Pantiq: S’bëhem kryetar komune në Republikën e Kosovës
09:22 / E hënë, 13 Janar 2014
Pantiq ka përsëritur se nuk ka nënshkruar deklaratën me të cilën do të merrte detyrën e kryetarit të komunës Mitrovica e Veriut, sepse në të ishin stema dhe simbole të tjera të Republikës së Kosovës.
Marrëveshja e 19 prillit, ndërmjet të Kosovës dhe Serbisë po ‘shembet’, kurse formimi i Bashkësisë së Komunave Serbe në Kosovë, nuk do të ecën aq lehtë, ka thënë kryetari i paprovuar i Mitrovicës së Veriut, Kërstimir Pantiq për gazetën Veçernje Novosti.
“Mendoj se shumë shpejt, e tërë marrëveshja e Brukselit do të shembet. Kjo nuk do të ndodh për fajin e qeverisë serbe, por të bashkësisë ndërkombëtar” ka thënë Pantiq.
As formimi i Bashkësisë së Komunave Serbe, “nuk do të ecën mbarë, dhe as shqiptarët nuk do të lejojnë përgjegjësitë të cilat ne do t’i donim, dhe për të cilat ka pasur pajtim në Bruksel, siç nuk kanë lejuar edhe formimin e komunave të reja që janë neutrale ndaj statusit”, vlerëson ai.
Pantiq, i cili ka dhënë dorëheqje të shtunën nga posti i drejtorit të Zyrës së Qeverisë së Serbisë për Kosovën, ka nënvizuar se më nuk mund të punojë me ministrin Alleksandar Vullin, i cili sipas tij më shumë po merret me punët rreth partisë së tij – Lëvizjen e Socialistëve – sesa me punët e shtetit.
“Unë jam gjithmonë i gatshëm që t’i shërbejë shtetit dhe kombit, por me Alleksandar Vullinin nuk mundem më të bashkëpunoj. Kjo është arsyeja e dorëheqjes sime. Nuk mund ta shikoj se si në llogari të partisë së cilës i takoj – në llogari të Partisë Përparimtare Serbe – të ndërtohet infrastruktura e Lëvizjes Socialiste në Kosovë”, ka thënë Pantiq.
Pantiq ka përsëritur se nuk ka nënshkruar deklaratën me të cilën do të merrte detyrën e kryetarit të komunës Mitrovica e Veriut, sepse në të ishin stema dhe simbole të tjera të Republikës së Kosovës.
I pyetur nëse kjo do të thotë se nuk do të jetë në krye të komunës, Pantiq ka thënë se “sigurisht se nuk do të jetë kryetar i ndonjë komune në Kosovën e pavarur”.
Krijoni Kontakt