Close
Faqja 7 prej 12 FillimFillim ... 56789 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 70 prej 115
  1. #61
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    18-03-2010
    Postime
    143

    Fadil Lushi:Nje dedikim per ish..,

    Fadil LUSHI


    NJĖ DEDIKIM PĖR ISH TĖ BURGOSURIT POLITIKĖ

    Nė vigjilje tė 100-vjetorit tė shtetit tė Ismail Qemal Bej Vlorės dhe tė 99-vjetorit tė Shqipėrisė Londineze, pėr mua do ishte paksa e vėshtirė tė shkruaj pėr njė histori tė ish tė pėrndjekurve dhe tė burgosurve politikė shqiptarė, nė veēanti pėr ata qė (nuk) frymojnė kėtej kufirit administrativ. Do “shkarravis” pėr historinė e tyre me moshė tė vjetėr kalendarike, pėr njė tė kaluar tė tyre qė ka kohė qė ka dalė nė shitje a nė ankand publik!? Ėshtė njė e kaluar tė cilėn nuk ka dot njeri a institucion qė do ta kishte blerė. Jo pse “nuk ka vlera”, por pse fatkeqėsisht ėshtė njė e kaluar jona kolektive e harruar, njė e kaluar qė nuk i gjendet derman.
    Kohė mė parė, njė grup njerėzish, gjegjėsisht tė pėrndjekurish politikė, diku nė njė lagje tė kryeqendrės sė shqiptarėve kishin hyrė nė grevė urie (dy prej tyre, Gjergj Ndreca dhe Lirak Bejko, i vunė flakėn vetes). Kjo grevė urie e tyre kishte pėr qėllim tė ndėrgjegjėsojė institucionet kushtetuese tė shtetit sa i pėrket “gjetjes sė ilaēit” pėr ēėshtjen e tyre. Ata qė ishin gjetur pranė asaj tende thanė me plotė gojė: “Disidentėt dhe kundėrshtarėt e diktaturės enveriste ishin vonuar nė kėrkim tė dėmshpėrblimit, sepse paraprakisht pushtetarėt aktualė..., kishin hyrė nė “grevė heshtjeje, nė grevė indiferentizmi, gjithsesi tė shkurdisur!?”. Nėse Gjergji dhe Liraku i vunė flakėn vetes, atėherė ca politikanė tarafxhinj, u vunė flakėn detyrimeve tė tyre morale dhe politike qė kishin, qė kanė dhe qė do kenė ndaj tė lartpėrmendurve.
    I nderuar lexues! Unė do bėj ēmos qė kėtė vėshtrim gazete nė vazhdim tė mos e personalizoj dhe tė mos e ndėrtoj nė veten e parė..., ndonėse unė, dhe akėcili njeri qė ka hise nė kėtė ēėshtje, do ta ketė shumė vėshtirė ta margjinalizojė subjektivizmin e tij.
    Mbaj mend kur, nė motin 1960 njė grup ish tė pėrndjekurish dhe tė dėnuarish politikė, ishin kthyer nė Tetovė nga “Petrova Rupa” e Goli Otokut... dhe dukeshin si njerėz tė vdekur. Mbaj mend edhe kthimin e Sadudin Gjurrės. Thjesht, ishin njerėz qė flisnin jerm, flisnin me ndihmėn e nėndialektit dalmatin. Ata kur llafosnin pėrhumbeshin nė radhitjen e mendimeve, tė fjalėve dhe paragrafėve. Parafrazimi mė i shpeshtė i tyre ishte fraza e huaj “Trebam kruha, vode i mallo vishe zraka!” (“Duam bukė, ujė dhe pak mė shumė dritė!”) E gjithė kjo referencė nuk ishte nė natyrėn e tyre qoftė ajo e butė, e gėzuar ose edhe e rrėmbyer!
    Ishin njerėz tė cilėt, kur “donin” tė ėndėrronin Hirushen (figurė e pėrrallave popullore shqiptare..., ajo vajzė e vogėl, e urtė e bukur), ėndėrronin ditėn nė vijim, atė tė nesėrmen, ato zėrat (vallė, mund tė ėndėrrohen zėrat), ulėrimat dhe torturat e llahtarshme tė gardianėve tė burgut. Pėr kėtė histori me plagė tė rrjepur, shumė kohė mė parė, Shpėtim Pollozhani, kryetar i Shoqatės sė ish tė burgosurve dhe pėrndjekurve politikė shqiptarė nė Maqedoni, mėtoi tė ndėrtojė njė komunikim me institucionet kushtetuese tė “shtetit tė tij”, i cili shtet kushedi ku dhe kur ia kishte “marrė masėn e samarxhiut”! Ai, (Shpėtimi) dhe tė tjerėt si ai nga bashkėbiseduesi do kėrkonin qė kėtė komunikim tė mos e shtrembėrojė, tė mos e sajojė, tė mos e shpėrbėjė dhe tė mos e shkurdisė, por thjesht ta humanizojė dhe ta emancipojė aq sa tė marrė frymė. Kishte shpresuar se ai komunikim do jetė i ndėrsjellė, korrekt dhe i sinqertė..., dhe po aq i arsyeshėm ndaj institucionalizimit tė kėrkesave nė fjalė, nė lidhje me dėmshpėrblimin e tyre..., jo rehabilitimin, sepse s’kishin pse rehabilitohen, nga fakti se fjala rehabilitim, nė Fjalorin e Gjuhės sė Sotme Shqipe, shpjegohet kėsisoj: i kthej dikujt zyrtarisht tė drejtat qė kishte humbur ose qė i ishin hequr gabimisht... Nė kėtė rast ata as qė kishin pasur ndonjėherė tė drejta qė ato t’u ktheheshin!
    Ky, dhe tė tjerė tė tillė si ai, nė kėtė komunikim nuk kėrkonin kompromisin me shtetin, Ai, dhe ata, nė kėtė komunikim, nuk donin tė konceptohen si pazarxhinj, as si lypsarė, po as si “tyxhar” qė do blinin e tė shisnin mallra shqiptarėsh, pėr pak lekė, ata donin deri nė fund tė komunikonin dhe ta bėnin punėn shqiptarēe. Qėllimi i kėtij komunikimi (i shoqėruar me njė furgon tė vėrtetash) pėr kryefjalė do kishte zgjimin e institucioneve kushtetuese nga ajo heshtje varri. Nė kėtė komunikim do merrte fjalėn akėcili njeri pėr tė shprehur habinė, zemėrimin dhe pakėnaqėsinė e tij kundrejt atyre, tė cilėve kjo ēėshtje nuk u hyn nė hesap..., kundrejt atyre qė sundojnė me arrogancėn e shtetit, me atė indiferentizmin politik tė tyre..., nė kėtė komunikim do merrte fjalėn ēdo njeri qė ka mbetur nė mėshirė tė fatit tė tij.., ēdo i dėnuar dhe i pėrndjekur politik, ēdo njeri, qoftė edhe i kllapitur..., po edhe ata tė cilėt sot e gjithė ditėn e Perėndisė i konceptojnė si kope ujqish, si “kafshė” tė veshura me rroba (siē do thotė Mondi), si kooperativistė katundarė e primitivė, toptan pjellė tė vaktit tė diktaturės dhe kurrgjė mė shumė..., si njerėz tė cilėt e ndjenin mungesėn e lirisė, atė fjalėn e lirė..., si njerėz tė dorės sė dytė, si njerėz qė jetojnė jashtė ēdo realiteti qoftė ai tė jetė edhe historik. Sė fundi, lėre qė ky komunikim asnjėherė nuk u realizua, pėrkundrazi u fye nga ana e institucioneve qė “dėshmohen” me sjellje provokuese dhe tė ulėt.
    Nėse kėtė komunikim nuk e bėnė institucionet kushtetuese tė Republikės sė Maqedonisė, atėherė do ishte mirė tė paktėn (sėrish) ta ndėrtojnė partitė politike shqiptare. Asnjė njohės i mirė i kėsaj historie nuk mund tė thotė se partitė politike shqiptare kanė tė drejtėn ekskluzive qė t’i heshtin dhe tė mos i pėrfillin “kėrkesat” e tė dėnuarve politikė, ato parti nuk kanė tė drejtė tė ndėrtojnė prioritete, nuk kanė tė drejtė... ta anashkalojnė kėtė histori, aq mė tepėr kur njė numėr i konsiderueshėm i anėtarėve tė tyre dikur, o i kanė pasur prindėrit tė burgosur dhe tė pėrndjekur politikė, o deri dje kanė qenė (nėn) titullarė tė shoqatės, o ndėrtues dhe pjesėmarrės tė saj. Nėse do heqėsh pavullnetshėm epitetin tėnd “ish i pėrndjekur dhe i persekutuar politik”, kjo nuk do tė thotė se duhet tė depersonalizohesh e ta shuash dashurinė, kujdesin dhe dėshmitė tuaja ndaj shoqatės nė fjalė qė, si duket, paksa ka filluar tė anatemohet. Nėse pala tjetėr fliste me shaka, me zė tė lartė a me bėrryl me njerėzit e dėnuar, atėherė kėtė nuk duhet lejuar tė mbetet jashtė ēdo interesimi tė partive politike. Sė fundi, e gjithė kjo tė mos banalizohet dhe tė mos mbetet vetėm si punė, si dert dhe si njė problem i pazgjidhshėm i ish tė burgosurve dhe tė pėrndjekurve politikė, do tė duhet sė paku tė thuhet njė fjalė..., aq sa tė mos vetėflijohet e tė harrohet njėherė e pėrgjithmonė. Ndoshta kjo nuk do tė ndodhė... Ku ta dijė njeriu!
    Agron Tufa tha: “Kam formuar bindjen..., se ēdo gjėje nė kėtė botė i gjendet ilaēi, pėrveē derės sė vdekjes, e cila, pasi mbyllet, pėrjashton pėrfundimisht tė gjitha ndėrhyrjet”! Ti, i nderuar lexues, nėse s’i beson kėsaj historie, a kėsaj vakie, ik dhe vėrdallosu nė kėrkim tė informacionit shtesė!?

  2. #62
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    18-03-2010
    Postime
    143

    Fadil Lushi: 100 vjet...

    Fadil Lushi


    100 VJET INATE HOMERIKE

    I nderuar lexues, nė eterin tonė politik, flitet, pėrflitet a lakohet njė aforizėm qė pėrafėrsisht tingėllon kėshtu: “Inati i burrave dhe grave (shqiptare) ėshtė mė i fortė se inati i urisė”! Vėrtetėsinė e kėtij aforizmi do mėtoj ta gjej (nėse do ta gjej) nė historinė e njėqindvjetorit tė shtetit tė cunguar shqiptar, e cila histori filloi tė ndėrtohet me inate. Kjo do tė karakterizohet me njė sėrė lėvdatash, harresash, shtrembėrimesh, nihilizmash, bajraktarizmash, folklorizmash... Tė gjitha kėto sė bashku tė stisura nga akėcili kalorės i vonuar i kauzės shqiptare, nga akėcili politikan qė shumė pak i dha Shqipėrisė dhe mė shumė mori (vodhi) nga ajo. Ndaj, jo rastėsisht, kjo histori do tė ngarkohet me njė thes inatesh histerike dhe homerike. Nuk mund tė thuash se “shpikėsit e kėtyre anakronizmave” ishin vėrtet inatēinj homerikė, aq sa ishin shtirės a njerėz qė kishin lindur nė kohė dhe vend tė gabuar. Kjo histori do tė karakterizohet edhe me njė sėrė idealistėsh, nacionalistėsh, tė cilėt kėmbėngulnin t’i shkonin pas virtytit duke dashur “tė gatuajnė” njė politikė tjetėrfare..., si dhe me njė varg neronėsh..., me njerėz tė fodullosur, kokėkrisur, kokėbosh, a edhe “biēim njerėz tė minderit”, tė cilėt edhe sot do tė mbajnė inat me tė kaluarėn. Nė ndėrtimin e kėsaj historie 100-vjeēare, s’do mend se do kenė hise edhe gjithfarė akademikėsh..., gjithfarė kronistėsh, tė cilėt fatkeqėsisht, lėre qė nuk dhanė kontributin e tyre, po pėrkundrazi kėsaj historie i ngjitėn njė mal tė pavėrtetash, i ngjitėn shumėēka qė “ndoshta” edhe nuk e meritonte. Disa kėtė e bėnė me urdhėr tė mbretit Ahmet Zogolli, ca tė tjerė me diktat tė diktatorit Enver Hoxha dhe, sė fundi, nga politikanėt e moderuar, tė cilėt, lėre qė nuk e humanizuan a emancipuan kėtė histori tė lavdėruar, po pėrkundrazi duke shtrembėruar turinjtė e tyre, disa pjesė tė kėsaj historie i pėrudhėn krejt tjetėrfare dhe gjithsesi nė drejtim tė gabuar. “Ndofta” ata nuk kishin “takat” t’i kundėrshtonin urdhrat e “Neronit shqiptar”! Ata qė ishin tė “padėgjueshėm”, o do pėrfundonin nė kazamatet famėkeqe tė Shqipėrisė, nė Burrel, Spaē e gjetiu, ose do t’u vihej litari nė qafė, o do “iknin nga kjo dynja” me plumbin nė kokė. Nė pėrgjithėsi, kėta (hiq mėnjanė idealistėt dhe historianėt pa taraf) nė vend se ta frenonin fanatizmin e ēmendur dhe tė hanin bukėn e tyre, hėngrėn kokat e ndritura shqiptare, pa dallim nė ishin ateistė tė bindur, fetarė, shehėrlinj, katundarė, toskė ose gegė. Nėse shqiptarėt mendjendritur i dhanė kėsaj Shqipėrie frymėn e kohės dhe atė kombėtare, ca tė ashtuquajtur “historianė tarafxhinj e tė imagjinuar”, me shėndet tė brishtė mental si dhe do kalorės tė vonuar tė politikės ditore..., do tė shkojnė deri aty sa qė padrejtėsisht tė ndėrtojnė lloj-lloj shpifjesh. Njė e tillė shpifje (pėr inat) do t’i “faturohet” edhe Ismail Qemal bej Vlorės, kinse ai “..., paskėsh lidhur krushqi me Perandorinė Osmane, nė kėmbim tė njė autonomie (turke) tė cunguar, mandej do t’ia hedhin fajin (prapė pėr inat) se pse ky nuk paskėsh marrė pjesė nė punimet e Lidhjes sė Prizrenit dhe tė Kongresit tė Manastirit!”..., e shumė sajime tė tjera tė ulėta. Ēuditėrisht, kėto shpifje a trillime sot po”gėlltiten” nga injorantėt si dhe nga ana e gjithfarė kontrabandistėsh tė historisė sonė kombėtare.
    I nderuar lexues, se vėshtrimet e paraqitura nė paragrafėt e lartpėrmendur janė tė vėrteta a jo, nuk ka nevojė pėr tė shpjeguar etimologjinė e tyre, sepse ato flasin vetė. Sot, nė vigjilje tė 100-vjetorit tė mėvetėsimit tė shtetit tė Ismail Qemal Bej Vlores, neve na duhet ta diskutojmė kalendarin historik shqiptar, tė cilin (prapė nė emėr tė inatit) aq shumė e kemi abuzuar, saqė nuk i gjendet fija, thjesht na ėshtė bėrė si lesh arapi. Nė do bėsh pėrpjekje qė ta zgjidhėsh kėtė pėshtjellim a kėtė “nyjė gordiane”, nuk mjafton tė kesh vetėm mendje femre, kėllqe dhe..., por duhet tė kesh guximin qė t’i “sikterisėsh” tė gjithė ata, qė nuk e njohin aq sa duhet kėtė kalendar tonin kombėtar.
    Parashtrohet pyetja se kush, nė kėtė vigjilje tė 100-vjetorit, do tė “pushtojė kalanė” e organizimit tė manifestimit qendror (mbarė!?)kombėtar, qė sot e gjithė ditėn nuk dihet se a do tė “mbahet nė Tiranėn e Partisė Demokratike a nė Vlorėn e Partisė Socialiste”!??..., nuk dihet se ky 100-vjetor a do tė kremtohet mė 28 nėntor nė Tiranė, gjegjėsisht nė kryeqendrėn administrative tė shqiptarėve, apo nė Vlorė mė 27 nėntor, gjegjėsisht nė kalanė e historisė sė Ismail Qemali Bej Vlorės..., apo edhe kush do tė jetė ai “bir nėne qė do ta uzurpojė tė drejtėn qė t’i bėjė dinjitet flamurit kombėtar”!? Do t’i bėjnė tė “kuqtė apo tė kaltrit”, do t’i bėjnė politikanėt aktualė, tė cilėt nė vijimėsi mėtojnė qė me makiavelizmin e tyre tė dominojnė mbi vullnetin e tė tjerėve, apo ata qė kundėrsh-
    tojnė regjimin e pushtetit aktual dhe filozofinė e politikėbėrjes sė tyre. Tė parėt do tė gjejnė njėmijė e njė arsye, karshi vazhdimėsisė sė sundimit tė “demokracisė foshnjarake” dhe tė zbehtė, ndėrkaq sehirxhinjtė, hazėrxhinjtė dhe sejmenėt do tė presin qė njė ditė ta zaptojnė kryeminderin e pushtetit.
    Nėse kjo datė e shenjtė (jo e saktė!??) nuk do tė pėrfillet dhe nuk do nderohet, atėherė kėsaj i mbetet tė qėndrojė nė hava. Do tė parashtrojmė pyetjen se kujt do t’i “takojė” e drejta ta shenjtėrojė kėtė datė a kėtė ditė. Vallė do ta organizojė pushteti aktual, opozita shqiptare, apo politikanėt (nė hije) qė ėndėrrojnė autoritarizmin gjegjėsisht pushtetin absolut..., a edhe ata politikanė tė moderuar shqiptarė, qė ende nuk e kanė kaluar moshėn adoleshente. Nėse tė gjithė politikanėt e Shqipėrisė politike nuk bien dakord me ditėlindjen dhe vendndodhjen e Flamurit, atėherė do tė detyrohen “t’i bien dajres sė evgjitit (ēdo respekt pėr tė) apo..., “ fyellit nė njė vrimė”, siē do tė thotė njė analist nga Shqipėria. Pse kjo ēėshtje duhet tė ngelė e pazgjidhur sot e mot, kėtu nė Shqipėri e gjetiu nė hapėsirat e Shqipėrisė politike dhe asaj londineze!??? Pse kjo ēėshtje nuk zgjidhet nė qarqet akademike dhe nė ato historike, por duheshka tė “redaktohet, (ri) defininohet, rishkruhet dhe recensohet” nė hapėsirat e shtabeve partiake, diku nė bllokun e Tiranės!?... Pse kjo datė e shenjtė na duheshka tė pėrflitet e lakohet sipas qejfit tė akėcilit shqiptar, qoftė ai tė jetė politikan, diplomat, kronist, ose edhe tė jetė kalorės i vonuar i ēėshtjes kombėtare..., nė veēanti nga ata tė cilėt kur nuk kanė pėr tė bėrė punė mė tė menēur, ashtu thjeshtė do tė anashkalojnė edhe ato pak vlera historike, qė i kanė mbetur njėqindvjetorit tė shtetit tė Ismail Qemal bej Vlorės. Nėse ne do tė vazhdojmė tė “frymojmė” me kėsisoj inatesh histerike, po edhe homerike, atėherė njė ditė do tė “ēmendemi vetvetiu dhe njėkohėsisht do ta ēmendim” gjithė atė histori, sa tė lavdishme po aq edhe tė ngatėrruar keqas.
    Sot, tė “ēirresh e tė bėsh shaka” me kryeministrin, kryeparlamentarin a edhe me presidentin e shtetit, besoj nuk “bėhet kiameti”, por ama tė tallesh me kėto data tė shenjta madje edhe me flamurin e Vlorės dhe me vlonjatin mendjendritur, ėshtė pėrtej ēdo idiotėsie..., nuk mund tė tallesh as me “historiografinė tonė qoftė tė jetė i vonshme, e ideologjizuar, e sakatosur, po dhe e folklorizuar”! Askush nuk ka tė drejtė ta pronėsojė kėtė manifestim, po qoftė tė jetė edhe “pasuri e patundshme e gjyshėrve tė tyre me opinga”!?
    Tekefundit, nėse kėto data (tona) tė shtrembėruara nuk do tė pėrcaktohen saktė, sidomos tani nė vigjilje tė 100-vjetorit, akėcili prej nesh tė mos shpresojė e ėndėrrojė se ashtu “kollaj’ do tė zdirgjet tatėpjetės sė Qafė Thanės ose edhe tė Morinės pėr tė marrė atė udhėn e Evropės e tė Brukselit..., me njė kusht “tė mos i plasė goma furgonit tė politikanėve tanė me inate homerike”!?
    “... Kur Madona kishte shkuar nė Moskė pėr tė dhėnė koncert, njė zyrtar (fetar) rus i qe drejtuar me njė kėrkesė: ... ose hiq kryqin ose vish brekėt!” (referencė e huazuar) Mos vallė, ky zyrtari moskovit kishte kėrkuar etikėn e munguar tė kėngėtares me shtetėsi amerikane. Unė, sinqerisht nuk e di. Unė mund tė them se gjithsecili nga ne, o do tė bėjė punėn pėr ēka ėshtė i ngarkuar e i paguar, o do tė duhet ta braktisė atė..., o do duhet tė mbyllė gojė. Ndryshe nuk bėn.
    Ėshtė njė shprehje ballkanase ku, pos tė tjerash, thuhet: “Njeriun prite (gostite) sipas veshjes dhe pėrcille sipas mendjes!”

  3. #63
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    18-03-2010
    Postime
    143

    Fadil Lushi:Per kauzen kombetare..,

    Fadil LUSHI

    “PĖR KAUZĖN KOMBĖTARE, VEĒ M’BANI ZA, SE UNĖ JAM GATI“

    Dikur moti njė hokatar mendjendritur mirditas, pos tjerash, kishte thėnė: “Eh, mor vėllaēko, pėr tė bėrė “pordhė” nė njė ndejė a nė njė mexhlis, nuk mjafton vetėm tė kesh prapanicė, por duhet tė kesh edhe kėllqe dhe guxim pėr ta “arsyetuar atė budallaki qė e ke bėrė”! Nė vitet 60, kur unė dhe disa shokė tė tjerė tė klasės vijonim leksionet nė vitin e tretė, kishim shumė “telashe” me njė nxėnės qė quhej Pėllumb B., i cili sot e kėsaj dite, njihet me nofkėn “kandarxhiu”. (Ai (nuk) kishte po edhe sot, nuk ka hiē gjė tė pėrbashkėt me “tyxharėt dhe tregtarėt toptanxhinj”, qė kur afrohet koha e mbylljes sė pazarit, blejnė pėr pak para mallrat qė kanė mbetur pa myshterinj). Ai shpesh, me rast e pa rast, me “kandarin e tij mental” mėtonte tė maste heshtjen e akėcilit qė qėndronte pranė tij, ose maste edhe tė (pa) vėrtetat, arrogancat, dėshpėrimet, dufet patologjike tė shqiptarėve dhe gabimet e pėrbashkėta tė tyre, si dhe lavdet e njerėzve qė sot nuk pėrmenden hiē fare. Nuk harronte tė vinte nė kandar ēdo fjalė tė shkruar e tė pashkruar, ēdo mendim qoftė tė ishte i qartė, i gabuar a edhe i paragjykuar..., e vinte nė kandar edhe historinė e ndasive shqiptare. Pasi i evidentonte faktet a provat e grumbulluara, ashtu me pėrpikėri i redaktonte dhe i bashkėngjiste nė “rabushin e tij”, sa pėr tė mos i harruar. Nė “kryeminderin e rabushit”, qė moti i kishte vėnė edhe nja tri, katėr fjali, fjali kėto pėr ne tė mirėnjohura, siē janė: “O sa mirė me qenė shqiptar..., Bac u kry! Rroftė Shqipėria e Madhe, pa ujė e pa rrymė ”e tė tjera “thashetheme”!
    Ē’ėshtė e vėrteta, i nderuar lexues, ky “kandarxhiu” edhe pas pesė dekadash, as qė e ka ndėrmend tė mbyllė gojė e veshė. Njė ditė mė takoi nė “udhėkryqin e tij” dhe ashtu me “dhunė ma preu rrugėn”. Mė sugjeroi qė me vėmendje tė duhur t’ia dėgjoj shpjegi-
    min e tij lidhur me njė mesele a njė vaki. Mė tha: ..., eh, sa tė lezetshėm jemi ne, shqiptarėt, sidomos kur debatojmė (nė vetėn e parė), pėr atė prirjen tonė tė brendshme pėr tė pasur diēka qė nuk e meritojmė..., pėr ato ērregullimet tona mentale, pėr narcizmin tonė politik, pėr udhėkryqet e historisė shqiptare..., pėr ca ēėshtje tonat madhore tė pazgjidhura, pėr ēėshtje tė paragjykuara, pėr ēėshtje qė na zvarriten ditė pėr ditė e njėra pas tjetrės, si ato gjarpėrinjtė e varrezave tė humbura..., pėr do ēėshtje kombėtare, nė veēanti pėr do festa tė saj, tė cilat i kremtojmė kuturu, gjegjėsisht pa e ditur se nė ē’kohė dhe nė ē’vend duhet tė ndodhin. Mė duhej t’ia pėrgjysmoj fjalėn, sepse e zgjati a e trashi tmerrėsisht hyrjen e “muhabetit”. (mbase ngjashėm siē e stėrzgjas edhe unė kėtė paragraf gazete).
    Nejse, t’i biem shkurt kėtij “muhabeti”! Ia parashtrova pyetjet: kush tė futi nė siklet, kush ishte ai qaraman e qerrata qė ta pėrpiu, ta drodhi dhe ta bėri fjalėn dysh dhe veresi!? Ma dha kėtė pėrgjigje: “Para disa ditėsh, ca biznesmenėve shqiptarė u parashtrova njė kėrkesė pėr ndihmė materiale. Me kėto lekė, kisha ndėrmend qė tė shpirtėzoj njė ide timen tė kahershme..., gjegjėsisht sa i pėrket gjallėrimit tė njė date tė shqiptarisė. (nuk e kuptova dot, se pėr cilėn “shqiptari” e kishte fjalėn, pėr tė djeshmen apo pėr “shqiptarinė” e sotme). Ēuditėrisht, nė kohė tė caktuar disa prej “punėdhėnėsve”, mė dhanė pėrgjigje nga mė tė ndryshmet. Njėri prej tyre, “hazėrxhevapin” e kishte tė paqartė, tjetri e kishte nė xhepin e xhupit tė qėndisur “alla katundarēe”, tjetri pėrgjigjen e bėri tėrkuzė, tek ai qė nuk besoja se nuk do na jepte hiē gjė, na dha mė shumė lekė, se ē’na duhej, njėri na dha pėrgjigjen: nuk japim lėmoshė (nuk kėrkoja lėmoshė), njė tjetėr mė tha: kėrkesa juaj nuk kaloi nė komisionin ekonomik tė ndėrmarrjes qė ju drejtuat..., njė tjetėr na tha se kėrkesa juaj nuk u mor nė konsideratė, e tė tjera pėrgjigje (jo) meritore!
    Pėllumb “kandarxhiut” mė duhej t’i them se ėshtė e drejta e ēdonjėrit tė tė ndihmojė apo mos tė tė ndihmojė. Ato lekė janė pjellė e djersės sė tyre dhe, rrjedhimisht, akėcili prej nesh kur shtrin dorėn pėr mbėshtetje materiale, parimisht nuk ka tė drejtė tė hidhėrohet. Pėllumb “kandarxhiut” i thashė se assesi nuk ka tė drejtė tė zemėrohet me “zemėrngushtėsinė mikroborgjeze” tė ca biznesmenėve, pėrkundrazi, mund ta shqetėsojė vetėm cinizmi i tyre. Me kėtė “gjysmė sentencė” timen, sikur u pajtua bashkėbiseduesi, por nuk ra dakord me pyetjen qė ia kishte parashtruar “njė taze biznesmen” (me kombėsi shqiptare), e cila pėrafėrsisht tingėllonte: “..., po mė thuaj ti, gjynahqar e lėmoshėtar, vallė a nuk kanė tė sosur kėto festat “E TUA” kombėtare, ē’janė kėta 100-vjetorė, ē’janė kėta flamuj e kėta Ismail Qemala, e tė tjera festa e festivale folklorike, konferenca, kongrese (“manastiresh”) akademi shkencore, mbrėmje pėrkujtimore, manifestime politike e artistike..., ē’janė kėto Shtatė a Tetė Mars, ē’janė kėta Kurban Bajrama, ē’janė kėto donacione a ndihma humanitare, ē’janė kėta pėrvjetorė dedikuar Skėnderbeut, a edhe asaj Nėne tė pėrbotshme, ē’janė kėta pėrvjetorė kushtuar dėshmorėve tė 2001-it e tė tjera broēkulla!??? ” E gjithė kjo, te Pėllumbi, kishte krijuar pėrshtypjen kinse ky “biznesmen” dorėrrudhur, (paraprakisht) i paskėsh mbėshtetur (materialisht) tė gjitha kėto manifestime, kinse ky farė burri paskėsh “b...ė pėr t’i bėrė pordhė”. Historisė sė Ismail Qemal Bej Vlorės dhe 100-vjetorit tė mėvetėsimit tė shtetit tė tij. Nuk “doja t’i besoja” shokut tė klasės, pėr meselenė qė ma shpjegoi, andaj edhe nuk i thashė: qofsh i gabuar, pėr kėto shpjegimet e tua. Unė, shpreh bindjen se ky biznesmen, ka tė ndėrtuar njė dallim tė madh material ndėrmjet njerėzve dhe njė diferencė tė tillė morale.
    Qė “..., mos t’i hyjmė nė hak kėtij biēim qyqari qė zemrėn e ka tė ngarkuar me njė furgon urrejtjesh” dhe i cili me kėsi “mut pyetjesh” dhe me kėsi marrėzirash tė zakonshme vetėm pėr tė..., do t’ia shtojmė atė thėnien e Fan Stilijan Nolit: “Bishti i qenit, bisht qeni mbetet. Nuk ka shkencė qė e ndreq. Madje as varr”!..., apo edhe ajo mesele pėr punėn e gomarit: “Hall ta lėsh pa ujė se e ngordh, hall t’i japėsh shumė se e mbyt, hall t’i japėsh tė ftohtė se e ftoh, hall t’i japėsh tė ngrohtė se e...,”! Pėllumb “kandarxhiu” aq shumė qe i dalldisur me meselenė a vakinė, me tė cilėn ishte ballafaquar, mė propozoi qė kėtė “muhabet” ta vazhdojmė nė “mejhanen” e tij tė preferuar, diku te mėhalla e “tabakėve”, aty ku tubohen “hallallėt”, tė cilėt i “kanė dalė shtėpisė nga pas”, siē do tė thotė, gjyshi, Ilir kosovari. Ai priste edhe pėrgjigje tė tjera nga unė, por nuk ia dhashė, nga “frika” se mos vallė po ia ngarkoj edhe mė shumė shqetėsimin dhe, nė fund, tė mos ia “shtrembėroj” krejt ato llafe qė m’i “plasi nė fytyrė”!?
    Qė nuk mė gėnjeu, jam i ndėrgjegjshėm kėmbė e krye, qė nuk ma trullosi rradaken, edhe kėtė e di, qė nuk mė bezdisi, edhe kėtė e di..., por ama se ku e gjeta durimin ta dėgjoj, veē shpirti im e di. Njė gjė nuk e kuptova Pėllumb “kandarxhiun”, pse i kishte ardhur majė hunde “tahmahqarllėku” i njerėzve, qė hiē nuk u ha palla pėr “romantiz-
    min, utopinė dhe folk-patriotizmin ” e tij dhe shqiptarėve tė tjerė tė tillė si ai. Ikėm nga “mejhaneja” duke mos i vėnė kapak bisedės, njashtu siē shqiptarėt edhe nė vigjilje tė 100-vjetorit nuk do t’i zgjidhin do ēėshtje tė rėndėsishme. Fatura na ngeli pa paguar, sepse kamerieri ishte bėrė “dėrrasė”, dhe ne, “pakėz tapė”!
    P.S. Urime 100 vjet mėvetėsi!

  4. #64
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    18-03-2010
    Postime
    143

    Fadil Lushi: (Nje) Post Festum?

    Fadil LUSHI

    (NJĖ) POST FESTUM?

    Duke e shkarravitur kėtė shkrim, nė mbrėmje, mė mori motra nė telefon, ajo heroina fatkeqe e gjeneratės sė saj, ajo qė u ēatdhesua pėr t’u degdisur nė Dardanele, gjegjėsisht nė pjesėn e Trakisė turke. Biseda ishte pėrplot nota nostalgjike e emocionale. Qortimet e saj, ishin me vend..., sepse ka kohė qė nuk jam dukur atypari, nė Stamboll. Ajo, pos tė tjerash, si me njė urdhėresė mė tha: ti im vėllaēko, mė dėgjo me vėmendje, shko e gjeje atė gocėn e bukur, atė ēapkėnen e mėhallės sime, ajo qė ndoshta vazhdon tė quhet me emrin Shqipe, atė lazdraken qė besoj se, hallet dhe vuajtjet e saj nuk e kanė plakur. Dhe, nė do e takosh, tė lus puthe nė ballė..., sepse ka shumė kohė qė nuk e kam parė, qė s’ia kam dėgjuar zėrin, qė nuk ia kam nuhatur erėn... U solla poshtė e lart, nė kėrkim tė “Shqipes” dhe, pėr fat, e “gjeta” diku nė njė cep tė mėhallės sė vjetėr tė kasabasė sonė. Nuk e kisha ditur se jetonte vetėm. Nuk ishte, as ēapkėne e as lazdrake, ndėrkaq prej bukurisė sė saj, s’kishte mbetur dot gjė! Pas ca ditėsh, iu paraqita motrės duke e pyetur: ti, moj motėr, pa mė thuaj se pėr cilėn “Shqipe”e kishe fjalėn. Ma ktheu, si me inat, se nėna jonė, Nazė, dikur kishte plot tė drejtė kur mė thoshte se kėtė djalė e kemi paksa “mendjetrashė”(!?)... Andaj kėtij “sugari tė nėnės”, gjatė rrugėtimit, do t’i duhet njė pėrcjellės..., por njashtu edhe gjatė meditimit gjithsesi i duhet njė njeri me mendje femėr. Eh, le t’i lutet Zotit, se e kam motėr dhe ėshtė njėmijė e njė herė mė e menēur se unė, se do t’ia ktheja atė “hazėrxhevap”: Po pse nuk mė the qė nė fillim se e ke mendjen te flamuri i Ismail Qemal Bej Vlorės e jo tek ajo “Shqipja” qė, kur unė ashtu fshehurazi dua t’i pėrcjell njė “gjysmė pėrshėndetje”, ma mban kokėn dhe shikimin mėnjanė e me inat!? Pikėrisht kjo telefonatė ma ndryshoi kryekėput subjektin e shkrimit nė fjalė e nė vijim.
    Ē’ėshtė e vėrteta, subjekti i kėsaj shkarravinės do tė jetė historia e flamurit si dhe manifestimet e fundit qė u organizuan gjithandej trevave shqiptare dhe qė iu dedikuan 104-vjetorit tė Kongresit tė Manastirit, 100-vjetorit tė mėvetėsimit tė shtetit tė Ismail Qemal Bej Vlorės, po, nė do tė kem tė drejtė, do tė them edhe 99-vjetorit tė Shqipėrisė londineze. Sot ia vlen ta shkruajmė kėtė vėshtrim gazete, kur mė nuk na udhėheqin emocionet, patetizmat dhe kur uji ka rėnė nė vend tė vet. Nuk do tė gabojmė nėse do tė themi se nė kėtė 100-vjetor, shqiptarėt “pollėn” gjithfarė datash tė “paqena, gjithfarė figurash patriotike nga mėhallėt provinciale”.
    Se kėto manifestime ishin thjeshtė njė “hallakamė”, kėtė mė sė miri i filozofoi, Edmond Tupja (autori i fjalorit erotik shqip), i cili nė njė shkrim tė tij tė fundit, pos tė tjerash, thotė: “A do t’ia arrijmė asaj dite kur tė vizitojmė mė nė fund panairin e pavarėsisė pa u trembur se mos (larg qoftė!) i vetmi panair festiv qė do tė na mbetet tė vizitojmė do tė jetė ai i kotėsisė”!? Unė, do tė vazhdoj tė them e tė pyes se: a mos vallė kėto manifestime, kėshtu siē u organizuan, nuk “prodhuan” njė mal euforish e patetizmash..., a mos vallė nuk “ndėrtuam njė zabel” ngazėllimesh tė pakontrolluara, jo natyrale dhe jo karakteristike pėr njė komb tė vjetėr..., a mos vallė ky 100-vjetor tė gjithė shqiptarėve u dha mundėsi tė eksponohen pavarėsisht se dikur ishin kolaboracionistė, pavarėsisht se ishin fukarenj, pasanikė, katundarė, shehėrlinj, sherxhinjė e tjerė..., a mos vallė, kėtė 100-vjetor e ngarkuam me folkpatriotizėm tė skajshėm dhe me kiē (shund)..., a mos vallė nga kėto manifestime, me a pa hiri, pėrjashtuam atdhetarėt, gjegjėsisht, njerėzit tė cilėt kishin kryer misionin e tyre patriotik.
    Disa prej kėtyre manifestimeve iu kushtuan edhe vetvetes, por ama me lekėt e popullit, ca u bėnė sa pėr tė treguar se edhe ata ishin pjesė e kėtij shekulli qė na iku..., ca tė tjerė i bėnė sepse e kishin detyrim moral, ca pse e kishin “detyrim tė rremė patriotik” e tjerė.
    Tė nderuar lexues, mė lejoni tė shpjegohem edhe pak (me kusht tė mos ju bezdis). A mos vallė, manifestimet (tė ndara), karshi 100-vjetorit tė shtetit tė Ismail Qemal Bej Vlorės, (sa herė dhe sa mė shumė i referohem historisė sė Flamurit tė Ismail Qemal Bej Vlorės, aq mė shumė ndihem i vockėl) (nuk) ishin, toptan manifestime qė padyshim (edhe kėsaj radhe)..., “shprehėn atė fytyrėn e absurdit” tė shqiptarėve tė pėrēarė, gjithandej Kosovės, Maqedonisė, Republikės politike tė Shqipėrisė, Luginės sė Preshevės dhe Malit tė Zi..., tė atyre shqiptarėve, me inteligjencė qytetare, oksidentale, orientale e rurale..., a mos vallė, edhe nė kėtė 100-vjetor, gjithfarė “protagonistė patriotė shqiptarė” mėtuan ta (ri) shpalosin e ta (ri) ngritin flamurin kombėtar, vend e pa vend, nė rrugė, nė stadiume, nė sheshe qytetesh, nė tezga pazaresh, nė ura autostradash e jo ku tjetėr, dhe kėshtu duke u mundėsuar “personave tė panjohur” ta djegin atė. Lėre qė nuk i dolėn zot flamurit, por edhe as qė i vunė vetes (pa) pėrgjegjėsinė foshnjarake e qesharake!
    A mos vallė, njerėzit qė ishin trashėgimtarė tė rrugėtimit tė flamurit tė Ismail Qemal Bej Vlorės, nuk i privuam nga e drejta e tyre (Rexhep Qosja, e shumė tė tjerė) pėr tė qenė tė pranishėm nė manifestimin qendror nė Sheshin Skenderbej!??.., a mos vallė, kėshtu siē e festuam NDARAS kėtė 100-vjetor (qė ditė mė parė na “iku ashtu kokulur”), meritoi njė “kostumografi dhe skenografi politike tejet tė ngarkuar”..., a mos vallė, skenės sė Sheshit Skenderbej nė Tiranė, i munguan akademikėt dhe studiuesit e mirėfilltė tė historisė sė Flamurit dhe shtetit tė plakut vlonjat..., a mos vallė nuk kishte njė vend, sė paku pėr Kristo Frashėrin, nė jo pėr diēka tjetėr, atėherė sė paku pėr moshėn e tij..., nė jo pėr diēka tjetėr, atėherė sė paku pėr pendėn e tij. Ndoshta, profesori i nderuar Frashėri, nuk deshi tė duket atypari, ndoshta ishte i frikėsuar se Historinė do t’ia pėrflisnin e do t’ia lexonin bythaprapthi, njashtu siē nuk u duk atypari edhe i madhi ynė, Ismail Kadare!??
    Ti, i nderuar lexues, “vėrtet beson” se vallė, nė Sheshin Skenderbej, nuk u gjet njė cep pėr njerėz, tė cilėt njė pjesė tė kėsaj historie e shkruan me gjakun e bijve dhe bijave tė tyre..., a mos vallė, kėtij manifestimi, i nevojitej njė gjuhė popullore dhe njė filozofi krejt tjetėr, pse vallė i duhej e gjithė kjo arrogancė, ky egoizėm, ky duf patologjik, qė i duhej e gjithė kjo paradė nihilizmi, bajraktarizmi..., gjithė ky folklor i stėrngarkuar a kjo ēmirėsi e NDASI, qoftė ajo tė ishte gjeografike, politike, urbane, rurale e tė tjera ndasish! A mos vallė, edhe pas 100 vjet mėvetėsie tė shtetit tė Ismail Qemal Bej Vlorės, shqiptarėt anembanė trevave tė tyre autoktone, nuk e mėsuan leksionin qė llafos urtėsinė e rilindėsve shqiptarė si dhe atė leksionin qė shpjegon bashkimin e mendimit politik ndėrshqiptar..., njė bashkim qė s’ka hiē takat tė lėvizė nga udhėkryqi!??..., apo nė do tė vrasėsh flamurin, gjunjėzoja memorien a mbamendjen.
    Kėshtu, siē shqiptarėt i organizuan dhe i festuan kėto data tė shenjta (ndaras), atyre u mbetej vetėm ta “NGRITNIN E TA SHPALOSNIN FLAMURIN KOMBĖTAR NĖ GJYSMĖSHTIZĖ”, siē do tė thotė, Mesila Doda, nė njė shkrim tė saj tė paradokohshėm.
    At Gjergj Fishta, dikur tha: FLAMURI KOMBĖTAR S’KA ĒKA LYP NDĖR NE, PO QE SE DASHNI S’KEMI PĖR ATDHE”!.., dhe pėr njėri-tjetrin.
    E shtrenjta ime Motėr, tė fala nga vatani dhe urime Ditėlindja e Shqipes sate.

  5. #65
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    18-03-2010
    Postime
    143

    Meditime nga Fadil Lushi

    Fadil LUSHI


    DY “DEKLARATA NACIONALISTE”, NJĖRA, PA LAJTMOTIV?

    Kohė mė parė, Vetoni, qė zonja e shtėpisė e ka shumė pėr zemėr, mė sugjeroi qė shkrimin tim tė radhės dhe tė fundit pėr kėtė mot, ta qėndis me mė shumė optimizėm. Ndoshta kishte tė drejtė! Edhe sikur kėtė shkarravinė ta bėja sipas dėshirės sė tij, gjegjėsisht me “porosi”, me siguri se nuk do mė dilte natyrale, sepse shkrimet e tilla, lėre qė nuk mė shkojnė, por mbase edhe nuk janė nė hisen time. Nejse, unė do shkruaj (aq sa do mė lejojė takati im mental) pėr nocionin e patriotizmit shqiptar, pėr atė nocion qė, sa herė shqiptarit i bėhen padrejtėsi, ai aq herė edhe do t’i referohet. Do tė shkruaj pėr patriotizmin 100-vjeēar tė shqiptarėve qė e gėzuan lirinė, do tė shkruaj edhe pėr atdhetarinė e atyre qė nuk e lumturuan Shqipėrinė politike..., do tė shkarravis toptan pėr shqiptarėt ku jetojnė e ku veprojnė, gjithandej Shqipėrisė Londineze.
    Duke qenė se mua nė vijim mė duhet ta dėrdėllis kėtė vėshtrim gazete, le tė mė lejohet tė bėj paksa plagjiaturė tė ca mendimeve qė para disa ditėsh dolėn nga njė emision debatues qė u organizua nė hapėsirat e njė televizioni prestigjioz tė Tiranės, ku ekspertė fushash tė ndryshme, nė veēanti nga ajo e politikėbėrjes, diskutuan pėr patriotizmin patetik tė shqiptarėve. U parashtruan shumė ide dhe pyetje lidhur me kėtė nocion. U ra dakord se jo akėcili njeri (qoftė ai tė jetė politikan, blegtor, tyxhar, mėsues, mjek, shehėrli a katundar) mund tė merret me tė, pavarėsisht ngjyrės, kombit dhe religjionit e tjerė, me kusht nėse “patriotizmin nuk do ta makijavelizojė a edhe nuk do ta konceptojė si strehė tė fundit tė horrave”!? Ca prej tė pranishmėve thanė se sot, kushedi pas sa dekadash, nuk mund tė mohosh patriotizmin e Hasan Prishtinės, Faik Konicės..., atė tė Fan Nolit, tė Mit’hat Bej Frashėrit dhe shumė tė tjerėve tė tillė si ata, tė cilėt lanė gjurmė tė pashlyeshme dhe tė thella nė ndėrgjegjen dhe nė ndėrtimin e kėshtjellės sė filozofisė sė politikėbėrjes shqiptare, nė kuadėr tė shekullit tė fundit.
    Nė atė “debat politik” nuk u anashkalua as “hiseja” e monarkut Ahmet Zogolli pėr ekzistimit e shtetit shqiptar..., nuk u “shtrembėrua” as edhe politika e Enver Hoxhės, ai i cili ishte i pari dhe i fundit politikan diktator nė historinė mė tė re shqiptare..., ai qė nuk e kishte “zor” tė bėnte pordhė dhe gojė nė ēdo institucion, nė ēdo ndejė a mexhlis, nė ēdo mėhallė, nė ēdo katund, nė ēdo kohė, me rast e pa rast. Ata qė pėsuan mė shumė prej tij, sot, edhe pas kushedi sa kohėsh, do tė parashtrojnė pyetjen se a mos vallė ėshtė e vėrtetė se (diktatori qė u fut ashtu bythėpraps nė gojė tė dynjasė shqiptare) kishte pasur kontroll nė jetėn seksuale tė shqiptareve dhe nė atė tė “dylberėve” tė Shkodrės, Kavajės, Korēės, Gjirokastrės e tjerė. Kjo “muhabetbėrje provinciale” (qė ishte sa vetėreferuese, po aq edhe ipsative)..., pėrfundoi nė momentin kur timoni i saj u bllokua ashtu keqas, sa qė nuk shkonte as djathtas e as majtas!?
    Nėse Enver Hoxha ishte diktatori i fundit i shqiptarėve, atėherė duhet parashtruar pyetjen se vallė kush ėshtė “nacionalisti a patrioti i fundit shqiptar”!?? Njerėzit qė nuk kanė pėr tė bėrė punė mė tė menēur, do tė thonė se ai duhet tė jetė kryeministri i nderuar dhe i respektuar i Republikės sė Shqipėrisė, z. Sali Berisha, ai i cili mė 4 dhjetor tė vitit qė po ikėn gjeti “guximin” pėr ta ndryshuar protokollin e agjendės sė qeverisė, me ēka mbledhjen e radhės e organizoi nė Vlorėn e Ismail Qemalit. Sipas meje, kėtu nuk ka kurrgjė anormale a tė keqe, pavarėsisht se dikush e “kėrkon” kėtė tė keqe! Nė atė mbledhje, ai e dha atė deklaratė, sa “historike, humane, nacionaliste, patriotike (po aq edhe tė papritur) rreth “krijimit tė Shqipėrisė sė Madhe a Natyrale”!?? (atė fjalė, natyrale, veshėt e mi nuk e dėgjuan). Kjo deklaratė e tij “nacionaliste” pėr krijimin e Shqipėrisė sė Madhe, lėre qė trazoi mendjen politike tė fqinjėve, por njėkohėsisht rebeloi dhe mbamendjen e kundėrshtarėve tė tij politikė, duke i detyruar tė parashtrojnė pyetjen se a mos vallė kjo deklaratė e tij ishte e ngjyrosur me bajraktarizėm, amatorizėm politik, makijavelizėm, diletantizėm, me patriotizėm tė vakėt, tė shtirė dhe tė rremė, me nihilizėm, eufori, folkpatriotizėm, subjektivizėm, provincializėm katundaresk apo edhe... Nė instancė tė fundit ishte njė denigrim i radhės sė teorisė dhe praktikės sė rregullave tė politikėbėrjes institucionale!?? Tekefundit, kjo deklaratė e tij “vėshtirė” se do tė ndryshojė a do tė korrigjojė diē nga gabimet e Konferencės sė ambasadorėve (tė Londrės), tė motit 1913! (sikur kjo deklaratė e z. Sali Berisha, nuk do tė interpretohet ndryshe dhe nėse nuk do t’i jepet konotacion krejt tjetėrfare, atėherė ėshtė njėsoj sikur tė “pyesėsh tė verbrin a do sy”!)
    A mos vallė, kjo deklaratė e tij ishte edhe rezultat i njė ngazėllimi a i njė euforie tė tepruar dhe tė pakontrolluar mbarėshqiptare, qė u hetua mė 28 Nėntor tė motit qė ėshtė duke perėnduar..., a mos vallė ishte njė deklaratė - shaka e radhės..., apo ndoshta ishte njė zhargon i tij (i ri) profesional. Nėse ishte zyrtare (nė emėr tė qeverisė), atėherė sehirxhinjtė do tė parashtrojnė pyetjen se “..., pse pas 23 vjet bėrje politikė u shpreh pikėrisht nė kėtė kohė dhe jo mė herėt, nė do ishte private (nė emėr tė Partisė Demokratike ai do mėtojė ta pėrdorė kartelėn e nacionalizmit dhe patriotizmit tė rremė) atėherė inatēinjtė e politikės sė kryeministrit, lėre qė nuk do t’i pėrsėrisin pyetjet e sehirxhinjve, po pėrkundrazi, do tė thonė se ky “prononcim i tij nacionalist nuk ėshtė kurrgjė tjetėr, pėrveē rezultat i njė krize morale qė e ka kapluar politikėbėrjen e kryeministrit..., njė lajtmotiv i gabuar si dhe njė lajthitje e rastit nė kuadėr tė fushėveprimit tė dobėt politik ”!??
    Kur jemi te “pasaportat e ashtuquajtura gjithėkombėtare” (qė kohė mė parė i pėrmendi kryeministri), do tė duhet tė parashtrojmė pyetjen - ēka nėse shqiptarėt nga Lugina e Preshevės, Mali i Zi e trevat e tjera do tė pajiseshin me tė tilla “dokumente udhėtimi gjegjėsisht me nėnshtetėsi tė dyfishtė”..., a mos vallė do t’u jepej “mundėsia qė t’i braktisnin trojet e tyre autoktone”..., a mos vallė kjo do t’i shkonte nė hesap shtetit serb dhe shteteve tė tjera pėrreth. Unė kėtė nuk e di.
    Tė nderuar lexues, bėj be pėr kokė tė 100-vjetorit tė shtetit tė Ismail Qemal Bej Vlorės se vėrtet nuk ju gėnjeva me kėtė shkrim. Qofshi tė nderuar pėr mot e zaman. Nė doni, uroni 100-vjetorin e Shqipėrisė Londineze (1913-2013).

  6. #66
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    18-03-2010
    Postime
    143

    Fadil Lushi: " Kallepe llafesh politike"?

    Fadil LUSHI

    “KALLĖPE LLAFESH POLITIKE”?


    Kėtė shkrim tė radhės po e filloj me thėnien e njė mjeku gjerman, me emrin Andreas Heinz, pėrndryshe Shef i Departamentit tė Psikiatrisė pranė Universitetit tė Berlinit. Ai nė njė studim tė tij, pos tjerash, thotė se “..., pėrjashtimi social dhe pėrvojat negative u shkaktojnė njerėzve dėme tė paparashikueshme... dhe gjėja mė e keqe qė mund t’i ndodhė dikujt ėshtė qė ta fusin atė nė ndonjė kallėp”. Fjalori i gjuhės sė sotme shqipe, fjalėn arabe “kallėp”, e shpjegon kėshtu: 3. keq. Model a skemė qė pranohet dhe zbatohet verbazi, pa e studiuar, pa ia nėnshtruar kritikės, shabllon, shtampė. 4. fig. keq. Njeri qė nuk ėshtė nė gjendje tė gjykojė e tė mendojė nė mėnyrė tė pavarur, qė nuk i vėshtron gjėrat me syrin e vet dhe i merr a i zbaton ashtu siē janė, pa i gjykuar fare; njeri i trashė nga mendja. 5. keq. ..., Njerėz tė ēdo kallėpi.., nuk duhen futur nė njė kallėp, nė njė plan politik a moral.
    Cilido qoftė lexues ka tė drejtė tė parashtrojė pyetjen se ē’lidhje ka ky paragraf me vėshtrimin gazetaresk!? Unė, me “takatin” tim mental do tė bėj pėrpjekje qė tė ndėrtoj njė lidhje logjike mes paragrafit tė lartpėrmendur me ato nė vijim, duke thėnė se viti 2012, qė kohė mė parė shkoi a na iku ashtu me inate, u karakterizua me protesta, rebelime dhe tensione politike, gjithsesi tė llojit ballkanas. Tė gjitha kėto ishin produkt a pjellė e “votimit tė dhunshėm tė buxhetit (kundėrthėnės) pėr vitin 2013”. Ata qė ishin prezent nė Kuvendin e Maqedonisė do tė thonė se..., “aty u pėrdor dhuna ndaj deputetėve opozitarė, aty ku edhe “kinse” u lėnduan dy deputete tė partisė opozitare, gjegjėsisht tė LSDM-sė..., kinse kishte pasur tentim pėr sulm ndaj kryeparlamentarit z.Trajko Veljanoski”!?? Kulmi i kėtij rebelimi do tė hetohet nė momentin kur sigurimi i Kuvendit largoi me dhunė nga galeria gazetarėt e akredituar, me qėllim qė tė mos mund tė ndjekin nga afėr “zėnkat e ca adoleshentėve politikė”!?
    Pas gjithė kėsaj hallakame, u shfaqėn dy reagime, njėra ishte politike dhe tjetra mediale..., e shkruar a elektronike. Opozitarėt maqedonas thanė me gojėn plot se u “kontrabandua demokracia parlamentare”, ndėrkaq kryetari i Shoqatės sė Gazetarėve tė Maqedonisė, z. Naser Selmani, me tė drejtė u prononcua se u suspendua demokracia e gazetarisė respektivisht opinionbėrjes!
    Se ēka u solli “viti i dėshtuar parlamentar” maqedonasve, kjo ka pak rėndėsi, sepse kjo ishte punė e “kurdisur” e partive politike maqedonase (pavarėsisht se janė nė opozitė a nė pozitė), po edhe kjo ėshtė me pak rėndėsi..., pėr ne ėshtė me vlerė se partitė politike shqiptare, nė kėtė fillimvit politik, a mos vallė do ta kopjojnė kėtė “kallėp llafesh politike” a model tė palės tjetėr dhe kėshtu ta zbatojnė verbazi dhe nė instancė tė fundit, a do t’i shkojnė pas kėsaj zallamahie a avazi tė vjetėr. Nė kėtė fillim viti neve na mbetet tė shohim se “pushteti aktual” (qė assesi nuk do t’i nėnshtrohet pyetėsorit tė demokracisė parlamentare) a do tė vazhdojė ta margjinalizojė dhe ta atrofizojė “ortakėrinė politike, ekonomike, arsimore, sociale, kulturore etj., ortakėri” nga njėra anė dhe, nga ana tjetėr, a do tė mėtojė ta monopolizojnė “kryeminderin” e pushtetit absolut. Neve edhe nė kėtė fillimvit gjithqysh do tė duhet tė na interesojė se ky shtet “biblik” a do vazhdojė tė mbajė inat me vetveten..., a do tė vazhdojė tė thyejė kokėn e vet, sepse kjo “vetėthyerje koke” mund t’ua dėrrmojė turinjtė atyre qė i ka rreth e rrotull, pėrfshi aty edhe shqiptarėt!? Ata qė kanė sado pak njohuri politike, do parashtrojnė pyetjen se maqedonasit me ēfarė tė drejte do tė na e “imponojnė kodin e tyre tė mospėrfilljes”..., ca tė tjerė “nacionalistė tė pėrbetuar” shqiptarė, do tė thonė se pse ne me aq lehtėsi e “heshtim” kėtė IMPONIM politik!?
    Se ky fillimvit “parlamentar” do tė jetė i mbarė a jo, do tė duhet tė presim e tė shohim. Se ky fillim viti do jetė a jo “ogurbardhė”, do tė duhet tė jemi “hem sabėrxhi, hem sahatēi”!? Qė ky vit tė mos jetė “ogurzi”, toptan partitė politike shqiptare, duhet ta rrėnojnė dhe t’ia vėnė flakėn kėshtjellės sė “karantinės sonė inatēore”..., do t’u duhet ta ndryshojnė atė konservatorizmin dhe provincializmin e tyre tė mykur politik..., do t’u duhet ta asgjėsojnė “shkollėn (politike) famullitare dhe atė tė fallxhorėve”!? Nėse nuk do ta ndryshojnė kėtė filozofi, atėherė zor se do ta prishin a anulojmė “ortakėrinė politike, financiare, kulturore e tė tjera ortakėri”!? Ne edhe kėtė vit duhet bėrė pėrpjekje qė tė mos mbetemi peng gjithfarė premtimesh, peng gjithfarė zhurmash politike, retorikash nacionaliste, shoviniste dhe pėrbuzėse..., peng “heqje veshi”..., apo pse mbamendja jonė kolektive, duhet tė mbetet peng i “miqėsisė politike, peng i hatėrisė, peng i dėgjueshmėrisė”..., peng i ndėrmjetėsuesve tė Brukselit a edhe Uashingtonit..., peng i (jo) Marrėveshjes sė Ohrit..., peng i autoritarizmit tė lidershipit qė ėshtė ulur nė kryeminderit e pushtetit makiavelist e tė tėrbuar..., peng i mospajtimeve tė mendimeve ndėrpartiake maqedonase..., peng i marrėzive politike...!
    Unė nuk di se ē’kuptim do tė kishte qė edhe pas dy dekadash tė mėvetėsimit tė shtetit tė Maqedonisė, shqiptarėt duhet lejuar vetvetes qė vullneti dhe toleranca e tyre e kallkanosur dhe e ēuditshme, tė shndėrrohet nė peng tė politikėbėrjes stereotipe dhe jo pjellore tė palės tjetėr. Nėse shqiptarėt, nuk do ta ndryshojnė filozofinė e politikėbėrjes, atėherė hiseja tyre, nė kuadėr tė institucioneve kushtetuese tė shtetit, o do tė zbehet, o do tė anulohet a edhe toptan do tė pėrjashtohet. Pėrjashtimet janė tė dhimbshme. A mos vallė shqiptarėve, edhe kėtė fillim moti “dikush do t’u sugjerojė qė tė bėjnė avokatllėk”, gjegjėsisht tė ndėrmjetėsojnė ndaj zgjidhjes sė “mosmarrėveshjeve” mes LSDM-sė dhe VMRO-DPMNE-sė !??..., po ē’kuptim do tė kishte ky “avokatllėk” a kjo ndėrmjetėsi jona, sidomos kur kemi parasysh se neve historikisht na kanė konceptuar si “huamarrės, si zaptues tokash, qaramanė, kokėkrisur, pllaninari e kokėndryshkur”!? Sė fundi, ne kemi nevojė pėr avokatinė tonė. “Inshallah” kundėrshtarėt tonė politik, nuk na fusin nė ndonjė kallėp kumarexhinj, kallėp tyxhari, sapuni a kallėp kėpucėtari!?
    Ju, tė nderuar lexues, mos vallė mbani mend qė dikur maqedonasit tė kenė bėrė njė tė vetme pėrpjekje pėr tė na pajtuar neve? Unė pėr kėtė as qė kam dėgjuar ndonjėherė. Qofsha i gabuar. Mos dhėntė Zoti qė kjo “shemėri” me shumė “hata” tė vazhdojė sė funksionuari me pėrpikėri edhe nė motin 2013.
    Ata qė i kanė “shijuar hilet e ortakėrisė” me tė drejtė do tė thonė se po tė ishte “ortaku” i mirė, atėherė edhe Perėndia do tė kishte njė tė tillė!

  7. #67
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    18-03-2010
    Postime
    143

    Fadil Lushi:Daciqi dhe "ato" te kalit te Skenderbeut

    Fadil LUSHI

    DAĒIQI DHE “ATO” TĖ KALIT TĖ SKENDERBEUT?

    Disa ditė mė parė, nė Republikėn e Maqedonisė, u duk kryeministri i Serbisė, Ivica Daēiq. Erdhi nė Shkup pėr tė ndėrtuar njė komunikim!? Por ama asnjeri nuk e mori vesh se ē’kuptim kishte ky “komunikim” i tij. Disa thanė se mos vallė ishte njė komunikim i moderuar, erotik, nacionalist, politik, klandestin, fėmijėror, institucional, instinktiv, komunikim - mexhlis katundesh, komunikim emocional (hiq mėnjanė komunikimin racional), provincial dhe, sė fundi, komunikim dialektor..., (ata qė ishin tė angazhuar nė protokollin e tij., thanė se kjo e “folme e tij dialektore” nuk u pėrkthye, ndoshta nuk kishte nevojė pėr njė gjė tė tillė). Disa tė tjerė thanė se ky “llaf-muhabet” mė shumė i pėrngjante njė komunikimi me “isharete”, njė komunikim i ndėrtuar nga njerėz qė nė surratet e tyre kishin vėnė maska mortore, maska shoviniste a edhe maska nacionaliste. “Inatēorėt politikė shqiptarė” assesi nuk mund tė thonė se ky komunikim nuk ishte “identik” me ato “delet qė nuk japin qumėsht..., ose me ato llaf-muhabetet pa bereqet”!? I gjithė ky komunikim me “isharete” ngėrthente nė vete njė temė goxha serioze, gjegjėsisht temėn qė pėrfliste gjendjen aktuale tė shqiptarėve tė Luginės sė Preshevės..., tė cilėt edhe kėsaj radhe dėshmuan burrėrinė e tyre, atė pjekurinė politike tė tyre, sa pėr tė mos ua prishur rehatinė dhe pėr mos ua trazuar indiferencat politikanėve tė Tiranės, po edhe atyre tė Prishtinės (kuptohet atyre tė pushtetit), tė cilėt edhe kėsaj radhe nuk bėn asnjė tė vetmen pėrpjekje qė tė lirohen nga ngėrēi i kompleksit tė virgjėrisė politike (hiq mėnjanė atė tė Edipit dhe tė Elektrės), nga kompleksi i virgjėrisė a edhe rrospisė urbane, nga kompleksi i provincializmit e tė tjera komplekse. Kėshtu siē u ndėrtua ky komunikim, tė krijon pėrshtypjen se nuk i ka mbetur as faqe, as surrat, as ballė, as bisht, as buzė, as sy, as “din e iman”, as prapanicė, as lesh, as esnafllėk, as lezet e tjerė. Ka ardhur vakti qė “raca e mykur e njerėzve legen qė mėtojnė tė ndėrtojnė kėsi komunikimesh thjeshtė tė bitiset”.
    Prezenca e tij nė Shkup prodhoi mė shumė gjeografi dhe kureshtje ndaj historisė sė lapidarit tė kalit tė Skėnderbeut tė vendosur nė anėn e djathtė tė lumit Vardar, sesa ndonjė protokoll tė mirėfilltė. Logjikisht, Ivica Daēiqi nuk ėshtė kalė, ai ėshtė njeri, por ėshtė pasardhės dhe zėdhėnės i politikės sė Millosheviqit. Qė nga dita kur u hoq lapidari nė Luginė, disi ka filluar tė krekoset e tė ēallėmdiset..., aq shumė po preokupohet e dalldiset me atė folk-patriotizmin e tij foshnjarak, saqė do humbasė aftėsinė e tė dalluarit tė sendeve a gjėrave. Ka filluar tė ėndėrrojė se si mund tė luajė me ***** e shqiptarėve tė Luginės sė Preshevės dhe nė veēanti me ***** e kalit tė Skėnderbeut!? Mendon se ato (****) mund tė hahen. (Sipas ambientalistėve dhe vegjetarianėve, meqė njerėzit sot hanė ēdo gjė prej mishi, assesi nuk kanė tė drejtė dhe nuk duhet tė therin kuajt, pasi qė janė shumė tė bukur dhe gjithsesi fisnikė, ndonėse ka pasur raste kur ata kanė ngrėnė edhe ***** e njėri-tjetrit. Briggite Bardot thotė se ėshtė gjynah tė hash mishin e kalit, nė veēanti herdhet e tij). Ky i mjeri Daēiq, kėto **** kohė pas kohe i koncepton si lodra pėr fėmijė tė lazdruar..., njėkohėsisht ka filluar tė hiqet si kėshilltar politik pėr Ballkanin. Thjesht, po bėn inatēorin. Eh, ky ka nevojė vetė pėr njė kėshilltar koqesh. Sipas nesh, ky ēallėm nuk i shkon moshės dhe karakterit tė tij.
    I nderuar lexues, a e di pse nuk i shkon e gjithė kjo!? Ja po ta them unė: ky Ivica, ka faqe adoleshenti dhe paksa u pėrngjan atyre “dylberėve” tė padishahut, i cili nė sarajin e tij dikur moti mėtonte tė organizonte do “gara” tė ēuditshme? I pari i garave tė padishahut konsiderohej ai “dylber” qė do tė pshurrte drejt dhe mė larg!? Ky zoti Daēiq, nuk ma mbush rradaken se nė njė garė tė tillė mund tė zinte ndonjė vend meritor. Jo pse nuk mund tė urinojė pėrtej Pashallėkut tė Beogradit, por pse dyshoj se do tė kishte “pshurrur shtrembėr”! Ata qė “pshurrin shtrembėt”, sipas fesė, shumė shpejtė marrin “mėsysh”!?
    Dhe ditėn kur mori udhė pėr nė hapėsirat e qeverisė sė Maqedonisė, nga dritarja e veturės me tė cilėn kishte shėtitur, kishte parė lapidarin e Skėnderbeut dhe ***** e kalit tė tij. Kali i Gjergjit ėshtė mė i bukur se Daēiqi..., kali nga Gadishulli Ilirik ecėn mė bukur se ky politikan me memorie dhe moral tė dyfishtė..., ndonėse i ka tė dyfishta, asnjė prej tyre nuk i shėrben e nuk i hyn nė punė. Meqenėse Ivicės i kishte interesuar historia e kalit shqiptar si dhe gojėdhėnat qė i dedikohen, ja unė po i shpjegoj ca: “Ti mund ta dėrgosh kalin te burimi, por s’mund ta bėsh atė tė pijė ujė”! Thonė se kali nuk tė dėmton po nuk e teprove sė rrahuri vitheve tė tij, kali nuk ha bar e nuk pi ujė pse e do ti atė, kali thjesht dhe pa hile bėn punėn e vet. Kali i mirė e shton vetė tagjinė..., kali nuk fle, kali nuk zgėrdhihet si pronari i tij, kali nuk urinon kur do pronari i tij, ai e bėn kėtė kur..., kali shqiptar nuk ka “dėrrasa mangėt..., deri mė tani nuk kam dėgjuar kuajt tė kenė rrjedhur nga “fiqiri”.... Kam krijuar pėrshtypjen se kali, si kafshė shtėpiake, “fiqirin gjithmonė e ka esėll”, kurse Ivica shpesh e ka “tapė”. A mos vallė keni parė ndonjėherė kalė tė shėmtuar... Malėsorėt shqiptarė, pėr kalin thonė edhe kėtė mendim: “Kalit po t’i biesh nga vithet, bėn pėrpara, po t’i biesh nga koka, ecėn prapa”? Kur para shumė vitesh, Brukseli dhe NATO-ja ia mėshuan Millosheviqit vitheve, ai bėri pordhė, kur i ranė nga koka, bėri teatėr ose edhe cirk!? Kur i ranė koqeve, bėri alarmin dhe alarmistin..., kur ia futėn..., filloi t’i djersitet *****.
    I nderuar lexues, ditėn qė Daēiqi “e pa lapidarin e Skėnderbeut me kalin e tij”, sikur deshi qė nikoqirit tė tij, z. Nikollė, t’ia shpjegojė fabulėn pėr kalin.
    Dikur moti, njė fermer kishte blerė njė kalė, njė ekzemplar tė shkėlqyer!!! E kishte paguar goxha shtrenjtė, por pas njė muaji kali u sėmur. Kėshtu fermeri, i dėshpėruar, thirri veterinarin:
    - Ē’tė them..., kali juaj ka njė virus dhe duhet tė pijė kėto ilaēe pėr tri ditė; pas ditės sė tretė do vij ta kontrolloj: nėse nuk do tė bėjė mė mirė, do na duhet ta vrasim!
    Derrkuci qė ishte aty afėr e dėgjoi tė gjithė bisedėn. Pas ditės sė parė me ilaēe, asgjė nuk ndryshoi! Derrkuci iu afrua kalit dhe i tha:
    - Jepi mik, ngrihu nė kėmbė!
    Ditėn e dytė po njėlloj, kali nuk po reagonte.
    - Jepi mik, ngrihu, ndryshe do tė vdesėsh! – e paralajmėroi derrkuci.
    Ditėn e tretė ia dhanė prapė ilaēet, por asgjė!
    Veterinari erdhi dhe tha:
    - Fatkeqėsisht nuk kemi zgjidhje tjetėr, duhet ta vrasim sepse ka virus dhe mund tė infektojė kafshėt e tjera!
    Derrkuci, si i dėgjoi kėto fjalė, vrapoi te kali pėr ta paralajmėruar:
    - Hė pra mik, ka ardhur veterinari, jepi, o tani o kurrė mė! Shpejt, ngrihu nė kėmbė!!!
    Menjėherė kali i dha vetes, u ngrit nė kėmbė dhe filloi tė vrapojė!
    - Mrekulli!!! Duhet ta festojmė – bėrtiti fermeri.
    - Hajt tė bėjmė njė festė! Tė therim derrin e tė gostitemi!
    Nė kėtė fabul ka ca tė pavėrteta. Fillimisht kali i Skėnderbeut, kurrėn e kurrės nuk ka pasur virus, asnjėherė nuk ka ndenjur shtrirė dhe sė fundi nėse ky kalė ka pasur prejardhje anadollake, atėherė pranė tij nuk ka mundur tė ketė njė derrkuc nga Shumadia. Edhe z. Nikollė nuk e pėlqeu kėtė fabul, sepse ishte nė versionin serb! Ku ta dijė njeri, ndoshta edhe ai ka tė drejtė. Unė e di se atyre qė “do tė trazojnė kalin e Gadishullit Ilirik” do t’u hiqet koka.

  8. #68
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    18-03-2010
    Postime
    143

    Fadil Lushi: "Agai i jenicereve politike me strajce ne krah..,"

    Fadil LUSHI


    “AGAI I JENIĒERĖVE POLITIKĖ ME STRAJCĖ NĖ KRAH...”

    Dikur moti, gjyshėrit tanė kishin ndėrtuar njė mirėqenie tė mirėfilltė morale. Sa herė qė ata donin “t’i iknin vėmendjes sė tė tjerėve”, parapėlqenin atė llafosjen me “isharete”... Kjo llafosje e tyre ishte pėrplot me “esnafllėk” e burrėri, thjesht ishte njė bisedė e kėndshme, e lezetshme, transparente dhe pa prapavijė keqbėrėse. Tė gjithė ata qė ishin tė pėrjashtuar a qė duhej t’i rrinin mėnjanė kėtij komunikimi nuk mund tė ngelnin indiferentė dhe tė mos thoshin se “ky shkėmbim i lirė mendimesh ndėrmjet tyre” vėrtet qe pa hile.
    Kur gjyshėrit gjendeshin nė siklet, i bėnin punėt me shumė merak, sidomos kur nuk pėlqenin bėmat e njerėzve pėrreth tyre. Mbaj mend kur nė vitet nėntėdhjetė u “(ri) punėsova si njėfarė kėshilltari” pedagogjik, babai i kishte parashtruar pyetje zonjės sė tij, gjegjėsisht nėnės sime: “Pa mė thuaj, moj zonjė, se ē’punė do bėjė ky ēapkėni ynė”? Ajo ia kishte kthyer: Po do bėjė kėshilltarin. Eh, ky ka nevojė vetė pėr njė kėshilltar! Ky “hazėrxhevap” i babait sot na duket “denigrues”!? Ku ta di njeriu, ndoshta kishte pasur tė drejtė. Po unė pajtohem plotėsisht se kishte pasur tė drejtė, sepse shumė kohė mė parė, me njė rast i pata thėnė: “Mė bėj baba t’i ngjaj gjyshit”!? Ai ma pat kthyer kėshtu: “... po mirė, unė tė bėj, por ama ti nuk bėhesh”!?... Dhe, vėrtet, kurrėn e kurrės nuk u bėra i tillė, si gjyshi dhe i biri i tij.

    Sot parashtrohet pyetja se a mos vallė mėhallės sė inteligjencies shqiptare i mungon njė intelektual tė llojit tė Faik bej Konicės. Udhėpėrshkruesit mund tė thonė se Konica, nė mendje a fiqir ishte aristokrat, ndėrkaq nė ecje ishte elegant, nė ēdo mexhlis ishte mė i privilegjuar, mė shumė se kritik, mė i vendosur e tė tjera. Edhe sot, pas sa e sa dekadash nga ikja e tij fizike nga dynjaja shqiptare, mbetet aristokrati dhe kryeredaktori i fjalės sė shkruar shqipe nė Evropė dhe nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės..., aristokrati mė i madh i pendės shqiptare, aristokrati i kostumit alla konicane!? A mos vallė, edhe sot e kėsaj dite mexhlisit dhe mėhallės sė politikės shqiptare i mungon njė figurė e kalibrit tė ballistit siē ishte Mithat bej Frashėri..., a mos vallė mendimit politik gjegjėsisht higjienės sė mendjes shqiptare do t’i duhet tė presė edhe njė shekull pėr tė krijuar njė Mithat tjetėr.
    Disa ditė mė parė njė intelektual relativisht i ri nga mosha, pėrndryshe nga njė qytet shqiptar qė shtrihet nė hapėsirat e Gadishullit Ilirik, kishte vendosur tė hidhet nė grevė politike. Motivi kryesor i grevės sė tij konsistonte nė kėrkesėn e tij paksa utopike. Ai kėrkonte qė “agai” (lidershipi) i tij i ardhshėm fillimisht do tė duhej tė ishte i pashėm, i moralshėm, tė ketė taban kombėtar, tė jetė “shehėrli e namuzli”, komunikativ dhe pasanik, tė mos tė jetė “nėn varėsinė e fjalės lavdėruese” tė miqve dhe votuesve tė tij..., atij nuk i duhet njė “aga” (lidership) qė do tė prodhonte a do krijonte mė shumė prokopi, sesa menēuri... Ai ėndėrronte me sy hapur njė “aga” (lidership), i cili mė shumė do t’i dojė dhe do t’i respektojė simpatizantėt e vet sesa qė do ta preferojė pushtetin..., atė pushtet qė ndoshta do ta marrė me vota klandestine gjegjėsisht me dhunė..., ai dhe tė tjerėt si ai parapėlqejnė tė ketė njė “aga” (lidership) demokrat, kurse jo njė tė tillė me origjinė diktatori ose edhe provincialisti..., ai do tė preferojė njė “aga” (lidership) karizmatik e me mendje femėr, kurse jo njė karrierist qė ka devijuar nga fiqiri respektivisht i anashkaluar nga fisi i vet dhe mė gjerė... Ai edhe mė tej do tė preferojė njė “aga” (lidership) me origjinė aristokrati dhe jo njė “aga” (lidership) qė ka trashėguar mbeturina dhe vese arroganti, respektivisht “aga” me sjellje a me qėndrim pėrbuzės e mospėrfillės kundrejt tė tjerėve. Ai nuk do tė preferojė njė “aga” (lidership) me “ēorape tė arnuara”, jo njė “aga jeniēerėsh politikė me strajcė nė krah”, jo njė lidership qė do tė sundojė tė drejtėn absolute mbi fjalėn dhe mendimin e lirė..., ai do tė preferojė njė “aga” (lidership) me mendje nė kokė, me mendje femėr a mendjendritur. Ky “grevist” i lartpėrmendur politik nuk do tė preferojė njė “aga jeniēerėsh”, tė cilit sa herė qė do t’i lėkundet karrigia, aq herė do tė prodhojė “nacionalizėm tė rrejshėm” apo edhe aq herė do premtojė “dyshtetėsi dhe Shqipėri natyrale”!?? (ėshtė njė proverb gjerman ku thuhet: “Kush ngjitet mė shumė seē e meriton, bie shumė mė poshtė seē e mendon”!). “Grevistit” tė shkrimit tonė nuk i duhet njė “aga” (lidership) i cili vazhdimisht do t’i “buzėqeshė tė keqes”!? dhe jo tė mirės..., atij nuk i duhet njė “aga” (lidership), i cili nė lloj-lloj mexhlisesh politike, ashtu “pa hiri”, do ta turpėrojė veten, fisin dhe do tė denigrojė votėn e partisė politike qė pėrfaqėson..., qė e prish imazhin e fisit tė vet..., ai i cili do tė duhet tė hiqet si ēuni i familjes dhe jo tė identifikohet me legenin e mėhallės a edhe tė bllokut..., ai i cili historinė e prindėrve dhe tė fisit tė tij do ta shpjegojė bythėpraps..., dhe jo tė hiqet si “aga qė do mbajė veten pėr tė menēur”?
    “Grevistit” nuk i duhet njė “aga jeniēerėsh politikė”, nuk i duhet njė “hyzmeqar shkau a komunisti”..., atij nuk i duhet njė i tillė qė kur t’i teket do t’i bėjė qejfin e prapanicės sė tij, prapanicė qė ndėrron parti e bajrak, “grevistit politik” nuk i duhet “aga” i cili dikur i shkonte pas elitės apo tė pėrzgjedhurve e politikės sė atėhershme!..., njė politikan qė sot e kėsaj dite ndihet i “pikėlluar pėr mungesė qytetarie dhe aristokracie familjare tė trashėguar”!? “Grevistit” nuk i duhet qė “agai” i tij i ardhshėm tė fshehė a tė mohojė origjinėn e tij nga fshati..., aq mė tepėr kur e dimė se njė gjė tė tillė nuk e bėri as edhe Sharl de Goli..., nuk i duhet njė “aga jeniēerėsh” i cili do t’i shkojė pas “hijes sė urrejtjes dhe ēallėmit katundaresk tė ish-komunistit, ai i cili dikur e kishte pėr detyrim tė numėronte pordhat e pordhaxhiut tė mėhallės sė tij”!?... “Grevistit dhe grevistėve tė tjerė politikė shqiptarė” sot gjithsesi se nuk u duhet njė lidership i cili me strajcė nė krah do tė trokasė dyerve tė pasanikėve..., apo edhe kur do tė pėrfundojė a perėndojė koha e “dinastisė politike tė tyre” tok me ato strajca do ikin.., si ata biznesmenėt bythėējerrė, qė kur filloi lufta nė Kosovė dhe mė vonė nė Maqedoni, me do tė tilla tė mbushura me dollarė ua mbathėn kėmbėve drejt Evropės, Shqipėrisė, kurse ca tė tjerė “anavatan” Turqisė. Ata qė futėn hundėt nė kėtė vaki sot do tė thonė se asnjėherė nuk u mor vesh se tė kujt ishin ato strajca, a ishin thesar i fisit apo i popullit..., kėtė njė Zot e di..., po ndoshta kėtė e di edhe “pronari” i strajcės.
    Edhe nė kėtė njėqindvjetor shqiptar (konferenca e ambasadorėve tė vitit 1913), “grevistit politik” do t’i duhet njė “aga” (lidership) qė do t’u nėnshtrohet provimeve nga leksionet e atdhedashurisė dhe demokracisė..., njė “aga” qė detyrimisht do tė duhet t’i maturojė kėto provime..., nėse kėtė nuk do ta bėjė, atėherė do tė ketė “ llogari tė hapura” me inatet e tij histerike ose edhe homerike.
    Mitrush Kuteli, i zhgėnjyer fund e krye nga varfėria, dikur kishte “bėrtitur”: “Rroftė mileti pa brekė”!? Ndėrkaq, ky “grevisti politik” i kėsaj shkarravine do tė ulėrijė: “Rroftė agai i jeniēerėve politikė (tė moderuar) me strajcėn nė krah”!?

  9. #69
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    18-03-2010
    Postime
    143

    Fadil Lushi:Nje "qymez" me shume pronare

    Fadil LUSHI


    NJĖ “QYMEZ” ME SHUMĖ PRONARĖ

    Eh, ky Haxhi baba nga blloku jonė, kohė mė parė mė tha, nėse shkrimin e radhės a nė vijim do ta kesh tė “ndotur” me pis llafe, tė betohem se nuk do ta lexoj. Nuk i premtova se nuk do ta bėj tė “ndotur”, ashtu siē ai mė “urdhėroi”, po i thash troē se nuk mė shkojnė shkarravinat nėse pak nuk e “ngjyej” a nuk ia “fus” (mė falni) ndonjė llaf rrugaēėrie.
    Pa marrė parasysh se si do tė dalė ky shkrim i radhės, unė jam i ndėrgjegjshėm se ky Haxhi baba ynė gjithsesi s’do ta paragjykojė si tė tillė. I sugjerova: o do e lexosh (nė “sabah”), ashtu siē ėshtė shkruar, o do tė heqėsh dorė nga avdesi i akshamit..., ndryshe nuk bėn! Pavarėsisht se nuk mė dha “xhevap”, unė e di se ai kėtė shkrim do ta lexojė me kėnaqėsi, ndonėse pak do mbetet i zhgėnjyer. Para se tė “ikte” pėr tė falur namazin e “jacisė”, mu lut qė kėtij shkrimi t’ia shtoj njė paragraf nga njė vaki qė i kishte ndodhur atij. Ma shpjegoi pikė pėr pike: ... ka shumė kohė qė ia kam “vėnė syrin dhe mendjen” njė monedhe prej njėqind eurosh, tė cilėn zonja e shtėpisė, gjegjėsisht haxhica “e ka harruar” nėn “cergė”. Kam pėrshtypjen se zonjės hiē nuk i shkon mendja se “ku e ka barikaduar”!? Do mė duhet tė “pres edhe disa ditė” qė mandej lirisht tė vė dorė mbi tė dhe ta kem nė xhep se, “helbete”, takohem me ndonjė ministėr tė Doktorit dhe ia “qes njė kafe” (siē do thonė shqiptarėt nga Kosova pesėvjeēe), madje edhe ty, qė merresh me shkarravina, ta paguaj njė lėng tė trashė. Shihe ti Haxhiun, ai mendon se unė jam kalama. I thash, o do paguash dy gota nga ajo e rrushit tė Skraparit, o do tė spiunoj te “haxhica”! Tekefundit, edhe ajo nga lėngu i rrushit edhe eurot janė haram!? Haxhi babės i tregova se nė shkrimin nė vijim do tė shkruaj pėr njė “qymez” me shumė pronarė!?
    Tė nderuar lexues, pėrfytyroni si mund tė duket njė “qymez” qė ka zėnė vend nė njė cep tė Gadishullit Ilirik (fig. mospėrf. Shtėpi e vogėl dhe e keqe; vend i ngushtė e pa rehati). Ky “qymez” ėshtė ngarkuar e mbingarkuar me njerėz me profesione, karaktere, kualifikime dhe trashėgime nga mė tė ndryshmet. Mund ta merrni me mend se kėta njerėz sa shumė janė tė zhgėnjyer dhe sa pak mund tė jenė tė gėzuar! “Fundin” e kėtij “qymezi” unė nuk mund ta pėrfytyroj se si mund tė duket!? Nė atė “qymez” ka njerėz tė pėrgjumur..., ėshtė njė “qymez” i mbushur me njerėz tė pėrkėdhelur, tė lazdruar, maratonistė tė fjalės sė shkruar e tė pashkruar, tė vėrtetė a edhe tė shtrembėruar..., ca tė tjerė duken si tė kllapitur, do tė tjerė inatēorė, por qė nė mėnyrė tė pėrkryer dhe perverse arrijnė tė “bashkėjetojnė, tė bashkėsundojnė, tė bashkėveprojnė, tė bashkėvjedhin, tė bashkėgėnjejnė” me tė gjithė ata qė kanė fiqir tė zhvilluar sa i pėrket njohjes sė psikologjisė sė turmės dhe nėnshtrimit tė saj”.
    Aty, nė atė “qymez”, jetojnė intelektualėt me njerėzit tė pashkolluar..., aty jetojnė edhe mercenarėt politikė..., ca janė qaramanė e tė tjerėt megalomanė..., aty ėshtė ulur krimineli i kushedi sa luftėrave tė pista qė pėrballė ka bamirėsin a humanistin. Aty ėshtė ulur edhe pronari i bordellos, i cili klerit mysliman, atij ortodoks dhe katolik u ligjėron pėr moralin kolektiv..., aty ėshtė ulur edhe harami qė pėrballė ka hallallin..., ēuditėrisht, “sojsėzi e kėshillon sojliun”, ndėrkaq “analfabeti me kollare (nė qafė) dhe me nja dy qime nė prapanicė” mundohet qė shehėrliut (shqiptarit) t’ia shpjegojė se ku duhet tė jenė kufijtė e hapėsirės shqiptare!? Toptan kėta njerėz udhėhiqen nga interesa tė caktuara, ca me ato provinciale dhe do interesa tė tjerė. Defekti mė i madh i “qymezit” konsiston nė faktin se ēdonjėri prej tyre dėgjon me kujdes llafet a fjalėt e tjetrit, ndonėse tė dy palėt e dinė se ato fjalė krejt fare janė tė rreme.
    Njerėzit e “qymezit” frymėmarrjen e kanė paksa tė rėndė. Ata ballafaqohen me “hallin e kockės nė fyt.., ēdonjėri prej tyre nė fyt e ka atė “kockėn e nacionalizmit provincial, tjetri ka kockėn e korrupsionit, ndjenjėn e tė qenit antik, kockėn e irredentizmit dhe atė kockėn e shovinizmit shtetmadh”! Thonė se nė atė “qymez” jetojnė edhe tė tillė njerėz tė rrjedhur, gjegjėsisht njerėz qė kanė humbur aftėsinė pėr tė gjykuar qartė e nė mėnyrė tė shėndoshė. Njohėsit e mirė tė njerėzve qė jetojnė nė kėtė hapėsirė thonė: tė komunikosh me kėta duhet tė jesh edhe ti paksa i rrjedhur... dhe pėr kėtė ēdo njeri e ka vėshtirė kur atyre u drejtohet me kėrkesėn qė sado pak ta rregullojnė e ta “freskojnė” atė hapėsirė politike, rebeluese dhe torturuese. Nė vend tė pėrgjigjes, ata bėjnė “tė shurdhin”, tė tjerėt bėjnė “tė verbrin”, a mbajnė shikimin mėnjanė!
    Njeriu qė ėshtė ulur nė kryeminderin e “qymezit” dhe qė ėshtė i “paguar” tė mbajė rend nė “fjalėmarrje dhe fjalėdhėnie ose edhe nė vendimmarrje” nuk ėshtė kurrgjė tjetėr pos njė “vjeshtak” i shėmtuar dhe me lėkurė shollė, i cili me rast dhe pa rast, me a pa “sebep” do tė thotė: “... sa kohė qė unė do t’i kem punėt nė terezi a nė rregull... dhe derisa nuk do vesh ēorape tė arnuara dhe derisa nuk do t’i mbath pėrsėri opingat e gjyshit tim nga Anglia rrospi, hiē nuk do mė hajė palla se pse ky vend ėshtė mbushur plot e pėrplot me fukarenj, me njerėz qė u ka ikur fiqiri, me njerėz tė shėmtuar nė surat, me njerėz skizofrenė, me fėmijė tė lanė pas dore..., hiē nuk do mė hajė palla pse ca primitivė pėshtyjnė nė dyshemenė edhe ashtu tė pluhurosur tė “qymezit”..., nuk do mė hajė palla edhe pėr ata pak mė qytetarė, qė do mėtojnė tė pėshtyjnė nga dritarja drejt kalldrėmit qė gjendet aty pranė “qymezit”..., hiē nuk do mė hajė palla edhe pėr ata qė nė kėtė “qymez” u futėn me merita, inate a me dhunė, dhe ca tė tjerė me urdhėr tė despotit tė tyre (Millosheviqit, Sheshelit dhe tajfės sė tyre). Hiē nuk mė ha palla pse tė gjithė zhvillohen, lėvizin, shumohen dhe pėshtyjnė horizontalisht..., nuk mė ha palla se pse kėta njerėz tė tėrbuar shtrembėrojnė historitė e vėrteta dhe i ushqejnė ato tė sajuarat, tė njėrės a palės tjetėr..., hiē nuk mė ha palla pse kėta njerėz jetojnė nė njė hapėsirė tė ngushtė..., a pse nuk gjejnė dot “farė kosi”, pse nuk e dinė dot ku ta hedhin bėrllokun e apartamentit, atė bėrllokun nacionalist, politik dhe atė katundaresk”!?
    Tė gjithė kėta njerėz qė i pėrmendėm nė kėtė shkrim, sidomos ata me nofka..., sipas meje pėrfaqėsojnė njė komb a njė popull. Pėr kėtė dhe arsye tė tjera, unė nuk di se si ta emėrtoj ndryshe kėtė “qymez”!? Mund tė them se ky “qymez” ka histori disfatash. I nderuar lexues, nėse ti ke ide tjetėr, atėherė kėtė “kotec” quaje si tė duash.
    P.S.
    Tė nderuar lexues, nėse nuk personalizohem, do tė mė duhet qė kėtė shkrim t’ia dedikoj gjyshit tim, i cili mė 16 shtator tė motit 1943, nė Mbledhjen e Lidhjes sė Dytė tė Prizrenit, ndėrtoi fjalimin e tij tė fundit politik.

  10. #70
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    18-03-2010
    Postime
    143

    Fadil Lushi:"NJE GARDIAN PAKSA I PERGJUMUR"!?

    Fadil LUSHI


    “NJĖ GARDIAN PAKSA I PĖRGJUMUR”!?


    Tė nderuar lexues, kėtė vėshtrim gazetaresk do ta ndėrtoj duke iu referuar njė deklarate tė presidentit maqedonas, Gjorgje Ivanov, i cili nė fjalimin e tij nė fund tė vitit qė lamė pas, veē tė tjerash, tha: “..., nė rajon ekzistojnė individė me ide radikale qė mendojnė pėr shtete tė mėdha! Edhe pse nuk pėrmendi emra konkretė, kryetari Ivanov si duket kėto porosi ia pėrcolli kryeministrit shqiptar, Sali Berisha, si pėrgjigje lidhur me deklaratėn e tij pėr bashkimin e shqiptarėve nė njė shtet, si dhe kryeministrit kosovar Hashim Thaēi, pėr zotimin e tij se Kosova do tė jetė GARDIAN I TĖ DREJTAVE TĖ SHQIPTARĖVE TĖ MAQEDONISĖ”! Si deklarata e parė, njashtu edhe e dyta, tė krijojnė pėrshtypjen kinse pėrcjellin ca “selame kėrcėnuese”, kinse askush nuk guxon t’i ngucė shqiptarėt qė jetojnė nė Republikėn e Maqedonisė, nė Mal tė Zi, si dhe nė Luginėn e Preshevės!? Unė si njė qytetar i rėndomtė, jo se (nuk) dua t’u “besoj fjalėve” tė presidentit Ivanov, por pse ma do “xhani” qė tė qeshem me shakanė e radhės tė zotit Sali Berisha, pėr tė cilin gojėkėqijtė dhe kundėrshtarėt e tij do tė thonė me plot gojėn se ai kėtė “mot zgjedhor” e filloi duke ndryshuar fjalorin politik, ashtu thjesht duke bėrė nacionalizėm provincial, nacionalizėm zyrash, nacionalizėm tė trazuar a tė rebeluar e tjera nacionalizma!? Nė do mė duhet tė “zgėrdhihem” me shakanė e zotit Berisha, njėkohėsisht do mė duhet ta “mbėshtes” idenė e z. Hashim Thaēi lidhur me tė ashtuquajturin “gardian nga Drenica”! Sipas Fjalorit tė gjuhės sė sotme shqipe, fjala a nocioni “gardian” ka kėtė kuptim: Rojtar i qelive tė burgut. Gardian burgu.
    Nga kjo deklaratė e presidentit Ivanov, unė do tė bėj pėrpjekje tė (ri) ndėrtoj tri tregime. Tregimi i parė llafos ndodhitė e fundit qė u hetuan nė Shkup, kur huliganėt e qelbur maqedonas, pa pikė faji rrahėn tė rinjtė shqiptarė..., ata kėtė e bėnė me porosi tė politikanėve si dhe me urdhėr tė prindėrve tė tyre, tė cilėt nė vijimėsi “hiē pa pare” marrin leksione nga teoria e nacionalizmit dhe shovinizmit katundaresk, nga ata prindėr qė dekada tė tėra kanė “akumuluar tepricė lirie tė pamerituar, njerėz qė kanė tepricė bukė, ata qė kanė tepricė parash, ata qė hanė me tepricė, kanė tepricė luks, tepricė urrejtjeje patologjike, tepricė megalomanie, tepricė qaramanie e rehatie, tepricė shovinizmi e tė tjera *** teprica”.
    Protagonisti i tregimit tė dytė sipas meje do tė duhet tė jetė “gardiani komunist” i kasabasė sonė tė viteve tė gjashtėdhjeta (jo gardiani i kryeministrit kosovar). Unė, me sa mbaj mend, e di se ky “gardian” ishte goxha i sertė. Atij i mungonin dy dėrrasa, ai asnjėherė nuk e vinte mendjen nė punė, ai shprehej me shumė elegancė, ai aq shumė ishte i aftė sa qė tė burgosurve me shumė elegancė ua vidhte ushqimet e “thata” dhe cigaret e sjella nga familjarėt e tyre. Ai “gardian” me emrin Tripun, lėre qė ishte i trashė nga mendja, po njėkohėsisht ishte tekanjoz, brekėējerrė (brekėdhjerė), ishte njė idhnak qė tė krijonte pėrshtypjen se mendjen e “kishte bruto a toptan” tė rrjedhur..., njė e kishte tė pėrbashkėt... me atė batutėn qė ėshtė “paksa fyese” ku, pos tė tjerash, thuhet pėrafėrsisht: “sikur mos tė ishte kunji, ky gardiani i kasabasė sonė, kurrėn e kurrės nuk do e shihte Stambollin”!? Ai fliste njė sllavishte tejet tė bastarduar, saqė nuk e merrje dot me mend se vėrtet komunikonte bullgarisht, maqedonisht a ndonjė sociolekt tė saj. Pavarėsisht nga e gjithė kjo, “gardiani Tripun” punėn e bėnte me pėrpikėri dhe pa hile..., ashtu siē e kishte mėsuar disiplina komuniste!?
    Tregimi i tretė shpjegon “njė vaki” qė i kishte ndodhur njė fshatari tė urtė dhe tė pambrojtur! Dikur moti njė “njeri shpellor” gjithmonė e kishte rrahur bashkėfshatarin e tij i cili kishte qenė shumė i urtė. Kėtij fshatari dhe njeriu tė qetė sikur i mungonte “integriteti fizik dhe ai moral”... dhe kur kėto integritete i mungojnė njeriut, atėherė gjithsecili e ka shumė kollaj ta rrahė kur tė dojė dhe sa tė dojė..., madje njėkohėsisht edhe ta ngarkojė me tė shpifura shumė tė neveritshme. Fshatari asnjėherė nuk ia kishte kthyer fjalėn. Njė ditė prej ditėsh kishte kaluar atypari njė mik i kėtij qė “hante dajakun”. Ky kishte mėtuar qė t’i dalė zot. I ishte drejtuar “shpellorit duke i thėnė: “..., hajde tė tė shoh se si do ta godasėsh mikun tim...”!? Shpellori pa njė pa dy, filloi ta godasė. Ky prapė iu drejtua, por tani mė pyetje kėrcėnuese: “e po, hajde tė tė shoh se kėsaj radhe a do tė mund ta godasėsh mikun tim”!? Shpellori nuk ia vuri veshin dhe prapė vazhdoi ta godiste. Ēuditėrisht fshatari i qetė dhe i urtė kėsaj radhe mezi bėri njė zė paksa lutės drejtuar mikut tė vet: “I dashur miku im, tė lus ta mbyllėsh gojėn se kėshtu si ke filluar ta kėrcėnosh “shpellorin me llafe bosh”, ai do tė mė rrahė derisa t’ia dojė qejfi”!? Duke e pėrfunduar kėtė paragraf tė kėtij tregimi, mė “shkoi mendja” te Kushtetuta e Republikės sė Shqipėrisė, neni 8, ku, pos tė tjerash, thuhet: 1. Republika e Shqipėrisė mbron tė drejtat kombėtare tė popullit shqiptar qė jeton jashtė kufijve tė saj.., si dhe te z. Sali Berisha. A mos vallė kryeministri iu referua verbazi nenit nė fjalė..., apo nė instancė tė fundit kėto deklarata nacionaliste, kėto ulėrima, kėto kėrcėnime a bėrtitje, ishin rezultat i atij fiksimi tė tij se s’ka njeri a shtet qė do t’i ngucė shqiptarėt qė jetojnė jashtė kufijve!?? Se a ka apo nuk ka njeri a shtet nė kėtė Gadishull Ilirik qė edhe nė tė ardhmen do t’i ngucė apo do t’i rrahė shqiptarėt, unė nuk e di, por unė e di se tė rinjtė shqiptarė, edhe sot e kėsaj dite rrihen atypari nė anėn e djathtė tė Shkupit dhe gjetiu. A mos vallė kryeministri i Republikės sė Kosovės z. Hashim Thaēi, me “gardianin” e tij do tė duhet t’i mbrojė tė rinjtė shqiptarė..., sė paku ata pėrtej Urės sė Gurit, a mos vallė mbrojtja e shqiptarėve do tė bėhet me llafe kafenesh, me muhabete qė bėhen nėpėr “kapixhike”, me deklarata radikale, me intervista gazetash me tarafe. Sė fundi, atdhetaria nuk duron improvizime. Ėshtė njė fjalė jona e vjetėr ku thuhet: “NUK BĖHET STANI ME LEPUJ”..., por me dele, shqerra e me ēobanė.
    Ndėrkombėtarėt, qė kohė pas kohe duken me e pa sebep kėtej pari Shkupit, kėsaj “vakie” do t’i thonė punė kalamajsh tė pėrkėdhelur!?

Faqja 7 prej 12 FillimFillim ... 56789 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •