Nikoliq: Shteti i Kosovës në “krahinën e Serbisë!”
Kryetari i Serbisë Tomislav Nikoliq po merr pjesë në samitin e 18 - të Evropës Wendrore në Sllovaki. Ai në këtë samit, pasi ka folur për Serbinë, i është kthyer Kosovës pavarësia e saj të mos jetë e njohur nga 100 shtete të botës, për të cilën ka a thënë:
"
Nga ky vend apeloj edhe një herë te të gjithë akterët që marrin pjesë në procesin e zgjidhjes së çështjes së Kosovës që të jenë maksimalisht të përkushtuar në kërkimin dhe në gjetjen e zgjidhjes së qëndrueshme të problemit ë Kosovës e cila në të ardhmen do të mundësojë që bashkërisht të fokusohemi në tema të zhvillimit ekonomik dhe përparimin e cilësisë së jetës së të gjithë qytetarëve tanë".
Nikoliq në vazhdim ka thënë se Serbia, krahas problemeve ekonomike është e ballaquar edhe me, siç ka thënë ai, problemin e “
pavarësisë së shpallur njëanshëm të”Kosovës” në “territorin serb të Krahinës autonome të Kosovë e Metohisë”(!) dhe për këtë arsye Serbia po përpiqet për zgjidhje paqësore të këtij problemi.
Në këtë kontekst ai ka përmendur edhe Marrëveshjen e arritur në Bruksel.
...
Kryetari serb ka thënë se disa vende në samit kanë folur për shtetin e Kosovës.
Ai gjoja atyre u ka thënë: “
Më falni,nuk ekziston shteti i Kosovës, dhe, mos flisni për të!”, raporton Koha.
Krijoni Kontakt