Normalisht, sepse "shkiet" jane miqte tu, te Thacit dhe te gjithe qe mendojne dhe jane si ju...
Perndryshe, ja edhe lajmi qe e pergenjeshtron ate qe eshte publikuar deri ne keto momente:
Federata serbe e Futbollit: S’ka pëlqim për Kosovën
Beograd, 29 nëntor – Federata serbe e Futbollit ka publikuar kumtesën me të cilën thekson se janë të pavërteta informatat e gazetës “Politika” se Federata (serbe) nuk do të kundërshtojë zhvillimin e ndeshjeve miqësore të reprezentacionit të Kosovës, njofton B92. Në kumtesë theksohet se asnjë anëtar i Federatës (serbe) nuk do të marrë pjesë në mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv të FIFA-s dhe se në këtë rast dhe as ndonjëherë tjetër mund të japë çfarëdo pëlqimi lidhur me legalitetin e punës dhe të aktivitetit të Federatës të Futbollit të Kosovës.
Kjo Federatë ka theksuar se ka presion të madh dhe se opinioni lidhur me takimet me FIFA-s për çështjen e futbollit të Kosovës do të njoftohet me kohë.
Esenca e veprimit ë Federatës së Serbisë me kompetentë në FIFA për futbollin në Kosovë bëhet me lidhej konstante e të pakëputur me krerë të Qeverisë serbe dhe kështu do të bëhet edhe më tej, thotë ndër të tjera kumtesa. (Në foto: Ivica Daçiq dhe Tomislav Karaxhiq)
http://www.koha.net/?page=1,20,167439
Ndryshuar për herë të fundit nga Antiproanti : 29-11-2013 më 12:51
*
A lap, a hala s'ke shku' m'u mytë dikund, a?
O mend't t'i...
Kosova edhe kur ka qene Srbska Pukrajina pas mbledhjes se AVNOJ-it (dikund kah e katerdheteshmajta)...
...ka pase te drejte te luaje ndeshje miqesore...
pa e 'vetë Biligradin.
Kuptoje 1x kete o hajvan.
Lexoje edhe nje here:
"Serbija ia ka lejuar Kosoves te zhvilloje ndeshje miqesore..."
edhe ate pa simbole: pa ate glacen e pules me glaca n'forme ylli permbi!!!
Dmth edhe vet glacen qe ta ka imponuar ai (shkau) vet nuk do me ta pa ne asnje ndeshje.
Ti a budalle je a kryen e shprazt
*
*
klipp&klar
Serbia pajtohet për miqësoret futbollistike të Kosovës, por pa simbole
Publikuar: 29.11.2013 - 10:48
Federata e Futbullit e Serbisë (FSS) në Kongresin e Federatës Ndërkombëtare Futbollistike (FIFA), që do të mbahet javën e ardhshme në Brazil, do të japë pëlqimin që Kosova të zhvillojë ndeshje miqësore futbollistike.
I vetmi kusht do të jetë që e përzgjedhura futbollistike të luaj pa asnjë simbol shtetëror. Kështu shkruan e përditshmja e Beogradit, “Politika”, transmeton Koha.net.
Ky ndryshim i qëndrimit të FSS-së pjesërisht është rezultat i konsultimeve me përfaqësuesit e Qeverisë së Serbisë, shkruan kjo gazetë.
Para një muaji, presidenti i FIFA-s Sep Blatter i kishte thirrur në bisedë kryetarët e federatave të Serbisë e të Kosovës, Tomisllav Karaxhiqin e Fadil Vokrrin, dhe me atë rast ishte konfirmuar se Kosova nuk do të mundë të luajë ndeshje zyrtare deri sa ajo të mos bëhet anëtare e Kombeve të Bashkuara.
Blatter kishte konsideruar se nuk bën të lejohet që futbolli në Kosovë të vdesë, kurse ndeshjet miqësore do të jetë një nga mënyrat që kjo të mos ndodhë.
Aktualisht vetëm kategoritë e të rinjve dhe të përzgjedhjes së femrave të Kosovës ka lejë të zhvillojnë ndeshje miqësore me vendet që e kanë njohur Kosovë.
http://www.zeri.info/artikulli/21728...por-pa-simbole
Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.
ti spo din mier serbisht e shqip e po merr vesh anglisht
Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.
As autonomi, as 'Republika Srpska'
17:40 / E enjte, 05 Dhjetor 2013
Bashkësia e Komunave Serbe nuk do të sjell autonomi për serbët e Kosovës e as nuk do të krijohet “Republika Srpska” brenda territorit të Kosovës. Ky është qëndrimi i kryetarit të Iniciativës serbe “Srpska”, Vladeta Kostic, i cili ka thënë për Kosovapress se nuk ka nevojë për asnjë shqetësim në lidhje me deklaratat e fundit të liderëve politik në Kosovës dhe qëndrimet e Ambasadës amerikane në Kosovë.
Kostic, ka thënë për Kosovapress se logjikisht Bashkësia e Komunave Serbe nuk do të mund të krijonte autonomi meqë, sipas tij, dhjetë komunat me shumicë serbe janë territorialisht të ndara mes vete.
Kryetari i Iniciativës serbe “ Srpska” ka thënë se Bashkësia e Komunave Serbe do të duket ashtu siç janë marrë vesh në Bruksel dy kryeministrat, Hashim Thaçi dhe Ivica Dacic, dhe ashtu si do të merren vesh do të ndodhë edhe në terren.
“Absolutisht, askush nuk duhet të ketë frikë. Statuti i Bashkësisë së Komunave Serbe do të jetë statut që do të miratohet në Bruksel dhe ashtu do të mbetet. Ajo derë i ka tre çelësa: një është në Bruksel , një në Beograd dhe një në Prishtinë. Atë që unë mund ta garantoj, nëse merren vesh në Bruksel, është se Bashkësia do të jetë një faktor stabilizues në Kosovë, por edhe në rajon, për arsye se Bashkësia si çështje parësore do ta ketë ngritjen e standardeve të jetës. Jam i bindur që vet shqiptarët, të cilët jetojnë në komunat ku janë shumicë serbët, do ta kenë një jetë më të mirë dhe standardin më të lartë sesa shqiptarët që jetojnë në komunat ku janë shumicë. Kjo na jep neve të drejtë të kërkojmë pastaj, në komunat ku serbët janë pakicë, një trajtim të ngjashëm sikur ne për shqiptarët në ato pjesë”, thotë ai.
Kostic ka theksuar se përmes këtij institucioni Beogradi zyrtar do të ketë mundësi financimin e arsimit dhe shëndetësisë në Kosovë, për serbët që janë shumicë në këto komuna, bazuar në marrëveshjen që është arritur në Bruksel. Ai po ashtu ka thënë se Beogradi nuk ka as ndikim më të madh e as më të vogël për serbët që jetojnë në Jug të Kosovës, pas marrjes së nëntë komunave nga lista “Srspka” në zgjedhjet e fundit.
“Nuk ka ndikim as më të vogël as më të madh, se sa që është e paraparë me marrëveshje të Brukselit. Në këtë aspekt dëshiroj të them se këtu bëhet fjalë për çështjen e arsimit, çështjen e shëndetësisë dhe një gjë që është e re është çështja rurale dhe e planifikimeve urbanistike. Andaj, Bashkësia e Komunave Serbe duhet të pranohet edhe nga Beogradi, por edhe nga Prishtina, pavarësisht se a i pëlqen dikujt kjo në Beograd apo në Prishtinë. Kjo është formula që është arritur në Bruksel dhe kështu do të jetë”, ka thënë ai.
Kostic ka shtuar se Komuna e Graçanicës, e cila për katër vjet do të udhëhiqet nga kryetari i Iniciativës “Srpska” , do të ketë edhe dy nënkryetarë, një nga komuniteti shqiptar e një nga ai rom.(KosovaPress)
As autonomi, as 'Republika Srpska'
Ndryshuar për herë të fundit nga Llapi : 05-12-2013 më 15:43
Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.
‘Lista Serbe’ e ka pranuar Kosovën
17:14 / E shtunë, 07 Dhjetor 2013
Janë të kota deklaratat e kryetarëve të sapozgjedhur të Komunave nga “Lista Serbe” se nuk e njohin Kosovën, kur ata tashmë kanë marrë pjesë në një proces zgjedhor i cili ka qenë në përputhje me ligjet e Kosovës.
Kështu i ka komentuar Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Slobodan Petrovic, deklaratat e Kryetarit të sapozgjedhur të Mitrovicës së Veriut, Krstimir Pantic për mosnjohjen e institucioneve të Kosovës.
Petrovic, i cili është Kryetar i Partisë së Pavarur Liberale Serbe (SLS), thotë për lajmi.net se deklaratat e kryetarëve të komunave që vijnë nga “Lista Serbe”, bien ndesh me institucionet që ata i përfaqësojnë.
“Të gjitha deklaratat që janë bërë nga kandidatët e Listës Serbe se nuk e njohin shtetin e Kosovës, janë pjesë e fushatës zgjedhore. Ata kanë marrë pjesë në zgjedhje të cilat janë në përputhje me ligjet e Kosovës”.
Nëntë komunat të cilat pritet të qeverisen nga kryetarë të kandiduar nga Lista Serbe, pritet të jenë pjesë e Bashkësisë së Komunave Serbe.
Statuti i kësaj Bashkësie është duke krijuar kontradikta mes deklaratave të Kryeministrit të Kosovës Hashim Thaçi dhe atij të Serbisë, Ivica Dacic, që gjatë takimit në Bruksel, përveç tjerash diskutuan lidhur edhe për këtë çështje.
Petrovic heziton të japë detaje lidhur me statutin e kësaj Bashkësie Komunash. Ai thotë se nuk dëshiron ta paragjykojë rregullimin ligjor të saj, pasi që, sipas tij, për këtë do të vendosin grupet punuese nga dy vendet.
“Për përcaktimin e statutit e këtij Asociacioni janë duke punuar grupe të cilat janë caktuar në korrik të këtij viti dhe do të ketë një përfundim të qartë sa i përket të këtij statuti”.
Kryetari i SLS’së thotë se çdo gjë duhet të rregullohet përmes Marrëveshjes së Brukselit.
“Për mua është me rëndësi që të respektohet Marrëveshja e Brukselit, e cila është si garantuese”.
“Të gjitha deklaratat që janë bërë nga kandidatët e Listës Serbe se nuk e njohin shtetin e Kosovës, janë pjesë e fushatës zgjedhore. Ata kanë marrë pjesë në zgjedhje të cilat janë në përputhje me ligjet e Kosovës”.
Komuna e Shtërpces, e cila është e vetmja që udhëhiqet nga partia e tij, sipas Petrovic, do t’i bashkëngjitet Bashkësisë së Komunave Serbe, vetëm në përputhje me ligjet e Kosovës.
“SLS ka qëndrim të qartë dhe natyrisht nuk do ta ndërrojë asnjëherë atë. Ne do të punojmë në përputhje me interesat e qytetarëve dhe me atë që është e shkruar në ligj”, thotë Slobodan Petrovic për lajmi.net.
Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.
Krijoni Kontakt