Close
Faqja 47 prej 76 FillimFillim ... 37454647484957 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 461 deri 470 prej 760
  1. #461
    i/e regjistruar Maska e safinator
    Anëtarësuar
    29-06-2011
    Postime
    711
    Kam vene re dhe nje fenomen te çuditshem te Adoleshenteve ne Maqedoni.
    Jane te indoktrinuar komplet me kete Islamizmin. Mjafton te shofesh profilin e tyre ne facebook.

  2. #462
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    25-05-2008
    Postime
    3,745
    Citim Postuar më parë nga Lexuesi_ Lexo Postimin
    Por ju hiqi po qendroni ulur ne flliq Apo po ju pelqen qe te qendroni ulur aty ?

    Per deri ska me te mire duhet te ndjekim dhe keta. Atehere dilni ju t'ju shohim se si do te veproni. Apo sdini me shume dhe vetem me shkronja kompjuteri te beheni patriot.
    Nuk qendrojme indiferent aspak!
    Ka shume menyra per te kontribuar per popullin dhe njera nga keto menyra eshte edhe komjuteri ,mos harro qe komjuteri ishte shkak qe keta mjeranat dolen ne proteste fetare dhe po komjuteri ishte "fajtor" qe atyre ju shperla truri e ne kemi "detyre" qe mos te ju shperlahet edhe te tjereve

  3. #463
    Djalë Drenice Maska e Lexuesi_
    Anëtarësuar
    18-06-2010
    Vendndodhja
    Ne vendin e ngjarjeve
    Postime
    6,014
    Citim Postuar më parë nga ane Lexo Postimin
    Nuk qendrojme indiferent aspak!
    Ka shume menyra per te kontribuar per popullin dhe njera nga keto menyra eshte edhe komjuteri ,mos harro qe komjuteri ishte shkak qe keta mjeranat dolen ne proteste fetare dhe po komjuteri ishte "fajtor" qe atyre ju shperla truri e ne kemi "detyre" qe mos te ju shperlahet edhe te tjereve
    Kur mungon tigri, majmuni bëhet mbret.


    Ne kete rast po mungojshit ju qe ti ndalni

  4. #464
    Enraged Maska e Scion
    Anëtarësuar
    22-07-2008
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    2,296
    Citim Postuar më parë nga Lexuesi_ Lexo Postimin
    Kur mungon tigri, majmuni bëhet mbret.


    Ne kete rast po mungojshit ju qe ti ndalni
    Edhe ti bashke me Ane
    What can be asserted without evidence, can be dismissed without evidence

  5. #465
    i/e regjistruar Maska e Sharri-Liburna
    Anëtarësuar
    13-09-2009
    Vendndodhja
    ne toke
    Postime
    2,171
    Citim Postuar më parë nga Genti.. Lexo Postimin
    Hmmm , mundet te jet ai deshmitari i vetem i vrasjeve ne Shkup !
    http://lajmpress.com/lajme/maqedoni/13857.html
    Mundet edhe qe eshte ne mbrojtje te Policise qe mos ti ndodhe dicka , qe eshte e mundeshme se ndryshe ska si behet pasi as ne gjyq nuk e kane derguar .
    .
    Me siguri ,qe meshifet dicka pas keti personi,ky sikur te jet nje bashkepunues i kesaj ngjarje te vrasjes se pesfisht???
    Zhduku nga tokat Arbrore, qelbesira Aziatike

  6. #466
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    07-09-2010
    Vendndodhja
    www.arberiaonline.com
    Postime
    1,187
    Citim Postuar më parë nga seleukeia Lexo Postimin
    Me siguri ,qe meshifet dicka pas keti personi,ky sikur te jet nje bashkepunues i kesaj ngjarje te vrasjes se pesfisht???
    Ashtu mendoj .
    Ky eshte deshmitari vetem :
    Adnan Zeneli nga lagja Gazi Babë thotë se vëllai i tij Artan Zeneli është dëshmitar i vrasjes së pesëfishtë te liqeni në afërsi të fshatit Smilkovc.
    http://lajmpress.com/lajme/maqedoni/13841.html
    Ndaj jane te sigurte qe keta jane vrasesit 100% , sipas tyre , ndryshe partit Shqiptare qe po heshtin te bind edhe me shume qe ky ka folur edhe e dine qe jane keta qe jane kapur vrasesit por nuk kane guxim ta thone .

  7. #467
    i/e regjistruar Maska e Sharri-Liburna
    Anëtarësuar
    13-09-2009
    Vendndodhja
    ne toke
    Postime
    2,171
    LPK, luftërat tona çlirimtare ende nuk kanë përfunduar

    Këshilli Kombëtar i Lëvizjes Popullore të Kosovës (LPK), në përbërje nga strukturat politiko - ushtarake, në një takim të jashtëzakonshëm të mbajtur në Shkup ka lëshuar këtë deklaratë politike:
    Duke pasur parasysh situatën aktuale të popullit shqiptar në trojet e saja të mbetura padrejtësisht jashtë Shqipërisë, e veçanërisht situata tepër tensionuese nga terrori i pandalshëm serbo – maqedon, kundër shqiptarëve autokton në Mitrovicë, Kosovë Lindore dhe IRJM, LPK u bën me dije faktorëve relevant shqiptar, forcave të errëta terroriste sllave - serbo – maqedone dhe faktorit ndërkombëtar, se luftërat çlirimtare të organizuara nga LPK, ende nuk e kanë arritur qëllimin përfundimtar të programit të LPK-së – çlirimin e trojeve të robëruara dhe bashkimin kombëtar.
    Çështja e pa zgjidhur shqiptare është pasojë e Kongresit të Berlinit, Londrës dhe Parisit, të cilat fuqitë e mëdha, për interesat e tyre gjeo -strategjike, i copëtuan trojet shqiptare.
    Rikonfirmojmë se, LPK ishte kundër Marrëveshjeve të: Rambujesë, Kumanovës, Konçulit dhe Ohrit si dhe bisedimeve në Vjenë e Bruksel, të cilat duke mos ofruar zgjidhje të çështjes shqiptare, nuk arritën të ofrojnë as paqe të qëndrueshme në Ballkan.
    LPK duke pasur parasysh zhvillimet politike botërore, është përpjekur në vazhdimësi t'i shërbej paqes në rajon. Me gjithë këto përpjekje, terrorizmi shtetëror i Beogradit dhe i Shkupit, po vazhdojnë politikën ekspansioniste kundër shqiptarëve autokton.
    LPK duke pasur parasysh të drejtën ndërkombëtare për vetëvendosje të shqiptarëve, thërret qendrat e vendosjes, për organizimin e një konference ndërkombëtare, për zgjidhjen e çështjes shqiptare në Ballkan.
    Në të kundërtën, LPK si bartëse e tri luftërave për çlirim dhe bashkim kombëtar, detyrimisht është e obliguar të riaktivizoj strukturën çlirimtare - UÇK- në, thuhet në deklaratën e Këshillit Kombëtar të LPK-së. BS



    Duke par rrezikun qe po i paraqitet sllaveve,te cilet me parullen duke i akuzuar mikun e slaveve radikalizmin islamik ,tash eshte lajmeruar miku tjeter i vjeter i sllavev LPK-ja e cila don qe sllavev tu stabilizoj gjendjen politike
    Zhduku nga tokat Arbrore, qelbesira Aziatike

  8. #468
    i/e regjistruar Maska e Sharri-Liburna
    Anëtarësuar
    13-09-2009
    Vendndodhja
    ne toke
    Postime
    2,171
    LPK kërkon Konferencë ndërkombëtare për zgjidhjen çështjes shqiptare në Ballkan
    Kerkon dhe konferenc nderkomtare per ceshtjen e ballkanit,duke e llogaritur se nuk ka kush me i perfaqesu shqiptaret, pasi mendon qe me ket pozicion qe kan shqiptaret tash ,munden me leht me fitu vllaznia e LPK-s ku automatikisht dhe kjo del fitimtare.
    Zhduku nga tokat Arbrore, qelbesira Aziatike

  9. #469
    Skandinavien Maska e TetovaMas
    Anëtarësuar
    20-03-2008
    Vendndodhja
    Te vendi i xhenetit
    Postime
    2,664
    Citim Postuar më parë nga seleukeia Lexo Postimin
    LPK, luftërat tona çlirimtare ende nuk kanë përfunduar

    Këshilli Kombëtar i Lëvizjes Popullore të Kosovës (LPK), në përbërje nga strukturat politiko - ushtarake, në një takim të jashtëzakonshëm të mbajtur në Shkup ka lëshuar këtë deklaratë politike:
    Duke pasur parasysh situatën aktuale të popullit shqiptar në trojet e saja të mbetura padrejtësisht jashtë Shqipërisë, e veçanërisht situata tepër tensionuese nga terrori i pandalshëm serbo – maqedon, kundër shqiptarëve autokton në Mitrovicë, Kosovë Lindore dhe IRJM, LPK u bën me dije faktorëve relevant shqiptar, forcave të errëta terroriste sllave - serbo – maqedone dhe faktorit ndërkombëtar, se luftërat çlirimtare të organizuara nga LPK, ende nuk e kanë arritur qëllimin përfundimtar të programit të LPK-së – çlirimin e trojeve të robëruara dhe bashkimin kombëtar.
    Çështja e pa zgjidhur shqiptare është pasojë e Kongresit të Berlinit, Londrës dhe Parisit, të cilat fuqitë e mëdha, për interesat e tyre gjeo -strategjike, i copëtuan trojet shqiptare.
    Rikonfirmojmë se, LPK ishte kundër Marrëveshjeve të: Rambujesë, Kumanovës, Konçulit dhe Ohrit si dhe bisedimeve në Vjenë e Bruksel, të cilat duke mos ofruar zgjidhje të çështjes shqiptare, nuk arritën të ofrojnë as paqe të qëndrueshme në Ballkan.
    LPK duke pasur parasysh zhvillimet politike botërore, është përpjekur në vazhdimësi t'i shërbej paqes në rajon. Me gjithë këto përpjekje, terrorizmi shtetëror i Beogradit dhe i Shkupit, po vazhdojnë politikën ekspansioniste kundër shqiptarëve autokton.
    LPK duke pasur parasysh të drejtën ndërkombëtare për vetëvendosje të shqiptarëve, thërret qendrat e vendosjes, për organizimin e një konference ndërkombëtare, për zgjidhjen e çështjes shqiptare në Ballkan.
    Në të kundërtën, LPK si bartëse e tri luftërave për çlirim dhe bashkim kombëtar, detyrimisht është e obliguar të riaktivizoj strukturën çlirimtare - UÇK- në, thuhet në deklaratën e Këshillit Kombëtar të LPK-së. BS



    Duke par rrezikun qe po i paraqitet sllaveve,te cilet me parullen duke i akuzuar mikun e slaveve radikalizmin islamik ,tash eshte lajmeruar miku tjeter i vjeter i sllavev LPK-ja e cila don qe sllavev tu stabilizoj gjendjen politike
    LPK--Hajdutat, radhetaret, qe s'kane te ndalur duke e tradhetuare popullin shqipetare.

  10. #470
    i/e regjistruar Maska e Mexhi
    Anëtarësuar
    10-03-2009
    Vendndodhja
    Aty ku bukës i thonë bukë, e ujit - ujë
    Postime
    838
    Kim Mehmeti: Të gjithë ne jemi “kriminelë kujdestarë”!

    Kështu siç sillet policia, çdo shtëpi tonën mund ta shpall “çerdhe terroriste islamike”, e të sjell aty dëshmitë që i mungojnë për të na shpallur të tillë, thotë Mehmeti

    Shkup, 4 maj - Në një intervistë për “Lajm” publicisti Kim Mehmeti flet për operacionin “Monstrum” që ndërmori policia para pak ditëve. “Sipas veprimeve të policisë del se të gjithë shqiptarët - përpos qeveritarëve shqiptarë – jemi kriminelë potencialë dhe varet vetëm nga momenti kur do jemi të përshtatshëm për ndonjë ‘skemë policore’”, thotë Mehmeti.

    LAJM: Gjatë operacionit “Monstra” autoritetet maqedonase arrestuan dhjetëra shqiptarë, në mesin e të cilëve edhe gra, pleq, bujq e pensionistë...Si i shihni Ju këto arrestime?


    Mehmeti: Nuk ka dyshim se është trishtuese me çfarë lehtësie kjo polici hynë në shtëpinë e shqiptarëve dhe arreston shqiptarë. Ke përshtypjen se kjo polici ka vetëm një qellim: ta mbrojë shtetin nga shqiptarët. Duke qenë të këtilla, disa nga strukturat policore, ishin dhe kanë mbetur të pabesueshme për shqiptarët. Siç duket këtë nuk e kanë kuptuar vetëm pushtetarët shqiptarë, mbase për shkak se askush ata nuk i arreston, apo ndoshta pse janë pjesë e tërë saj që u bëhet shqiptarëve të Maqedonisë.
    Ndaj kur ke parasysh rastin e Sopotit, kur u burgosën shqiptarë që pas shtatë vitesh të kaluar në burg u liruan për të dëshmuar pafajësinë e tyre, kur rikujton rastin e "Rashtanski Llozja" kur u ekzekutuan nga policia maqedonase një grup imigrantësh pakistanez si "terroristë radikalë islamikë", kur ke parasysh Brodecin, e shumë raste tjera të ngjashme, s'ke si mos dyshosh se në këtë shtet, kur nuk mundet ta zbulojë, policia edhe e trillon kriminelin edhe atë gjithmonë te “kriminelët kujdestarë” - shqiptarët. Kështu që del puna se të gjithë ne shqiptarët tjerë - përpos qeveritarëve shqiptarë – jemi kriminelë potencialë dhe varet vetëm nga momenti kur do jemi të përshtatshëm për ndonjë “skemë policore”.

    LAJM: Ka pasur një deklaratë nga kryeministri Gruevski, sipas të cilit vrasësit e pesë maqedonasve “janë shumë mirë të stërvitur dhe me motive shumë të larta që nuk është parë ndonjëherë”. Por, nga pamjet e transmetuara (pleq dhe plaka), nuk shihen persona të tillë, pra vrasës të stërvitur. Si e komentoni këtë?


    Mehmeti: Kësaj radhe policia preku aty ku e dinë se ne shqiptarët jemi më të ndjeshëm – na i mori nga shtëpitë nënat, motrat e gratë! Edhe atë jo policet femra, por policë të maskuar që edhe nëse të lëndojnë, edhe nëse të poshtërojnë, të mos kesh asnjë argument të tregosh cili ka qenë. Kjo nuk na ka ndodhur kurrë! Kjo na ndodhë sot kur votojmë “ lirshëm mbrojtësit” tanë që ulen nëpër kabinete ministrore nga na japin shpjegime, na mësojnë se duhet ulur kokën. E koka nuk ulet më poshtë se kur e prek tokën!
    Nuk jam nga ata që merren me paragjykime, por në këtë teatër absurd të quajtur Maqedoni, del se policia maqedonase është mbrojtja më e suksesshme e NATO-s dhe perëndimit. Edhe atë tani kur do mbahet Samiti i NATO-së në Çikago. Dhe del që qindra metra larg qendrës së Shkupit, paska vepruar "grup ndërkombëtar terroristë islamik". Shtrohet pyetja e logjikshme: pse policia maqedonase nuk i ka arrestuar më parë por i ka lënë lirshëm të ekzekutojnë të pafajshëm!?
    Pastaj si doli puna që nënat, motrat e gratë tona të qenkan të stërvitura për akte terroriste. A do të thotë kjo se ne që në gjenezë – që në familje – marrim edukatë terroriste? Mos vallë këtë porosi deshi dikush t’ia përcjell botës!?

    LAJM: Sa e tensionuar është situata pas arrestimeve në fjalë, dhe sa mund t’i kontribuojnë këto arrestime destabilizimit të Maqedonisë?

    Mehmeti: Maqedonia është aq jostabile që në themelet e sajë, sa atë asgjë më nuk mund ta destabilizoj më shumë se aq. Posaçërisht kur ata që duhet ta "stabilizojnë" - pra pushtetarët - janë të parët që i tendosin marrëdhëniet ndëretnike, duke të shpallur kriminel ende pa u dëshmuar fajësia. Me çka lënë përshtypjen se sillen sipas parimit: Sa më keq e kanë shqiptarët, aq më mirë për ne, aq më gjatë do mbetemi në qeveri!
    E dëgjuat konferencën për shtyp të ministres: aty nuk flitej për të dyshuar, por për vrasës! I lexoni mediat maqedonase? Ato nuk raportojnë, por ngrenë akuza, janë bërë gjykata!

    LAJM: A po bëhen këto arrestime sa për të dhënë spektakël medial, në mënyrë që t’i frikësojnë shqiptarët që jetojnë në Maqedoni? Sipas jush, a janë shqiptarët të frikësuar momentalisht?


    Mehmeti: Kësaj pyetjeje duhet t’i përgjigjen ata që përfaqësojnë këtë popull, e që tani – si gjithmonë në raste të ngjashme – janë futur në birën e miut, nga do nxjerrin kokën kur pjesën e punës së tyre ta kryejnë përfaqësuesit e këtushëm diplomatik të perëndimit. Andaj shqiptarëve të këtushëm duhet thënë hapur: mbrojtje të vetmen që sot kanë ata, janë diplomatët e huaj perëndimorë në këtë shtet, veçanërisht ata të SHBA-ve. Dhe, shyqyr Zotit, që i kemi këtu për çka duhet të jemi përjetë mirënjohës. Mos të gënjehet ndonjëri nga ne se ka shqiptarë i cili guxon ta pyes diçka Gruevskin dhe kushëririn e tij, që drejtojnë policinë se çka janë duke bërë kështu. Të kishte aso shqiptarësh në qeveri, s’do kishte polici mamaje që do mund të hapte derën e shtëpive tona me shkelm, pa vendim gjyqësor, pa të lënë procesverbal se çka kanë marrë e çka kanë lënë në atë shtëpi.
    Kështu siç sillet policia, çdo shtëpi tonën mund ta shpall “çerdhe terroriste islamike”, e të sjell aty dëshmitë që i mungojnë për të na shpallur të tillë.
    Andaj, ka ardhur koha që shqiptarët duhet t’ia shtrojnë edhe një pyetje vetvetes: Mos vallë sa i përket të sotmes së shoqërisë shqiptare, shumëçka ende është në duart e qarqeve policore që më pare të arrestojnë, e pastaj ta caktojnë fajësinë sipas nevojës. Duhet të jemi aq burra e të pranojmë: Shumëçka mes nesh ka mbetur si dikur! Që do të thotë, ky shtet më shumë u beson shqiptarëve që i kanë në duar qarqet policore – të komprometuarve. Këtë duhet thënë hapur dhe nëse jemi popull siç pohojmë se jemi, duhet të merremi me këto dukuri e të shohim si jemi organizuar, kush vendos për fatin tone.

    Ne thuajse u pajtuam me fatin që të jetojmë nga një aksion policor në tjetrin, nga një protestë në tjetrën, e pushtetarët tanë gjithmonë të jetojnë në ditë festive. Mbase kjo na bënë më të vëmendshëm dhe më të qëndrueshëm, por na mëson të mbetemi frikacakë, njerëz që i nënshtrohen vullnetit politik pushtetmbajtës, e jo vullnetit njerëzorë dhe fisnik që nuk të lejon të shohësh i qetë vuajtjet e tjetrit.
    Shqiptarët e Maqedonisë s’kanë pse ndjehen inferior shkaku i cilësdo tipari të tyre, përfshi edhe atë religjioze. Ata s'kanë pse të frikohen, por duhet të pyesin veten se sa janë të mbrojtur nga dhuna institucionale dhe kush duhet t'i shpëtojë nga roli i "fajtorit kujdestarë". Shqiptarët kurrë nuk kanë qenë e kurrë nuk do jenë anti-perëndimor, ata ngërthejnë në vetvete ylberin shumë religjioz, e s'kanë pse të vuajnë nga fajësia kolektive për cilindo lloj radikalizëm. Pastaj, jo sot, por qysh në kohët e Millosheviqit, është bërë çmos që shqiptarët e këtyre anëve të barazohen me "radikalizmin islam". Andaj, nëse i shikoni vëmendshëm incizimet e policisë gjatë arrestimeve, do vëreni me çfarë pompe paraqiten fotot e luftëtarëve të UÇK-së, ku s’ka asnjë simbol religjioz, por vetëm kombëtar. Pra, shihet qyrtë, dikush në Maqedoni e vazhdon pjesën e “papërfunduar” të luftës, kundër ish ushtarëve të UÇK-së. Këtë, siç duket, nuk e shohin ata që duhet ta mbrojnë “fëmijën” e vet, përpos nëse nuk e konsiderojnë se fëmijë që ka qenë vetëm një abort i ngutshëm.
    lajmpress

Faqja 47 prej 76 FillimFillim ... 37454647484957 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •