Close
Faqja 63 prej 76 FillimFillim ... 1353616263646573 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 621 deri 630 prej 760
  1. #621
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    14-01-2009
    Postime
    3,263
    Drite- keta jan nje grup te rinjesh te cilet mendoin de cdogje qe fluturon/hahet! ndonjeher duhet te jesh strateg dhe ne menyra tjera ti arijsh qellimet,po kta skan koker truri,thjesht jan nje grup e vogel e manipuluar nga X persona!

    orhideja- te till e gjeta shkrimin ne faqen besimtari.com te till e solla,po sduhet habitur sepse te ketill ke plot,une lexova edhe dic me keq se kjo po nuk e solla ketu se then drejte me vinte turp per mendimet apo ideologjit e disave te ashtuquajtur"musliman" ne te gjith e njohim islamin mirepo kjo qe veprojn kta te rij ska tbej me islam!

    Ne Kuran thuhet:keni kujdes qe me mllefin tuaj qe keni,mos te beni padrejtsi ndaj tjerve! ne asnje menyre ste lejohet padrejtsia,e keta bilbylat kan hapur luft me cdo shqiptar qe nuk eshte i mendimit te tyre!
    Jetë e rëndë.......!!!

  2. #622
    i/e regjistruar Maska e Principat
    Anëtarësuar
    13-06-2009
    Postime
    165
    Citim Postuar më parë nga BLEDI_SH Lexo Postimin
    un habitem me keta njerez e njohin ndopak historin e Shqipris apo jo,mbase jo,ose fanatizmi i ben te harrojn historine dhe cdo tradite shqiptare,me e bukura leqe nuk tregojn asnje lloj rrespekti per figurat e historise qe nuk i perkasin fese islame,flasin madje per nje shqiperi islame,nese ndonje nga keta lloj njerezish ndjekin kete forum,nje pyetje kam,por katoliket,ortodokset,ateistet,ose te tjeret cdo i bejme more???do i vrasim?apo do i shperngulim?-meqe jane shqiptare dhe besojne ne nje fe tjeter,uroj dhe shpreoj qe ne masen me te madhe te popullit te qendoje logjika dhe ti mos i jape asnje hap asnje mundesi ketyre njeresve shkateerues per te vepruar.
    Kta besojne se historia shqiptare eshte e tera genjeshter, si shkaktar mendojne se eshte komunizmi.
    Besojne te historianet turq se sa ata shqiptare!
    Gjithashtu besojne se Skenderbeu nuk ishte shqiptar, por sllav/serb! ... etc

  3. #623
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-04-2012
    Vendndodhja
    Mbi qiellin e shtate.
    Postime
    57
    A skemi mjaft pune me Sllavet qe degradojne cdo gje Shqiptare, pastaj te na vijne keta adoleshentet trure-shperlare? Damn!

  4. #624
    he he hee... Maska e halla mine
    Anëtarësuar
    05-01-2011
    Vendndodhja
    brojë
    Postime
    1,466
    Koco Danaj: Antaret e Listes per Shqiperi natyrale, te dalin ne balle te protestave te shqiptareve

    Sot ne te gjitha qytetet e Shqiperise Lindore, qe perkohesisht jeton Brenda shteti t te Maqedonise, shqiptaret do te zhvillojne protesta paqesore. Kreret politike te BDI dhe PDSH jane kunder tyre me deklaratat qe kane bere. Ata gjoja jane te shqetesuar se nuk I dijne se kush jane organizatoret. Por cdo shqiptar kete e di me mire se sa Ahmeti dhe Thaci. "Organizatoret" jane dy . I pari eshte shovinizmi maqedonas qe eshte bere i padurueshem I Nikolla Gruevskit.

    I dyti eshte humbja e besimit tek drejtuesit e partive politke shqiptare, varferia iintelektuale e te cileve eshte e mjerueshme. Ndersa, ne mes te atyre dhjetra mijra shqiptareve do te dalin edhe organizatoret reale te se nesermes se afert. Po mund te kete edhe ndonje incident? Po, dakord, edhe mund te kete, po pastaj, por do te kete me shume dinjitet, me shume kombetarizem. Incidentet i rregullojme heren tjeter. Kur nje popull proteston paqesisht dhe me Flamurin e tij kombetar kjo eshte demokraci. Kur nje popull nuk pajtohet me diskriminimin, ky eshte civilizim. Perballe ketyre dy arritjeve kaq te medha, cdo lloj incidenti, do te jete i parendesishem. Pranvera shqiptare sapo ka filluar. Prandaj Lista per Shqiperi Natyrale, ju ben tirrje antareve dhe simpatizanteve te saj qe nga Ohri deri ne Kumanove, qe jo vetem te dalin ne protesta, port e vihen ne balle e tyre. Per cdo anta rte Listes per Shqiperi Natyrale duhet te jete e qarte se ne duhet te shkojme atje ku eshte populli. Neqoftese populli eshte ne xhami, ne xhami duhet shkuar, neqoftese populli eshte ne Kishe, ne Kishe duhet shkuar, neqoftese populli eshte ne Teqe, ne Teqe duhet shkuar. Duhet shkuar dhe duhet sqaruar, se Kombi eshte mbi te gjitha, mbi cdo besim fetar, duhet shkuar dhe duhet sqaruar se shovinizmi maqedonas, me shume urren shqiptaret si komb, se sa besimin fetar te tyre. Duhet shkuar dhe duhet sqaruar se shovinizmi maqedonas grek, serb, eshte ne thelb I njejte. Ata mbulesen fetare e perdorin per te fshehur urrejtjen kunder kombit shqiptar. Mos harroni shovinizmin grek, qe ka vrare dhe helmuar me qindra shqiptare te besimit ortodoks, vetem pse nku pranonin te quheshin greke. Mos harroni amanetin e Petro Nini Luarasit qe thoshte: Edhe Krishti ne me thente, une jam greke, eni pas meje, do ti themi: Pa mblidh mente, se shqiptari svjen pas teje.

    Ky amanet vlen per te gjithe shqiptaret, muslimane, bektashi, katolike apo ortodoks. Shqiperia natyrale do te behet me te gjithe shqiptaret, e te gjitha besimeve fetare duke vene ne balle Flamurin Kombetar, Vlerat Kombetare. Prandaj, askush nga antaret e Listes per Shqiperi Natyrale, nuk duhet te qendroje sehirxhi, port e dale ne ballet e protestave. Politikanet atdhetare dalin nga populli, nuk eksportohen tek Populli. Politikanet atdhetare shkojne tek Populli, nuk I thone Popullit hajde tek Zyra ime. Shqiptaret te gjithe e kane nga nje Besim, Kombi shqiptar eshte Kryebesim(lajme.net)
    Asnjë kompromis, kurr asnjëher.. deri n'apokalips!

  5. #625
    Dyfish më shumë protestues po marrin pjesë në protestën e sotme, krahasuar me atë të premtes së kaluar, informon raportuesi i “Zhurnal”-it.

    Tani për tani, ikonografia e protestës përbëhet vetëm nga simbole kombëtare, ndërsa në parullat e eksponuara mund të lexohet “Stop dhunës”, “Stop rasteve të montuara”, “Shqiptarët nuk janë terroristë”.

    Marshi ka arritur në Bit Pazar dhe pritet të qëndrojë për disa minuta edhe para Pallatit të Gjykatave dhe më pas të niset drejt Qeverisë.

    Këto protesta organizohen me të vetmin qëllim, që të gjithë opinionit në Maqedoni dhe ndërkombëtarë t’u tërhiqet vëmendja mbi disa pika thelbësore rreth ngjarjeve të fundit.
    1.Ne me sinqeritet të plotë e ndamë dhimbjen me familjarët e të rinjve maqedonas të vrarë kohë më parë dhe kërkojmë që vrasësit e vërtet të dalin së më parë para drejtësisë.
    2.Protestojmë mbi ofendimet që Qeveria i bëri popullit shqiptarë të përkatësisë fetare islame duke ua ofenduar bindjet e tyre fetare –islame, si dhe duke shkelur mbi dinjitetin e motrave tona, të arrestuara pa vend.
    3.Ne reagojmë ashpër mbi tentimin e qeverisë së Maqedonisë, posaçërisht MPB-së që të krijoj proces të montuar politik. Dyshimet tona i bazojmë në faktet e pamohueshme, ligjore deri sot, siç janë rastet e Sopotit, Haraçinës, Vreshtat e Rashtakut, të cilat nga organet e rendit dhe ato juridike të Maqedonisë rezoltuan me procese të montuara politike.
    4.Po ashtu shprehim indinjatën tonë që subjekti shqiptar në këtë qeveri, nëpërmjet zv/ministrit për punë të brendshme dhe zëdhënësit të partisë e legjitimuan këtë ofendim ndaj popullit të tyre si dh shkeljen flagrante të të drejtave elementare të njeriut dhe këtë tentim për proces të montuar politikisht.
    5.Apelojmë deri tek të gjitha institucionet ndërkombëtare OSBE, SHBA, BE, Turqi, Shqipëri dhe Kosovë që të insistojnë të krijohet komision i pavarur hetimor i përbërë edhe nga ekspertë ndërkombëtarë, me qëllim të zbardhjes të drejtë të rastit të të gjithë të arrestuarve. Besojmë se në fund drejtësia do të vij në vendin e vetë , sikur për të rinjtë e vrarë maqedonas ashtu edhe për ata të cilëve po tentohet t’u krijohet proces i montuar politik.

    Letra i është dërguar Presidentit Ivanov, ambasadave të SHBA-së, Bashkimit Evropian, OSBE-së, Shqipërisë , Kosovës dhe Turqisë. /Alsat-M/

  6. #626
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  7. #627
    Vrasja e pesëfishtë, protesta në Shkup,Tetotë dhe Kumanovë





    Kanë filluar protestat në disa qytete të Maqedonisë kundër arrestimeve për vrasjen e 5-fishtë. Protesta po zhvillohet kryesisht me flamuj kombëtar. Marshime po mbahen në Shkup, Tetotë dhe Kumanovë ndërsa deri me tani nuk janë regjistruar incidente. Protestuesit kanë thirrur “Stop rasteve të montuara ndaj shqiptarëve”, ndërsa në Strugë përveç forcave policore nuk janë vërejtur protestues.
    Partitë politike shqiptare në Maqedoni janë shprehur të përmbajtura lidhur me protestën. Partia në pushtet BDI ka bërë thirrje për një protestë të qetë duke shmangur incidentet dhe shkeljen e rendit.
    PDSH opozitare ka ftuar shqiptarët që të mos dalin në këtë protestë.Partitë e tjera politike nuk janë deklaruar lidhur me mbajtjen e këtyre protestave.
    Faktori ndërkombëtarë në Shkup, SHBA, BE dhe përfaqësitë e tjera diplomatike kanë bërë thirrje për protestë të qetë dhe demokratike, duke shmangur incidentet dhe duke i lejuar institucioneve që të hetojnë dhe zbardhin vrasjen e pesëfishtë në Smilkovc.


    Klan
    ”Ti, Shqipëri, Më Jep Nder, Më Jep Emrin Shqiptar”

  8. #628
    i/e regjistruar Maska e Mexhi
    Anëtarësuar
    10-03-2009
    Vendndodhja
    Aty ku bukës i thonë bukë, e ujit - ujë
    Postime
    838



    Protesta në Shkup e Tetovë, thyhen xhama të Qeverisë


    Protestuesit kanë hedhur gurë në drejtim të godinës së Qeverisë, të cilës edhe ia kanë thyer disa xhama

    Në Shkup u mbajt protesta e paralajmëruar përmes rrjeteve sociale me moton “Stop rasteve të montuara politike kundër shqiptarëve”. Raportuesi i gazetës KOHA njofton se me mijëra protestuesit ishin nisur nga Xhamia e Jahja Pashës, pas faljes së namazit të xhumasë, arritën te kompleksi i gjykatave të Shkupit, ku qëndruan për disa minuta, për të vazhduar drejt godinës së Qeverisë së Maqedonisë. Para ekzekutivit protestuesit kanë qëndruar gjysmë ore, ndërsa me gurë kanë thyer edhe disa xhama të saj. Në duart e protestuesve janë parë transparente të llojit “Sopoti2”, “UÇK”, “Amerikë jemi më ty”…,ndërsa janë brohoritur edhe parulla “Nuk jemi vrasës“, “Myslimanët nuk janë terrorit, “Shqipëri Etnike”...Nga ana tjetër protesta me moton e njëjtë është mbajtur edhe në Tetovë. Protestuesit ishin nisur nga sheshi, për të vazhduar drejt Gjykatës së këtij qyteti e më pas në drejtim të Xhamisë së Larme, raporton korrespondenti i gazetës KOHA nga Tetova. Protesta janë zhvilluar edhe në Gostivar e Kumanovë, ndërsa sipas informatave të para nga terreni edhe pse ishin paralajmëruar protesta nuk janë zhvilluar në Kërçovë, Dibër dhe Strugë. (KOHA)

  9. #629

    Ne protestes e dites se Xhuma, sllogani yne do jete :

    *

    Jo Ortodoksise!

    Jo Katolicizmit!

    Jo Jankullovskes!

    Jo Nene Terezes!

    Jo Skenderbeut!

    Jo Pjeter Bogdanit!

    Jo Islamofobise!

    *

    *

    Po Islamit!

    Po sulltan Muratit!

    Shqiperi Islamike!

    Jo BDI, JO PDSH, PO PARTI ISLAMIKE!

    Po Erdoganit!

    Po hixhabit!

    Liri ! Demokraci!

    *

    *

    Forumi i Te Rinjve Muslimane
    * * *
    Peje!
    Ja ku e ke. Hajde mos ver duart ne koke e mos klith kur lexon shtazeri te tilla. Dhe pastaj e ka fajin serbi e maqedoni. Ptu rrace e keqe qe na keni mbire ne dere. Po ckeni me Nene Terezen e Skenderbeun more bageti? Sulltan Murati thone!!! E pastaj pretendojne dhe te bashkohen me Shqiperine dhe te flasin dhe per komb e indentitet. Rrace e ndyre shpellash e kopila Turqie. Gangrene qe po hani nga brenda trupin e shqiptarise. Ishte me mire para 90-es kur nuk ju njihnim dhe se kishim idene se cfare bagetish jeni. Katastrofe te kete elementa te tille ne mesin tone.

  10. #630
    i/e regjistruar Maska e safinator
    Anëtarësuar
    29-06-2011
    Postime
    711
    Citim Postuar më parë nga Darius Lexo Postimin
    Ja ku e ke. Hajde mos ver duart ne koke e mos klith kur lexon shtazeri te tilla. Dhe pastaj e ka fajin serbi e maqedoni. Ptu rrace e keqe qe na keni mbire ne dere. Po ckeni me Nene Terezen e Skenderbeun more bageti? Sulltan Murati thone!!! E pastaj pretendojne dhe te bashkohen me Shqiperine dhe te flasin dhe per komb e indentitet. Rrace e ndyre shpellash e kopila Turqie. Gangrene qe po hani nga brenda trupin e shqiptarise. Ishte me mire para 90-es kur nuk ju njihnim dhe se kishim idene se cfare bagetish jeni. Katastrofe te kete elementa te tille ne mesin tone.
    Cfare turpi.
    Persona te tille duhet te bllokohen.

Faqja 63 prej 76 FillimFillim ... 1353616263646573 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •