Fadil LUSHI
SMĖ DHIMBSET GJYSHI, MĖ DHIMBSET BURRĖRIA E TIJ
Lexuesit e mi tė nderuar besoj se do mė ndjejnė nėse paragrafin e parė tė kėtij shkrimi paksa do ta personalizoj. Ka shumė kohė qė motra ime gjegjėsisht ajo heroina fatkeqe e gjeneratės sė saj, qė dikur pavullnetshėm u ēatdhesua dhe u degdis nė pjesėn e Trakisė turke, nuk mi lexon shkrimet. Se pse nuk mi lexon vėshtrimet, me tė drejtė ajo do tė ketė arsyet a provat e saj. Mė thotė se nė vijimėsi vėshtrimet i ke pesimiste, popullorēe dhe njėkohėsisht tė qėndisura me atė fjalorin tėnd tė ndotur! Sipas saj, lėre qė ky stil i tė shkruarit nuk e nderon lexuesin, por njėkohėsisht abuzon rregullat dhe udhėzimet qė duhet zbatuar nė fushėn e gazetarisė! Mė sugjeron qė nė tė ardhmen shkrimet a opinionet ti kem mė optimiste, mė humaniste dhe mė tė drejtpėrdrejta. Qė ta bėsh kėtė, mor vėllaēko, ėshtė koha tė heqėsh inatet, po edhe tė adaptosh njė filozofi krejt tjetėr fare..., sikur donte tė mė thotė, duhet tu shmangesh shkrimeve me isharete dhe me temsile!? ..., ti mund tė shkruash pėr vlerat tona e tė tjera. I premtova se do tė bėj a do tė veproj siē mė thotė ajo..., me gjithė faktin qė e di se ajo, nuk do ta lexojė kėtė shkarravinė tė radhės.
Unė nuk dua qė ky vėshtrim tė jetė njė kopje e zbehtė e atyre paraprake, nuk dua ta gėnjej as motrėn, as lexuesin, as vetveten po as nihilistėt, dhe pėr kėtė do tė mė lejohet ti referohem piktorit dhe shkrimtarit kosovar, Rexhep Ferri, i cili nė njė gazetė prestigjioze tė Tiranės, nė kuadėr tė temės: Na ishte njėherė fjala, pos tė tjerash, kishte shkruar edhe kėto fjalė:..., krejt nė fund po ju tregoj se romanin tim tė fundit e mbylla me dy vargje tė njė poezie qė e kam shkruar vite e vite mė herėt: Smė dhimbset gjyshi, mė dhimbset burrėria e tij. Njė kafe njė lirė, dy kafe njė gjysmė lire!
Ti, lexues i nderuar, nėse takati yt mental tė mundėson ta zbėrthesh filozofinė e kėtyre dy vargjeve tė lartpėrmendura, atėherė tė mbetet tė lexosh njė shkrim kryekėput pesimist. Unė sot e gjithė ditėn e Perėndisė do tė parashtroj pyetjen se mos vallė filozofia e kėtyre dy vargjeve tė zotit Ferri, nuk ka moral tė dyfishtė, a mos vallė, mund tė themi se ai nuk ka tė drejtė nė kėtė kontekst, a mos vallė logjika e kėtyre dy vargjeve nuk duket a nuk hetohet nė pėrditshmėrinė tonė, a mos vallė kjo nuk u hetua nė orėt e para tė mėngjesit tė ditės sė zgjedhjeve parlamentare diku nė njė lagje tė Laēit, a mos vallė ca militantė (pavarėsisht se cilės parti politike i takojnė) nuk u futėn nė votime me kėmbėn e gabuar, nuk u futėn me atė nijetin e tyre tė keq, a mos vallė nuk kemi tė drejtė, tė themi se neve nuk na dhimbset hiē fare vota e viktimės pėrkundrejt jetės sė tij..., a mos vallė nuk kam tė drejtė ti them sime motre se mendimin e ka gabim..., a mos vallė nuk kemi tė drejtė tė themi se jeta e njė votuesi vlen njė gjysmė lek!? Mua nuk mė dhimbset Shqipėria londineze, sa mė dhimbset imazhi i saj, nuk mė dhimbset historia e saj (sa e lavdėruar, po aq e nėpėrkėmbur), sa mė dhimbset e ardhmja dhe standardet demokratike tė saj..., mua nuk mė dhimbsen recidivistėt e rrezikshėm, sa mė brengos ajo heshtje varri e intelektualėve..., nuk mė dhimbsen lekėt e humbur dhe tė abuzuar tė partive politike, sa mė habit butaforia mashtruese e politikanėve. Mua nuk mė dhimbset jorgani, mė vjen inat pse e dogja pėr njė plesht!?
Ti, i nderuar lexues, nėse nuk tė bezdisa me kėto broēkulla, do tė mė lejosh qė kėto dy vargje tė z. Rexhep Ferri ti zhvendos nė Republikėn e Kosovės, nė atė vend ku edhe dolėn..., nė hapėsirat e pas luftės kosovare, nė vendin qė njihet me ato katėr palė histori: me historinė e robėrisė, me historinė e familjes sė Jasharajve, me historinė e autokracisė si dhe me historinė e protagonistit tė saj, gjegjėsisht tė ushtarakut tė UĒK-sė, i cili edhe sot mbijeton me ndihma sociale, me grumbullimin e kanaqeve, me lėmoshėn e njerėzve tė mirė. Ushtaraku qė nuk do ti besojė pakujdesisė sė pushtetarėve a autokratėve, tė cilėt ashtu rehatshėm janė ulur nė kryeminderet e institucioneve kushtetuese tė shtetit..., nuk do tė besojė se edhe nė tė ardhmen statusi i tij do tė mbetet pambarimisht nė mėshirėn e dallkaukėve politikė..., ai nuk do tė mbetet i papėrfillshėm, i parėndėsishėm dhe i padobishėm, sė paku pėr familjen, pėr kalamajtė, pėr shoqėrinė..., ai nuk do tė besojė se ishte njė ndėr kėrkuesit e lirisė sė munguar tė vendit. Ai nuk do tu besojė atyre dy vargjeve tė dala nga poezia e Rexhep Ferrit..., ai nuk do tė besojė se bashkėluftėtarėt e tij tė dikurshėm, sot janė konvertuar nė autokratė tok me familjet e tyre..., ai nuk beson se bashkėluftėtarėve tė tij u munguaka vetvetja, ndėrgjegjja a edhe ekuilibri moral, ai nuk do tė besojė se shokėt e luftės, ashtu detyrimisht dhe pavullnet-
shėm u divorcuan nga idealet dhe nga e kaluara e tyre!?
Ushtaraku me paterica prej druri nuk do tė shndėrrohet nė skllav barbari e barbarizmi, nuk do tė bėhet rob vandali e vandalizmi, nė skllav bastardi.., ai nuk do tė trokasė nė dyert e... dhe miqve tė tij tė dikurshėm, ai nuk do tė trokasė nė dyert e miqve tė tij tė cilėt anashkalojnė kujdesin ndaj kėsaj kategorie njerėzish, tė atyre qė dhunojnė fjalėn e lirė, nė dyert e atyre qė hiē nuk u ha palla..., ai nuk do tė ulet pranė tryezės a tavolinės sė (mbi)populluar me sojsėzė, kulakė, kumarxhinj, me reformatorė, liberatorė, a edhe me njerėz tė pėrmjerrė!? Ai kurrėn e kurrės nuk do tė frekuentojė hapėsirat e politikanėve pėr tė kėrkuar lėmoshė..., ai nuk do tė takojė njerėzit me prepotencė mendore dhe me mentalitet provincial..., ai nuk do ti pėrfillė njerėzit qė pėshtyjnė mbi vlerat e dala nga lufta..., njerėzit tė cilėt e kanė pėr qejf qė prej budallait tė bėjnė tė menēur dhe prej kėtij tė fundit tė marrė, analfabetin do ta bėjnė intelektual dhe kėtė tė fundit lesh..., nuk do tė lejojė qė ti thonė se burrėria, ndėrgjegjja (po edhe dinjiteti yt) vlen njė gjysmė lire, vlen sa dy kėnaqe, vlen njė gjysmė llaf, vlen sa njė... etj.
O milet, po mė thoni a mos vallė ky ushtarak dhe tė tillė tė tjerė si ai, nuk meriton diē mė tepėr, a mos vallė ai dhe ata nuk meritojnė njė rrėfim a shpjegim ndryshe, a mos vallė ata nuk janė sui generis, apo nė instancė tė fundit duhet ti harrojmė njė herė e pėrgjithmonė.
William Shakespeare dikur kishte thėnė: Bekuar qoftė ai qė ruan varrin tim, mallkuar qoftė ai qė lėviz kėtė gur nga varri im! Kėsaj thėnieje tė Shekspirit ushtari i UĒK-sė nuk do ti shtojė asnjė presje. Ja, pra, pse kėto lloj shkrimesh dalin ēapraze dhe fare pak optimiste. Ėshtė mirė tė jesh dhėndėr i engjėllit(!???)..., ai ti fshin mėkatet, por, po deshe, edhe ti shton sevapet!?
Ime motėr e dashur, tė fala nga Vatani!
Krijoni Kontakt