Close
Faqja 8 prej 12 FillimFillim ... 678910 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 71 deri 80 prej 115
  1. #71
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    18-03-2010
    Postime
    143

    Fadil Lushi: Ditari i meditimeve te mia

    Fadil LUSHI

    “NDĖRTO FOLENĖ SE SORRAT VIJNĖ VETĖ!? ”

    Disa ditė mė parė njė miku im, pėrndryshe frekuentues i rregullt i “bastoreve”, duke qenė i zhgėnjyer nga rezultati i ndeshjes sė futbollit mes Bajernit dhe Arsenalit 0-2..., mė parashtroi kėtė pyetje nga fusha e sportit: pa mė thuaj ē’kuptim ka nocioni “auto-gol”?! Meqenėse ky miku im ėshtė “kumarxhi”, fillimisht mė duhej t’i them se ndeshja e lartpėrmendur qind pėr qind ishte e kurdisur (a e trukuar, siē i thonė me kėtė zhargonin e e sotėm tė sportit). Mė pastaj u mundova t’ia shpjegoj nocionin nė fjalė. Ai si duket nuk e “kuptoi” interpretimin tim tė parė. Provova t’i jap edhe sqarime plotėsuese duke iu referuar Fjalorit tė gjuhės shqipe, ku, pos tė tjerash, pėr autogol thuhet: “gol qė bėn njė lojtar nė portėn e skuadrės sė vet”. Mikut tim “bixhozēi” edhe ky shpjegim nuk i hyri nė kokė. Nė fund thash se ky ka nevojė pėr njė shpjegim me atė fjalorin e “rrugaēėrisė” dhe, pa njė pa dy, ia thash troē: “auto-gol” do tė thotė si me ia futur vetvetes!? Pėr ēudi, miku im kėtė shpjegim e kuptoi “bisht e krye”. Unė qė nė fillim e dija fare mirė se ē’hall kishte. Nuk mund tė thuash se ky nuk paskėsh njohuri nga fjalori sportiv, pėrkundrazi ai mund tė konsiderohet njohėsi mė i mirė sportiv i mėhallės sonė dhe mė gjerė. Gjithė kėtė ‘moskuptim” e kishte stisur nga inati pse ia “kishin trukuar” rezultatin e ndeshjes sė lartpėrmendur nė kuadėr tė Ligės sė kampionėve evropianė, ndaj kishte humbur sasi tė konsiderueshme parash. Njohėsit e mirė tė sportit profesional thonė se autogoli nė futboll, fillimisht dėmton “autorin”, imazhin dhe rejtingun e skuadrės, tifozėt dhe, sė fundi, “kumarxhinjtė” e bastoreve.
    Lexuesit e mi tė nderuar me tė drejtė do parashtrojnė pyetjen se ē’kuptim dhe ē’lidhje kanė nocionet ‘autogol’ dhe ‘kurdisje ndeshjesh’ me kėtė vėshtrimin tim gazetaresk nė vijim. Unė do them me bindje se e gjithė kjo qė thamė mė lart ka shumėēka tė pėrbashkėt sidomos me paragrafin qė trajton fushatėn parazgjedhore dhe historinė e saj. Nuk mund tė thuash se historia e zgjedhjeve vendore nė Maqedoni nuk ėshtė dėgjuar, nuk ėshtė lexuar, nuk ėshtė shfletuar, komentuar, kontestuar e dyshuar nga gjithsecili, qofshin ata njerėz tė rėndomtė, politikanė, analistė..., nga ata qė janė nė pushtet dhe tė tjerėt nė opozitė..., shehėrlinj e sherrxhinj tė tjerė.
    Thonė se autogoli politik dėmton lidershipin, partinė politike qė e pėrfaqėson, mandej votėn vendimore gjegjėsisht deliberative tė secilit, do tė zhgėnjejė simpatizantėt dhe nė instancė tė fundit do tė mbajė peng fjalėn e lirė, zhvillimin e demokracisė, paqen, integrimin e shteteve, nė kėtė rast tė Republikės sė Maqedonisė (dhe tė shqiptarėve) nė strukturat euroatlantike, nė NATO..., do tė mbajė peng “bashkėjetesėn”, si dhe do tė tronditė tė gjitha koalicionet e sajuara, tė brishta dhe me paterica. Andaj e gjithė kjo “pengmarrje” do tė prodhojė antagonizmin politik dhe antagonizmat kombėtare duke mos pėrjashtuar edhe antishqiptarizmin. Edhe nė kėtė fushatė parazgjedhore (vendore) u hetuan ca autogola politikė..., ca ishin tė rregullt, ca u shėnuan me kokė, ca me dorė dhe jo tė rregullt, ca ishin gola nderi, ca gola barazimi e tė tjerė gola tė dyshimtė a me hile. Nė kėtė kampanjė parazgjedhore u vu nė veprim ēmos pėr tė arritur qėllimin, disa pėrdorėn arsyen, ca tė tjerė pėrdorėn gjuhėn e qartė, kishte edhe tė tillė qė pėrdorėn lloj- lloj fjalorėsh, retorikash e tjerė. Atyre qė u mungoi mjeshtėria e tė shprehurit me gojė..., mėtuan tė shprehen me mimikė, ca “kandidatė pėr kryeplak a pėr aga-babė tė shehrit” dhe ca paksa “ēallėmxhi” tundėn supet, tundėn kokėn, tundėn kėmbėt, njė “azgan” tundi gishtin e mesėm tė dorės sė djathtė duke thėnė se s’ka “bir nėne qė ma tund sediljen e tim eti..., s’ka njeri qė ma tund mėhallėn time dhe zinxhirin a qaforen prej alltėni”!?..., kishte edhe tundje karakteristike qė lėkundeshin mes shundit, tallavasė, nacionalizmit, gjeografisė politike, asaj historike, shovinizmit shtetmadh, irracionales dhe “lėvizjes irredentiste shqiptare”!??
    Unė nė vazhdim tė kėtij vėshtrimi, me takatin e fiqirit tim, do tė bėj pėrpjekje tė hetoj ca defekte qė u hetuan nė retorikėn politike tė kandidatėve pėr kryetarė komunash dhe nė veēanti tė kryeministrit tė Republikės sė Maqedonisė, z. Nikollė, i cili nė kuadėr tė njė tubimi parazgjedhor, ashtu thjeshtė dhe “pahiri” shėnoi njė “euro-autogol tė pastėr politik”. Retorika e tij u shndėrrua nė egoizėm politik krejt primitiv, provincial a edhe katundaresk. Me gjithė respektin ndaj tij, kundėrshtarėt do tė thonė se fjalimi i tij ishte pėrēmues, nėnēmues, mallkues, mbretėrues, kėrcėnues dhe biblik. Ata qė kėtė fjalim tė tij e dėgjuan me vėmendje hetuan atė nacionalizmin dhe urrejtjen e tij patologjike, ishte njė retorikė qė pėrcillte mesazhe luftarake! Kjo retorikė e tij nuk u ndėrtua hė pėr hė..., ka kohė qė ėshtė strehuar nė fjalorin e tij tė mistershėm.
    Tė gjithė ata qė e pėrcollėn kėtė “fjalim a retorikė politike” tė zotit Nikollė, thanė se ai nuk tha gjė tė re pėrveē qė pėrsėriti atė qė e kishte tė paragjykuar dhe tė akumuluar nė higjienėn e mendjes sė tij politike. Ai sikur deshi qė kundėrshtarėve t’u ēojė “selame dhe habere” sa i pėrket prezencės sė tij nė pushtetin absolut. Tė gjithė atyre qė iu trazua mendja nga kjo retorikė egocentrike e kryeministrit, nuk mund tė thonė se kjo retorikė e tij ishte njė gafė politike e radhės, nuk ishte boshe..., sepse e gjithė kjo paraprakisht ishte e “gatuar nė kuzhinat e Shkupit”..., me retorikėn e tij sikur deshi t’u thotė shqiptarėve: “deka Republika Makedonija ne e dotade Grupēin”!? Pėr lidershipin nė fjalė ėshtė karakteristik fakti se ai nuk i pėrmbahet “ terapisė qė ia ka pėrshkruar” Brukseli dhe Uashingtoni dhe pėr inat nuk i merr ilaēet nė kohė dhe rregullisht.
    Unė vazhdoj qė tė mos e kuptoj kryeministrin z. Nikollė..., pse ky i nderuar, gjithė kėtė retorikė e bėri me vrap e me shpirtin nė fyt, unė nuk e di se ē’iu desh ta dredhė gjuhėn, qoftė politike a nacionaliste..., pse gjithė ky siklet i tij ndaj Kėrēovės dhe Strugės..., a mos vallė ai nuk e ditka se shqiptarėt e Kėrēovės (nuk) mbijetojnė falė kontributeve financiare tė bashkėvendėsve tė tyre nė kurbet..., pse gjithė ky shqetėsim i tij se ku do tė duhet tė jetojė e tė veprojė Fatmir Dehari dhe shqiptarėt e tjerė tė tillė si ai..., sikur deshi qė Fatmirit (dhe shqiptarėve tė tjerėve) t’u thotė tė ikin nga kėtej (nga vendlindja) duke thyer qafėn me bishtin ndėr shalė e prapanicė..., shko atje ku ndoshta do tė “darovitin me ndonjė sheqerkė tė baba dovletit”! Ata qė janė “merakli tė birrės dhe “terjaqinj” tė kafes, do tė thonė se as e para e as dyta nuk pihen nėse nuk kanė shkumė e kajmak..., thjeshtė nuk kanė shije! Njė nip imi qė jeton nė Stamboll dhe qė ėshtė kundėrshtar i njė partie politike qė ėshtė nė pushtet mė thotė: “Dajo, disa politikanėve po nuk ua fute gishtin nė b..., nuk ikin dot kollaj nga pushteti”!??. Historianėt do tė thonė se gjella mė e preferuar e padishahut ishte ajo me emrin “imam bajalldi”, sot shqiptarėt kėtė gjellė nuk e hanė nga “frika” se mos “bajalldisen”, respektivisht se mos alivanosen? Shqiptarėt nuk do tė ndėrtojnė folenė, sepse atė e bėjnė vetė shqiponjat!

    .

  2. #72
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    18-03-2010
    Postime
    143

    Kim Mehmeti..,

    Fadil LUSHI

    KIM MEHMETI NUK RREZIKON HARMONINĖ NDĖRFETARE

    Pėr tė mos i gėnjyer lexuesit e mi tė nderuar, qė nė fillim mė duhet tė them se ky shkrim a vėshtrim i “radhės” ėshtė (ri) pėrsėritje e njė tė tilli qė ėshtė botuar shumė kohė mė parė nė gazetėn KOHA. Pėr hir tė kodit gazetaresk, ca paragrafė do t’i vė nė parantezė.
    Me datė 23 mars 2013, nė Bibliotekėn Kombėtare tė Prishtinės, nėn pėrkujdesjen e nėnkryetarit tė Kuvendit tė Republikės sė Kosovės, nga radhėt e Lėvizjes VETVENDOSJE, z. Glauk Konjufca, u bė promovimi i librit tė Kim Mehmetit “SHKUPI” (i konceptuar si njė ese historike). Nė e tij tė rastit, Kim Mehmeti, pos tė tjerash tha: “Absolutisht, matematikisht mund tė dėshmohet se islamizmi e ka shpėtuar shqiptarinė (lexo me logjikė dhe mes rreshtash) NĖ DISA VISE SHQIPTARE”! (autori i librit nė asnjė moment nuk anashkaloi rolin dhe kontributin e kishės katolike dhe asaj ortodokse sa i pėrket ekzistencės sė kombit..., ai nė asnjė vend tė librit tė tij, nuk e pėrdhosi kontributin e rilindėsve shqiptarė me pėrkatėsi katolike a ortodokse e tjerė). Nė vazhdim tė kėtij paragrafi unė do tė mėtoj qė tė mos marr tarafe, gjegjėsisht tė mos bėj “avokatinė” tė Kimit e as tė ipeshkvit tė ipeshkvisė sė Kosovės, respektivisht tė dioqezės Prizren-Shkup, tė nderuarit Don Shan Zefit, i cili me a pa tė drejtė iu kundėrpėrgjigj qėndrimit tė Kimit, duke thėnė se: “Shqiptarinė nuk e ka shpėtuar islamizmi, por ėshtė kisha katolike ajo qė ka mbajtur gjallė fijet e shqiptarisė..., gjegjėsisht kisha katolike ka qenė roje e kombit shqiptar e assesi Perandoria Osmane dhe islamizmi i shqiptarėve..., sė fundi kontributi i kėsaj kishe ėshtė i pamohueshėm” (kjo assesi nuk mund tė kontestohet qoftė edhe nga fundamentalistėt myslimanė). Nėse Kim Mehmeti nė librin e tij hetoi fenomenin historik dhe jo thashetheme, atėherė pse ipeshkvi i nderuar Shan Zefi nuk mėtoi ta ushqente fare pak idenė e Kimit, pse gjithė ky luks i tij mostolerance..., pse gjithė kjo “zaptisje” e fjalės sė lirė dhe tė drejtė..., pse nuk parashtroi kėrkesėn ndaj ndėrtimit tė njė ideje tė pėrbashkėt..., pse gjithė ky mendim i tij i “gabuar”, i shpejtuar dhe i pambėshtetur nė prova historike..., pse librit tė Kimit duhet t’ia ngjisim “bishtin e dhelprės..., aq mė tepėr kur ke parasysh se nė pėrmbajtjen e tij nuk kishte ndonjė gjymtim tė theksuar”..., pse kėtė libėr duhet ta lexojmė mbrapsht dhe me emocione, nė instancė tė fundit, nuk mund tė thuash se ky vėshtrim i Kimit ishte i ngulitur nga njė njohje jo e plotė e kėsaj problematike goxha e ndjeshme pėr rrethanat tona shoqėrore.
    Paragrafin e dytė tė kėtij vėshtrimi a opinioni gazetaresk po i fillojmė duke iu referuar disa opinioneve tė kolumnistėve shqiptarė qė mėtojnė tė (mos) i shtrembėrojnė faktet sa i pėrket tolerancės dhe harmonisė ndėrfetare te shqiptarėt. Kėtė po e bėj qė te lexuesit tė mos krijoj pėrshtypjen se edhe unė si artikullshkrues kinse mbėshtes qėndrimet e tyre. Unė sot e gjithė ditėn e Perėndisė nuk dua tė besoj se Kim Mehmeti me librin e tij “Shkupi” si dhe ipeshkvi i nderuar Shan Zefi, me reagimin e tij, do tė kishin mėtuar tė rrezikonin harmoninė dhe tolerancėn ndėrfetare te shqiptarėt. Nuk mė jepet tė besoj se gjithfarė (“hiper”) analistė a kolumnistė oportunistė nga tė gjitha trevat shqiptare qė hiqen si ateistė, tė tjerėt si katolikė, ortodoksė, myslimanė do ta kishin rrėnuar kalanė e tolerancės dhe tė harmonisė ndėrfetare te shqiptarėt..., nuk mė jepet tė besoj se tė krishterėt do tė kundėrshtojnė shqiptarėt myslimanė pse ata me devotshmėri e praktikojnė islamin tradicional, nuk dua ta marr pėr tė vėrtetė se tė krishterėt do t’i kishin identifikuar myslimanėt shqiptarė me gjithfarė rrymash obskurantiste dhe herė-herė do shkonin nė skajshmėri duke i krahasuar edhe me fundamentalistė myslimanė!??... dhe, nė instancė tė fundit, duke dyshuar nė kombėsinė e tyre, do t’i barazojnė me arabėt ose turqit... e tė tjerė!? Nuk dua tė besoj se kryefjala e qėndrimeve tė myslimanėve dhe tė krishterėve ėshtė urrejtja e tėrbuar primitive dhe provinciale. Nuk dua tė besoj nė ekzistencėn e tipave djallėzorė tė ashtuquajtur kolumnistė qė hiqen pėr myslimanė radikalė, jotolerantė, tė cilėt nė vijimėsi mėtojnė qė shqiptarėt me pėrkatėsi fetare katolike a edhe ortodokse t’i konceptojnė si “kaurė”, si jobesimtarė e tė tjera etiketime tė rreme e tė paqena, nuk dua tė besoj nė tė qenėt “analistė” mėhallėsh, qofshin ata tė jenė nga Kosova, Shqipėria, Maqedonia, Mali i Zi e gjetiu qė vazhdojnė ta ushqejnė ndasinė fetare te shqiptarėt. Nė kėto “fėrkime fesh” a ndasi shqiptarėsh, kurrėn e kurrės nuk do tė jenė protagonistė.
    Nėse shqiptarėt do tė karakterizohen me fenomenin e njė kombi qė ka tri fe dhe nėse ata shekuj me radhė ndėrtuan atė kėshtjellėn e harmonisė ndėrfetare (qė kombet e tjera nuk e kanė), atėherė nuk duhet lejuar gjithsecilit shqiptar qė hiqet pėr mysliman, katolik a ortodoks tė devijojė nga kjo rrugė e ky koncept, nuk duhet lejuar qė fenė sė cilės i takon ta bėjė mė ekskluzive, mė pėrparimtare dhe mė tolerante nė krahasim me fetė e tjera. Thjeshtė, nga hapėsirat e kėsaj harmonie nuk mund tė pėrjashtohet asnjė fe. Pėrkundrazi, nga kjo hapėsirė duhet pėrjashtuar ēdo majorizim a edhe ekskluzivitet i cilėsdo qoftė fe, dhe pėr kėtė e arsye e tė tjera nuk duhet lejuar askujt qė njė fe ta proklamojė paqėsore, parėsore e tjetrėn fe dytėsore. Sė fundi, secili qė do tė mėtojė tė bėjė njė gjė tė tillė, ėshtė njėsoj sikur ka prekur nė themelet e kombit dhe ata qė i prekin ato themele, kanė hyrė nė radhėt e tradhtarėve tė kombit!
    Sot qarqe tė caktuara nė Ballkan dhe pėrtej tij pėrpiqen qė shqiptarėt evropianė t’i “paraqesin a t’i konceptojnė si fundamentalistė qė shikimin e kanė tė drejtuar nga Lindja”!? Qėllimi i tyre pėrqendrohet nė zbehjen e imazhit tė shqiptarėve me pėrkatėsi myslimane dhe njėkohėsisht nė trasimin e rrugės drejt fillimit tė njė konflikti fetar..., po shqiptarėt shekuj mė parė u konvertuan nė fenė myslimane, ata asnjėherė nuk e ndėrruan identitetin kombėtar. Edhe pėrkundėr pėrpjekjeve tė grekėve e serbėve (dhe tė tjerėve si ata) pėr ta zbehur kėtė harmoni dhe tolerancė ndėrfetare tė shqiptarėve, ata mbetėn tok. Shqiptarėt myslimanė, katolikė, ortodoksė dhe bektashinjtė gjatė gjithė zhvillimit tė tyre ideologjik, kulturor dhe shpirtėror ishin bashkė nė ēdo kryengritje e luftė. Shqiptarėt ishin njė nė punimet e Lidhjes sė Parė dhe tė Dytė tė Prizrenit..., ata udhėtuan bashkė nė qytetin e Kongresit tė Alfabetit pėr tė hartuar tėrėsinė e shkronjave tė gjuhės shqipe.., ata ishin tok edhe nė kohėn e vuajtjeve tė diktaturės sė Enverit diku nė Burrel, Spaē..., ata ishin tok edhe nė vaktin e diktaturės sė kralit, Rankoviqit dhe Titos, diku nė “Petrova Rupa” tė Goli Otokut, diku nė Tivar e gjetiu..., ata ishin bashkė nė luftėn e Kosovės..., ata ishin tok edhe nė rrebeshin e zhvendosjeve biblike tė inicuara nga Millosheviēi..., ata u mblodhėn tok nė kufirin shqiptaro-maqedonas, atje nė Bllacėn famėkeqe pėr tė qenė dėshmitarė tė ndodhive ku nėnat e reja kosovare do tė lindnin fėmijėt myslimanė a katolikė..., ata ishin tok edhe atėherė kur i bėnin ballė mallit pėr liri tė Kosovės! Ata edhe sot e kėsaj dite janė bashkė falė tolerancės dhe harmonisė sė bashkėjetesės sė tyre fetare.
    E gjithė kjo tolerancė dhe harmoni e lakmueshme sot, nuk ėshtė “.... as mit, as shprehje e zbehtė proverbiale e as shprehje frazeologjike e as idil”, po as e vėrtetė e vockėl historike, pėrkundrazi “... kjo harmoni fetare ėshtė pjellė e njė historie dramatike e shqiptarėve”, siē do tė thoshte Ismail Kadareja. Po, tekefundit, le tė jetė njė realitet yni, le ta konceptojmė si njė testament politik tė trashėgimisė sonė kombėtare. Sot me gjithė faktin se kohė pas kohe hetohen kundėrshtime nė relacionin laik-besimtar, mysliman-katolik, nuk besoj se do ta parafrazojnė atė shprehjen proverbiale “Pėr inat tė vjehrrės, do fle me mullixhiun dhe delenxhiun”!?? Pėr historinė e tolerancės dhe tė harmonisė fetare ndėrshqiptare lakohen me qindra shembuj: dhe njė i tillė ka tė bėjė me ndėrtimin e kishave katolike e ortodokse dhe kur ato rrėnoheshin, krerėt a autoritetet myslimane dilnin nė mbrojtje tė tyre..., apo ai shembulli dashamirės dhe fisnikėrues i “atij prifti katolik tė cilit i qe dashur tė kėndojė syret e Kuranit pėr tė nderuar njė mysliman tė vdekur pasi hoxha dhe xhamia ishin shumė larg nga vendndodhja e kėsaj vakie”. (Genc Myftiu) A mos vallė kėta shembuj flasin pak pėr kėtė “histori dramatike tė shqiptarėve”. Nuk besoj qė Kimi nė librin e tij tė kishte mbjellė farėn e pėrēarjes mes shqiptarėve.

    P.Sh.
    Poeti dhe kritiku nga Kosova, Sabri Hamiti, poezinė e tij “DIMĖR I EGĖR” e pėrfundon me vargun: “Pėrsėritja pėrsėritet pėrsėri”. Kjo mua mė dha tė “drejtėn” ta pėrsėris (pjesėrisht) kėtė shkrim.

  3. #73
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    18-03-2010
    Postime
    143

    Fadil Lushi:Shakaja e plakut qe shkoi ne dreq te mallkuar

    Fadil LUSHI

    SHAKAJA E PLAKUT SHKOI NĖ DREQ TĖ MALLKUAR

    Ėshtė njė kėngė e vjetėr qytetare qė kėndohet nė tė gjitha trevat e Gadishullit Ilirik.., nė Shqipėri, Greqi, Bullgari, Serbi, Kosovė, Mal tė Zi dhe nė Maqedoni. Sikur t’i pyesėsh kėta popuj se kush e ka shkruar tekstin dhe “pronė” e kujt ėshtė kjo kėngė, gjithsecili nga kėta do thonė se ėshtė e tyre.
    Historia e Paktit tė Varshavės i njeh figurat politike si vijon: Erich Honeker (Gjermania Lindore), Todor Zhivkov (Bullgari), Ludvik Svoboda (Ēekosllovaki), Janosh Kadar (Hungari), Vlladisllav Gomulka (Poloni), Nikollae Ēaushesku (Rumani), Josif Visarionoviē Xhugashvilli, ndryshe Stalini. Ishin edhe ca tė tjerė qė nuk i takonin kėsaj aleance, si pėr shembull: Josip Broz Tito (Jugosllavi) dhe Enver Hoxha (Shqipėri).
    Tė gjitha kėto figura tė lartpėrmendura karakterizohen me diktaturėn, “autoritetin vertikal komunist” si dhe me ca barsoleta tė pėrbashkėta pėr ta. Para se t’i shpjegojmė barsoletat qė ua “faturuan” atyre, ne na duhet tė hetojmė edhe njė provė qė rrok njė segment nga privatėsia e tyre. Njohėsit e kėsaj historie thonė se asnjėri prej kėtyre diktatorėve (hiqe mėnjanė Enver Hoxhėn), asnjėherė nuk u rimartuan me gratė e tyre tė divorcuara!? Po e vazhdojmė me barsoletėn e parė ku, pos tė tjerash, mjeshtrit hokatarė japin edhe kėtė shpjegim: Tito, nė njė vjeshtė tė vonshme, me rekomandim tė urologut dhe reumatologut personal, kishte degdisur nė Igallo tė Malit tė Zi, e cila nė atė kohė njihej si njė ndėr qendrat mė tė mira tė Ballkanit pėr shėrimin e reumės dhe prostatės!? Tito kishte kėrkuar prej shefit tė protokollit qė t’i gjejė njė plak hokatar pėr ta argėtuar me barsoleta. Kur ishte futur nė rezidencėn e presidentit tė shtetit, plaku malazez qė vinte nga njė katund i varfėr, aq shumė ishte shtangur a hutuar nga ajo hapėsirė skajshmėrisht luksoze sa qė kishte harruar udhėzimet e shefit tė protokollit. Tito, duke e vėrejtur habinė e plakut, filloi tė ligjėrojė pėr “Luftėn nacional-ēlirimtare” si dhe pėr tė arriturat e popullit punonjės tė Jugosllavisė!? Plaku duke u gjendur nė pozitė “palakmueshme”, me njė sintaksė tė ēoroditur malaziase, iu drejtua “Plakut” : “Shoku Tito, para se tė dukem kėtu pari, mė thanė qė unė tė ju tregoj barsoleta e jo unė t’i dėgjoj tuat”.
    Thonė se edhe Enver Hoxha pati thėrritur njėherė njė plak tė vjetėr qė t“i tregonte pėrralla. Kėshtu, ai e mori plakun te kopshti i tij me lule pėr t“ia treguar aty pėrrallat.
    - Shumė tė bukur e paske bėrė kopshtin me lule - i tha plaku.
    - Unė kopsht tė tillė me lule kam bėrė tėrė Shqipėrinė - ia preu Enveri, duke gjetur rastin pėr tė bėrė pak propagandė.
    - A kam ardhur unė tė tė tregoj pėrralla ty, apo ke ardhur ti tė mė rrėfesh pėrralla mua? –kishte thėnė plaku.
    Me kėtė barsoletė ishin ballafaquar tė gjithė diktatorėt e lartpėrmendur me pėrjashtim tė Stalinit, i cili kur kishte vajtur pėr pushim nė pushimoren ruse Soēi, kishte parapėlqyer qė pranė vetes tė kishte njė hokatar nga njė fshat i Siberisė. Shefi i protokollit tė tij kishte angazhuar njė plak qė do t’i tregonte pėrralla Josifit me mustaqe, por paraprakisht i kishte thėnė: “Do tė shkosh nė pushimoren e kryetarit tė shtetit, ki parasysh dhe mbaje mend qė barsoletat tė mos shkojnė nė llogari tė tij”!? Plaku, si plak, me tė folmen e tij tė bukur dhe tė rrjedhshme veproi njėsoj si hokatari jugosllav, ai shqiptar dhe tė tjerėt si ata. Por Stalini nuk e duroi dot “shakanė” dhe plakun siberian e vari nė litar. Kėshtu, “shakaja e plakut shkoi nė dreq tė mallkuar”!..., njashtu siē shkoi njėmendėsia nė bythė tė historisė sė saj!
    Tė nderuar lexues, nėse nuk ju “bezdisa” me kėto pėrralla qė i shkarravita nė paragrafin e parė tė kėtij shkrimi gazetaresk, do tė mė lejoni qė t’i referohem edhe njė vakie nga koha e mbretit tė shqiptarėve, Ahmet Zogollit. Njė pasaniku ia kishin vjedhur nė vijimėsi shtėpinė hajdutėt. I ndodhur nė siklet, pasaniku kishte angazhuar “rojtarė me pagesė tė majme” pėr t’u kujdesur pėr pasurinė e tij. Megjithėkėtė, hajdutėt prapėseprapė ia kishin “bastisur” shtėpinė dhe ēekmexhenė ku kishin gjetur lekėt e vjedhur nga arka e shtetit. Pasaniku, i zhgėnjyer nga “rojtarėt”, kishte kėrkuar ndihmė nga oborri mbretėror..., por as kjo nuk ia zgjidhi problemin. Njė “kumarxhi” nga njė mėhallė e hajdutėve e kishte dėgjuar kėtė “haber”, i ishte drejtuar pasanikut me fjalėt: “..., ti, miku im i nderuar qė ke prapanicė tė dhjamosur, pėr ta ruajtur shtėpinė tėnde, duhet tė angazhosh njė hajdut...”. Vėrtet ky sugjerim i kumarxhiut zuri vend!
    Nėse ky shkrim imi ka ndonjė gjymtim, atėherė ai do konsistojė nė faktin se autori nuk ėshtė nė gjendje tė japė prova se “pronė” e kujt ėshtė kjo barsoletė. Rusėt mund tė thonė se ėshtė e tyre, po tė njėjtėn mund ta thonė edhe sllavėt e tjerė dhe nė fund edhe shqiptarėt e Shqipėrisė londineze!? Se ku kishte ndodhur vakia e vjedhjes sė shtėpisė sė pasanikut..., edhe pėr kėtė asnjeri nuk do tė mund tė thotė gjė. Unė nuk e kam ndėrmend qė nė kėtė shkrim tė kėrkoj a tė gjej krimbin, moralin e dyfishtė dhe cinizmin e barsoletės..., nuk do tė bėj as avokatinė e saj (larg qoftė), nėse do ta bėj kėtė me qėllim a pa qėllim, atėherė do tė bie nė grackėn e saj dhe, sė fundi, ky shkrim toptan me autorin do tė shndėrrohet nė tabelė qitjeje!? Unė do tė parashtroj pyetjen se a mos vallė “monarkėt” e partive politike nė Tiranė, nė vigjilje tė 23 qershorit a nė prag tė zgjedhjeve parlamentare nė Shqipėri, do tė hezitojnė ta hapin “arkivin” e kėsaj barsolete, a mos vallė do tė kėrkojnė ndihmėn e “arkeologut politik”..., a mos vallė gjithsecili prej tyre nuk do tė angazhojė atė plakun “shakaxhi” nga Skrapari, i cili nė fushatat zgjedhore tė tyre do obligohet qė trupit votues t’u tregojė barsoleta nė kėrkim tė votės sė tyre deliberative..., a mos vallė hokatari plak nga Skrapari do tė duhet tė dėgjojė barsoletat e politikanėve tė cilėt aktualisht ushtrojnė pushtetin absolut dhe makiavelist..., dhe tė atyre qė janė opozitarė..., a mos vallė plakut “shakaxhi” nga Skrapari do t’i duhet ta besojė vakinė nga koha e mbretit Ahmet Zogolli..., a mos vallė pushtetarėve dhe atyre qė mėtojnė ta “pushtojnė” qeverinė do t’u duhet tė angazhojnė “rojtar burgu” qė ta ruajė arkėn boshe tė shtetit a edhe tė komunės..., a mos vallė opozitarėt pas 23 qershorit do tė arrijnė t’i vėnė pikė “potikėbėrjes putiniste” (sipas presidentit rus, Putin) nė Shqipėri dhe pėrreth saj..., dhe nėse kėtyre do t’u mungojė takati mental pėr ta bėrė kėtė ndryshim, atėherė u mbetet qė tė shpresojnė nė njė tė ardhme mė tė mirė..., ose, nė instancė tė fundit, do tė detyrohen tė pajtohen me “realitetin politik” si dhe me atė recidivizmin e barsoletės!? Ndryshe nuk bėn..., po edhe nėse do bėhet nuk do tė jetė e hijshme dhe e lezetshme.
    Unė, si njė shkarravitės i thjeshtė, nuk dua tė besoj se kjo barsoletė qė pėrflitej gjithandej hapėsirave tė ish-shteteve tė bllokut komunist, si dhe ajo vakia e vjedhjes sė pasurisė sė pasanikut (nuk) do tė pėrsėriten nė fushatėn zgjedhore nė Tiranė, Vlorė a nė ndonjė kasaba tjetėr tė Shqipėrisė. Nė do tė ndodhė e kundėrta, atėherė ky shkrim “toptan” me autorin le tė shkojnė nė theqafje. Fundi i fundit, ngado qė tė rrotullohesh, bythėt i ke gjithmonė mbrapa!

  4. #74
    Love all, but trust a few Maska e angmokio
    Anėtarėsuar
    02-09-2011
    Vendndodhja
    AngMoKio
    Postime
    3,928

    Pėr: Fadil Lushi:Shakaja e plakut qe shkoi ne dreq te mallkuar

    Citim Postuar mė parė nga fadil lushi Lexo Postimin

    Si gjithmone i nderuar Fadil , na kenaq me historite e tua me spec .
    "And speak kindly to mankind '' Quran - 2:83"

  5. #75
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    18-03-2010
    Postime
    143

    Pėr: Fadil Lushi:Shakaja e plakut qe shkoi ne dreq te mallkuar

    I nderuar dhe i respektuar vella.., faleminderit qe ma lexuat shkrimin. Shume shendet.
    Me respekt Fadil Lushi

  6. #76
    krenar qe jam malsor..... Maska e _MALSORI_
    Anėtarėsuar
    21-07-2005
    Vendndodhja
    diku neper bote
    Postime
    2,637

    Pėr: Fadil Lushi:Shakaja e plakut qe shkoi ne dreq te mallkuar

    Citim Postuar mė parė nga fadil lushi Lexo Postimin

    Unė, si njė shkarravitės i thjeshtė, nuk dua tė besoj se kjo barsoletė qė pėrflitej gjithandej hapėsirave tė ish-shteteve tė bllokut komunist, si dhe ajo vakia e vjedhjes sė pasurisė sė pasanikut (nuk) do tė pėrsėriten nė fushatėn zgjedhore nė Tiranė, Vlorė a nė ndonjė kasaba tjetėr tė Shqipėrisė. Nė do tė ndodhė e kundėrta, atėherė ky shkrim “toptan” me autorin le tė shkojnė nė theqafje. Fundi i fundit, ngado qė tė rrotullohesh, bythėt i ke gjithmonė mbrapa!
    sa mire qe e di se veq shkarraviten more fadil..dhe me shkarravinat e tua asgje te re nuk thua..perralla me mbret..si perrallat qe na solle..pa kurrfar kuptimi..

    kjo eshte fryma e nihilizmit nder shqiptare qe cdo gje e sheh zi..ku cdo shqiptare thote qe veq une e di..rri ti se nuk di gje..une e di..dhe e dine mire se si behet buka e si drejtohet shteti..keto udheheqesit tane ( hadutet qe do na ruajne shtepine ) ku duhet ti marrim more fadil..ti importojme..nuk besoj se importohen..prej popullit tone do te dalin..na trego se ku duhet ti marrim..per te konstatuar dime por per te dhene zgjidhje nuk dime..

    mos shkruaj me zhgarravina o fadil se nuk ti lexon kush..ne nje bire i bie fyellit gjithmone..
    a do male me debore,trima te forte dhe malsore,fort bujare dhe burrerore,shko ne kukes i ke me dore.

  7. #77
    Love all, but trust a few Maska e angmokio
    Anėtarėsuar
    02-09-2011
    Vendndodhja
    AngMoKio
    Postime
    3,928

    Pėr: Fadil Lushi:Shakaja e plakut qe shkoi ne dreq te mallkuar

    Citim Postuar mė parė nga _MALSORI_ Lexo Postimin
    sa mire qe e di se veq shkarraviten more fadil..dhe me shkarravinat e tua asgje te re nuk thua..perralla me mbret..si perrallat qe na solle..pa kurrfar kuptimi..

    kjo eshte fryma e nihilizmit nder shqiptare qe cdo gje e sheh zi..ku cdo shqiptare thote qe veq une e di..rri ti se nuk di gje..une e di..dhe e dine mire se si behet buka e si drejtohet shteti..keto udheheqesit tane ( hadutet qe do na ruajne shtepine ) ku duhet ti marrim more fadil..ti importojme..nuk besoj se importohen..prej popullit tone do te dalin..na trego se ku duhet ti marrim..per te konstatuar dime por per te dhene zgjidhje nuk dime..

    mos shkruaj me zhgarravina o fadil se nuk ti lexon kush..ne nje bire i bie fyellit gjithmone..
    Nihilizmin nuk po e tregon Fadili por ti o Malesor. Fadili nuk po thote as me pak e as me shume por ate qe ka ndodhur para cdo periudhe zgjedhjesh ne Shqiperi. Burgaxhinj qe u jepet 10 dite lirim si shperblim ( mos bej nihilistin ne kete rast sepse kam shume prova per kete gje). E kush me mire se burgaxhinjte mund te merren me horrat qe kerkojne te manipulojne nga krahu tjeter? Kete po thekson i nderuari Fadil, kush me mire se nje hajdut mund te ta ruaje shtepine nga hajduterit e tjere?
    "And speak kindly to mankind '' Quran - 2:83"

  8. #78
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    18-03-2010
    Postime
    143

    Pėr: Fadil Lushi:Shakaja e plakut qe shkoi ne dreq te mallkuar

    Pershendetje i nderuari "MALSORI"! Fillimisht me duhet te te them, se ty te mungon kultura e kuminikimit. Une kurren e kurres s'kisha me te etiketuar me ate fjalen:"MORE". Sa me sherben mbamendja.., dikur te sugjerova qe mos t'i lexosh "shkarravinat" (jo "zhgarravina") e mija, andaj nuk e kuptoj urrejtjen tende patologjike. Me respekt z. "MALSORI" (paksa dyshoj ne kete nofke tenden.., besoj se malesoret fisnike, nuk i kane tiparet tua). Me respekt Fadili

  9. #79
    krenar qe jam malsor..... Maska e _MALSORI_
    Anėtarėsuar
    21-07-2005
    Vendndodhja
    diku neper bote
    Postime
    2,637

    Pėr: Fadil Lushi:Shakaja e plakut qe shkoi ne dreq te mallkuar

    Citim Postuar mė parė nga angmokio Lexo Postimin
    Nihilizmin nuk po e tregon Fadili por ti o Malesor. Fadili nuk po thote as me pak e as me shume por ate qe ka ndodhur para cdo periudhe zgjedhjesh ne Shqiperi. Burgaxhinj qe u jepet 10 dite lirim si shperblim ( mos bej nihilistin ne kete rast sepse kam shume prova per kete gje). E kush me mire se burgaxhinjte mund te merren me horrat qe kerkojne te manipulojne nga krahu tjeter? Kete po thekson i nderuari Fadil, kush me mire se nje hajdut mund te ta ruaje shtepine nga hajduterit e tjere?
    Citim Postuar mė parė nga fadil lushi Lexo Postimin
    Pershendetje i nderuari "MALSORI"! Fillimisht me duhet te te them, se ty te mungon kultura e kuminikimit. Une kurren e kurres s'kisha me te etiketuar me ate fjalen:"MORE". Sa me sherben mbamendja.., dikur te sugjerova qe mos t'i lexosh "shkarravinat" (jo "zhgarravina") e mija, andaj nuk e kuptoj urrejtjen tende patologjike. Me respekt z. "MALSORI" (paksa dyshoj ne kete nofke tenden.., besoj se malesoret fisnike, nuk i kane tiparet tua). Me respekt Fadili
    fadil..nuk ke kopetence te na tregosh kulturen e komunikimit pasi ne shkrimin tim nuk besoj se ka gje jo te pelqyeshme komunikimi.se ku e gjete ti nuk e di prandaj kam kurreshtjen te ma thuash se cka kupton ti me kulture komunikimi..tani une kam nje veti qe nuk ja krehu bishtin askujt dhe ate qe mendoj e them troq..edhe kur me pelqen shkrimi i dikujt nuk shkruaj '' ti je i madh o fadil apo o hasan ''..ti ndoshta ke prite te sillem si angmokio dhe te lavderoj po ja qe une nuk mendoj si ai..duket se vetem ata qe ta krehin bishtin kan kulturen e dukshme komunikimi per ty..ate qe mendova une e thash pa ofendime ..nuk e kam natyre time..

    edhe dicka fadil..nuk guxon njeriu te shprehe nje mendim kunder pasi menjehere do te te turren me shprehje '' ti je malsor dhe nuk duhet te shprehesh keshtu '' apo ''dyshoj ne nofken tende pasi malsoret jane fisnike dhe qe nuk i paskan tiparet e mija ''..o njerez vetem pse nuk ju pelqejne fjalet e mija nuk qenka malsor mo..dijeni mire qe jam shume me shume se sa mendoni pasi nuk jam servil dhe ate qe mendoj e them troq..pa lajle lule..pse nuk te pelqeu ajo qe shkrova une nuk mund te me mohosh prejardhjen time o fadil..te keqen shihe te vetja mor aman e jo tek une..mos u beni si femije te llastuar..

    edhe nje here per shkrimin tend dhe komentin e anmokio-s..keshtu eshte kur e sheh shqiperine me dylbi njeri nga tetova e tjetri azia..keshtu eshte kur sheh me syze te erreta..gjithcka per ju ne shqiperi eshte zi e me zi sepse keshtu ju pelqen ta shihni..ok..ja po jua pranoj qe eshte zi e me zi dhe per kete une e pyeta bacen fadil si tja bejme ta kthejme ne te bardhe..si tja bejme per ti larguar hajdutet..baces ju lidh goja dhe me shume u mor me fjalen '' shkarravine '' apo '' zhgarravine '' se sa te na jepte nje zgjidhje..me shume u mor a jam une malsor apo jo se sa te bente nje analize se si mund te dilej nga ky hall i madh qe na a paska zene shqiperine..me shume u mor per te na treguar kulturen e komunikimit se sa te na tregonte zgjidhje e jo konstatime..kete i kerkova baces qe gjithkush e kundershton i duket se e urren patologjikisht..por ju nuk lexuat ate qe thash une por pritet qe ti krehja bishtin..
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga _MALSORI_ : 15-04-2013 mė 13:00
    a do male me debore,trima te forte dhe malsore,fort bujare dhe burrerore,shko ne kukes i ke me dore.

  10. #80
    i/e regjistruar Maska e Besoja
    Anėtarėsuar
    24-07-2008
    Vendndodhja
    Prrenjas, Shqiperi
    Postime
    3,260

    Pėr: Fadil Lushi:Shakaja e plakut qe shkoi ne dreq te mallkuar

    Shqiperia eshte kjo qe eshte dhe ta thuash kete,nuk perben asgje!
    Ajo qe duhet te na interesoje,eshte se si do ta bejme ate qe nuk eshte bere deri tani.Per ate qe aspiron i gjithe populli.
    Hajdutet kane ekzistuar ne cdo kohe por reaksioni nuk ka qene njesoj.
    Pse?!
    Sepse kur vjedhim ne,themi qe morem.
    Kur vjedhin ata,themi vodhen dhe u biem shume tam-tameve!
    Pra,mendojme dhe veprojme me dy standarte!
    Une kam lexuar disa shkrime te tua Fadil dhe nuk te kundershtoj per ato qe shkruan sepse jane mendimet e tua,por...
    Kur thua per veten tende se "jam nje shkarravites i thjeshte",aty brenda saj ka pak egoizem dhe mendjemadhesi.
    Pse?
    Sepse te shkruash gjithmone,pavaresisht se per ke dhe se si shkruan,nuk besoj se hyn tek shkarravitesit e thjeshte!
    Por kjo bote keshtu eshte.
    Klm

Faqja 8 prej 12 FillimFillim ... 678910 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •