
Postuar mė parė nga
fadil lushi
Fadil LUSHI
NJĖ TRILOGJI, DEDIKUAR FOLKPATRIOTIZMIT TONĖ
Tė nderuar lexues, nė kėtė shkrim (goxha tė vonuar) nuk e kam ndėrmend tė shkruaj e tė shkarravis pėr luftėn e pistė dhe kriminale tė serbėve tė para 12 viteve, nuk do tė shkruaj as pėr 20 mijė kosovarėt e vrarė, tė masakruar, tė rrėmbyer, as pėr ato njė milionė shqiptarė qė u zhvendosėn nga trojet e tyre, nuk do tė shkruaj as pėr karvanin a rrugėtimin e tyre epik e biblik, nuk do tė shkarravis as pėr ushtarakun dhe pėr tendėn e tij prej mushamaje..., pėr ushtarakun me paterica qė bredh hapėsirave (ku punojnė burokratėt) nė kėrkim tė statusit tė tij tė papėrcaktuar... Nuk do tė shkruaj as pėr atė katundarin me shajkaēė nga Shumadia, Nikoliqin, gjegjėsisht pėr presidentin aktual tė Serbisė, i cili qė kur vuri prapanicėn nė kryeminderin e institucionit tė presidencės serbe, ashtu jerm e dha atė deklaratėn (qė hiē fare nuk dallonte nga ajo pordha nė brekė), kinse Vukovari na qenkėsh qytet serb, kinse nė Srebrenicė nuk paskėsh pasur gjenocid, por vetėm krime tė rėnda..., sė fundi, kinse ai dhe tajfa e tij radikale, kurrėn e kurrės nuk do ta njohin sovranitetin e Republikės sė Kosovės (!?)..., nuk do tė shkruaj as pėr Mitrovicėn e ndarė dhe tė sakatosur! Nuk do tė shkruaj as pėr Enciklopedinė maqedonase, as pėr hilet qė na kanė bėrė e na bėjnė armiqtė e jashtėm!?
Nuk do tė shkruaj pėr rilindėsit shqiptarė, nė veēanti pėr Hasan Prishtinėn, i cili shiti pasurinė pėr Shipninė..., nuk mė shkon ndėrmend tė shkruaj pėr rilindėsit bashkėkohorė tė cilėt ditė pėr ditė, nxjerrin nė ankand publik pronėn e shtetit vetėm e vetėm pėr tu pasuruar!? Nuk do shkruaj as pėr kolegėt dhe miqtė e mi, qė sot, nė vigjilje tė manifestimeve tė 100 vjetorit tė mėvetėsimit tė Shqipėrisė londineze, nuk gjejnė dot pak kohė tė pėrmendin ēėshtjen e tė humburve kosovarė. Ndoshta, kėto opinione a vėshtrime nuk i kanė me pėrparėsi. Sė fundi, ėshtė e drejtė e tyre ta bėjnė a tė mos e bėjnė kėtė.
Unė do tė shkruaj pėr enciklopeditė e budallallėqeve tona..., do tė bėj pėrpjekje tė shkruaj sado pak pėr fenomenin e ashtuquajtur ipsativ, pėr atė dukurinė e vetėkėnaqėsisė sė shqiptarėve tė moderuar e tė vetėdemaskuar..., pėr heshtjen e ca politikanėve burokratė..., pėr disa politikanė qė janė tė paguar tė ulen nė karrigen rrotulluese..., pėr politikanėt me sy ēapraz, pėr burokratėt qė flasin dhe mendojnė ēaprazi, gėnjejnė ēaprazi, politikanė me ndjenja ēapraze..., politikanė qė nuk pėrfillin kėrkesat e nėnave kosovare.
Do tė shkruaj pėr nėnėn shqiptare, pėr atė kosovaren, pėr atė nėnė qė ka kohė qė mban kokėn dhe mendjen mėnjanė..., pėr nėnėn qė lindi bijtė qė ia fali Kosovės, gjegjėsisht lirisė sė vonuar tė saj..., pėr nėnėn qė edhe sot e kėsaj dite shpreson se do ta gjejė varrin pa gurė, varrin e birit/bijės sė saj!? Do tė shkruaj pėr nėnat qė kėrkojnė historinė e gjallė tė tyre..., jo historinė e rreme qė thuret nė pazare dhe nė hapėsira kuvendesh a parlamentesh, ajo kėrkon historinė e saj tė lavdėruar.
Unė do tė vazhdoj tė shkruaj (aq sa mė mundėson takati i mendjes), pėr atė nėnė qė sot e gjithė ditėn e Perėndisė, jeton mes sė kaluarės dhe tė ardhmes sė Kosovės..., ajo qė jeton nė mes tė pritjes sė pafund, hallit e mallit (nuk di si ta konceptojė: si hall a si mall), mes shpresės sė saj krejt tė pashpresė, mes pritjes sė haberit tė vonuar dhe..., ajo qė jeton tok me politikanėt tė cilėt do tia dhunojnė ndjenjat dhe atė pak buzėqeshje qė i ka ngelur..., do tia shėmtojnė shikimin mėnjanė, shikimin e saj lutės dhe tė turbullt..., ato jetojnė tok me politikanėt qė nuk duan tu pėrballen me kėrkesat e tyre, kėrkesa kėto qė sikur janė vėnė nėn hirin e mangallit me prush!
Megjithatė ajo jeton nė pritje tė gjetjes sė eshtrave tė birit a tė gocės sė saj..., ajo shpreson se njė ditė do tė bėjė rivarrosjen e tyre. Nėse jo, atėherė pavullnetshėm do tė pajtohet tė varrosė vdekjen qė edhe pas njė dekade nuk duket atypari!
Pėr sa kohė nuk do tė gjenden tė humburit, ky tregim historik a kjo trilogji, do tė jetė pronė e nėnave dhe e askujt tjetėr, njė tregim qė do tė shpjegohet vetėm nga ato dhe pėr ato, ndonėse pas luftės kosovare ca politikanė provincialistė, nė mėnyrėn mė tė pandershme, mėtuan (me pa tė drejtė) ta shndėrrojnė nė pronė dhe propagandė tė tyre politike.
E gjithė kjo demagogji, kjo heshtje varri, kjo heshtje e gjatė vrastare, a ky qėndrim oportunist i institucioneve politike tė Kosovės sa i pėrket kėsaj meseleje, nė asnjė mėnyrė nuk mund ti pėrligjė a ti justifikojė nė veēanti politikanėt tė cilėt, kur do ballafaqohen me ēėshtjen e tė humburve dhe kur kjo nuk do tu shkojė nė hesap, atėherė do ta fusin kokėn poshtė tavolinės sė organit mė tė lartė ligjvėnės tė Republikės sė Kosovės pėr tė shikuar ēorapėt e bardhė.
Derisa nuk do tė pėrfillen kėrkesat e nėnave kosovare, manifestimi (qoftė edhe ai qendror) dedikuar 100-vjetorit tė mėvetėsimit tė Shqipėrisė londineze si dhe pėrvjetorit tė shpalljes sė shtetit tė Kosovės, nė aspekt politik dhe kulturor, do tė jetė i gjymtuar e i zbehtė dhe kurrgjė tjetėr.
Lexues i nderuar, kjo trilogji nuk pėrfundon nė kėtė paragraf, pasi do tė vazhdoj tė shkruaj edhe mė tej pėr folkpatriotizmin tonė primitiv dhe provincial, pėr atė patriotizmin e rremė qė konsiderohet si strehė e fundit e mbijetesės sė retorikės boshe. Dhe sot, tė thuash se pesė futbollistėt shqiptarė qė i mbrojnė ngjyrat e pėrfaqėsueses ė Zvicrės na paskan qenė tradhtarė tė kombit
(sidomos kur kjo e thėnė del nga goja e kryetarit tė Federatės Shqiptare tė Fudbollit, z. Armand Duka), kjo ėshtė pėrtej ēdo logjike tė shėndoshė... A mos vallė, nesėr ca folkpatriotė (adhurues tė futbollit) nuk do ti thonė tė njėjtat fjalė pėr futbollistėt shqiptarė tė kombėtares sė Maqedonisė..., a mos vallė folkpatriotėt nuk do tė thonė se edhe Skėnderbeu ishte tradhtar sepse u arsimua nė Akademinė Ushtarake tė Sulltanit...
Sot e gjithė ditėn e Perėndisė, po tė njėjtėt folkpatriotė do tė thonė se edhe Abdyl Frashėri (1839-1892) na qenkėsh i tillė, pasi qė njė kohė tė gjatė i kishte shėrbyer Padishahut dhe Perandorisė Otomane nė cilėsi tė ministrit. A mos vallė, njė ditė do tė themi se edhe Sami Frashėri (1850-1904) ishte njė turkoshqiptar tradhtar pėr arsye se ishte autor i Fjalorit Normativ tė Gjuhės Turke apo edhe Enciklopedisė Turke nė 6 vėllime..., a mos vallė njė ditė nuk do themi se edhe Mehmet Aqif Ersoj (1873-1936) me prejardhje shqiptare nga Shushica e Pejės, na ishte njė shqiptar jobesnik dhe tradhtar, sepse kishte krijuar himnin kombėtar turk!?...
A mos vallė, njė ditė njerėzit qė devijojnė nga arsyeja nuk do tė thonė se Ismail Qemali na qenkėsh tradhtar, sepse ishte arsimuar nė Stamboll! A mos vallė, njė ditė do e denigrojmė edhe Faik Konicėn..., a mos vallė edhe Nėna e pėrbotshme, Tereze, na qenka tradhtare sepse i paskėsh shėrbyer humanizmit, Indisė..., sepse i paskėsh shėrbyer skamnorėt, sepse pjesėn mė tė madhe tė jetės sė saj e paskėsh kaluar nė Kalkutė e jo nė Shkup, Tiranė a nė ndonjė vend tjetėr shqiptar!?... A mos vallė shkencėtarėt shqiptarė nė njė kohė tė ardhme pėr inat nuk do tė thonė se edhe nobelisti Ferid Murad, na qenkėsh tradhtar pasi qė zbulimin e tij epokal nuk ua kushtoi shqiptarėve, por Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės dhe nė pėrgjithėsi njerėzimit... (??!!) Hajde mendje, hajde!
Krijoni Kontakt