Përderisa sa të ketë "sllavomaqedonas" në qeveritë e partitë shqiptarë, mos prisni ndonjë ndryshim të gjendjes për shqiptarët në Maqedoninë perëndimore (Shqipëria lindore).
Përderisa sa të ketë "sllavomaqedonas" në qeveritë e partitë shqiptarë, mos prisni ndonjë ndryshim të gjendjes për shqiptarët në Maqedoninë perëndimore (Shqipëria lindore).
Akil ,ku jeton bre vlla i dashur ti,te gjithe e dime ne se si funksinonon shteti ,por per fat te keq ky shtet nuk funksionon aspak,ska lidhje civilizimi ketu me shtetin.Prokurori e mer ja con gjykatss dhe e thir ne telefon i thote :futja sa me thelle .
‘Monstra’, zbardhet aktakuza-shfaqen edhe dy dëshmitarë
Edhe dy dëshmitarë të rinj, për vrasjen e pesëfishtë në liqenin e Smillkovcës më 12 prill të këtij viti. Avoakti Naser Raufi, i cili sot e morri aktakuzën kundër klientëve të tij, tha se është habitur kur ka lexuar se ekzistojnë edhe dy dëshmitarë tjerë për të cilët as që e din se kur dhe çfarë dëshmie kanë dhënë. Me këtë numri i dëshmitarëve ka arritur në gjashtë plus dëshmitari i koduar E1. Raufi tha se asnjëri prej këtyre dëshmitarëve, nuk e ka parë aktin e vrasjes së pesëfishtë, ndërsa aktakuza sipas tij përbëhet vetëm nga transkriptot e telefonave.
“Asgjë nuk ka dëshmi përpos transkriptove, ka disa dëshmitarë të ri përsëri, që së pari i shoh në këtë aktakuzë, që do të thotë se është minimizuar roli im si mbrojtës, praktikisht janë fshehur prej meje gjëra nga hetimi, nga gjykatësi hetues unë nuk jam njoftuar se merren këto dëshmitarë. Nuk ka asnjë dëshmitar që e ka parë vrasjen, nuk ka asnjë dëshmitarë gjurma biologjike, në këtë rast e tërë aktakuza është transkripto e telefonatave që duhet ti shohim, u shpreh Naser Raufi, avokat.
Sipas aktakuzës, me propozim që të vazhdohet paraburgimi të akuzuarit, Alil Demiri, Afrim Ismailoviq, Agim Ismailoviq, Fejzi Haziri dhe Rami Sejdi akuzohen për veprën penale terrorizëm, nga neni 394 B të ligjit penal, paragrafi 22 ndërsa Haki Haziri akuzohet gjithashtu për terrorizëm, por si ndihmës i të akuzuarve tjerë.
Në aktakuzë thuhet se në fillim të vitit 2012 të akuzuarit Fejzi Haziri, Alil Demiri, Sejdi Rami, Afrim Isamiloviq dhe Agim Isamiloviq, janë marrë vesh të kryejnë vrasje të më shumë personave të përkatësisë etnike maqedonase në territorin e fshatit Smillkovcë, në vendin e quajtur ‘Liqeni i Smillkovcës’ me qëllim të destabilizimit të Maqedonisë, për çka nga 9 prilli deri 12 prill kanë shkuar dhe kanë shikuar terrenin rreth liqenit të Smillkovcës për të parë persona të cilit nacionalitet vizitojnë këtë lokalitet.
“Të akuzuarit Alil Demiri, Afrim Ismailoviq dhe Agim Ismailoviq më 12.04.2012 në periudhën nga ora 19:40 deri në 19:50, duke vepruar në bazë të marrëveshjes, me qëllim rrezikimin e jetës dhe krijimit të ndjenjës së pasigurisë dhe frikës tek qytetarët e Maqedonisë, në mënyrë tinëzare dhe me paramendim kanë vrarë pesë persona të përkatësisë etnike maqedonase, Cvetanço Acevski, Kire Triçkovski, Aleksandar Nakevski, Filip Slavovski dhe Borçe Stevkovski në mënyrë që i akuzuari Alil Demiri , me përdorimin e armës së zjarrit, pistoletë me municion të kalibrit 9 milimetër si dhe të akuzuarit Afrim Ismailoviq dhe Agim Ismailoviq, kanë shtënë me pushkë automatike, në largësi prej 1.5 metra nga viktimat”.
Në aktakuzë thuhet gjithashtu se më 26.04.2012 i akuzuari Fejzi Haziri, u ka ndihmuar dy të akuzuarve tjerë Alil Demirit dhe Afrim Ismailoviqit të largohen në drejtim të Kosovës.
Avokati mbrojtës Naser Raufi tha se do të ankohet ndaj kësaj aktakuza, pasi siç u shpreh ai, në bazë të aktakuzës, shihet se ky rast është i montuar. Alsat-M
Mbrojtja, kemi prova për të rrëzuar aktakuzën
Shkup, 20 dhjetor - Tetë muaj pas operacionit të koduar “Monstra”, shqiptarët e akuzuar për ekzekutimin e pesë maqedonasve që gjenden në paraburgim, do të ulen përballë Trupit gjykues të Gjykatës Penale të kryeqytetit, ku pasi të dëgjojnë përmbajtjen e aktakuzës, do të përpiqen të mbrojnë veten nga akuzat që kanë të bëjnë me krimin e pesëfishtë dhe me veprën terrorizëm. Në një nga sallat e Gjykatës Themelore Shkupi I, sot (e enjte) nis procesi kundër gjashtë shqiptarëve që ngarkohen për vrasjen e katër djemve maqedonas dhe burrit 45-vjeçar. Një ditë para fillimit të gjykimit, mbrojtja e të akuzuarve ka shprehure bindje të plotë se me alibinë e të akuzuarve, do të arrijë të dëshmojë pafajësinë e tyre. Sipas avokatit Naser Raufi, mbrojtja ka siguruar prova të forta, me të cilat gjatë gjykimit do të bëhen përpjekje të përgënjeshtrohen dhe rrëzohen dëshmitë dhe akuzat e Prokurorisë Publike, e cila duke u bazuar në përmbajtjen e aktakuzës, është mbështetur në përgjimin e telefonave. “Mbrojtja kryesisht do të përqendrohet në alibinë e të akuzuarve. Secili nga të akuzuarit ka alibi të fortë, ndërsa me ndihmën e dëshmitarëve, jemi në gjendje të provojmë vendndodhjen e tyre në momentet kur është kryer krimi i pesëfishtë”, është shprehur avokati Naser Raufi, një ditë para fillimit të procesit gjyqësor kundër katër shqiptarëve që gjenden në paraburgim dhe dy të tjerëve për të cilët organet e rendit dhe Prokuroria Publike pretendojnë të jenë arratisur në Kosovë.
Sipas paralajmërimeve, janë plotësuar të gjitha kushtet për nisjen e gjykimit për të cilin në qarqet gjyqësore, komentohet se do të vazhdojë gjatë, megjithëse mbrojtja e të akuzuarve shqiptarë vlerëson se aktgjykimi mund të pritet gjatë gjysmës së parë të vitit të ardhshëm. Sipas mbrojtjes, megjithëse gjatë gjykimit duhen prezantuar një numër i madh provash dhe duhen dëgjuar shumë dëshmitarë, varësisht ritmit që do të caktojë Trupi gjykues, është reale që aktgjykimi të pritet gjatë gjashtë muajve të parë të vitit të ri, ndonëse praktike tregon se proceset më të ndërlikuara zgjasin më shumë. Në kuadër të përgatitjes së mbrojtjes nga akuzat për vrasjen e pesëfishtë dhe për veprën terrorizëm, të akuzuarit për herë të fundit para fillimit të gjykimit janë vizituar në qeli nga ana e avokatit Naser Raufi, i cili ndër të tjera, ka dëgjuar edhe ankesat e tyre për kushtet e rënda në qeli dhe për mungesën e ngrohjes në kohën kur termometri ka regjistruar temperatura deri në minus 19 gradë. Në aktakuzën prej 12 faqesh, që mban nënshkrimin e prokurores publike Gordana Gjeshkoska, bie në sy dominimi i përgjimeve të telefonave, që janë propozuar në cilësinë e provave, identifikimi i të akuzuarve nga ana e dëshmitarit të mbrojtur dhe pranimi i vrasjes nga ana e Alil Demirit dhe Agim Ismailoviqit. Ndërkaq, Aco Stevkovski me banim në rrugën “Radishanska”, Ahmet Bekir me banim në rrugën “Sllavej Pllanina”, Qemal Nesim, me banim në rrugën “Jurij Rozental”, Denis Nesim, me banim në të njëjtën adresë, Bajram Memedov, gjithashtu me banim në rrugën “Jurij Rozental” dhe Sasho Llazarevski, me banim në Radishan, janë gjashtë personat që do të paraqiten në cilësinë e dëshmitarëve kundër gjashtë shqiptarët. Me ndihmën e dëshmive të këtyre personave, Prokuroria Publike do të bëj përpjekje të provojë fajësinë e Alil Demirit, Afrim Ismailoviqit, vëllait të tij Agim Ismailoviq, Fejzi Azirit, Rami Sejdiut dhe Haki Azirit. Megjithatë, si më relevante pritet të merret dëshmia e personit identiteti i të cilit u fsheh me shkurtesën E1. Ai, me propozim të prokurores së krimeve të rënda Gordana Gjeshkoska, pritet të merret përsëri në pyetje në sallën e Gjykatës Penale të Shkupit, megjithatë këtë herë - fjala e tij do të bëhet publike për opinionin, pasi prokurorja e rastit ka kërkuar që seanca dëgjimore të jetë e hapur për opinionin. KOHA
'Monstra', të akuzuarit mohojnë akuzën
Në Gjykatën Penale në Shkup ka vazhduar sot procesi gjyqësor ‘Monstra’. Agim Ismailoviq, Fejzi Haziri dhe Rami Sejdi në paraqitjen e tyre të parë para trupit gjykues, hodhën poshtë aktakuzën e prokurorisë, e cila i ngarkon ata për vrasjen e pesëfishtë në liqenin e Smillkovës, më 12 prill të vitit të kaluar. Agim Ismailoviq tha se datat që përmenden në aktakuzë aspak nuk përputhen me realitetin, pasi gjatë tërë kohës ai ka punuar në internet kafenenë afër shtëpisë ë tij dhe është marrë me punimet rreth kanalizimit të shtëpisë. Ismailoviq, hodhi poshtë edhe dëshminë e dëshmitarit të mbrojtur i cili kishte thënë se e ka parë Agim Ismailoviqin i cili ka pasur një mjekër të gjatë, ndërsa vet Ismailoviq sot para trupit gjykues tha se asnjëherë nuk ka pasur mjekër. Edhe i akuzuari tjetër Fejzi Haziri hodhi poshtë aktakuzën duke shtuar se ditën që ka ndodhur vrasja e pesëfishtë, ai tërë ditën ka qenë në fermën e tij. Ai tha se nuk i njeh vëllezërit Agim dhe Afrim Ismailoviq, e as Rami Sejdi, të cilët akuzohen për veprën terrorizëm. Edhe i akuzuari tjetër Rami Sejdi hodhi poshtë sot aktakuzën. Ai tha se gjatë tërë kohës para gjatë dhe pas ndodhjes së vrasjes ka qenë në garazhin e tij në Hraçinë ku punon si mekanik. Ditën e ngjarjes ai tha se ka punuar deri në ora 21 dhe pastaj së bashku me një shok të tij kishin shkuar tek një qytetar i përkatësisë maqedonase për t’i ndërruar veturat, ku kanë qëndruar deri në mesnatë. Për vrasjen e pesëfishtë tha se ka kuptuar të nesërmen nga mediumet. Avokati i të akuzuarve Naser Raufi tha edhe një herë se personat e akuzuar, nuk janë kryerësit e veprës.
“Tani më është evidente se këta nuk janë fajtorët e deliktit, në stadiumin që do të vijojë më vonë do të argumentojmë me dëshmitarët tanë se ku kanë qenë këta të akuzuar në ditën e deliktit. Unë jam i sigurt që këto të burgosur nuk janë fajtor për këtë delikt. Deri tani prej dy dëshmive dolën dy situata të ndryshme faktike, dy dëshmitarë thanë për dy kohëra, që kanë qenë praktikisht në dy vende, tash filloi të argumentohet situata se këta nuk janë organizatorë të këtij delikti”, tha Naser Raufi, avokat
I akuzuari tjetër Haki Haziri, gjurmët e të cilit kishin humbur për disa ditë, nesër pritet të japë dëshminë e tij, ndërsa avokati Raufi beson se dëshmia e tij mund të jetë e rëndësishme për procesin e mëtejmë gjyqësor.
“Ne nuk e dimë se çfarë deklarate do të japë Hakiu, kjo deklaratë që do të jep do të jetë deklaratë reale, ne ende nuk jemi në atë stadium që të kishte kaluar deklarata e Hakiut, por sidoqoftë deklarata mund të ketë influencë, se si do të rrjedhe procesi më tej”, tha Naser Raufi, avokat
Organi i akuzës, për vrasjen e pesëfishtë tek liqeni I Smillkovës më 12 prill të vitit të kaluar ngarkon 6 personat; Fejzi Haziri, Haki Haziri, Agim Ismailoviq, Rami Sejdi që ndodhen në paraburgim në Prilep e Manastir si dhe Afrim Ismailoviq dhe Alil Demiri të cilët janë në arrati. Gjykimi kundër gjashtë personave të akuzuar për terrorizëm filloi më 20 dhjetor. Alsat-M
Më mbajtën në Koçan, më kërcënuan të pranojë veprën
Sot ka dëshmuar dëshmitari i pagjykuar, ndërsa tani i akuzuar për rastin “Monstra”, Haki Haziri. Këtë herë, ai ka dëshmuar krejtësisht ndryshe nga ajo që ka deklaruar gjatë hetimeve dhe ka pohuar se është i pafajshëm. Kur filloi të flasë Haziri para Këshillit gjyqësor, familjet janë mënjanuar nga gjykata, sepse janë pala e dëmtuar e procesit. Ai akuzohet se ka transportuar vrasësit tek Liqeni i Smilkovcit, por sot ai ka thënë se asnjëherë në asnjë mënyrë nuk ka marrë pjesë në vrasjen e tmerrshme ku u vranë pesë persona. Ai tha se heq dorë nga deklarata e dhënë gjatë hetimeve dhe se nuk e pranon aktakuzën. Ai ka pohuar se deklaratën e dhënë gjatë hetimeve ai nuk e ka dhënë me dëshirë dhe se ka patur shtypje për të dhënë deklaratë të tillë.
“Unë jam i obliguar që të mbaj familjen dhe nuk kam bërë asnjë krim. Për herë të parë më 1 maj të vitit të kaluar unë kam qenë në stacion të policisë dhe nuk kam asnjë lloj dosje”, ka thënë Haziri, duke shpjeguar se është kërcënuar në polici për të pranuar veprën. Hakiu ka shpjeguar se transporton kafshë me kamion dhe se punon si transporter. Se ai atë ditë ka qenë në xhami dhe pastaj ka dalë në Shkup për të pirë kafe për të cilën gjë ai thotë atë e dëshmojnë incizimet e kamerave. Pas arrestimit të tij, ai thotë se ka qenë i mbajtur në Koçan, por nuk e ka ditur se pse. Hakiu gjithashtu tha se policia e ka siguruar se do ta lirojnë pas dy-tre ditësh, por nuk e ka ditur se është “dëshmitar i mbrojtur”. Pastaj, kur ka kuptuar ai, ka hequr dorë, kështu që u bë i akuzuar.
Gjykata qartësoi se atë të cilën po e thotë sot, është ndryshe nga ajo të cilën e ka thënë gjatë hetimeve. Për këtë Haziri u përgjigj: “Sot ndihem ndryshe, sepse këtë po e them publikisht”. Mbrëmë të akuzuarit e parë kanë pohuar se janë të pafajshëm dhe se nuk i kanë vrarë pesë viktimat tek Liqeni i Smillkovcit. Të gjithë kanë pohuar se kanë alibi. KOHA
Haki Haziri: 'Më kërcënuan me vdekje'
Haki Haziri, njëri nga të akuzuarit për rastin ‘Monstra’ ka folur sot për herë të parë në gjykatë, lidhur me arrestimin e tij dhe kërcënimet që i kanë bërë inspektorët e policisë. Haziri tha se nga 1 deri 7 maji i 2012 kur askush nuk dinte për fatin e tij, policia e ka mbajtur atë në qytetin e Koçanës, duke i thënë se do ta lirojnë për dy ose tre ditë. Haziri tha se inspektorët e kanë kërcënuar me vdekje, nëse nuk pranonte se Alil Demiri ka kryer vrasjen e pesëfishtë në liqenin e Smillkovës.
‘Kur më arrestuan inspektorët më kërcënuan se do të më dënojnë me 20 vjet burg ose nuk do të lëshojmë më të gjallë, nëse nuk pranoja se Alil Demiri ka kryer vrasjen e pesëfishtë në liqenin e Smillkovës. Deklaratën që kam dhënë në hetuesi, nuk e kam dhënë me dëshirën time”.
Haki Haziri tha se ka presione të shumta dhe paralajmëroi se mund t’i ndodhin edhe gjëra të padëshiruara, gjatë mbajtjes në burg.
“Nga dita e sotme, nëse më ndodhë diçka, dëshiroj që ta dini të gjithë, mund të më ndodhë vetëm prej shtetit, pasi jam i rrezikuar. Unë nuk do të bëjë kurrë vetëvrasje, por kam presione. Kur më arrestuan, kisha kërcënime se; nëse nuk pranoja që Alil Demiri ka kryer veprën, do të më dënonin me 20 vjet burg ose nuk do të dilja më i gjallë. Inspektori i policisë më tha se do të më vendosë plumbin në kokë, ndaj frikësohem se mund të më montojnë diçka e pastaj të thonë se ka bërë vetëvrasje. Frikësohem se mund të më ekzekutojnë! Besomëni, nuk jam vrasës, nuk jam terrorist, por dua që të gjithë, të jeni në dijeni për kërcënimet që më bëjnë”
Avokati Naser Raufi sot nuk u lejua nga gjykata që ta pyeste Haki Hazirin lidhur me statusin e tij si dëshmitar i mbrojtur. Por vet Haki Haziri tha se ai nuk i ka ditur procedurat gjyqësore dhe kanë tentuar që ta bëjnë atë dëshmitar të mbrojtur.
‘Në momentin kur e kam kuptuar se çfarë do të thotë dëshmitar i mbrojtur, kam kërkuar që të dalë në gjyq, pasi nuk kam dashur që të merrja atë status. Deklaratën për dëshmitarin e mbrojtur në hetuesi, e kam dhënë në presion”
I akuzuari Haki Haziri dënoi vrasjen e pesëfishtë në liqenin e Smillkovës duke shtuar se për herë të parë në jetën e tij, kishte shkelur në një stacion policie. Ai hodhi poshtë aktakuzën në pjesën ku thuhet se ai i ka vozitur vrasësit, duke shtuar se as që ka marrë ndonjë person, ta dërgojë të vrasë ndokënd. Haziri tha se, në natën e 12 prillit, kur kishte ndodhur vrasja, ai së bashku me kushërinjtë e tij ka qëndruar në shtëpinë e njërit prej kushërinjve dhe kanë luajtur letra tërë natën. Sipas aktakuzës së ngritur nga prokuroria, Haki Haziri nga ora 19:20 deri në 20:00, me veturën e tij ka vozitur të akuzuarit Alil Demirin dhe Afrim Ismailoviqin nga autostrada në afërsi të rrethores në rrugën e Kaçanikut deri në Fushë-Topanë, në afërsi të stacionit të fundit të linjës 9. Edhe pse Haziri sot ndryshoi deklaratën e tij, nga ajo e para, pasi e kishte dhënë në presion, Gjykata ka përsëritur në video material, deklaratën e Hazirit të dhënë më 7 maj para hetuesisë. Të pranishëm në gjykatë sot ishin edhe familjarët e të akuzuarve dhe atyre të viktimave. Një ditë më parë, aktakuzën si të pavërtetë e hodhën poshtë edhe tre të akuzuarit tjerë Agim Ismailoviq, Fejzi Haziri dhe Rami Sejdi. Për vrasjen e pesëfishtë tek liqeni i Smillkovës më 12 prill të vitit të kaluar ngarkohen 6 persona; Fejzi Haziri, Haki Haziri, Agim Ismailoviq, Rami Sejdi që ndodhen në paraburgim në Prilep e Manastir si dhe Afrim Ismailoviq dhe Alil Demiri të cilët janë në arrati. Alsat-M
"Monstra", dëshmitarët: S'kemi parë asnjë prej të akuzuarve
Dy dëshmitarët që kanë qenë shumë afër vendit ku është kryer vrasja e pesëfishtë në fshatin Smillkovcë, kanë dëshmuar sot se nuk i kanë parë në ditën kritike dhe nuk i njohin fare gjashtë të akuzuarit në procesin "Monstra".
Dëshmitarët Ahmet Bekir dhe Mersim Kemal, kanë hedhur dritë me dëshmitë e tyre mbi rrethanat që i kanë paraprirë vrasjes, duke pohuar madje se kishin takuar në largësi prej 10 metrash edhe njërin nga vrasësit e armatosur, por të cilin nuk kanë mundur ta shohin qartas, informon "Zhurnal".
Ata kanë thënë se ishin takuar dhe kishin biseduar me katër të rinjtë, që kishin ardhur me një makinë të bardhë, por pasi u kishin kërkuar atyre ushqim për të zënë peshq, ishin ndarë dhe nuk i kishin parë më.
Dëshmitari Ahmet Bekir ka thënë se në të kthyer për në shtëpi ishte ndalur nga një i armatosur, i cili i kishte kërkuar të kthehej pas se përndryshe do të shtinte.
"Më tha të kthehem prapa, dhe pasi erdhëm në vendin ku ishim, dëgjova krisma. Nuk kam parë tjetër veturë në vendin ku shtriheshin të vrarë të rinjtë pos asaj të bardhës me të cilën kishin mbërritur ata", ka thënë Bekir.
I pyetur nga avokatët mbrojtës nëse personi i armatosur kishte jelek anti-plumb, dëshmitari ka thënë se ka qenë i pamundësuar nga errësira për të pikasur një gjë të tillë, ndërsa ka mohuar kategorikisht se i ka parë të pandehurit.
Ngjashëm ka dëshmuar edhe dëshmitari tjetër, Mersim Kemal, i cili është shprehur me fjalët se: “Nuk do të doja të merrja dikë në qafë, duke thënë se këta janë personat që i kam parë në vendin e ngjarjes”.
Kemal kishte dëgjuar krisma të njëpasnjëshme, dhe kishte pikasur një veturë me ngjyrë të errët.
Në pyetjen nëse vetura që ka treguar gjykatësi në fotografi, është ajo që ka parë në vendin e ngjarjes, dëshmitari ka thënë se nuk mund të vërtetojë apo mohojë një gjë të tillë, për shkak se dukshmëria ka qenë e vogël.
"Ishte errësirë, nuk mund të pohoj asgjë. E di se ka qenë veturë me ngjyrë të errët", ka thënë dëshmitari.
Edhe dëshmitari i tretë që ka dëshmuar në seancën e sotme gjyqësore, ka thënë se i armatosuri i cili e kishte ndaluar të shkonte tej, nuk përngjan më asnjërin nga të akuzuarit.
Seancat e ardhshem janë caktuar më 8, 13 dhe 15 shkurt. /albeu.com/
10:41 - Në Gjykatën Themelore Shkupi 1 do të vazhdojë gjatë ditës së somte seanca gjyqësore për rastin e famshëm "Monstra". Në seancën e mëparshme kanë dëshmuar familjarët e 5 të vrarëve, të cilët kanë kërkuar nga gjykata dëmshpërblim.
Nga ana tjetër të akuzuarit e vrasjes së pesëfishtë kanë hedhur poshtë aktakuzën e Prokurorisë, duke mohuar prezencën në vendin e krimit në momentin e vrasjes.
Vrasja për të cilën akuzohen tetë të akuzuarit, dy nga të cilët janë në arrati, u krye në orët e pasdites të 12 prillit të viti të shkuar pranë Liqenit të Hekuranës në Smilkovc. /albeu.com/
Krijoni Kontakt