën e Serbisë është një hap i rëndësishëm drejt normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve sovrane dhe të pavarura fqinje”, është thënë në komunikatën e MPJ-së.

  6. #176
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Arrihet marrëveshja Kosovë-Serbi. Thaçi: Na njohu Serbia

    Lulzim Peci: Dola me pi kafe, Thaçi më kritikoi, MPJ po bën fushatë denigruese




    Ish zyrtari ndërlidhës i Kosovës në Serbi, Lulzim Peci, ka thënë se arsyet e dorëheqjes së tij nga ky post janë ato që ia kishte thënë të mërkurën presidentes Atifete Jahjaga.

    Jam kritikuar nga Thaçi për deklaratën e dhënë në Klan Kosova, se normalizimi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi arrihet kur Serbia e njeh Kosovën”, ka thënë Peci në emisionin Interaktiv të KTV-së, duke shtuar se deklarimet në media i ka bërë sipas udhëzimeve të kabinetit të kryeministrit, për të dhënë sqarimet për aranzhmanet ndërlidhëse.

    Sipas tij, ai të hënën kishte arritur në Beograd në ora 11:30, ku është takuar me zyrtarët e BE-së në Serbi. Tërë kohën thotë se ishte nën mbrojtjen e policisë serbe.

    Në Beograd thotë se mediave i është drejtuar në tri gjuhë: shqip, serbisht dhe anglisht.

    Kjo është ditë e rëndësishme për normalizimin e raporteve mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë. Pres bashkëpunim të hapur dhe korrekt. Jam këtu të jap kontributin tim. Kjo është e tëra që kam thënë në Beograd. Kam dashtë që Serbisë t’i jap mesazh në gjuhën e saj për Republikën e Kosovës”.

    Atë ditë është kthyer në Kosovë, siç është kthyer Dejan Pavicevic në Serbi, sepse sipas Pecit nuk ishin të gatshme kushtet për të filluar misionet me intensitet të plotë.

    Jam takuar me Thaçin rastësisht në një lokal. Shkova me një mik ta pi një kafe dhe aty më kritikoi. I tha ato fjalë që i kam cekur në dorëheqje, pra pse kam deklaruar se normalizimi i plotë Kosovë-Serbi nënkupton njohjen nga Serbia. Asgjë më shumë e as më pak. Nuk i kam dhënë përgjigje të qartë aty. Pasi i kam vlerësuar të gjitha elementet, vendosa për dorëheqje për tri arsye: dinjitetin profesional, dinjitetin moral dhe për shkak bindjeve të mia politike”, ka theksuar Peci.

    Sipas tij, deklarata në KK nuk ishte kontroverse.

    Ashtu janë deklaruar edhe shumë krerë shtetëror të vendit tonë se normalizimi nënkupton njohjen e plotë mes dy vendeve. Tash e kuptova se Thaçi nuk mendon kështu”.

    Në lidhje me akuzat e MPJ-së për lëshimet e tij edhe si ambasador në Suedi, Peci thotë se është cilësuar si një nga ambasadorët më të mirë të Kosovës në Suedi.

    Jo që kam marrë vërejtje, por vetëm lëvdata. MPJ ka qenë e kënaqur”, thotë ai.

    Ndërsa, për akuzat për spiunim, për tradhti kombëtare, ai shton: “Është për keqardhje se çfarë komunikate lëshon kabineti i ministrit Enver Hoxhaj. Kjo më ka bërë të ndjehem edhe më i vendosur në vendimin tim për dorëheqje. Sepse, nëse brenda kabinetit ka bindje të tillë, nuk kam pse të rri aty. Është fushatë denigruese, sepse nuk kanë pritë se do të japë dorëheqje. Aty nuk ka asnjë të vërtet”. /Telegrafi/

    http://www.telegrafi.com/lajme/lulzi...e-2-33334.html

  7. #177
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: Arrihet marrëveshja Kosovë-Serbi. Thaçi: Na njohu Serbia

    Citim Postuar më parë nga Antiproanti Lexo Postimin
    Lulzim Peci: Dola me pi kafe, Thaçi më kritikoi, MPJ po bën fushatë denigruese




    Ish zyrtari ndërlidhës i Kosovës në Serbi, Lulzim Peci, ka thënë se arsyet e dorëheqjes së tij nga ky post janë ato që ia kishte thënë të mërkurën presidentes Atifete Jahjaga.

    Jam kritikuar nga Thaçi për deklaratën e dhënë në Klan Kosova, se normalizimi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi arrihet kur Serbia e njeh Kosovën”, ka thënë Peci në emisionin Interaktiv të KTV-së, duke shtuar se deklarimet në media i ka bërë sipas udhëzimeve të kabinetit të kryeministrit, për të dhënë sqarimet për aranzhmanet ndërlidhëse.

    Sipas tij, ai të hënën kishte arritur në Beograd në ora 11:30, ku është takuar me zyrtarët e BE-së në Serbi. Tërë kohën thotë se ishte nën mbrojtjen e policisë serbe.

    Në Beograd thotë se mediave i është drejtuar në tri gjuhë: shqip, serbisht dhe anglisht.

    Kjo është ditë e rëndësishme për normalizimin e raporteve mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë. Pres bashkëpunim të hapur dhe korrekt. Jam këtu të jap kontributin tim. Kjo është e tëra që kam thënë në Beograd. Kam dashtë që Serbisë t’i jap mesazh në gjuhën e saj për Republikën e Kosovës”.

    Atë ditë është kthyer në Kosovë, siç është kthyer Dejan Pavicevic në Serbi, sepse sipas Pecit nuk ishin të gatshme kushtet për të filluar misionet me intensitet të plotë.

    Jam takuar me Thaçin rastësisht në një lokal. Shkova me një mik ta pi një kafe dhe aty më kritikoi. I tha ato fjalë që i kam cekur në dorëheqje, pra pse kam deklaruar se normalizimi i plotë Kosovë-Serbi nënkupton njohjen nga Serbia. Asgjë më shumë e as më pak. Nuk i kam dhënë përgjigje të qartë aty. Pasi i kam vlerësuar të gjitha elementet, vendosa për dorëheqje për tri arsye: dinjitetin profesional, dinjitetin moral dhe për shkak bindjeve të mia politike”, ka theksuar Peci.

    Sipas tij, deklarata në KK nuk ishte kontroverse.

    Ashtu janë deklaruar edhe shumë krerë shtetëror të vendit tonë se normalizimi nënkupton njohjen e plotë mes dy vendeve. Tash e kuptova se Thaçi nuk mendon kështu”.

    Në lidhje me akuzat e MPJ-së për lëshimet e tij edhe si ambasador në Suedi, Peci thotë se është cilësuar si një nga ambasadorët më të mirë të Kosovës në Suedi.

    Jo që kam marrë vërejtje, por vetëm lëvdata. MPJ ka qenë e kënaqur”, thotë ai.

    Ndërsa, për akuzat për spiunim, për tradhti kombëtare, ai shton: “Është për keqardhje se çfarë komunikate lëshon kabineti i ministrit Enver Hoxhaj. Kjo më ka bërë të ndjehem edhe më i vendosur në vendimin tim për dorëheqje. Sepse, nëse brenda kabinetit ka bindje të tillë, nuk kam pse të rri aty. Është fushatë denigruese, sepse nuk kanë pritë se do të japë dorëheqje. Aty nuk ka asnjë të vërtet”. /Telegrafi/

    http://www.telegrafi.com/lajme/lulzi...e-2-33334.html

    Peci bëri takime sekrete me inteligjencën serbe !


    Menjëherë pas daljes së lajmit se Lulzim Peci ka dhënë dorëheqje nga posti i Zyrtarit Ndërlidhës të Kosovës në Beograd, një zyrtar i lartë i Qeverisë së Kosovës ka treguar arsyet të vërteta të këtij akti të Pecit.
    “Ambasadori Peci është kritikuar rreptë dhe është qortuar me masa paralajmëruese për shkarkim që pritej të ndodhte shpejt, për shkak të “takimeve të tij sekrete” me pjesëtarët e shërbimit të inteligjencës së Serbisë. Takime dhe biseda këto që bien ndesh me politikat dhe sigurinë shtetërore të Republikës së Kosovës”, ka thënë për Gazetën Express zyrtari i lartë qeveritar.

  8. #178
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: Arrihet marrëveshja Kosovë-Serbi. Thaçi: Na njohu Serbia

    Serbia ka ndërprerë pagesat për pjesëtarët e MUP'it në veri
    Nga Express | 22 Qershor 2013 20:39




    Takimi i dy ditëve më parë ndërmjet kryeministrit Hashim Thaçi dhe atij serb Ivica Daçiq vlerësohet të ketë qenë më produktivi pasi palët kanë qartësuar në detaje shumë çështje që ndërlidhen me zbatimin e marrëveshjes së 19 prillit.

    Zyrtarë të qeverisë së Kosovës kanë konfirmuar për televizionin publik se në takim kryeministri serb Ivica Daçiq ka paraqitur dëshmi konkrete që tregojnë se Serbia tashmë i ka ndërprerë pagesat për pjesëtarët e MUP-it që deri tani kanë vepruar në veri.

    Po ashtu janë paraqitur dëshmi për mbylljen e objekteve të strukturave serbe të sigurisë. Ndërkohë pala kosovare dhe ajo serbe së bashku kanë rënë dakord edhe për projektligjin për amnisti në mënyrë që banorët e veriut të mund të votojnë në zgjedhjet lokale të Kosovës me dokumente të Serbisë.

    E sa u përket çështjeve për policinë, është rënë dakord që komandanti i policisë për katër stacionet në veri të vendit të emërohet gjatë javës së ardhshme në përputhje me marrëveshjen.

    Për çështje të tjera që mbeten të hapura kryeministrat e dy vendeve do të takohen më 8 korrik.

  9. #179
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Arrihet marrëveshja Kosovë-Serbi. Thaçi: Na njohu Serbia

    Citim Postuar më parë nga selman-kadria Lexo Postimin
    Peci bëri takime sekrete me inteligjencën serbe !
    ...
    Genjeshter...

    ...e Kryeudbashit te Kosoves ne krye te qeverise kuislinge dhe shokeve te tij.

  10. #180
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Arrihet marrëveshja Kosovë-Serbi. Thaçi: Na njohu Serbia

    A e kemi humbur Kosovën Lindore?




    Ku mbeti reciprociteti?

    Derisa serbët e Kosovës në Bruksel përfaqësohen nga Daçiqi, shqiptarët e Kosovës Lindore janë ftuar në Beograd.

    A janë duke iu përmbajtur parimit të reciprocitetit me serbët e Kosovës partitë politike shqiptare të Kosovës Lindore?
    Ky parim u mbështet edhe nga partitë shqiptare të Kosovës, duke miratuar Rezolutën në Kuvendin e Kosovës, më 6.06.2013.

    Vallë, a do t’i përmbahet Kosova kësaj Rezolute?
    Boshatisja “e heshtur” e asaj pjese dhe braktisja e këtyre trojeve të tyre stërgjyshore, tani më ka arritur fazën alarmante. Kështu të braktisur, duke iu lënë në duar fati i (pa)përgjegjësisë së kobshme dhe denigruese të lidershipit aktual të kësaj pjese të gjeografisë shqiptare, të gjithë së bashku do të jemi (bashkë)fajtorë për humbjen e Kosovës Lindore!
    Lidershipi i shqiptarëve të atjeshëm janë ftuar që më 15 korrik 2013 të merr pjesë në takimin me kryetarin e Qeverisë së Serbisë, i cili njëkohësisht është edhe kryenegociator i Serbisë në dialogun e Brukselit për “normalizimin” e marrëdhënieve me Kosovën. Njëkohësisht, z. Daçiq është edhe kryetar i SPS-it, që e themeloi ish diktatori Slobodan Milosheviq, i cili vdiq në Hagë, ku gjykohej për “krime kundër njerëzimit”, pa e pritur aktgjykimin.
    ...

    http://www.botasot.info/kosova/22886...soven-lindore/

Faqja 18 prej 31 FillimFillim ... 8161718192028 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •