Close
Faqja 0 prej 31 FillimFillim 1210 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 304
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Archon
    Anëtarësuar
    05-12-2012
    Postime
    2,280

    Arrihet marrëveshja Kosovë-Serbi. Thaçi: Na njohu Serbia

    Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre. Ende nuk dihen hollësitë e marrëveshjes së arritur. Lajmi është konfirmuar nga Bekim Çollaku, këshilltar i kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, raporton REL.

    Edhe Ministrja Vlora Çitaku ka konfirmuar arritjen e marrëveshjes. “And the white smoke is out! Habemus pactum! Happy“, ka shkruar ajo në Twitter, që perkthehet: “Doli tymi i bardhë, kemi marrëveshje. E lumtur”.

    Pas takimit, Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian, Catherine Ashton, u shpreh se, “dua t’i uroj të dy kryeministrat për vendosmërinë dhe guximin që kanë pasur gjatë këtyre muajve. Eshtë e rëndësishme që ajo që po shohim tani, është një hap më larg nga e kaluara dhe për të dy një hap më afër Evropës”, u ka thënë Ashton gazetarëve në Bruksel.

    Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, me të dalë nga takimi, marrëveshjen e ka cilësuar si historike.

    “Ne sapo kemi nënshkruar marrëveshjen e parë historike ndërmjet shtetit të Kosovës dhe Serbisë, me garancitë e baroneshës Ashton. Kjo marrëveshje është nënshkruar inicialisht mes dy kryeministrave të dy shteteve me garancinë e baroneshës Ashton”.

    “Arritja e kësaj marrëveshjeje është njohje e Kosovës , e subjektivitetit ndërkombëtar, sovranitetit dhe integritetit territorial”.

    “Marrëveshja është bazë për normalizimin e marrëdhënieve në mes të dy shteteve tona dhe popujve tanë, prandaj jam i kënaqur që gjendem sot këtu në Bruksel me baroneshën Ashton dhe kryeministrin Daçiç, që kemi arritur këtë marrëveshje për të ardhmen e të dy vendeve tona, të ardhmen evropiane”.

    “Jemi të vetëdijshëm se do të ketë njerëz edhe në Kosovë edhe në Serbi që nuk do të jenë të kënaqur me këtë zgjidhje por kjo është zgjidhja më e mirë e mundshme edhe për Kosovën edhe për Serbinë edhe për rajonin dhe për Bashkimin Evropian”.

    “Jemi të vendosur që ta zbatojmë në praktikë këtë marrëveshje në ditet e ardhshme që do të bëjmë marrëveshjen për implementimin. Do të thotë deri më 26 prill ne do të kemi edhe draftin përfundimtar për implementim dhe akterët implementues, institucionet e Republikës së Kosovës, EULEX-in, NATO-n, dhe në rol lehtësues të Serbisë”, ka thënë kryeministri i Kosovës.

    TEMA

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Akili-A
    Anëtarësuar
    06-11-2006
    Postime
    2,962

    Për: HISTORIKE/ Arrihet marrëveshja Kosovë-Serbi. Thaçi: Na njohu Serbia

    Pesëmbëdhjetë pikët e propozim-marrëveshjes Kosovë-Serbi
    Bruksel, 19 prill – 11:31 - “Koha Ditore” në Bruksel ka pasur qasje në planin e marrëveshjes prej 15 pikave, që thuhet t’ua ketë propozuar palëve në takimin e fundit përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politike të Jashtme dhe Siguri, Catherine Ashton. Këtë plan thuhet ta ketë pranuar pala kosovare, por jo edhe ajo e Serbisë, për shkak të pikës 14, e cila flet për mospengimin reciprok të anëtarësimit në organizatat ndërkombëtare. Këto janë elementet kryesore të këtyre 15 pikave të marrëveshjes.

    1: “Bashkësi/Asociacion” të Komunave me shumicë serbe në Kosovë, e hapur edhe ndaj komunave të tjera, nëse anëtarët pajtohen.

    2: “Bashkësia/Asociacioni” do të formohet me statut.

    3: Strukturat do të formohen sipas të njëjtës bazë sikur edhe rajonet ekzistuese në Kosovë.

    4: Kompetencat që do të jenë sipas Kartës evropiane të vetëqeverisjes lokale dhe sipas ligjeve të Kosovës.

    5: “Bashkësia/Asociacioni” do të ushtrojë kompetenca shtesë ashtu siç i jep autoriteti qendror.

    6: “Bashkësia/Asociacioni” do të ketë një rol përfaqësues në autoritetin qendror dhe do të ketë një ulëse në Këshillin konsultativë të komuniteteve.

    7: Në Kosovë do të ketë vetëm një forcë policore, e cila do të quhet “Policia e Kosovës”.

    8: Pika tetë sqaron se “e tërë policia në veri të Kosovës do të jetë e integruar në kornizën e Policisë së Kosovës” dhe se rrogat e policëve do të jenë vetëm nga Policia e Kosovës. Anëtarëve të strukturave të tjera serbe të sigurisë do t’u ofrohen pozita përkatëse në strukturat e Kosovës.

    9: Për pikën e nëntë ka patur më së shumti dallime deri me tash. Sipas propozimit në tavolinë në këtë pikë saktësohet se do të ketë një post të komandantit rajonal për komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës dhe ai do të jetë serb i Kosovës i zgjedhur nga Ministria e Brendshme e Kosovës nga një listë,të cilët do ta paraqesin katër kryetarët e komunave në emër të “Bashkësisë/Asociacionit”, përbërja e Policisë së Kosovës në veri do të reflektojë strukturën etnike.

    10: Sipas marrëveshjes së propozuar “autoritetet gjyqësore do të integrohen dhe punojnë në kuadër të sistemit ligjor të Kosovës. Gjykata e Apelit nga Prishtina do të themelojë një panel të përbërë nga gjykatësit serbë të Kosovës, të cilët do të merren me të gjitha komunat me shumicë serbe. Një njësi e kësaj Gjykate të Apelit do ta ketë selinë në pjesën veriore të Mitrovicës.

    11: Zgjedhjet lokale në vitin 2013 do të zhvillohen me lehtësimin e OSBE-së dhe në përputhje me ligjet e Kosovës.

    12: Kjo pikë flet për përpilimin e një plani të implementimit, i cili do të përmbante afate të sakta kohore, e që do të përpilohej deri me 26 prill. Në implementimin e kësaj marrëveshjeje do të bëhej kujdes edhe për transparencën e fondeve.

    13: Sipas pikët 13 palët do të duhej të arrinin marrëveshje për energji dhe telekom para mesit të muajit qershor po të këtij viti.

    14: Kjo pikë është më kontestuese në këtë moment, për të cilën Serbia edhe e ka refuzuar propozimin e fundit, që flet për anëtarësimin në organizatat ndërkombëtare. Sipas formulimit të tashëm kjo pikë thotë se palët pajtohen se asnjëra nuk do të bllokojë palën tjetër, apo të inkurajojë të tjetër që të bllokojnë kërkesat për anëtarësim në organizatat dhe forumet ndërkombëtare.

    Burimet diplomatike pohojnë se do të ketë përpjekje dhe presion që kjo pikë të riformulohet dhe të flet për mosbllokimin e palëve në procesin e integrimeve evropiane.

    15: Pika e fundit e propozim-marrëveshjes thotë se do të themelohet një komision implementues nga të dyja palët me një lehtësim të Bashkimit Evropian.
    Te gjithe ankohen se s`kane para....por asnje nuk ankohet se nuk ka tru

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Fehmikaciu
    Anëtarësuar
    11-01-2013
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    1,006

    Për: HISTORIKE/ Arrihet marrëveshja Kosovë-Serbi. Thaçi: Na njohu Serbia

    Ky eshte nje lajme shume i mire,pra te lumte KORQAR123,edhe ty AKIL per keto informacione qe na sollet,kjo eshte nje gje letesuese per dy popujte,pra urojme qe paqja ,stabiliteti dhe perparimi te mbretroje ne keto treva mjafte problematike,
    VENI,VIDI,VICI

  4. #4
    United States of Albania Maska e USA NR1
    Anëtarësuar
    18-01-2010
    Vendndodhja
    KU
    Postime
    5,430

    Për: HISTORIKE/ Arrihet marrëveshja Kosovë-Serbi. Thaçi: Na njohu Serbia

    Perhajr !!!

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-10-2002
    Vendndodhja
    përjashtuar
    Postime
    1,008

    Për: HISTORIKE/ Arrihet marrëveshja Kosovë-Serbi. Thaçi: Na njohu Serbia

    *
    Happy Bosnia II

    *
    klipp&klar

  6. #6
    United States of Albania Maska e USA NR1
    Anëtarësuar
    18-01-2010
    Vendndodhja
    KU
    Postime
    5,430

    Për: HISTORIKE/ Arrihet marrëveshja Kosovë-Serbi. Thaçi: Na njohu Serbia

    haha!!..................

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-04-2009
    Postime
    1,464

    Për: HISTORIKE/ Arrihet marrëveshja Kosovë-Serbi. Thaçi: Na njohu Serbia

    "e filluan luften",ben mir e mire tregeti armesh dallaveresh dhe ne fund e"sollen paqen"...hahah.

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    08-12-2010
    Postime
    51

    Për: HISTORIKE/ Arrihet marrëveshja Kosovë-Serbi. Thaçi: Na njohu Serbia

    Ndrrimi i Lugines se Presheves me Veriun do te kishte qen 100 her me mir se kjo lloj marrveshje,Nese ushtria e shtetit nuk ka leje me u fut ne territor te vetin ateher cfar shteti esht ky?
    Pastaj Serbia nuk e pranoi kosoven, une prita se do te pranohet shteti i Kosoves nga Serbia dhe te pakten kosova do te shijoj karrigen e OKBs.

    Me kete marrveshje ja keni fut vetes sa krahu, keni rene me poshte se Bosnja, VERIU I KOSOVES = REPUBLIKA SRPSKA!

    JAM DESHPRU JASHTMASE NGA THACI.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Valmir.Nuhiju : 19-04-2013 më 16:36

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Akili-A
    Anëtarësuar
    06-11-2006
    Postime
    2,962

    Për: HISTORIKE/ Arrihet marrëveshja Kosovë-Serbi. Thaçi: Na njohu Serbia

    Citim Postuar më parë nga Valmir.Nuhiju Lexo Postimin
    Ndrrimi i Lugines se Presheves me Veriun do te kishte qen 100 her me mir se kjo lloj marrveshje,Nese ushtria e shtetit nuk ka leje me u fut ne territor te vetin ateher cfar shteti esht ky?
    Pastaj Serbia nuk e pranoi kosoven, une prita se do te pranohet shteti i Kosoves nga Serbia dhe te pakten kosova do te shijoj karrigen e OKBs.

    Me kete marrveshje ja keni fut vetes sa krahu, keni rene me poshte Bosnja, VERIU I KOSOVES = REPUBLIKA SRPSKA!

    JAM DESHPRU JASHTMASE NGA THACI.
    lexohe mire piken 14 te marreveshjes
    Te gjithe ankohen se s`kane para....por asnje nuk ankohet se nuk ka tru

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398

    Për: HISTORIKE/ Arrihet marrëveshja Kosovë-Serbi. Thaçi: Na njohu Serbia

    Citim Postuar më parë nga Akili-A Lexo Postimin
    Pesëmbëdhjetë pikët e propozim-marrëveshjes Kosovë-Serbi
    Bruksel, 19 prill – 11:31 - “Koha Ditore” në Bruksel ka pasur qasje në planin e marrëveshjes prej 15 pikave, që thuhet t’ua ketë propozuar palëve në takimin e fundit përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politike të Jashtme dhe Siguri, Catherine Ashton. Këtë plan thuhet ta ketë pranuar pala kosovare, por jo edhe ajo e Serbisë, për shkak të pikës 14, e cila flet për mospengimin reciprok të anëtarësimit në organizatat ndërkombëtare. Këto janë elementet kryesore të këtyre 15 pikave të marrëveshjes.

    1: “Bashkësi/Asociacion” të Komunave me shumicë serbe në Kosovë, e hapur edhe ndaj komunave të tjera, nëse anëtarët pajtohen.

    2: “Bashkësia/Asociacioni” do të formohet me statut.

    3: Strukturat do të formohen sipas të njëjtës bazë sikur edhe rajonet ekzistuese në Kosovë.

    4: Kompetencat që do të jenë sipas Kartës evropiane të vetëqeverisjes lokale dhe sipas ligjeve të Kosovës.

    5: “Bashkësia/Asociacioni” do të ushtrojë kompetenca shtesë ashtu siç i jep autoriteti qendror.

    6: “Bashkësia/Asociacioni” do të ketë një rol përfaqësues në autoritetin qendror dhe do të ketë një ulëse në Këshillin konsultativë të komuniteteve.

    7: Në Kosovë do të ketë vetëm një forcë policore, e cila do të quhet “Policia e Kosovës”.

    8: Pika tetë sqaron se “e tërë policia në veri të Kosovës do të jetë e integruar në kornizën e Policisë së Kosovës” dhe se rrogat e policëve do të jenë vetëm nga Policia e Kosovës. Anëtarëve të strukturave të tjera serbe të sigurisë do t’u ofrohen pozita përkatëse në strukturat e Kosovës.

    9: Për pikën e nëntë ka patur më së shumti dallime deri me tash. Sipas propozimit në tavolinë në këtë pikë saktësohet se do të ketë një post të komandantit rajonal për komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës dhe ai do të jetë serb i Kosovës i zgjedhur nga Ministria e Brendshme e Kosovës nga një listë,të cilët do ta paraqesin katër kryetarët e komunave në emër të “Bashkësisë/Asociacionit”, përbërja e Policisë së Kosovës në veri do të reflektojë strukturën etnike.

    10: Sipas marrëveshjes së propozuar “autoritetet gjyqësore do të integrohen dhe punojnë në kuadër të sistemit ligjor të Kosovës. Gjykata e Apelit nga Prishtina do të themelojë një panel të përbërë nga gjykatësit serbë të Kosovës, të cilët do të merren me të gjitha komunat me shumicë serbe. Një njësi e kësaj Gjykate të Apelit do ta ketë selinë në pjesën veriore të Mitrovicës.

    11: Zgjedhjet lokale në vitin 2013 do të zhvillohen me lehtësimin e OSBE-së dhe në përputhje me ligjet e Kosovës.

    12: Kjo pikë flet për përpilimin e një plani të implementimit, i cili do të përmbante afate të sakta kohore, e që do të përpilohej deri me 26 prill. Në implementimin e kësaj marrëveshjeje do të bëhej kujdes edhe për transparencën e fondeve.

    13: Sipas pikët 13 palët do të duhej të arrinin marrëveshje për energji dhe telekom para mesit të muajit qershor po të këtij viti.

    14: Kjo pikë është më kontestuese në këtë moment, për të cilën Serbia edhe e ka refuzuar propozimin e fundit, që flet për anëtarësimin në organizatat ndërkombëtare. Sipas formulimit të tashëm kjo pikë thotë se palët pajtohen se asnjëra nuk do të bllokojë palën tjetër, apo të inkurajojë të tjetër që të bllokojnë kërkesat për anëtarësim në organizatat dhe forumet ndërkombëtare.

    Burimet diplomatike pohojnë se do të ketë përpjekje dhe presion që kjo pikë të riformulohet dhe të flet për mosbllokimin e palëve në procesin e integrimeve evropiane.

    15: Pika e fundit e propozim-marrëveshjes thotë se do të themelohet një komision implementues nga të dyja palët me një lehtësim të Bashkimit Evropian.
    Ne marreveshje duhet te ishte rregulluar e njejta e drejte edhe per shqiptaret e Presheves, ndryshe eshte tradheti ndaj tyre dhe ndaj gjakut te deshmoreve.
    Kosova dhe shqiptaret nuk kane vetem detyra por edhe te drejta te barabarta me gjithe te tjeret.
    Unë jam njeri i thjeshtë.
    Kënaqem me pak.
    Më mjafton më e mira.

Faqja 0 prej 31 FillimFillim 1210 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •